Monografia e parė pėr “Gjeneralin e Ushtrisė sė Vdekur”
  • Duke e vlerėsuar romanin “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” si pasaportė tė letėrsisė shqipe, Ag. Apolloni i qaset multi-metodave, duke filluar nga paraqitja sintetizuese e zhanrit tė romanit botėror, pėr tė vazhduar te gjetja e zanafillės
 
Publikuar më 17.03.2013 | 16:13

Gėzim Aliu

-Romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ėshtė territor i gjerė stilistik. Ribotimet me ndryshime tė romanit shndėrrohen nė paradigmė autoriale, por edhe kontekstuale dhe kėshtu edhe ia japin titullin monografisė sė Ag Apollonit. Proteusi, kjo qenie mitologjike greke, qė ndryshon formė dhe ėshtė vėshtirė i kapshėm, sipas Apollonit, “Paradigmėm e Proteut”, (OM, Prishtinė 2012) e ilustron mė sė miri procesin e krijimit tė “Gjeneralit...”, proces qė ende nuk ka pėrfunduar “. Romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ka poetikė proteane, prandaj edhe e kemi kėtė titull tė monografisė. Menelau e zapton qenien mitologjike Proteun, ‘plakun e detit’ qė ndėrron trajtat (Libri IV i “Odisesė” sė Homerit) pėr t’ia treguar udhėn e kthimit nė shtėpi, e ne tash tė shohim si e “zapton” Apolloni “Gjeneralin” pėr tė na treguar si ka udhėtuar drejt thelbit tė romanit pėrfaqėsues tė letėrsisė shqipe. Duke e vlerėsuar si roman pasaportė tė letėrsisė shqipe, Apolloni i qaset pėrmes multi-metodave, duke filluar nga paraqitja sintetizuese e zhanrit tė romanit botėror, shqiptar dhe tė romanit tė Kadaresė, pėr tė vazhduar te gjetja e zanafillės sė romanit “Gjenerali” dhe krahasimi i versioneve e varianteve tė tij, mė tutje te poetika (narratologji, deskriptologji, retorikė) pėr tė dalė te intra dhe interteksti, e pėr tė pėrfunduar te intermedialiteti dhe kritika pėr romanin. Monografia ndahet nė katėr njėsi tė mėdha. Po i quaj njėsi, sepse, secila prej tyre, me plotėsimet e duhura, do tė mund tė paraqisnin libra autonomė, por nė veprėn e Apollonit kėto njėsi dalin natyrisht tė ndėrlidhura e qė kanė pėr qendėr tekstin e romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Nė njėsinė e parė

“Regjistri i romanit”, shihet nė mėnyrė tė kondensuar zhvillimi i zhanrit tė romanit, qė nga kohėt e hershme e deri mė tani; pak mė tutje i bėhet njė sintezė romanit shqiptar, duke evidencuar prirjet, temat, stilet, kontekstin historik tė zhvillimit dhe duke vlerėsuar se sado modeste, kjo paraqet traditėn e romanit shqiptar, e cila vazhdon, por me sforcim tė theksuar e tė thelluar ideologjik pas Luftės sė Dytė, kur imponohet doktrina e realizmit socialist. Duke e krahasuar me romancierėt bashkėkohės, Apolloni nuk e fut romanin e Kadaresė te asnjėri model apo formacion shkrimi, e quan tė afėrt me tė lashtėt e tė largėt me tė afėrtit; qė i pėrket periudhės sė postmodernizmit, por qė ėshtė realist i katėrfishtė: te vepra e tij gjejmė realizmin, realizmin psikologjik, surrealizmin dhe realizmin magjik. Kadarenė e quan shkrimtar jo tė modės, atemporal, qė nuk lidhet me asnjė kohė dhe u flet tė gjitha kohėve. Duke qenė i tillė, ai sė pari largohet nga doktrina e imponimit dhe kėshtu shkruan njė roman qė bėn kthesė tė jashtėzakonshme nė letėrsinė shqipe. E shkruan njė roman tė bukur, prandaj, ai shquhet pėr thelbin estetik, artistik. Kur Apolloni arrin nė kėtė pikė, do tė thotė tė vlerėsimit se romani “Gjenerali” para sė gjithash ėshtė prozė e bukur, e krijuar pėrmes teknikave narrative, retorike e stilistike, atėherė nė pjesėt pasuese, pėrmes analizės sė thellė nė shumė plane, na e argumenton kėtė mendim.

