“Askush nuk mund ta burgosė idenė pėr bashkim kombėtar”
  • Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi promovoi librin “ Pavarėsi dhe Personalitete”. Ndėr tė tjera pohoi se idetė e mėdha si ajo pėr bashkim kombėtar mund tė hasin nė vėshtirėsi nė rrafsh kombėtar e ndėrkombėt
 
Publikuar më 22.03.2013 | 9:17

Valeria Dedaj -Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit tė Kosovės promovoi dje nė ambientet e Akademisė sė Shkencave nė Tiranė librin “Pavarėsi dhe personalitete”. 100- vjetorin e Pavarėsisė Krasniqi e cilėson si momentin e duhur pėr tė kujtuar personalitetet qė mundėsuan njė Shqipėri tė lirė dhe tė Pavarur. Libri ndahet nė dy pjesė. Pjesa e parė ėshtė “ Dy pavarėsisė shqiptare” dhe “Personalitete”. Nė pjesėn e parė libri trajton: “Shpalljen e pavarėsisė nė 28 nėntor 1912”, “Konteksti ndėrkombėtar i shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt 2008”, “Kontrolli ndėrkombėtar i pavarėsive”, Nė pjesėn e dytė: “ Integriteti i personaliteteve tė lirisė”, “Ismail Qemal Vlora”, “Hasan Prishtina”, “Isa Boletini”, etj. Njė kapitull tė pjesės sė dytė ja ka kushtuar Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe Adem jasharit dhe Ramiz Cernicės “Me Serbinė-jo! Me Shqipėrinė- Po! Tė tre, sipas autorit Jakup Krasniqi janė personalitete tė mėdha tė vendit tonė qė ndoshta nuk e kanė pasur vendin aty ku i ka vendosur. “ I kam vendosur pse i konsideroj personalitet me njė integritet tė veēantė tė historisė sonė tė lashtė dhe tė re. Ramiz Cernicėn e kam sjellė si pėrfaqėsues tė Kuvendit nė Prizren mė 10 korrik tė vitit 1945”. Ai mendon se Ramiz Cernicės nė Kosovė nuk i ėshtė dhėnė vendi qė meriton. Pasi fjalėt qė ai ka thėnė “Me Serbinėjo! Me Shqipėrinė- Po!” tregojnė mė sė miri pėr vlerat qė ka. Sipas Krasniqit, Cernica asokohe ka qenė nė njė moshė tė thyer dhe djalin e kishte tė burgosur nga gjykata e vendit me burgim tė pėrjetshėm, por ai nuk hezitoi tė tregohet i drejtpėrdrejtė dhe pse u dėnua me 20 vite burg. “Kam shkruar pėr kėtė personalitete sepse mendoj se kanė pasur diēka tė veēantė nė atė kohė. Sepse nė rrethana jo tė lehta janė pėrpjekur qė ne tė jemi kėtu ku jemi sot”, tha profesor Krasniqi. Gjatė promovimit Krasniqi tha se nuk mendon qė njė histori mund tė fillojė me njė brez apo me njė tjetėr. “Jam i bindur qė historia e popullit tonė ka tė vėrteta tepėr tė vjetra”, vazhdon ai. Fakti qė njė popull kaq i vjetėr dhe me rrėnjė kaq tė thella nė histori, por qė shkrimin e ka aplikuar shumė vonė ėshtė diēka qė e ka habitur pėrherė. Shumė tė huaj, sipas tij, nuk e kuptojnė dot sesi arriti populli jonė ta ruajė unitetin kombėtar, edhe pa e shkruar historinė. Kjo ėshtė njė e veēantė qė shumė pak popuj e kanė. Profesori tregon se ka pasur dėshirė qė tė shkruajė mė shumė pėr fenomenin e pavarėsisė, por angazhimet nuk ia kanė lejuar. Njė nga fenomenet qė ka dashur tė shkruajė mė tepėr pas pavarėsisė sė Kosovės dhe asaj tė Shqipėrisė ėshtė lufta e zhvilluar pėr koncesione, pėr pasuritė e Shqipėrisė dhe pėr ato tė Kosovės. “Kjo mendoj se ėshtė njė fushė qė duhet tė hulmutohet dhe tė qartėsohet mė shumė. Kur e them kėtė kam parasysh faktin se populli ynė as nė vitin 1912, as nė vitin 1944 nuk ka qenė njė vend pa intelektualė tė nivelit tė lartė, pa njerėz tė pėrkushtuar pėr atdheun”, thotė Krasniqi. Por pse ėshtė marrė vetėm mė kėta personalitete? A ishte vullneti i tij qė tė merret vetėm me kėta?Ai jep njė pėrgjigje tė tillė. “Sigurisht qė jo. Historia jonė ka shumė personalitete dhe ngjarje historike qė meritojnė tė rishikohen dhe tė rishkruhen. Jam ndalur tek disa personalitete tė periudhės sė Shqipėrisė sepse kam qenė i bindur se kėto personalitete kanė pasur njė dashuri tė veēantė qė ngritja intelektuale te arrijė nė njė nivel tė lartė”. Profesori i qėndron mendimit se pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė shpallur nė 28 nėntor 1912. Problemet qė sipas tij, cėnojnė pavarėsisė e Kosovės nė vitin 2013 vijnė nga politikat e vjetra qė udhėhiqen nga Beogradi. Mirėpo kėto, sipas profesorit, nuk e lėndojnė shumė nė krahasim me mossundimin e rendit dhe tė ligjit nė mėnyrėn e duhur. Njė vend tė rėndėsishėm nė libėr zėnė dhe motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi pėr veprimtarinė pioniere tė shkollės shqipe qė asokohe. Duke u nisur nga kjo, Jakup Krasniqi thotė se zėri i femrės zė njė vend tė rėndėsishėm nė Kuvendin e Kosovės, pasi njė e treta janė femra, por zėri i tyre duhet tė jetė ende mė i fuqishėm. Nė njė nga kapitujt e librit flitet dhe pėr administrimin ndėrkombėtar si “barrė” apo “lehtėsim”. Si janė sot? “Nė kohėn kur kanė qenė tė vendosura kėto administrata ndėrkombėtare kanė qenė dhe “barrė” dhe “pėrparėsi”. Me kalimin e kohės, me kalimin e viteve ne nuk flasim pėr barrėn qė ka pasur Shqipėria, por vetėm pėr pėrparėsitė. Kėshtu do tė ndodhė dhe me pavarėsinė e Kosovės mė vonė. Pavarėsisht se nė fakt ato janė dhe barrė dhe pėrparėsi”, thotė Krasniqi. Kurse pėrpjekjet pėr bashkim kombėtar ai nuk i cilėson kurrsesi si cenuese pėr politikėn ndėrmjet shteteve. “Idetė e mėdha kanė vėshtirėsi kudo dhe nė rrafshin kombėtar dhe atė ndėrkombėtar tė realizohen, por idetė jetojnė dhe nuk ka asnjė qė ti mbyll dhe ti burgosė”, pėrfundon Krasniqi.  

