Takimi i Ramės me aleatėt, saktėsohet marrėveshja parazgjedhore
Publikuar më 25.07.2013 | 20:05

 

Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, i cili do tė jetė kryeministėr i Shqipėrisė nė shtator, mblodhi ditėn e sotme aleatėt e koalicionit “Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane”. 

Fillimisht, mbledhja nė tė cilėn u saktėsua marrėveshja parazgjedhore mes aleatėve, ishte caktuar tė mbahej nė orėn 17:00, por ka nisur vetėm rreth orės 19:00 pėr shkak tė mungesės sė disa prej krerėve tė partive, tė cilat janė pjesė e koalicionit, “Aleanca pėr Shqipėrinė Europiane”. 

Nė takimin, i cili u zhvillua me dyer tė mbyllura nė selinė e PS-sė ėshtė vėnė re mungesa e kryetarit tė PSD-sė, Skėnder Gjinushit. 

Nė takim morėn pjesė, Paskal Milo i PSD-sė, Petro Koēi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela i PLD-sė, Artur Dojaka i AP-sė, Zef Bushati i ADK-sė, ndėrsa Vangjel Dule i PBDNJ-sė dėrgoi njė pėrfaqėsues nė kėtė takim.

Pas takimit, menjėherė ėshtė prononcuar Spartak Ngjela, i cili tha se ai e kishte bėrė marrėveshjen me Ramėn qė para zgjedhjeve, duke lėnė tė kuptohet se nė mbledhjen e sotme, ėshtė saktėsuar marrėveshja parazgjedhore. 

Nė tė njėjtėn linjė ishte edhe kreu PKD-sė, Mark Frroku, i cili e cilėsoi takimin me Ramėn si njė takim mjaft tė frytshėm. Ai shtoi se nė kėtė takim nuk u diskutua pėr ndarjen e posteve ministrore. 

Marrėveshja parazgjedhore

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi para zgjedhjeve njė marrėveshje me aleatėt e tij tė vegjėl, duke u premtuar se nė se do tė sigurojnė mbi 10 mijė vota, do tė marrin dhe poste kyēe nė qeverisje si ministėr dhe zėvendėsministėr. Nėse njė parti merr nga 500 deri nė 1000 vota nė ēdo qark, ajo do tė ketė njė vend tė garantuar nė bashkėqeverisjen lokale tė atij qarku.

Ndėrsa, kontributi nė pushtetin qendror, qė nėnkupton drejtimin nė rang drejtorish, lista do fillonte me vlerėsimin nga 5 mijė vota deri nė 10 mijė vota nė ēdo qark. Por, ajo parti qė do arrinte tė merrte njė deputet direkt do tė kishte njė vend tė sigurt ministri nė qeverinė e re, nė rast fitore tė koalicionit tė majtė mė 23 qershor.

Bazuar mbi rezultatet e zgjedhjeve tė pėrgjithshėm, pėrveē Partisė Socialiste dhe asaj tė Lėvizjes Socialiste qė kanė njė marrėveshje specifike bashkė pėr numrin e ministrive, edhe aleatėt e vegjėl nuk do tė dalin pa fituar diēka. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut e cila ka fituar njė mandat deputeti, e ka tė hapur rrugėn pėr tė marrė njė post ministror, ashtu sikurse edhe partia Kristian Demokrate e Shqipėrisė.

Edhe Aleanca Popullore, ndonėse nuk arriti tė sigurojė njė mandat, pėr shkak tė 9 mijė votave tė marra, ėshtė nė bisedime pėr tė marrė post nė Ministrinė e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave. Partia Ligj dhe Drejtėsi mbetet nė pritje qė tė marrė drejtimin njė dikasteri, siē ėshtė deklaruar personalisht nga kryetari i saj Spartak Ngjela. Me poste zv.ministri priten qė tė kėnaqen aleatėt e tjerė si PSD-ja, PDS-ja dhe PSV 91.

/Shekulli Online/Pėrgatiti: E.D/


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 9 =
“Pirja e duhanit nuk ju bėn seksi”, ja si do ngjani pas 20 vjetėsh
Duhanpirėse kini kujdes! Pirja e duhanit sjellė efete shokuese pėr bukurinė e fytyrės suaj. Fushata shėndetėsore e Queensland, nxjerrė nė pah efektet anėsore qė do keni nėse pini duhan dhe kėtu jemi duke folur pėr fytyrėn tuaj. Profesionistėt e make-up, sollėn fytyrat e reja tė duhanpirėsve pas
Telefonon policinė pėr tė porositur picė, si pėrfundon historia
Mes qindra telefonatave tė qytetarėve nė drejtim tė policisė, “pėr porosinė e gabuar tė sanduiēit”, kjo ėshtė ndryshe.Operatorėt e 911, (numri i policisė pėr emergjencat nė SHBA)  mund tė pėrshkruajnė telefonatėn qė nuk e harrojnė kurrė, pėr pėrgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinė dhe gjakftohtėsinė n
Supermbesa e lumtur pėr vendimin e UEFA-s
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar