Kabineti “Rama”, qeveria me 16 ministri
  • Kabineti: 16 ministri, 19 ministra dhe 1 zv.kryeministėr. Shkurtohet numri i komiteteve ndėrministrore. Rama: Piramida, e mbingarkuar dhe nė njė pjesė tė konsiderueshme parazitare. Do ketė shkurtime 
 
Publikuar më 25.07.2013 | 7:58

Luis Tanushi 

-Strukturė parazitare dhe trupė qeveritare me shumė degėzime, e mbushur me parazitė”, kėshtu e pėrshkroi dje Rama administratėn aktuale qeveritare. Kėtė analizė kryeministri i zgjedhur Edi Rama e bėri gjatė prezantimit tė strukturės sė kabinetit tė ri qeveritar. Ai deklaroi se javėn e parė tė gushtit priten tė publikohen edhe emrat qė do tė drejtojnė ministritė. 

Qeveria e re 

Nė njė dalje tė posaēme pėr median, pikėrisht tė mėrkurave kur zhvillohet edhe mbledhja e zakonshme e Kėshillit tė Ministrave, Rama zbardhi organigramėn me 16 ministri nga 15 qė janė aktualisht, ndėrsa janė shtuar edhe tre minis-tra pa portofol. Qeveria do tė ketė njė zv/kryeministėr qė nuk do tė ketė asnjė post tjetėr. Ministria e Ekonomisė do tė ndahet nė dy dikastere, atė tė Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes dhe nė Ministrinė e Energjetikės e Industrisė. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, pritet tė mbulojė sektorėt e zhvillimit rajonal, do tė mbulojė problematikėn e klimės sė biznesit, do tė mbulojė gjithė detyrimet qė burojnė nga marrėveshjet dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare nė fushėn e ekonomisė, mbrojtjen e konsumatorit, dhe mbi tė gjitha do tė mbulojė marrėdhėnien me sipėrmarrjen. Ndėrsa Ministria e Energjisė dhe Industrisė, pritet qė tė mbulojė me fokus tė plotė projektet e zhvillimit nė fushėn e energjisė me impakt kombėtar dhe rajonal, si dhe gjithėpjesėn qė ka tė bėjė me pasuritė natyrore, minierat, hidrokarburet dhe industrinė e lehtė. Edhe Ministria e Transporteve do tė ndahet nė 2, e Transportit dhe Zhvillimit te Infrastrukturės si dhe nė Ministrinė e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Kabineti i ri do tė ketė dhe tre ministra, atė pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, ministrin pėr Ēėshtjeve Vendore si dhe ministrin pėr Marrėdhėniet me Parlamentin. Pėrsa sa i takon Ministrisė se Financave, asaj te Brendshme, te Mbrojtjes, Ministrisė se Jashtme, asaj te Mjedisit, Integrimit dhe Ministrisė se Drejtėsisė, reforma e thelle strukturore do te jete brenda tyre pa prekje te jashtme. 

Struktura e kabinetit 

Kryeministri deklaroi se kabineti i ri qeveritar do t’i nėnshtrohet njė reformimi dhe ristrukturimi do tė ketė reformim, ristrukturim dhe ndarje tė fokusit tė punės, me qėllim efikasitetin e lartė dhe shkurtimin e shpenzimeve. “Struktura e re ėshtė e ndėrtuar mbi bazėn e njė analize tė hollėsishme tė strukturės ekzistuese dhe tė gjithė degėzimeve tė strukturės ekzistuese, qė nė kėndvėshtrimin tone pėrbėjnė njė trupė mė shumė parazitė dhe kėrkojnė shkurtim. Struktura e Qeverisė sė re ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e prioriteteve, por edhe tė disa nevojave qė ka vendi, duke konsultuar shumė struktura qeverish nė vendet e reja tė BE, dhe duke marrė nė konsideratė domosdoshmėrinė qė tė kemi njė qeveri, e cila tė ketė shumė mė tepėr fokus, shumė mė tepėr pėrgjegjėsi tė qarta mes sektorėve dhe shumė mė tepėr mundėsi pėr tė krijuar kushtet qė tė prodhojmė rezultate me shumė mė pak shpenzime nga taksat e qytetareve”, tha Rama. Kreu i ri i qeverisė paralajmėroi se do tė ketė ristrukturim tė plotė dhe tė thellė nė godinėn apo organikėn e kryeministrisė. “Do tė ketė shkurtim tė ndjeshėm tė kėsaj organike. Do tė vendoset njė raport i ri i drejtė dhe efikas mes kabinetit tė Kryeministrit dhe gjithė piramidės, qė sot rezulton nė kėndvėshtrimin tonė shumė e mbingarkuar dhe nė njė pjesė tė konsiderueshme parazitare”, tha Rama. Pėr kreun e ri qeverisė, do tė ketė shkurtim drastik tė komiteteve ndėrministrore dhe reduktim tė numrit tė tyre, nė funksion tė rritjes sė fuqisė koordinatave tė kėtyre komiteteve. Ndėrsa, ministri pėr Marrėdhėniet me Parlamentin sipas Ramės, do tė jetė nė kuadrin e njė marrėdhėnieje tė re mes ekzekutivit dhe legjislativit, kur ministrat nuk kanė mandatin e deputetit. Burime nga Partia Socialiste bėjnė tė ditur se kabinetet do tė kenė 1-2 zv.ministra, nė ndryshim nga kabineti i qeverisė Berisha i cili ėshtė i tejmbushur me 31 zv. ministra. Vetėm Ministria e Brendshme ka 3 zv.ministra , ndėrsa Ministria e Kulturės plot katėr tė tillė, duke kėnaqur tė gjithė aleatėt e tij tė vegjėl. 

