Paratė i shpenzoj pėr libra, edhe pse shumė tė shtrenjtė
  • Ganimete Muēa ėshtė shpallur nė ditėn ndėrkombėtare tė librit si vajza qė lexon dhe blen mė shumė libra tek Filologjiku
 
Publikuar më 13.05.2013 | 12:09

Luela Myftari

-Nė njė kohė kur tė gjithė pedagogėt e Letėrsisė ankohen pėr nivelin e leximit tė studentėve tė tyre dhe pėr faktin qė ata nuk lexojnė, ne pyesin nė Fakultetin e Filologjisė nėse gjendet dikush pėr tė cilėn mund tė shkruajmė. Nė stendat e vendosura nė hollin e madh tė Filologjikut tė Tiranės, librashitėsit na tregojnė me gisht tė njėjtėn vajzė. “Shekulli” kėrkon vajzėn qė ka blerė mė shumė libra sot.

Ajo ėshtė Ganimete Muēa. Ėshtė nė vitin e tretė tė sistemit Bachelor dhe ka nė dorė rreth 7 tituj. Tė gjitha i ka blerė sot. pretendon qė tė blejė edhe disa tė tjerė. Nė bisedėn qė bėjmė me tė, Ganimetja rrėfen se i pėlqen shumė tė lexojė dhe se mė sė shumti ka preferuar t’i ndjekė studimet nė degėn e Letėrsisė dhe Gjuhės Shqipe vetėm pėr Letėrsinė. Ne pyesim edhe pedagogėt pėr Ganimeten. Tė gjithė thonė fjalė tė mira. 

Edhe studentėt e tjerė e shpallin nė unanimitet vajzėn qė lexon mė shumė nga tė gjithė nė atė departament.

Ganimetja na thotė se nuk ka dalė shumė kėtė muaj, nė mėnyrė qė shpenzimet e saj t’i reduktojė aq shumė sa tė mund tė blejė dhjetė librat qė ndodhen nė listėn e saj tė tė preferuarave.

Ēfarė titujsh blini nė pėrgjithėsi?

 Nė pėrgjithėsi blej titujt qė mė prezantojnė pedagogėt e mi, revistat letrare dhe librat qė na japin pėr tė lexuar gjatė njė viti akademik. Pėrpiqem qė t’i lexoj tė gjithė. Dhe nėse nuk mundem pėr shkak tė kohės sė reduktuar, atėherė i blej ato pėr t’i pasur nė bibliotekėn time e pėr t’i lexuar mė vonė.

Po sot ēfarė keni blerė?

Do tė doja tė kisha blerė edhe shumė mė shumė, por ēmimet janė disi tė kripura. Dhe kjo jo pėr faj tė botuesve, sepse edhe ata kanė shpenzuar, madje kopertinat e librave janė aq tė bukura sa kushdo mund ta kuptojė se ato kushtojnė. Sot, kam blerė njė libėr qė vjen nga studimet albanologjike. Flet mbi erotizmin nė letėrsinė shqiptare, njė temė pėr tė cilėn ka filluar tė diskutohet shumė. Ky ėshtė njė botim i vjetshėm, por qė unė nuk kam pasur mundėsi ta blej. Sot, e kam ndėr duar. Njė libėr tjetėr qė kam blerė sot ėshtė edhe ai i Vjola Isufajt: “Kthimi i mitit nė veprėn e Kadaresė”. Mora gjithashtu punimin e diplomės sė Lasgush Poradecit pėr Emineskun, Franc Kafkėn, njė shkrimtar i cili nuk mund t’i mungojė bibliotekės sime modeste dhe “Bisedė pėr brilantet nė pasditen e dhjetorit, tregime dhe novela qė vijnė nga autori shqiptar Ismail Kadare. Dita ende nuk ka mbaruar dhe nuk e di nėse do t’i shpenzoj edhe kėto para qė mė kanė mbetur pėr tė blerė ndonjė libėr tjetėr. Kur dal pėrpara stendave i harroj ditėt qė nuk kam dalė pėr kafe vetėm e vetėm pėr tė blerė libra. Mė shuhen ato ditė tė mėrzitshme. Madje, as nuk e ndjej lodhjen qė mund tė shkaktojė rėndesa e gjithė kėtyre librave teksa i ēoj nė dhomėn time.

Sa tė kripura ju duken ēmimet e librave?

