Kryeministri i ardhshėm
Publikuar më 22.03.2013 | 16:34

Dhimitėr Muslia/ Kryetar i PKD-sė

-Edi Rama duhet patjetėr tė jetė kryeministri i ardhshėm i Shqipėrisė. Kėtė nuk e them nisur nga simpatia personale apo si kryetar i njė partie nė aleancė me tė, por nisur nga arsye krejt mė parimore, mė tė shėndosha dhe thelbėsore. Mjafton tė themi se Edi Rama ka treguar se ėshtė njė menaxher i suksesshėm, se kjo Tiranė e sotme me pamje Europiane, ka vulėn e punės dhe drejtimit tė tij gjatė viteve kur shėrbeu si kryetar bashkie. Suksesi i Ramės bėhet mė domethėnės po tė shohim vakuumin e krijuar, ritmet nė vend numėro tė pasardhėsit tė tij, i cili jo vetėm nuk solli tramin e premtuar, por i ka “shqepur” rrugėt nė atė farė feje saqė tė duket sikur po udhėton nė Kandaharin e goditur nga lufta. Edi Rama ndoshta ende nuk e ka krijuar staturėn, pėrvojėn e njė politikani perfekt, por gjatė kėtyre pak viteve hopi i tij ka qenė cilėsor, si nė reformimin qė po i bėn PS-sė, ashtu edhe nė programin, vizionin qė manifeston pėr njė Shqipėri Europiane tėrėsisht e ndryshme nga kjo e sotmja. Thirrja e Edi Ramės pėr njė bashkim nė front tė gjerė tė tė gjithė individėve, grupeve, subjekteve politike pėr njė “Rilindje”, do tė thotė se gjėrat kanė shkuar nė limitet e tyre dhe nuk ka mė kohė pėr tė humbur. Tė thuash se tė gjithė politikanėt janė njėsoj dhe tė mos bėsh ndryshimin, i shėrben konsolidimit tė sė keqes, shtimit tė dozės sė vrerit, i cili po helmon jetėt tona ditė pas dite, pamundėsisė pėr kurimin me antibiotikė dhe aktivizimit tė trupave mbrojtės.  Nė kėtė kontekst, duke qenė se ndryshimi bėhet me votė, lipset qė ajo pjesė qė ka kohė qė e ka braktisur votimin (thuhet 40-50%) pėr arsye tė mosbesimit nė vite, tė rikthehet nė kryerjen e kėtij misioni kombėtar, tė njė rėndėsie jetike. N.q.s nė vitet 90 – tė, besimi, shpresa qė kishim tek demokracia dhe ekonomia e tregut tė lirė e sfidonin varfėrinė qė trashėguam, sot nė 2013-ėn, mungesa e lirisė, e kohezionit, mungesa e funksionimit tė shtetit dhe institucioneve, skepticizmi i skajshėm, janė varrmihėsit, gropa e hapur nėn kėmbėt tona, ku shuhet ēdo ėndėrr, ēdo perspektivė. Sali Berisha nė ēdo kuptim e ka mbyllur ciklin e tij dhe duhet tė ishte tėrhequr me kohė nga skena, t’u linte rrugė tė lirė tė rinjve. Kėmbėngulja, stoicizmi i tij tregon gjendje patologjie, deliri, i cili brenda hapėsirės politike zgjidhet me “injektim” tė ilaēit votė. Ose pėrndryshe na duhet ta durojmė edhe katėr vite tė tjera, pa tė drejtėn pėr tu ankuar. Por edhe sikur PD-ja dhe mazhoranca e sotme, tė mos kishin kėto anomali dhe dėshtime gjatė dy mandateve qeverisjeje, qoftė edhe pėr efekt kohor, pėr pamundėsi tė efiēencės optimale, konsumit tė energjive, duhet ta dorėzonte pushtetin. Kjo ėshtė njė normė, njė hallkė e funksionimit normal tė demokracisė. Pėrtej gjithēkaje tjetėr dėmi moral i shkaktuar nga kjo mazhorancė, aplikimi i modelit tė mosndėshkimit, pėr disa ngjarje tė rėnda ėshtė shkaku mė madhor i ndėshkimit me votė mė 23 Qershor dhe nxjerrjen nė opozitė. Mjafton tė kujtojmė Gėrdecin, 21 janarin, pa hyrė nė detaje dhe hollėsi tė tjera. Dy nga personat pėrgjegjės pėr vrasjet e njerėzve tė pafajshėm,  jo vetėm nuk janė dėnuar nga drejtėsia, por vazhdojnė tė jenė ministra edhe sot e kėsaj dite. Nė kėmbim tė mbėshtetjes pa kushte, tė rolit prej kamikazi nė dobi tė liderit, ata kanė pėrfituar “de fakto” pafajėsinė edhe kur janė akuzuar pėr shpėrdorim tė detyrės dhe vjedhjes sė pasurisė publike. Madje gjykoi se mbyllja apriori e dosjes pėr rrugėn Durrės – Kukės ka qenė vendimtare pėr vendosjen e Lul Bashės si Ministėr i Rendit dhe nė ato qė e pasuan nė rolin e komandantit tė togės sė pushkatimit. Berisha (sipas fjalėve qė qarkullojnė) i ka pėr zemėr qė vartėsve t’ua bėj ndonjė dosje gati, me shkeljet dhe korrupsionin, qė t’ua pėrdorė sa herė qė tentojnė tė dalin nga rreshti dhe tė mos i binden. Pra Luli si Ministėr i Rendit, ka qenė shah- mat, i pėrcaktuar pėr tė bėrė gjithēka qė t’i kėrkohej, pėrndryshe...(!!) Pushteti i sotėm funksionon si dinasti, ku sallonet e princėrve dhe princeshave me gjithė shėrbėtorėt e tyre, janė pjesė e oborrit tė monarkut, tė familjes dhe klanit Berisha, tė cilėt kontrollojnė ēdo gjė me dorė tė hekurt. Ata do tentojnė, sipas gjasave qė tė pėrdorin gjithēka pėr tė mos e dorėzuar fronin, qė nga presionet, kėrcėnimet me vendin e punės, joshjet pėr pasurim, qerasjet me raki dhe qofte nė kioskat e tymit, dhorot me thasė mielli ditėn e votimit, shlyerjen e detyrimeve nė listat e borxhlinjve nėpėr supermarkete, paratė kesh pėr manipulatorėt e opinionit dhe tė qendrave tė votimit. Por kėto para, kėto thasė mielli qė do shuajnė urinė e pak ditėve apo muajve do peshojnė mjaft rėndė mbi shpinėn e shqiptarėve tė thjeshtė, do shkaktojnė mjaft strese, pakėnaqėsi, divorce, viktima nga depresioni, do shtojnė agoninė tonė. Gjithė sa renditėm i bėjnė krejt tė ndryshėm dhe tė dallueshėm Berishėn dhe Ramėn; i pari pėrfaqėson tė shkuarėn, i dyti pėrfaqėson tė ardhmen. Votimi pėr koalicionin e majtė dhe pėr Ramėn kryeministėr mė 23 qershor, ėshtė e vetmja mundėsi dhe alternativė qė kemi pėr tė dalė nga kolapsi.