Pra, pse ky roman ėshtė kėshtu si ėshtė. Nė njėsinė e dytė pėrbėrėse tė kėsaj monografie, tė titulluar “Gjeneza e “Gjeneralit”, Apolloni merret me versionet e variantet e romanit, duke filluar nga ideja e deri te botimi mė i fundit, por i cili, sipas tij, mund tė mos jetė i fundit, pasi Kadare ende konsideron se mund tė ketė diēka pėr tė shtuar nė tė. Nė kėtė pjesė ndryshimet shihen nė idetė, temat, ndryshimet gjuhėsore, stilistikore, tė kompozicionit dhe tė zhanrit. E fillon me Gjeneralin e vitit 1962, botuar si tregim, vazhdon te Gjenerali i vitit 1963, tashmė me status zhanror tė ndryshuar nga tregim nė roman, duke analizuar nė detaje transformimin qė ndodh; kėtė transformim e pėrcjell, me po kėtė sy tė kujdesshėm, edhe te versioni i vitit 1967, varianti i vitit 1971 dhe ribotimi i parė i pasdiktaturės, nė vitin 1998. Tė gjithė kėtė Labor Limae tė Kadaresė, Ag Apolloni e vėshtron pėrmes njė thjerrėze tė fuqishme analitike, deri nė detajet mė tė vogla, siē janė ndryshimet e disa shkronjave, fjalėve e fjalive nga njėri version nė variantin tjetėr e madje edhe te evidencimi i shpeshtimit tė presjeve apo shenjave tė tjera tė pikėsimit. Do tė thotė, studiuesit Apolloni nuk i shpėton asgjė nga vėshtrimi. Njėsia e tretė e monografisė pėr “Gjeneralin”, paraqet edhe pjesėn qendrore tė saj.

E titulluar “Poetika e romanit”, ajo ndahet nė tri pjesė tė mėdha: narratologji, deskriptologji dhe retorikė. Nė pjesėn e parė i shohim nivelet narrative tė romanit, strukturėn narrative, narracionin, narratorin, vokalizatorin, fokalizatorin, narraterin, syzheun, kohėn, ritmin, paralelizmin, sekuencėn logjike, suspensin dhe surprizėn. I pėrmenda me qėllim tė gjitha kėto elemente narratologjike tė romanit tė cilat i ka analizuar Apolloni. Duke qenė se nė studimet tona ende nuk ka tė pėrkthyer ndonjė libėr tė narratologjisė, kjo monografi mund tė merret si literaturė mjaft e dobishme pėr tė gjithė qė mendojnė t’i qasen tekstit pėrmes analizės narratologjike. Pjesa e dytė e njėsisė mbi poetikėn e romanit titullohet “Deskriptologji” dhe ėshtė disiplinė tė cilėn, nė tė vėrtetė, e propozon Apolloni. Mė tutje e lidh hapėsirėn me personazhin, hapėsirėn me kohėn dhe hapėsirėn me ngjarjen. Apolloni konstaton se nė planin deskriptiv, Kadare ėshtė njė piktor me shumė stile. Ndėrkaq, pjesa e tretė e njėsisė sė tretė tė monografisė ka tė bėjė me retorikėn, ku gėrshetohet analiza e romanit me teorizimet. Shihen tonet e rrėfimit, tragjik e komik, flitet pėr makinėn retorike dhe protejformen, ndėrkaq pikė qendrore e kėsaj pjese ėshtė analiza e figurave, ku Apolloni bėn regjistrin e 33 figurave, duke e ilustruar secilėn figurė qė identifikon me njė copė teksti tė romanit.

Njėsia e katėrt, e titulluar “Transtekstualiteti”, fillon me paratekstualitetin, ku gjejmė informata interesante pėr botimet dhe numrin e tirazhit tė kopjeve tė romanit, shtėpitė botuese shqiptare dhe tė huaja qė e botojnė; Apolloni ua kushton njė analizė interesante epigramit tė romanit, nė ide dhe gramatikė, kapitujve, mendimeve tė vetė Kadaresė pėr romanin, kritikės pėr tė dhe e pėrfundon me epiteks- tin privat, do tė thotė me komunikimin jozyrtar mes studiuesit Apolloni dhe autorit Kadare. Nė pjesėt pasuese tė njėsisė sė katėrt kemi edhe kapitullin mbi “Intratekstualitetin”, ku “Gjenerali” shihet nė relacion intratekstual me veprat e tjera tė tij, duke filluar nga poemat e deri te romanet dhe esetė. Idenė e “Gjeneralit” e gjen nėpėr vargjet e shkruara paraprakisht nga Kadare, si nė vėllimet “Shekulli im” dhe “Pėrse mendohen kėto male”, pastaj shihet se si “Gjenerali” hyn nė marrėdhėnie intratekstuale me romanet e tjerė tė Kadaresė, si pėr shembull me: “Qyteti pa reklama”, “Kronikė nė gur”, “Dasma”, “Kėshtjella”, “Nėntori i njė kryeqyteti”, “Dimri i vetmisė sė madhe”, “Koncert nė fund tė dimrit” etj. Ndėrkaq, nga esetė, shprehet se “Autobiografia e popullit nė vargje” lidhet me “Gjeneralin” pėrmes interpretimit tė disa kėngėve popullore nė tė dyja veprat, por nė roman ato zbėrthehen nė mėnyrė tendencioze nga prifti, kurse nė ese autori ka diskurs afirmativ ndaj tyre, duke e kundėrshtuar kėshtu personazhin e vet.

Apolloni evidenton dialogun e Kadaresė nga Homeri te Hemingway, duke u shprehur se Eskili, Shekspiri dhe Gogoli janė trinia e shenjtė letrare qė e adhuron Kadare. Apolloni shprehet se “Gjenerali” dialogon me dy grupe tekstesh: anonime dhe autoriale dhe e nis udhėtimin krahasimtar qė nga miti, bibla e folklori pėr tė gjetur pikėtakime tė romanit me veprat e Homerit, Eskilit e tė tjerėve shkrimtarė tė mėdhenj. Relacioneve me Eskilin Apolloni ua kushton mė sė shumti faqe nė kėtė pjesė, pasi edhe vetė Kadare e pėlqen fort tragjedianin antik. “Gjenerali” shihet sidomos nė krahasim me tragjedinė “Persėt”, pasi e kemi temėn e qėndresės, idenė e luftės sė tė voglit kundėr tė madhit (Davidi e Goliati), dhe humbjen e turpshme tė kėtij tė fundit. Kėtu ėshtė pėr t’u pėrmendur ēėshtja e katarzės sė famshme tė Aristotelit, e cila, te tragjedia “Persėt” nuk funksionon, pasi nuk zgjon mėshirė e frikė te shikuesit grekė, tė cilėt natyrisht qė nuk ndiejnė mėshirė ndaj disfatės sė pushtuesve tė dikurshėm. Apolloni thotė qė tragjedia “Persėt” nuk e pėrfill katarzėn standarde tė Aristotelit, por e krijon njė katarzė tė re, qė zgjon ndjenjėn e krenarisė kombėtare tė popullit tė vogėl qė e fiton luftėn kundėr pushtuesit tė madh.

Nė tė dyja rastet, edhe te grekėt e vjetėr, edhe tė shqiptarėt, kėto dy vepra e zgjojnė kėtė tip tė ri tė katarzės sė krenarisė kombėtare, tė atdhedashurisė dhe tė urrejtjes ndaj armikut. Autorė dhe vepra tė tjera me tė cilėt e krahason Apolloni “Gjeneralin” janė edhe Dante Aligieri “Komedia hyjnore” (paradigma e udhėtimit tė pėrbashkėt tė dy personave, nė kėtė rast vetėm nė ferr). Intermedialiteti, ndėrkaq, ka tė bėjė me krahasimin e romanit, pra letėrsisė, me artet e tjera. Nė kėtė kapitull, Apolloni e sheh romanin nė lidhje intermediale sidomos me filmin, por edhe me inskenimet, pikturėn, gravurėn, skulpturėn, arkitekturėn, baletin dhe muzikėn. E gjejmė nė kėtė pjesė edhe njė analizė tė inskenimeve, si pėr shembull tė Pirro Manit, tė cilin e quan tė suksesshėm. Por, tė tillė, duke e argumentuar, nuk e quan inskenimin e Dino Mustafiqit. Pak radhė ia kushton edhe baletit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, i realizuar nė vitet 1977 dhe 2009 nė Tiranė 

