Transplanti i veshkave, fondet te privati
  • Nė prill rinisin transplantet e veshkave. 1 milion dollarė ėshtė fatura qė do tė paguajė shteti pėr ndėrhyrjet do tė kryhen nė spitale private me mjekė tė huaj. Nestor Thereska: Para ka, vetėm a mund tė bėhen transplantet  
 
Publikuar më 29.03.2013 | 16:24

Besarta Basha- Ēdo gjė ėshtė thuajse gati. Pėrveē disa aparaturave qė pritet tė vijnė sė shpejti dhe nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, nė Shqipėri do tė rinisė transplanti i veshkave, i mbuluar tėrėsisht nga shteti. Transplantet do tė realizohen nga mjekė tė huaj nė spitale private nė Shqipėri. Por pse me mjekė tė huaj dhe jo nė QSUT? Pėr mė tepėr tė gjitha kėto do tė na i shpjegojė shefi i shėrbimit tė nefrologjisė Prof. Dr Nestor Thereska. Lajmi i mirė ėshtė qė tė gjithė ata qė deri dje kanė qenė tė regjistruar nė pritje pėr transplantim tė njė veshke dhe qė nuk e kanė realizuar pėr mungesė parash deri mė sot, tashmė mund tė bėjnė transplant falas. Prof. Dr Thereska u bėn apel tė gjithė pacientėve qė vuajnė nga veshkat tė drejtohen nė pavijonin e nefrologjisė pėr tė kryer transplant. Nė njė bisedė me “Shekullin” shefi i nefrologjisė pohon qė ka para pėr tė kryer shumė transplanto, vetėm ekziston dilema nėse mund tė kryhen apo jo. 

Qeveria ka dhėnė njė fond pėr transplantin e veshkave. Nė ēfarė faze jemi aktualisht? 

Neve jemi nė stadin e pėrgatitjes sė terrenit, qė ėshtė hapi i parė pėr kryerjen e transplaneteve. Kirurgjia kryhet tek urologjia. Nė kėtė pavijon ka disa mungesa aparaturash, pa tė cilat nuk mund tė kryhen ndėrhyrjet. Pavijoni i nefrologjisė e pėrgatit tė sėmurin dhe e ndjek pas ndėrhyrjes. Fondet janė dhe ka pasur ide qė kėto fonde tė shpėrndahen nė spitalin publik dhe nė dy spitale tė tjera private. 

Si do tė funksionojė kjo pjesė? 

Edhe spitalet private me lekėt e shtetit do ti kryejnė operacionet. Kjo bėhet me arsyetimin se spitalet private kanė njė ekip mė tė pėrgatitur. Njėri ka vite qė po e bėn dhe spitali tjetėr privat do ta kryejė kėtė vit ndėrhyrje pėr herė tė parė. Pėrgatitjet qė po bėjnė tregojnė qė ky proces po merret me seriozitet pėr tė bėrė tė mundur realizimin. 

Pse ėshtė vendosur qė transplantet tė kryhen nė spitale private dhe jo nė QSUT? 

Nuk ėshtė se ne kemi qėllim tė fillojė tek spitalet private, por nė QSUT. Praktikisht janė specializuar mjekėt. Por tė dy spitalet private kanė profesorė me famė botėrore nė trasplanetet e veshkave. Kjo do tė shėrbejė dhe si njė lloj trajnimi pėr mjekėt shqiptarė, tė cilėt e kanė pėr herė tė parė. Problemi i dytė qė kanė mjekėt tanė ėshtė se transplantet duan njė rifreskim tė herėpashershėm, pėr shkak sė ėshtė diēka qė bėhet rrallė. E mira e spitaleve private ėshtė se zhvillojnė njė konkurrencė goxha frytdhėnėse. Njė specialist i mirė sjell eksperiencėn e tij nė Shqipėri duke shpėrndarė pėrvojėn e tij dhe tek mjekėt tanė. Tek tė dyja spitalet janė dy mjekė shumė tė specializuar turq qė bėjnė vetėm transplante. Sepse bota ka ecur shumė pėrpara, tek ne ėshtė vetėm fillimi. 

