Rama shpall emrat e 19 ministrave tė rinj
  • 5 ministri do tė drejtohen nga LSI dhe 14 nga PS. Mbeten jashtė aleatėt. Cila ėshtė e kaluara e ministrave tė kabinetit Rama qė pritet tė fillojė punėn nė shtator
  • Nė parlament do tė jetė dhe deputetja mė e re nė histori, Kejdi Mehmetaj, vetėm 20 vjeēe
Publikuar më 01.08.2013 | 7:15

Luis Tanushi

-Qeveria e surprizave. Kėshtu mund tė etiketohet kabineti i ri qeveritar i cili do tė drejtojė vendin pėr katėr vitet e ardhme me kryeministėr Edi Ramėn. Por, siē kishte premtuar, qeveria e tij do tė bahet mend edhe pėr numrin mė tė madh tė ministrave femra qė Shqipėria ka patur ndonjėherė, plot 6 nga 19 anėtarė kabineti. Nė ditėn e fundit tė muajit korrik, kryeministri i zgjedhur Edi Rama zgjodhi daljen pėrpara mediave pėr tė prezantuar personalisht tė gjithė emrat e bashkėpunėtorėve tė tij tė ngushtė pėr mandatin qeverisės 2013-2017. I gjithė kabineti qeveritar ėshtė mbėshtetur nė burimet njerėzore tė dy partive kryesore tė sė majtės, Partisė Socialiste dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Asnjė prej aleatėve mė tė vegjėl nuk ėshtė pėrfaqėsuar nė qeveri. Kjo nuk ka ndodhur as me Kristian Demokratėt e Mark Frrokut, qė i dhanė tė majtės fitoren nė Shkodėr, as me PDS-nė e Milos, e renditur si partia e tretė e aleancės sė majtė me gati 13 mijė vota, as me PBDNJ-nė, tradicionalisht pjesė e qeverive. Por, edhe pse nuk kanė mundur qė tė pėrfaqėsohen nė nivelin e parė, priten qė aleatėt tė shpėrblehen me poste tė nivelit tė dytė dhe tė tretė pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė opozitės. Njė tjetėr detaj i qeverisė “Rama” ėshtė se tė gjithė janė me origjinė shqiptare, ndryshe nga kabinetet e mėparshme qė kanė pasur nė pėrbėrjen e tyre edhe me kombėsi greke.

Ministrat e PS-sė

Edhe numri dy i kabinetit qeveritar do t’i pėrkasė Partisė Socialiste, e cila ia ka besuar detyrėn e rėndėsishme Niko Peleshit. Pas drejtimit tė Bashkisė sė Korēės dhe rezultatit tė mirė tė arritur nė zgjedhje, lideri i sė majtės Edi Rama ka zgjedhur qė t’i besojė drejtimin e qeverisė nė rast mungese tė atij vetė. Ish-Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė do tė drejtojė financat shqiptare nė kėtė situatė tė vėshtirė ekonomike nė tė cilėn ndodhet vendi, ndėrsa I duhet tė implementojė edhe skemėn e re tė PS-sė pėr taksimin progresiv. Sajmir Tahiri, i cili arriti rezultatet pozitive nė Tiranė nė zgjedhjet e 23 qershorit, do tė drejtojė Ministrinė e Brendshme. Edhe gjatė viteve tė opozitės, Tahiri ka qenė njė nga deputetėt mė kritikė ndaj qeverisė Berisha duke denoncuar raste tė inkriminimit tė drejtuesve tė forcave tė policisė. Surpriza mė e madhe ka qenė vendosja e njė deputeteje femėr nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Gjithsesi, deputetja Kodheli njihet pėr dorėn e saj tė fortė nė drejtimin e institucioneve. Ajo ėshtė diplomuar pėr Financė nė Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranės, dhe ka kryer studimet master nė Administrim Biznesi nė Universitetin e Nebraskės. Ajo mban gradėn Doktor nė Ekonomi dhe Financa Ndėrkombėtare nga Universiteti i Veronės, Itali.

