Territori dhe themeli pėr ringjalljen e shtetit
Publikuar më 14.08.2013 | 14:31

Haki Kola/Specialist

-Dhjetėvjeēarėt e fundit, toka shqiptare e ka dhėnė sinjalin SOS. Pylli ėshtė prerė e riprerė, djegur e ridjegur, kullotur e mbikullotur, derisa nė shumė vende i ėshtė zbuluar shkėmbi. Rrafshinat, kodrat e ujėmbledhėsit i ka mbuluar betoni. Ky realitet nuk ėshtė pranuar nga institucionet shtetėrore. Pyllprerėsit  njėvjeēarė sapo janė dekoruar, duke marrė mandate 10 vjeēare pėr prerje. Institucione tė shtetit, me ekspertė e dijetarė tė mjedisit, natyrės, pyllit, kullotės e librave, qė nuk u tregojnė taksa paguesve tė tyre se sa pjesė e vendit digjet, pėrmbytet, pritet, gėrmohet e betonizohet, se sa pyll e tokė humbet, nga frika se i mbetet hatri padronit, duket se janė prodhuar e punėsuar me bollėk. Ata flasin e bėjnė libra pėr ekosistemin e pėrbėrėsit e tij, por nuk tregojnė as pėr hallet e tokės e as pėr shėrimin e saj. Toka ėshtė organizėm. Pjesėt e saj, ashtu si gjymtyrėt e organizmit tonė, janė tė ndėrlidhura me njėra - tjetrėn. Komunitetet rurale kanė bėrė rrugė tė gjatė, si pjesė e kėtij ekosistemi. Ata trashėgojnė, nga dijet e krijuara nga praktika jetėsore e gjeneratave paraardhėse, njohuri mbi tokėn ku organizojnė jetėn, si nė fermėn bujqėsore ashtu edhe kur i drejtohen krastės, djerrinės, ograjės, korijes, zabelit, hamallės apo prozhmes e kashnjetit, pyllit e kullotės. Kėto dije shumė herė nuk pranohen nga ekspertėt e institucioneve e nuk pėrdoren kur hartohen politika e ligje pėr raportet e komunitetit me tokėn. Nėse skuadra qė pėrgatitet tė marrė nėn menaxhim vendin, do e marrė nė konsideratė thirrjen SOS tė tokės, indikatori i parė duhet tė ishte qė tė pranonte problematikėn, tė konsultohej me organizma ndėrkombėtare e bashke me ta tė ndėrtonte njė strategji kujdesimi pėr tokėn tonė, asetin pothuaj pėrjetėsisht tė braktisur.

Ky do tė ishte indikacion i fillimit tė ndryshimit tė institucioneve, si dhe tė hapjes sė rrugės pėr zgjidhje. Njė etikė pėr tokėn do te reflektohej mė pas si sinjal qė koshienca ekologjike e shtetit tonė po zgjohet dhe po e njeh dhe delegon te  komuniteti ku e ka vendin, kujdesin dhe pėrgjegjėsinė pėr kurimin e mėmėdheut. Toka pyjore vlerėsohet nga shkencėtarėt si thesar biologjik e ekologjik dhe, njėkohėsisht, si mister dhe enigmė, nė tė cilėn shkenca deri tani ka zbuluar njė fraksion gati tė pakonsiderueshėm. Bakteret e kėrpudhat,  qė e popullojnė, tė padukshme pėr syrin e njeriut, janė motori i tokės normale pyjore dhe i duhen tokės aq sa i duhet pyllit prania e drurėve pėr tė mbajtur emrin pyll. Si trup i gjallė, ajo komunikon, jep e merr, shėndoshet e dobėsohet, pėrjeton lindjen, sėmundjen, deri dhe vdekjen, nė varėsi tė rrethanave tė vendndodhjes  e  trajtimit  qė  i nėnshtrohet.    Shėndetėsimi pėrbėn pikėrisht trajtimin apo regjimin qė i duhet tokės sonė pėr tė filluar ripėrtėritjen apo rilindjen e shtresės sė saj tė sipėrme, mbulesės sė saj tė gjallė e  pjellore, qė ėshtė prerė,djegur e sakatosur barbarisht, veēanėrisht 20 vitet qė lidhin fund-fillimin e shekujve. Ajo nuk ka bimė, e ka humbur humusin, nuk e mban dot veten e as nuk i ruan dot nga mbushja rezervuarėt e hidrocentraleve, rrugėt, kanalet e tokėn bujqėsore tė rrafshinės. Nga ushqyese e strehuese, ashtu siē ėshtė katandisur, nė rrethana tė ndryshme tė motit shndėrrohet nė pėrmbytėse e kėrcėnuese. Edhe kjo na u desh nė kėtė rrėnim ekonomik, po sa ėshtė kostoja e ringjalljes do pyesė dikush?

Askush nuk ka pse tė trembet e ta heqė nga prioritetet e para. Nuk ka vend pėr panik. Toka ėshtė e bekuar. Ajo kontribuon edhe kur ėshtė nė kurim. Punėson njerėzit. Rrit bimė. Strehon kafshė. Pastron e freskon ajrin. Shton ujin. Nėse bazohet nė strategji e projekt  tė  menēur,  puna  pėr kujdesim e kurim tė tokės, nga banorėt lokalė, konsiderohet si shėrbim  global  mjedisor  dhe shpėrblehet. Angazhimi dhe dhėnia e kėsaj pėrgjegjėsie pėr tė realizuar shėrbime mjedisore kuruese, do tė ishte sinjali i parė i shpresės se dashuria pėr token do tė rilindė. Kjo duket si fjalė e ēuditshme, nėse do u  referohej mediave tė krye- qytetit apo mentalitetit sundues tė administratės e burokracisė shtetėrore. Qėndrimi pothuaj shekullor dėshmon qė dashuria, respekti, admirimi pėr tokėn e vlerat e saj, janė terma tė panjohur. Ndoshta pengesa mė serioze pėr tė evoluar nė etikėn dhe respektin pėr tokėn vjen nga fakti qė sistemi ynė edukativ dhe  ekonomik  i deri- tanishėm ėshtė orientuar pėr nga largimi, mohimi i traditave shekullorė tė popullit si “tė prapa- mbetura”, orientim pėr braktisjen e  tokės  e  tė  dashuruarit  me imazhin. Praktika e ruajtjes duhet gjetur e duhet marrė tek bindja se ēfarė ėshtė e rregullt nga pikė- pamja estetike e etike dhe ēfarė ėshtė   pėr   mbarė   nga   ana ekonomike. Njė gjė ėshtė e rregullt, vetėm kur tenton tė ruajė integritetin, stabilitetin dhe bukurinė e ekosistemit. Ekosistemi pėrfaqėson si tokėn edhe ajrin, ujėrat, faunėn e florėn, peizazhin, por edhe vetė komunitetin njerėzor. Vetėm kėshtu do tė fillojmė tė ndėrgjegjėsohemi:    ideja    e pėrdorimit tė arsyeshėm human, ėshtė e pranueshme dhe shpėrblehet, qoftė edhe vetėm pėr aq sa  nuk  u  shkatėrron  kushtet jetėsore  banoreve apo organizmave tė tjera tė tokės.

E pėrkthyer nė gjuhėn e teorisė sė ekonomisė, vete ekosistemi me pėrbėrėsit e tij mund tė pėrshkruhen si kapital, i cili sjell njė pako tė shėrbimeve pėr komunitetin e familjet pėrbėrėse, disa prej tė cilave janė tė ndara dhe tė  inkorporuara  nė  produkte, grumbulluar dhe / ose tė konsumuara. Shėrbime tė tjera publike janė mallrat apo shėrbime qė japin pėrfitim tė pėrbashkėt nė mjedisin e pėrmirėsuar dhe mirėqenien e komunitetit. Tė gjitha sė bashku, kėto shėrbime mjedisore varen nga aftėsitė ripėrtėritėse aktuale tė kapitalit tė ekosistemit, rezultateve qe arrihen nė shtimin e kėtij kapitali, nė raport me konsumin e shėrbimeve tė ekosistemit. Partnerėt tanė ndėrkombėtarė, si  Banka  Botėrore, Agjencia Suedeze pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, po e asistojnė Shqipėrinė nė identifikimin dhe zbatimin e njė projekti,  i  cili  do  tė  bazohet pikėrisht nė pagesat pėr shėrbime mjedisore, apo thėnė me fjalė tė tjera, pėr tė krijuar modelin se si duhen organizuar e mbėshtetur kujdestarėt e ngjalljes sė tokės e tė mbulesės sė saj. Suksesi i kėtij projekti  tepėr  strategjik  pėr ringjalljen e tokės, varet sė tepėrmi se si do tė ndėrtohet kuadri politik e ligjor pėr tė drejtat qė do kenė komunitet pėr tokat. Harmonizimi i politikave mbėshtetėse, si dhe definimi i saktė i tė drejtave e detyrimeve tė pėrdorimit apo tė pronėsisė, janė guri i themelit.

Ēdo progres e sukses i mundėson projektit shtrirjen e mėtejshme territoriale,  shtimin  e  pjesė- marrėsve  (punėsim) dhe kontribuesve nė kėtė projekt. Suksesi mundėson shtim tė kontributit tė donatoreve ndėrkombėtarė, tė cilėt janė nė ethet e gjetjes sė njė modeli tė trajtimit tė  ekosistemit,  pėr  tė pėrballuar  sfidat  e  afėrta  tė ndryshimeve klimatike. Relievi, raportet fushė - kodėr - mal dhe statusi aktual i tokės e veshjes sė saj, si dhe potencialit pėr ndryshim shumė tė shpejtė nė Shqipėri, pėrbėjnė  njė  shans  tė  papėrsėritshėm demonstrimi. Shqipėria mund te paguhet pėr kontribut pėr ruajtje  tė  tokės,  detit,  ujit, kontribut nė pakėsim tė gazit karbonik nė natyrė  e  shtim tė biodiversitetit. Demonstrimi i suksesit i hap rrugė shtimit tė ekoturizimit. Pėrfaqėsues   tė skuadrės nė pritje pėr menaxhim tė  shtetit  shqiptar,  mund  tė organizojnė diskutime paraprake pėr kėtė projekt, qė ėshtė nė zhvillim. Kjo i mundėson kėsaj skuadre  tė  shpresės,  qė  kėtė problem shumė tė madh kombėtar, ta kthejė nga problem nė zgjidhje, nė  njė  burim  punėsimi  e  tė ardhurash, qė vijnė nga ringjallja e tokės shqiptare.