Monografi 

“Paradigma e Proteut” ėshtė e para monografi pėr romanin “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”. Romani analizohet nė shumė plane dhe i detajuar. Kėtė vepėr e shquan gjuha e qartė dhe koncize. Ndėrtohet pėrgjithėsisht sipas procedurės: ngritje e problemit, teorizim, evidencim dhe analizim, shoqėruar me ilustrime. Vlerėsimet nuk janė tė shpeshta dhe kėshtu e ruajnė diskursin shkencor deri nė fund. Siē e thamė, ilustrime ka mjaft, kėshtu qė shpesh, gjatė leximit tė monografisė, tė krijohet pėrshtypja se po e shikon romanin “Gjenerali” pėrmes thjerrėzės sė fuqishme analitike tė Apollonit. Edhe elementet mė tė vogla, deri te presjet, nuk i kanė ikur kėsaj thjerrėze. “Paradigma e Proteut” ėshtė vepėr studimore qė rri njė shkallė mė lart se “Parabola postmoderne”, pra autori e kapėrcen veten, gjė kjo e natyrshme dhe e kėrkueshme. 


Videot e fundit
10 Komente
V.Rushiti
zoteria Kadae, shkruaj ore nje here per shqiperine e sotme or derezi,leri historirtat e lashta,shqipove u duhet e sotmja.
Kastriot
I nderuar Gėzim,kam respekt pėr atė qė ke bėrė.Vepra sado e keqe qė tė jetė,brenda mundė,djersė dhe vlera.Kam mendimin se Apolloni nuk ėshtė mit Grek siç vazhdoni nė ujrat e turbullta ju autorėt,kritikėt apo romancierėt.Apoloni ėshtė pelargo-ilir.Pse? Shih nė tė gjitha veprat e autorve tė vjetėr dhe antik se çfarė thonė pėr Apolloninė e Fierit.Nė 33 qytete nė botė me tė njėjtin emėr,Apollonia e Fierit ėshtė mė e lashta,tė paktėn gjer mė sot vjen nė shek.VII-VI p.e.re.Vetėm ky fakt tė bėn tė mendosh,qė ju autorė,kur merrni rrugėn pėr tė shkruar histori.bėni histori shkencore e jo histori oborresh.Tė kėshilloj tė shkosh atje nė Apolloni,tė shikosh,tė mendosh,dhe tė ngelesh pa mend se pse Apollonia ėshtė para helenėve me helenizmin e tyre...Na lodhėt me "kulturėn" tuaj tė cunguar.
ANTEU
Kastriotit.
A e di ti Kaçi prejardhjen e emrit Apolloni?
Nga dalka ky emėr me prejardhje pellazgo-ilire???
Oh, Zot, kur dalin disa qė jo vetėm nuk dinė pėr vete, por mundohen tė vėnė nė dyshim njohuritė e specialistėve!!!
Halit Teneqja
I nderuar Kastriot,
Vetėm desha tė tė informojė se ky Apolloni, e kishte pasur mbiemrin Teneqeja, pra ky tipi ka bėrė njė ndryshim ,??cilėsor,??, nga njė emėr i rėndomtė farkėtari ėshtė shndėrruar nė njė ,??mbretėror,??.
Teneqja
fatmiri
Ky shkrim me lodhi dhe nuk perfitova asgje. Perralla pa mbret fare. Shkrime te tilla me shume prishin se ndreqin. Dhe prishja ka kohe qe ka filluar me keta interpretues te rinj qe duan te ēpikin e jo te zbulojne lashtesine.
Skela
Kadare Ik se na ngaterrove muhabetin. Nuk eshte koha per ty sepse ti ke mbetur pas. Shqiptaret kane halle me te medha se ato qe shkruan ti. I le ne balte ne koherat me te veshtira. Te siguroj qe nuk ka mbetur njeri te emocionohet nga shkrimet e tua.
Skela
Kadare Ik se na ngaterrove muhabetin. Nuk eshte koha per ty sepse ti ke mbetur pas. Shqiptaret kane halle me te medha se ato qe shkruan ti. I le ne balte ne koherat me te veshtira. Te siguroj qe nuk ka mbetur njeri te emocionohet nga shkrimet e tua.
Pa Emër
STAMBOLLI DIGJET,K...A KRIHET...!
demos
Kujt i thua ore te shkruaje per te sotmen ? Ismaili ka frike nga cdo dite e sotme ,mezi pret qe te vdese te preke ditet e shkuara , sigurisht do te takoje Homerin,Virgjilin,Danten.. jo, jo Danten, se Ismaili ka frike nga rrathet e Dantes.
rezart palluqi
Letėrsia bardhė e zi e Kadaresė