 

 


Videot e fundit
15 Komente
s ahmeti
Ore shoku Mitrua, nese ju beni emerimin e kryeministrit te Shqiperise do besoja se do emeroni Edin per kryeminister. Besoj se ne shqiperi do kete zgjedhje dhe populli do vendose per kthimin e monizmit pas 2o vjete apo jo.Edi Kristaqi duhet te shkruaj nje biografi per Kristaqin i cili ishte edhe egzekutori i fundit gjat viteve te diktatures nese ju i nderuar shoku mirua.
Pa te fare
Mbase e meriton vertete te jete kryeminister por duhet te fitoje ZGJEDHJET.
Mark.uk
Kryeminister ne letra te PS ishte edhe para 4 vitesh.Deshirat e mllaja dhe mundesit kan detin ne mes.
s ahmeti
Ore shoku Mitrua, nese ju beni emerimin e kryeministrit te Shqiperise do besoja se do emeroni Edin per kryeminister. Besoj se ne shqiperi do kete zgjedhje dhe populli do vendose per kthimin e monizmit pas 2o vjete apo jo.Edi Kristaqi duhet te shkruaj nje biografi per Kristaqin i cili ishte edhe egzekutori i fundit gjat viteve te diktatures nese ju i nderuar shoku mirua.
Labi Vlore
Edi Rama e meriton nje shans.Sali Berisha eshte shume plak.Eshte 70 vjec.Per me teper,ja kemi pare edhe tymin edhe flaken.Nuk ka se c'fare jep me per kete vend.Koha e tij perfundoi.Edi Rama nuk qene asnjehere Kryeminister.Meriton ta veme ne prove.Nese nuk eshte i afte,mbas 4 vjetesh e heqim edhe Ramen.Por jo ta paragjykojme qe ne nisje.
Pa Emër
po ti je zeri i shqiptareve...ka ardhur koha per nje rinisje...
Bashkim
A duhet te ike Berisha?Ketu ka nje nevoje dhe me fitoren e zgjedhjeve ndofta mund te lejoje nje tjeter ne detryren e kryeministrit,por te dalesh mendsh e te shesesh sapunin per djathe si ne rastin e artikull shkaravitesit kjo mund te ndodhe nga sherbetore e sahanlepires te rendomte.Ne se fatkeqesisht Rama do te jete kryeqejfitar atehere me siguri Shqiperia do te kthehet ne germadhe ashtu si u kthyen per 10 vjet sheshet ne Tirane te lidhura me dy njerezit me te shquar te kombit tone Sheshi "SKENDERBEJ" dhe Sheshi "NENE TEREZA".Ate qe beri Rama mund ta beje vetem nje mendje e semure e pse jo mendje antishqiptare.Botoheni komentin dhe nese s'ndodh keshtu sic parashikoj une do te kem kurajon qytetare t'i kerkoj te falur Rames pas 4 vjetesh.
atdhetari USA.
Faleminderit zoti DHimiter per mendimet tuaja racjonale,/ Esht e vertet se PD dhe Sali Berisha jane plakur , jane konsumuar dhe vec vrasjeve ne Gerdec dhe ne 21 Janar qe jane plage qe rjedhin gjak, sundimi 8 vjecar i Berishes shkateroj demokracine dhe e zevendesoj me diktaturen. Ky diktator po e con vendin nga dita ne dite drejt gremines. Mjerimi e varferia, pasiguria per jeten, korupsjoni, vjedhja e mashtrimi jane bashkeudhetar dhe pasqyr e jetes te perditeshme qe e kane bere ate popull te flas me vehte. Kete e pame kur ishim per festimet e 100 vjetorit te pamvaresis, prandaj ne ate vend duhet medoemos te ehet ndryshim politik, ekonomik, socjal, kulturor gje qe pasqyrohet ne programin e rilindjes kombetare te hartuar nga PS, me kryetar Edi Ramen. Esht ne nderin dhe dom osdoshmerin e ndryshimit dhe kete ndryshim dota PS me aleatet e saj. Edi rama esht intelektual vizjona, qe ecqelbi Tiranen nga ndyresirat qe lane paraardhesit e PD. Prandaj me 23 qershor te gjith ne votime dhe votat tja japim opozites te sotme, per te hequr qafe nje diktator, mashtues, vjedhes e vrases, qe e ka lene shqiperine jo ne vend te pare sic genjen e mashtron diktatori Sali Berisha, por ne vend te fundit ne ballkan dhe evrop.