Bio 

Dr. Jakup Krasniqi ėshtė njė nga personalitetet mė tė mėdha politike tė Kosovės. Pas kryerjes sė studimeve nė Fakultetin Filozofik, dega Histori, iu pėrkushtua krahas punės sė pedagogut dhe veprimtarisė klandestine politike. I burgosur politik (1981-1991), veprimtar i pakursyer, fillimisht nė LDK (anėtar i Kryesisė), deputet i parlamentit tė dalė nga zgjedhjet e para “tė lira” (1992-1998) do tė zhvillojė veprimtari politike-ushtarake qysh nga formacionet e para klandestine, qė ēuan nė formimin e UĒK-sė. Mori pjesė nė Konferencėn e Rambujesė, ka qenė ministėr i Shėrbimeve Publike nga radhėt e PDK-sė. Nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2012 ėshtė kryetar i Parlamentit tė Kosovės. Ėshtė doktorant i historisė, dhe ka botuar tetė libra si “Kthesa e madhe- Ushtria Ēlirimtare e Kosovės” (2006), “ Njė luftė ndryshe pėr Kosovės” (2007), “Pavarėsia si kompromise” (2010), “Kosova nė kontekst Historikė”, “Pranverė e Lirisė” (2011), “Flijimi pėr Lirinė” (2011) etj.

 

Pėllumb Xhufi: Ky libėr ėshtė njė refleksion mbi historinė tonė kombėtare 

Pėr historianin Pėllumb Xhufi ky libėr ėshtė njė refleksion i dokumentuar mbi historinė tonė kombėtare, mbi momente vendimtare, mbi engjėjt, por dhe mbi djajtė e tij. Sipas tij, pyetjet qė shtron profesor Jakup Krasniqi dalin pėrtej vijės sė llogoreve ideologjike-politike nė tė cilat jemi tė shtrėnguar tė vendosemi shpesh herė ne shqiptarėt kundėr njėri-tjetrit. Ai e cilėson pozitive faktin qė ai arrin t’i japė njė pėrgjigje tė prerė pyetjes dramatike se kush e bėri Shqipėrinė? Shqipėrinė nė kuptimin e gjerė nė vitin 1912 dhe nė vitin 1999. Kush kishte tentuar ta bėnte atė nė vitin 1878. Kush e mbrojti dhe e riafirmoi nė vitin 1920 apo nė 1944? “Analiza e thellė tė ēon nė konkluzionin se Shqipėrinė e bėnė idealistėt dhe luftėtarėt, tė mishėruar nė figurat monumentale. Ndonėse tė lėna pa monumente ose me monumente tė rrėzuara.” Ai fillon tė radhisė tė gjithė me radhė qė nga rilindėsit e prirė nga vėllezėrit Frashri dhe Vaso Pasha me shokė, Ismail Qemal Vlora quhet prej tij kryekrushku i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Njeriu qė diti tė kapė trenin e fundit pėr Shqipėrinė nga shpėrbėrja pėrfundimtare e saj. Hasan Prishtina ėshtė njė kryekryengritėsi i Shqipėrisė. Njeriu qė pati nderin dhe privilegjin tė dėnohej me vdekje nga patixhahu i stambollit, nga krajli i Serbisė, por dhe nga mbreti i Shqipėrisė. Patrioti dhe luftėtari shqiptar qė deshi t’i marrė hakun Ismail Qemalit kur e fyen nė parlamentin turk. Njė hero qė u vra nga Ahmet Zogu, nga njeriu qė armėt i pėrdori vetėm kundėr shqiptarėve ndėrsa u shiste armiqve tė Shqipėrisė interesat e vendit. E kėshtu portretizohen me radhė Luigj Gurakuqi, Ēerēiz Topulli, motrat Qeriazi etj. 

