Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar nė rrjetin social Facebook Planin e ri Urbanistik tė Tiranės, i cili u miratua njė ditė mė parė nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit.
Berisha shkruan se plani i ri, parashikon zhvillimin e qytetit, i cili do ti japė fund betonizimit tė kryeqytetit dhe klientelizmit tė lejeve tė ndėrtimit si dhe betonizimit tė qytetit.
Te dashur miq! Dje miratuam Planin Rregullues tė Tiranės sė shekullit tė 21-te. Ky Plan, bėn tė mundur zhvillimin e Tiranes si qytet i shėndetshėm, ekologjik, modern, me shumė qendra, shkolla, parqe, kėnde lojėrash e terrene sportive, sistem modern transporti.
Ky ėshtė Plani i shanseve tė barabarta qė zhvillon pronėn, duke shpėrblyer njėlloj pronarin e truallit dhe pronarin, te cilit toka i mbetet oborr apo lulishte dhe i jep fund politikės sė lumturimit tė klientėve me leje ndėrtimi dhe ndėshkimit tė qytetarėve me njollat e ndėrtimit.
Ai parashikon zhvillimin e qytetit pa u bllokuar nga Kėshilli i Bashkise, Kėshilli Kombėtar i Territorit apo nga ndonjė sekser. Plani Rregullues i Tiranės do te shėroje Tiranėn nga virusi i betonit qe i zhduku mė shumė se 4/5 e mushkėrive, sipėrfaqes tė saj te gjelbėr, shkruan Berisha.
Ai nuk harroi as tė kritikonte ish-kryetarin e Bahskisė Tiranė, Edi Ramėn duke thėnė se Rama mashtroi pėr 11 vjet me planin duke mos e miratuar atė. Duke filluar nga ky vit, nis rritja e sipėrfaqes sė gjelbėr nga 0.8 m katror qė ėshtė tani, nė 4.2 m katror pėr frymė, nė vitet e ardhshme.
Z. Rama mashtroi 11 vjet me radhė dhe nuk e bėri Planin, sepse nė mungesė tė tij, ai ishte i lirė tė favorizonte e penalizonte kėdo e kudo qeėi pėrgjigjej ose jo interesave te tij. Z. Basha e bėri atė nė 18 muaj. Urime Tiranė, Planin e kėtij shekulli! Ne mbajmė premtimet tona! Sb, pėrfundon Berisha.
/Shekulli Online/Pėrgatiti: E.D/