Testi i matematikės, pėrgjigjet e sakta
  • Teza e provimit tė Matematikės qarkullon nė Facebook pėrpara se maturantėt tė pėrfundojnė provimin. Zhurmuesit, dhe kėsaj here jashtė loje
Publikuar më 15.06.2013 | 12:10

Besarta Basha

- Dėshtojnė pėr tė dytėn herė tė gjitha masat e supozuara se janė marrė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr ndalimin e kopjimit. Ashtu si nė provimin e parė tė Gjuhė-Letėrsisė, edhe nė provimin e ditės sė djeshme janė vėnė nė punė zhurmuesit, por pa efekt. Mediat kanė publikuar tezėn e matematikės, ndėrkohė qė nxėnėsit nuk kishin dalė ende nga provimi. Ky dokument pretendohet tė jetė kopjuar pėrmes njė aparati celular dhe ėshtė nxjerrė jashtė ambienteve tė mjedisit ku kryhej provimi. Maturantėt qė kanė qenė brenda nė provim kanė dėrguar tezėn nė rrjetin social facebook dhe me e-mail, duke kėrkuar ndihmė nga miq, familjarė apo profesorė pėr pėrgjigje tė pyetjeve tė tezės. Edhe pse nuk dihet me saktėsi nga cila shkollė ka dalė teza e provimit, njė gjė dihet me siguri. Fotot e sakta tė tezės vėrtetojnė manipulimet qė i janė bėrė edhe kėsaj radhe testit tė dytė tė Maturės Shtetėrore. Ashtu siē pritej, provimi ka nisur nė orėn 10:00 tė paradites sė djeshme dhe ka zgjatur plot 2 orė e gjysmė. Gjatė kėtij intervali kohor tė gjitha shkollat kanė qenė tė kyēura me ēelės. Nė oborrin e shkollave nuk kanė munguar pėrveē rojės, edhe policė tė cilėt kanė siguruar rendin dhe qetėsinė jashtė ambienteve tė shkollės. Ndėrkohė qė brenda kėtyre ambienteve pakkush e di si kanė funksionuar gjėrat. Teza e publikuar ka patur njė reagim tė menjėhershėm tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencave, e cila e ka hedhur poshtė kategorikisht mundėsinė e daljes sė tezės pėrpara pėrfundimit tė provimit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencės pretendoi se provimi u mbyll me sukses tė plotė dhe nuk pranoi tė flasė pėr pėrgjigjet e qarkulluara nė internet. Sa i takon nivelit tė testit, edhe pse specialistėt e MASH pohojnė se teza ėshtė e njė niveli mesatar, vetė maturantėt shprehen se pyetjet kanė qenė shumė tė vėshtira, sidomos tė ato tė fundit, tė cilat pakkush i kishte kryer. Nga informacionet e marra, teza e dalė pėrpara pėrfundimit tė provimit ka dalė nė njė nga gjimnazet e rretheve. Kjo ka pėrkeqėsuar mė tej situatėn, pasi maturantė tė kryeqytetit ankohen pėr moskorrektėsi nga Ministria nė mbarėvajtjen e rregullave tė njėjta. “Nė shkollėn tonė ka qenė nėpėr klasa inspektorja e arsimit, e cila nuk na ka lėnė as tė kthenim kokėn, jo mė tė bėnim manovra tė tilla. Nė rrethe nuk e kam parė ē’bėhet. Unė di vetėm qė nxėnėsit qė vijnė nga rrethet vijnė kėtu dhe po na konkurrojnė me notat qė as vetė ata nuk e dinė se si i kanė marrė”, pohon Indriti, maturant i shkollės “Petro Nini Luarasi”. Tė tjerė nuk pėrjashtojnė mundėsinė e komunikimit me shokėt e tyre tė klasės, por edhe kjo varej nga mėsuesja qė administronte provimin. Ndėrsa disa nxėnės nuk janė lejuar tė kthenin kokėn, tė tjerė kanė kopjuar nėpėrmjet komunikimit me shokėt dhe shoqet nė klasė. “Nė klasėn time nuk na kanė lėnė tė flisnim fare, nė disa tė tjera mora vesh qė edhe kanė folur. Ēdo gjė ėshtė ēėshtje fati. Nuk mjafton vetėm tė kesh mėsuar”, pohon njė maturant i “Petro Nini Luarasit”. Mė tepėr tė shqetėsuar shprehen prindėrit, tė cilėt kishin shoqėruar fėmijėt e tyre qė nė orėn tetė tė mėngjesit. “Unė kam patur nė kėtė shkollė edhe gocėn e madhe pėrpara dy vitesh dhe nuk bėhet fjalė pėr tė kopjuar. Rregullat janė mjaft tė rrepta, vetėm duhet respektim i tyre nga tė gjithė njėlloj. Provimi i Matematikės pati pak shkarje. Nuk e di se si mund tė kenė arritur, por brenda nė katin e dytė tė shkollės e kemi parė tė gjithė njė maturante me celular nė dorė. Imagjino ē’bėhet nėpėr shkollat e rretheve.” Kėshtu e shpreh hallin e saj e ėma e njė vajze e cila ka frikė se mundi i sė bijės mund tė shkojė dėm. Pėrgjigjet pritet tė dalin brenda dy javėsh, ndėrkohė qė tezat do tė vlerėsohen nė gjashtė qendra vlerėsimi dhe nga dy duar korrigjuesish.

