Politizohet CEZ-i, rikthehen drejtorėt e PD-sė
Publikuar më 18.02.2013 | 11:34

Ornela Manjani

- Sistemi i Operatorit tė Shpėrndarjes sė energjisė ėshtė rikthyer katėr vjet pas. Sistemi, jo vetėm ėshtė shtetėzuar, por nė krye tė tij janė rikthyer tė gjithė drejtuesit qė e ēuan humbjet nė kėtė sistem nė 150 milionė euro. Pas vendosjes nė postin e Administratorit tė Pėrgjithshėm tė CEZ , Sehit Dollapi, ka urdhėruar rrotacionin nė tė gjithė drejtoritė nė qarqe. Operatori i ėshtė kthyer skemės sė vjetėr.

Emėrimet

Nė 12 drejtori janė rikthyer ishdrejtuesit e OSSH-sė. Administratori i ri ka rikthyer tre drejtori pėr kryeqytetin. Nė postin e drejtorit tė sektorit Tirana 1 ėshtė emėruar Fotaq Lango, ish-funksionar nė kėtė sistem para privatizimit. Nė drejtorinė Tirana 2 ėshtė emėruar Arben Kasapi dhe nė drejtorinė Tirana Politizohet CEZ-i, rikthehen drejtorėt e PD-sė Zbardhet skema e qeverisė pėr administrimin e kompanisė. Tirana me tre drejtori, shtohen 12 drejtorė nė qarqe 3 ėshtė emėruar Leonard Ēekzi. E njėjta skemė ėshtė ndjekur edhe nė drejtoritė nė pothuajse tė gjitha rrethet e vendit. Kėshtu nė qytetin e Durrėsit shpėrndarjen e energjisė do ta drejtojnė Neritan Gole, ish-drejtor nė Drejtorinė e Patentave nė kėtė qytet. Nė Korēė ėshtė emėruar drejtor dhe ka nisur reformėn Pėllumb Beqiri, i cili deri tani ka shėrbyer nė drejtorinė e Tatimeve tė kėtij qyteti. Nė qytetin e Shkodrės ėshtė emėruar Fran Pjetri, i cili ka shėrbyer si shef finance nga OSSH nė kohėn qė ky operator ėshtė drejtuar nga Sehit Dollapi si shef finance. Luan Rami ėshtė emėruar drejtor nė Burrel, ka qenė edhe mė parė nė tė njėjtin funksion. Nė qytetin e Kukėsit ėshtė emėruar Hajdim Elezi, nė Berat Dritan Hazerdari, nė Gjirokastėr Altin Biraēi, nė Elbasan Merxhan Leka dhe nė qytetin e Feirit ėshtė emėruar drejtor Arjan Faskaj. Drejtorėt e rinj tė operatorit tė sistemi tė shpėrndarjes kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, njihen si simpatizantė tė Partisė Demokratike.

Pagat

Pėrveē ndryshimit tė mėnyrės sė organizimit tė kompanisė dhe emėrimeve tė reja, Sehit Dollapi pritet tė ndryshojė edhe formulėn e pagesave nė CEZ. Kėshtu paga mė e lartė do tė jetė nėnivelin e 70 mijė lekėve tė reja. Ndėrsa pagat qė variojnė nga 27- 40 mijė lekė tė reja do tė rriten me 15-30 % nė fillim tė muajit mars.

Struktura

Nė kohėn qė operatori i sistemimit tė shpėrndarjes u privatizua borxhet qė u trashėguan ishin deri nė 150 milionė euro, ndėrsa humbjet nė rrjet arrijnė deri nė 30 %. Nė kohėn qė ēekėt u pėrzunė nga Shqipėria borxhi u rrit dhe humbjet nė rrjet ndoqėn tė njėjtin trend. Ishin pikėrisht kėto tregues kryesorė qė ēuan Entin Rregullator tė Energjisė nė marrjen e vendimit pėr largimin e CEZ-it, prandaj emėrimi i administratorit tė ri duhet tė sillte pėrmirėsimin e kėtyre dy treguesve. Ndėrkohė puna nė sistemin e shpėrndarjes ka nisur me riformatimin e drejtuesve nė qarqe, i cili pritet tė pasohet edhe me largime dhe emėrime tė reja.

