Si u ngrita nė ajėr tė asgjėsoja avionin jugosllav
  •  Flet ish-komandanti i Forcave Ajrore, kolonel Klement Aliko: Perikli Tetėn nė mėngjes e kisha vartės, nė drekė mė tha: “Tani jam ministri yt” 
  • Rastet e rralla: Pilotėt thyenin disiplinėn e fluturonin nė kuota tė ulėta kur jepnin fjalėn se do pėrshėndesnin familjarėt nė fshat 
   
Publikuar më 14.03.2013 | 15:06

Leonard Veizi- “Komandant Kesi...” Emėrtimi tej territorit tė mbuluar me tabela imponuese: “ndal-zonė ushtarake”, nuk ka tė bėjė aspak me atė qė mbart me tėrė kuptimin njė uniformė elegante si ajo e forcave ajrore. Nėse je nė shoqėrinė e tij, duke pirė kafe a duke biseduar nė njė copėz rruge, do tė dėgjosh t’i drejtohen vazhdimisht me tė njėjtin kontekst: “Komandant Kesi...”. Pėr tė gjithė ata qė e njohin ai ka qenė dhe mbetet i tillė, dhe pse prej vitesh, nė itinerarin e vazhdueshėm tė njė aviatori klasik, ka paraqitje krejt civile e pa asnjė shenjė dalluese mbi supe a kapelė. Por duket tanimė se e gjithė karriera e tij prej piloti e drejtues pilotėsh, pėrmblidhet dukshėm nė epėrsinė qė i jep ngjyrimi i kėtij togfjalėshi, i cili nė fakt, nė sipėrfaqen pėrēuese apo krejt nė thellėsi depėrton veē si njė term ushtarak prej eprori… ...Nė familje, kthimi i tij ka qenė njė ankth i vazhdueshėm, ndėrsa ai brenda kabinės sė vogėl hermetike, nė njė lartėsi tė skajshme e pa asnjė pikė mbėshtetje, duhej tė vepronte me pėrpikėri ekstreme, gjė e cila nuk i jepte fort kohė tė mendohej pėr gjėra tė rėndomta dhe as pėr komoditetin e tokės. Atje veē duhej t’i besonte instinkteve tė tij prej profesionisti, dhe... Zotit, nė rastin mė tė keq. Nė jetėshkrimin e tij janė tė shėnuara mė se 2000 orė fluturimi, mė tė shumtėn me MIG-21, njė supersonik i vėshtirė nė drejtim, e ku nė potencialin e Forcat Ajrore Shqiptare ishin atashuar 12 ekzemplarė. Thotė se njė respekt tė madh ruan pėr komandantėt dhe mėsuesit e tij Edip Ohri dhe Bardhyl Taēi. Mė pas ai vetė do tė ishte njė drejtues nė po tė njėjtat nivele. Gjatė viteve rinore, pasionin mė tė madh e ka pasur pėr aktrimin. Pėr kėtė arsye ėshtė angazhuar me trupėn amatore tė shkollės, duke marrė role tė ndryshme teatrore. Por shton se pasion kishte gjithashtu edhe pėr fluturimin. Njė dilemė e pashoqe sigurisht. Intriguese gjithashtu. Por nė fund mendjen e ka ndarė nga mė e rrezikshmja aventurė, a ndoshta njė trill romantik nėse ėshtė dukur nė fillim. Ish komandanti i Flotės Ajrore, kolonel Klement Aliko, thotė se edhe pse kishte dėshirė tė bėhej pilot, nė thellėsinė e qenies sė tij prej maturanti, nuk kishte asnjė lloj dėshire pėr tė qenė njė ushtarak. E megjithatė pranon se ka qenė njė oficer i ashpėr, gjė qė me sa duket e ka nderuar thellėsisht nė punėn e tij shumėvjeēare, gjatė tė cilės nuk i ėshtė regjistruar asnjė katastrofė ajrorė. 

Mendoni se e keni arritur gjithēka nė karrierėn tuaj si ushtarak? 