Dod Qafshtama
Oh cna kenaqe more Dhimo, na na e gjete kete Parti ti more, ta dhuroj Rama qe te dalesh tani te na tregosh se ai duhet te jete minister. Epo gjersa thua ti dhe ato 30 partickat e sajuara qe kishte mbledhur ai ne takim do jete se sben ai. Une si shum te tjere mendoj se mire do ishte qe Sali Berisha te zevendesohej me nje brez tjeter politikanesh , por me njeres si Edi Rama dhe kliken e tij pasardhesve te punisteve (te Xhelil Gjonit me shoke) eshe shume me mire te rrije Sala perseri.
ArSiRa
E. Rama nuk mund dhe nuk ka per te fituar zgjedhje sepse eshte nje humbes i lindur! Te shpersojme qe zgjedhjet ti humbase Berisha ky do ishte edhe shpetimi i Shqiperise!
shameti nr 2
ik o shamet se u bo qamet,EDI ESHTE SHPRESA DHE RILINDIA SHQIPTARE SA TE TRASHE JENI JU MILITANTET E PD ;SHQIPERIA MBAN HERA PLERA DHE KETE E KA BERE SALA JUAJ;EDI TI DO FITOSH;ME MIRE PAK LLAFE E SHUM PUNE;PUNA E NRICO VENDIN;VOTONI RILINDIEN E PS ME EDIN KRYEMINISTER
Oky
Si do te vije Edi Rama ne pushtet?
Kush e ka ne dore Edi Ramen qe te marrij pushtetin?
Me votat e ketyre kryetarer rrucerve te partckave do vije patjeter ne pushtet Edvin Rame?!
Apo me votata e popullit qe do shkojne per te Votuar?
Kur thua qe duhet te vije patjeter ne pushtet atehere rruga e veteme per te marre pushtetin Saliut esht Revolucioni,Grushti i shtetit,Lufta brenda Shqiperise sepse fjala me "Patjeter" kete kuptim ka,Nuk i perket demokracise.
Demokracise i perkasin Zgjedhjet ku cdo njeri shkon e voton dhe e hedh voten e tij per ate qe beson per ate qe deshiron.
Pastaj kur del rezultati shpallet e fitusi.
Sepse duke then me "Patjeter" i hiqni fitoren Edvin Rames,edhe ata votus qe kane patur ndermend ti jepnin voten nuk do ja japin ose nuk do shkojne te votojne fare ose per inat do ja japin Saliut.
Oky
Si do te vije Edi Rama ne pushtet?
Kush e ka ne dore Edi Ramen qe te marrij pushtetin?
Me votat e ketyre kryetarer rrucerve te partckave do vije patjeter ne pushtet Edvin Rame?!
Apo me votata e popullit qe do shkojne per te Votuar?
Kur thua qe duhet te vije patjeter ne pushtet atehere rruga e veteme per te marre pushtetin Saliut esht Revolucioni,Grushti i shtetit,Lufta brenda Shqiperise sepse fjala me "Patjeter" kete kuptim ka,Nuk i perket demokracise.
Demokracise i perkasin Zgjedhjet ku cdo njeri shkon e voton dhe e hedh voten e tij per ate qe beson per ate qe deshiron.
Pastaj kur del rezultati shpallet e fitusi.
Sepse duke then me "Patjeter" i hiqni fitoren Edvin Rames,edhe ata votus qe kane patur ndermend ti jepnin voten nuk do ja japin ose nuk do shkojne te votojne fare ose per inat do ja japin Saliut.
te na e rruaj PRTIA e PPSH
PARTI EEEEE PUNEEESSS

