"Doja tė bėhesha gazetare, Ekonomiku ishte zgjedhja e fundit"
  • Kėtė fundjavė vjen nė gazetėn “Shekulli” Mimi Kodheli. Njė bisedė si qytetare, nėnė dhe politikane tashmė e afirmuar ajo rrėfen rininė e saj ēapkėne nė Tiranėn e viteve 80’ si dhe konceptin pėr shoqėrinė shqiptare sot.
Publikuar më 02.03.2013 | 15:41

Mimi Kodheli ėshtė nga gratė e forta tė parlamentit shqiptar. Kjo pėr sa i pėrket forcės sė argumentit qė parashtron nė debate tė ndryshme qė lidhen me ekonominė e vendit. Me njė bukuri fizike pėr t’u admiruar ajo mbetet njė nga zėrat mė tė spikatur femėror nė politikėn e sotme. Por kėshtu ka qenė edhe nė rininė e saj. Nė vitet ‘80 ajo ishte njė vajzė qė nuk kalonte pa rėnė nė sy nė rrugėt e Tiranės. Ishte nga ato vajza tė emancipuara tė cilat e kishin hedhur pėrtej paragjykimin dhe guxonin tė pinin edhe ndonjė birrė, apo tė shkonin nė stadium. Gjithmonė nė kėtė pikė ka pasur mbėshtetjen e familjes. Ajo ka jetuar pėr shumė vite nė rrugėn “Fortuzi”, nė njė lagje tė vjetėr tiranase. Arsimin 8-vjeēar e ka kryer nė shkollėn “Kosova”, gjė qė thotė se e ka ndihmuar tė hedhė gurė tė fortė drejt dijes. Mė tej vjen periudha e kaluar nė gjimnazin “Sami Frashėri”, njė ndėr mė tė fortėt edhe sot pėr nga ana pedagogjike. Edhe pse e cilėsuar si njė grua e vendosur nė politikė, pėrtej syve blu fshihet njė grua e ndjeshme. Njė kohė ka menduar se jeta e ka mundur. Kjo periudhė ka qenė kur babai i saj ėshtė ndarė nga jeta nė vitin 1990. Por e ka kuptuar se njeriu jeton dhe merr kėnaqėsi tė mėdha nė jetė, kėshtu qė dorėzimi as nuk duhet menduar. Erdhi nė politikėn shqiptare nė njė moment kur Tirana ishte nė gjendjen mė kritike tė saj. Nga kreu aktual i Partisė Socialiste Edi Rama dėgjoi frazėn: “Nėse nuk do e bėjmė unė edhe ti, atėherė kush mund ta bėj tjetėr!? Kjo fjali e bėri tė ndryshojė rrjedhėn e jetės dhe sot tė jetė jo vetėm njė ekonomiste, por edhe njė politikane e zonja. 

Zonja Mimi ku e keni bėrė shkollėn fillore?

Filloren e kam bėrė nė shkollėn “Kosova”. Besoj ka qenė shkolla mė e mirė nė atė kohė, me mėsuese tė formuara qė vinin nga instituti i “Nėnės Mbretėreshė”. Kam kapur brezin e vjetėr qė jepnin mėsim aty. Pastaj kam bėrė njė gjimnaz po aq tė respektueshėm qė ishte ndoshta mė i forti nė atė kohė qė ėshtė “Sami Frashėri”. Kush dilte mirė nė “Sami Frashėri” e kishte shumė tė thjeshtė nė universitet, madje edhe notat, pasi shkolla ishte shumė kėrkuese. 

Ēfarė kujton nga periudha e gjimnazit? 

Gjėja mė normale e asaj periudhe ishte tė shkoje nė aksion. Kjo gjė mė ndodhi edhe mua. Pak mė herėt, pasi mbaruam vitin e dytė, ne shkuam pėr tė marrė pjesė nė ndėrtimin e hekurudhės Lezhė-Shkodėr. Pėrgjithėsisht aksionet bėheshin nė njė moshė mė tė rritur, por sigurisht kur je e re, gjėrat i merr mė me lehtėsi dhe vėshtirėsitė i kapėrcen kollaj. 