Ēmimet janė tė kripura, por nė pėrgjithėsi unė shfrytėzoj panairet pėr tė blerė me ēmime mė tė lira. Shėnoj titujt qė mė duhen dhe mė tė shtrenjtėt i blej nė panairin e ardhshėm. Shfrytėzoj panairin e pėrvitshėm nė nėntor dhe nė prill, nė ditėn ndėrkombėtare tė librit. Sot, pėr shembull kishte rreth 20 pėr qind ulje nė ēmim ndaj edhe shfrytėzova rastin pėr tė blerė disa libra. Kjo metodė ėshtė nė fakt njė metodė shumė e mirė, pasi kam mundėsi tė mbledh ca para duke kursyer nė dy tre muaj pėr panairin e radhės. Sigurisht, qė nuk pi aq kafe sa studentet e tjera. Por, ky ėshtė ēmimi i njė studenteje qė nuk ka tė ardhura tė tjera pėrveē atyre qė i jep familja. Unė nuk punoj, ndaj tė ardhurat e pakta mė bėjnė tė kursej pak mė shumė.

Bio:

Emri: Ganimete

Mbiemri: Muēa

Vendlindja: Hasi

Vendbanimi: Tiranė

Arsimi: Universiteti i Tiranės, Dega: Letėrsi-Gjuhė Shqipe

Profesioni: Studente

Box:

Ajo ėshtė vetėm njė studente. Nuk ka tė ardhura, por tė gjitha paratė qė i japin familjarėt i shpenzon pėr tė blerė libra, qofshin kėto libra universitarė apo ato artistikė. Ajo ka ardhur nga Hasi dhe pėrpiqet me ēdo kusht qė edhe nė vitin e tretė tė studimeve Bachelor tė lexojė tė gjithė titujt qė renditen nė  planet universitare. Pėr tė ka qenė shumė e vėshtirė pėrshtatja me kryeqytetin. Sipas saj, kėtu gjithēka ėshtė e shtrenjtė, pėr mė tepėr librat. E megjithatė, ajo pėrpiqet qė tė mos shpenzojė shumė nėpėr kafene, njėlloj si shoqet e saj. 


Videot e fundit
19 Komente
Te bashkuar
Urime, krenaria rinore. Kujdesu per token dhe gjuhen e shenjte te lena nga "te diplomuarit". Vullnet, durim, zgjuarsi, fat, jete te gjate rinia shqiptare.
Njė gjuhėtar vrojtues
Pėrshėndetje nga Gjermania dhe shumė, shumė suksese nė tė ardhmen! b.
rrushe_123@hotmail.com
Bravo sister shum urime xx
tila
bravo gona we are proud of you <3
Aida Dauti
Congratulations gona urime dhe meso shume
I am very happy for you and never give up
From your little kids in London
djana
Ti je nje shembull per rinin shqiptare urime dhe bravo :):):)
djana
TI JE NJE SHEMBULL PER TE GJITH RININ SHQIPTARE URIME DHE BRAVO. :):):):)
Pa Emër
smund ti lexoje ne internet ?
Student i rrugeve

Personalisht me behet qefi qe dikush qe vazhdon nje dege te tille, te lexoj pertej asaj cka i kerkohet ne oret e mesimit. Por ajo qe me zhgenjen eshte se si gazetaria por edhe shoqeria jone, vazhdon ende te ndjeke apo dhe promovoje stereoitipin e studentit/nxenesit shembullor shqiptar.

Po cili eshte ky shembull? Shembulli vazhdon te jete ai qe une mbaj mend nga femijeria ime(flasim ketu per periudhen post-komuniste qe edukimi ishte ende modeli komunist, vetem se ishin hequr veprat e xhaxhit dhe adhurimi ndaj tij) ku nje nxenes sa mbaronte shkolla 5-6 oreshe duhet te shkonte ne shtepi, te bente detyrat per nja 5-6 ore te tjera. E nqs ishte duke luajtur me shoket e lagjes rrugeve, dhe e shihte mesuesja, vraponte te fshihej, se me siguri do mirrte disa qortime pse nuk ishte ne shtepi duke bere detyrat. Me kalimin e viteve shkollor, krahas mesimeve shkollore shtoheshin dhe leximet ndaj klase. Ku nxenesi/ia i/e zellshem/e per mesime, nuk "mjaftohej" me ato cka i jepte shkolla po shkonte ne librari merrte nja 5 libra e lexonte gjate gjithe muajit. Si gjithmone i/ngujuar ne shtepi me mesimet e veta.