Videot e fundit
44 Komente
Rexhep Ndreu
Artikullshkruesi eshte nje nder ekspertet me ne ze te pylltarise ne Shqiperi, ai ne menyre periodike ben analiza dhe jep mesazhe per token dhe pyjet ne Shqiperi. Ky mbetet vertet nder shkrimet analitik dhe mesazh i forte per Qeverine qe do te marre pushtetin. Duke qene ekspert nderkombetare Haki Kola asnjehere nuk e ka hequr vemendjen nga Shqiperia dhe keshilla e Tij eshte e vlefshme per te gjithe (shtetin dhe shoqerine Shqipetare, Falenderim dhe per shekullin qe boton dhe merr ne vemendje Token Shqipetare me resurset e saja
Rexhep Ndreu
Studimi i tė drejtės pėr tokėn, pjesė e shkencės dhe politikave pyjore

Haki KOLA

Zhveshja e Shqipėrisė tonė vazhdon me ritme tė shpejta e tė pabesueshme. Duket se ata qė kanė qeverisur kombin shqiptar nė mijėvjeçarin e fundit, ia kanė dalė tė mos vihen nė tehun e kritikave pėr kėtė krim qė ka filluar herėt dhe po vazhdon pa pushuar tė na shėmtojė peizazhet, djegė e masakrojė drurėt e bimėt dhe tė humbasė pa pushim tokėn. Ish-presidenti amerikan Rusvelt pati lėnė njė amanet, qė mund tė pėrmblidhet: ,??Çdo gjeneratė e ka pėr detyrė qė t,??i lerė asaj nė vijim tokėn nė njė gjendje mė tė mirė se sa e ka gjetur,??. Evropa e dendur dhe e zhvilluar,?? duket qė pas njė vuajtjeje tė gjatė disashekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj mė parė. Ne e humbėn atė shans dhe historinė nuk mund ta gjykojmė.
Sa herė trajtohet kjo temė, pyetja e parė qė tė shkon nė mėndje ėshtė nėse ata qė marrin vendime dhe na drejtojnė, kanė informacion apo e njohin zgjidhjen, qė e shpėtoi pyllin e tokėn evropiane nga prerja apo gėrryerjet. E di se nė kurikulėn e Fakultetit tė Pyjeve, kjo deri vonė nuk ėshtė trajtuar. Njė shkencėtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, qė ishte pjesėmarrės nė konferencėn shkencore pėr tė sotmen e tė ardhmen e pylltarisė Shqiptare tė 1-2 Nėntorit 2011, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqėsore tė Suedisė, nė bashkėpunim me Akademinė Shqiptare tė Shkencave, rekomandoi me kėmbėngulje qė çėshtja e pronėsisė dhe tė drejtės sė pėrdorimit tė tokės pyjore tė pėrfshihet nė kurikulėn e Fakultetit tė Pyjeve. Koha do tė tregoje nėse zėri i tij ka arritur ndonjė vesh qė dėgjon. Kujtoj qė ka mė se 15 vjet qė debatojmė me kolegė qė psh edhe problematika e pyjeve komunale tė fillonte tė trajtohej nga ky Fakultet, por nė fakt kėto 15 vite nuk kanė mjaftuar pėr tė bindur vendimmarrėsit.
Ndoshta ėshtė tepėr teknike dhe pėr publikun bėhesh i bezdisshėm kur pėrsėrit shpesh tė njėjtėn gjė, por meqė flitet pėr tokėn, ujin e ajrin, mė mirė tė mėrziten e t,??i rregullojnė se sa tė lihen tė qetė e ti shkatėrrojnė. Le tė shėrbejė kjo si njė leje qė t,??ua kujtojmė kėtė mekanizėm, qė shqiptarėt e patėn tė parėt nė kanunin e tyre, ashtu instinktivisht, e sado qė zakonisht duam ta pėrcjellim fajin nė histori, psh tek turqit, kėta tė fundit jo vetėm nuk ua rrėzuan kėtė tė drejtė kanunore, por nė hapėsirat e Kosovės ua legalizuan fillimisht fshatrave e mė pas secilit sipas familjeve, tokėn me pyllin e tij, ndėrsa nė malėsitė, ku nuk kishin pushtet tė plotė, pothuaj nuk arritėn as tė fillonin ta legalizonin tė drejtėn qė e kishin ndarė banorėt me njėri tjetrin pėr çdo pėllėmbė tė tokės me anė tė kanunit. Edhe nė pjesėn fushore tė vendit, dėgjon me dhjetėra raste qė banorėt pėrmendin pėr dokumente Osmane kur kėrkojnė ndonjė tė drejtė pronėsie apo pėrdorimi pėr prona pyjore nė pjesėn lehtėsisht tė aksesueshme tė vendit. Periudhėn pas luftės sė dytė botėrore kemi tė lehtė ta justifikojmė, pasi ia faturojmė komunizmit. Ajo qė nuk kuptoj ėshtė se pėrse edhe 23 vjet pas rrėzimit tė komunizmit, kjo mbetet tabu e çuditshme, shpesh me zarar, qoftė edhe pėr t,??u pėrmendur. Diku tė vete mėndja tek ashpėrsia me tė cilin u luftua kanuni nga komunizmi, ashpėrsi qė gjenerata jonė e jetoi nė shumė detaje emocionalisht. E groposi nė mėnyrė tė pabesueshme. Pėr shumicėn e njerėzve lufta kundėr kanunit ėshtė konceptuar lidhur me pjesė tė tij tė lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta gjinore. Vetė luftuesit e kanunit diku e pėrmendin se kanuni ishte i dėmshėm pasi mbėshteste pronėn private. Pak kush ėshtė thelluar tė shohė se cilėn pronė private, apo se ishte fjala pikėrisht pėr pyjet e kullotat. Qeveria e Nolit e programoi nė kuadrin e reformės se tokės parimin qė populli tė merrte nė pronėsi pėr tė siguruar nevojat pėr material drusor apo kullosor, çka fort rrallė pėrmendet, nga studiues tė sė drejtės. Pėr malėsorėt kanuni ishte veç tė tjerash edhe njė kadastėr, qė ndante e pėrkufizonte tė drejtėn pėr territorin ku jetonte. Njerėzit urbanė kėtė ose nuk duan ose e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė. Bazuar nė kanun e gjithė toka e Shqipėrisė ishte e ndarė pėr krahinat, fshatrat, fiset. Kjo jeton deri nė ditėt tona. Secili mund ta provojė kėtė trashėgimi nė njė mėnyrė shumė tė thjeshtė, megjithėse pyjet e kullotat nuk ishin tė ndara me kufi midis fshatrave, megjithėse shteti nuk kishte asnjė hartė apo regjistėr pėr kufijtė e fshatit apo familjes, nė vitin 1990, kudo qė u provua, u konstatua se komisionet me pėrfaqėsues tė fshatrave e gjetėn dhe se shumica e kanė pranuar reciprokisht kėtė kufi qė vinte qė nga kanuni. Pra, kudo endet shpirti i patrupėzuar i kufijve, qė tashmė ka marrė formėn e njė fantazme, nė pyll e kullotė, njerėzit lokalė i dinė, e vazhdojnė nė mjaft raste edhe i zbatojnė me sukses, nė tė kundėrt ata qė pėrfaqėsojnė shtetin, nuk i njohin dhe kurrė, pavarėsisht nga premtimet e herėpashershme, nuk filluan t,??i pranojnė apo t,??i regjistrojnė. Ėshtė pabesueshme qė edhe shkolla, dijet apo politikat vazhdojnė tė rezistojnė e t,??i qėndrojnė larg kėsaj sfide, pa kapėrcimin e sė cilės nuk ka frenim tė degradimit. Kjo politikė e vazhdueshme e sofistikuar e mosnjohjes , u ka shkaktuar humbje tė pallogaritshme shqiptarėve, shkatėrrime e degradim, qė nė ditėt tona po shtohet, duke pėrfshirė pyje, shtretėr lumenjsh, kullota e çdo pėllėmbė tė tokės ,??pa zot,?? nė Shqipėri.
Alpet e Evropės janė aktualisht tė begata pėr nga mbulesa pyjore. Komunitetet e kėtyre Alpeve nė vitin 1848 u morėn vesh me shtetet e tyre dhe e ndanė token e midis tyre, qė tė mbronin me kėtė akt pyllin, kullotėn dhe tokėn qė i rrit kėto tė dyja dhe ushqen rruzullin me ujė. Sot ata dėshmojnė se arritėn rezultate fantastike, ruajtėn dhe shtuan pyllin e kullotėn, ruajtėn e pasuruan token e ujin. Ata e shmangėn tragjedinė e tė pėrbashkėtės qė po ndodh nė pyjet e kullotat shqiptare. Kėtė e arritėn (i) duke ndjekur parimet vendosjes sė kufijve tė qartė; (ii) rregullat pėr tė drejtat e detyrimet reciproke shtet-komunitet u pėrputhėn me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individėt qė janė pjesė e kėtyre marrėveshjeve kanė tė drejtė tė marrin pjesė pėr t,??i rishikuar, (iv) autoritetet shtetėrore ta respektojnė tė drejtėn e komuniteteve nė vendosjen e kėtyre rregullave, (v) njė sistem pėr vetėmonitorim tė sjelljes sė anėtarėve ngrihet e funksionon; ka njė sistem tė pranuar sanksionesh pėr shkelėsit dhe anėtarėt e komunitetit kanė mundėsinė e arritjes se mekanizmave me kosto tė ulėt pėr tė zgjidhur konfliktet.
Pėr ne ballkanasit perėndimorė tingėllon si e pabesueshme kur mėsojmė qė shteti menaxhon atė qė u tepron banorėve ruralė. Qė nė vitin 1948, kur banorėt e Austrisė, sė bashku me shumė shtete tė tjera tė Evropės e fituan tė drejtėn qė nga bujkrobėr tė ktheheshin nė pronarė tė njė sipėrfaqe toke tė mjaftueshme pėr tė siguruar nevojat e tyre vjetore me lėndė druri e bazė ushqimore pėr blegtorinė. Janė mbi 2000 komunitete pronare tė pyjeve nė zonat e banuara pėrreth Alpeve, atje ku takohen kufijtė shtetėrore tė Italisė, Austrisė e Sllovenisė, tė cilėt kanė mbi 2000 vjet pėrvoje administrimi tė pėrbashkėt. Mohimi i dhunshėm i kanunit tė Lekė Dukagjinit, Skėnderbeut apo Idriz Sulit, bėri qė guri dhe kufiri i vendosur nė rrjedhėn e shekujve, pėr tė fiksuar tė drejtėn dhe detyrimet e secilit mbi kėto pasuri tė pėrbashkėta, tė mos njihej nga regjimi i kaluar, duke u tundur banorėve gjithmonė kambanėn e mungesės sė dokumentacionit, duke krijuar pasiguri shkatėrruese, qė i hap rrugėn zbatimit tė tragjedisė sė tė pėrbashkėtės mbi kėto pasuri tė çmuara.
Kanė kaluar 162 vjet, qėkur lėvizja fshatare nė tė shumtėn e vendeve tė Evropės Perėndimore fitoi dhe qeveritė filluan tė rregullojnė tė drejtat e fshatarėve mbi tokėn pyjore e kullosore. Bujkrobėrit fituan lirinė, bashkė me tė drejtėn qė nevojat pėr prodhime pyje e kullosore t,??i siguronin nga toka e tyre. Fermerėt e shteti i besuan sistemit tė sė drejtės, e pranuan sfidėn e vėshtirė afatgjatė tė ndėrtimit tė tij. Shpate tė tėra malore tė shfrytėzuara tej mase pėr nevojat e industrisė minerare e tė prera rrah, filluan tė vishen e janė shndėrruar aktualisht nė ekosisteme mjaft tė stabilizuara, qė prodhojnė e shtohen. Ballkanasit e perėndimit nė atė kohė nuk mundėn t,??i bashkoheshin kėsaj lėvizjeje. Rėnia e murit tė Berlinit dhe fillimi i proceseve demokratike i gjeti zyrtarėt tė saturuar me mentalitetin komunist lindor dhe gjenerata rurale qė u ndesh me ketė moment, gati e kishte harruar qė mund t,??i rikėrkonte kėto tė drejta tė mohuara nė shekuj. E mėsuar qė kėto t,??i realizonte ashtu siç kishte bėrė historikisht, nė rrugė joligjore dhe pa detyrime fiskale, njė pjesė e popullsisė sikur edhe i druhej qė tė organizohej, duke u mjaftuar me njė shpėrndarje tė tokės bujqėsore. ,??Tė fortėt,??, qė u lidhen me politikėn apo qė shtuan blegtorinė, gjithmonė i kanė gjetur format e pėrdornit ilegal tė kėtyre burimeve, duke prerė apo kullotur tė drejtėn e fshatrave tė tėre. Zyrtarėt sikur janė mėsuar tė mos i pranojnė apo t,??i