Sadije Berisha: Po kthehemi te familja nė Shqipėri
  • Bashkėshortja e djalit tė Kryeministrit Sali Berisha, shkruan dhe fshin statusin nė Facebook. Nė mesnatė hedh fotot me Shkėlzenin. Do tė votojė nė njė qendėr shėndetėsore nė Farkė
 
Publikuar më 16.06.2013 | 14:05

Bashkėshortja zyrtare e djalit tė kryeministrit Sali Berisha do tė vijė nė Tiranė. Njė ditė mė parė, nėpėrmjet njė statusi nė Facebook, nga Stokholmi nė Suedi, ajo ka njoftuar se do tė vijė nė Shqipėri pėr t’u bashkuar me familjen e saj. Sadija ndan me miqtė virtual faktin qė dy fėmijėt kanė pėrfunduar sezonin shkollor me rezultate shumė tė mira. Kėto rezultate e bėjnė tė ndihet shumė krenare. Ajo duket sikur mezi po pret tė kthehet pranė familjes sė saj nė Tiranė. Sipas saj djali dhe vajza janė gati tė vijnė nė Shqipėri, po ashtu edhe ajo. Mbrėmjen e sė premtes, pa kaluar mesnata ajo ka postuar statusin sė bashku me disa foto tė reja. Mes tyre bėnin nė sy dy foto tė cilat u shtuan nė galerinė e saj ku Berisha shoqėrohej nga bashkėshorti i saj Shkėlezeni. Ditėn e djeshme “Shekulli” tentoi tė komunikoi me Sadijen e cila pas interesit tonė pėr ardhjen e saj nė Shqipėri, e fshiu statusin e saj nė rrjetin social Facebook duke e lėnė enigmė kėtė situatė.

Ardhja e pjesės tjetėr tė familjes sė Shkėlzenit nė Shqipėri pėrkon fiks njė javė pėrpara zgjedhjeve tė 23 qershorit.  Bashkėshortja e tij gėzon edhe tė drejtėn e plot tė votės si qytetare e kėtij shteti. Nė 24 prill 2012, ish-presidenti Topi firmosi dekretin pėr dhėnie shtetėsie shqiptare pėr Sadije Berishėn dhe nėnėn e saj Sadije Elezi. Ajo e ka emrin nė listėn e votueseve pėr kėto zgjedhje dhe sipas Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile nė Ministrinė e Brendshme, Sadije Hasan Berisha do tė votojė nė Qendrėn Shėndetėsore, Lundėr, komuna Farkė.

Largimi

Largimi i saj pėr nė Stokholm ėshtė pėrfolur jo pak. Dyshimet e para pėr kthimin e Sadije Berishės dhe fėmijėve tė saj nė Suedi lindėn pak muaj mė parė, pas mungesės sė gjatė tė saj nė publik, ku nuk kishte munguar tė dilte nė prani tė bashkėshortit, Shkėlzen apo vjehrrės, Liri Berisha. Nė foton e publikuar nga kryeministri Berisha nė profilin e vet nė Facebook, me rastin e vitit tė ri ndodheshin tė gjithė pjesėtarėt e familjes pėrveē Sadijes, ndėrsa zyra e shtypit e kryeministrit tha se “ajo po bėnte foton”!!!. Largimi i saj u dha peshė fjalėve se marrėdhėnia mes saj dhe djalit tė kryeministrit ishte nė krizė, pas njė lidhjeje tė re qė Shkėlzeni kishte nisur prej disa kohėsh. Por edhe pse e larguar, nė profilin e vet nė facebook, Sadije Berisha mbetet simpatizante e PD-sė sė vjehrrit tė saj, Sali Berisha, siē e shpreh te kategoria “Pikėpamje Politike”. Natyrshėm lind pyetja: a ishte kriza e tyre njė ėndėrr e keqe, apo Sadija do pėrdoret pėr fushatė?

Statusi i shkruar nė facebook 

Medina mbaroi klasėn dytė dhe doli shumė mirė nė suedisht nė tė shkruar edhe lexuar. Lajdoni, pėrfundoi klasėn e parė me rezultate shumė tė mira. Jam shumė e lumtur. Tani jemi duke bėrė gati valixhet pėr tu kthyer pranė familjes tonė nė Shqipėri.

