Fėmijėt e emigrantėve, procedurat pėr tė vazhduar studimet e larta
  • Sqarimet e Shefit tė Arsimit Parauniversitar, nė MASH, Fatmir Vejsiu, pėr integrimin e maturantėve qė vijnė nga Italia dhe Greqia, tė cilėt do t’i nėnshtrohen provimeve tė matures 
 
Publikuar më 26.03.2013 | 14:51

Emanuela Sako 

-Fluksi i emigrantėve tė sapokthyer nė atdhe duhet tė pėrballet edhe me problemet e studimeve tė fėmijėve, qė duhet tė ndjekin nė vend. Kėtė vit akademik sistemi arsimor ėshtė pėrballur me njė numėr tė lartė tė kthyerish nga emigrimi, por mė problematike ėshtė vazhdimi i studimeve tė larta nė vend, i cili kėrkon ekuivalentimin e diplomės dhe njohjen e mirė tė gjuhės shqipe pėr tė vazhduar studimet e larta. Pėr t’u dhėnė pėrgjigje disa pikėpyetjeve, gazeta “Shekulli” ka folur me Shefin e Arsimit Parauniversitar, nė Ministrinė e Arsimit, Fatmir Vejsiu, i cili shpjegon procedurat qė duhet tė ndjekė njė maturant i sapokthyer nga emigrimi. Kategoria e emigrantėve dhe ata qė nuk kanė konkurruar vitet e tjera pėr arsye tė ndryshme pėrbėjnė 5 mijė persona. Ndėrkohė qė bėhet e ditur se numri i kandidatėve qė kanė plotėsuar Formularin A1 deri mė tani ėshtė 35 mijė persona. Formulari A1Z (qė do tė plotėsohet nga maturantėt e kthyer nga emigrimi, nga mbetėsit e viteve tė kaluara, apo ata qė nuk kanė konkurruar ndonjėherė) pėr maturantėt e sapokthyer nga vendet e huaja do tė nisė nė 1 prill dhe do tė pėrfundojė nė 5 maj. 

Duke pasur parasysh qė ka pasur njė fluks tė kthimit tė emigrantėve nė vend dhe fėmijėt e tyre do tė konkurrojnė pėr nė universitet, a ka Ministria e Arsimit njė shifėr tė saktė tė kėsaj kategorie tė maturantėve? 

Numri i kėrkesave ėshtė i papėrcaktuar pėr momentin, sepse afati i plotėsimit tė Formularit A1Z nuk ėshtė ezauruar. Afati i fundit i plotėsimit tė Formularit A1Z ėshtė data 5 maj. Aktualisht, nė kėtė periudhė janė ende duke dorėzuar diplomat fėmijėt e emigrantėve shqiptarė qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme para vitit 2013. Pra, janė duke aplikuar ata qė e kanė pėrfunduar pėrfunduar shkollėn e mesme gjatė vitit 2012 e mė parė, tė cilėt duan tė vazhdojnė shkollėn e lartė nė vendin tonė. 

Ēfarė do tė bėhet me kategorinė tjetėr tė emigrantėve qė e mbarojnė shkollėn e mesme gjatė vitit 2013? 

Kjo kategori e maturantėve qė mbarojnė jashtė vendit shkollėn e mesme pėr vitin 2013 dhe qė kėrkojnė tė vazhdojnė studimet e larta nė Shqipėri, kanė njė mundėsi tjetėr nė sezonin e dytė tė aplikimeve pėr Maturėn Shtetėrore. Pra, janė sesioni i verės dhe i vjeshtės, ku sesioni i parė ėshtė ky qė po kryhet dhe sesioni i dytė ėshtė ėshtė ai i shtatorit. Nė shtator dihet qė ka dhe kuota tė paplotėsuara dhe kėta mund tė pėrfitojnė nga kėto kuota pėr t’u futur nė njė nga degėt e universiteteve. Por, kjo nuk do tė thotė qė kėta tė mos e humbasin njė vit dhe tė vijnė nė vitin e ardhshėm.

Ēfarė dokumentesh duhet tė dorėzojnė maturantėt qė vijnė nga emigracioni?