minimizojnė nevojat pėr produkte drusore vjetore tė popullsisė rurale, aq sa ka vite qė konsumi nuk regjistrohet e monitorohet. Duket sikur realiteti virtual i krijuar nė mendjen e tyre ėshtė larg realitetit,dhe u mbetet hatri kur dikush thotė qė njė familje nė Dragash, Pukė, Kukės, Malishevė, Devoll apo Leskovice, harxhon gjatė njė viti edhe 25 apo 30 m3 dru pėr ngrohje, apo njė dele dhi apo lopė merr pėr çdo ditė nga pylli e kullota disa kilogram gjethe e bar. Tė mėsuar qė tė nderojnė qeverinė apo zyrtarėt e lartė, ata vrapojnė tė minimizojnė kėta tregues, tė shmangin vėzhgimet e matjet, duke krijuar njė klimė nė disfavor tė qytetarėve politikėbėrėsve. Ata nuk e besojnė psh qė pylli shqiptar nė gjendjen aktuale nuk ka kapacitet tė plotėsojė nevojat e zonave rurale pėr dru zjarri e ndėrtim. Kullotat e jugut nuk i plotėsojnė nevojat e blegtorisė pėr kullotje. Qeveria punon me peshore tė prishur,qė i tregon shumė herė mė pak peshėn e atyre qė nė fakt i merren pyllit e kullotės. I gjithė sistemi ėshtė i çorientuar, akuzat tė ndėrsjella nė rritje. Si rezultat, pėr tė plotėsuar kėto nevoja tė papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth tre herė mė tepėr se sa rritet dhe vazhdon tė degradohet. Kullota mbishfrytėzohet disa herė mbi kapacitetin e saj dhe degradimi i tokės, shtimi i erozionit e pėrmbytjeve janė nė progresion. Nė pozicion krejt tė kundėrt janė banorėt e zonave rurale, qė e vlerėsojnė realisht atė nevoje qė ata pėrpiqen me çdo mjet ta realizojnė duke shfrytėzuar sa pyllin, apo fundin e arės, buzėn e pėrroit ku e siguron drurin pėr ngrohje me minimumin e transportit. Ky sistem ėshtė arritur pas pėrpjekjeve pothuaj njėqindvjeçare dhe bazėn e suksesit e ka garantuar nga regjistrat korrekt tė tokės tė realizuar qė nė vitin 1871. Janė pėrllogaritur nevojat pėr çdo familje dhe sipas traditave e kushteve konkrete, janė vendosur kufijtė midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janė pėrcaktuar tė drejtat dhe detyrimet e tyre nėpėrmjet njė kuadri ligjor me pėrvojė mbi 160 vjeçare. Ata janė tė brengosur, qė megjithėse tė ditur sistemi i tyre menaxhues nuk funksionon.
Artan Palushi
Mbi kete shkrim duhet te burojne te gjitha strategjite, duke filluar nga niveli lokal deri ne nivelin kombetar. Te perfitojme nga natyra dhe toka duke ruajtur raportet sic e kerkojne teknikalitetet sipas fushave perkatese.Ky shkrim duhet te sherbeje si nje meditim i gjate per te gjithe ligjevenesit dhe nivelet e ndryshme te vendimmarrjes.Uroj qe sa me pare te kthehet vemendja mbi kete ceshtje dhe te vendoset si prioritet i prioriteteve.
Mehmet Metaj
Mendime pėr (mos)privatizimin e pyjeve !
Nga Mehmet Metaj
Me pretekstin gjoha pėr ,??decentralizimin,?? qeverisjes sė pyjeve (kur nderkohe dhe sipėfaqet e kaluara nė pėrdorim dhe pronėsi komunave, rreth 50 %) e pyjeve, 750,000 ha nuk po menaxhohen e mireadministrohen prej tyre se s,??kan kapacitete), pa marre parasysh dhe realitetit tonė ,??sui generis,?? pėr pa-mundėsinė e privatizimit tė tyre ku pyjet kan qėnė tradicionalisht pasuri shtetėrore bazuar dhe nė pėrvojėn e vendeve tė tjera Evropiane. Por kete ide monstruoze dhe primordiale ai e shfaqi dhe keto dite ne nje takim me nnje delegacion Austriak per ekonomine.
Ligji i Pyjeve i miratuar nė v. 1992, (ku pėr herė tė parė u sanksionua pranimi i pronėsisė private mbi pyjet dhe dhėnia e 40 % tė pyjeve nė pėrdorim komunave, bazuar kjo nė pėrvojen e shumė vendeve tė ngjashme nė tranzicion por dhe tė perspektivės sė mbarėshtimit afatė-gjatė tė pyjeve ku pyjet, nė ndryshim nga toka bujqėsore nė 90 % tė tyre tek ne kan qėnė tradicionalisht pronė shtetėrore(vetėm nė kohėn e Monarkisė ato ju janė ceduar/dhėnė pėr shfrytėzim tė huajve me klauzolė konçesioni, ndėrsa sot ne mund tė bejmė adoptojmė njė ligj konçesioni pėr disa kategori pyjesh dhe zonash tė mbrojtura por jo ti privatizojmė ato). Edhe SHBA, qė ka njė strukture tė qartė tė pronėsise mbi pyjet ka vetem 57 % pyje private, rreth kaq ka dhe Gjermania etj
Pėrse nuk duhet dhe nuk mund tė privatizohen pyjet ne 90 % tė tyre ?!:
1. Sė pari unė dua tė sjell nė vėmėndje disa shifra, ne kemi sot rreth 1.5 mln ha fond pyjor, nga e cila rreth 1 mln ha jane pyje, (sipas inventarit tė fundit, 2002) dhe pjesa tjetėr janė shkurre, toke me bimėsi pyjore etj, nga e cila mund edhe tė studjojmė per tu venė nė dispozicion tė mbjelljeve me arrorė apo pemė frutorė. Dhe nga ky fond total ju jane dhėnė nė pėrdorim, duke filluar qė nga v. 1996 dhe pas 2005-es dhe nė pronėsi, 750.000 ha (50 %) e tij (250) komunave tė vendit.
2. Prej tyre ne kemi tė shpallura si Zona te Mbrojtura (ZM) dhe Parqe Kombėtare (PK) rreth 375.947 ha (25 % te fondit pyjor) qė mbrohen dhe menaxhohen si tė tilla dhe nė baze te Ligjit te Ri tė miratuar pėr kėtė qėllim (Nr. 8906 datė 6.06.2002) dhe sipas Strategjisė sė Biodiversitetit dhe Ruajtjes sė Natyres (miratuar me V.K.M. nr. 532 v. 2000) vendi ynė qė tashmė ka marrė dhe angazhim ndaj BE-sė do tė shpall 15-18 % tė teritorit tė vendit ose repektivisht rreth 30 % tė fondit pyjor si ZM (rreth 430,000 ha) tendence kjo e tė gjitha vendeve tė BE-sė, dhe po tė shtojmė kėtu dhe rreth 300.000 ha pyje strikt tė mbrojtura dhe pyje mbrojtes tė tokės nė zona tė thepisura dhe ujėmbledhjėsa (si Malėsia e Gashit-Tropjė, ku kemi tė vetmit pyje tė mbetur tė virgjėr nė Shqipėri, pyjet e Zall-Gjio?ajt-Mat, Pyjet e Pukės, pyjet mbrojtėse nė basenet ujėmbledhės tė hidrocentarleve tanė), totali i kėsaj shkon nė rreth 40 % e pyjeve, ose rreth 800.000 ha qė mund e duhet tė mbeten pėrgjithmone pronė shtetėrore.
3. Ndėrsa pjesa tjetėr e pyjeve, rreth 50 % (750.000 ha ) ju kan kaluar tashmė (250) komunave nė pėrdorim dhe pronėsi ku mbetet tė kompletohet pro?esi i kalimit si regjistrimi i tyre prej kėtyre komunave dhe mirėmbajtja e shfrytėzimi sipas dispozitave ligjore, ku kėto komuna dhe nė rastet kur pyjet ju janė dhėnė nė pėrdorim apo pronėsi direkte familjeve duhet dhe do ti paguajne pėr to dhe njė taksė shtetit, qė do tė rezultoj nga shfrutėzimi dhe tregėtimi i materilit drusor dhe druve tė zjarrit tė dalė prej tyre, dhe sė pari duhet qė kėto komuna tė ngrenė kapacitetet e tyre per mbarėshtimin e pyjeve dhe Ministria e Brendėshme tė krijoje strukturėn e vet tė Menaxhimit tė Pyjeve Komunale.
4. Dhe nė kėto kushte nuk mund tė privatizohen kurresesi 90 % e pyjeve (?!), por dhėnia nė pėrdorim tė komunave 50-60 % e tyre (qė pothuajse ėshtė bėrė tashmė) pasi pjesa tjeter janė parqe, zona tė mbrojtutura dhe tė ndjeshme ekologjike dhe turistike dhe pyje mbrojtės nė zona tė ujėmbledhesave tė mėdhenj tė hidrocentraleve dhe lumenjve tė tjerė qė parandalojnė dhe sigurojnė vendin nga rreshqitjet dhe pėrmbytjet e zonave pėrreth tyre.
5. Sektori i Pyjeve, nė kushtet e reja pas vitit 2005, dhėnies se 50 % te pyjeve komunave, tė imperativave tė mbrojtjes dhe ripyllėzimeve nė kushtet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, por dhe tė nevojės sonė akute tė rehabilitimit dhe stabilizimit tė erozionit dhe parandalimit tė pėrmbytjeve nė zonat malore dhe ujėmbledhėsat e mėdhenj, mendoj se ėshtė momentum qė sektori i pyjeve tė merret nė njė analizė tė posaçme, ku, pasi tė jetė bėrė paraprakisht njė analizė ekonomike e kėtij sektori tė ndahen njėherė e mirė funksionet rregullatore me ato menaxhuese dhe saktėsohet fondi pyjor kombėtar dhe ai komunal, dhe se sa nga ku fond do tė mund dhe do tė kaloj si fond bujqėsor pėr mbjellje arrorėsh etj.
6. Nė disa vende perėndimore me traditė tė pronėsisė private mbi pyjet, shteti ju blen pyjet-privatėve pėr tė formuar masive tė mėdha pėr parqe kombėtare dhe rezerva natyrore me produktive pėr ruajtjen e biodiversitetit dhe qė janė mė kontribuese ndaj fenomeneve tė ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.
Me mbėshtetjen e BB-re dhe asistencėn teknike tė FAO,??s (1996-2012..) tek ne janė hartuar dokumentave bazė tė zhvillimit tė sektorit tė pyjeve, tė cilat duhen zbatuar pėr njė zhvillim real dhe qėndrueshmėri tė sektorit tė pyjeve dhe Shėrbimit Pyjor si:
(i) Ligji i Pyjeve dhe Shėrbimit Pyjor (me prerekuizit-zhvillimin e konceptit tė transferimit dhe dhėnies nė pėrdorim-dhe pas 2005-ės dhe nė pronėsi tė pyjeve komunave, dhe me mbėshtetjen e projektit aktual tė zhvillimit tė burimeve natyrore (BB, 2005-2012) u realizuan me V.K.M-tė pėrkatese dhėnie dhe nė pronėsi e rreth 50 % (750,000 ha) tė pyjeve shteterore (250) komunave tė vendit.
(ii) Strategjinė e re tė pyjeve (me theks konservimi i pyjeve nė Shqipėri, ndalimi i shfrytezimit tė pyjeve dhe maksimizimi i funksioneve publike tė pyjeve, vlerat e tyre eko-turistike, gjė qė ka ndikuar dhe do tė jenė njė bazė dhe shtyllė-kryesore pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri.
(iii) Platformės pėr zhvillimin e reformės institucionale tė sektorit tė pyjeve, ku me shkrirjen e ish-Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Pyjeve dhe Kullotave, do tė formohej njė Drejtori Politikash nė Ministrinė e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, njė Axhensi Menaxhimi pėr Pyjet (shtetėrore, komunale, private) pėr kėto tė fundit nė formėn e shėrbimit tė ekstensionit, Axhensia qė nuk u ngrit ende,??, dhe ndoshta jemi i vetmi vend nė Evropė qė na mungon nje strukturė menaxhuese e pyjeve e ndarė nga strukturat rregullatore (politikėbėrėse dhe kontrolluese ne MMPAU), dhe po kėshtu nė ligjin e pyjeve ėshtė miratuar (Ligji Mbi Pyjet dhe Sherbimin Pyjor, nr. 9385 date 4.05.2005., neni 7), riorganizimi i 12-Drejtorive Rajonale tė Pyjeve, duke ndarė njėherezai dhe funksionet rregullatore me ato menaxhuese, nga 36 qė janė ende sot, kur nė tė gjitha vendet Evropiane njė inspektor pyjesh ka nė mbikqyrje jo mė pakė se 1500-2000 ha pyje.

Zef Ymeraj
Kufijtė dhe dokumentacioni ligjor nė pėrdorimin e pyllit

Dipl. Inxh. Zef Imeraj

Nė strategjinė e miratuar pėr zhvillimin e sektorit tė pyjeve dhe kullotave nė Shqipėri njė kapitull i kushtohet pėrmirėsimit tė legjislacionit dhe pėrshtatjes se tij krahas ecurisė sė reformave nė pėrgjithėsi dhe privatizimit nė veçanti. Nisur nga kjo dhe nga e drejta pėr njohjen e pronės dhe privatizimin e pronės publike, po pėrpiqem tė sjell disa mendime nė kuadrin e ftesės pėr debat publik, para pėrgatitjes se ligjit tė ri pėr pyjet.
Tė gjithė jemi dėshmitarė tė njė realiteti tė ri nė menaxhimin e burimeve pyjore, falė edhe Projektit tė BB e donatorėve tė tjerė. Jemi para faktit qė sipėrfaqe tė tėra me pyje e kullota kanė kaluar nė pėrdorim tė komunave, fshatrave, fiseve e familjeve. Ky proces ka kaluar nėpėr njė rruge tė gjatė e tė vėshtirė por tashmė gjendja e kėtyre siperfaqeve ka ndryshuar. Nė shumė sipėrfaqe tė zhveshura ka filluar tė riinstalohet bimėsia pyjore, nė sipėrfaqet pyjore tė degraduara ka filluar ringritja nga punimet e kryera nga pėrdoruesit.
Nė kėtė proces u zbatua njė filozofi e bazuar nė parime tashmė tė njohura:
- Pylltaria komunale ka nė qendėr tė saj njerėzit, pastaj drurėt.
- Pyjet mbarėshtohen nga vendasit dhe jo nga jashtė.
- Mbarėshtimi bazohet mė tepėr nė marrėdhėniet me pyllin se sa nė aktivitetin qė ushtrohet nė pyll.
Gjatė zbatimit tė procesit tė kalimit tė pyje nė pėrdorim kanė ndodhur disa dukuri, qė shpesh kanė zėvendėsuar dispozitat ligjore. Nga historia e pronės tek ne ėshtė mėsuar se nė ato zona ku pushtet i ,??sundimtarit,??, pra i pushtetmbajtėsit, nuk ka pasur efektin e duhur apo nuk ka vepruar fare, marrėdhėniet nė mes tė pronės e pronarit janė vendosur nė mėnyrė spontane, metoda kėto tė mishėruara nė kanune. Ky mekanizėm ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona pothuaj nė tė gjitha zonat. Kjo mėnyrė raporti marrėdhėniesh ka pasur rezultatet e veta deri nė mbarim tė luftės se dytė botėrore, kur çdo marrėdhėnie pronėsie u zėvendėsua me kontrollin e shtetit mbi çdo gjė. Por, kjo ,??lindi,?? pėrsėri pas afro 50 vjetėsh, kur pyjet e kullotat filluan tė jepen nė pėrdorim. Nė komunėn Kolsh tė Lezhės psh, ndarja e kufijve u be nga vetė komisioni i fshatit, qė pothuaj ruante tė njėjtėn pėrmbajtje si para 5 apo 6 brezave por veçse me kulturė qytetare mė tė lartė. Pra, u ndanė kufijtė nė mes tė fshatrave e pastaj nė mes tė komunave. Veçse vlen tė thuhet se pėrveç ngjashmėrisė, metoda e zbatuar ndryshon nė tė gjitha aspektet, pasi tani jetojmė nė kohe moderne dhe nė njė komunitet qytetėruar dhe procesi i tanishėm u bė mė i organizuar e me teknologji tė studiuar mirė.
I tėrė ky proces, qė u quajt ,??kalim i pyjeve e kullotave nė pronėsi ...,??, pėr mendimin tim kaloi e pothuaj ,??u vjetrua,?? shpejt. Prandaj, unė mendoj se tashmė ka ardhur koha tė hartohen politika social ,?? ekonomike pėr privatizimin e pyjeve nė vendin tonė. Them kėshtu, pasi nga pėrvoja del se nuk do rrimė gjatė e tė diskutojmė ,??Pse nė vendin tonė burimet pyjore po vijnė duke u shkatėrruar dhe mjedisi pyjor e ai nė pėrgjithėsi po rrėnohen,??. Privatizimi ėshtė proces i pashmangshėm nė shoqėritė ku ne pėrpiqemi tė hyjmė dhe, si i tillė, ėshtė pa kthim. Por, ndėrsa nė sektorėt e tjerė kjo filozofi po zė vend mė lehtė, nė pyje puna ndryshon, kur faktet tregojnė se kėto dy dekada pyjet, si pasuri pa pronar konkret, po vetėm me pėrdorues dėmtohet e rrėnohet pandėrprerė.
E, qė gjendja tė ndryshoje pėr mirė, mendoj se puna duhet tė filloje qė nga legjislacioni. Dhe, pas miratimit tė ligjit tė ri, mendoj se mbėshtetur nė tė gjithçka do tė zgjidhet sipas radhės e rėndėsisė.
,?? Ndryshime do tė reflektohen nė organizimin e piramidės drejtuese tė sektorit tė pyjeve, si kudo nė vendet e zhvilluara.
,?? Ndryshime do tė reflektohen nė organizimin e funksionimin e institucioneve kėrkimore, ku do tė ,??pėrplasen,?? pėr shėrbimet qė u nevojiten, edhe pronarėt privatė tė burimeve pyjore.
,?? Ndryshime reflektohen nė metodėn e punės sė DSHP-ve dhe organizimin e tyre nė baze rajonesh mė tė mėdha.
,?? Ndryshime do tė reflektohen nė organizimin e strukturave tė specializuara jopublike dhe tė shoqėrisė civile, duke hapur vende tė reja pune, ku bėn pjese edhe FKPKK, e cila kontribuon nė sensibilizimin e ndėrgjegjėsimin e komuniteteve pėr thellimin dhe zhvillimin e reformave nė mbarėshtimin e qėndrueshėm tė pasurisė pyjore.
,?? Ndryshime do tė reflektohet nė vet mėnyrėn e organizimit tė policisė pyjore, duke zėvendėsuar atė me rojtarin e pyllit rrogėtar dhe me rojtarin e pyllit pronar ...

Vullnet Tafa
Privatizimi i Pyjeve dhe Kullotave, rruga e vetme e zhvillimit te sektorit pyjor.

Ing. Vullnet Tafa

Privatizimi i pyjeve e kullotave lypset kryer pėrmes njė reforme tė ngjashme me atė tė ligjit nr. 7501 pėr ndarjen e tokės, me disa ndryshime, qė mendojmė se konsistojnė nė njohjen pa kufizim tė pronėsisė mbi pyjet e kullotat tė ish-pronarėve, provuar me rrugė gjyqesore apo edhe tė pretenduar si tė tillė nė bazė tė traditės ose tė drejtės zakonore. Pėrvoja e fituar nė zbatimin e ligjit pėr ndarjen e tokės, ku pavarėsisht se ligji e ndante sipas frymeve tė popullsisė, nė zonat e Veriut dhe nė shumė zona tė tjera tė vendit toka u nda sipas pronėsise sė dikurshme, secili mori ish-tokėn e tij, pa krijuar konflikte, mund tė ndiqet edhe nė rastin e pyjeve dhe kullotave. Ndėrsa nė ato zona ku nuk ka traditė nė pėrdorimin e pyjeve dhe kullotave mund tė zbatohet ndarja sipas frymėve tė popullsise.
Padyshim, ndėrmarrja e njė reforme tė tillė pėrbėn njė proces delikat e tė vėshtirė, por mendojmė se ėshtė e vetmja perspektivė e zhvillimit tė sektorit pyjor e kollosor, qė garanton futjen e kėtij sektori nė rrugėn e zhvillimit tė qendrueshėm. Nė thelb tė kėsaj reforme qendron pėrfshirja e fermerėve pyjorė, qė lindin si rezultat i saj, nė qeverisjen e pyjeve dhe kullotave, harmonizimin e interesave te tyre ekonomike me interesin shoqeror dhe progresin e vendit. Nėpermjet nje reforme te tillė permbushet njė e drejte natyrore dhe historike e komuniteteve perkatese, qė e kane lidhur jeten me pyjet, kullotat dhe burimet natyrore, krijohen shanse e mundesi pėr zhvillimin e tyre ekonomik dhe social.
Tek e fundit, njė model i tillė qeverisjeje nuk eshte praktikė e panjohur, por pėrvoje e suksesshme e vendeve mė tė zhvilluara Perėndimore. Aq mė teper kjo perben njė imperativ per kushtet tona, pasi zhvillimi ekonomik nė teresi nuk mund te arrihet pa politika te zhvillimit sektorial, te cilat nxisin punesimin dhe çlirojne energji njerezore nė dobi jo vetem te tyre por edhe te progresit te vendit. Duke qene prone private, perveç pronarit legjitim, askush tjeter nuk do te guxonte te ushtronte veprimtari ekonomike nė pronėn e tjetrit. I gjithė aktiviteti i shrytezimit te materialit drusor dhe prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore, nėn asistencen teknike tė Sherbimit Pyjor, do te mund te realizohej duke kombinuar kerkesat silvikulturore tė fermave pyjore, nisur nga gjendja dhe potenciali i tyre prodhues, me interesat ekonomike te fermereve pyjore, me qellim sigurimin e fitimit maksimal, tė pervitshem dhe zhvillimin e qendrueshem gjithnjė nė rritje.
Bazuar nė logjiken ekonomike, nje sistem i tille menaxhimi do t,??u impononte fermereve pyjorė sigurimin e riperteritjes nė rrugė natyrore tė gjenerates sė re pyjore, duke garantuar vijueshmerine e procesit te prodhimit pyjor me kosto minimale, nė menyre tė sigurtė e tė suksesshme nga ana teknike. Po ashtu, parandalon dhe minimizon rastet e renies se zjarreve nė fermat pyjore, duke shmangur pasojat katastrofike te tyre, si rezultat i marrjes se masave paraprake ndaj faktoreve qe i shkaktojne ato, dhe reagimit te menjehershem e kolektiv te fermereve, tė cileve u rrezikohet prona. Pėr rrjedhoje, do te shpetoheshin nga djegia e pervitshme dhjetra e qindra ha pyje, si dhe vlera te konsiderueshme financiare, qė nevojiten per shuarjen e zjarreve dhe ripyllezimin e siperfaqeve te djegura. Nga ana tjeter, formalizon tregun e prodhimeve te materialeve drusore e jodrusore, duke e bere me fleksibel e atraktiv, pasi pjesa me e madhe e ketyre prodhimeve do te vinte nga veprimtaria legale e fermereve pyjore, si dhe rrit e zgjeron gamen e asortimenteve te prodhuara. Kullotat dhe zhvillimi i tyre do te behej i mundur nė saje tė iniciativės private, si kombinim i rrugeve ekstensive e intensive per shtimin e kapacitetit kullosor dhe rritjen e te ardhurave te fermerėve perkates.
Zbatimi i njė strategjie tė tillė, pėrveç sa theksuam me siper, do te sillte dhe perfitime te tjera me karakter social. Dihet qė Veriu i Shqiperise dhe zonat malore perfaqesojne zonat me potencial pyjor e kullosor mė te madh dhe, nė te njejten kohe, me treguesit me te larte tė shkalles sė varferisė. Njė reforme e tille do te krijonte kushte per zbutjen e hendekut ekonomik ndermjet rajoneve te vendit dhe krijimin e mundesive per zhvillimin harmonik e pėrpjesėtimor tė tij, madje nė tė ardhmen jo shume te larget krijohen mundesite qė keto rajone te perfaqėsojne pjesėn me te zhvilluar te vendit. Kjo per shkak te resurseve te medha turistike qė perfaqėsojne, pėr zhvillimin e ekoturizmit dhe te turizmit familjar malor e alpin.

