Nuk paguan vendimet e gjykatave, nė gjyq qeveria
  • Kėrkohet “Shfuqizimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn tė udhėzimit tė Qeverisė “Pėr mėnyrėn e ekzekutimit tė detyrimeve monetare tė institucioneve nė llogari tė thesarit 
 
Publikuar më 17.07.2013 | 8:12

Luis Tanushi 

-Nuk ekzekutohet dhėnia e dėmshpėrblimit ndaj punonjėsve tė larguar padrejtėsisht nga puna apo ndaj bizneseve private qė kanė fituar gjyqet me institucionet shtetėrore. Janė me mijėra punonjės qė kanė rifituar tė drejtėn pėr t’u dėmshpėrblyer nga institucionet shtetėrore pėr pushim tė padrejtė nga puna, por nuk arrijnė t’i marrin kėto para. Gjithashtu janė tė shumta bizneset private qė kanė fituar tė drejtėn pėr t’u kompensuar, por pėr shkak tė vėshtirėsive financiare institucionet shtetėrore shtyjnė vazhdimisht dhėnien e detyrimit. Institucionet shtetėrore kanė shfrytėzuar njė udhėzim tė Kėshillit tė Ministrave nga i cili kanė tė drejtė qė tė kėrkojnė nė gjykatė dhėnien me kėste tė dėmshpėrblimit duke u kthyer nė njė problem pėr tė gjithė qytetarėt. Pėr tė mos lejuar vijimin e kėsaj situate, Avokati i Popullit ka paditur nė Gjykatėn Kushtetuese Kėshillin e Ministrave, Ministrinė e Financave si dhe Ministrinė e Drejtėsisė. Nė kėrkesėn e tij, institucioni i Avokatit tė Popullit kėrkon “Shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė Udhėzimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.2, datė 18.08.2011 “Pėr mėnyrėn e ekzekutimit tė detyrimeve monetare tė institucioneve buxhetore nė llogari tė thesarit”. Burime nga kjo gjykatė bėjnė tė ditur se kėrkesa ėshtė pranuar nga trupa e kolegjit dhe se mė 17 shtator pritet qė tė zhvillohen edhe séance gjyqėsore ku ekzekutivi do tė jetė pėrballė institucionit tė Avokatit tė Popullit. 

Udhėzimi

 Dy vjet mė parė, Kėshilli i Ministrave do tė miratonte udhėzimin pėr mėnyrėn e ekzekutimit tė detyrimeve monetare tė institucioneve buxhetore nė llogari tė Thesarit. Bėhet fjalė pėr detyrimet monetare tė njėsive tė qeverisjes sė pėrgjithshme, qė rrjedhin nga vendimet gjyqėsore tė formės sė prerė. Sipas kėtij udhėzimi, njėsitė e qeverisjes sė pėrgjithshme janė pėrgjegjėse pėr zbatimin e vendimeve gjyqėsore dhe pėr shlyerjen e detyrimeve qė rrjedhin prej tyre. Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore realizohet nga njėsia shpenzuese pėrgjegjėse me fondet buxhetore, tė akorduara nė ligjin vjetor tė buxhetit pėrkatės, pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore ose nga tė ardhura tė tjera tė siguruara nga njėsia e qeverisjes sė pėrgjithshme, nė bazė tė legjislacionit pėrkatės dhe tė cilat shėrbejnė si burime financimi. Njėsitė e qeverisjes sė pėrgjithshme, ēdo vit, parashikojnė fonde buxhetore tė planifikuara pėr shpenzimet qė do tė kryejė institucioni pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė. Pėrmes udhėzimit, qeveria porositi institucionet se nė rastin kur njėsia shpenzuese nuk ka ekzekutuar nė mėnyrė vullnetare vendimin gjyqėsor tė formės sė prerė, pėrmbaruesi gjyqėsor fillon procedurat e ekzekutimit tė detyruar. Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore, kur njėsia shpenzuese nuk ka ekzekutuar, nė mėnyrė vullnetare, vendimin gjyqėsor tė formės sė prerė, kėrkohet tė bėhet nga llogaria e tyre e thesarit. Nėse pagesa nuk bėhet, atėherė pėrmbaruesi mund tė kėrkojė vendosjen e masės sė sekuestros. Praktika ka treguar se janė tė pakta rastet kur pėrmbaruesit pėrballen me institucionet shtetėrore. Nė rastet kur institucionet e ndryshme shtetėrore qė kanė detyrime, nuk janė nė gjendje tė shlyejnė as njė pjesė tė detyrimit sipas vendimit gjyqėsor, ato i drejtohen gjykatės pėr shlyerjen pjesore tė detyrimit me fondet e vitit/viteve nė vijim, duke bėrė edhe njoftimin pėrkatės, pranė pėrmbaruesit gjyqėsor. Kėto institucione do tė jenė tė detyruara qė tė planifikojnė me pėrparėsi fondet e nevojshme pėr shlyerjen e kėtyre detyrimeve tė mbartura.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 5 =
Sekreti i Nora Istrefit pėr tė pasme seksi (VIDEO)
Nora Istrefi ėshtė frekuentuese e rregullt e palestrės dhe kėtė e dėshmon edhe trupi i saj. Nė kėtė video prej 5 sekondave ajo shihet duke bėrė “ulje dhe ngritje” tė pjesės sė pasme, ushqim qė deri sot ka pasur mjaftė sukses tek ajo. <iframe width="560" height="360" src="//www.youtube.com/embed/
Paracetamoli nuk ka efekt nė dhimbjen e mesit
Pirja e njė paracetamoli nuk ka efekte nė dhimbjen e mesit, pavarėsisht se ky ėshtė trajtimi mė i rekomanduar nga mjekėt, sipas njė studimi.  Paracetamoli ėshtė trajtimi kryesor i dhėnė nga Mjeku i Pėrgjithshėm, pėr ata pacientė qė kanė kriza akute tė dhimbjes sė mesit. Po ashtu, edhe faqet onlin
Tenton tė hapė derėn e avionit, pandehu se ishte tualeti
Njė pasagjer i dehur ėshtė pėrpjekur tė hapė derėn e avionit pasi e ngatėrroi atė me derėn e tualetit. Tomasz Mocha, 26 vjeē, i dehur me vodka dhe birrė pėr tė qetėsuar nervat para udhėtimit tė tij tė parė me avion gati bėri njė gabim fatal. Pasagjerėt, tė tronditur panė 26-vjeēarin qė po pėrpiqej