 Rama: Qeveria do ketė numrin mė tė madh tė grave 

Ashtu sikurse gjatė kohės qė drejtonte Bashkinė e Tiranės, lideri i sė majtės do t’ia besojė drejtimin e njė numri tė madh tė ministrive pikėrisht grave. Pėrmes postimit tė tij nė Facebook, kryeministri i ardhshėm u shpreh se pjesėmarrja e gruas do tė jetė mė e madhja nė historinė e vendit. “Pėr gjithė ata qė pyesin pafund pėr pėrbėrjen e qeverisė, mund tė them vetėm se do ketė numrin mė tė madh tė grave nė historinė e vendit”, shkruan Rama. Edhe nė zgjedhjet e 23 qershorit, Partia Socialiste kishte numrin mė tė madh tė femrave tė cilėt do tė pėrfaqėsohen nė parlamentin e ri. Edhe nė strukturat drejtuese tė kėsaj partie, i ėshtė dhėnė prioritet femrave. 

Qeveria “Piktori 1” rrit me 30 % shpenzimet 

Kryeministri Berisha e ka etiketuar strukturėn e re tė drejtuar nga Edi Rama si qeveria “Piktori 1”. “Fillim i mbarė pėr tė luftuar krizėn! Rriten shpenzimet e qeverisė pėr veten e saj me 30%! Tė dashur miq, risitė e para tė qeverisė "Piktori 1" janė: Rritet me 30% numri i anėtarėve tė kabinetit; rriten me 30% shpenzimet e qeverisė pėr veten e saj. Kėshtu mendon ai se luftohet mė mirė kriza?! Shkenca pėr qeverinė “Piktori 1" nuk ekziston (e gjora mori malin!); Kushėrira Koleka merr administratėn nė varėsi, pėr hatėr tė kushėririt; 1 milion hektarė pyje mbeten jetim; Ndarje torte pėr orekse tė sėmura. Hajde qeveri, hajde! “, shkruan kryeministri.


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 5 =
"Polici i Portokallisė" bėhet baba
Njė nga aktorėt mė tė dashur tė humorit shqiptar, Florian Binaj, i njohur ndryshe si “Polici i Portokallisė” nė spektaklin e humorit nė Top Channel, ėshtė bėrė baba pėr herė tė parė. Pėrmes njė postimi nė profilin e tij nė Facebook, aktori i humorit ka njoftuar tė gjithė miqtė pėr ardhjen nė jetė t
Argita Malltezi nė spital
Argita Malltezi i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha ka kryer njė operacion nė tėmth nė spitalin shtetėror. Gjatė qėndrimit nė QSUT, Argita ėshtė vizituar nga Berisha dhe nėna e saj, Liri Berisha.
Momenti kur anakonda gjigande nxirret nga uji (VIDEO)
Brazil - Njė anakonda gjigante ėshtė filmuar nė njė video amatorėsh ndėrsa tėrhiqej nga 3 peshkatarė, e kapur nga bishti. Njė grup tjetėr peshkatarėsh nė lumin Santa Maria, nė jug-perėndim tė Brazilit, kanė filmuar momentin kur gjarpri i madh po tėrhiqej. Policia e mjedisit ka gjobitur peshkatarėt