Lidhur me sa trajtuam numrin e kaluar, pėr lexuesin e thjeshtė, por sidomos per specialistet, personelin pyjor, mund te lindin nje mori pyetjesh, prej te cilave veçojmė: Proçesi i privatizimit tė pyjeve e kullotave, a paraqet nė vetvete mundėsine e riskut, tė dėshtimit? Me fjalė te tjera, a ekziston mundesia qe per interesa te çastit, nisur nga niveli i ulet ekonomik i perfituesve te kesaj reforme te ndodhe prerja rrah (term teknik, qe nenkupton prerjen e te gjithe drureve ne nje siperfaqe te caktuar) e gjithe siperfaqes pyjore te marre ne pronesi? Pėrgjigja ne kete rast eshte sigurisht qe po. Ekziston pra nje rrezik i tille dhe, nisur nga karakteri shumefunksional i pyjeve dhe ndikimit te tyre te madh ne mjedis, mund te shkaktohen pasoja te renda ekonomike dhe ekologjike. Bindja se dukuri te tilla kompromentuese nuk mund te ndodhin per shume arsye, sigurisht qe bazohet edhe ne nje tradite te mire te krijuar tashme ne vendin tone dhe qe lidhet me komponentin e pyjeve komunalė qe po zbatohet prej shume vitesh. Per rrjedhoje, eshte krijuar nje realitet i ri shpresedhenes, ndryshe nga realiteti i hidhur i pyjeve te larte te shtetit, ku me dhjetera mijera ha pyje ne shkalle vendi, kryesisht te uleta e te degraduara plotesisht deri para dhjete vitesh, kane arritur te mbyllin masivin pyjor dhe gjendja e tyre ka ardhur ne permiresim te vazhdueshem. Permiresimi i gjendjes se ketyre pyjeve ka ndodhur si rezultat i menaxhimit te tyre, bazuar ne traditen e vjeter si prone private, duke shpresuar se nje dite pavaresisht nga statusi i tanishem ligjor si perdorues komunal, kjo prone do t,??u kthehet me te gjitha atributet qe u takojne. Por duke lene menjane traditen e krijuar, gjerat nuk mund t,??i lihen spontaneitetit, prandaj me qellim parandalimin e pasojave te renda qe mund te ndodhin eshte e nevojshme marrja e masave parandaluese me karakter ligjor, te tilla si:
1. Ndalimi me ligj i tjetersimit te siperfaqes pyjore, me qellim ruajtin e karakterit pyjor dhe kullosor te siperfaqes se marre ne pronesi. Ndryshimi i destinacionit te saj, si psh per hapje rruge apo qellime te tjera, duhet te behet me miratim te organeve pyjore.
2. Shfrytezimi me prerje rrah tė aplikohet ne varesi me madhesine e siperfaqes se fermes pyjore, me kushtin e sigurimit te riperteritjes ne rruge natyrore dhe, ne mungese te saj, detyrimin me ligj te fermerit per sigurimin e riperteritjes nepermjet pyllezimit artificial.
Zbatimi me sukses i nje reforme te tille, krahas te drejtave dhe lirise se plote ekonomike te fermereve pyjore mbi pronen dhe prodhimet e tyre pyjore duhet te shoqerohet edhe me kontributin e tyre financiar ne formen e takses pyjore per mbajtjen ne kembe te Sherbimit Pyjor, i cili nga ana e vet ne partneritet me fermeret duhet te persose punen e tij si perçues i mendimit te kualifikuar teknik, ne orjentimin e fermave pyjore drejt produktivitetit maksimal dhe zhvillimit te tyre te qendrueshem. Ne kete pike, pra lidhur me detyrimin financiar, mund te diskutohen variante te ndryshme, por sipas mendimit tim nje takse e tille vjetore mund te ishte: Per kullotat 300 leke per ha, per pyjet e uleta 500 leke per ha, per pyjet e larte 1000 leke per ha, ndersa pyjet e degraduara deri ne permiresimin e gjendjes se tyre per nje periudhe te pacaktuar kohe duhet te perjashtohen nga nje detyrim i tille. Tarifat e mesiperme jane lehtesisht te perballueshme, pasi mjafton te theksojme qe 500 leke eshte vlera e nje ngarkese kafshe me dru zjari, qe rendom shiten rrugeve te qyteteve tona, ose 1000 leke eshte vlera e 1 mst (meter ster) dru zjari te prodhuara ne ngastrat pyjore. Ne rast te moslikujdimit vullnetar, taksa pyjore duhet te perbeje titull ekzekutiv dhe shlyerja e saj duhet te behet qofte edhe nepermjet ndihmes ekonomike.
Fondi Pyjor dhe kullosor i vendit tone perbehet prej rreth 1.057.000 ha pyje dhe 416.000 ha kullota e livadhe. Duke patur parasyshe qe ne nje reforme te tille te perfshihen rreth 800.000 ha pyje, si dhe privatizimi i plote i kullotave e livadheve me rreth 400 mije perfitues, si rezultat i tarifave te mesiperme nepermjet ketij sektori do te mund te sigurohen minimumi rreth 5 milionė dollare te ardhura ne vit.
Ne mbyllje te ketij artikulli do te doja te trajtoja shkurtimisht disa nga problemet qe lidhen me motivimin financiar dhe pajisjen logjistike te personelit pyjor. Qe ne fillim dua te theksoj se niveli aktual i pagave te punonjesve te sherbimit pyjor eshte me i uleti ne tere sitemin e pagave te punonjesve buxhetorė. Mjafton te permendim faktin qe paga e nje inxhinjeri pyjesh me 15 vjet vjetersi pune eshte vetem 21 mije leke. Gjithkush mund ta marre me mend pagen e nje specialisti te mesem, qe pa medyshje mund te thuhet se kemi te bejme me nje trajtim asistencialist te punonjesve te sektorit pyjor. Duke perfituar nepermjet ketij shkrimi do te doja te ngrija zerin edhe ne emer te gjithe punonjesve te sherbimit pyjor, per nje trajtim te tille financiar, duke besuar qe kam edhe mbeshtetjen e tyre ne kete rast. Duke patur parasysh te ardhurat qe mund te realizohen, siç e trajtuam me siper, ekzistojne te gjitha mundesite per nje rritje te ndjeshme dhe trajtim dinjitoz financiar te punonjesve te ketij sektori. Po ashtu uniforma e sherbimit pyjor duhet te jete dinjitoze, funksionale, e krahasueshme te pakten me vendet e rajonit. Privatizimi i pyjeve dhe kullotave, pavaresisht nga thellesia e ketij privatizimi, nuk duhet te shkaktoje panik ne radhet e punonjesve te ketij sektori. Siç e kemi theksuar edhe me siper, organet e sherbimit pyjor i jane nenshtruar nder vite nje ristrukturimi te thelle, te asistuar nga organizmat nderkombetare dhe numri aktual prej 900-950 punonjes ne shkalle vendi eshte mėse i nevojshem per perballimin e sfidave te sektorit pyjor. Duke patur parasysh veshtiresite e punes, pasi operojne ne terrene malore e supermalore, eshte e nevojshme mbeshtetja logjistike me mjete levizese per ne zonat malore, duke krijuar kushte te pershtatshme pune nga njera anė dhe rritjen e efektivitetit te punes se tyre nga ana tjeter. Vetem nga fondet e liruara per vrojtues sinjalizues zjarresh te cilet nga nje reforme e tille dalin te tepert, per shkak edhe te inefiçenses se punes se tyre te deritanishme, ekzistojne mundesite per pajisjen brenda disa viteve te sektoreve pyjor me keto mjete.
Sė fundi, do te shtoja se jo shume vite me pare edhe autori i ketyre radheve ka qene mjaft skeptik ndaj nje rruge te tille te zhvillimit te sektorit pyjor, por situata shqetesuese e pyjeve dhe kullotave tona, pervoja e fituar, nje udhetim pune realizuar kohe me pare ne Austri dhe Holande, mbi pyjet komunalė dhe te fermereve, iniciuar nga ish-keshilltari per pyjet komunalė prane SNV Diber, z. Petter Kampen, te cilin gjej rastin ta falenderoj per rolin dhe kontributin e tij per zhvillimin e pylltarise ne Qarkun e Dibres, menyra e funksionimit te gjerave ne keto vende, me kane krijuar bindjen e plote se privatizimi i pyjeve dhe kullotave eshte rruga e vetme e zhvillimit te ketij sektori. Brenda hapesires se nje artikulli eshte e veshtire te permbledhesh te gjitha detajet e nje procesi te tille kompleks, aq me teper nje mision i tille behet i pamundur nga nje ze i vetem. Prandaj do te doja te beja nje apel per te gjithe pylltaret, personelin inxhiniero-teknik, stafin Akademik te Fakultetit te Pyjeve, qe me verejtjet, sugjerimet e propozimet e tyre te kontribojne ne hartimin e nje Strategjie Kombetare te zhvillimit te sektorit pyjor e kullosor, me qellim futjen e ketij sektori ne rrugen e zhvillimit tė qendrueshem.