Ėshtė caktuar njė datė nė tė cilėn do tė kryhen transplantet? 

Akoma s’ka njė datė tė caktuar pėr kryerjen e transplantit tė parė me fond nga shteti. Aktualisht, mungesa e aparaturave ka bėrė qė kjo tė shtyhet. Por besoj se gjatė muajit prill mund tė fillojė puna. Nė njė muaj pritet tė bėhen dy-tre ndėrhyrje. Ndėrhyrjet kryhen nė pavijonin e urologjisė. Ky pavijon po pret vetėm disa kėrkesa tė vogla qė do tė realizohen nga Ministria e Shėndetėsisė dhe Drejtorisė sė Spitaleve. Nė momentin e realizimit tė kėtyre kėrkesave, ne do t’u ēojmė emrat dhe qė aty mund tė vijojė puna pėr transplantet. 

Fondi i akorduar nga qeveria i mbulon tė gjitha kėrkesat pėr ndėrhyrje? 

Fondi i akorduar mbulon afėrsisht 25- 30 ndėrhyrje. Por nė njė bisedė me ministrin e Shėndetėsisė, Vangjel Tavo mė ka thėnė shprehimisht qė ka lekė pėr shumė ndėrhyrje. Ajo qė unė mund tė them ėshtė qė lekė ka, por ekziston dilema nėse mund ta bėjmė ose jo. 

Kanė ardhur kėrkesat e para pėr transplant? 

Pėrveē emrave qė kanė qenė nė listė pėr transplant veshkash, ka pasur pacientė qė janė informuar dhe menjėherė kanė bėrė regjistrimin pėr t’u futur nė listė. Kėto ditė kanė ardhur 5-6 persona qė kanė kėrkuar tė bėjnė transplant. Pėrgjithėsisht janė ata qė trajtohen me dializė dhe duan tė kryejnė transplant pėr tė shpėtuar nga dializa e cila bėhet njė herė nė dy ditė. Iu kemi bėjmė thirrje dhe mjekėve nė rrethe qė tė sensibilizojnė dhe informojnė pacientėt e sėmurė pėr mundėsinė e transplantit. 

Cilėt janė armiqtė e veshkave? 

Tė gjithė duhet tė informohen mbi faktorėt qė e shkaktojnė apo sėmundjet qė mund tė japin dėmtime nė veshka. Tė tilla si diabeti, hipertensioni i pamjekuar mirė qė jep dhimbje nė veshka, obeziteti i cili po ashtu jep ērregullime nė veshka dhe disa sėmundje tė lindura ose tė trashėguara tė veshkave. Vitet e fundit ėshtė futur nė listė edhe abuzimi me duhanin. Pa diskutim diagnoza e hershme ėshtė e favorshme. Duke mjekuar faktorėt e mėsipėrm edhe koha pėr tė shkuar nė dializė ose transplant bėhet shumė e gjatė.  

 

Jo ēdokush mund tė kryejė transplant 

Njė milion dollarė janė akorduar pėr rinisjen e operacioneve pėr transplantin e veshkave nė Shqipėri. Por, pėr tė bėrė kėtė duhen edhe disa investime nga ministria e Shėndetėsisė, pėr arritjen e disa standardeve qė kėrkon transplanti i kėtij organi. Arjana Strakosha, mjeke nefrologe, njėkohėsisht anėtare e njėsisė sė Transplantit tė veshkave nė Shqipėri shpjegon pėr “Shekullin” se si do tė kryhet trasplanti dhe kush mund tė aplikojė pėr njė tė tillė. Fakti qė ėshtė njė fond i akorduar pėr kėtė punė, nuk do tė thotė qė ēdokush mund ta kryejė njė tė tillė. Kjo nuk varet nga preferenca e mjekėve, por nga kushtet imunologjike tė pacientit tė sėmurė dhe pėrshtatshmėritė me veshkėn e dhuruar. “Ata qė janė tė sėmurė me zėmėr, qė vuajnė nga sėmundjet malinje, tė prekurit nga Hepatiti B apo C nuk mund tė kryejnė transplant pa shėruar mė parė sėmundjet e mėsipėrme. Kjo pėr shkak se kur kryhet transplanti merren mjekim meqė ulin imunitetin. Kjo gjė ėshtė e papėrballueshme pėr personat qė vuajnė nga sėmundjet e mėsipėrme.” Ndonėse herėt pėr tė pėrcaktuar njė kosto, tashmė bėhet e ditur se mesatarisht njė transplant mund tė shkojė 13-14 mijė euro. Kjo pėrllogaritet si njė shumė minimale, krahasuar me vendet e tjera tė botės. “Nė Shqipėri transplantet do tė bėhen me ēmime shumė tė ulėta, krahasuar me vendet jashtė. Nė Gjermani njė transplant merr njė kosto prej 50 mijė euro, nė Turqi mund tė kryhet me 25 mijė, kurse tek ne vete rreth 13-14 mijė euro.” Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme nė kėtė mes ėshtė se mjekėt shqiptarė janė trajnuar pėr tė bėrė kėtė hap tė madh. Gjithsesi, ata nuk janė akoma gati pėr tė kryer njė tė tillė. Parashikohen qė operacionet e para do tė kryhen nga mjekė tė huaj, nė asistencė tė mjekėve tanė. “Shefi i pavijonit Thereska ka kėmbėngulur qė mjekėt tani tė asistojnė gjatė kryerjes sė transplantove, nė mėnyrė qė tė mėsojnė dhe pse jo tė konkurrojnė me ta.” Kjo do tė thotė qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, kėto transplante tė kryhen nga mjekė shqiptarė dhe nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. “Qėllimi ynė nuk ka qenė qė operacionet tė kryhen nė privat, por me ndihmėn e specialistėve tė huaj, edhe ne mund tė ecim pėrpara.” Problem tjetėr ėshtė qė mjekėt tanė duan tė bėjnė njė rifreskim. “Meqė transplantet bėhen rrallė mjekėt kanė nevojė pėr njė rifreskim. Kjo ėshtė shumė e rėndė psikologjikisht pėr mjekėt shqiptarė. Kėshtu qė me kalimin e kohės do tė realizohen edhe nga mjekėt tanė.”


Videot e fundit
1 Komente
Petrit
Pershendetje,nese dikush nga shqiperia ka nevoj urgjente per njeren veshke ateher jam i gatshem tia dhuroj njeren veshke timen ,nuk kerkoj lek por kerkoj qe ai njeri qe merr veshken time te jetoj i shendosh dhe i lumtur,njeherit dhe shpenzimet e transplantit dhe mjekimet tjera ti bart marrsi i veshkes,me kontaktoni ne tel... +37745453799

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 5 =
Platini, personazhi mė i keq nė botėn e sportit (VIDEO)
Pavarėsisht deklaratave dhe komenteve tė shumta qė shprehin pakėnaqėsinė e shqiptarėve ndaj Michel Platini, ky i fundit ėshtė cilėsuar si personazhi mė i keq nė botėn e sportit edhe nga njė emision satirik, nė televizionin amerikan ESPN2.  Gazetari Keith Olbermann ėshtė shprehur me ironi pėr Platin
Marina Vjollca del nga vetja (VIDEO)
Prezantuesja e njohur ka krijuar njė imazh pozitiv nė publik dhe tė njė “vajze tė mirė”. Por, kur vjen puna pėr ēėshtje atdhetare, Marina Vjollca e humbet dhe del nga vetja. Pas vendimit tė UEFA-s, ajo ka postuar njė video tė shkurtėr, me tė cilėn pėrshėndet Serbinė dhe UEFA-n. <div id="fb-roo
Tika Camaj pozon me tė brendshme
Modelja me origjinė nga Mali i Zi, kėtė herė na provokon me tė brendshme. Tika Camaj punon prej vitesh si modele nė SHBA, pasi ėshtė e njohur pėr linjat e seksi. Tikėn e kemi parė nė shumė projekte dhe klipe tė artistėve tė huaj. Modelja nga Mali i Zi ka sfiluar pėr marka tė ndryshme, si Naee