Masat
Ndėrkaq edhe Drejtoria e Policisė sė Tiranės, bazuar nė Urdhrin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit “Mbi marrjen e masave pėr mbarėvajtjen e procesit tė Provimeve tė Maturės Shtetėrore 2012 – 2013”, si dhe nė kėrkesat e Drejtorive Arsimore Rajonale tė Qarkut tė Tiranės, Zyrės Arsimore nė Kavajė, ka marrė masat pėr ruajtjen, sigurimin e mjediseve ku do tė zhvillohen Provimet e Maturės si dhe gjatė transportimit tė materialeve tė tyre. Masa tė veēanta janė marrė nė 4 Drejtoritė Arsimore, duke marrė masa pėr 40 shkollat ku do tė zhvillohet provimi. Policia ndoqi zhvillimin normal tė Provimeve tė Maturės Shtetėrore 2012-2013, qė do tė zhvillohen nė muajin Qershor e Korrik 2013, duke pėrmbushur tė gjitha detyrimet e pėrcaktuara nė lidhje me marrjen e masave pėr organizimin e shėrbimeve, pėr sigurimin e rendit e tė qetėsisė publike. Siē e kemi parė dhe nėpėr media, forcat policore nuk kanė munguar gjatė procesit tė zhvillimit tė provimit tė djeshėm.

MASH mbron maturėn

Specialistėt e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės janė tė parėt qė nuk pranojnė qė teza e provimit tė djeshėm tė ketė dalė nga ambientet ku zhvillohet provimi. Megjithatė, ka pasur njė reagim tė menjėhershėm nga ata, duke mohuar nė mėnyrė kategorike qė njė gjė e tillė tė ketė ndodhur. Sipas zėdhėnėsit tė MASH, Fitim Zekthi, asnjė parregullsi nuk ėshtė vėnė re gjatė procesit. “Ne shprehim besimin se standarde tė tilla rrisin cilėsinė e arsimit tonė tė mesėm dhe janė dėshmi e pėrafrimit me atė tė vendeve tė tjera evropiane.” Nė fund tė konferencės pėr shtyp, MASH falėnderon tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė mbarėvajtjen e provimit dhe nė mėnyrė tė veēantė policinė e shtetit. “Ne ftojmė maturantėt, prindėrit dhe mediat pėr njė bashkėpunim konstruktiv pėr realizimin me sukses tė njė procesi kaq kompleks dhe masiv siē ėshtė ai i Maturės Shtetėrore”, pėrfundon MASH.

Veēohen testet me kopje

Pavarėsisht mėnyrės, duhet thėnė se nė tė dyja provimet me detyrim tė Maturės Shtetėrore ėshtė kopjuar. Kėtė e vėrtetojnė mė sė miri tezat e dala pa pėrfunduar ende procesi. Kjo ka treguar qartė se nė mjediset ku ndalohej rreptėsisht mbajtja e celularėve kanė qarkulluar tė tillė qė kanė bėrė qė teza tė dalė nga mjediset ku kryhej provimi. Megjithėse MASH nuk e ka pohuar akoma njė gjė tė tillė, ka ngritur njė komision tė posaēėm pėr tė vėrtetuar nėse nxėnėsit kanė kopjuar apo jo. Burime brenda kėsaj ministrie bėjnė me dije se deri tani janė veēuar disa teste tė dyshuara pėr kopje nė provimin e parė, atė tė Gjuhė-Letėrsisė. Pėr kėtė, kėtij komisioni do t’i duhen edhe disa ditė kohė qė tė vėrtetojė nėse ka patur realisht mundėsi kopjimi apo edhe qoftė ēfarėdolloj parregullsie nė mjediset ku ėshtė kryer testimi i maturantėve. Ende nuk bėhet e ditur nėse verifikimi do tė shoqėrohet me penalizime tė maturantit.

 

Klikoni mbi titull pėr tė parė rezultatet pėrkatėse

 

 

Pėrgjigjet e sakta pė r gjimnazet e pė rgjithshme 

Gazeta “Shekulli” publikon pėrgjigjet e sakta qė mund tė kishin dhėnė nxėnėsit pėr tė marrė rezultatin maksimal prej 50 pikėsh nė provim. Vlerėsimi i ēdo pėrgjije tė dhėnė nga maturanti pėr kėrkesėn pėrkatėse do tė mbėshtetet nė skemėn e vlerėsimit e cila ėshtė pėrgatitur nga hartuesit e testeve. Skema e vlerėsimit ėshtė njė standard vlerėsues i njėjtė pėr ēdo maturant. Vetėm pas dy javėsh, pasi korrigjuesit e testit tė kenė pėrfunduar vlerėsimin, do tė bėhet e ditur lista e plotė me rezultatet e secilit maturant. Paraprakisht, secili prej tyre mund tė vetė vlerėsohet nėpėrmjet skemės sė paraqitur. Ashtu si nė provimin e parė , ky test ė shtė i ndarė nė 13 pyetje mė alternativa tė cilat vlerėsohen me njė pikė dhe 12 tė tjera me zhvillim. Totali i pikė ve maksimale qė mund tė arrijė maturanti nė se i ka kryer saktė tė gjitha ushtrimet, ė shtė 50 pikė . Testi i matematikės ėshtė provimi i dytė me detyrim, test i cili do tė ndiqet nga provimi i dy lėndėve me zgjedhje nė datėn 30 qershor.

                                                                                                        

Pėrgjigjet pėr gjimnazet gjuhėsore

Publikohen pėrgjigjet e provimit tė Matematikės sipas profileve qė kanė zgjedhur maturantėt. Kėshtu, gjimnazi i pėrgjithshėm, ai mė dy gjuhė dhe gjimnazi profesional kanė pasur teza tė ndryshme, nė bazė tė temave dhe kapitujve qė kanė studiuar nė vitet e gjimnazit. Pėr secilin lloj testi, Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka pėrgatitur njė model zgjidhjeje. Nė lidhje me kėtė, ēdo maturant mund tė shikojė vetė nėse pyetjet qė ka zhvilluar nė provim kanė qenė tė sakta apo jo. Tė gjitha tezat kanė 13 pyetje me alternativa dhe 12 tė tjera me zhvillim, totali i pikėve tė tė cilave shkon nė 50. Vlen tė theksohet se nxėnėsi do tė vlerėsohet me pikėt e plota nėse ai ka zgjidhur saktė ushtrimin, pavarėsisht modelit tė paraqitur. Por, edhe nėse nuk arrihet zgjidhja e plotė, maturanti do tė vlerėsohet pėr pjesėn e provimit qė ka zgjidhur. Testi ėshtė pėr tė tria nivelet e vėshtirėsisė dhe vlerėsohet nė bazė tė saj ēfarė ka mėsuar maturanti nė vitet e gjimnazit, bazuar nė profilin pėrkatės.

 

 

Pėrgjigjet, matematikė profesionale

Kėtij provimi i janė nėnshtruar tė gjithė maturantėt qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme profesionale, artistike, sportive, pedagogjike dhe ato me kohė tė shkurtuar. Provimi i matematikės ėshtė konsideruar i njė niveli mesatar. Pyetjet si nė dy testet e tjera kanė qenė 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Duke iu referuar profilit qė kanė zgjedhur vetė maturantėt ėshtė pėrcaktuar rėndėsia qė do tė ketė secila nga 7 linjat bazė tė temave qė maturantėt duhet tė pėrvetėsojnė pėr kėtė testim. Ashtu siē ishte thėnė dhe mė pėrpara, testi pėrmban pyetje pėr tė tre nivelet e vėshtirėsisė nė raportet 40 pėr qind tė pyetjeve nė nivelin nėn mesatar, 40 pėr qind pėr nivelin mestar dhe 20 pėr qind pėr nxėnėsit me rezultatet tė larta. Mė poshtė do tė gjeni pėrgjigjet e sakta tė pyetjeve me alternativa dhe modelin e zgjidhjes pėr ushtrimet me zhvillim. Ėshtė theksuar disa herė nga ekspertė tė arsimit qė zgjidhja e saktė, jo domosdoshmėrish sipas modelit tė dhėnė nė tekst, nuk humbet pikėt e ushtrimit. Po ashtu, edhe njė zgjidhje e pjesshme vlerėsohet pėr nivelin nė tė cilin i ėshtė pėrafruar zgjidhjes sė plotė tė ushtrimit.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 6 =
Ermali, emision special pėr Dr. Florin (VIDEO)
"Ēdo ditė pa Florin". Kėshtu e titulloi emisionin e kėsaj tė shtune aktori i njohur, Ermal Mamaqi, kushtuar mikut tė tij tė ndjerė, Dr. Florit.  "Ndoshta shumė njerėz kanė pyetur veten a do dal sot para kamerave. Para dy ditėsh ne pėrcollėm pėr herė tė fundit mikun tim mė tė mirė, Dr. Florin. Nuk
Pėrse doli nė shesh ky protestues?
Nė protestėn e sotme tė organizuar nga opozita, u mblodhėn njerėz qė, siē u shpreh me tė madhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i nxorri "halli". Zotėria nė foto, mesa duket doli pėr tė protestuar kundėr pagesės sė energjisė elektrike. Siē shihet, ai ka shkulur sahatin nga shtėpia pėr t'i thėnė "jo"
Kur Jennifer Aniston pozonte si Kim Kardashian
Faqja e parė e revistės “Paper”, ku Kim Kardashian shfaqet tė pasmet e saj nuk ėshtė e para herė qė VIP-at pozojnė nė kėtė mėnyrė. Jennifer Aniston ka pozuar nudo pėr “Rolling Stone” nė vitin 1996, dhe pozimi duket mė origjinal se nė rastin e Kim. <iframe frameborder="0" width="558" height="503