Miratohen tarifat e reja pėr shėrbimet noteriale
  • Kontrata e kalimit tė pronėsisė pas procesit tė legalizimit do tė kushtojė 3 mijė lekė, ndėrsa lėshimi i dėshmisė sė trashėgimisė testamentare 15 mijė lekė
 
Publikuar më 13.08.2013 | 8:18

Luis Tanushi

-Ministria e Drejtėsisė ka ndryshuar tarifat e shėrbimeve noteriale, aplikimi i tė cilave  ka filluar me botimin nė fletoren zyrtare. Sipas urdhrit  Nr.306, datė 31.7.2013 tė firmosur nga ministri Halimi, janė shtuar disa shėrbime tė reja tė cilat nuk kanė qenė mė parė. Kontrata e kalimit tė pronėsisė pas procesit tė legalizimit do tė kushtojė 3 mijė lekė, njė shumė kjo tepėr e kripur po tė mendosh dhe koston e legalizimit tė objekteve. Nė listėn e shėrbimeve noteriale, shtohen edhe kontratat e shkėmbimit tė cilat do tė kushtojnė 10 mijė lekė, ndėrsa kontratat e koncensionit plot 15 mijė lekė. Po kaq do tė kushtojė dhe lėshimi I dėshmisė sė trashėgimisė testamentare, veprim juridik ky qė ha pėrhapje tepėr tė gjerė, ndėrsa lėshimi i dėshmisė sė trashėgimisė ligjore do tė kushtojė 10 mijė lekė. Tė gjitha kontratat e tjera qė nuk pėrfshihen nė listat e shėrbimeve qė janė tė afishuara pranė ēdo zyre noterie, do t’u kushtojė shqiptarėve 7 mijė  lekė. Pėr shitjen e pasurive tė paluajtshme dhe pėr transaksionet e pasurive tė paluajtshme, shuma qė do tė paguajė qytetari do tė jenė nė varėsi tė vlerės. Kėshtu, pėr kalim pasurie tė paluajtshme pėr shitje ose pėr dhurim  me vlerė nga 100 mijė – 6 milion lekė, qytetarėt do tė paguajnė  0.35 pėr qind tė kėsaj shume. Nė ēdo rast, nėse ēmimi nė kontratėn e shitjes do tė jetė mė i ulėt se ēmimi i referencės i pėrcaktuar pėr atė zonė, tarifa do tė llogaritet nė bazė tė ēmimit tė referencės. Edhe pėrqindja  qė duhet tė paguajnė qytetarėt nė arkat e noterėve pėr transaksionet financiare do tė varet nga shuma. Pėr shumat deri nė 1 milion lekė, do tė paguhen 3 mijė lekė ndėrsa pėr shumat nga 1 milion gjer nė 5 milion 2,5 mijė lekė. Pėr tė gjithė transaksionet financiare mbi 5 milionė lekė, tarifat noteriale do tė jenė 2,3 mijė lekė. Ulje ka pėsuar vetėm “kujtesa noteriale brenda vendit”, e cila ulet me 1 mijė lekė, nga 3 mijė ajo tashmė do tė jetė vetėm 2 mijė lekė. E pandryshuar do tė vijojė Kujtesa noteriale jashtė vendit, qė kushton 4 mijė lekė. Nė listėn e tarifave tė shėrbimeve noteriale, shfuqizohet disa shėrbime si: Kontrata qiraje  me tarifė 4.000 lekė; Kontratė huaje, kontratė huapėrdorjeje  me tarifė 4.000 lekė; Depozitim shume me tarifė 4.000 lekė; depozitim pasurie me vlerė me tarifė 10.000 lekė; si dhe  Vėrtetim nėnshkrimi nė deklarata personale me tarifė 1.000 lekė. Pėr kryerjen e akteve e tė veprimeve noteriale paguhet njė tarifė e cila caktohet nga Ministria e Drejtėsisė, duke marrė edhe mendimin e Ministrisė sė Financave dhe tė Kėshillit Kombėtar tė Noterisė. Tarifa afishohet nė ēdo zyrė noteriale. Tė ardhurat qė burojnė nga veprimtaria noteriale e noterit, pasi paguhen taksat dhe detyrimet e tjera qė parashikon ligji, kalojnė nė pronėsi tė noterit. Kur personi fizik nuk ėshtė nė gjendje tė pėrballojė shpėrblimin e shpenzimet qė kėrkohen pėr kryerjen e veprimeve noteriale mund tė pėrjashtohet nga pagimi i tyre tėrėsisht ose pjesėrisht nga vetė noteri, ose me vendim tė kėshillit tė dhomės sė noterėve. Noteri, nė lidhje me tė gjitha fushat e pėrmendura, kujdeset drejtpėrdrejt pėr trajtimin fiskal qė ka tė bėjė me taksat e akteve, duke gjetur pėr secilin lloj taksimin e drejtė mė tė ultė pėr tė gjithė subjektet nė akte (shitės, blerės, shoqėri etj).


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 4 =
Kėta kekė do t'jua largojnė nepsin pėr ėmbėlsira (FOTO)
Anglia po feston artin e ėmbėlsirave nė eventin "Java kombėtare e kekut", e cila zgjat plot shtatė ditė. Nė fund tė eventit, do tė zhvillohet finalja e Kampionatit 2014, i cili u kushtohet krejtėsisht kekėve tė famshėm. Megjithatė, jo ēdo gjė do tė jetė siē imagjinohet. Mes lulesh prej ēokollate t
"Robert De Niro, mė i miri nė seks"
Charmaine Sinclair, aktorja e njohur e filmave pornografikė ka tėrhequr vėmendjen e shtypit rozė me njė deklaratė qė i ka lėnė shumė persona gojėhapur, shkruan "Bild". “Seksi mė i mirė qė kam bėrė nė jetė ka qenė me aktorin Robert De Niro”, tha aktorja e filmave me drita tė kuqe. “Me siguri asnjėhe
Vendos video porno nė dritare qė tė largojė fqinjėt (VIDEO)
Jimmy ėshtė emri i fqinjit mė tė pakėndshėm dhe aspak serioz nė botė. Jimmy i cili jeton nė Queens Village nė New York, i pėlqen fakti qė tė terrorizojė fqinjėt e tij indianė ēdo ditė duke treguar ekranin e televizorit tė tij me video porno nė dritare. Ai e bėn kėtė sepse mendon qė duke i bezdisur