PARTI EEEEE PUNEEEES

PARTI EEEEE PUNEEEES

PARTI EEEEE SUMEEESSSS

TE NA RROJE SHOKU EDVIN RAMA

TE NA RROJE PARTIA UUURRAAAAAA

Hajde hajde ca bohet......

Akoma i keni keto thirrje mo PETRIOTET E PROLETARIATIT.

ha ha ha ha ha ha ha ha......

sa budallenj qe jeni mo PS,sista.

ha ha ha ha ha ha ha ..............

se u shkula duke qesh.....
Gege Kosova
Po ti qeshte fati Shqiperise dhe shqiptareve, do te vije Edi Kryeminister. Qe te perfundon hallakama ketij Rrumpalles nga Tropoja, te ndalet primitivizmi naiv anadollak dhe sulmi i neokomunisteve me petkun e demokratit.Shqiperise do i hapen dyert kah civilizimi e qytetaria do shpetonte nga shemtia tradicionale e urrejtes dri ne pa permbajtje edhe ngaj rivalit politik edhe ndaj popullit dhe atdheut. Do te ndalen vrasjet mizore dhe krimet e organizuara, Populli do shpetoje nga frika ndaj qeveritareve dhe qeveritaret do frikohen nga arbitri, sic eshte rregull themelor ne demokraci.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 8 =
9 gjėrat qė mund tė mos i dinit pėr Putinin
Njė artikull nė “Newsweek” ka treguar 9 gjėra rreth jetės sė pėrditshme tė presidentit tė Rusisė, Vladimir Putin. Ben Judah, kaloi tre vjet duke hulumtuar rreth jetės sė Putin, hulumtim tė cilin e zbuloi nė librin e tij "Fragile Empire: "How Russia Fell In and Out of Love with Vladimir Putin". 1.
Ja si kanė qenė VIP-at nė rini! (FOTO)
A jeni kuriozė tė dini se si kanė qenė yjet mė tė famshėm tė Hollivudit dhe personalitete tė tjera publike, nė rininė e tyre? Ne po ju paraqesim 29 foto tė aktorėve dhe kėngėtarėve mė tė njohur, pėr tė parė se si kanė qenė ata nė fėmijėri.  Personazhe nga mė tė ndryshmit si Michael Jackson, Brad Pit
Rita Ora, gati klipin e ri
Rita Ora dhe Iggy Azalea po xhirojnė kripin mė tė ri tė kėngės sė tyre “Black Widow”. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga vetė kėngėtarja kosovare, e cila ka postuar njė foto nė rrjetin e saj social Instagram. Rita Ora kėsaj herė vjen me njė paraqitje mahnitėse , me njė kostum me ngjyrė tė rozė qė shkėlqe