Nė tė vėrtetė unė nuk e kam pėlqyer asnjėherė karrierėn edhe pse e pata njė tė tillė. Nė vitin 1982 kur u emėrova Komisar i Regjimentit tė Gjadrit mbeta i shokuar. Mė duhej tė zėvendėsoja njė ushtarak karriere si Luto Sadikun, i cili ishte vrarė pak kohė mė parė nė krye tė detyrės me MIG-21. Atėherė isha 32 vjeē. Habitesha me vete se si mė besuan njė detyrė me aq rėndėsi, sepse mendoja se isha i ri. Ndėrsa kur mė emėruan si Komandant tė Regjimentit, pėrgjegjėsia ishte edhe mė e madhe. Duhet tė keni parasysh qė nė Shtab, kishte oficerė mė tė mėdhenj nė moshė dhe mė me eksperiencė, tė cilėt pėr shkak tė detyrės duhet tė merrnin urdhra nga unė, qė nė atė kohė isha 33-vjeē. Megjithatė unė mendoj se arrita ta kryeja detyrėn qė mė ishte ngarkuar. 

Cila ėshtė situata mė e ngarkuar qė keni pasur nė ajėr? 

Mė kujtohet njė rast kur na duhej tė fluturonim nė katėrshe me MIG-21. Pėr herė tė parė bėhej njė ushtrim i tillė, pėr shkak tė rrezikshmėrisė sė paraqiste ky lloj fluturimi. Nuk kishim vetėm pak minuta qė ishim ngritur, kur nga kulla e komandimit njoftohemi se kishte njė shkelje ajrore. Mendohej qė njė avion i flotės jugosllave ishte futur deri nė thellėsi tė ujėrave tona, diku nė zonėn e detit Adriatik nė afėrsi tė Durrėsit. Mund t’u them se emocionet ishin vėrtet tė mėdha. Ajo qė mendoja nė ato pak ēaste ishte se si do ta qėlloja avionin armik. Por mjetet e lokacionit nė tokė nuk afronin shumė nga pikėpamja teknologjike, duke krijuar mungesė orientimi. Kur ne mbėrritėm nė pikėn e caktuar avioni jugosllav ishte larguar. Menduam se do tė zbrisnim me dekorata nė tokė, por s’ndodhi ashtu. Megjithatė detyra u quajt e plotėsuar. 

Po si drejtues i Aviacionit keni pasur ndonjė situatė tė vėshtirė? 

Ka qenė njė rast nė vitin 1992. Sapo isha kthyer nė shtėpi pas orarit zyrtar. Ishte ora 15.30, kur mė njoftojnė me telefon se njė avion, i cili kishte pėrfunduar remontin kapital nė uzinėn e Kuēovės dhe po kthehej nė Rinas, nuk i hapeshin rrotat. U lidha me telefon me udhėheqėsin e fluturimit. Ai me anė tė radios mė lidhi me pilotin. I dhashė udhėzimet e duhura. Tė njėjtėn gjė kishte bėrė edhe udhėheqėsi e fluturimit. Ishte njė ēast tepėr i rėndė. E gjithė familja ime ishte pėrqendruar nė luftėn e ankthshme qė po bėnim pėr tė ulur njė avion tė cilit nuk i hapeshin rrotat. Pas 2-3 kalimesh mbi aeroport, rrotat u hapėn dhe avioni u ul nė pistė. Edhe tani sikur i kam nė vesh zėrat e udhėheqėsit tė fluturimit e tė pilotit qė dėgjoheshin nga radio nėpėrmjet telefonit. Atėherė ndjeva diēka… si tė them… ndoshta nuk isha mė aq i ri dhe si fsheha dot lotėt. 

Nga radhėt e Flotės Ajrore ka dalė dhe njė ministėr mbrojtje? 

Mė kujtohet qė mėngjesin e asaj dite kur Perikli Teta, kryeinxhinier i Aviacionit, u emėrua ministėr, e kam thirrur nė zyrė pėr t’i tėrhequr vėrejtjen pėr njė problem qė kishte tė bėnte me gatishmėrinė e teknikės. Atė kohė isha me detyrėn e Komandantit tė Flotės Ajrore. Nė mesditė Perikliu trokiti sėrish nė zyrė. E ftova tė ulej megjithėse nuk mė kishte dalė inati i mėngjesit. Ēuditėrisht ai mė kėrkoi njė cigare, ndėrkohė qė prej disa vitesh nuk e pinte pasi e kishte tė ndaluar nga mjeku. U habita dhe e pyeta se ē’kishte ndodhur. “Po ja, tani jam bėrė ministri yt”, mė tha. Nuk e besova dhe i thashė me mosbesim: “Ik o Pero, vazhdo punėn”. Por ai ma ktheu me seriozitet se sapo ishte emėruar Ministėr i Mbrojtjes nė Qeverinė e Stabilitetit. 