Shkrimtari i universal derdh 9 pika loti pėr viktimėn dhe 5 pika loti pėr vrasėsin e tij/saj. Ai shkrimtar qė nuk e bėn kėtė, derdh nga sytė e tij lotė tė helmuar, te cilėt letėrsisė i heqin ngjyrat, e bėjnė atė bardhė zi!
Kėtė bėn Kadareja me Gjeneralin e ushtarėve italianė qė u vranė nė Shqipėri.

Nuk do hyj nė analiza tė hollėsishme sepse kėto janė karamele pėr kritikėt dhe jo pėr mua, shkrimtar.
Pėr mendimin tim, tek ky libėr ( por edhe shumė libra tė tjerė tė tij) ai na skicon njė figurė bardhė e zi dhe koncepti i tij nuk ėshtė origjinal.

Pėrse?

1) Po filloj me origjinalitetin.
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur ėshtė njė riprodhim ordiner i kryeveprės sė madhe tė Gogolit, Shpirtėrat e vdekur. Gjenerali i Kadaresė pėrngjan nga pamja e jashtme( e brėndshme jo e jo, sepse ai shpreh dhimbje, keqardhje tė vėrtetė pėr fshatarėt e vdekur rusė ) me personazhin e Gogolit. Qė tė dy personazhet kėrkojnė tė vdekurit: ai i Gogolit shpirtėrat rusė dhe ai i Kadaresė kockat e ushtarėve tė vdekur. Qė tė dy bredhin me shpresėn qė tė zbulojnė sa mė shumė shpirtėra tė vdekurish.

2) Pėrse ėshtė romani bardh e zi?

Italianėt fashistė dalin tė kėqinj ndėrsa pala tjetėr e mirė. Nuk ka nuancim letrar, kėndvėshtrim sado pak me ngjyra. Dikush mund tė thotė si arrihet kjo kur bėhet fjalė pėr luftė?
Po, arrihet. Kemi vėrtetė tė bėjmė me dy palė kundėrshtare, por qė janė njerėz, me shpirt, ėndrra, familje, tė cilat pėrpara se filan IDIOT UDHĖHEQĖS t,??i hidhte nė luftė si peshkaqenė tė egėrsuar, ėndėrronin pėr liri dhe mirėqėnie, njėlloj si pala mbrojtėse.
Shkrimtari i madh pra, e shmang kėtė kurth gazetaresk, duke i pėrmendur njerėzimit se ushtarėt italianė me xhepa tė mbushur me bomba, tė cilėt Gjenerali u kėrkon eshtrat, puthnin 25 vite mė parė vajza tė bukura, ėndėrronin tė ndėrtonin familje dhe realizonin suksese tė mėdha nė jetė.
Pra duhej filluar me jetėn e ushtarėve pėrpara se ata u hodhėn nė luftė, tė shpjegoheshin arsyet politike dhe psikologjike qė ata i shtynė tė pranojnė luftėn, dhe pastaj tė flitej pėr kėrkimin e eshtrave.
Shkurt: nuk mund tė pėrmendėsh vetėm sjelljen e ushtarit tė vdekur gjatė luftės, sepse atėherė ai, pra agresori, del dashje pa dashje, supernegativ dhe pala mbrojtėse super-pozitive. Dhe kėto janė kontraste bardhė e zi.

Gjenerali ironizohet kėmbė e krye nė tė gjitha veprimet e tij. Ironia ėshtė armė e fuqishme letrare, por ajo nuk duhet tė kalojė nė nivel barbar. Sidomos pjesa ku gjenerali dėshiron tė kėrcejė nė dasmėn shqiptare ndėrkohė qė ai shkoi atje pėr tė zbuluar eshtrat e ushtarėve tė tij. Njė gjeneral Musolinas mund ta ketė bėrė por jo nė vende publike.
Pastaj fragmenti i dasmės shqiptare ėshtė varrosja mė e tmerrshme qė mund t,??i bėjė njė shkrimtar popullit tė tij.