Sadije Berisha: “Na nuk jemi ndarė”

Kėtė javė “Shekulli” ka hedhur dritė mbi jetėn e Sadijes nė Suedi, pran fėmijėve tė saj, por edhe ėshtė folur pėr njė lidhje jashtėmartesore mes bashkėshortit tė saj dhe Shkėlzen Berishės. Pas lajmit tė bujshėm qė Shkėlzeni zyrtarizon lidhjen me bukuroshen Armina Mevlani, gazeta ka komunikuar me Sadijen dhe ajo ka thėnė vetėm njė fjalė. Pėrgjigje qė mori nga ajo ishte: “Na nuk jemi ndarė”- ka shkruar ajo shkurt edhe prerė, pa dhėnė shumė detaje pėr kėtė lajm dhe pėr ndarjen e tyre. Armina Mevlani, nuk deshi tė komentojė asgjė rreth lajmit pėr rikthimin e Sadijes nė Tiranė. 

Armina pranon lidhjen mė Shkėlzenin 

Armina Mevlani, “Miss Albania 2009”, njė javė mė parė nuk e ka mohuar lidhjen me Shkėlzen Berishėn. E pyetur nga“Shekulli”, nėse ėshtė ajo vajza mė tė cilėn shoqėrohet  Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi kėtė situatė dhe kam qėndruar larg medieve pėr kėtė ēėshtje” . E pyetur pėrsėri nėse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotė: “Jo jo, unė nuk e mohoj, por thjesht nuk dua tė flasė ta komentoj pėr momentin. Nuk di ēfarė t’ju them! Kjo ėshtė e gjitha ēka mund tė shprehem”. Mė kėto fjalė e shpjegon Armina gjithė thashethemnajėn qė qarkullon pėr njė lidhje tė mundshme tė sajėn me djalin e Kryeministrit. Sa herė qė dalin nė pah dhe zbulohen lidhje jashtė martesore gjithmonė ka njė kuriozitet mė shumė se sa zakonisht. Kjo javė e ka pasur njė tė tillė qė ka zgjuar kėrshėri. Me ardhjen e Sadijes do kuptojmė mė shumė se ēfarė do tė ndodh!


Videot e fundit
12 Komente
Pa Emër
Duke filluar nga SALI BERISHA, te gjithe familjaret e tij dhe mbeshtetesit e tij e kane shume qejf fshatin FARKE te TIRANES.
E dhe nusja e djalit e Sali Berishes SHKELZEN BERISHES, SADIJA BERISHA, e paska qejf kete fshat.
Mos valle pse ne nje miting qe ka zhvilluar SALI BERISHA ne kete fshat i ka thirrur: "TE DASHUR FARKAR dhe FARKARE! ...".
pn
kto pn jetuakan jasht ?!
Pa Emër
Martesat e Zenit si KQZ e zgjedhjeve.Sadija i perket komedis "U poqen fiqt".
Armina i ka shti zekthin Zenit qe e don ma shume sec don Armina Zenin.
Pa Emër
Po se eshte afer edhe baza ajrore e helikoptereve dhe mbase do duhet ndonje .
pilo lala
Kesaj i duhen leket per kalamajte, le te bredhe i shoqi.
Kjo po te doje e heq qafe per 24 ore, me vellezerit dhe grupin e droges ne Suedi
psy
Keta ja fusin edhe njeri tjetrit,pale te tjereve.Ajo ka hikur e deshperuar ne Dhjetor,pasi shkelzeni kish ikur nga shtepia prej muajsh.Te gjithe ne ate familje e perbuzin dhe e vecojne,kete ajo e ka gelltitur cdo dite te qendrimit te saj ketu.Tani po perfiton ajo nga situata e zgjedhjeve,sapo te mbaroje do e nisin perseri ne Suedi,po kesaj rradhe do mari dhe zenin,ai duhet te ruhet,ka bere zullume qyqari.
Gege Kosova
Asgje nuk eshte befasi per kete familje te sterkequr nga formesimi gjenetik i kombinuar sllavomalazias.Ketu nuk ka as ndjenje komebtare e as tipar moral. Gjitha jane shemti njerezore ne kete qerdhe-familje te keqe.
Elvi