Pa Emër
Mendime tė specialistit

Pyjet, nga pronė e grupit t,??u jepen pronarėve

Zef Krepi, kryetare i Federatės sė Pyjeve e Kullotave Komunale, Lezhė

Ne rrethin e Lezhės Pyjet dhe kullotat zėnė rreth 50 % te territorit, ndėrsa nė Mirdite e Kurbin zėnė mbi 70-80 % nė raport me tokat bujqėsore. Nė sipėrfaqet qė u kanė kaluar komunave, veç shkurreve e cungishtave tė degraduara ka edhe toka boshe, kullota e livadhe. Te gjitha kėto nuk kanė pronar legjitim prandaj dhe dėmtohen shumė nga prerjet e kullotjet pa asnjė rregull e kriter teknik. Ėshtė kjo arsyeja qe pėrdoruesit tradicionalė kėrkojnė tė pėrmiresohet ligji pėr tė kaluar prona tek i zoti. Pra, kjo pronė t,??u jepet me ligj nė pronėsi fermerėve e ish-pronareve, ndėrsa tokat e abandonuara dhe nuk kanė pronar, mund t,??i marrin komunat ose DSHP, nė pronėsi apo pėrdorim, pėr tė kultivuar drufrutorė e pyjorė ose bimė mjekėsore. Kjo, mendojmė, duhet tė jetė reforma e parė, sepse, me ligj, pyjet janė marrė nė pronėsi nga komunat dhe kanė mbetur pėrsėri pronė e grupit. Siç po veprohet nė praktikė pronat e fshatarėve nė pyje e kullota po jepen nė pronėsi tė komunave, si prona tė tyre, nė vend qė kėto veprime tė kryhen nga pronarėt e vėrtetė, qė i kanė trashėguar historikisht, por pa i pasur tė regjistruara zyrtarisht. Mbasi tė zgjidhet ligjėrisht dhe tė merren nė pronėsi kėto sipėrfaqe, do tė krijohet tregu i shitblerjes, dhėnies me qira e transaksione tė tjera edhe nė pyje e kullota. Shteti ėshtė e domosdoshme tė kontrollojė zbatimin me rreptėsi tė ligjeve dhe tė vjelė taksat pėr tė gjitha veprimet financiere qė kryhen nė pyje e kullota. Po ashtu, shteti tė lejojė nė asnjė rast komunat qė sipėrfaqja e pyjeve dhe e kullotave tė zbresė nėn 50 pėr qind, nė raport me tokėn bujqėsore dhe, nė komunat qė kanė pak pyje, ato tė mbrohen dhe tė shihet mundėsia e mbjelljeve tė reja, por kėto veprime tė kryhen gjithmonė nė bashkėpunim me pronarėt legjitimė. Kėshtu do tė arrihet qė tė mbrohen pyjet e kullotat dhe do tė rriten tė ardhurat e mirėqenia e banorėve tė kėtyre zonave.
Pėrveç kėtyre, mendojmė se nė komuna duhet tė krijohen strukturat e nevojshme pėr pyjet e kullotat komunale, duke vendosur specialist te merret me menaxhimin e pyjeve, me shoqatėn dhe me ndihmė konkrete fermerėve, njė ose dy specialist te tjerė, qė tė merren me mbrojtjen dhe ndihmėn direkt nė terren, nė varėsi me sipėrfaqen e pyjeve qė ka nė administrim komuna dhe tė ardhurat financiare vjetore qė ajo merr nga sektori i pyjeve. Pastaj mbetet objektiv i personeli pyjor nė komuna qė tė merret me ndėrgjegjėsimin e komunitetit pėr rendėsin dhe mbrojtjen e pyjeve, mbrojtjen e tokės nga erozioni, etj. Me riorganizimin e ndarjes se re administrative qė mund t,??i bėhet qarkut tė Lezhės, pasi s,??duket me vend qė tė kėtė njėsi vendore me 2000 e 3000 banorė, ne shkojmė nė krijimin e sektorėve pyjorė.
Pra, si pėrfundim, mund tė themi se probleme kryesore mbeten reforma ligjore, qė duhet pėrmirėsuar sa mė shpejt, si dhe tė pėrmirėsohet organizimi si sektor i veçantė i pyjeve e kullotave komunale, qė komunat tė lidhen direkt me kėtė sektor e jo ta bėjnė kėtė nėpėrmjet ndėrmarrjes pyjore. Po ashtu, kėrkohet njė punė e veçantė pėr tė mbėshtetur shoqatat qė tė forcohen financiarisht, duke punuar edhe pėr krijimin e fondit tė riinvestimit. Tė kėrkohet gjithashtu qė shoqatat e pyjeve, si aktorėt kryesorė tė menaxhimit, tė lehtėsohen nga barra fiskale e sotme dhe tė hartohet njė ligj i ri, i veçantė, vetėm pėr pyjet e kullotat komunale.
xhelal Shuti
Reforma nė Pyje duhet tė vazhdojė

Xhelal Shuti Federata e Pyjeve Komunalė, Kukės

Nė Qarkun e Kukėsit transferimi i pyjeve dhe i kullotave nė pronėsi tė NjQV ėshtė nga reformat mė tė thella nė sektorin e pyjeve.
Natyrisht, nė kėtė proces, gjatė vitit 2000-2003, kur u bė inventarizimi, institucionet shtetėrorehe kryesisht strukturat e Shėrbimit Pyjor, bėnė shume deformime, tė cilat me tė drejtė, pas tre vjetėsh, ministri i Mjedisit, Pyjeve e Administrimit tė Ujėrave, urdhėron tė korrigjohen, me qėllim qė Njėsitė e Qeverisjes Vendore tė arrijnė tė aplikojnė, duke kėrkuar ato pasuri qė u nevojiten pėr tė plotėsuar nevojat e tyre nga menaxhimi i qėndrueshėm, bazuar nė VKM 396 dhe akte tė tjera ligjore. Dhe, tashmė, pyjet e kullotat po japin rezultatet e para tė efektivitetit tė tyre nė plotėsimin e nevojave me dru zjarri e bazė ushqimore pėr blegtorinė.
Nė qarkun e Kukėsit gjysma e nevojave pėr dru zjarri e lendė punimi plotėsohen nga pyjet komunalė, tė cilėt pėrfaqėsojnė 60 % tė gjithė tė fondit pyjor. Tė gjithė aktorėt vendorė po punojnė pėr rritjen e roleve dhe pėrgjegjėsive nė mirėmenaxhimin e kėtyre pasurive; 40 % e pyjeve tė transferuar nė pronėsi tė pushtetit vendor kanė pėrdorues tradicionalė, tė cilėt pyjet e tyre i kanė marrė nė mbrojtje dhe kujdesen si pronarė legjitimė pavarėsisht se nuk kanė dokument zyrtar pėr t,??u njohur si tė tillė. Federata e pyjeve komunalė nė kėtė qark po punon pėr rritjen e kapaciteteve manaxhuese tė shoqatave nė nivel komune, bashkėpunon me komunat pėr ngritjen e strukturave profesionale pranė administrative tė tyre, po bėn trajnime pėr menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, duke zbatuar VKM 22, qė pėrcakton edhe rolet e aktorėve vendorė nė kėtė proces, po bėn trajnime me aktorėt vendorė pėr hartimin e plane operacionale nė zbatim tė planeve tė mbarėshtimit, duke sqaruar pėr VKM pėr Tarifat nė Pyje e Kullota dhe VKM, ndryshuar me qėllim qė procesi tė mos kėtė shkelje ligjore.
Meqė nė fondin e pyjeve dhe kullotave komunale shtrihet sektori arroreve (arra, gėshtenja, lajthia) po identifikohen tė gjithė pėrdoruesit qė kanė sipėrfaqe tė tilla me qėllim rritjen sa mė shumė tė ardhurat nga ky sektor, janė ngritur klubet e arroreve, me qėllim mbrojtjen e interesave tė kėtyre fermerėve dhe mundėsinė pėr t,??u zhvilluar sa me shumė ky sektor. Nė dy komuna, Malzi e Bujan, me mbėshtetjen e SNV po behet Hartografimi me pjesėmarrje i tė gjithė pėrdoruesve nė nivel fshati, duke hartuar plan mbarėshtimi pėr çdo grup pėrdoruesish apo pėrdorues, e gjithė kjo ka ndodhur me mirėkuptimin e tė gjithė komunitetit dhe strukturave tė pushtetit vendore.
Ajo qė kėrkohet nė kėtė situatė ėshtė ndryshimi i bazės ligjore, duke deleguar kompetenca e pėrgjegjėsi tek aktorėt vendorė, njohja me ligj e rolit tė komunave, shoqatave e DSHP, me tė drejta tė barabarta (tė drejtat e vetpronėsisė, regjistrimit dhe pėrdorimit me efektivitet, ku monitorimin dhe politikat i ndėrtojnė strukturat qėndrore tė vendimmarrjes). Federata, si aktor i rėndėsishėm nė nivel rajonal, ka misionin pėr tė mbėshtetur nė procesin e advokacise dhe lotimit, pėr tė mundėsuar rolin e fermerėve nė tė drejta tė pronėsisė e tė pėrdorimit, pėr tė maksimizuar tė ardhurat nga pėrdorimi i qėndrueshėm.
Problem shumė i madh ėshtė regjistrimi i pyjeve nė zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pasi vetėm atėherė komunat mund tė luajnė rolin e tyre ligjor, si pėr dhėnien nė pėrdorim dhe kompetencat e tjera, pėr t,??i futur pyjet e kullotat nė treg nė tė mirė e me tė ardhura pėr banorėt.
Kur flasim pėr pronėsinė dhe pėrdorimin, tanimė mendojmė se shembull mund tė jepte Shėrbimi Pyjor, i cili meqė ka nė administrim njė sasi tė konsiderueshme pronash, duhet tė kishte bėrė tė mundur regjistrimin pranė zyrave tė regjistrimit sipas rajoneve dhe, mė pas ky model tė transferohej edhe te komunat.
Tanimė kemi provuar nė qarkun e Kukėsit se mbi 30 % e pyjeve, qė menaxhohen nga pėrdoruesit tradicionalė, kanė rritje vjetore mbi 6 m3/ha.
Transferimi i pyjeve e kullotave nė pronėsi tė komunitetit ka pėr qėllim menaxhimin e qėndrueshėm tė kėtyre burimeve dhe rritjen e mirėqėnies sė banorėve, prandaj pėrpjekjet pėr tė çuar nė vend kėtė padrejtėsi historike duhet tė jenė edhe nė agjendėn e vendimmarrjes.
Le tė shpresojmė se duke punuar tė gjithė se bashku do tė arrijmė tė pėrcaktojmė nė afat tė shkurtuar e strategjik ecurinė e pėrmirėsimit tė menaxhimit tė pyjeve.
Netta Nikolaou Kol Ing
rilexova artikullin (mbas ie kisha lexuar ne Kuroren e Gjelbert )Eshte per mua, nje siren alarmi per qeverine e re,shpresoj ti kene syte hapur dhe te kuptojne shqip ..nuk di sa te zellshem do trgohen per te ringjallur shtetin ,....ne se po, le te mbeshteten tek specialistet me te mire (ne te gjitha deget e ekonomise )jo ne servilet qe ju perkedhelin veshet.
Zef Nacaj Amerike K
Zef Nacaj Ky asht nje shkrim qe kush i ka mendt ne koke smund ta anashkaloje. Asht nder per cilendo gazete qe e boton. Mbase ka fillu te duket kund ajo kohe ku njeriu i mencem te ndigjohet.
Dali Horeshka prof..
Pershendetjet e mia me te sinqerta , vleresuese dhe inkurajuese per shkrimin e Haki Koles Ne kemi detyrimin e shumefishte per te qene ze mbeshtetes i Juaj dhe argumentave Tuaja, qe sugjerimet Tuaja te kthehen sa me shpejt ne plane veprimi dhe mbeshtetje konkrete. Ndjehem shume i lumtur kur shoh se ka zera e komente vleresuese, duke me bere te mendoj se rilindja nuk eshte e pamundur edhe ne sektorin pyjor e ate bujqesor. Ju lumte.
Munir Hoxha
Pershendetje z.Haki, per keto iide shume te drejta e te qarta per menaxhimin e zhvillimin e qendrueshem te mjedisit rural ( te tokes ne pergjithesi) , ku padyshim pjesen kryesore e zejne pyjet dhe kullotat...Mbetet te shpresojme qe keto sugjerime te mbahen parasysh ne percaktimin prioriteteve e te politikave zhvillimore. Megjithe se nga praktika e dritanishme,mbetemi pak skeptik, sepse çdo qeverie qe ka qeverisur ne keto 20 vitet e fundit nuk i ka interesuar me investuar ne politika per zhvillimin mjedisor, te cilat e japin efektin e vet te dukshem mbas 20 apo 30 vitesh, pra kur ato nuk mund te jene ma ne pushtet , por pa e paragjykuar qeverine e radhes, te besojme se diçka do te nisi per mbare e per me mire...
Abdurrahim Ashiku
Nuk ke pse ta falenderosh "Shekullin". E kundėrta duhet: "Shekulli" jo vetėm ta falenderojė Haki Kolėn por edhe ta shpėrblejė.
Avdurrahim Ashiku
PYJET DUHET TE SHPENDAHEN ME LITAR PER FRYME TE POPULLSISE SIC U SHPERNDA TOKA NE ISH KENETAT E KTHYERA NE TOKE BUKE. PYJET U TAKOJNE BANORWEVE TE ZONES. VETEM ATA MUND TI MBROJNE DUKE I PASUR SI PASURI TE TYRE. SHTETI LE TE LUAJE TE NJEJTIN ROL SIC LUAN PER TOKEN BUJQESORE. CDO ALTERNATIVE TJETER ESHTE SHKATERRIM I KESAJ PASURIE TE MADHE TE POPULLIT.
Abdulla Kata
Me thene te drejten deri tani zabelet tona qe kemi dhe fshati jone nuk ka pak po administrohen privatishte secili ne te veten pa i pasur neper dok. pronesie , por mendoi se ligji duhet te futet ne çdo cep. nje administrim ligjor duhet te ekzistoje qe te pakte te ngrejme keto pyje se per pyjet ne pasuri shteterore ato po shkaterohen çdo dite e ne qoftese do te zbatohet ndonjehere ligji ndoshta do te duhet 2-3 dekada qe te marin forme...
Rruzhdi Hymetllari Jurist
Transferimi dhe rregjistrimine Qarkun Korce:
Ne shkalle Qarku jane transferuar 72.166. ha Pyje e Kullota,jane derguar per rregjistrim 19.193 ha Jane marre 96 certifikata pronesie per 3000.2 ha pyje e kullota Jane ngritur dhe monitorohen 19 siperfaqe prove 11 prej tyre realizuar 2012-2013
Problemet:
1. Gjate procesit te kalimit te pyjeve dhe kullotave jo gjithnje jane mbajtur parasysh traditat ne perdorimin e pyjeve
2. Ne disa raste nga mungesa e pervojes komunat nuk kane qene ne gjendje qe te percaktojne kufinjte e pyjeve dhe kullotave te tyre
3. Ne disa komuna, ku eshte kryer kalimi, nuk eshte siguruar pjesemarrja e plote e komunitetit
4. Zyrat e rregjistrimit nuk kane rregjistruar komunen si pronare
5. Perdoruesit nuk kane baze ligjore ne te drejtat dhe detyrimet, nuk kane ende ne dore dokumentacionin si perdorues e aq me pak si pronare per shkak te ligjit.
6. Marredheniet midis DSHP, komunes dhe perdoruesve, te drejtat dhe detyrimet nuk jane te qarta, duhen qartesuar ne ligjin e Ri
Cfare propozojme per te ardhmen:
1. Duhet mbeshtetet me nje projekt te ri qe te kete ne focus vazhdimin e punes nisur me Ministrine, NjQV dhe CNVP qe eshte nje rruge e qarte per rehabilitimin e pyjeve dhe vecanerishte te shkurreve dhe arroreve.
2. Perfshirja e pyjeve ne sherbime mjedisore a-sekuestrimi i karbonit,b-mbrojtja e tokes nga erozioni d.ruajtja e ujit.
3. Te sigurohet identifikimi, i perdorueseve dhe e drejta e pronesise per banoret qe njeh fshati si pronare.
4. Nje komponent i projektit te mbeshtese forcimin e kapacitetit te aktoreve qe menaxhojne pyjet komunal..
5. Te ecet paralelisht me zbutjen e varferise e punesimin e fermereve dhe mbeshtetjen e SHPPKK
Federata KPKK
DEKLARATA E TIRANĖS
,??Sigurimi i tė drejtave mbi tokėn pėr tė varfėrit nė kohėn e konkurrencės intensive pėr pasuritė natyrore,??