Populli shqiptar dergjej nėn darėn e diktaturės hoxhiste, ndėrsa Kadare pėrmend aty dasmėn shqiptare, me pleq qė e kanė çibukun mė tė trashė se sa cigarja e gjeneralit ( ajo mund tė simbolizojė edhe penisin e shqiptarit mė tė trashė se atij tė italianit), thua sikur shqiptarėt jetonin tė lirė, dhe jo mijėra prej tyre u groposėn nė netė pa hėnė.
Ua, çfarė arrogance ballkanike! Çfarė mburrje burracake por edhe mesazhi te falcifikuar mund tė ketė dėrguar ky pasazh dasme tek njė lexues italian i cili kur e ka lexuar mund tė ketė thėnė : lum si shqiptarėt qė dėfrejnė nė dasėm dhe mjerė gjenerali ynė qė nuk e shijon dot dasmėn por i duhet tė merret me zbulimin e eshtrave tė ushtarėve!
Po, po, shqiptarėt defrenin me dasmėn vrasėse tė diktaturės hoxhiste, dhe gjenerali na shfaqet si dasmor qesharak.
E pabesueshme! Tė paktėn gjenerali bėri mundimin dhe i zhvarrosi trupat e ushtarėve tė tij, ndėrsa bashkėqytetasi i Kadaresė, Hoxha, i varrosi ata pa nam e pa nishan, dhe Kadareja i mbylli tė dy sytė qėllimisht.

Kadareja pėrpiqet ta veshė gjeneralin me dhimbje, por ajo ėshtė artificiale, dhe kjo ndodh çdo herė kur shkrimtari shtiret, dhe nuk e ndjen dhimbjen personalisht.
Dhe Kadareja e ka plotėsisht mendjen tek riprodhimi sa mė i bukur i librit tė Gogolit, se sa pėrshkrimi sa mė i pa-anshėm i zbulimit tė eshtrave tė ushtarėve tė pafatė italianė.


Kujt i shėrbeu ky roman bardhė e zi?

1) Urrejtjes pa datė skadence tė bashkėqytetasit tė Kadaresė, Enver Hoxhės ndaj fashistėve. Ky i fundit rrihte gjoksin se ishte ai qė i dėboi fashistėt nga Shqipėria, dhe Kadareja i frynte atij gjoksin me oksigjen tė sėmurė letrar.

2) Dramės sė tmerrshme tė izraelitėve. Deri diku qėndron kjo, por jo plotėsisht. Pėrse ?
Evropa ka qenė shumė mė herėt se Hitleri, antisemite. Izraelitėt nuk mundeshin tė shkolloheshin, por vetėm tė tregtonin.
Evropianėt, me Holandėn kryekampione, vendin ku unė banoj, i dorėzuan izraletitėt tek Hitleri kundrejt shpėrblimit me para. Prandaj dhe kjo e fundit, pra Holanda, e mbron politikėn izraelite pa datė skadence vetėm e vetėm pėr tė mos dalė nė diell fytyra e saj e vėrtetė nė periudhėn hitleriane dhe para saj.

Pra, nuk ėshtė vetėm Kadareja, por edhe dhjetėra shkrimtarė tė tjerė evropianė tė cilėt i mbyllėn sytė ndaj anti-semitizmit evropian dhe ia hodhėn Hitlerit tė gjithė pėrgjegjėsinė e Holokaustit.
Sidoqoftė symbyllja e Kadaresė ėshtė barbare sepse nuk mund tė tallesh me njė gjeneral qė kėrkon eshtrat e ushtarėve tė tij, dhe tė anashkalosh me djallėzi primitive groposjen e mijėra shqiptarėve nga Hoxha.
Nė atė kohė, evropianėt ishin tė gjithė tė çmendur, antisemitė, vetėm se Hitleri ishte i kryençmenduri.

