Njė kulturė qė ka degraduar
Publikuar më 01.05.2013 | 12:40

Vrion Bezhani

-Infrastruktura sportive nė vendin tonė ėshtė thuajse tėrėsisht e vjetruar dhe vetėm nė shumė pak qytete tė vendit apo zona tė Tiranės ka patur gjatė viteve tė fundit disa rinovime tė pjesshme, rinovime tė bėra thjesht pėr efekte elektorale dhe sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė sporti ynė. Kjo gjendje e rėndė qė ėshtė krijuar me kalimin e viteve ka sjellė edhe njė degradim tė pėrgjithshėm dhe gradual tė sportit, qė sot ndodhet nė njė pikė kritike. Pėr fat tė keq nė vendin tonė hapėsirat qė dikur kanė qenė mjedise sportive, fusha futbolli tė hapura apo palestra, sot janė zhdukur dhe nė vendin e tyre ndodhen pallate shumėkatėshe. Dhe ēudia vijon ende, pasi edhe ato pak terrene sportive qė kanė mbetur nuk dimė tė mirėmbajmė dhe ato po degradohen ēdo ditė dhe ėshtė e vėshtirė qė tė bėsh sport. Shumė pak ėshtė menduar nė kėtė drejtim pėr sportin, qė vuan gjithnjė e mė shumė dhe mezi ngre kokėn nė kėtė kaos urbanistik dhe ku mjediset pėr t’u marrė me sport sa vijnė e pakėsohen dita-ditės. Problemi i terreneve sportive ėshtė kthyer sot nė njė ēėshtje shumė delikate nė jetėn sportive nė vend, jo vetėm nė futbollin shqiptar por edhe nė sportet e tjera, kolektive dhe individuale. Mungesa e kėndeve tė lojėrave dhe terreneve sportive pėr fėmijėt, ėshtė njė tjetėr problem qė e ndeshim sot nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Pėr pasojė, gjendja e rėnduar e terreneve mbetet njė nga sėmundjet ende tė pashėrueshme tė sportit, realitet tė cilin sportistėt e trajnerėt, por edhe tifozėt e shumtė qė shkojnė nė stadiume apo pallate sporti e vėnė re ēdo ditė. Fakt i pakundėrshtueshėm ėshtė se sot, sportistėt shqiptarė e kryejnė stėrvitjen e tyre nė kushte aspak cilėsore, krahasuar me kolegėt nė botė, ēka na detyron tė dėrgojmė shpesh sportistėt pėr stėrvitje jashtė vendit, pėr tė garuar mė pas nė kushte tė barabarta me kundėrshtarėt nė veprimtaritė ndėrkombėtare. Por a ėshtė kjo mėnyra mė e mirė? Pse tė investojmė pėr tė ēuar njė apo dy sportistė jashtė pėr stėrvitje, kur ato para mund tė pėrdoren pėr ndėrtimin e njė palestre moderne, ku tė stėrviten 10 apo 20 sportistė? Problem qė nuk po gjen zgjidhje ėshtė edhe pėrdorimi i mjediseve sportive, si palestrat, nė mjediset e shkollave. Jo vetėm kaq, por edhe njė palestėr qė i pėrket Universitetit tė Sportit rrezikon tė zhduket. Nė vend qė tė lejojmė hapjen e palestrave tė shkollave pėr komunitetin pas pėrfundimit tė orarit mėsimor ne i mbyllim ato, duke bėrė qė tė rinjtė tė mos gjejnė mjediset e duhura pėr tė kaluar kohėn e lirė. Pėrdorimi i palestrave tė shkollave pa pagesė apo me ēmime tė arsyeshme ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė larguar rininė nga veset e rrugės, nė mėnyrė qė ajo tė rritet e shėndetshme. Por edhe ato palestra kyēen dhe nuk vihen nė dizpozicion tė komunitetit apo shkollės pas orės sė mėsimit, kjo kushtėzuar edhe zhdukja e klasave sportive, aq tė rėndėsishme dikur nė nxjerrjen e talenteve nė sport. Dhe nė kėtė kaos tė madh sportive tė krijuar nė vitet e tranasizionit nuk ka ndihmuar as ligji i sportit, qė nuk jep ndonjė zgjidhje konkrete pėr kėtė ēėshtje. Gjithkush vepron si do dhe si di vetė, duke mos ndihmuar qė Ministria e Rinisė dhe Sportit tė bashkėpunojė me atė tė Arsimit apo edhe me Bashkitė pėrkatėse pėr tė krijuar mundėsi pėr menaxhimin mė tė mirė tė mjediseve sportive apo pėr ndėrtimin e terreneve tė reja sportive. Ndaj ėshtė mėse e nevojshme, madje urgjente qė tė veprohet sa mė shpejt nė kėtė drejtim. Shqipėria europiane bėhet jo vetėm politikisht por edhe duke krijuar mjedise tė pėrshtatshme sportive, jo vetėm me fjalė e me premtime. 

 


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 1 =
Publikohet pėr herė tė parė njė foto e sulmit tė Kullave Binjake
Momenti mė i tmerrshėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė ndodhi nė 11 shtator tė vitit 2001, ėshtė fotografuar.  Pamjet e dy kullave binjake qė u rrėzuan pas sulmit terrorist tė vitit 2001, po bėjnė xhiron e botės. Fotografia e mėposhtme ėshtė bėrė nga njė  avion dhe ėshtė zbuluar kėto ditė.
Brenda bunkerit antiatomik tė Moskės (FOTO)
“Njė bunker nėntokėsor gjigant dhe sekret, i ndėrtuar nga regjimi komunist nė Shqipėri, dekada mė parė, pėr t’i mbijetuar njė sulmi nuklear nga Bashkimi Sovjetik ose Shtetet e Bashkuara, u hap pėr publikun pėr herė tė parė”, shkruan "Daily Mail", pas ēeljes pėr publikun tė bunkerit tė ndėrtuar gjatė
Dr. Flori nė daljen e fundit mediatike (VIDEO)
Dr. Flori nė daljen e tij mediatike para se tė ndahej nga jeta dha njė intervistė pėr Ermal Mamaqin nė emisionin e tij, “6 ditė pa Ermalin”. Gjatė emisionit, Flori tregon njė ndodhi me bashkėshorten e tij, tė cilėn e ngatėrroi me njė fjalė tjetėr gjatė kohės kur ata ishin tė fejuar. Flori zbuloi s