Nxėnės kalues, mėsues mbetės
Publikuar më 26.02.2013 | 15:24

Mimoza Sulaj/mėsuese 

-Kualifikimi i mėsuesve ėshtė lidhur shumė ngushtė me performancėn e nxėnėsve si dhe ka njė impakt pėrcaktues nė edukimin nė tėrėsi. Po ēfarė ndodh tek ne pėr sa i pėr ketė kualifikimit te mėsueseve   si njė faktorė pėrcaktues nė edukimin e fėmijėve nė tėrėsi? Nė faqen  e IZHA-s (Instituti I zhvillimit tė Arsimit) ka teste pėr kualifikimin  e mėsuesve sipas profileve. Nė kėtė shkrim i referohem testeve pėr mėsuesit e Ciklit  tė Ulėt. Nė opinionin tim, ato teste janė jo profesional.  Ato janė tė hartuara  ashtu si dhe vetė shkolla jonė realisht ėshtė, shkollė qė mė shumė stimulon tė mėsuarin pėrmendėsh. Mė poshtė disa shembuj sipas rubrikave tė testit:

Shkruaj 1 prej shkaqeve tė zakonshme  kur njė nxėnės shfaq sjellje tė  padėshirueshme nė klasė dhe 

2) strategji  qė mund tė pėrdoren pėr qetėsimin e situatės. 

Sjellja e padėshiruar 

Shkaku 

Strategjitė e zgjidhjes 

Unė mendoj qė ky  lloj  formulimi nė test  kėrkon vetėm pėrgjigje pėrmendesh. Testi i sjellė nė mėnyrė tė tillė bėnė qė  mėsuesja mund tė sjellė edhe pėrvojėn e njė tjetri dhe tė sjellė zgjidhjen qė ka bėrė dikush tjetėr. Nuk do ishte mė mirė qė pėr tė  tillė rubrikė testi tė  jepej njė shembull si ky mė poshtė, pra njė  situatė ku mėsuesja tė sillte ide dhe mendimin e saj origjinal. 

Shembull:

Sara 6, vjeē ndihet gjithmonė keq sa herė ajo shkon pėr vizitė te babai i saj dhe kjo reflektohet nė sjelljen e Sarės si dhe nė mėsime. 

Interpretimi i mamasė sė Sarės: Vizitat te babai e stresojnė shumė Sarėn, sidomos kur ajo atje ndeshet dhe me tė dashurėn e re te babait. Mė e mira pėr Sarėn ėshtė t’i rrallojė vizitat te babai ose t’i ndėrpresė ato pėrkohėsisht.

Interpretimi  i Babait tė Sarės: Ish-gruaja ime po e kthen Sarėn kundra meje  dhe po pėrpiqet ta ndalojė atė tė takohet me mua. Do ishte mė mirė pėr Sarėn tė jetojė me mua. Edhe e dashura ime e re ka fėmijė dhe ėshtė njė nėnė e shkėlqyer.

Pyetjet pėr mėsuesen mund tė jenė:

1.Cilat do  tė ishin pasojat pėr Sarėn nėse problem nuk zgjidhet dhe ajo vazhdon kėshtu?

2. Si mund t’i ndihmojė mėsuesja prindėrit e Sarės qė ata tė gjejnė mirėkuptimin pėr tė ndihmuar Sarėn

3. Cila do tė ishte zgjidhja  e duhur nė interesin mė tė lartė tė Sarės?

Ose rubrika nė test ku shkruhet “Pėr  Pėrgatitjen Shkencore”. Pyetjet janė elementare. Njė mėsues qėe ka njė diplomė universitare dhe mė e pakta ka 5 vite pune, nuk mund t’i jepen pyetje pėr nivelin njė fėmije tė klasės sė katėrt. Duhet  njė test ku tė  kontrollohen njohuritė bazė nė morfologji dhe sintaksė. Shiko me poshtė pyetjen pėr pėrgatitjen shkencore tė mėsuesit  e CU sipas Institutit pėr Zhvillimin e Arsimit nė lėndėn e gjuhės pėr  mėsuesit e Ciklit Ulėt.

