Provimi i infermiereve, nesėr afati i fundit pėr dokumentet
 
  •  Lista emėrore me kandidatėt pėr tė ushtruar profesionin e tyre shpallet pas dy ditėsh. Kreu i UISH, Skėnderi: Po punohet qė testi tė jetė sa mė i pėrshtatshėm
   
Publikuar më 19.04.2013 | 18:10

Besarta Basha

-Ndėrkohė qė datat e provimeve pėr testimin e infermierėve tė rinj kanė dalė  tashmė, tė gjithė janė tė  interesuar mbi mėnyrėn  se si do tė vlerėsohen. A do tė nxjerrė  qė ky testim njė infermier tė aftė pėr tė  shėrbyer nė spitalet e vendit? Lidhur me  kėtė, Sabri Skėnderi, President i Urdhrit  tė Infermierit thotė qė duhet tė bėhet njė  vlerėsim real i brezit tė infermierėve tė rinj. Lidhur  me disa probleme qė janė hasur qė nė provimin e  parė tė profesionistėve tė  rinj qė kishte tė bėnte me  tezat e provimeve, Skėnderi shprehet se Ministria  e Arsimit dhe fakultetet  e infermierisė janė tashmė tė informuar dhe po punohet qė testi i radhės pėr provimin e shtetit tė jetė  sa mė i pėrshtatshėm dhe t’u pėrgjigjet  kėrkesave tė kohės. Kandidatėt do tė bėjnė fillimisht regjistrimin pranė Urdhrit  tė Infermierit tė Shqipėrisė, i cili mė pas  e ēon listėn e kėtyre profesionistėve te  Agjencia Kombėtare e Provimeve tė  Shtetit pėr tė dhėnė provimin. “Aktualisht gjendemi nė fazėn e pėrfundimit tė regjistrimeve dhe e kemi nisur listėn pranė  Agjencisė sė Provimit tė Shtetit, e cila ka  pėrcaktuar tashmė edhe datat e provimit”, tha Skėnderi. Ndėrkohė lista emėrore  me infermierėt kandidatė pėr tė ushtruar profesionin e tyre pritet tė shpallet vetėm pas dy ditėsh. Konfirmimi i  pjesėmarrjes duhet tė bėhet medoemos  njė ditė para shpalljes sė emrave pjesėmarrės nė provim. Kreu i Urdhrit tė infermierėve u rikujton tė  gjithė studentėve qė nuk  e kanė dhėnė provimin e  Vlerėsimit tė Aftėsimit  Profesional qė tė dorėzojnė Librezėn e Praktikės Profesionale tė  plotėsuar brenda ditės  sė nesėrme. “Sa i takon  detyrimit pėr realizimin e  praktikės profesionale, pėr njė periudhė  jo mė pak se 3 muaj, UISH sqaron se  kjo rrjedh nga zbatimi i ligjit “Pėr profesionet e rregulluara”, por edhe tė rregullores sė nxjerrė nga Ministria e Arsimit e Shkencės dhe Ministria e Shėndetėsisė nė funksion tė tij. Kjo praktikė  ka ndryshuar tashmė nga vitet e tjera.  Konkretisht, studenti i diplomuar nė degėt e mėsipėrme, ditėn qė regjistrohet,  merr librezėn e praktikės profesionale.  Nė kėtė librezė, janė tė shkruara tė gjitha udhėzimet dhe detyrimet qė ai duhet  tė realizojė gjatė kėtyre periudhės sė  praktikės. Pėrveē kėsaj, aty janė edhe  tė gjitha temat tė cilat do tė jenė pyetje nė provimin e posaēėm qė do tė  bėhet pėr testimin e aftėsive profesionale. “Ndėrkohė bėhet e ditur se tė  gjithė studentėt tė cilėt janė paraqitur nė provimet e mėparshme dhe nuk  e kanė marrė kėtė sezon pėr herė tė  parė duhet tė dorėzojnė fotokopjen e  Lejes sė Praktikės brenda tė njėjtit afat  nė mėnyrė qė tė quhen tė regjistruar  nė provim.” Ky testim i infermierėve  dhe profesioneve tė tjera kryhet ēdo  vit, nė kuadėr tė profesioneve tė rregulluara me ligj. Marrja e kėtij provimi  ėshtė kusht pėr ushtrimin e profesionit  nga ana e infermierėve tė rinj. Thėnė  ndryshe, ėshtė njė lloj licence pėr tė  ushtruar profesionin e pėrfituar nga  universiteti dhe aftėsimi profesional.  Vlen tė theksojmė qė pėrveē infermierėve nė muajin maj do tė testohen  edhe mamitė, fizioterapistėt, teknikėt  e laboratorit, ata tė logopedisė dhe imazherisė. Ky testim bėhet vetėm pasi  infermierėt tė kenė pėrfunduar praktikėn profesionale prej tre muajsh. Lidhur me kėtė, Skėnderi bėn njė sqarim  tė fundit duke u bėrė thirrje tė gjithė  teknikėve tė laboratorit, tė imazherisė  apo logopedistėve qė kanė pėrfunduar  studimet nė vitin 2011, t’u drejtohen zyrave tė UISH-sė pėr tė bėrė regjistrimin  dhe tė fillojnė praktikėn profesionale me  mbikėqyrje dhe nė pėrfundim tė saj, t’i  nėnshtrohen provimit tė shtetit. 