Ēfarė ju ka emocionuar nė profesion? 

Pėr shumė kohė kam qenė udhėheqės fluturimi. Kjo detyrė kishte shumė emocione. Ishte njėsoj si tė fluturoja nė ajėr sė bashku me pilotėt e tjerė qė drejtoja nga toka. Pėr shkak tė emocioneve, gjatė 6-8 orė start fluturimi qė kryenim nė njė ditė, unė arrija tė pija deri nė tre paketa cigare. Nėpėrmjet komunikimit dhe nuancave tė zėrit tė pilotit, arrija tė kuptoja se si po shkonte fluturimi, nėse gjithēka ishte nė rregull, apo kishte probleme. Emocionet shtoheshin kur nė ajėr kishte 7-8 pilotė me detyra tė ndryshme. Me termin e sotėm, ata duheshin “menaxhuar” tė gjithė. 

Gjatė drejtimit keni pasur ndonjė katastrofė ajrore? 

Fatmirėsisht nuk kam pasur asnjė rast tė tillė. Nga ana ime kam qenė shumė i rreptė nė pėrgatitjen e pilotėve. Tė njėjtėn rreptėsi kam pasur edhe pėr teknikėt e avionit. Ndėshkoja pėr shkeljet mė tė vogla, deri nė pėrjashtimin nga fluturimi, kur shihja se njė pilot nuk ishte pėrgatitur mirė.  

Nė krye tė aviacionit 

Klement Aliko u lind nė 12 maj 1950 nė Skelė tė Vlorės. Gjimnazin e mbaroi Korēė. Vazhdon shkollėn e Aviacionit nė Vlorė. Nė moshėn 20 vjeēare titullohet “pilot gjuajtės-bombardues”. Njė vit pas diplomimit, shkon nė Kinė, ku specializohet nė supersonikėt MIG-17 dhe MIG-19. Nė vitin 1972 emėrohet si pilot nė Regjimentin e Rinasit. Rreth njė vit mė vonė do tė specializohej sėrish, kėtė herė pėr supersonikun MIG-21. Nė vitet 1979-1981 vazhdon studimet gjitharmėsh nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė vitin 1981 emėrohet zv/komandant i regjimentit tė Gjadrit. Nė vitin 1982 emėrohet si komisar i po tė njėjtit regjiment. Nė mars 1983 emėrohet komandant i regjimentit tė Gjadrit. Nė vitin 1988 pėrfundon kursin njė vjeēar tė Shtatmadhorisė. Nė vitin 1990 emėrohet Komandant i Aviacionit. Thotė se nė 28 nėntor ‘91, kur u rikthyen gradat nė ushtri, vetėm njė ushtarak mori titullin e Gjeneralit, ndėrsa drejtuesit e tjerė nė kupolėn e ushtrisė u graduan kolonel.  

Fuqia e armės sė ajrit

 Rreth 200 ishte numri i avionėve, qė pėrbėnin armėn e Aviacionit Luftarak Shqiptar. 95 avionė MIG-19-S, 12 avionė MIG-17, 12 avionė MIG-21, 3 avionė IL-14 pėr shėrbime qeveritare 1 avion bombardues IL-28. 36 helikopterė MI-4. 12 avionė AN-2 transporti 1 ofiēinė pėr kapitalin e tė gjithė tipave tė avionėve qė posedonte Shqipėria  

 