  

Politikani pa kulturė politike, ėshtė i pėrkohshėm 

Moikon Zeqo- Libri “Personalitete dhe Pavarėsi”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo ky libėr ka tre karakteristika kryesore, sė pari njė besnikėri tė kronologjisė historike, sė dyti konceptualiteti historik dhe sė treti moraliteti historik. Ky libėr sipas Zeqos ėshtė me interes pėr studimin nė rrafshin komplementar mbi pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 dhe atė tė Kosovės mė vitin 2008. “Ky libėr ėshtė i rėndėsishėm sepse vė njė gardh pengues, vė qartėsisht njė kufi pėr tė gjitha ato teori kombėshkatėrruese qė kanė gjallėruar nė kėto 20 vite.” Sipas tij, kemi thyer rekordin me subjektivizmin, me klientelizmin, me idiotėsinė, me mungesėn e kulturės politike, me mungesėn e kulturės historike sa i pėrket ēėshtjes kombėtare. “Vepra e profesor Krasniqit tregon se politikani qė nuk ka kulturė tė lartė politike, nuk ka integritet moral ėshtė krejtėsisht i pėrkohshėm nė kėtė botė. Me mbarnim e mandateve, pėrgjithėsisht ndodh qė politikanėt kthehen nė anonim dhe ky ėshtė njė mėsim shumė i rėndėsishėm pėr politikėn e sotme nė Shqipėri dhe nė Kosovė.” 


Videot e fundit
6 Komente
Astriti
jo te faleminderit bashkime me keta kriminel dhe pedofila, kemi boll....?
vladimir
bravo.politika rrogetare duhet shkundur nga plogeshtia,gjumi i rroges se sigurte.kush nuk do te miren e vendit te zhduket nga lista e te zgjedhurve.populli dhe tokat shqiptare jan 1,dhe vetem 1.
K.Soto
Idete e njeriut ne mendjen e tij askush s'i burgos dot.
drini
bashkimin kombetar se ndalon askush.ajo eshte e pashmangshme.le te marrim shembullin e 2 gjermanive,e jo te 2 koreve.
Pi Pap PuP Pi
Me referendum zgjidhet cdo gje paqesisht. Vetem mos lini Salen te numeroje votat.
Lili
Me kujtohet nje shprehe franceze qe thuhet eshte fjale e Gambetta-s,y penser toujours n'en parler jamais per provincen franceze alsacelorrainen. Edhe ne pra bashkimin gjithmone ne koken tone ta kemi,po mos te flasim teposhte perpjete pa lidhje per te

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 6 =
103-vjeēari qė sfidoi Usain Bolt (VIDEO)
Njė 103-vjeēar mendon se mund t’i bėjė ballė njeriut mė tė shpejtė nė botė, Usain Bolt. Atleti Hidekichi Miyazaki, nė fakt, e ka sfiduar sprinterin nga Xhamajka.  Atleti, i cili kėtė vit festoi 103-vjetorin e lindjes, e ka sfiduar xhamajkasin nė njė garė 100 metra.  Miyazaki njihet ndryshe si ‘B
Nora i jep fund beqarisė (FOTO)
Ajo ėshtė njė ndėr kėngėtaret mė seksi, ndėrsa ai, njė djalosh shumė simpatik. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren Nora Istrefi dhe shokun e saj tė jetės, Robertin.  Ēifti pėr mė shumė se pesė vite ka njė marrėdhėnie, por shpesh herė mediat kanė aluduar pėr njė ndarje mes tė dyve, megjithatė lidhja pėr ta v
Gjysma e femrave tė reja nuk dinė ku “ndodhet” vagina
Gjysma e femrave tė reja nuk janė nė gjendje pėr tė pėrcaktuar saktė se ku ndodhet vagina nė njė diagram mjekėsor, kurse 65% pranojnė se kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e fjalės “vaginė” apo “vulvė”. Studimi gjeti se nga 1000 femra tė moshės 26-35 vjeē, vetėm gjysma e tyre janė nė gjendje tė emėrtojn