 Faturat

 Borxhet e CEZ Shpėrndarje, 208 milionė euro

Kompani ēeke ka lėnė pas njė borxh prej 208 milion euro. bėhet fjalė pėr fatura tė pashlyera, detyrime qė kompania e shpėrndarjes sė energjisė CEZ ka ndaj KESH -OST dhe furnizuesve tė tjerė privat, tė cilat do tė njihen nė protokollin e likuidimeve qė pėrcakton rregullorja. Sipas ERE-s, pjesa qė ēekėt nė Pragė duhet tė paguajnė pėr shtetin shqiptar do tė zgjidhet nė bisedimet me Ministrinė e Ekonomisė, dhe nėse palėt nuk bien dakord, ēėshtja i kalon gjykatės sė arbitrazhit ndėrkombėtar. Nga ana tjetėr sipas tė dhėnave, puna e kompanisė CEZ pėr dy muajt e fundit, qė kur ERE nisi procedimin pėr heqjen e licencės ka pasur performancėn mė tė dobėt tė gjithė viteve qė kompania operoi nė Shqipėri. Paralelisht autoritetet e energjetikės janė duke trajtuar edhe ēėshtjen e 76 pėr qind tė aseteve qė CEZ i bleu shtetit shqiptar nė 2009-ėn. Por kompania private CEZ po vonon dhėnien e dokumenteve referuar kompanive tė tjera nėnkontratore, ndaj Enti Rregullator i Energjisė kėrkoi edhe njė herė publikisht dorėzimin e ēdo bilanci, pėr tė njohur gjendjen e kompanisė.

 

Deklarata

 Dollapi: Drejtuesit e CEZ, aktivė nė terren

Nė pothuajse tė gjithė takimet qė ka organizuar me strukturat nė rrethe ku ka prezantuar edhe drejtuesit e rinj, Sehit Dollapi ka pohuar se do tė bėjė tė mundur qė tė gjithė drejtuesit dhe specialistet e kompanisė tė jenė aktivė nė terren, me qėllim shmangien e vjedhjeve dhe shtimin e arkėtimeve tė faturave tė papaguara. Administratori i Pėrgjithshėm i CEZ Shpėrndarje, Sahit Dollapi gjatė gjithė javės sė shkuar ka kryer emėrimet nė shkallė vendi. Gjatė njė deklarate tė premten nga Elbasani Dollapi tha se “jemi duke kryer balanca mes institucioneve, ndėrsa kemi nisur kontrollet ndaj tyre. Kush ėshtė debitor dhe nuk e paguan energjinė elektrike, do tė procedohet penalisht nga ana e kompanisė”, theksoi ai,duke shtuar se "do tė ushtrohen kontrolle tek qytetarėt dhe nė rast se konstatohen shkelje atėherė edhe pėr kėta tė fundit do tė merren masa, tė cilat do tė nisin me gjoba”. Ndėrkohė vetėm pak ditė pas emėrimit administratori i pėrgjithshėm i operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes sė Energjisė, Sahit Dollapi, tha se e ka marrė kompaninė nė njė gjendje tė vėshtirė teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe tė shumta dhe me arkėtime tė pakta. Dollapi deklaroi se pėr shkak tė keqmenaxhimit tė kompanisė nga drejtuesit ēekė dhe jo pėr shkak tė mungesės sė energjisė, shumė zona tė Shqipėrisė kanė mbetur pa u furnizuar me energji elektrike. Pėrmirėsimet e para tė kėsaj gjendjeje tė vėshtirė mund tė vijnė brenda dy muajve, duke motivuar punėtorėt e thjeshtė me paga mė tė larta.

 

 

Arben Ahmetaj

Emėrimet nė sistemin e shėrndarjes, nė funksion tė fushatės elektorale

Shkarkimet dhe emėrimet nė postet drejtuese nė Sistemin e Operatorit tė Shpėrndarjes sė Energjisė vlerėsohen si tė motivuara politikisht dhe nė funksion tė fushatės elektorale nga anėtari i komisionit tė Ekonomisė Arben Ahmetaj. Sipas tij “banda” qė ka marrė nė dorė sistemin e shpėrndarjes pas largimit tė kompanisė ēeke CEZ, do ta shkatėrrojė kėtė sistem pasi ėshtė e njėjta trupė qė e rrėnoi kėtė sistem para privatizimit.

Sistemi i shpėrndarjes sė energjisė ėshtė kthyer sėrish nė administrim tė shtetit. Si e vlerėsoni kėtė lėvizje. tė kujt janė pėrgjegjėsitė pėr dėshtimin e privatizimit?

Qeveria shqiptare qė ka detyrat pėr sistemin ėshtė pėrgjegjėsi i parė pėr dėshtimin e kompanisė sė sistemit tė shpėrndarjes nė Shqipėri. Nė fakt qeveria shqiptare ka tentuar qė t’i hedhė fajin nė kompanisė ēeke CEZ Shpėrndarje, e cila ėshtė fajtore vetėm nė 10 % tė problemeve nė sistem, ndėrsa 90 % tė pėrgjegjėsive janė tė qeverisė shqiptare, e cila ka dėshtuar nė monitorimin e pėrgjithshėm qė duhet t’i bėnte sistemit dhe nė rregullimin e pėrhershėm dhe tė vazhdueshėm qė duhet t’i bėnte tė kryente nė sistemin e shpėrndarjes sė energjisė.