Ejjjj sa e shemtut qeka kjo mo lale ???? spaska faj ky qe i qeka sul ksaj armines

Pa Emër
Sadija si zogjet shtegtare.Kthehet ne folen e vet.
Si pa dashje Zeni behet i qendres ndermjet dy martesave.Here voton majtas dhe here voton djathtas.
Pa Emër
Nesa Berisha ben koalicion me partite e djathta.Zeni dhe ky ben koalicion po me gra.Njeren e ka per prodhimtari tjetren e ka per ta giciluar.Si ajo kenga:S'te mora per pune por per muhabete.
ALBAN DEGA
Njemije e nje aresye per te votuar kudner Sali Berishes me 23 qershor

GORDAN BREGOVICI I RAMES PERBALLE DAMIR FAZLICIT TE BERISHES

- Nga Alban Dega, Nju Jork

Ai baltos edhe balten me gojen e tij te felliqte

Biri i prishte i Malesise se Gjakoves, Sali Berisha, sot kryeminister me vota te vjedhura ne ikje i Shqiperise, Sali Berisha si gjithnje theu cdo kod nderi dhe burrerie te vendlindjes sone te perbashket, Tropojes dhe te mbare Shqiperise.
Ne mitingun elektoral te mbajtur ne qytetin Bajram Curri para kater ditesh sulmoi pabesisht dhe paburreisht vellain e tij te nje gjuhe e te nje trolli Edvin Rama.
Sali Berisha foli... Foli... Ai baltos edhe balten me balten qe nxjerr nga goja e tij e felliqte...
Nuk nxjerr fjala nga goja pa rre, themi ne malesoret per kete soj tropojanesh. Foli dhe mbolli urrejtje ndaj vellait te vet kombetar e liderit te opozites Edi Rama. Foli e cfare nuk foli.
Ua kaloi edhe plakave llafazane te Vicidolit e Kolgecajt. Vec me nje ndryshim te madh. Ato flsinin e cfare nuk flisnin tek krojet apo neper kullota, ku Sala i hupte lopet ne rinine e hershme por nuk i degjonte askush vec njera tjetres.
Plaku i rrjedhur i Vicidolit foli para qindra tropojaneve e me shume mesueseve tiranase e durrsake te sjella enkas nga Tirana per "eskursionin e radhes" elektoral te Sali Berishes. Foli para miliona shqiptareve ne mbare Boten.
Foli e cfare nuk shpifi plaku i matufepsur i Vicidolit Sali Berisha per Edvin Ramen. Tha Edi Rama ka marre tri gra ne vendin ku martesa deri me shtate gra ka qene e lejuar me kanun e me Kuran.
Tha e c'nuk tha para tropojaneve per Edi Ramen!

Flligeshti apo flliqesi ne gjak e fis

Po nuk tha asnje fjale per te birin tropojano- serb Shkelzen Berisha qe u martua ligjerisht me kusheriren gati ne moshen e nenes te vet. Akte te tilla , Malesia e Gjakoves e ka denuar me licitje, perzenie nga katundi e krejt krahina... Bile edhe me gryke pushke!
Nuk tha asnje fjale per flligeshtine ne gjak qe tropojanet e kane quajtur me emrin e turpshem flliqesi ne gjak e ne fis !
Nuk tha asnje fjale per Shkelzenin qe ndersa eshte i martuar ligjerisht e ka dy femije me gruan qe e zgjodhi vet , mban edhe jaraneshen qe e do cmendurisht! Kjo quhet bigami, dygrani ne Boten e qyteteruar sot dhe denohet me ligj si krim.
Harroi i shkreti matuf shprehjen e arte malesore e shqiptare: kur ke shtepine tende prej xhami mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit!
Ka rrjedhur krejt ky plaku i Vicidolit !