Testohen aftėsitė profesionale tė mėsuesve me pėrvojė 

Rreth katėr mijė mėsues tė arsimit parauniversitar publik dhe privat  nga i gjithė vendi do t’i nėnshtrohen  provimit tė kontrollit hartuar nga Instituti  i Zhvillimit tė Arsimit (IZHA) mė 27 prill nė  Tiranė. Tė gjithė ata arsimtarė, tė cilėt deri  mė 31 dhjetor tė vitit 2012 kanė mbushur  tė paktėn pesė vjet punė do tė bėhen pjesė  e testimit. Sipas burimeve pranė MASH-it,  testi do tė jetė i ndėrtuar nė dy pjesė, nga  ana shkencore dhe metodologjike, ku secila  kėrkon pėrgjigje me shkrim. Ndėrsa vlerėsimi i kandidatėve do tė bėhet me shkronja:  A, B, C, D, ku secila shkronjė i korrespondon  vlerėsimit me fjalė “shkėlqyeshėm”, “shumė  mirė”, “mirė” dhe “mjaftueshėm”. Kandidati  nuk e merr kualifikimin nėse vlerėsohet me  shkronjėn E (“dobėt”). Kurse kandidatėt qė  marrin kualifikimin do tė pajisen me ēertfikata, nė tė cilat do tė tregohet vlerėsimi  me shkronjė i shoqėruar me fjalė. Marrja  e rezultateve negative nė kėtė provim nuk  rrezikon vendet e punės pėr arsimtarėt, por  u heq tė drejtėn pėr tė pėrfituar rritjen e  pagės sipas niveleve tė pėrcaktuara. Rritja e pagės sipas autoriteteve tė arsimit  varet nga vjetėrsia nė punė. Kategoritė qė  kanė rreth 20 vite pune, nėse kalojnė me  sukses provimin e kualifikimit marrin titullin  “mjeshtėr” pėr herė tė parė dhe pėrfitojnė  deri nė 20 pėr qind rritje tė pagės.  A.Xh.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 3 =
Tika Camaj pozon me tė brendshme
Modelja me origjinė nga Mali i Zi, kėtė herė na provokon me tė brendshme. Tika Camaj punon prej vitesh si modele nė SHBA, pasi ėshtė e njohur pėr linjat e seksi. Tikėn e kemi parė nė shumė projekte dhe klipe tė artistėve tė huaj. Modelja nga Mali i Zi ka sfiluar pėr marka tė ndryshme, si Naee
Kėngėtarja qė aspiron politikėn
Erisa Ahmetaj ėshtė njė kėngėtare nga Kruja qė kultivon kėngėn e pastėr shqipe. Megjithėse kėtė profesion ajo e ka nisur para shumė vitesh, angazhimet nė shkollė nuk i kanė lėnė shumė kohė pėr skenėn. Tani meqė ėshtė nė pėrfundim tė studimeve Erisa i ėshtė rikthyer skenės pėr tė mos braktisur kurrė
A do pranojnė tė “ndeshen” Tuna dhe Fjolla?
Dy kėngėtaret nga Kosova, Tuna Sejdiu dhe Fjolla Morina nuk janė pėrballur asnjėherė me njėra-tjetrėn. Por duket se ka ardhur momenti. Spektakli “Dancing With the Stars”, qė pritet tė nisė sė shpejti, ka vėnė nė listėn e konkurrentėve VIP edhe dy kėngėtaret. Por kėto tė fundit, ende nuk e kanė