Gjenerali amerikan u habit nga niveli i pilotėve shqiptarė 

Nuk pėrbėn asnjė ēudi fakti qė flota ajrore shqiptare ka pasur pilotė shumė tė talentuar. Kolonel Klement Aliko kujton njė rast tė tillė, kur nė pozitė vlerėsimi do tė vihej njė gjeneral amerikan, i cili nė rininė e tij kishte qenė pilot me F-16. “Nė vitin 1992 vjen pėr vizitė komandanti i Bazės Amerikane tė Shtudgardit nė Gjermani. Gjenerali nė fjalė kishte qenė pilot i F-16. Nė planin e vizitės ishte parashikuar qė gjenerali amerikan tė vizitonte Bazėn Detare tė Shėngjinit. Njė ditė para se tė kryhej vizita nė Shėngjin, ambasada amerikane nė Tiranė organizon njė pritje me rastin e vizitės sė Komandantit tė Bazės sė Shtutgardit. Nė ceremoni asistonin disa nga drejtuesit kryesorė tė ushtrisė shqiptare, mes tyre dhe unė si komandanti i Forcave Ajrore. Gjatė pritjes Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm i asaj kohe, Gjeneral Ilia Vasho, mė njoftoi se piloti i F-16 kishte kėrkuar tė njihej edhe me Bazėn e Gjadrit. Ishte krijuar pėrshtypja se nė Shqipėri kishte avionė por nuk kishte pilotė”. Klement Aliko kujton t’i ketė thėnė eprorit tė tij se njė gjė e tillė duhej parashikuar ditė mė parė, pasi pėr ēdo mysafir edhe njė shtėpi e thjeshtė rregullohej, e jo mė njė bazė ajrore. Atėherė koloneli ka sugjeruar qė tė bėjė njė demonstrim ajror gjatė kohės qė Gjenerali dhe suita e tij vizitonin bazėn e Shėngjinit. Gjenerali amerikan e mirėpriti sugjerimin e kolonelit shqiptar pėr tė ndjekur njė demonstrim tė tipit: “Sulm kundėr njė baze detare”. “Preferova tė merrja njė MIG 17 dy vendesh, pėr t’i treguar pilotit tė F-16 se nuk ishte vetėm njė aviator shqiptar qė dinte tė pilotonte. Nė orėn 10.00 nisi demonstrimi i sulmit tė bazės detare me ide taktike dhe nė fund njė pilotazh, nė lartėsi tė ulėt mbi bazėn detare. Fluturimi u bė mė poshtė se maja e direkėve tė anijeve tė bazės. Pas 10 minutash demonstrim marr sinjalin nga radio: “Largohu”. Edhe pse isha komandant i Aviacionit, gjatė periudhės sė isha nė ajėr duhet t’i bindesha udhėheqėsit tė fluturimit. Megjithatė nuk e zbatova urdhrin. Mora parasysh ēdo lloj rreziku deri nė flijimin e vetes dhe tė pilotit tjetėr. Plotėsuam detyrėn deri nė fund dhe mė pas u larguam. Kur u takova me gjeneral Ilia Vashon nė Tiranė mė tha se gjenerali amerikan kishte ndjekur me vėmendje demonstrimin dhe nė fund ishte shprehur: “Edhe te ne nė Amerikė ka pilotė tė tillė”. Mė pas gjenerali me ftoi pėr vizitė nė Shtudgard. Kjo vizitė u realizua dhe gjenerali mė nderoi sė bashku me familjen e tij”.   

 

Njė pilot fluturoi 20 metra mbi plazh 

Padyshim qė pilotėt ishin njė ekip ushtarakėsh elitė, tė cilėt shiheshin me adhurim nga pjesa tjetėr e popullsisė civile. E megjithatė ata ishin po aq tė disiplinuar sa tė mos e humbnin aureolėn qė kishin mbi kokė. Klement Aliko thotė se rrallėherė qėllonte tė pilotėt tė thyenin disiplinėn. “Nė pėrgjithėsi ata ishin korrektė nė fluturim. Por na kanė ndodhur raste kur pilotėt kanė fluturuar vetėm 20 metra mbi plazhin e Durrėsit, duke u hequr ēadrat pushuesve. Fluturime nė kuotat tė ulta kanė ndodhur edhe kur ndonjė pilot u kishte dhėnė fjalėn familjarė nė fshat, se do ta shihnin si fluturonte nė ajėr. Nė tė gjitha rastet kam mbajtur qėndrim tė rreptė. Por si drejtues fluturimi mė takonte qė tė kontrolloja motin nė tė gjitha zonat ku ishte parashikuar tė fluturohej. Atėherė mė shkrepte tė bėja dhe unė ndonjė thyerje disipline. Nė tė vėrtetė unė e kisha kėnaqėsi kur pilotėt e thyenin disiplinėn, pasi edhe pse mbaja qėndrim tė rreptė, me vete thosha se ata qė merrnin para sysh njė rrezik tė tillė ishin pilotėt mė tė mirė”.  