Ne, mė shumė se 150 pėrfaqėsues tė organizatave tė shoqėrisė civile, tė lėvizjeve sociale, tė organizatave tė terrenit, tė agjencive ndėrkombėtare dhe tė qeverive ,?? pėrfshirė anėtarėt dhe partnerėt strategjikė tė Koalicionit Ndėrkombėtar tė Tokės (KNT) - nga mė shumė se 45 shtete tė Afrikės, Amerikės Latine, Amerikės Veriore, Azisė dhe Europės, u mblodhėm nė Tiranė, Shqipėri, mė 24-26 Maj 2011, nė Vitin Ndėrkombėtar tė Pyjeve. Tė ftuar nga Federata Kombėtare e Pyjeve e Kullotave Komunale tė Shqipėrisė (FKPKKSH) dhe nga Qeveria e Shqipėrisė, ne u mblodhėm sė bashku nė njė Konferencė Ndėrkombėtare me temė ,??Sigurimi i tė drejtave mbi tokėn pėr tė varfėrit nė kohėn e konkurrencės intensive pėr pasuritė natyrore,??.
Pėr kėtė qėllim, ne anėtarėt e KNT-sė marrim angazhimet e mėposhtme, dhe u kėrkojmė shteteve tė marrin masa pėr pėrmbushjen e tyre:
1. Ne do tė punojmė qė prodhuesit e vegjėl, punonjėsit e bujqėsisė, banorėt vendas dhe tė varfėrit pa tokė nė zona rurale dhe urbane, tė vendosen nė qendėr tė pėrpjekjeve pėr tė kapėrcyer krizat strukturore tė ushqimit dhe ato mjedisore, tė kontrollohen sistemet e tyre tė udhqimit dhe tė realizohen tė drejtat pėr ushqim pėr tė gjithė. Ne do tė punojmė pėr zgjidhje tė reja pėr tė siguruar tė drejta tė garantuara dhe tė barabarta mbi tokėn. Ne do tė kontribuojmė nė fuqizimin e pėrdoruesve tė tokės dhe organizatave tė tyre pėr tė informuar strukturat vendim marrėse nė tė gjitha nivelet. Nė veçanti, ne do tė njohim dhe mbėshtesim rolin kyç tė grave nė sigurimin e ushqimit pėr familjet e tyre dhe bashkėsitė, dhe do tė promovojmė barazi gjinore lidhur me tė drejtat dhe kontrollin mbi tokėn dhe pasuritė e tjera natyrore.

2. Ne do tė jemi pėrkrahės pėr njė vizion territorial qė i njeh tė drejtat e bashkėsisė vendore tė pėrdorė, mbarėshtrojė dhe kontrollojė tokėn dhe pasuritė e tjera natyrore si bazė pėr zhvillimin e bashkėsisė dhe krijimin e shoqėrive tė barabarta dhe tė drejta.

3. Ne do tė punojmė nė drejtim tė nxitjes sė shėmbujve tė investimeve nė bujqėsi dhe aktiviteteve tė tjera me bazė tokėn rurale, qė janė tė qėndrueshme nga ana sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe qė pakėsojnė varfėrinė dhe urinė. Ne do tė kontribuojmė pėr forcimin e kapaciteteve tė pėrdoruesve vendas tė tokės, tė popullsisė autoktone, tė punonjėsve tė bujqėsisė dhe organizatave tė tyre, dhe pėr krijimin e mjeteve nxitėse pėr mė shumė investime nė dhe nga prodhuesit e vegjėl, nė vend tė dhėnies sė tė drejtave apo koncesioneve pėr sipėrfaqe tė mėdha toke. Ne besojmė se investime tė tilla dhe lufta kundėr varfėrisė duhet tė shkojnė paralelisht dhe tė jenė tė lidhura ngushtė me sigurimin e tė drejtave tė garantuara e tė barabarta mbi tokėn pėr prodhuesit e vegjėl, tė cilėt duhet tė njihen si investitorėt kryesorė pėr tokėn dhe bujqėsinė.

4. Ne dėnojmė tė gjitha format e zaptimit tė tokės, si nė nivel ndėrkombėtar ashtu dhe nė atė kombėtar. Ne dėnojmė zaptimin e tokės nė nivel vendor, veçanėrisht nga elitat e fuqishme vendase, brenda bashkėsive apo midis anėtarėve tė familjes. Ne dėnojmė zaptimin e tokės nė shkallė tė gjerė, e cila ėshtė shtuar sė tepėrmi gjatė tre viteve tė fundit, tė cilat ne i cilėsojmė si blerje apo koncesione qė janė tė njė apo disa formave si mė poshtė:

(i) shkelje e tė drejtave tė njeriut, veçanėrisht tė drejtat e barabarta tė grave; (ii) nuk bazohen nė miratimin e lirė, paraprak dhe tė informuar tė pėrdoruesve tė tokės qė cenohen; (iii) nuk bazohen nė njė vlerėsim tė plotė, apo nuk marrin parasysh ndikimet sociale, ekonomike dhe mjedisore, pėrfshirė mėnyrėn se si janė bėrė ato; (iv) tė pambėshtetura nė kontrata transparente qė specifikojnė angazhime tė qarta dhe tė detyrueshme nė lidhje me aktivitetet, punėsimin dhe ndarjen e pėrfitimeve; (v) tė pabazuar nė njė planifikim efektiv demokratik, mbikėqyrje tė pavarur dhe pjesėmarrje tė ndjeshme.

5. Ne u bėjmė thirrje shteteve tė garantojnė informacion transparent dhe tė mundshėm pėr t,??u parė lidhur me tokėn. Ne do tė monitorojmė tendencat nė qeverisjen e tokės nė mėnyrė qė tė ndihmojmė nė rritjen e pėrgjegjėsisė, dialogun e informuar dhe ndryshimet nė hartimin e politikave. Ne do tė punojmė pėr tė krijuar mėnyra tė reja angazhimi shtet-shoqėri pėr qeverisjen e tokės, nė tė cilėn inciativat me synim njerėzit tė mund tė kontribuojnė nė qeverisjen e tokės.

6. Ne riafirmojmė rėndėsinė e Deklaratės Pėrfundimtare tė Konferencės Ndėrkombėtare pėr Reformėn Agrare dhe Zhvillimin Rural (ICARRD), si dhe nevojėn pėr zbatimin e saj. Ne u bėjmė thirrje shteteve pėr tė pėrfituar nga momenti historik i Udhėzimeve Vullnetare pėr Qeverisje tė Pėrgjegjshme nė Zotėrimin e Tokės, Peshkimit dhe Pyjeve, pėr miratimin e normave mė tė nevojshme globale dhe standardeve pėr qeverisje tė tokės me synim kryesor njerėzit, si dhe zbatimin e tyre.

