Njė ushtar na vrau komisarin me 10 plumba
  • Flet kolonel Ymer Shulku: Ju rrėfej takimet e mia me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes. Gjatė njė vizite nė Lushnjė, Mehmet Shehu i kėrkoi Lenka Ēukos tre mushka; pėr Enverin, Hysniun dhe pėr vete 
 
Publikuar më 03.03.2013 | 8:20

Leonard Veizi -Si tė gjithė komisarėt e ushtrisė edhe ai do tė shfuqizohej nga funksioni nė vitin 1991 kur vetė partia nuk kishte mė nevojė pėr punėtorėt e saj. E megjithatė ai ishte njė ushtarak karriere mė Akademi e Kurs e Shtatmadhorie. Ymer Shulku, njė kuadėr me eksperiencė tė madhe nė ushtrinė shqiptare tė para viteve ’90 rrėfen disa episode nga jeta e tij si ushtarak: 

Cili ėshtė Ymer Shulku, duke pasur parasysh karrierėn profesionale tė tij? 

Shkollėn e Bashkuar e mbarova nė 1962 pėr Artileri Tokėsore. Mė 1977- ‘79 vazhdova Akademinė Ushtarake si “Gjitharmėsh”. Nė vitin ‘89 pėrfundova kursin e lartė tė Shtatmadhorisė. Gjithashtu kam mbaruar dhe shkollėn e Lartė tė Partisė. Si ushtarak karriere e kam filluar nga komandant toge pėr tė vazhduar hapat njė pas njė si komandant baterie, si propagandist nė Brigadė, komisar Batalioni, komisar Brigade, e mė pas komisar Divizioni. 

Ju kemi qenė komisar. Si keni shkuar me komandantėt? 

Mund tė them pa frikė se me tė gjithė kam shkuar shumė mirė. Kam punuar pėr njė kohė tė gjatė me Asllan Hysin me tė cilin kemi drejtuar njė batalion tė brigadės 58 tė Fierit, ashtu edhe vetė brigadėn mė pas. Ishte rast i rrallė nė ushtri qė komandant-komisar batalioni tė ngriheshin nė detyrė nė tė njėjtėn ditė pėr tė marrė nė dorėzim brigadėn. Po ashtu punova shuam mirė dhe me Ibrahim Goxhollin e Skėnder Serajn nė Divizionin e Vlorės si dhe me Naun Galloshin nė Divizionin e Lushnjes. Kemi pasur frymė tė mirė bashkėpunimi sepse ndodhte nė ushtri qė komandanti me komisarit pėrplaseshin pėr shumė probleme, deri dhe te gjėra ordinere, si nė rastin se kush do tė hipte nė vendin e parė tė BĒ-sė. Pasi nė atė kohė njė makinė pėrdorej pėr komandantin, komisarit me pėr zv/sekretarin e partisė kur u shtua nė organikė. 

Keni pasur bashkėpunim tė drejtpėrdrejtė me ministrat e mbrojtjes? 

Unė kam takuar nga afėr dy herė Mehmet Shehun dhe njė herė Kadri Hazbiun kur tė dy ishin nė funksionin e ministrit tė mbrojtjes. 

Si ishin takimet me Mehmet Shehun? 

Nė tetor tė vitit 1975 ai erdhi nė Lushnje, ku komanda jonė ishte dislokuar nė Gradishtė, pasi interesohej pėr fortifikimin bregdetar. Nė 07.00 tė mėngjesit, dolėm ta prisnim tek “Klubi i shoferit” unė e Asllan Hysi si drejtues tė brigadės, por dhe Lenka Ēuko si sekretare e parė dhe Miti Rrapi si kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Lushnjės. Mehmeti vinte nga Vlora ku kishte qenė pėr pushime dhe eskorta e tij pėrbėhej nga tė paktėn 10 makina, ku hap pas hapi e shoqėronte dhe komandanti i korpusit tė Fierit, Myfit Bardhi. Ne i raportuam ushtarakisht dhe pasi takoi Lenkėn e Mitin, morėm rrugėn pėr nė Divjakė duke kaluan nėpėr itinerarin: Kėmishtaj-Gradishtė-Mizė-Kryekuq- Divjakė. Rrugės pa mbėrritur nė fshatin Mizė, njė ēetė me vajza nga tė Forcave Vullnetare bėnin stėrvitje zjarri. Sapo i pa Mehmeti ndaloi makinėn. Komandanti i ēetės, njė oficer rezervist, shpejtoi tė delte pėrpara dhe t’i raportonte, por u mek nga pranie e kryeministrit dhe u bllokua fare. Atėhere Mehmeti me autoritetin e tij i thotė “largohu” dhe shkon tek zboristet. Por njė nga vajzat i doli pėrpara me guxim dhe i shpjegoi se po bėnin stėrvitje zjarri duke shėnjuar me ‘stanok’ si dhe qitje me granata dore. Atėherė Mehmeti i thotė vajzės: “Merr nė shenjė dhe unė do tė tė kontrolloj”. Vajza u shtri ushtarakisht, vendosi pushkėn mbi stanok e mori nė shenjė. Pas saj vetė kryeministri u shtri barkas pėr ta kontrolluar. Ai mbeti i kėnaqur dhe e mbylli me kaq. Vazhduam rrugėn pėr tė mbėrritur nė bunkerėt e bregdetit tė Divjakės. Edhe aty ai u shpreh i kėnaqur pas inspektimit. Iu drejtua Lenka Ēukos duke i thėnė. “Kėta bunkerė merren nė dy mėnyra; me tradhti ose po tė kesh lepuj aty brenda”. Pas kėsaj batute ai foli me Lenka Ēukon pėr rendimentet nė grurė e misėr. Foli pėr blegtorinė, e pėr shumė gjėra tė tjera dhe unė u habita me njohuritė e tij shumė tė thella nė kėtė drejtim. Nė fund foli dhe pėr mushkat meqenėse zona kėrkonte kafshė tė tilla ngarkese. Madje ai vuri si detyrė qė tre mushka tė mira tė ishin njė pėr Enver Hoxhėn, njė pėr Hysni Kapon dhe njė pėr Mehmet Shehun. Kjo punė vazhdoi deri pas orės 14.00 kur ai u largua pėr nė Tiranė, pasi nuk pranoi tė hante drekė. 