Rrena pafund te nje rrenacku patologjik

Foli e cfare nuk foli per Edi Ramen matufi i rrjedhur i Vicidolit.... U tha tropojaneve se Edi Rama u ka share cecene! Nje rrene me shume e nje rrenci permanent... Nuk nxjerr fjale nga goja pa rre, kur dhjetra artiste, piktore e intelektuale tropoajen e kane pasur shok e mik Edi Ramen, qe gjithnje ka folur me respekt e dashuri per Tropojen. Edhe sot Edi Rama ka shume miq e shoke tropojane!
Nuk i mjaftoi balta e Tropojes ne fytyren e vellait te tij shqiptar , dashamir i Tropojes. Miku familjar i Serbise mori rrugen edhe drejt Beogradit per ta baltosur edhe me keq.
Nuk thoshte kot ai merhumi para tij: jam nga fshati i gruas. E meqe Berisha edhe gruan e ka nga Beogradi u cmall me vendlindjen e gruas se tij Sllobodankes dhe te Milices, qe thone se e ka dashur shume!

Celesi prej bronxi i Bregovicit ...

I permendi Edi Rames celsin e Bashkise te Tiranes, qe i dhuroi nje celes bronxi kengetarit boshnjak me emrin Goran Bregovic. Eshte vertete qe Edi Rama i ka dhene Bregovicit celesin, nje simbol te Tiranes, por nuk i ka dhuruar asnje apartament, asnje meter katrore te Tiranes as per te vene nje vazo...
Eshte matufepsur fare ky matufi i Vidolit. Ne vend ti vinte vetullat Edvin Rames, ia nxorri syte Sali Berishes.
Tropojaneve fakira ne ate miting te sforcuar ua kujtoi mikun e se bijes Argites dhe te tij personalisht Damir Fazlicin. Ata nuk i dhane atij as nje kartoline urimi as nje celes prej bronxi me vlere financiare pak me shume se zero.
Ata ia dhuruaun apo shiten qindra hektare toke ne zemren e Shqiperise ne Porto Romano. Ua vodhen me rrena bashkekombasve te vet shqipare si "toka te helmatisura" dhe ia dhuruan serbit Damir Fazlic, nipit te ish- shefit gjakatar te UDB-es serbe, Stanishic ne kulmin e barbarise se Millosehvicit ne Bosnjen e Gordon Bregovicit dhe ne Kosoven e Aderm Jasharit

dhe milionat e Fazlicit

I dhane Damir Fazlicit qindra hektare toke te shenjte shqiptare ne zemren e Shqiperise!
I dhane indirekt Serbise daljen e enderruar ne Adriatik .
I dhane Fazlicit miliona euro ne vit si sekser i energjise elektrike dhe gazit, i supermarketeve serbe ne Tirane e mbare Shqiperine.
Kurre nuk tha Edi Rama se " une e kam mik per koke" boshnjakun Goran Bregovic.
Krejt e kunderta ndodhe me Sali Berishen. E ka thene ne mes te Kuvendit te Shqiperise se " une e kam mik per koke Damir Fazlicin"... Jo vetem kaq. Sali Berisha u tha jo vetem mbare shqiptareve por edhe deputeteve te pozites dhe te opozites se " une do tu'a sjell ketu ne Kuvend dhe do tu ballafaqoj me mikun tim per koke Damir Fazlic".

Sala Ia kaloi edhe Enver Hoxhes

Ai nuk e solli dot ne Kuvend Fazlicin. E coi shume me thelle,. E futi ne Mbledhejn e Keshillit Kombetar te Mbrotjes dhe Sigurise se Shqiperise, duke shkelur jo vetem Kushtetuten, por edhe cdo ligj te sigurise shteterore e kombetare te Republikes se Shqiperise.
Sali Berisha e futi Damir Fazlicin aty ku as Enver Hoxha nuk e pat futur as heroin e Luftes se Dyte Boterore Zhukovin, as heroin Lajpcigut Dimitrovin , as kryekomunistin boteror Hrushov, as Cu En Lain... qe e kane mbajtur Shqiperine me buke e armatim, me spiunlleqe strategjike e...
Nuk kishte faj. I bashkonte gjaku i perbashket familjar serb. I bashkonte gjaku i pathare i 400 mije boshnjakeve dhe i dhjetra mijera shqiptareve te Kosoves...
I bashkonin lidhjet e fshehta qysh ne moshe gjimanzi te Sali Berishes me UDB-en.
I bashkonte nafta shqiptare per makinen e luftes e te terorrit serb ne Bosnje e Kosove.

