PD shpall 33 kandidatėt pėr deputet nė Tiranė
 
  • Jorid a Tabaku dhe Ke ltis Kruja radhiten nė vendet e sig uris ė sė lartė pėr sig urimin e nj ė mand ati 
  • Risi nė kėtė listė ėshtė hyrja e njė nga beniaminėve tė Berishės, Bardh Spahia, i cili dha dorėheqjen nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidentit 
Publikuar më 22.03.2013 | 9:00

Plarent Shehu 

-Partia Demokratike do tė prezantojė sot, gjatė mitingut me rastin e 21 vjetorit tė fitores sė parė dhe hapjes sė fushatės elektorale, grupin e kandidatėve tė qarkut tė Tiranės. Ndryshime radikale ka pėsuar lista e kandidatėve pėr deputetė nė radhitje pėr qarkun e Tiranės. Burime pranė Partisė Demokratike, bėjnė me dije pėr gazetėn ‘Shekulli’ se, tashmė kreu i demokratėve dhe kryeministri Sali Berisha ka gati listėn me 32 kandidatėve pėr deputetė nė qarkun e Tiranės, ku nė kėtė listė kanė hyrė disa emra tė rinj. Lista e siguruar nga selia ‘blu’ ėshtė pothuajse e pėrfunduar, sa i pėrket radhitjes sė kandidatėve nga 1 deri tek 32, me pėrjashtim tė ndonjė lėvizjeje tė fundit tė cilėn Kryeministri mund ta bėjė pėr efekt elektoral apo kėrkesė nga baza demokrate. Kėshtu, deputetja Lajla Pėrnaska nuk do tė jetė mė nė zonėn e sigurt tė pėrfitimit tė mandatit tė deputetit dhe radhitet e 20-a si kandidate nė listė, nė krahasim me vitin 2009 kur ajo gjendej nė vendin e 15. Vendin e deputetes aktuale tė PD-sė Pėrnaska do ta zėrė emri i ish zėvendėsministres sė Integrimit Grida Duma, e cila ėshtė njė nga risitė e listės dhe hyn pėr herė tė parė nė listėn e kandidatėve tė PD-sė. Njė tjetėr femėr e cila do tė ketė fatin e deputetes Pėrnaska ėshtė dhe aktorja e deputetja, Rajmonda Bulku, e cila do tė jetė nė listėn e kandidatėve, por emri i saj s’postohet nė vendin e 25 nga vendi i 3-tė qė ishte nė zgjedhjet e 2009-ės. Vendin e zonjės Bulku nė listėn e kandidatėve do ta zėrė kėshilltarja pėr ēėshtjet ekonomike e Kryeministrit Berisha, Zana Guxholli. Njė nga ndryshime radikale tė listės sė kandidatėve pėr qarkun e Tiranės ėshtė hyrja nė vendet e sigurisė sė lartė pėr deputetė tė kreut tė LZHK-sė, Dashamir Shehit dhe ish-kryetarit tė PD-sė, Eduard Selami. Dy kandidatura tė cilat renditen pėrkatėsisht; i pari nė vendin e 14-t dhe i dyti nė atė tė 16-t. Jo mė kot Dashamir Shehi ėshtė renditur nė vendin e 16-t, vend i zonės gri ku mandati i deputetit nuk ėshtė i sigurisė sė plotė siē ėshtė vendi i Eduart Selamit, pasi kreu i LZHK-sė duhet tė punojė fort sipas selisė ‘blu’ me qėllim qė 6-7 mijė vota tė cilat ajo pretendon se ka 10 vjet qė i merr nė Tiranė e rrethina t’i mundėsojnė marrjen e mandatit tė 16 PD-sė dhe vet Shehit. Njė tjetėr risi nė kėtė listė tė kandidatėve pėr deputetė ėshtė dhe hyrja e njė tjetėr eksponenti tė PD-sė dhe njė nga beniaminėt e kryeministrit Sali Berisha, z. Bardh Spahia, i cili vlen tė theksohet se ditė mė parė ka dhėnė dorėheqjen nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidentit tė Republikės. Nėnkryetarja e Bashkisė sė Tiranės Jorida Tabaku si dhe Prefekti i qarkut tė Tiranės Keltis Kruja do tė jenė pėrsėri nė listėn shumėemėrore tė PD-sė tė kandidatėve pėr deputetė pėr qarkun e Tiranės, por kėsaj radhe mė njė ndryshim shumė tė madh, do tė jenė nė zonėn e sigurisė sė lartė pėr sigurimin e mandatit tė deputetit nė Kuvendin e Shqipėrisė. Tabaku e Kruja do tė renditen respektivisht nė vendin e 11-t dhe tė 4-t. Risitė e listės sė kandidatėve pėr deputetėt nė qarkun e Tiranės mbyllen me kandidaturėn e kreut aktual tė hipotekave Arben Qirjako, i cili edhe pse ka qenė edhe nė listėn e zgjedhjeve tė vitit 2009-s nė Tiranė kėsaj radhe ngjitet ndjeshėm nė vend tė 17-t dhe ka mė shumė shpresa sesa katėr vite mė parė ku renditej nė vendin e 26-t. Dy janė ikjet ose heqjet nga lista e qarkut Tiranė ku emri mė i bujshėm ėshtė ai i ministrit tė Mbrojtjes Arben Imami, i cili do tė kandidojė nė qarkun e Elbasanit dhe do tė jetė i pari nė listėn e kėtij qarku. Njė tjetėr emėr qė nuk ėshtė me kjo pėr arsye se ėshtė zgjedhur President i Republikės ėshtė emri i z. Bujar Nishani i cili ėshtė zgjedhur nė 2009-n deputet me listėn e kandidatėve tė qarkut tė Tiranės. Dy emrat e fundit janė zėvendėsuar respektivisht nga z. Dashamir Shehi dhe i kthyeri nga SHBA-tė Eduart selami, por me njė renditje tė ndryshme nga ajo e zgjedhjeve tė 2009-s. Ky ekip dhe kjo listė sipas PD-sė do tė jetė pėr kryeministrin Sali Berisha, i cili do tė prezantojė disa prej tyre sot nė mitingun e hapjes sė fushatės, do tė jetė ekipi fitues i PD-sė nė zgjedhjet e 23 qershorit pėr qarkun e Tiranės.