Administratori i sistemit tė shpėrndarjes, Sehit Dollapi, ka nisur reformėn me ndryshimin e drejtuesve nė tė gjithė qarqet e vendit. Si e vlerėsoni kėtė nismė?

Pėr sa i pėrket lėvizjeve qė po bėhen nė operatorin e sistemit tė shpėrndarjes unė dua tė them qė nė OSSH ka njė konfuzion legalo- administrativ sepse kompania ēeke akoma ka nė pronė asetet e shpėrndarjes pa pėrjashtim, ndėrkohė CEZ- it i ėshtė hequr licenca dhe i ėshtė vėnė njė drejtor transitor, cili duhet tė rrijė 3-4 muaj deri nė momentin qė i gjithė ky pazėll i gjithė kėtij kuadri administrativ do tė vazhdojė. Ndėrkohė qeveria shqiptare do tė duhet qė t’ja blejė ose do duhet t’ja shtetėzojė asetet CEZ-it dhe qeveria shqiptare nuk ka filluar tė bėjė as njėrėn dhe as tjetrėn. Ndėrkohė lėvizjet janė gjithsesi pėrpjekje pėr tė mbuluar njė dėshtim janė pėrpjekje qesharake dhe nė fakt janė lėvizje tė cilat janė nė funksion tė fushatės elektorale tė Partisė Demokratike. Tė gjithė lėvizjet qė bėhen nuk ka nė lidhje fare me pėrmirėsimin pasi pėrmirėsimi i gjendjes nė shpėrndarje pėr mbledhjen e tė ardhurave apo gjithēka tjetėr qė ka tė bėjmė me shpėrndarjen duhet tė ishin tė thella dhe duhet tė nisin nga koka, por tė gjitha lėvizjet janė nė funksion tė fushatės elektorale. Pra administratori i cili ėshtė militant i Partisė Demokratike me urdhėr partie ėshtė duke marrė dhe hequr njerėz nga puna vetėm nė funksion tė fushatės pėr tė gėnjyer disa njerėz pėr 2 ose 3 muaj.

Pjesa mė e madhe e drejtorėve tė rinj kanė qenė edhe mė parė pjesė e OSSH-sė, nė kohėn qė administratori i tanishėm ka drejtuar sistemin e shpėrndarjes. Si i vlerėsoni kėto emėrime?

Ėshtė sjellė grupi qė e shkatėrroi sistemin e shpėrndarjes sepse kur e ka marrė kompania ēeke kėtė sistem ishte nė ditėn e tij mė tė zezė dhe tė gjithė shpresonim qė kur e mori CEZ Shpėrndarja tė ringrihej, gjė e cila nuk ndodhi. E njėjta bandė qė ka shkatėrruar OSSH ka ardhur sėrish nė sistemin e shpėrndarjes dhe banda do tė vijojė tė njėjtėn punė. Shkatėrrimin e sistemit nė favor tė fushatės elektorale.


Videot e fundit
14 Komente
shqiptar
O ZOTI SEHIT PO TI NA FOLE ME FJALE TE MEDHAJA QE DO RREGULLOJE CEZ ATEHERE CJANE KETO PARTIAKE NE CEZ?KESHTU DO BESH REFORMA TI?PA FILLUAR MIRE TE DOLI BOJA QE JE NJE VEGEL PARTIAKE !!!!
profesionalizem jo militantizem
po normal qe do fusin militantet e PD prandaj shkoi ne cez dollapi qe ta kthej si UKT-ja dhe ti japi ca vota pd-se
sokol
tani qe e moren talebanet ne dore do ta shifni se ku do i dale tymi kesaj pune.po nuk u arketuan para humbjet do shtohen dhe cmimi do rritet
Pa Emër
Kur e la sahiti gjendja e kompanise ishte me mire se sa e dorzuan ceket.