 

Me helikopterėt e policisė 

Me MIG-21, avionin mė modern qė kishte flota luftarake shqiptare, mund tė merrje njė lartėsi deri nė 20 mijė metra nga toka. Por krejt ndryshe janė helikopterėt. Duke folur pėr punėn nė drejtimin e tyre Klement Aliko thotė: “Fluturimet me helikopter janė shumė mė tė lehta se me MIG. Por kėto fluturime kanė tė tjera emocione. Ka shumėllojshmėri detyrash, qė nga fluturimi me personalitetet e deri tek transportimi emergjent i tė plagosurve, sėmurėve apo i forcave speciale nė destinacionin pėr tė luftuar krimin. Mė ka qėlluar qė tė udhėtoj dhe me krerėt e shtetit. Nė pėrmbytjet dimėrore tė disa viteve mė parė, probleme tė mėdha nxori lumi i Osumit dhe Vjosės. Ėshtė rasti kur kemi nxjerrė dy ekskavatoristė. Pėr pak po mbyteshin. Fillimisht e kundėrshtova urdhrin pėr ta kryer kėtė detyrė pasi nga rrebeshi rrezikohej helikopteri me dy pilotėt dhe zhytėsit e RENEA-s. Osumi ishte nė kuotat maksimale. Atėherė u urdhėrua qė tė ndėrhynin forcat e ushtrisė, pėr tė shpėtuar jetėn e dy ekskavatoristėve. Po pėrgatiteshin rreth 20 djem tė rinj me varka. E ndjeva se po tė ishte ndėrmarrė njė veprim i tillė tė 20 ushtarėt do tė ishin mbytur. Rrjedha ishte shumė e rrėmbyeshme. Atėherė mora vendim qė ta kryente grupi ynė kėtė detyrė. Pasi u konsultova dhe me zhytėsit e RENEA-s vendosėm tė tėrhiqnim nga ajri dy ekskavatoristėt e mbetur nė mes tė Osumit tė vrullshėm. Ishte njė mision ku sakrifikuam shumė. Si pėrfundim nuk morėm asnjė falėnderim nga instancat shtetėrore. U zhgėnjyem por nė fund tė fundit ne bėmė detyrėn tonė. Ndėrsa nė njė rast tjetėr, teksa ktheheshin natėn nga Shkodra, nė Mamurras na qėlluan me armė. Morėm vesh se disa tė rinj kishin parė dritėn e helikopterit dhe e kishin marrė nė shenjė pėr qejf. Ndėrsa ne shihnim fishekėt gjurmėlėnės qė na kalonin pranė. Ishim vėrtet tė rrezikuar. Por edhe gjatė pėrmbytjeve nė Shkodėr, gjatė njė fluturimi kur kthehesha pėr nė Tiranė e kam ndjerė veten ngushtė. Nė afėrsi tė Lezhės, kur po binte mbrėmja, filloi njė erė qė kapte shpejtėsinė e 100km/orė. Helikopteri u bė i pakomandushėm. Mė vėshtirėsi jam ulur nė pistėn e Gjadrit”.