Po takimi i dytė? 

Kur organizuam njė stėrvitje me trupat e brigadės, u lajmėruam se Mehmet Shehu do tė vinte nė pikėn tonė tė vrojtimit. Ai erdhi fikės nė orėn e lajmėruar. Nė pikė kishte edhe oficerė tė tjerė, qė drejtonin stėrvitjen por Mehmeti dha urdhėr qė aty tė qėndronin vetėm komandanti dhe komisari i njėsisė. Na pyeti nga ishim me origjinė: ‘Nga Dibra’ i them unė. ‘Nga Tepelena’ thotė Asllani. Ai na rrahu shpatullat dhe na dha shumė kurajė. Pasi mbaroi stėrvitja pamė qė makinat qė shoqėronin kryeministrin ishin vendosur nė atė pozicion qė tė largoheshin andej nga kishin ardhur. Atė ēast Mehmeti i thotė kreut tė truprojave Ali Ēenos: “Do tė shkojmė kėndej nga ana tjetėr, di unė njė rrugė pėrmes pyllit”. Dhe vėrtet qė kishte njė rrugė pėrmes pyllit qė ne si zot tė vendit nuk e dinim, por ai e njihte. Pra them se Mehmeti ishte dhe njė njohės i mirė i terrenit. 

Simon Stefani: Njė rast tjetėr, ushtari na vrau njė komandant 

Nė vitin 1982 kur unė isha zv/ komisar nė Divizionin e Vlorės ku komisar ishte Ibrahim Guxholli dhe komandant Skėnder Seraj na ndodhi njė ngjarje e rėndė. Na erdhi njė kontroll nga Komiteti Qėndror kryesuar nga Miti Nito qė ishte ndihmės i Simon Stefanit. Pėr 10 ditė u kontrollua gjithēka dhe ekipi mbeti i kėnaqur nga puna jonė. Ditėn e fundit menduam tė hanim njė drekė nė shtėpinė e ushtarakėve nė Vlorė. Para kėsaj Miti Nito i telefonoi Simon Stefanit ku i foli mirė pėr punėn tonė e nė fund i tha: Nesėr ekipi do tė japi konkluzionet, por unė mendoj qė te jeni edhe ju i pranishėm. Simoni pranoi, madje tha se do tė mbėrrinte qė atė darkė. Sapo zbresim nga makina pėr nė Shtėpinė e Ushtarakėve, njė ushtar i postbllokut shkėputet me vrap dhe lajmėron komandant Skėnderin se e kėrkonin urgjentisht nė telefon. Nuk kaloi pak dhe nga kati i dytė i ndėrtesės dėgjojmė tė bėrtiturat e Skėnderit. Miti mė thotė; ‘Eja tė shkojmė tė shohim se ē’bėhet se nuk mė duken pėr mirė kėto tė thirrura’. Kishte ndodhur qė njė ushtar nga Vlora kishte vrarė me 10 plumba, komisarit e kompanisė, po nga Vlora, njė djalė tė ri e i sapofejuar tė cilin unė e kisha pasur oficer dhe nė Himarė. Ngjarja ishte vėrtet tronditėse. Por nė darkė vjen Simon Stefani. Problemi ėshtė se ai ishte pėrgatitur qė do tė merrte lajme tė mira nga Divizioni. Po kush do t’ia thoshte kėtė lajm tė keq? Atėherė e mori pėrsipėr Enver Halili qė ishte Sekretar i Parė i Vlorės: Ai i tha duke u munduar ta zbuste disi: Shoku Simon, kėta djemtė kanė punuar mirė, edhe unė i kam parė. Tani ka ndonjė problem, se ja dhe sot nga ka ndodhur diēka...” Por fytyra e Simonit u zverdh dhe kėrkoi tė dinte se ēfarė kishte ndodhur. Kur mori vesh pėr ngjarjen u bė keq. Atu na tha se njė gjė e tillė para disa vitesh kishte ndodhur edhe nė njė postė nė kufi ku ushtari kishte vrarė komandantin e postės. Tė nesėrmen u bė njė analizė e thellė e ēėshtjes, ku doli se ushtari, njė huligan, kishte vrarė komisarin vetėm se ai i bėnte vėrejte: ‘mos ri i zbėrthyer’, ‘mbaj nė rregull uniformėn’, e tė tjera si kėto. Por aty u ngrit shumė dhe problemi i gatishmėrisė, pasi Simon Stefani e pa si hallkė tė dobėt sė njė ushtar tė marrė armė e fishekėt nga truproja e tė qėllojė njė oficer me 10 plumba. Pas kėsaj ne morėm pjesė nė varrimin e oficerit, qė pėr tė thėnė tė vėrtetėn, ishte njė djalė i shkėlqyer. 