Dhe dėmi qė ka shkaktuar ky roman dhe shumė tė tjerė tė shkruajtur rreth luftės sė dytė botėrore ėshtė pėr mendimin tim shumė i madh.
Pėrse? Evropa nuk bėri njė vetėreflektim tė plotė rreth shkaqeve tė plotė tė dramės tragjike tė izraelitėve, por edhe mė tej, arsyeve tė shpėrthimit tė Luftės sė dytė Botėrore.
Kjo solli si pasojė qė izraelitėt tė lartėsohen dhjetė herė mė shumė se çduhej. Ata, pjesėrisht tė nxitur nga urrejtja dhe frika e egzistencės qė i krijoi Evropa me nė krye Hitlerin, pjesėrisht tė pėrkrahur nga romane bardh e zi si ai i Kadaresė dhe shumė shkrimtarėve tė tjerė evropianė, u shndėrruan nė arrogantė akoma mė tė mėdhenj se sa Hitleri vetė.
Evropa e pasinqertė pra, i pėrqafon romane tė tillė, edhe pse kanė kaluar 45 vjet nga drama izraelite. Dhe tani pėr tė nuk ka rrugė kthimi sepse ajo nuk dėshiron tė pranojė antisemitizmin e saj para-hitlerian dhe pozitat e forta politike dhe ekonomike qė arritėn tė zotėrojnė izraelitėt mbas dramės hitlerike.

Nė mbyllje : pėr momentin, kėtu humbėsja mė e madhe janė Evropa dhe letėrsia e Luftės sė dytė Botėrore.
Evropa ėshtė humbėse sepse e politizoi letėrsinė, e pėrdori atė pėr tė maskuar njė pjesė tė antisemitizmit tė saj para periudhės hitleriane, rrjedhimisht politika e saj e jashtme ėshtė bardhė e zi : e zezė ndaj hitlerizmit/palestinės; e bardhė ndaj vetvetes (aleanca kundėr hitlerit) dhe izraelitėve.
Prandaj edhe antisemitizmi sot ka fituar njė imunitet anti-letrar. Tek gjenerali i Kadaresė letėrsia e sheh gjeneralin me sy dhe duar tė lidhura.

Ndaj antisemitizmit letėrsia evropiane e humbi njė sy, sepse Evropa nuk vetreflektoi siç duhet ndaj dramės izraelite dhe kėta tė fundit i hipėn Evropės kalaqafė, çka mund tė ketė pasoja fatale pėr tė ardhmen e saj.

Ndėrsa letėrsia shqiptare i humbi tė dy sytė, sepse Kadareja u mor me
çvarrosjen e eshtrave tė ushtarėve italianė, dhe anashkaloi me heshtje barbare eshtrat e mijera disidentėve shqiptarė ndaj komunizmit, tė cilėt ende nuk dihet se ku prehen. Kėsaj i thonė tė tallesh me eshtrat e fqinjit tėnd dhe tė harrosh me djallėzi vrasėse eshtrat e vėllezėrve tė tuaj, akoma mė tė pafajshme se sa ushtarėt italianė, sepse ata tek e fundit luajtėn edhe pse pa dashje rolin e pushtuesit, ndėrsa shqiptarėt u vranė nga Gjenerali Hoxha, eshtrat e tė cilit Kadare i groposi me lavde poetike.


Rezart Palluqi
Holandė, 08 maj 2013

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 1 =
ISIS ekzekuton 250 ushtarė sirianė (VIDEO)
Terrori i grupit tė militantėve ekstremistė tė Shtetit Islamik ISIS, nuk ka tė mbaruar. Sė fundmi ata kanė publikuar pamjet filmike tė ekzekutimit tė 250 ushtarėve sirianė qė besohet tė jenė kapur pranė bazės Tabqa pranė qytetit Raqa. Nė video, njė ushtar i ISIS konfirmon vėrtetėsinė e pamjeve duke
Zbardhen detajet e dasmės sė ēiftit Veliaj-Xoxa
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa do tė lidhin martesė nė njė ceremoni madhėshtore qė do zhvillohet nė 6 shtator nė ambientet e Kalasė sė Gjirokastrės. Pas 10 vitesh lidhje dhe 4 bashkėjetesė, ēifti mė nė fund ka vendosur tė kurorėzohet. Mėsohet se dasma do tė zhvillohet me dy ceremoni, darka madhėshtore
16 fakte tė pabesueshme pėr Afrikėn!
Nė njė kohė qė suksesi ekonomik i Afrikės sa vjen edhe po rritet, pasojat e tij ndihen pėrtej kėtij kontinenti. Ka njė zhvillim tė paimagjinueshėm nė kėtė kontinent, qė lidhet me rritjen ekonomike dhe rilindjen kulturore. Transformimi i kėtij kontinenti do e ndryshojė mėnyrėn se si Afrika e sheh bot