Ka qenė zėvendėskryetare e Bashkisė Tiranė, Prefekte e Qarkut Tiranė dhe ėshtė anėtare e Komisionit tė Ekonomisė dhe Financave nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ndėrsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes,Arben Ahmetaj, ka punuar mė parė si Shef i Kabinetit tė Ministrit tė Financave, Zėvendės Ministėr i Integrimit Europian dhe i Ministrisė sė Energjisė dhe Industrisė. Ėshtė anėtar i Kryesisė sė Partisė Socialiste dhe Kryetar i Sekretariatit pėr Sipėrmarrjen dhe Grupet e Interesit. Nė krye tė Ministrisė sė Energjisė dhe Industrisė do tė jetė Damian Gjiknuri, i cili ėshtė diplomuar pėr Drejtėsi. Ai ėshtė anėtar i Komisionit tė Ligjeve dhe i Administratės Publike si dhe anėtar zėvendėsues nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kėshillit tė Europės. Nė vitin 2011 ėshtė zgjedhur Sekretar pėr Ēėshtjet Zgjedhore nė PS. Damian Gjiknuri ka qenė bashkautor i Kodit Zgjedhor tė vitit 2008 dhe bashkėdrejtues i Komisionit tė Reformės Zgjedhore 2011- 2012. Nė krye tė diplomacisė shqiptare do tė jetė Ditmir Bushati, i cili ka punuar si Drejtor i Pėrafrimit tė Legjislacionit nė Ministrinė e Integrimit Europian. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do t’i besohet Eglantina Gjermenit. Ajo ėshtė zgjedhur deputete e Partisė Socialiste pėr Qarkun e Tiranės nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2009, ndėrsa gjatė kėsaj legjislature ka shėrbyer si anėtare e Komisionit Parlamentar tė Shėndetėsisė dhe Ēėshtjeve Sociale. Nga janari i vitit 2012, Eglantina Gjermeni ėshtė anėtare e Kryesisė sė Partisė Socialiste. Nė krye tė Ministrisė sė Shėndetėsisė do tė jetė Ilir Beqja, i cili ka qenė pėr njė periudhėn deputet i PS-sė, ndėrsa ka drejtuar edhe punėn pėr programin qeverisės tė kėsaj force.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’i Lindita Nikollit, e cila njihet nė kryeqytet si drejtuese e Minibashkisė nr. 1 pėr shumė vite. Nė krye tė ministrisė sė Mirėqenies Sociale dhe Rinisė do tė jetė Erjon Veliaj. Pas pėrfundimit tė studimeve nė Amerikė, ai do tė angazhohej me shoqėrinė civile, ndėrsa aktualisht mban detyrėn e Sekretarit pėr Rininė dhe Emigracionin nė Partinė Socialiste. Ministria e Kulturės do t’i besohet pėrkthyeses, publicistes dhe pedagoges sė njohur Mirela Kumbaro. Partia Socialiste do tė ketė dhe tė tre ministrat e shtetit. Ministre pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike do tė jetė Milena Harito cila ėshtė Doktore e Shkencave nė Teknologjitė e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike. Gjatė kėsaj periudhe ėshtė marrė gjerėsisht me programin e PS-sė. Bled Ēuēi do tė jetė ministėr pėr Ēėshtjet Vendore. Por, drejtimi i kėtij institucioni nuk ėshtė i papritur. Mė herėt, Ēuēi ka qenė drejtor ekzekutiv i shoqatės pėr Autonominė Vendore dhe nėnsekretar i Partisė Socialiste pėr zgjedhjet. Ka marrė pjesė dhe nė reformėn e fundit zgjedhore. Ministėr pėr Marrėdhėniet me Parlamentin do tė jetė Ilirjan Celibashi, i cili ka pėrfunduar studimet pėr Drejtėsi, ndėrsa ka qenė anėtar dhe kryetar I Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

