Ilir Kupa, boksieri qė u dėnuame nipin pas arratisjes
 
  • Nė shtėpinė e tė arratisurit nė Fushė-Krujė. Familjarėt: Policia greke torturon nė qeli vėllain. Rrėfimi i gjyshes 90-vjeēare: Si e takova vetėm pak minuta Ilirin
Publikuar më 27.07.2013 | 6:46

Nga Fushė- Kruja/ Nikoleta Kovaēi

 Fushė-Krujė!Nė kėrkim tė familjes sė Ilir Kupės. Eshtė fjala pėr 27-vjeēarin e arratisur nga Burgu i Trikallas, qė shpėtoi nga plumbat e policisė greke gjatė pėrpjekjes ku u vra Marian Kola. Por, nėse pėr 38-vjeēarin nga Vig-Mnelė e Shkodrės dihet tashmė se u vra, pėr Ilir Kupėn, babain e dy fėmijėve, askush nuk ka informacion. Ilir Kupa, sipas drejtėsisė greke, qenka nga mė tė rrezikshmit nė planet, pasi qė nga momenti i arratisjes nga burgu i Trikallas, i ėshtė ngritur masa e dėnimit nė 64 vite burg. Sikur tė mos mjaftonte kjo, menjėherė pas arratisjes sė tij, nė familjen Kupa nė Pagrati, lagje e Athinės, ėshtė arrestuar edhe djali tjetėr, Zyberi. Ai vijon tė jetė nė burgun e Koridhalos. Ndonėse i papėrfshirė nė asnjė ngjarje, vėllai, 2 vite mė i vogėl se Iliri, vijon tė torturohet barbarisht nė qeli pėr tė treguar tė dhėna nė lidhje me tė vėllanė. Gjithēka nė lidhje me familjen e Ilir Kupėse mėsojmė nė shtėpinė e tyre tė braktisur, portėn e sė cilės e mban ende hapur gjyshja 90-vjeēare. Ngjitur me shtėpinė e saj gjendet nipi i tyre. Ai ėshtė vetėm 25 vjeē. Sapo dėgjon krismėn e portės sė xhaxha Fatmirit, ai ngrihet e del pėrpara. Thotė se ka vetėm njė motiv tashmė: “Tė dėgjoj njė fjalė tė vėrtet dhe tė mirė pėr Lirin”. Quhet Maxola. Nė bisedėn me tė mėsojmė, jo vetėm ēdo gjė mbi jetėn e Ilirit dhe tė familjes sė Fatmir Kupės, por edhe ankthin qė e ka mbėrthyer tė riun: “Ngrihem nga gjumi, qė kur u vra Mariani. S`di nga mė vjen, por dėgjoj sikur mė thėrret Iliri pas portės. Gjithandej mė fanitet zėri i tij. Kam frikė...!” 