 Maturanti duhet tė dorėzojė kėrkesėn pėr njehsimin e diplomės. Ata dorėzojnė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dėftesėn e tė gjithė viteve tė shkollės sė mesme, si dhe diplomėn e shkollės sė mesme. Komisioni i posaēėm pėr njehsimin e diplomave, i ngritur nė MASH, bėn vlerėsimin e dokumentacionit, qė tė vėrtetojė nėse shkolla qė ka mbaruar maturanti ėshtė shkollė e mesme. Por, gjithashtu do tė verifikojnė nėse shkolla qė kanė mbaruar ėshtė e barasvlershme me gjimnazin tonė. Ata do tė verifikojnė nėse maturanti qė vjen nga gjimnazi i ndonjė shteti tjetėr ka dhėnė provimet me detyrim dhe me zgjedhje. Nga ana tjetėr, duhet tė kryhet nxjerrja e notės mesatare tė viteve tė shkollės sė mesme. Kjo do tė bėhet sepse njė kandidat qė kėrkon tė shkojė nė universitet duhet tė plotėsojė 5 elementė: notėn mesatare, D1 qė ėshtė nota e provimit tė Letėrsisė, notėn e Matematikės dhe dy notat e lėndėve me zgjedhje. 

Ēfarė mund tė ndodhė nė rastet kur maturanti nuk i ka kryer provimet me detyrim ose ato me zgjedhje, sepse sistemi i shkollės qė ka mbaruar nuk i ka pasur pjesė tė tij? 

Ai duhet tė japė njė ose mė shumė lėndė tė detyruara dhe njė ose mė shumė lėndė me zgjedhje. Janė gjėra teknike qė i pėrcakton komisioni. Komisioni e ka pėr detyrė qė tė thotė nėse maturanti e ka mbaruar shkollėn e mesme ose jo, sa e ka mesataren dhe ēfarė detyrimesh ka ai pėr Maturėn Shtetėrore. Pėr shembull, ata qė kanė mbaruar sistemin e shkollės sė mesme nė Greqi nuk kanė asnjė detyrim sepse shkolla qė ata kanė pėrfunduar i kanė dhėnė provimet me detyrim dhe zgjedhje. Ndėrsa ata qė vijnė nga Italia kanė dhėnė provimet me detyrim, por nuk kanė dhėnė provimet me zgjedhje. Kėshtu, qė tė gjithė fėmijėt e emigrantėve qė vijnė nga Italia duhet t’i nėnshtrohen provimeve me zgjedhje. 

Cilat janė kategoritė e maturantėve qė do t’i nėnshtrohen testit tė gjuhės shqipe? 

Nė bazė tė kushteve tė Maturės Shtetėrore duhet domosdoshmėrisht qė tė dinė gjuhėn shqipe, sepse nuk ka se si tė vazhdojnė studimet e larta nėse nuk njohin gjuhėn shqipe. Nė qoftė se ata kanė bėrė shkollėn 9-vjeēare nė Shqipėri dhe kanė vazhduar shkollėn e mesme jashtė vendit, ata detyrimisht qė e dinė gjuhėn shqipe dhe nuk kanė pse t’i nėnshtrohen provimit. Ndėrsa maturantėt qė nuk e kanė bėrė nė Shqipėri shkollėn 9-vjeēare, por kanė lindur jashtė vendit, ose kanė lindur nė Shqipėri dhe nuk kanė kryer studimet e duhura nė vend, ata do t’i nėnshtrohen testimit tė gjuhės shqipe. Ata duhet tė japin testin e gjuhės shqipe nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, pranė Departamentit tė Gjuhės Shqipe. Ata qė vijnė nga trojet: Kosova, Maqedoni, Mali i Zi dhe qė kanė bėrė gjuhėn shqipe nuk kanė tė drejtė tė japin testin e gjuhės. 

Kur fillon plotėsimi i Formularit A1Z pėr fėmijėt e emigrantėve qė do tė konkurrojnė nė Maturėn Shtetėrore? 

Formulari A1Z pėr kėtė kategori do tė fillojė pas datės 1 prill dhe do tė pėrfundojė nė datėn 5 maj. 