Ministrat e LSI-sė

Lėvizja Socialiste pėr Integrim nuk ka marrė asnjė prej ministrive qė ka drejtuar gjatė mandatit qeverisės me Partinė Demokratike. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka marrė 5 poste ministrore duke vendosur njerėzit e saj nė krye tė ministrive tepėr tė rėndėsishme, si ajo e Drejtėsisė, Bujqėsisė, Mjedisit, Transportit dhe Infrastrukturės si dhe nė Ministrinė e Integrimit Europian. Emrat qė do tė pėrfaqėsojnė kėtė force politike ne kabinet janė figura tė cilat janė ulur edhe mė herėt nė karrige ministri gjatė bashkėqeverisjes sė LSI-sė me Partinė demokratike. Kėshtu, Nasip Naēo me profesion jurist shkon nė drejtimin e ministrisė sė Drejtėsisė, ministri kjo e konsideruar si shumė e rėndėsishme nė programin qeverisės tė sė majtės. Pėrveēse me njė karrierė tė gjatė si prokuror, ka qenė Ministėr i Energjetikės dhe nėnkryetar Parlamenti. Edmond Panariti, cili ka studiuar pėr Mjekėsi Veterinare, do tė drejtojė ministrinė e Bujqėsisė, Zhvillimit Rural e Administrimit tė Ujėrave. Gjatė karrierės sė tij tė gjatė ka ushtruar detyra tepėr tė rėndėsishme, duke drejtuar edhe diplomacinė Shqiptare dhe nėnkryetar I Bashkisė sė Tiranės. Edmond Haxhinasto nė qeverinė e re do tė mbajė detyrėn e Ministrit tė Transportit dhe Infrastrukturės. Haxhinasto ka mbaruar studimet pėr Anglisht, pėr tė thelluar mė pas studimet nė nivel Master pėr Nivele Ekzekutive tė Administrimit tė Biznesit, ndėrsa ka kryer njė sėrė detyrash tė rėndėsishme. Klajda Gjosha i bashkohet ekzekutivit tė ardhshėm nė detyrėn e ministres sė Integrimit. Ndėrsa Lefter Koka ėshtė njė emėr qė LSI ka vendosur ta provojė nė kėtė kabinet pėr herė tė parė nė drejtimin e ministrisė sė Mjedisit

Emrat e 15 deputetėve tė rinj qė pėrfitojnė nga ministrat

Ende pa nisur seanca e parė e parlamentit tė ri, duket se ai do tė rikonfigurohet pas deklarimit tė emrave tė rinj nė postet ministrore, ku shumė deputetė do tė duhet tė lėnė mandatin e tyre. Tirana do tė jetė qarku ku do tė kenė mė shumė ndryshime, duke qenė se bėhen anėtar tė kabinetit “Rama” 4 deputetė tė partisė Socialiste dhe 1 nga LSI. 15 do tė jenė numri i deputetėve tė rinj, prej tė cilėve 4 nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe 11 nga Partia Socialiste. Sipas nenit 164 tė Kodit Zgjedhor, vakanca zėvendėsohet me njė pjesėtarė tė listės tė sė njėjtės gjini, pavarėsisht renditjes nė listė. Por, gjithashtu, nė nenin 175 pika 2 tė Kodit Zgjedhor, parashikohet se: “Kur ndaj njė subjekti zgjedhor ėshtė konstatuar shkelja, KQZ-ja zbaton si sanksion plotėsues zėvendėsimin e ēdo vakance nė listėn e subjektit, nė zonėn ku ėshtė konstatuar shkelja, me kandidatėt vijues nė listė nga gjinia mė pak e pėrfaqėsuar deri nė plotėsimin e kuotės gjinore. Nė rast se KQZ-ja vendos aplikimin e kėtij sanksioni, pėrjashtimi i pikės 2 tė nenit 164 nuk zbatohet dhe vakanca plotėsohet sipas kėsaj pike”.