Videot e fundit
12 Komente
U.P
E mer Sal e sheh mir keq ishim fuqi e vogel per ballkan te pakten psikologjikisht e grekut e sllavit (miqve te berishes) ja benim rrup sup, prandaj e shkateerove ushtrine se ishte hale ne sy e serbeve te anes se Milices or plehre.
titi
Nderime komandant ! Keta jane burrat e vertete te Shqiperise !
Pa Emër
Dua te permend vetem inventarin e avioneve qeka patur ne ate kohe sistemi komunist,po sot cfare kemi.
Mark uk
Une u nisa per te shkuar ne hene,po u erre nata dhe u ktheva.Edhe piloti sa u nis per ta detyruar avionin jugosllave per tu dorzuar,po kishte ikur.Prralla komunistesh.
shkreli
Un e kam njoft personalisht, Per mua njeri shum perfekt ai dhe shum koleg te tij i kujtoj me rrespekt. Ndryshe dote kishin shkuar punet ne Shqipri sikur te kishin drejtuar njerz te tille. I uroj familjarisht gjith te mirat atij dhe kolegve si Shahin Guraj, Maksim Shehu , Martin Bregu ,Pjeter Biba, Lulash Marku e shum te tjer.....
shkreli
Un e kam njoft personalisht, Per mua njeri shum perfekt ai dhe shum koleg te tij i kujtoj me rrespekt. Ndryshe dote kishin shkuar punet ne Shqipri sikur te kishin drejtuar njerz te tille. I uroj familjarisht gjith te mirat atij dhe kolegve si Shahin Guraj, Maksim Shehu , Martin Bregu ,Pjeter Biba, Lulash Marku e shum te tjer.....
Pa Emër
Mark uk.
Po habin e vlersimit te gjeneralit Amerikan qe ish shprehur se Shqiperia ka avion po jo pilot.Ne fund u shpreh:
,??Edhe te ne nė Amerikė ka pilotė tė tillė,??.
Tashti ti byk uk,pirdhu mos merr guximin te shprehesh mendime se je bajat.E din vetveten te madhnushem po vetem krunde permban kafka e yte.
mergimtari fv
Mark, ky pilot me te gjithe ushtaraket jane bij te Shqiperise qe japin jeten per atdhe , jo si ti mor hale qe ēdo gje e lidh me komunizmin , ti ke shit dhent e droge qe shkove klandestin ne UK dhe na ben trimin anti-komunist .
Beni
Respekt dhe nderim te vecante per te gjithe ata pilote trima, profesioniste dhe njerez te medhenj. Ata kane qene heronj te vertete. Bij fshataresh qe drejtonin tekniken e fjales se fundit. Shikoni tani ku eshte katandisur flota shqiptare, gjoja anetare e NATO-se!
balo-qeni
Komandant Keci respekt per ju keni qene pilot e njeri i mire.Por nje gje nuk e hoqe qe nuk e hoqe MBETE KOMUNISTE edhe tani kengen e Enverit kendon.me ngjave mua qe QEN qe QEN mbeta nuk ndryshova edhe tani kengen e qenit po kendoj.
balo-qeni
Komandant Keci respekt per ju keni qene pilot e njeri i mire.Por nje gje nuk e hoqe qe nuk e hoqe MBETE KOMUNISTE edhe tani kengen e Enverit kendon.me ngjave mua qe QEN qe QEN mbeta nuk ndryshova edhe tani kengen e qenit po kendoj.
Pa Emër
po




Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 4 =
Shqiptarėt mbushin rrugėt e Nju Jorkut me flamuj
Vetėm njė ditė na ndan nga 102-vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe atmosfera nuk ka pėrfshirė vetėm trojet shqiptare, por edhe rrugėt e Nju Jorkut. Portali amerikan  “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” nė Nju Jork ėshtė mbushur me flamuj shqiptarė me rastin e 28 Nėntorit, por pa lejen e b
Krijohet harta e rrymave oqeanike
Shkencėtarėt kanė krijuar pėr herė tė parė nė histori njė hartė tė saktė tė lėvizjes sė rrymave oqeanike. Ky model do tė ndihmojė studiuesit tė kuptojmė se si lėvizin ujėrat e oqeaneve dhe kush ndikon tek kėtė lėvizje. Tė dhėnėt janė marrė nga satelitė tė ndryshėm, por mė shumė nga Agjencia Evr
Do njė muaj tė lindė dhe ngre peshėn 100 kg
Katja Harjanne ėshtė njė femėr qė mund tė mbaje plot 100 kilogram, pavarėsisht se ajo ėshtė nė muajin e tetė tė shtatzėnisė. 39-vjeēarja, e cila ėshtė 38 javė nė shtatzėninė e saj tė parė, merr pjesė nė ngritjen e peshave tė rėnda nė seancat CrossFit, dhe beson se kjo ėshtė njė praktikė qė e ka ndi