Nė shtėpinė e Ilir Kupės 

Maxola nuk do ta pranojė, por e tremb fakti qė policia greke pasi dha lajmin e vrasjes sė Marian Kolės tha se dyshohet se ėshtė plagosur edhe Ilir Kupa. Kushėriri i parė i tij, e ka bėrė njėherė rrugėn nė kėmbė nėpėr male dhe i jep tė drejtė vetes tė mendojė edhe keq..! Mė pas ndalet e lutet, lutet qė Iliri vetėm tė jetė i gjallė. Lutjes sė tij, i bashkohet edhe gjyshja, gruaja e kėrrusur qė duket se mban tė paprekur themelet e shtėpisė sė tė birit. Tė moshuarėn Zele Kupa, qė ka njė kujtese tė mahnitshme, e ka marrė malli pėr Ilirin, djalin qė e ka bėrė vetė 9 vjeē; I kam rritur nė kėto duar, atė dhe Berin (Zyberin). Kur u martua gėzuam. Mė pas u bė me djalė. Djali i tij ėshtė pesė vjeē. Unė s`kam ku ta shikoj. Jo vetėm atė, por as Ilirin, as Berin, kam dy muaj qė s`kam parė as dėgjuar tim bir, Fatmirin. S`di mė ēka ndodhur as me atė. Policia greke ia ka grisur dokumentet, ndėrsa Ilirin e pashė pak minuta. Zot, sa mė kishte marrė malli”. Gruaja 90-vjeēare nuk mban dot lotėt, ndėrsa ėshtė vėshtirė tė vijohet biseda me tė. Tregon: “Kishte shkuar diku dhe ishte strehuar pėr pak orė. Mė thirrėn, se nuk dija gjė dhe shkova. E pashė aty. Qėndruam pak bashkė. Mė pas doli. Kishte frikė edhe nga policia shqiptare. E habitshme, por iku”. Iliri, tregojnė se ka qenė vetėm para 8 vitesh nė shtėpinė e tij, ndėrsa pėrgjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė tij nė Shqipėri, pas arratisjes sė bujshme nga Trikalla, ai nuk ka shkuar nė shtėpinė e tij. Djali i xhaxhait tė tij tregon se e ka parė nė Fushė-Krujė, ka dashur ta takojė, por Iliri ia ka bėrė me shenjė tė mos afrohet. Maxola tregon: Jam i sig-Kishte frikė se njerėzit spiunojnė. Di qė ka qėndruar disa javė kėtej dhe mė pas janė larguar tė gjithė bashkė nė drejtim tė Greqisė. Mirė ai, por shumė problem ėshtė edhe Beri. Ai po vuan tortura ēnjerėzore nga policia dhe hetuesia greke qė kur ėshtė arratisur Iliri. Flas shpesh me tė. Ndėrsa terrori psikologjik ushtrohet edhe tek familja e tyre. Nė shtėpi tashmė janė vetėm dy gra dhe dy fėmijėt e Ilirit. Xhaxhi ėshtė pa letra dhe tashmė e ka tė pamundur tė veprojė nė kėrkim tė mbrojtjes sė tė birit”. Kėtė rol mbrojtjeje duket se ka marrė pėrsipėr 25-vjeēari Maxola Kupa, i cili apelon hapur dhe prerė: “Ministria e Jashtme tė ngrejė zėrin! Tė hyjė nė negociata me shtetin grek dhe t`i shpėtohet jeta Ilirit. Ai nuk ėshtė vrasės. Kurrė nuk ka vrarė njeri. Do trokas nė dyert e shtetit tim. Ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė heshtje!” 

Familja e Fatmir Kupės

 Nga tė dhėnat nė familjen Kupa, qė gjenden nė qytezėn e Fushė-Krujės, mėsojmė se Fatmir Kupa bashkė me gruan dhe dy djemtė, pasi emigruan nė Greqi qė nė vitin 1997. Atje janė rritur edhe dy djemtė e ēiftit, ndėrsa mėsohet se Iliri qė i vogėl nisi tė aktivizohet me boksin. Nis stėrvitjen nė Athinė, pikėrisht nė vendin ku ishte vendosur familja dhe mė pas falė aftėsive tė tij shpėrngulet nė Selanik. Konsiderohet njė prej talenteve tė boksit, por shumė shpejt tė qėnurit shqiptar e penalizon. Ai nuk shpėrblehet asnjėherė, ndėrsa pas katėr vitesh shprese dhe pritjeje e lė sportin e boksit. Kthehet nė Athinė dhe dashurohet me vajzėn me tė cilėn sot ka dy fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė. Arrestohet sapo i kishte lindur djali dhe akuzohet pėr grabitje. Dėnohet me 8 vite burg. Nė qelitė ku qėndronte shqiptari realizohet njė arratisje. Ikin katėr shokėt e dhomės, ndėrsa Iliri refuzon tė arratiset, pasi donte tė pėrfundonte dėnimin qė tė kthehej tek i biri. Mėsojmė se aso kohe, ndėrhyn avokati dhe drejtėsia greke e shpėrblen tė riun duke i ulur dėnimin dhe ai arrin tė lėrė qelinė pas rreth 3 vitesh. Iliri arrestohet rreth njė vit mė parė. Akuzohet pėr grabitje banke, por implikohet nė atė ngjarje me prova tė paqarta. Familjarėt tregojnė se pėr atė ngjarje iu ngritėn njė mori akuzash, grabitje me pasoja tė rėnda, pjesėtar organizatash kriminale, posedues armėsh dhe municionesh. Iliri dėnohet me mbi 30 vite burg. Transferohet nė Trikallas, ndėrsa pak ditė mė pas policia greke nė njė kontroll banese pėr armė dhe sende tė tjera tė paligjshme, i shoqėron edhe vėllanė.  