Duhet tė keni dhe kujtime tė bukura? 

E bukur ishte, sepse ishte hera e parė qė shkėputesha nga shtėpia. Dhe me gjithė vėshtirėsitė dhe kushtet qė kemi qėndruar atė muaj, e kujtoj me nostalgji. Tani tregohen vetėm gjėrat e kėndshme tė atij qėndrimi. 

Kultura e punės nė atė kohė ishte mė e fortė? 

Nė fakt kjo disiplinė, tė formon nė karakter. Duhet tė jem brezi i fundit apo i parafundit i njerėzve qė janė mėsuar me disiplinėn e punės. Qė asnjėherė dhe nė asnjė rast nuk ėshtė diēka e keqe. Po ashtu unė mendoj qė sot ka humbur edhe respekti ndaj njerėzve. Brezat, nė epoka tė ndryshme, veprojnė ndryshe, por pa dyshim qė brenda njė brezi janė tė gjitha nuancat. Shoqėria ėshtė e larmishme. Ka njerėz qė punojnė shumė, ka njerėz qė punojnė mė pak. Ka nga ata qė jetojnė nė kurriz tė tė tjerėve, ka nga ata qė abuzojnė me shoqėrinė, ka nga ata qė japin mė shumė. Kjo ėshtė larmishmėria e karakterit tė njeriut, qė e bėn edhe brezin edhe shoqėrinė nė njė sens tė njėjtė. Pavarėsisht se brez pas brezi, mentalitetet ndryshojnė dhe jo domosdoshmėrish brezi im ka qenė mė i mirė se ai i djalit tim apo anasjelltas, kėtė nuk mund ta them. 

Sipas jush cilat janė problemet e shoqėrisė shqiptare sot?

E para ėshtė; qė janė krijuar disa precedentė qė pėr mua personalisht janė aspak tė kėndshėm. Ne kemi marrė sot mėsimin qė mund tė mbėrrish shkallėt e karrierės shumė lehtė. Duke pasur shumė para, t’i mund tė bėhesh njeri publik dhe tė arrish suksesin me fare pak mundim ose aspak. Pėr mua kjo nuk duhet tė jetė kėshtu. Njeriu duhet tė bėjė patjetėr gavetė nė jetė, qė kur tė mbėrrijė atje ku synon tė jetė krenar. Kur tė kthej kokėn prapa, tė mos ketė turp as nga ku ka ardhur as ēfarė ka bėrė nė jetė. Dhe e dyta, tė ketė respekt pėr veten. Pėr atė ēka jep edhe pėr shoqėrinė. Nė mėnyrė qė kur tė mbėrrijė atje ku do, askush tė mos i thotė; “Po ti?” Nė kėto kohė me ndihmėn e internetit, rrjeteve sociale apo informacionit tė jashtėzakonshėm qė teknologjia tė ofron, brezat e sotėm mendojnė qė janė mė tė ditur. Ka mė shumė njohuri, por jam e sigurtė qė ka mė pak dije. Dija ėshtė njohuri e thellė e fenomenit, ndėrsa njohuria ėshtė si njė magazinė pa inventar. Unė mendoj qė shoqėria shqiptare po kalon sot nė njė krizė tė ekzistencės sė saj. Ndoshta kjo shoqėrohet me njė krizė qė nuk ėshtė vetėm ekzistenciale, por ėshtė edhe njė krizė ekonomike sociale me tė cilėn bota pėrballet. Gjėrat themelore dhe fondamentale tė njė shoqėrie janė; respekti ndaj familjes, respekti ndaj fėmijėve, ambientit, respekti ndaj lirisė sė tjetrit. Sepse atje ku mbaron liria jote fillon ajo e tjetrit. Tė gjitha kėto, kanė filluar tė harrohen nga pak. 

Domethėnė sipas jush sot ka mė pak respekt? 

Sot ka absolutisht mė pak respekt. Sot ka egoizėm, agresivitet. Ka pak altruizėm, pak edukatė qytetare. Ka shumė fjalor banal. E cila ndoshta nė dukje e bėn shoqėrinė tonė mė “moderne”, por aspak mė tė mirė. Po kjo nuk ndodh vetėm nė Shqipėri. 

Ky ėshtė njė fenomen global?

Ėshtė pa dyshim. Ka influencat e veta, por shoqėria shqiptare ėshtė akoma tradicionale. Ku duhet dhe mund tė kishte ruajtur vlerat e vėrteta tė familjes sė saj. Pa i hequr asgjė modernizimit dhe hapjes sė shoqėrisė shqiptare, sepse e thėnė nga njė person si unė qė kam qenė ndoshta njė ndėr gratė apo vajzat mė tė emancipuara tė brezit tim, besoj qė ka vlerė. Unė jam lindur dhe rritur nė Tiranė, nė njė familje shumė tė emancipuar, pra ky perceptim “konservator” nuk mė vjen pėr shkak tė ambientit konservator nė tė cilin unė mund tė isha rritur, sepse nuk ėshtė kėshtu. Vjen sepse unė mendoj qė baza e ēdo shoqėrie ėshtė familja e cila duhet respektuar nga gjithsekush prej nesh dhe nga shteti patjetėr, i cili i menaxhon punėt e shoqėrisė. Nuk mund tė flasim pėr internet, pėr rrugė, pse jo edhe pėr integrim, pa folur pėr shėndetin qė duhet tė ketė familja shqiptare nė tė gjitha dimensionet e saj. Kur thoni keni qenė njė femėr e emancipuar ēfarė do tė thotė.

Ju dallonit nga vajzat e tjera?

Po, besoj qė po. Jo vetė pėr shkak tė gjatėsisė nė centimetra mė shumė, por kisha fatin tė rritesha nė njė familje me dy prindėr intelektualė. Babai im ka qenė gazetar dhe mė pas diplomat. Ka studiuar jashtė. Mamaja ime po ashtu ka studiuar jashtė. Pra ata vinin nga njė botė shumė e emancipuar. Pa dyshim tė studioje jashtė nė ato vite, ishte luks. Kjo mė mundėsonte qė tė kisha akses nė dokumente apo nė letėrsi, tė cilėn jo domosdoshmėrisht tė gjithė e kishin kėtė hapėsirė. Ishte njė dritė shumė e madhe pėr mua nė atė botė tė mbyllur. Por sigurisht edhe karakteri im i fortė, i njė natyre si djalė. Merresha shumė edhe me sport. E shoqėruar nga babai im nuk lija asnjė ndeshje futbolli pa parė. Shkoja nė stadium apo pėr tė pirė birrė. Prindėrit e mi kishin shumė besim tek unė, besim qė nuk e kam shkelur asnjėherė besoj. Nuk mė kėrkonte “llogari” familja. Tė gjitha kėto edhe shumė gjėra tė tjera, mė bėnin tė isha pa dyshim njė vajzė mė mendje tė hapur dhe mė e emancipuar se shumė vajza tė brezit tim. 

Ke qenė e vėzhguar nga djemtė? 

Po si ēdo vajzė e re, pa ndonjė gjė tė ekzagjeruar. Mosha ėshtė e tillė dhe ėshtė normale qė tė ishte ashtu. 

Ju zonja Mimi keni studiuar Ekonomi Financė. Ishte zgjedhja juaj? 

Nė atė kohė kam dashur tė studioj gazetari. Doja tė ndiqja gjurmėt e babait. Fakulteti i gazetarisė hapej dhe mbyllej, pėr arsye totalisht ideologjike dhe politike. Nė momentin kur unė pėrfundova gjimnazin, fakulteti ishte i mbyllur. Kėshtu qė pėr mua pas kėsaj djegie dėshire ishte e parėndėsishme se pėr ēfarė do i vazhdoja studimet e larta. E fundit shkollė qė doja tė ndiqja ishte Ekonomia, por kjo nuk mė ka bėrė mua qė ta lė pas dore detyrimin tim pėr tė mėsuar dhe pse jo pėr tė spikatur. 