Shkollat 9-vjeēare, ulet kalueshmėria dhe nota mesatare 

Nxėnėsit e 60 shkollave 9-vjeēare nė kryeqytet kanė kalueshmėri dhe notė mesatare mė tė ulėt se njė vit mė parė. Nė mbyllje tė semestrit tė parė, kalueshmėria e nxėnėsve ka qenė 94 pėr qind, krahasuar me 97.7 pėr qind nxėnės kalues tė njė viti mė parė. Po ashtu edhe nota mesatare ka pėsuar njė rėnie tė lehtė, vetėm nė pėrfundim tė semestrit qė sapo u mbyll. Treguesi mė pozitiv ėshtė raporti i mungesave pėr nxėnės i cili ka pėsuar njė rėnie tė ndjeshme. Nė mbyllje tė semestrit raportohen 10.6 mungesa pėr nxėnės, nga 27.5 tė njė viti mė parė. Specialistja e statistikave pranė Drejtorisė Arsimore tė Tiranės, Anila Avdia bėn tė ditur pėr “Shekullin” tė dhėnat qė janė pėrpiluar nga drejtoria pothuaj njė muaj pas mbylljes sė semestrit. “Kėto tė dhėna jepen paraprakisht, pasi vetėm nė fund tė vitit shkollor bėhen analizat vjetore tė cilat vėrejnė pika mė tė detajuara, ku ka ēaluar procesi mėsimore dhe njė analizė mė e detajuar e kurrikulave. Po ashtu bėhet edhe njė listim i shkollave bazuar nė meritat e gjithsecilės.” Nė raport secila nga shkollat jep tė dhėna lidhur me kalueshmėrinė, notėn mesatare dhe mungesat pėr nxėnės tė cilat dorėzohen pranė Drejtorisė Arsimore Rajonale Tiranė. Kjo e fundit i dėrgon raportin Ministrisė sė Arsimit, e cila nga ana e saj bėn njė pėrpunim tė mėtejshėm tė kėtyre tė dhėnave. Kjo analizė semestrale ka vite qė nuk bėhet nė shkollat e mesme. Kurrikula e re parashikon qė tė ketė vetėm njė raport vjetor tė performancės sė shkollave tė mesme. 

Procedura 

Maturantėt harrojnė password-in, regjistrimi me praninė e administratorit 

Njė pjesė e maturantėve qė kanė kryer plotėsimin e Formularit A1 kanė harruar password-in, i cili ka rolin e njė kodi qė do t’u hapė dyert pėr tė marrė vesh nėse shpallen fitues nė universitet. Duke qenė se sistemi i sivjetshėm pėr Maturėn Shtetėrore 2013 ėshtė tėrėsisht online, atėherė edhe problematika ėshtė mė e madhe. Ministria e Arsimit ėshtė e vendosur qė asnjė nga maturantėt tė mos rrezikojė pėr shkak tė kėtyre problemeve, por tė gjithė duhet tė pėrfshihen nė procesin e konkurrimit. Tė gjithė ata qė kanė futur tė dhėna tė pasakta ose kanė harruar password-in do t’u jepet sėrish mundėsia pėr tė pėrfunduar regjistrimin e saktė. Pas pėrfundimit tė regjistrimit tė tė gjithė maturantėve, do tė jetė njė fazė tjetėr para pėrmbylljes sė procesit tė plotėsimit tė Formularit A1, pėr t’u regjistruar pėrfundimisht. Plotėsimi i formularit do tė bėhet nėn mbikėqyerjen e njė administratori, i cili do tė orientojė maturantin pėr plotėsimin e saktė. “Maturantėt do ta plotėsojnė nė shkollė nė praninė e mbikėqyrėsit, qė ėshtė njė mėsues. Edhe kur maturantėt kanė gabuar, atėherė ata do ta plotėsojnė sėrish Formularin A1”, shprehet Vejsiu. 


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 8 =
Ēmenduritė e Dubait (40 foto)
Kryeqyteti i Emirateve tė Bashkuara Arabe ėshtė njė nga qytetet mė tė jashtėzakonshme nė botė ose mė saktė mė luksozi. Nė mė pak se 30 vjet, Dubai u kthye nga njė fshat peshkimi nė qytetin mė tė njohur nė planet. Nėse do ta vizitoni kėtė qytet do tė kuptoni sesa tė pasur janė banorėt e tij. Por, s
Zbulohen fotot e shtėpisė sė shkrumbuar tė Balotellit
"Daily Mail" ka publikuar fotot e shėpisė sė vjetėr tė Mario Balotellit, e cila u dogj pasi futbollisti ndezi fishekzjarre brenda. Mėsohet se Balotelli e dogji shtėpinė nė vitin 2011 duke i vėnė fishekzjarre. Siē shihet nga fotot, dėmet e shkaktuara nga flakėt ishin tė mėdha.  Sipas "Daily Mail",
"Kam 32 fėmijė, por dua tė kem 50"
Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke qė tė kenė tė paktėn tre fėmijė, por njė baba nga Hatay ka bėrė “hatanė”. Halit Tekin ka 32 fėmijė nga katėr gratė e tij. Por pėr atė nuk janė mjaftueshėm pasi qėllimi i tij ėshtė tė ketė 50 fėmijė. Ai u martua pėr herė tė pa