Kadri Hazbiu e ftuam nė restorant, na pagoi drekėn

“Nė vitin 1979 pasi mbarova Akademinė u emėrova komisar nė brigadėn 72 tė kėmbėsorisė nė Himarė me komandant Polikron Liton, njė ushtarak mjaft i pėrgatitur. Meqenėse isha mė familjen i sistemuar nė Fier, mu desh njė vit tė fle nė zyrė, e mė pas mora shtypu ku tėrhoqa familjen. Kur ishte ministėr Kadri Hazbiu u lajmėruam se ai do tė vinte nė Brigadėn tonė. Udhėtonte nga Saranda dhe shoqėrohej nga Veli Llakaj e Nazer Berberi. Ishte shumė i thjeshtė nė komunikim. Dy gjėra mė bėnė shumė pėrshtypje gjatė takimit mė tė. Ai preferoi tė futej nė zyrėn time. Kur i ofrova vendin tim, si ministėr qė ishte, ai ma ktheu: Kjo karrige tė ėshtė dhėnė ty dhe do ta mbash deri ditėn e fundit qė do jesh nė kėtė detyre. Pas inspektimin e ftuam pėr drekė. Kishim menduar se tre ushtarakė dhe tre tė pushtetit lokal tė ndanin paratė pėr njė drekė me ministrin. Por ai na befasoi kur nė fund urdhėroi kamerierin: ‘llogarinė’. I thamė se na takonte ne pasi na kishte ardhur nė shtėpi. Por ai pagoi paratė pėr 10 veta qė ishin nė atė drekė dhe tha: Unė marr mė shumė se ju, por nėse ju e keni bėrė dhe herė tjetėr njė gjė tė tillė keni bėrė gabim. Unė dhe komandanti i brigadėn bėnė njė fotografi me tė ku ai mė vendosi nė krahun e tij tė djathtė. Kėtė foto unė e mbaja nė zyrė njėlloj me atė tė Enver Hoxhės, deri ditėn kur na thanė se Kadri Hazbiu ka devijuar nga rruga e Partisė”.  


Videot e fundit
1 Komente
ps
E po gjynah se si i theri Enveri gjithe keta "burra te mire"...Mehmetin, Kadriun

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 7 =
Shkėlzeni kthehet nga Viēidoli me surprizė pėr Arminėn
Tashmė prej disa muajsh lidhja e tyre ėshtė zyrtare dhe Shkėlzeni nuk nguron qė t’i bėjė dhurata tė dashurės sė tij. Armina Mevlani ka postuar njė foto nė profilin e saj nė “Instagram”, ku tregon njė buqetė mė lule.  “Surprizė e bukur. Trėndafila. E gėzuar. E mbushur me dashuri”, shkruan ajo. Duh
Bleona tregon makinėn prej ari me flamur shqiptar
Bleona ėshtė e dashuruar pas luksit dhe shpesh nuk ngurron ta ndajė nė rrjetet sociale jetėn prej princeshe qė bėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėsaj here, kėngėtarja ka treguar “ēmendurinė” e saj tė fundit, makinėn prej ari. E veēanta tjetėr e kėsaj makine ėshtė targa "BLEONAIRE" dhe flam
Ministrja Gjosha: Mirė se erdhe Luis
Njė foto e ministres sė Intergrimit Klajda Gjosha, por qė tashmė ka marrė statusin e nėnės, ėshtė publikuar nga vetė ajo nė profilin e saj social nė Facebook. Pėrmes kėsaj fotoje, Gjosha i uron mirėseardhjen djalit tė saj Luis, i cili lindi ditėn e enjte. Ministrja ka zgjedhur qė tė shprehė emocion