PĖR PĖRGATITJEN SHKENCORE 

Te cila prej fjalive tė mėposhtme fjala Ditė pėrdoret si kryefjalė? 

A) Sot ėshtė njė ditė e bukur. 

B) Dita e sotme kaloi shumė bukur nė shkollė. 

C) Ditėn e sotme s’kam pėr ta harruar kurrė. 

D) Nga dita e sotme mėsova shumė. .

Kjo mė sipėr ėshtė pyetje qė ju bėhet fėmijėve tė fillores nė test. Pra dhe mėsuesit dhe nxėnėsit me tė njėjtin nivel testi. Dhe akoma mė keq kur kam lexuar nė gazetė qė nė Tiranė ka mėsues qė dhe kėtė lloj testi nuk e kalojnė dot. Pėr tė kontrolluar formimin gjuhėsor  dhe profesional tė mėsuesit  do tė ishte mė mirė nėse nė teste kualifikimi njė mėsuese tė shkruajė njė ese, si dhe tė jepet njė tekst ku tė korrigjohen gabimet duke pėrfshirė ligjėratėn e drejtė, shenjat e pikėsimit, dialogun etj..Pėrsa i pėrket esesė mund tė jepet njė temė e caktuar. P.sh: Shkruaj pėr njė ēėshtje sociale siē ėshtė edukimi, komunikimi, etj.. Ja pėr shembull me poshtė njė teme e caktuar:

Nė ditėt e sotme njė person vlerėsohet sipas statusit social dhe pasurisė qė ai posedon. Tė qenurit  i ndershėm, i drejtė, i pakorruptuar, i sinqertė duket sikur nė shoqėrinė tonė nuk vlejnė mė, por i pėrkasin vetėm tė shkuarės.. Pyetja pėr mėsuesen mund tė jetė: 

Jeni ju  dakord me ketė? Pėrgjigju duke u bazuar nė argument, duke sjellė edhe shembuj nga eksperienca juaj. 

Njė testim i tillė ėshtė tepėr  logjik dhe pėr mė tepėr tregon mė sė miri formimin gjuhėsor, intelektual si dhe njohuritė dhe eksperiencėn qė mėsuesja ka. Pėr mė tepėr nėse me mėsuesen aplikohet ky lloj testimi, tė njėjtėn gjė do bėjė dhe ajo me nxėnėsit e saj nė klasė duke kontribuar nė demokratizimin e shkollės.

Po vazhdoj mė poshtė me testin e matematikės

Po te kjo rubrikė, shiko mė poshtė pyetjen e testit.

PER PERGATITJEN SHKENCORE

Igli udhėton 42.84 km me makinė dhe 1350 m nė kėmbė nė ditė. Sa kilometra bėn ai gjithsej nė ditė? __________ Sa metra bėn ai gjithsej nė ditė? __________ 

Kjo ėshtė njė pyetje me m dhe km qė ju bėhet nė test fėmijėve tė klasės sė tretė, madje ėshtė  elementare  pėr njė test fėmijėsh nė klasat fillore. Si ėshtė e mundur qė mėsuesi qė zotėron njė diplomė universiteti  t’i jepet pėr kualifikim  ky lloj testi? Nė kėto teste, sipas opinionit tim,  duhet tė pėrfshihen problema logjike, lojėra matematikore, konceptet bazė tė matematikės si; numrat dhjetorė, thyesat, numrat me shenjė, ekuacionet, sistemet e ekuacioneve, mosbarazimet  etj.. Flas gjithmonė pėr teste pėr mėsuesit qė japin mėsim nga klasa e parė nė tė pestėn. Vazhdojmė me tej me testin e historisė pėr njohuritė shkencore tė mėsuesve. 

PER PERGATITIJEN SHKENCORE 

Plotėso fjalinė: Megjithė ndikimet nga popujt e tjerė, ilirėt ruajtėn _____, ____, ____ e tyre. 

Kjo pyetje ėshtė njėlloj sikur tė pyesėsh  njė fėmijė  “kur e keni pushim,  tė hėnėn apo tė dielėn”.