“Tirana mbetet dashuria ime"

Jo mė kot Edi Rama, kryebashkiak i Tiranės pėr 12 vite e zgjodhi ta ketė nė krah, nė detyrėn e zv/kryetares nė punėt bashkiake. Mimi Kodheli ruan njė dashuri tė veēantė pėr Tiranėn si qytet. Kjo sepse kėtu ka lindur, ėshtė edukuar, por edhe ka shijuar kėnaqėsitė dhe ndarė hidhėrimet e jetės. 

Qė nė angazhimin tuaj tė parė politik keni spikatur. Si u bėtė pjesė e kėsaj familjeje? 

Unė jam rritur me diskutime politike nė shtėpi, pėr shkak tė profesionit tė babait i cili merrej me politikė tė jashtme, por edhe pėr shkak tė natyrės kureshtare qė unė kisha pėr botėn qė mė rrethonte. Kėshtu qė rridhte normal ky diskutim politik nė familjen tonė. Padyshim qė ka njė vullnet kur t’i vendos tė ndryshosh nė mėnyrė edhe drastike rrugėn e jetės tende. Ky moment ka qenė kur unė jam kėrkuar nga Edi Rama, tė jem zėvendėsja e tij pėr njė periudhė relativisht tė gjatė nė Bashkinė e Tiranės. Njė pozicion politik, madje shumė i ekspozuar nga pikėpamja mediatike. 

Pranuat menjėherė? 

Jo, jo. Mė janė dashur rreth dy-tre muaj qė tė pranoj. Njeriu bėn reflektim gjithsesi. Gjėja qė mė bėri tė pranoj nuk ka qenė fakti qė do tė merresha me politikė, por ka qenė njė fjali e Edi Ramės. Tirana ishte nė ditėn e saj mė tė keqe. Sigurisht Tirana ėshtė pa mė tė voglin dyshim qyteti qė dua mė shumė jo nė Shqipėri, po nė botė. Tė gjithė historitė e mia, dashuritė e mia, shoqėria ime, ngjarjet e mia, ēdo gjė mė ka ndodhur brenda kėtij qyteti. Fakti qė ai mė tha; “Nėse nuk do e bėnim unė edhe ti kėtė ndryshim, kush do e bėnte?” Duhet ta duash punėn qė tė mbėrrish rezultate tė mira. Nuk duhet vetėm tė jesh i zoti dhe i ditur. Kjo ka qenė gjėja qė ndoshta mė bėri qė unė thashė: “Po”. Jam shumė e kėnaqur qė e kam bėrė kėtė gjė pasi ndihem shumė krenare pėr atė periudhė. Gjėja qė ishte mė e rėndėsishme ėshtė qė t’i tė merrje njė vendim dhe tė nesėrmen tė shikoje tek realizoheshe, ishte e prekshme. Ishin edhe vite tė mundimshme. 

Tashmė politika pėr ju ėshtė profesion? 

Politika pėr mua ėshtė njė impenjim qytetar, profesional, moral. Pėr t’i dhėnė diēka mė shumė shoqėrisė. Thonė qė politika ėshtė pėr tė pamoralshmit. Ju si mendoni? Nėse e vendosim veten nė gjykimin e publikut, ėshtė njė guxim shumė i madh, por kjo jo domosdoshmėrish duhet tė tė bėj tė paskrupullt. Mua mė ėshtė thėnė fillimisht qė do tė regjet lėkura. Nė fakt jo. Nuk mė ndodh. Unė jam po aq e ndjeshme sa kam qenė ditėn e parė kur i kam hyrė kėsaj rruge ndaj tė gjitha opinioneve sidomos ndaj atyre qė janė negative dhe tė pamerituara. 

Ēfarė ndodh te ju kur dėgjoni njė opinion negativ dhe tė pamerituar? 

Sigurisht qė mundohem tė reflektoj pse vjen kjo dhe mundohem ta justifikoj maksimalisht atė qė e bėn kėtė gjė. Shpesh herė ėshtė justifikimi; “A bėhet kjo pėr arsye politike?” Por nuk duhet tė jetė kėshtu. Arsye politike pėr ēfarė? Pėr tė goditur njė person qė merret me politikė personalisht. Nuk e kuptoj. Ne pavarėsisht tė gjithave duhet tė kemi tė gjithė njė emėrues tė pėrbashkėt. Ky ėshtė tė ēuarit tė Shqipėrisė nė njė stad mė tė zhvilluar. Kjo qė them nuk ėshtė as hipokrizi, as shtirje. Unė kėshtu e mendoj, ndaj ditėn qė do tė mendoj ndryshe, unė do e lė kėtė gjė. Dhe kjo nuk ėshtė tėrheqje. Mbase do tė vij dikush qė do e bėj mė mirė se sa unė. 

Ėshtė e vėshtirė pėr femrat tė qenit nė politikė? 

Patjetėr. Kjo ėshtė njė shoqėri qė abuzon mė figurėn e femrės. Ėshtė njė shoqėri, qė nuk e mbron figurėn e gruas, nėnės apo motrės. Shoqėria e mendon qė e bėn kėtė detyrė kur flitet pėr gratė qė gjithsekush ka nė shtėpi. Gratė vetė duhet tė luftojnė mė shumė pėr tė mbrojtur njėra-tjetrėn. Unė nuk jam kundėr botės mashkullore. Pėrkundrazi, jam gruaja e njė zotėrie dhe nėnė e njė djali tashmė tė rritur dhe gjėja e fundit qė mund tė mendoj ėshtė tė shikoj botėn pa djemtė e shtėpisė sime. Shoqėria shqiptare ėshtė shumė mbrapa nė respektin, qė duhet tė ketė ndaj femrės. Politika shumė mė shumė.  

 

“Pishman? Do tė doja tė kisha edhe njė fėmijė tjetėr”

 

 

Nė jetė Mimi Kodheli ėshtė pėrkėdhelur nga fati. Jo vetėm i tė pasurit dy prindėr tė mrekullueshėm, por edhe tė njė bashkėshorti, i cili ia ka lehtėsuar rrugėn nė karrierė. Ajo ėshtė nėnė e njė djali tė vetėm, i cili vazhdon studimet jashtė vendi. Mimi e pranon qė do tė kishte dashur tė kishte edhe njė fėmijė tjetėr. Nuk ka qenė ndjenjė egoizmi, por siē edhe e thotė vetė, kėshtu ka qenė e thėnė.

Bashkėshorti juaj ēfarė profesioni ka?

Arkitekt. Njohja jonė daton shumė larg. Kanė kaluar mė shumė se 25 vjet. Jemi njohur siē mund tė njihen dy njerėz nė atė kohė. Kemi punuar nė tė njėjtin sistem. Edhe pas futjes nė politikė vazhdoj tė ushtroj profesionin tim. Nuk lė mangėt asnjė nga gjėrat qė kam bėrė mė parė. Sigurisht mė me shumė sforco. Por nuk ngelem pas detyrimet familjare qė kam. Ndoshta i kam hyrė pak nė hak abuzimit me kohėn e lirė apo pushimet, por tė gjitha gjėrat e tjera vazhdoj t’i bėj po njėsoj.

Si i keni marrėdhėniet me djalin?

I kam shumė tė mira, si ēdo nėnė qė thotė pėr djalin e vet. Kam qenė shumė e afėrt me tė, me pėrjashtim tė ndonjė rasti qė mund tė kem munguar pėr shkak tė impenjimeve tė mia politike. Besoj qė kordoni i njė nėne me fėmijėn e tij, kėputet fizikisht, por nuk kėputet asnjėherė, ndoshta kjo ėshtė edhe diēka tipike e posesivitetit tė nėnės shqiptare.