Apeli Maxola Kupa: “Shteti shqiptar tė ndėrhyjė!”

Iliri nuk e meriton barbarinė vrastare tė grekėve. Nuk e meritonin as Flamuri dhe Edisoni. Marianin nuk e kam njohur, por dy viktimat e Kurbinit janė njerėzit e mi. Tashmė edhe humbja Marianit mė ka tronditur dyfish. E para, se nuk di se ē`ka ndodhur me Ilirin dhe sė dyti, se u vra njė shqiptar. Viktimat e plumbave tė policisė greke kanė shkuar nė tre dhe thuajse po kaq vrasėse ėshtė edhe heshtja e shtetit tonė. Atje ėshtė njė ambasadė, ndonėse nuk ka qenė kurrė nė mbrojtje tė tė drejtave tė shtetasve tė vet, kėsaj here besova se duhej tė ngrinte zėrin. Qoftė formalisht. Ndoshta unė kam nevojė; kam nevojė tė besoj se kushėriri im nėse dorėzohet ka kujt t`i bjerė nė dorė. Qė mė vrasjen e Marianit jam i trembur. Frikėsohem ēdo moment se do marr lajmin e hidhur. Sa herė dėgjoj se bie porta dal pėrjashta. Qė kur u vra Mariani qėndroi nė shtėpi dhe lutem qė Iliri tė vijė e tė trokasė. Mbase s`mund tė bėj asgjė pėr tė, por nuk e di, dėshira pėr ta parė njėherė kėtu mė mbush me njė forcė tė habitshme. Ndoshta mund tė bėj shumėēka. Jam i sigurt se Iliri, tashmė nuk ka asnjė person qė mund ta mbrojė. Por, besoj se ka Zotin me vete. Vijoj t’i ngul sytė televizorit si i marrė gjithė ditėn pa dalė nga shtėpia vetėm e vetėm tė dėgjoj zėrin e njė pushtetari shqiptar tė flasė njė fjalė nė emėr tė jetės sė kėtyre njerėzve, nė emėr tė atyre qė u vranė, nė emėr tė masakrimit tė dy kushėrinjve tė mi, trupat e tė cilėve u bluan nga plumbat e policisė greke. Policia greke dhe shteti grek gėnjejnė kur thonė se Flamuri dhe Edisoni janė vrarė me nga 20 plumba. E kemi hapur arkėmortin e Flamurit dhe e dimė mirė ēfarė shtazėrie ėshtė pėrdorur nė trupin e tij. Kur kujtoj si ėshtė masakruar ai, mė dridhet shpirti, mos edhe Iliri pėson tė njėjtin fat. Ndaj, thirrja ime shkon pėr ministrin e Jashtėm dhe atė tė Brendshėm shqiptar. I pari ka detyrėn e negocimit diplomatik, i dyti, nė planin policor. Unė do tė trokas nė dyert e tyre. Do tė trokas tė mė mbrohet djali i xhaxhait tim. Le tė gjykohet pėr veprat qė ka bėrė, por jetėn nuk kanė drejtė t;ia marrin. Ai nuk ėshtė dėnuar me vdekje, paēka se i kanė dhėnė thuajse burg tė pėrjetshėm.  

Mohimi i Policisė greke 2 

Pas deklaratave tė ministrit tė brendshėm grek, i cili pėr asnjė moment nuk fshehu entuziazmin pėr ekzekutimin e Marian Kolės nga policia greke, mbrėmjen e djeshme vjen njė tjetėr deklaratė. Zėdhėnėsi i policisė greke, Christos Parthenis, ka hedhur dritė mbi operacionet pėr vrasjet e tre shqiptarėve tė arratisur nga Trikallas, ndėrsa ka treguar edhe bashkėpunimin e frytshėm nė kėtė rast me policinė e shtetit shqiptar. Nė njė intervistė pėr Top-Channel, Parthenis ka theksuar se shqiptarėt u vranė pasi thirrjes pėr tu dorėzuar tė policisė greke iu pėrgjigjen me armė. Ai pretendon tė sqarojė se gjithēka qė ėshtė folur pas vrasjes sė shqiptarėve, paēka se nuk etiketon emėr, janė zėra dashakeqas qė duan tė minojnė bashkėpunimin policor mes dy vendeve. Zėdhėnėsi i policisė greke mohon nė mėnyrė kategorike qė shqiptarėt e arratisur nga Trikallas tė kenė hyrė nė Shqipėri. Ky fakt mbase ndėrlikon vrasjen e vajzės sė re, Katerina Zogali, ose policia greke dhe ajo shqiptare bashkė, nuk mund tė pranojnė se kufiri ėshtė shkelur nga tė shumėkėrkuarit, jo vetėm njėherė. Parthenis tregoi se:“Nė kėto momente po zhvillohet nė Greqi njė operacion policor, nė rajonet afėr kufirit me Shqipėrinė, pėr tė identifikuar dhe arrestuar njė tė arratisur tė burgut tė Trikallės. Me kėtė rast, mė lejoni qė tė theksoj se Policia Greke funksionon gjithmonė nė bazė tė parimit tė ligjshmėrisė dhe sipas kuadrit institucional nė fuqi, ashtu siē pėrcaktohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Greqisė. E theksova kėtė, pėr tė pėrgėnjeshtruar nė mėnyrė kategorike skenarė dhe fjalė keqdashėse qė qarkullojnė apo dhe qė nxiten prej dikujt, qėllimi i tė cilave ėshtė tė minojnė marrėdhėniet e bashkėpunimit policor midis dy vendeve".  

Arratisja

 Me 22 mars nga burgu i Trikallas, arratisen 11 tė burgosur, tė gjithė me dėnime nė mbi 30 vite burg. Tė burgosurit ishin tė pajisur me armė nga brenda, ndėrsa nga jashtė njė autokolonė me makina dhe motorė sulmuan burgun. Personeli i sigurisė sė burgut kishte lėnė vetėm dy roje nė detyrė dhe u tha se kishin shkuar diku tė shikonin njė ndeshje futbolli. Dy rojet u plagosėn dhe 9 shqiptarėt dhe dy grekėt u larguan. 

2 korrik 

Vrasja e njė vajze dhe e njė polici grek bėri qė grupi i tė arratisurve tė akuzohej pėr tė dy vrasjet. Nė pah del sėrish emri i Marian Kolės si personi qė kreu tė dy vrasjet. E ndėrsa arrestohet Ermal Lita, nė lagjen Peristeri, policia greke nis mėsymjen pėr arrestimin me ēdo kusht tė tė tjerėve. Mė 2 korrik ekzekutohen barbarisht Flamur dhe Edison Lika. Flamuri ishte arratisur qė nė 2006-n nga burgu i Larisės, ndėrsa u tha se ishte nė krye tė asaj autokolone pėr nxjerrjen e shqiptarėve nga Trikallas. Edisoni ishte pjesė e grupit. Pas vrasjes sė tyre policia greke intensifikon kėrkimet pėr Marian Kolėn.

 E dielė, 21 korrik 

Tė shtunėn pasdite, tre helikopterė nisin kontrollin nga ajri nė zonat e Lezhės dhe mbi Vig- Mnelė, vendlindja e Marian Kolės. Kontrolli nga ajri mbėshtetet me forca tokėsore, ndėrsa pjesa e Blinishtit, Fishtės, Kallmetit pėrjetojnė orė terrori e ankthi. Rreth mesnatės, diku nga ora 24.20 minuta dėgjohen krisma armėsh. Banorėt thonė se u dėgjuan nė Kreshtė, vend mes Kallmetit dhe Vigut. Nė atė orė policia hyn nė shtėpinė e Pashk Kolės. Shoqėrohen tė gjithė pėr nė policinė e Shkodrės, ndėrsa rreth orės 04.00 tė mėngjesit merret lajmi pėr vrasjen e Marianit nė Greqi. Policia andej kufirit thotė se Mariani refuzoi tė dorėzohet dhe qėlloi me armė. Nė atė rrethim ka shpėtuar Ilir Kupa. Shokėt e tyre qė kanė mbetur gjallė, kanė humbur adresėn. 

Avokati i Popullit 

Kur ka kaluar rreth njė muaj nga vrasja e dy shqiptarėve Flamur dhe Edison Lika, njė javė nga vrasja e mistershme e Marian Kolės, si dhe kėrcėnimi qė shteti grek kryen ndaj jetės sė Ilir Kupės, mė nė fund reagon Avokati i Popullit. Edhe pse qė nga arratia e tyre, prej 4 muajsh, shqiptarėt, jo vetėm tė arratisurit, por edhe ata qė gjenden nėpėr burgjet greke kanė pėsuar njė mėsymje barbare nga organet kompetente greke, Igli Totozani, ka dalė vetėm dje. Iu ka bėrė thirrje shqiptarėve tė dorėzohen, por pa theksuar se ku mund tė dorėzohen, pasi policia greke ėshtė e pabesueshme dhe e nxitur nga mllefi etnik pėr shqiptarėt.  


Videot e fundit
6 Komente
Pa Emër
greku ashtu i denon shqiptaret pa prova ngrene cdo lloj akuze e zgjasin gjyqin jo me shume se 5 minuta dhe japin mbi 30 vjet burg a thua kane bere genocid kundra njerzimit.kam qene vete prezent ne gjyqe te tilla.mbase te pafajshem nuk jane po edhe 30 40 vjet jane shume.bashkimi europian e di shume mire gjendjen e shtetit grek po toleron keta kurvat evgjietrit e ballkanit.do tu vije dita se kane nisur nje gjueti kundra shqiptareve dhe na flasin per marrdhenje te mira.mardhenijet i keni me spiunat tane qe keni ne qeveri jo m epopullin se populli shqiptar ju urren.familjaret e ketyre te vrarve ta marrin hakun te greket e shqiperise.ta nisin me bollanon edhe janullatosin ne fund.keshtu vendoste drejtesia.
Pa Emër
cfare shkruan o tyte....dhe genjen njerezit me budalleqe...kupa akuzohet per 28 grabitie me arme...dhe lereni dezinformime se nuk eshte mire per 1000000 shqiptare qe jetojne ne greqi................
Pa Emër

ik o pi...u ti pa emer spiun shumica do ikin nga greqia skane ca bejne ne ate vend leshi.edhe ata qe kane qendruar e kane marre pas koke.femijet su japin letra pensione jo se kane punuar ne te zeze. e shume gjera te tejra.
mos na trego akuzat se akuza ngre shteti sa te doje.po trego provat materiale.edhe shqiptaret akuzohen ne perendim po nuk kane prova si vret njeri dhe ti fusin kot ne burg.akuza me provat jane larg njera tjetres.
ti pershembull po jep nje prove qe je spiun se po mbron grekun duke bere shantzh gjoja jane 1 million shqiptare ne greqi harrove qe kane ikur 200000 mije.
haku duhet marre ne shqiperi ta thashe edhe nje here te dule bollano janullatos edhe tipa si te qe fshiheni mbas kompjuetrit dhe beni propagande greke.te isha familjar e tyre tek ata do e kerkoja gjakun.

Pa Emër
...NUK BESOJ TE KETE NE BOTE EMIGRANTE QE TE KENE TE DREJTA!NJE NGA ATA JAM DHE UNE,QE NESE NUK DO TE ME PELQENTE AI VEND ,DO TE LARGOHESHA,NE SE DO TE ISHA I BURGOSUR DHE DO TE MUNDESHA TE ARATISESHA ME VENDOSMERINE QE JAM I DENUAR ME KOT,DO TE DOREZOHESHA NE SHTETIN TIM PER TE FAKTUAR PAFAJESINE.POR QE TE ARATISESHA DHE TE RIKETHEHESHA ME KALLASH NE DORE NE VENDIT QE ME DENOJ, NUK MUNDEM TA KONCEPTOJ DOT!QEVERI SHQIPTARE MBLIDH MENDJEN,KE RRETH 5000 TE RINJ TE BURGOSUR, PLOT APO KOT ESHTE PUNE E TE DY VENDEVE,ATA VUAJNE DENIMIN NE GREQI,DILU ZOT GJITHASHTU DHE MIJERA TE TJEREVE QE PAPUNESIA , SIGURISHT, I BEN KANDIDATE PER NE BIRUCE.!
shqiptari
kam qene ne Greqi nja 3 muaj kam punuar si rob edhe kam pas shum probleme derisa i mora leket,greket jan shum te poshter ika dhe mos dhent zoti kurr me.
per kete rast fajin e ka shteti shqiptar qe nuk i mbron fare shtetasit e vet,ku nga frika ku nga mospjekuria,shiqoni cfar bene amerika per dy vellezrit e vrare shqiptar me shtetsi amerikane,bene presion te madh per gjetjen e vraseseve ne serbi,flm.
shqiptari
kam qene ne Greqi nja 3 muaj kam punuar si rob edhe kam pas shum probleme derisa i mora leket,greket jan shum te poshter ika dhe mos dhent zoti kurr me.
per kete rast fajin e ka shteti shqiptar qe nuk i mbron fare shtetasit e vet,ku nga frika ku nga mospjekuria,shiqoni cfar bene amerika per dy vellezrit e vrare shqiptar me shtetsi amerikane,bene presion te madh per gjetjen e vraseseve ne serbi,flm.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 9 =
“Zogu” i Tunės, tani nė versionin folk (VIDEO)
E nisur nga kėngėtarja maqedonase, Tuna, me hitin e saj “Felix”, duket se kėngėt rreth “zogut” nuk ndalen. Kėtė herė kėnga vjen nė njė version tjetėr, nė atė folk. Muzika ėshtė marrė nga hiti “Made in Romania”, i kėngėtarit tė vogėl e tė talentuar rumun, Ionut Cercel. Njė grup artistėsh nga Koso
Nata e “Halloween-it”, ja si lindi festa e terrorit
Sot tė rinjtė shqiptarė kanė njė arsye mė shumė pėr tė festuar, pasi ėshtė festa e “Halloween-it”. Njė festė e pėrhapur vitet e fundit edhe nė Shqipėri, e cila ka pėrgatitur lokalet pėr natėn e 31 tetorit, ndėrsa dyqanet prej ditėsh nisėn tė tregtojnė veshjet tipike tė saj. “Halloween” ėshtė fes
Serbja pėr tė cilėn i ka rėnė nė kokė Nejmarit
Ai ka deklaruar se ėshtė shumė energjik nė rivalitetin me Kristiano Ronaldon nė fushė, por me sa duket e konkurron atė edhe jashtė saj. Nejmar ka dėrguar njė avion privat pėr modelen serbe, Soraja Vuēeliē pėr ta sjellė atė nė Barcelonė. 22-vjeēari u takua me modelen 28-vjeēare kėtė verė nė Ibiza d