Vakancat e krijuara nga deputetėt e Partisė Socialiste nė qarqet Elbasan, Durrės, Dibėr, Gjirokastėr e Kukės, pėr tė cilat PS ėshtė gjobitur pėr mosrespektimin e barazisė gjinore, zėvendėsohen detyrimisht me kandidate femra. E njėjta gjė ndodh dhe me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, vakancat e sė cilės, tė krijuara nė qarqet Berat, Durrės, Gjirokastėr e Kukės, plotėsohen me kandidate femra, pavarėsisht renditjes sė tyre. Nė qarkun e Lezhės nė vend tė deputetes Mimi Kodheli do tė jetė deputetja Mejreme Delishi, ndėrsa nė Fier do tė ketė dy zėvendėsime tepėr tė rėndėsishme. Me emėrimin e dy deputetėve, Gjermeni dhe Celibashi, ky qark do tė pėrfaqėsohet nė parlamentin e ardhshėm me Adelina Ristanin dhe deputetin e legjislaturės sė kaluar Anduel Xhindi. Fakt interesant ėshtė qė deputeti Xhindi, edhe mandatin e kaluar e mori pas dorėheqjes sė Eermelinda Meksit. Ndryshimet mė tė mėdha ndodhin nė Qarkun e Tiranės ku nga Partia Socialiste 4 deputetė bėhen ministra, duke u dhėnė kėshtu mundėsinė Enkelejda Shkrelit, Bledar Doracajt, Ervin Bushatit e Blerina Gjylametit qė tė marrin mandatin e deputetit.

Gjylameti e merr mandatin referuar nenit 164 tė Kodit Zgjedhor, megjithėse pėrpara saj nė listė ishte kandidati Alfred Dalipi. Sa i pėrket Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, nė kėtė qark, me pėrzgjedhjen e Klajda Gjoshės si Ministre e Integrimit, i hapet rruga e betimit nė parlament tė deputetes mė tė re nė historinė e Shqipėrisė, Kejdi Mehmetaj, vetėm 20 vjeēe, ndonėse nuk e kishte menduar ndonjėherė se mund tė zgjidhej nė Parlament, do tė jetė deputetja mė e re e Kuvendit tė Shqipėrisė. Ndryshime do tė pėsojė edhe lista e qytetit bregdetar tė Durrėsit, ku Ilir Beqja do tė zėvendėsohet nga Esmeralda Shkjau, e cila ėshtė e fundit nė listėn e PS-sė nė Qarkun e Durrėsit. Sa i pėrket Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, nė vend tė Lefter Kokės qė do tė jetė Ministėr i Mjedisit, do tė jetė deputete e ardhshme Silvana Maksuti. Edhe nė Qarkun e Elbasanit ndryshon lista e deputetėve, ku Damian Gjiknuri i lė mandatin Luljeta Arapit, ndėrsa Edmond Haxhinasto i LSI-sė zėvendėsohet nga Miranda Rira. Nė Qarkun e Gjirokastrės, nė vend tė Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj, do tė zgjidhen Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Pavarėsisht se pėr kėtė qark Partia Socialiste ėshtė gjobitur dhe detyrimisht duhet tė ishte njė deputete femėr, nė listat e kėtij qarku nuk kishte asnjė kandidate, prandaj vakanca kalon sipas radhės. Nė Qarkun e Dibrės, deputetja e re e Partisė Socialiste do tė jetė Ezmerina Hoxha e cila do tė zėvendėsojė Shkėlqim Canin, ndėrsa nė qarkun e Beratit, deputetja e ardhshme e LSI-sė do tė jetė Silva Caka qė do tė zėvendėsojė Nasip Naēon i cili do tė jetė ministėr i Drejtėsisė.

Pse ministrat janė vetėm nga PS dhe LSI?

Paraqitėt emrat e kabinetit tė ri qeveritar, folėt pėr nivelin e parė tė qeverisjes pėr tė cilin premtuat qė do tė jetė me njė energji tė plotė pėr tė punuar me pėrkushtim pėr vendin. Pyetja ime ka tė bėjė me aleatėt e tjerė tė cilėt gjithashtu kanė kontribuar me vota nė koalicionin tuaj, nė Aleancėn pėr Shqipėrinė Europiane nė 23 Qershor. Ēfarė parashikon formula qeverisjes nė nivele tė dyta, tė treta pėr aleatėt tuaj konkretisht?

Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim marrim pėrsipėr peshėn e pashmangshme tė mandatit plebishitar tė 23 Qershorit dhe mosndarja e kėsaj peshe nė nivelin e parė me aleatė tė tjerė ėshtė thjesht dhe vetėm marrja e plotė e pėrgjegjėsisė. Me aleatėt mė tė mėdhenj apo mė tė vegjėl, jemi nė njė proces diskutimi dhe ju siguroj se do tė ndajmė pėrgjegjėsi, por nuk do tė ndajmė parcela. Do tė ndajmė peshėn e madhe tė mirėqeverisjes, por nuk do tė ndajmė drejtori pėr partitė; do tė ndajmė sė bashku rrugėn e ndritur tė betejės sė madhe pėr njė Rilindje Shqiptare, duke ecur mė shpejt dhe duke lėnė pas shumėēka e kaluara na mėson se e ka penguar Shqipėrinė tė jetė sot ajo qė kanė merituar ata qė nė vitin 90’ e kėrkuan si gjithė Europa.

Kush do ta drejtojė grupin parlamentar tė Partisė Socialiste kur tė nis legjislatura e re?

Kjo do t’i takojė momentit kur do tė mblidhet grupi parlamentar dhe pėr kėtė do tė duhet tė diskutojmė nga afėr me grupin.

Zoti Rama, ēfarė niveli pėrgjegjėsie mendoni se do tė ketė avokat Spartak Ngjela, njėri prej aleatėve tuaj?

Avokat Ngjela e ka marrė pėrgjegjėsinė e tij kohė pėrpara ne tė tjerėve, dhe ajo ėshtė njė pėrgjegjėsi e patjetėrsueshme pavarėsisht nga pozicioni, edhe pse me keqardhje them se nuk kemi rėnė dakord pėr pozicionin. Kishit njė marrėveshje, zoti Rama, pėrpara zgjedhjeve qė ai do tė merrte njė post ministror. Kjo ėshtė pohuar edhe nga ana juaj publikisht, por edhe nga ana e zotit Ngjela.

Ku shkoi kjo marrėveshje?

Ėshtė e vėrtetė. I ėshtė propozuar, e ka refuzuar nė tė drejtėn dhe lartėsinė e reputacionit tė tij. 

Zoti Rama, pėrse nuk u mbajt premtimi elektoral pėr njė ministri tė emigracionit?

Nuk di tė kem bėrė ndonjė premtim elektoral pėr njė ministri tė emigracionit, mbase e ngatėrroni me partinė ēame. Kemi zotin Dule dhe zotin Frroku qė kanė marrė mandat, por nuk janė nė listėn e gjatė tė ministrave. Ndėrkaq, pyetja e dytė ėshtė se cili do tė jetė kriteri i vlerėsimit tė ministrave sipas secilės ministri dhe si do ti vlerėsoni ju? Besoj do tė mė lejoni qė kriteret e vlerėsimit tė ministrave t’ua them pėrpara ministrave dhe pastaj ju. Ndėrkohė qė padyshim kriteri themelor mbetet ai qė thashė: “me nder dhe me duar tė pastra nė shėrbim tė popullit shqiptar”. Pėr sa i pėrket pyetjes sė parė dėshiroj t’ju siguroj se me Vangjel Dulen jemi nė sintoni pėr tė vazhduar bashkėpunimin dhe Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do tė jetė partnere nė mirėqeverisje. Ashtu sikundėr kemi hapur edhe njė dialog me pėrfaqėsuesin e partisė tjetėr, zotin Frroku, por kemi ēmuar se barra e mandatit tė 23 Qershorit ėshtė njė barrė qė shqiptarėt ia kanė dhėnė PS-sė dhe LSI-sė si njė barrė pėr ta mbajtur sė bashku dhe pėr ta ēuar sė bashku nė destinacionin e Shqipėrisė europiane. Mos ndarja e kėsaj barre nė nivelin e parė nuk ėshtė shpėrfillje ndaj aleatėve, por ėshtė ndjenjė shumė e lartė pėrgjegjėsie e jona dhe e imja si kryetar i kėsaj mazhorance.