Fije pafund lidhjesh me Beogradin

I bashkonin flirtet e Berishes me Milloshevicin dhe thika mbas shpines ndaj ish- Presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova dhe qendreses paqesore te tij, qe nuk e takoi asnjehere me perse gjalli as mbasi Kosova u clirua!
I bashkonte arerstimi i pabese dhe zhdukja pa gjurme e atdhetarit Remzi Hoxha nga SHIK-u i Berishes dhe Gazidedes.
I bashkonte arrestimi i Adem Jasharit, hashim Thacit dhe liderve ilegale te reistences antiserbe ne Tirane.
I bashkonte grushti i shtetit te 14 shtatorit 1998 ne Tirane me porosi e ne sherbim te Beogradit,
I bashkonin sulmet dhe shpifjet nga me antishqiptaret kunder UCK-se dhe luftes per liri ne Kosove....
I bashkonte antishqiptarizmi....
I shkreti Sale ! Harroi shprehjen e arte popullore tropojane e shqiptare : mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit kur e ke tenden me xhama!

Kur plumbi del nga qyta e jo nga tyta

Si gjithnje edhe kesaj here i doli plumbi nga qyta e jo nga tyta...
Ne orvajtje per te vrare vllain e vet shqiptar vrau veten. Demaskoi edhe njehere lidhjet e tij te shumta e te hershme familjare e antishqiptare me Beogradin...
Ne orvajtje te cmendur per te qelluar pabesisht Edi Ramen, Sala vrau Berishen dhe mikun e tij serb Damir Fazlicin. Jo vetem mik te tij por edhe te Argita Berishes!
Nje aresye me shume per te votuar kunder Sali Berishes... Vota kunder Sali Berishes me 23 qershor eshte vote per nje Shqiperi me te mire, me te lire, me te forte e te begate!
Vota kunder Sali Berishes me 23 qershor eshte vote per nje atdhetarine e paster shqiptare kunder tradhetise se perseritur kombetare te tij!



Patrioti USA.
Alban Dega jini ndri i kombit. Jini nder te rallet emigrant, qe ja nnumuroni jenet dhe fenet antishqiptarit, agjentit dhe tradhetarit te kombit shqiptar sali berishes. Sa per SHkelzen Berishen esht ai shtet rumpall qe e ka zen per gryke Sali Berisha ku ska drejtesi te pamvarur, se po te kish drejtesi SHkelzeni duhej te ish mare i pandehur dhe te denohejsi sekser i vrasjeve ne Gerdec. Por e mbron babai Sali qe po mer dy gra dhe njera me femije, gruaja e kusheririt ku u streuha dhe ne fund e mori per grua. Sa per fjalorin e sali kriminelit e kemi pare ne parlament me keq nga nje rrugac ka share me nene e babe, moter e vella, gruae femij, jo vetem Edi Ramen, por gjith deputetet e opozites. Vetem injorantet mundet ti besojne keti plaku te cartur se populli ne pergjithesi e njeh cfar bajge esht.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 5 =
Sot, Dita Botėrore e Popullsisė
11 korriku shėnon Ditėn Botėrore tė Popullsisė. Sipas Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė ēdo sekondė qė kalon bota rritet me 2.6 njerėz, qė do tė thotė se nė njė ditė popullsia shtohet me 225 mijė njerėz nė ditė ose afėrsisht 83 milionė nė vit. OKB-ja parashikon se numri i njerėzve nė botė vi
Ja cili ėshtė kuptimi i tatuazheve tė yjeve tė botėrorit (Foto)
Ky botėror ėshtė cilėsuar si botėrori i surprizave, me mė shumė gola apo edhe zhgėnjime se ēdo botėror tjetėr. Por ky botėror do tė mbahet mend edhe pėr njė numėr tatuazhesh nga mė tė ndryshmit. Tatuazhi i Mauricio Pinillas nė kurriz, lojtarit tė Kilit, simbolizon momentin e lavdisė, i titulluar nd
Kush ia "vodhi" shfaqjen yllit Kim Kardashian? (Video)
Kendall Jenner ka qenė princesha e pistės sė modės, ndėrsa motra e saj, Kim Kardashian dukej shumė e vogėl afėr tė motrės. Kim Kardashian, edhe pse e veshur elegante nė emisionin e Valentinos, nuk arriti tė ishte nė fokus tė kėsaj shfaqjeje nė Paris. Pasanikja kishte veshur njė veshje ngjyrė leopa