Nuk e kuptoj se ckerkojne ca njerez

edhe ne ujesjellesin e tirans sahiti ishte njeriu qe beri ndryshimin

nuk beni mire te flisni pa e njohur

bardhi
Pa Emër
Jo po te kthejme hajdutėt çek.Ne Bullgari dje nė 30 qytete pėrfshi dhe Sofjen protesta tė mėdha kundra ÇEZIT ku pati dhe pėrleshje me policinė. Sot atje mblidhet njė komision i posaçėm pėr ti hequr licencėn çekve, pasi qeveria bullgare i bėri thirrje disa ditė mė parė qė mos u ndėrpriste energjinė konsumatorėve qė kishin bėrė ankesa me shkrim pėr faturat e larta. Shihni videon tek linku poshtė se si kanė dalė me mijėra njerėz pėr tė protestuar nė Sofje kundėr palaçove.
http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5532871
http://www.vesti.bg/index.phtml?tid=40&oid=5534191
ska rendesi
kam shume respekt per Saitin vetem se po e politizon Cez-in, qen e mace ka per te fut, ca nga Lsi ca nga PD, te pa aftet duhet te marrin njehere teseren e LSI pastaj do futen ne pune si Cezi ne fier, nuk e dine njerezit qe Lsi ashtu si te fut ne pune te hedh dhe ne rruge sic ka bere me shume, aq sa me te marr voten ka hall
tung
jo ska mundesi te jene drejtoret e PD, cne nuk ben dollapi keto gjona, atyre drejtore u ka met emri se nuk dine me lidh dy tela, do i fusi saiti si vetja jo inxhiniera eletrik qe se kane haberin nga lidhet gomari e jo me per linjat elektrike, harrova me thane se rroga e saitit eshte e majme se ka veshtiresi me u ngrit cezi me leket publike, vetem te kerkoje ai se ja kalon berisha te gjitha fondet, sa kollaj me qen menaxher ne shtet, rehat fare
pilo lala
Hienat e Berishes jane futur me turinj per ta shkaterruar plotesisht sistemin energjitik.
Nuk e kuptoj pse PS qendron larg kesaj masakre.
alfie
kur them qe ka shume qe kane doren ke thesi.
te rroj shpellari
Arnoud Albanais
Se ku kam degjuar qe ky Sahit Kardhiropi eshte njeri i afert i Berishes a i Topallit se di mire, keta po vendosin njerezit e tyre. Ve bast qe eshte njeri pa diplome edhe i jepet te drejtoje nje kompani qe kerkon njerez profesioniste, nepotizem.
shqiptar
e nigju te UKTja ne tirane dhe e ke nigju mire, asht miku berishes se dhe mu kshu ma ka zen veshi
Pa Emër
per ata qe se dine:saliu me dollapin jane djeme tezesh.ajo qe po ndodh aktualisht me strukturen e cez eshte nje baterdi e vertete,po vijne emerimet nga zyra e LSI dhe PD jashte cdo lloj kualifikimesh dhe meritokracie.me pak fjale skandaloze.gjithashtu per tu shqetesuar eshte edhe qetesia e opozites perpara situatave te tilla,oreeee zoterinj i keni marre ato vota per ti dale popullit krahe jo per ti fshire kepucet kryetarit.
no name
per ata qe se dine:saliu me dollapin jane djeme tezesh.ajo qe po ndodh aktualisht me strukturen e cez eshte nje baterdi e vertete,po vijne emerimet nga zyra e LSI dhe PD jashte cdo lloj kualifikimesh dhe meritokracie.me pak fjale skandaloze.gjithashtu per tu shqetesuar eshte edhe qetesia e opozites perpara situatave te tilla,oreeee zoterinj i keni marre ato vota per ti dale popullit krahe jo per ti fshire kepucet kryetarit.
devolliu
po mire ata te PD kene hengur buke 8 vjet tani mos ame ne te PS nuk kemi te drejte ne se saliu i kish vene te gjithe pa shkolle dhe ne me shkolle ngroheshim ne dielle

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 6 =
Ray J pendohet pėr kasetėn seksi me Kim Kardashian
Ray J ka shprehur pendimin e tij pėr kasetėn, ku shihet duke bėrė marrėdhėnie seksuale me Kim Kardashian mė 2007. Ai thotė se kurrė nuk ėshtė dashur ta bėjė kėtė. Njė xhirim i ri i Ray J tregon qė ai ėshtė i penduar nė lidhje me kasetėn seksi qė u bė publike me Kim Kardashian pasi kjo e fundit pėrf
Nėna i shpėton jetėn vajzės sė saj me.. kanabis
Njė foshnjė e cila ishte dėrguar nė shtėpi nga spitali pasi doktorėt i prenė shpresat pėr mbijetesėn e saj, u shėrua falė kanabisit, me vajin e tė cilit e ushqente e ėma. Nėnės sė vogėlushes Nettie Raenetta, i thanė doktorėt se vajza nuk mund tė mbijetonte, pasi kishte pėsuar njė paralizė cerebrale
Gazetarit i shpėrthen raketa izraelite pas shpine (VIDEO)
Pėrveē vrasjeve tė shumta tė palestinezėve, sulmet nė Rripin e Gazės janė kthyer edhe nė njė kėrcėnim pėr gazetarėt qė raportojnė nga vendi. Gazetari i CNN, Karl Penhaul ishte duke raportuar drejtpėrdrejt nga Rripi i Gazės kur jo shumė metra mbrapa tij, njė raketė izraelite godet njė ndėrtesė. Siē