Ju ka munguar njė vajzė?

Shumė. Nėse kam ndonjė pishman ėshtė se nuk kam mundur tė kem njė fėmijė tjetėr. Nuk e di se sa mė ka munguar njė vajzė, pasi nuk e kam provuar kėtė ndjesi. Kėtė boshllėk ma ka mbushur motra ime e vogėl. Ajo ka qenė e pėrkėdhelura e shtėpisė pėr shumė vite. Ndoshta do e kisha ndjerė mė shumė nėse nuk do e kisha kėtė motėr. Njė vajzė mbetet gjithmonė shumė e mrekullueshme pėr njė prind. Unė jam vajzė vetė, tashmė vetėm e mamasė sime, pasi babanė nuk e kam mė. Vajzat bėjnė shumė pėr prindėrit, por kjo nuk e mėnjanon faktin qė edhe djemtė tė sillen nė tė njėjtėn mėnyrė.

Ju jeni njė grua aktive nė shtėpi?

Jam njė grua aktive nė shtėpi. Gatuaj relativisht mirė. Pėr fatin tim, kam mamanė nė shtėpi e cila plotėson edhe ndonjė mangėsi timen. E kam kėtė luks ta kem nė shtėpi dhe ndėrkohė tė merrem me punėt e politikės. Edhe ju duhet tė keni kaluar momente tė vėshtira nė jetė... Pa dyshim. Njė ndėr momentet mė tė trishta tė jetės sime ka qenė koha kur babai im ėshtė ndarė nga jeta. Kam pasur njė lidhje shumė tė afėrt me tė. E kam konsideruar atė shokun tim mė tė mirė, jo vetėm baba. E pėrjetova keq atė moment. Kam qenė e re. Sapo isha bėrė nėnė. Bėhet fjalė pėr vitin 1990. Djalin e kisha vetėm katėr muajsh edhe sapo kisha filluar tė kuptoja se ēfarė do tė thoshte prind. Kam menduar se gati-gati kam qenė e mundur nga jeta, por kam kuptuar qė jeta tė falė edhe shumė gėzime. Sigurisht njerėzit janė edhe pėr tė pėrballuar hidhėrimet tė kėsaj natyre, sigurisht.

Ēfarė bėni pėr tė qenė nė formė?

Raporti im me veten, jo domosdoshmėrish ėshtė aq intensiv sa duket. Jam njė natyrė sportive. Nuk jam ai tipi qė ‘del nga kutia” kur del nga shtėpia. Dhe kjo mė rri mirė, sepse mė afron me karakterin. Po pa dyshim sot ka edhe lehtėsira. Kam pėrpara syve, shėmbėlltyrėn e mamasė sime. Ime mė ka qenė njė grua e pashme, e spikatur. Ndaj kjo gjė vjen normalisht dhe pa forcim. Por nuk jam ndonjė fanatike e pamjes sė jashtme. Jam mė shumė e pamjes sė brendshme. Qė te jem e sinqertė me ju deri nė fund, edhe pazar bėj kur ka ulje, sepse unė e respektoj paranė. 

 