Ish Sekretari i Nishanit

Bardh Spahia ish Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidentit tė Republikės, ka dhėnė dorėheqjen nga posti qė mbante prej shtatė muajsh nė Presidencė. Ishzėvendėsministri i Shėndetėsisė, i cili la postin nė Ekzekutiv pėr tė qenė pjesė e stafit tė ngushtė tė Presidentit Bujar Nishani, ka firmosur shkresėn e dorėheqjes nga posti i sekretarit tė Pėrgjithshėm. Dorėheqja e sekretarit tė Pėrgjithshėm ėshtė konfirmuar nga zyra e shtypit pranė kreut tė shtetit. Emri i Bardh Spahisė nė postin e sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Presidencė u pėrfol se u propozua nga Kryeministri Sali Berisha. Ish-zėvendėsministri i Shėndetėsisė prej shtatė muajsh ka qenė nė detyrė dhe ka marrė pjesė nė procese tė rėndėsishme tė pėrzgjedhjes sė emrave tė figurave mė tė rėndėsishme tė institucioneve tė Drejtėsisė dhe Inteligjencės. Ish-sekretari i Pėrgjithshėm, Spahia, ishte nė detyrė kur u shkarkua kreu i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Bahri Shaqiri dhe zėvendėsimi i tij me Visho Ajazi Likėn. Po ashtu, ish sekretari i Pėrgjithshėm i Presidentit ka asistuar nė vendimmarrjen pėr zgjedhjen e kryeprokurorit tė ri Adriatik Llalla dhe ndėrprerjen e mandatit tė Ina Ramės.

Pėrjashtimi

Kreu i LZHK-sė, Dashamir Shehi do tė jetė njė nga pėrjashtimet e rralla qė Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha do tė bėjė nė kėto zgjedhje parlamentare. Burime brenda selisė ‘blu’ bėjnė me dije se tashmė ėshtė vendosur nga kryeministri Berisha qė Shehi do tė jetė nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė qarkut tė Tiranės pėr PD-sė, pasi kreu i LZHK-sė, sipas demokratėve, ka njė elektorat stabėl dhe tė pėrhershėm nė qarkun e Tiranės dhe do tė arrijė ti sjellė PD-sė 6-7 mijė vota.

“Jo koalicion me PS-nė me kushtet e Ramės”

Lėvizja Socialiste pėr Integrim nuk do tė pranojė njė koalicion me Partinė Socialiste me kushtet qė kryesocialisti Edi Rama u ka vendosur aleatėve. Deklarata ėshtė bėrė nga deputeti i LSI-sė Nasip Naēo njė ditė pas takimit tė Ramės me aleatėt. Deputeti i qarkut tė Beratit deklaroi se koalicionet nuk bėhen me shkėmbim votash apo me vende pune , teksa shton se pėr shkak tė kėtyre “lojėrave”, PS ka humbur dy herė zgjedhjet. Deputeti i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim thekson se LSI do tė bėjė koalicion me ēdo parti qė pranon idetė dhe platformėn e saj. Partia Socialiste ka pėr caktuar dje, mėnyrėn e bashkėpunimit dhe bashkėqeverisjes me aleatėt e saj. Nė njė takim tė zgjeruar, ku morėn pjesė edhe 8 aleatė tė rinj tė koalicionit opozitar, kreu socialist Edi Rama u bėri tė qartė aleatėve cakun e votave qė ata duhet tė sigurojnė pėr tė qenė pjesė e qeverisė. Nė projekt-platformėn e paraqitur nga Rama, thuhet se, nėse njė parti e vogėl merr nga 100 deri nė 500 vota nė njė qark, ajo ndan pushtetin nė rang lokal, pra merr poste brenda atij qarku. Nėse njė parti siguron nga 1 mijė deri nė 5 mijė vota nė rang kombėtar, ndahen poste edhe nė nivel qendror, veē atij lokal. Por duhen mbi 10 mijė vota nė rang qarku, qė sigurojnė njė deputet, qė njė parti e vogėl tė jetė pjesė e bashkėqeverisjes nė nivel qendror, pra qė kjo parti tė ketė mundėsinė e marrjes sė njė posti ministror apo zv/ministri. Nė kėtė pikė ka pasur sugjerime dhe vėrejtje. 