Si konkluzion, autoritet e arsimit duhet tė marrin tė gjitha masat pėr tė ndryshuar mentalitetin si dhe tė sigurojnė qė nė tė gjitha strukturat  tė punėsohen vetėm ata qė e meritojnė dhe janė tė aftė profesionalisht pėr tė pėrmbushur sfidat me tė cilat shkolla pėrballet sot. Kurse  pėr mėsuesit e sapo diplomuar pėr Ciklin Ulėt,  si nė tė gjithė botėn, pėrveē diplomės se universitetit, ėshtė njė kėrkesė e kohės dhe profesionale tė jepet  provimi i  gjuhės dhe matematikės. Pėr ata qė e refuzojnė, automatikisht duhet tė dalin nga listat pėr t’u punėsuar.  Ėshtė turp dhe krim qė pėr mėsuesit qė mbajnė diplomė universiteti dhe priten tė mėsojnė fėmijėt tė  mos  jenė nė gjendje t’i nėnshtrohen  njė provimi gjuhe dhe matematike me pėrmbajtje qė dhe njė fėmijė qė ka mbaruar  mirė arsimin 9- vjeēar normalisht duhet ta kalojė atė test. Tė sapodiplomuarit dalin nėpėr gazeta, nėpėr sindikata dhe kėrkojnė punėsim dhe kjo ėshtė kėrkesė e drejtė, por kur vjen fjala pėr tė dhėnė testime, qė janė tė domosdoshėm pėr punėsimin, ata fillojnė  tė protestojnė. 

 


Videot e fundit
3 Komente
S.Sadiku,Koordinator,HSK-Unterricht,BL/CH/
E nderuar mėsuese Moza,e keni trajtur shumė mirė gjendjen e rėnduar tė arsimit nė Shqipėri.Shembujt shkencor qė ju keni afruar pranė lexuesit janė specifikė e modeleve tė shumė shkollave tė Evropės qė zbatohen me disiplinė tė lartė,si programe profesionale qė aprovojnė institucionet arsimore.Uroj tė keni sukese nė tė ardhmen nė modele tė tilla profesionale qė lidhen nė pavarėsimin e punės profesionale nė shkollė nga mentalitete tė sė kaluarės.Vetėm nėse njė shkollė nga Tirana apo Librazhdi,etj,aplikon metoda tė pėrafėrta pune me njė shkollė si nė; Maribor,si nė Gjenevė,si nė Lion apo Franfurt mund tė themi se Shqipria bėhet "de fakto" e integruar nė EU.

Genti
Eshte reale dhe mese e vertet tema qe mesuse Mimoza Sulaj diskuton ky inkurajim eshte per tu vleresuar dhe zbatuar ne arsimin tone.
Pa Emër
MIRE ATJE POR MESUESIT I MARIN PIKET QE NE DREJTORITE ARSIMORE ME MIK

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 1 =
Kėta kekė do t'jua largojnė nepsin pėr ėmbėlsira (FOTO)
Anglia po feston artin e ėmbėlsirave nė eventin "Java kombėtare e kekut", e cila zgjat plot shtatė ditė. Nė fund tė eventit, do tė zhvillohet finalja e Kampionatit 2014, i cili u kushtohet krejtėsisht kekėve tė famshėm. Megjithatė, jo ēdo gjė do tė jetė siē imagjinohet. Mes lulesh prej ēokollate t
"Robert De Niro, mė i miri nė seks"
Charmaine Sinclair, aktorja e njohur e filmave pornografikė ka tėrhequr vėmendjen e shtypit rozė me njė deklaratė qė i ka lėnė shumė persona gojėhapur, shkruan "Bild". “Seksi mė i mirė qė kam bėrė nė jetė ka qenė me aktorin Robert De Niro”, tha aktorja e filmave me drita tė kuqe. “Me siguri asnjėhe
Vendos video porno nė dritare qė tė largojė fqinjėt (VIDEO)
Jimmy ėshtė emri i fqinjit mė tė pakėndshėm dhe aspak serioz nė botė. Jimmy i cili jeton nė Queens Village nė New York, i pėlqen fakti qė tė terrorizojė fqinjėt e tij indianė ēdo ditė duke treguar ekranin e televizorit tė tij me video porno nė dritare. Ai e bėn kėtė sepse mendon qė duke i bezdisur