Stil komplet i gabuar i te studiuarit dhe persosjes akademike. Vazhdon ende arsimimi dhe edukimi i stili komunist me mesime permendesh te teksteve, ne nje kohe qe sot, me ruajten dhe aksesin masiv te informacionit dixhital, mbajtja mend e dijes nuk eshte me kyce, por aksesi i te dhenave kur te nevojiten eshte.
Ajo qe duhet te promovohet ne edukim eshte mendimi kritil dhe analiza e ceshtjeve te ndryshme.

Edukimi vazhdon me mesimin permendesh i vjershave dhe recitimit te tyre para klases/turmes. Jo se ka ndonje gje te keqe, eshte dicka e mire qe individi te performoje para masave te gjera duke ia hequr emocionin e perballjes me individe te tjere, por ajo e bere kjo me mesime mekanike permendesh nuk te ndihmon shume. Sepse ne momentin qe ti fillon te recitosh ate qe ke mesuar permendesh, ty te erren syte, dhe e vetmja gje qe shef jane rrjeshtat qe duhet te thuash.

Duke u kthyer te dy pika e meparshme, atij te edukimit sipas stilit komunist dhe stereotipit te studentit shembullor. Ne fillim duhet te kuptojme se cili eshte qellimi i institucioneve arsimore ne edukimin e brezave te rinj. Ai mund te ndahet ne dy grupe: 1. Eshte pergatitja per tregun e punes, trajnimi i studenteve ne menyre qe kur te dalin nga bangat e shkolles te jene elemente produktive te bizneseve dhe sistemit ekonomik.
2. Eshte edukimi i studentit ne kuptimin dhe pershtatjen e shoqerise civile, permes lendeve si Edukate Qytetare, apo lende te tjera.

Sot nje nxenes/student ende trajnohet/edukohet sipas modelit komunist, sic e shpjegova me siper ne menyre shume por shume mekanike, por ajo qe eshte me kryesorja ata pergatiten per nje treg pune komunist(nqs mund te flasim per treg pune gjate komunizmit) ku ti pasi dipllomoheshe te gjendeshe puna per ti sherbyer sistemit te atehershem. Pra nuk kishte nevoje per ndonje elasticitet ne personalitet dhe edukim, per aq kohe sa permbushje kriteret qe vendoste sistemi, nje sistem qe ishte statik.

Kjo gje nuk ndodh me sot, ne momentin qe dipllomohesh duhet te studiosh dhe pershtatesh tregut te punes qe eshte dite nate ne ndryshim. Kerkohet nje elasticitet i jashte-zakonshem per te qene i suksesshem. Gje qe nuk arrihet permes izolimit apo kufizimit vetem tek librat, qofshin keto jashte shkollore, te cilat pasi ti kesh izoluar, te bejne "specialist" ne temen e trajtuar, por nuk te bejne specialist ne jete, sepse jeta eshte nje konglomerat njerezish dhe stile jetesh.

Lexuesi shqiptar vazhdon ende te lexoje, libra te romantizmit te shkuar, kur realiteti jone vetem romantik qe s'eshte. Kjo sjell nje zhgenjim te qytetari ne momentin qe mbyll librin dhe hedh hapin e pare jashte deres se shtepise.

Personalisht, mund te them se gishtat e duarve do me tepronin ne numerimin e librave jashte shkollor qe kam lexuar keto 10 vitet e fundit te jetes sime. A mund te quhem une nje injorant sipas standarteve te tilla qe shoqeria, perfshi gazetaria po promovon? A mund te quhem une nje student i deshtuar, meqe jam nje lexues i "dobet" kur te gjithe permendin Makiavelin, Nitchen, dhe shoket e tyre qe kane jetuar shekuj me pare, e sia kane patur haberin internetit, mas medias, blogjeve, Wikie, postcads,konferenca dhe video/audio konferenca, revista, dokumentare etj etj...

Diskutoj shpesh si te kjo faqe dhe ne shume vende te tjera, me individe qe mbrojne me fanatizem idealizmat e tyre, dhe nuk shohin realitetin, nuk dijne se ku iu mbeshteten kembet, e si perfundim "deshtojne" te bejne realitet idealet e tyre, sepse nuk e shohin realitetin per ate qe eshte. Dhe gjithe kjo vjen si pasoj e sistemit tone arsimor.
djana
me vjen mire ganimete ti je nje shembull per rinin shqiptare suksese edhe me tej !!!:):):)
jonida
urime goce!!!suksese per te ardhmen
Tini
Je e papare nice!!!
Tini
Je e papare nice!!!
USA
@ student i rrugeve Couldnt agree more with you po kujt i thua shqiptareve qe akoma lexojne poezi te shekullit te kaluar dhe mburren me kete fakt, ndersa bota investon ne research e shkence , mjekesi, technologji. Kurse gazeta shqipetare shkruan per nje studente "shembullore" qe kursen leke te blere libra jashteshkollore :-(
Cdo liber e ka nje vlere
Per Studentin e rrugeve!