2009 

1.Sali Berisha 

2. Aldo Bumēi 

3.Rajmonda Bulku 

4.Bujar Nishani 

5.Majlinda Bregu 

6.Gerti Bogdani 

7.Genti Strazimiri 

8. Florian Mima 

9. Ilir Rusmajli 

10. Myqerem Tafaj 

11. Luan Skuqi 

12. Tritan Shehu 

13. Viktor Gumi 

14. Arben Imami 

15. Lajla Pėrnaska 

16. Vath Tabaku 

17. Jonida Tabaku 

18. Edit Harxhi 

19. Altin Ndroqi 

20. Kastriot Sulko 

21. Galip Ramadhi 

22. Taulant Bino 

23. Ermal Topi 

24. Gjergji Bojaxhi 

25. Indrit Tortuzi 

26. Arben Qirjako 

27. Ferdinand Shehu 

28. Jera Kruja 

29. Arta Stakja 

30. Migena Reēi 

31. Gerti Skruja

32. Ylber Vata 

2013 

1. Sali Berisha 

2. Aldo Bumēi 

3. Suzana Guxholli 

4. Keltis Kruja 

5. Majlinda Bregu 

6. Gerti Bogdani 

7. Genti Strazimiri 

8. Florian Mima 

9. Ilir Rusmajli 

10. Myqerem Tafaj 

11. Jorida Tabaku 

12. Tritan Shehu 

13. Viktor Gumi 

14. Eduart Selami 

15. Grida Duma 

16. Dashamir Shehi 

17. Arben Qirjako 

18. Ferdinand Shehu 

19. Bardhyl Spahia 

20. Lajla Pėrnaska 

21. Altin Ndroqi 

22. Kastriot Sulko 

23. Galip Ramadhi 

24. Taulant Bino 

25. Rajmonda Bulku 

26. Indrit Tortuzi 

27. Luan Skuqi 

28. Jera Kruja 

29. Arta Stakja 

30. Migena Reēi 

31. Gerti Skruja 

32. Ylber Vata

 

 


Videot e fundit
4 Komente
alush
Po ky Dash Shehi nuk di se ku ti heqe pantallonat me pare.Eka nxjere b..... ne pazar
Pa Emër
Alush merru me bu ... tende
poseidoni
Ore askushi pa emer. U ofendove ne emer te buzepremit? Nuk e dija qe dash shehi qeka edhe dyrdyl qe ti i ruan b... nga ofendimet.
Pa Emër
PO ARBEN IMAMIN KU E KE O SALE? DO TA C OSH GJETKE, APO DO TA BESH KURBAN?

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 5 =
Vajza me tre prindėr biologjikė
I pėlqen tė luajė golf dhe t’i bjerė pianos, tė dėgjojė muzikė dhe tė dalė me shokėt. Nė shumė aspekte, ajo ėshtė si shumė adoleshentė nė tė gjithė botėn. Mirėpo, nė fakt, ajo nuk ėshtė njė adoleshente e zakonshme, pasi ēdo qelizė nė trupin e saj nuk ėshtė si e njerėzve tė tjerė.  Alana Saarinen
Njeriu qė refuzon t'i nėnshtrohet anomalisė sė ēuditshme trupore
Claudio Vieira De Oliveira ka lindur nė Monte Santo, Brazil, me aftėsi tė kufizuara. Ai ka lindur me njė anomali nė duar dhe nė kėmbė, tė cilat nuk mund t’i pėrdorė si dhe nė qafė, tė cilėn e ka tė kthyer dhe qėndron me kokė poshtė. Por nė vend qė tė dekurajohet nga kjo anomali, 37-vjeēari ka sfidu
Bėri selfie kur po vetėvritej njė person, hetohet polici
Njė burrė 53 vjeē kreu njė vetėvrasje nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė Stamboll, duke u hedhur nga ura nė ujėrat e ngushticės sė Bosforit.  Ndonėse kjo u cilėsua si tragjedi qė shėnoi fillimin e kėtij muaji, nuk ėshtė parė si e tillė nga njė polic, i cili ėshtė fotografuar duke bėrė njė self