Pse i prezantuat sot, njė muaj pėrpara nisjes sė Kuvendit, emrat e kabinetit tė ri qeverisės?

Gjatė harkut kohor deri nė shtator me ēfarė do tė merren kėta ministra? Sepse ėshtė e udhės qė tė gjithė ministrat tė marrin detyrat paraprake dhe tė njihen me pėrmbajtjen e punės sė tyre, tė mendojnė dhe pastaj tė punojnė bashkėrisht pėr ato ndarje qė duhen bėrė tė dikastereve ekzistuese dhe pėr punėn qė duhet bėrė pėr tė ndėrtuar nga e para ato pjesė tė punės qė duhet tė fillojnė nga e para. Ne duam qė qysh nė ditėn e parė tė fillojmė tė qeverisim, jo tė njihemi me punėn qė kemi pėrpara.

Do tė doja t’u pyesja pėr kriteret me tė cilat janė pėrzgjedhur ministrat. Shoh tek mbrojtja njė ekonomiste apo tek industria njė jurist pėr shembull....

Ministrat, pavarėsisht se lėnė mandatin e deputetit, janė njerėz qė marrin pėrsipėr drejtimin politik tė institucionit. Po tė nisemi me kėtė pretendimin tuaj, atėherė as nuk ka pasur dhe ndoshta s’do ketė mė piktor nė krye tė qeverisė sė Shqipėrisė. Por, kjo nuk do tė thotė qė unė nuk do tė jem kryeministri mė i suksesshėm nė historinė e qeverisjes nė Shqipėri.


Videot e fundit
1 Komente
spartaku
Urime,urime,urime dhe mbare,mbare u vafte puna.Jini nje qeveri shume e mire aq e mire sa Sali Berisha me Lulezim Bashen po pullcasin nga inati.Ata gjithmon do tu ven pragje perpara se ashtu e kane ne genin e tyre,por ju as mos i degjoni fare,ata le te lehin si qente qe zokonisht i lehin henes.Ata do bertasin sa te kene ne koke per tu penguar juve,sepse nuk u vjuen mire kur ju te kini suksese.Atyre u ra hunda ne m..t qe ne 23 qershr dhe nuk i ndo me njeri.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 3 =
Tika Camaj pozon me tė brendshme
Modelja me origjinė nga Mali i Zi, kėtė herė na provokon me tė brendshme. Tika Camaj punon prej vitesh si modele nė SHBA, pasi ėshtė e njohur pėr linjat e seksi. Tikėn e kemi parė nė shumė projekte dhe klipe tė artistėve tė huaj. Modelja nga Mali i Zi ka sfiluar pėr marka tė ndryshme, si Naee
Kėngėtarja qė aspiron politikėn
Erisa Ahmetaj ėshtė njė kėngėtare nga Kruja qė kultivon kėngėn e pastėr shqipe. Megjithėse kėtė profesion ajo e ka nisur para shumė vitesh, angazhimet nė shkollė nuk i kanė lėnė shumė kohė pėr skenėn. Tani meqė ėshtė nė pėrfundim tė studimeve Erisa i ėshtė rikthyer skenės pėr tė mos braktisur kurrė
A do pranojnė tė “ndeshen” Tuna dhe Fjolla?
Dy kėngėtaret Tuna Sejdiu dhe Fjolla Morina nuk janė pėrballur asnjėherė me njėra-tjetrėn. Por duket se ka ardhur momenti. Spektakli “Dancing With the Stars”, qė pritet tė nisė sė shpejti, ka vėnė nė listėn e konkurrentėve VIP edhe dy kėngėtaret. Por kėto tė fundit, ende nuk e kanė konfirmuar p