E mesuara ne rruge ndryshon prej asaj ne shkolle. Informacioni akademik ne shkolle eshte i percaktuar, dhe nqse nje individ kerkon te zgjeroje njohurite e veta vepron ne te njejten menyre ashtu sic ka vepruar vajza na artikull. Pra kursen leket dhe blen libra shtese jashte shkollore. Nuk duhet te lexosh Makiavelin doemos qe te konsiderohesh njeri i formuar.
Ke shkruar gjithe keto rreshta dhe te pakten nje pergezim te vogel nuk ja bere vajzes. Tregoje ate edukaten e "rruges". Hajt me te mira.
Kola
Studenti mos fol kot. Shkolla e xhaxhit eshte Harvardi me dormitore te bukura, 60000 dollare viti dhe duke taku njerez te rendesishem. Nuk ka asnje ndryshim. Me nje ndryshim qe Harvardi eshte vec per nje superelite te pasur, ndersa shkollen e haxhit kush kishte kapacitet e bente. Amerika ka sistem bloze akademik ne nivel te pergjithshem, por thith kapital njerezor, dhe ja hudh me kete menyre. Ajo qu thua ti, akses ne informacion eshte nje cliche e nje brezi qe argumentim quan 140 karakteret e twitterit. Kjo vajza mun te jete "old school" por jam i sigurte qe i shpartallon mengjes drek darke keta tipat me akses tek "informacioni".
luli
Bravo te qofte Gona me te vertet na nderove
Vazhdo keshtu dhe je shembull per te gjithe shqiptaret
Pa Emër
Studenti ka te drejte... Ju qe nuk e kuptoni shkrimin e tij jeni ca d. te zgjebosura (sorry per fjalorin por e meritoni) qe jo vetem nuk keni futur majen e hundes ne akademine e botes por dhe keni mendjengushtesine dhe mediokritetin te kundershtoni ata qe hedhin mendime perparimtare qe juve kuptohet nuk ju vijne per shtat. Shkolla shqiptare ka shume magnesi . Te pranosh kete fakt dhe te kerkosh te permiresosh arsimin eshte hapi I pare drejt ndryshimit. Nje komb kurre nuk mund te perparoje nese arsimi I tij eshte I demtuar.
eri durres
Me behet qejfi qe edhe sot vashdon te kete studente qe lexojne dhe studiojne sepse kjo i afteson me shume ne punen e tyre ,sidomos kur behet fjale per Letrsine , per te cilen nuk mund te flasesh asgje nqs nuk ke lexuar libra.Pergezime!!!!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 8 =
Familja Berisha nė ballon presidenciale, mbulohet Armina
Nė ballon presidenciale tė organizuar nga Bujar Nishani ishin tė pranishėm mjaft personaliteti, mes tė cilėve edhe familja Berisha. Pėrveē ish-kryeministrit Sali Berisha me bashkėshorten e tij, ishin dhe Shkėlzen Berisha me tė dashurėn e tij, Armina Mevlani.  Pjesė e mbrėmjes bamirėse nė Palla
Fjolla merr menaxher tė ri
Fjolla Morina, sė fundmi, ka marrė njė menaxher tė ri, i cili quhet Jetmir Agaj. Menaxheri, megjithėse i ri nė moshė ka marrė pėrsipėr menaxhimin e artistėve mė nė emėr nė Kosovė.  Ai ka qenė administrator i labelit "Babastars" dhe se fundmi i Ledri Vulės, si e dhe i faqes mė tė madhe shqiptare “
Albumi mė "i nxehtė" i vitit (FOTO)
Modelja e njohur, Alilna Davydova ka pozuar pėr kalendarin "Barracuda", qė ekspozon nė faqet e tij marka tė njohura motorrėsh. Me format e saj mahnitėse dhe shikimin intrigues, modelja bukuroshe tė lė pa frymė. Me trupin e saj tė palestruar dhe me forma perfekte, Alina ka pozuar pėr fotografin Do