Ndryshon ligji pėr Legalizimin, pėrfitojnė ndėrtimet pas 2006-s
 
  • Pajisen me leje ndėrtimet nė anė tė rrugėve nacionale qė janė 25-30 m larg.
  • Diferenca SHkurtohet me 70 m Shtesat e pallateve legalizohen brenda dy vjetėve.
 
Publikuar më 27.04.2013 | 13:16

Ornela Manjani

-Flet Drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi. Procesi pėrfundon brenda dy viteve ornela manjani Ndėrtimet pa leje tė ngritura pas vitit 2006, ndėrtimet anės akseve nacionale deri nė 25-30 m larg rrugėve dhe shtesat e pallateve do tė legalizohen. Bėhet fjalė pėr rreth 100 mijė ndėrtime pa leje tė cilat ishin pėrjashtuar nga ligji i legalizimeve tė cilat do tė pajisen me tapi brenda dy viteve. Ndryshimet ligjore janė prezente dje nė Komisionin e Veprimtarisė Prodhuese nga Ardian Kollozi, kreu i ALUIZNI-t. Karburante e lokale anės rrugės Pėrveē 100 mijė shtėpive e shtesave tė pallateve, do tė shtohen nė listėn e pėrfituesve edhe karburantet dhe godinat e tjera anash rrugėve nacionale. “Pėrllogarisim rreth 30 mijė ndėrtime pa leje qė penalizohen nga fakti se duhet tė ruhet distanca 100 metra nga dy anėt e aksit tė rrugės. Kemi bėrė propozimin t'i referohemi Kodit Rrugor. Reduktohen distancat nė 20, 25 dhe 30 metra nga aksi i rrugės", tha Kollozi. Sipas tij zgjidhja qė ofrohet me kėtė ligj ėshtė njė zgjidhje racionale, e cila pėrfshin tė gjithė ndėrtimet e penalizuara deri mė tani pėr shkak tė njė handikapi ligjor. Por, legalizimi i ndėrtimeve nė anė tė rrugės ėshtė kundėrshtuar nga deputetėt e opozitės. Blendi Klosi hedh hije dyshimi pėr ndryshimet ligjore duke marrė nė konsideratė edhe faktin se ato po bėhen nė mėnyrė tė ngutur dhe nė prag tė zgjedhjeve. "Qoftė Durrės-Rrogozhinė, qoftė Durrės-Milot, tė gjitha kėto akse do tė duhet tė zgjerohen, por pranė tyre nė tė gjitha janė bėrė ndėrtime pa leje. Tė gjitha do t'i legalizoni? Nuk do tė lini asnjė objekt pa legalizuar, qė pastaj shteti tė jetė i detyruar qė tė shpronėsojė dhe mė pas situata komplikohet shumė dhe fatura rritet mjaft", tha deputeti Blendi Klosi. Pas debatesh deputetėt e tė dy kampeve bashkuan votat dhe miratuan ndryshimet nė ligjin pėr Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje. Ndryshimet ligjore Njė ndėr ndryshimet kryesore tė ligji ishte riformulimi i pikės sė 4/2 tė ligjit ekzistues, qė bėn tė mundur zvogėlimin e distancės sė objekteve pa leje qė nuk pėrfshihen nė fushėn e zbatimit tė ligjit nga akset rrugore kombėtare. E pėrkthyer nė terma mė tė thjeshtė kjo do tė thotė qė ndėrtimet pa leje qė janė 25 ose 30 m larg rrugės do tė legalizohen ndėrsa ato qė shkelin kėtė kufi do tė shemben. Njė pikė tjetėr e ndryshuar ėshtė neni i projektligjit i cili krijon mundėsinė e shtrirjes sė procesit tė legalizimit edhe nė njė numėr ndėrtimesh pa leje tė papėrfshira mė parė nė ligj, ēka do tė thotė ndėrtimet pas vitit 2006 dhe shtesat e pallateve. Sipas relacionit tė draftit tė miratuar dje parashikohet ofrimi i njė zgjidhje pėrfundimtare tė problematikės sė informalitetit nė ndėrtim, garantimin e parimit tė barazisė pėrpara ligjit dhe veprimtarisė ekonomike si dhe krijimin e mundėsive pėr integrimin e plotė tė objekteve tė legalizuara nė tregun formal tė pasurive tė paluajtshme.

Tė dhėna:

1. Ėshtė kryer pėrditėsimi nė terren pėr 210 mijė objekte informate

2. Rreth 90 mijė ndėrtime pa leje kanė marrė tapitė

3. Kanė marrė shpėrblimin 4 818 pronarė pasurish tė paluajtshme

4. Kanė pėrfunduar aplikimin 120 mijė objekte pa leje

5. Janė lėshuar lejet e legalizimit pėr 55 mijė objekte nė tė gjithė vendin.


Videot e fundit
1 Komente
Pa Emër
shtesa pallatesh apo ndertime pa-leje duhen prishur,dhe JO te legalizohen. Te legalizosh dicka te paligjshme eshte e pa-llogjikshme. Ndertimet pa leje duhen prishur!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 1 =
Promovohet libri pėr dashurinė e profetit Muhamed
Nė Sarajevė ėshtė promovuar sot libri "Hazreti Hatixha Kubra", i autores Smaragda Klino, kushtuar Hazreti Hatixhes, bashkėshortes sė parė tė Profetit Muhammed. Ky libėr ėshtė botim i rishikuar dhe i plotėsuar i njė studimi shkencoro-letrar pėr Hazreti Hatixhen dhe dashurinė e saj ndaj Profetit Muham
Sėmundja pėr tė cilėn femrat rrallė flasin
Miliona gra nė botė vuajnė nė heshtje nga njė sėmundje e dhimbshme, pasi kanė turp tė kėrkojnė ndihmė. Paralajmėrimi vjen nga gjinekologia angleze Geetha Venkat, e cila thotė pėr "Mail Online" se shumė gra vuajnė nga vaginizmi, njė sėmundje e zakonshme, por qė rrallė diskutohet.  Ky ērregullim, i c
Daēiē i kėndon sėrish Ramės, "O sole mio"
Shefi i diplomacisė serbe, Ivica Daēiē ka mbajtur sėrish njė “mini-koncert”, nė mbrėmjen ceremoniale pėr pjesėmarrėsit e samitit Kinezo-Ballkanik. Sipas portalit “Blic”, nė darkėn ceremoniale pėr tė ftuarit e samitit, qė u zhvillua mbrėmjen e sė martės,  Daēiē kėndoi sėrish kėngėn “O sole mio”. Tė