/Shekulli Print/Entela Resuli/


Videot e fundit
9 Komente
ADRIAN HAJDINAJ
NJI PYETJE PER MIMIKEN MEQE E PASKE HARUAR O JU GAZETARI I SHEKULLIT ... A DO TA VERI NE LISTEN PER DEPUTETE KESAJ HERE SDVIN KRSITAQ RAMA MIMIN SE DERI ME TASH E VURI SE E KISHTE DHE NDIMESE NE BASHKI ... ME KETO LLOJ PLERASH HUP GJITHMON PS SERVILAT DHE LEPIRSET SI KJO MIMI JAN BER PENGES PER PROGRESIN E PS troc me e then keto jan ato xhaketa te vjetra ....opinionisti adrian hajdinaj
Mark uk
Sa ju paskan prekur fjalt e tij,po nuk e beme bashk kush do ta bej.Dhe ju mbas tre muajsh vendoset dhe e bete,ju lumt se te till i kerkon partia.
Alb
Paska syte e bukura... femrat ne pergjithsi i ka te mira PS-ja.
Arnoud Albanais
Znj. Kodheli eshte tipi i gruas qe i mungon politikes shqiptare. Nese do te ishin te gjitha politikanet si ajo, Shqiperia do te ishte ndryshe.
Pa Emër
Fillova me e lexue me interes ket artikul mbasi lexoi me kenaqesi shkrimet qe shkruhen per cdo njeri qe eshte i suksesshem ne fusha te ndryshme te jetes. Fatkeqesisht qysh ne reshtat e pare e humba interesin.Fjalia se une jam ndikuar nga fjalet "kur se bejme na dy kush do ta bejne" te Edi Rames jane sa qesharake e jo bindse.Keto fjal keqkuptohen edhe nga lexuesi mbasi ndoshta Gezim Kruja do ti perkthente ndryshej keto fjal. Edi Rama mund te jet i suksesshem ne shum drejtime po kushdo ne bot qe thot se jam frymzue nga ky person ai vec genjen.Tani po kthehem e lexoi artikullin se si nje njeri i pa afte ka ba karrier nen kujdesin e Edi Rames.
Pa Emër
Hiene.
lixhi
Mimi Kodheli meriton respekt, eshte nje nga femrat me integritet dhe me kulture. Sinqerisht nga nje emigrant i brezit te viteve 80
sa
teknollogjia moderne eshte shum e nevojshme po ka edhe kjo ato te metat e veta qe u jep mundesi qe te shprehen te gjitheve si ata qe kane nje loj kulture dhe atyre me me pak dhe injoranteve un nuk kam preferenca politike por me mrekullon fakti qe megjithese mimi kodheli eshte shume kritike me qeverine dhe paska qene dhe nenkryetare e bashkise qeveria e sotme qe eshte aq edhene per gjetjen e te metave dhe kesaj zonje me plot kuptimin e fjales nuk i ka gjetur asnje kjo me ben te mendoj qe pikerisht ky lloj njeriu i duhet politiles shqiptare bravo
luani
MIMI JE SEXY LOVE YOU BABE RING ME TEL .129

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 9 =
CNN: Bukuritė e bregdetit tė jugut tė Shqipėrisė
Rrjeti gjigant botėror i informacionit ka postuar disa foto tė vendeve turistike tė bregdetit tė jugut tė Shqipėrisė. Fotot e Dhėrmiut, Jalės, Himarės, Borshit, Sarandės dhe Ksamilit janė publikuar nė seksionin “iReport”, ku lexuesit kanė mundėsi tė dėrgojnė materiale nė mėnyrė tė pavarur. <ifr
Plagosi me armė tė dashurin se nuk e kėnaqi nė shtrat
Njė 58-vjeēare amerikane, e cila jeton nė Southfield nė Miēigan, ėshtė arrestuar, pasi ka qėlluar tė dashurin e saj. Pasi bėri seks, shkoi tė marrė njė pistoletė dhe qėlloi ndaj partnerit tė saj 60-vjeēar Eduard Lee duke e plagosur nė stomak, i cili ndodhej ende nė shtrat. Pasi Sadie Bell u morr n
Ēifti australian braktis fėmijėn me sindromėn Dawn
Njė nėnė ka marrė donacione nga e gjithė bota pėr mjekimin e djalit tė saj 6-muajsh, pasi ēifti australian qė kishte paguar atė pėr tė lindur njė fėmijė e refuzoi pasi mėsuan se fėmija kishte sindromėn Doėn. Pattharamon Janbua, 21 vjeē nga Tajlanda kishte rėnė dakord qė tė paguhej 6 mijė paund pėr