7. Ne mbėshtesim pėrpjekjet e popullit dhe tė Qeverisė sė Shqipėrisė pėr decentralizimin e plotė tė tė drejtave pėr menaxhimin dhe kontrollin e pasurive pyjore nė drejtim tė fshatrave dhe familjeve, duke theksuar rolin e rėndėsishėm tė pyjeve pėr jetesėn e shumė prej tyre nė vendin mikpritės tė Konferencės. Ne inkurajojmė dialogun politik tė mėtejshėm tė grupeve tė interesit nė shkallė kombėtare, me theks nė pėrmirėsimin e menaxhimit tė tokės pėr tė plotėsuar nevojat e familjeve tė varfėra rurale, hartimin e njė plani kombėtar pėr konsolidimin e tokės dhe modernizimin e sistemit kadastral.

Si pėrfundim, ne pėrsėritim me forcė nevojėn pėr tė siguruar tė drejta tė garantuara e tė barabarta dhe kontroll mbi tokėn pėr zbutjen e varfėrisė, pėr tė siguruar zhvillim tė qėndrueshėm dhe pėr tė kontribuar nė identitetin, dinjitetin dhe pėrfshirjen e tė varfėrve.

Tiranė
26 maj 2011

Koalicioni Ndėrkombėtar pėr Tokėn (KNT) ėshtė njė aleancė botėrore e organizatave tė shoqėrisė civile dhe atyre ndėrqeveritare qė punojnė sė bashku pėr tė siguruar tė drejta tė garantuara e tė barabarta dhe kontroll mbi tokėn pėr njerėzit e varfėr, gra e burra, nėpėrmjet pėrkrahjes, dialogut, shkėmbimit tė pėrvojave dhe krijimit tė kapaciteteve. Konferenca Ndėrkombėtare mbi ,??Sigurimin e tė drejtave mbi tokėn pėr tė varfėrit nė kohėn e konkurrencės intensive pėr pasuritė natyrore,?? u organizua me rastin e Bienales sė Pestė tė Asamblesė Botėrore tė Anėtarėve tė Koalicionit Ndėrkombėtar tė Tokės (KNT) dhe u mbajt nė Tiranė, Shqipėri, nė datat 24-26 Maj, 2011. Konferenca u organizua bashkėrisht nga Federata Kombėtare e Pyjeve e Kullotave Komunale tė Shqipėrisė ( FKPKK) Qeveria e Shqipėrisė, si dhe nga ILC.
Kjo Deklaratė u nėnshkrua nga Asambleja e Anėtarėve tė ILC mė 27 maj 2011.

Gjon Pjetri n/prefekt Lezhe
Theksoj domosdoshmerine e kalimit te pyjeve nga Njesite e Qeverisjes Vendore tek perdoruesit tradicionale. Harmonizimi i veprimeve; aty ku vendimet nuk ecin te shohim cfare nuk shkon; akoma komunat hezitojne te marrin specialist; komunave ju kam sugjeruar te marrin deri ne 5 specialiste pasi kjo lidhet edhe me zhvillimin ekonomik. Ne komunen Kthelle ka edhe kerkesa te tjera. Pershendes projektin e BB, asnje projekt nuk mund te aplikohet po nuk u rregjistrua prona. Strukturat nuk e kane kuptuar rolin dhe potecialin qe kane pyjet.
Pa Emër
Sfidat pėr tė pranuar pyllin e familjes

,??Padukshmėria,?? e pyllit tė familjes
Çfarė tipe pyjesh ka nė botė? Nėse kjo pyetje u bėhet qytetarėvė e liderėve tė opinionit, shkencėtarėvė tė pyjeve, edukatorėvė nė fakultetin e shkencave pyjore apo njerėzve tė letrave tė shkencave tė natyrės anekėnd botės, ka njė arsye logjike pėr tė besuar se pėrgjigja qė do tė vijė nga shumica e njerėzve, pėrfshirė edhe drejtuesit e agjencive pyjore, do tė jetė: ,??Po janė dy tipe pyjesh; pyjet natyralė, pa njerėz, duke pėrjashtuar turistėt, qė i vizitojnė apo rojtarėt e pyllit. Tipi tjetėr janė pyjet industriale, plantacionet pyjore, realizuar me anė tė pyllėzimeve e kėshtu me radhe, qė menaxhohen pėr njė qėllim, pėr tė prodhuar lėndė tė parė pėr industrinė. Pra, nė total janė kėto dy tipe pyjesh,??.
Pas ndėrrimit tė sistemeve nė vendin tonė ėshtė bėrė i pranishėm edhe njė tip i tretė pyjesh, gati bashkėshoqėrues shekullor i shoqėrisė rurale shqiptare, mohuar nga regjimi i kaluar. Ai ėshtė zotėruar, pėrdorur, menaxhuar e mbrojtur nė mėnyra tė ndryshme nga familjet dhe komunitetet. Ky nuk u pėrshtatet dy pėrkufizimeve tė mėsipėrme, pėr tipin e parė apo tė dytė. Menaxhimi ėshtė pėrgjithėsisht nė shkallė tė vogėl dhe pėr njė rang tė gjerė pėrdorimesh, prodhimesh e shėrbimesh. Ai ka rėndėsi shumė tė madhe pėr ekonomitė rurale, stabilitetin e komuniteteve dhe shėndetin e mjedisit nė shumicėn e vendeve rurale tė banuara dhe ėshtė i njohur kudo nė botė. Nė gjysmėn tonė tjetėr, nė Kosovė, zė 40 % tė sipėrfaqes totale pyjore. Pėr shkak se ndėrhyrjet individuale nė pyll janė pėrgjithėsisht nė shkallė shumė tė vogėl dhe ajo qė duket janė aktivitete kaotike, qė krijojnė idenė e njė spontaneiteti, nė dukje mish-mash, tė realizuara nga banorėt ruralė, ky tip i tretė i pyllit pėr qeveritė, shumicėn e njerėzve tė qytetit, shkencėtarėt apo drejtuesit e Shėrbimit Pyjor, ėshtė fare i padukshėm. Kontributi i pyllit familjar ėshtė komplet i pavlerėsuar dhe potenciali pėr rezervat e mundėsitė e rritjes sė kėtij kontributi nuk kuptohet nga ata qė bėjnė politikėn, shpesh as edhe nga organizatat e shoqėrisė civile apo mediat nė qytete. Tė mėsuar me rutinėn, duke e pranuar fshatarin vetėm si kultivues misri e gruri, apo rritės delesh e dhish, organet tatimore i dėnojnė fshatarėt e Bėnçės pėrse ata kultivojnė peshkun, ndėrkohė qė quajnė legjitime kur ngarkesa e kullotjes ėshtė mbi 10 krerė dhi pėr hektarė e kjo duket fare legale.
Komunitetet dhe familjet qė menaxhojnė kėto pyje ndeshen me shumė sfida, por ndoshta ky problem i mosdukshmėrisė ėshtė shkaku i tė gjitha tė tjerave dhe e vėshtirėson gjetjen e zgjidhjeve efektive. Sfida kryesore e Shoqatės Kombėtare tė Pyjeve e Kullotave Komunale (SHKPKK) ėshtė gjetja e rrugėve pėr t,??u bėrė tė dukshme burokratėve, juristėve, drejtuesve apo shkencėtarėve tė qytetit, kėtė realitet rural, si dhe tė gjendet mėnyra qė tė shpjegohet se nėse do tė stimulojmė shtimin e peshkut, mbjelljen e hardhive e pemėve frutore, pėrpunimin e bimėve mjekėsore, e nėse do tė rregullojmė juridikisht pronėsinė mbi pyllin e familjes, kontribuojmė nė pakėsimin e erozionit apo qė fshatrat e malet e shpatet tė duken mė tė gjelbėr e tė veshur, si dhe pėr tė kuptuar rėndėsinė qė ka pylli i familjes pėr tė sotmen e tė ardhmen e zonave rurale.
Nėse bėjmė progres nė njohjen e pyllit tė familjes, do tė jetė mė e lehtė pėr tė lėvizur pėrpara nė shumė shqetėsime tona tė pėrbashkėta: respekti pėr pronėsinė mbi tokėn dhe tė drejtėn e pronėsisė private mbi tokėn e kullotėn, programet adekuate qeveritare nė mbėshtetje tė projekteve pėr tė shtuar pyjet e kullotat, e drejta pėr tė tregtuar, apo politika tė arsyeshme fiskale e kėshtu me rradhė.
M.Shehi
Baza e Pylltarise? pjese nga K. Dodes(Malvina Shehi inxh.)
Baza e pylltarisė komunale ėshtė komuniteti, janė pėrdoruesit e menaxhuesit e pyjeve dhe kullotave. Sipas vendimit tė KM, nė vitin 2008, komuna Kala e Dodės mori nė pronėsi 1005 ha pyje, prej te cilave 770 ha pyje tė lartė halore dhe 300 ha cungishte e shkurre, si dhe rreth 6200 ha kullota, qė komuna dhe komunitetet i kanė nė pėrdorim, pasi janė shtetėrore. Aktualisht komuna (kėshilli i saj) po pėrsėrit kėrkesėn, pasi banorėt e Kalasė sė Dodės nuk janė dakord me vendimin e Ministrisė sė Mjedisit, qė ka hequr nga lista pėr kėtė Komunė dhėnien e kullotave nė pronėsi po vetem nė perdorim.
Brenda tre vjetėve ligji i Pyjeve ka ndryshuar dy herė dhe kanė dale dy vendime tė KM pėr kriteret e transferimit dhe pėrdorimit tė pyjeve e kullotave komunale. Aktualisht jemi nė njė situatė shume kritike, sepse akoma shteti nuk po merr hapa pėr ta pėrmirėsuar ligjin dhe pėr tė krijuar hapėsirat e nevojshme qė pyjet te kqalojne nė pronėsi tė atyre qė i kane pėrdorur tradicionalisht (familje, grup familje/fis dhe mera fshati). Drejtoria e Shėrbimit Pyjor dhe ajo e Pėrgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave janė pronare pėr pyjet e shtetit, por ofrojnė ndihme teknike edhe pėr komunat e Shoqatat e Pėrdoruesve. Federatat Rajonale, si nivel i mesėm organizimi, po punojne qe prej mėse gjashte vjetesh pėr tė mbėshtetur rritjen e kapacitetit tė shoqatave e komunave dhe, ndėrkohė, vazhdojne tė bejne lobim pėr permiresimin e ligjeve dhe akteve nenligjore, qė ndikojnė nė permiresimin e qeverisjes se pyjeve nė tėrėsi dhe atyre komunale nė veçanti.
* *
*
Nė mbyllje tė kėtyre radhėve, nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nėnvizojmė se pyjet e kullotat (rreth 90 % e tė cilave janė nė pronėsi tė komunės) janė njė burim i rendesishem pėr Kalanė e Dodės. Kjo bėhet mė e rėndėsishme edhe pėr faktin se pyjet e kullotat komunale janė shumė afėr fshatrave dhe nė pėrdorim direkt nga komuniteti. Dhe, arritje ka patur, pasi sot kjo zonė ka mėse 18 000 krerė bagėti tė imėta (dele), rreth 2 000 krerė gjedhė, mbi 1 000 zgjoj bletė, etj. Mesatarisht çdo familje mban mbi 20 dele, po ka edhe familje me 200 krerė, qė i kullosin verės nė kullotat kolektive dhe nė dimėr nga prodhimi i barit tė kositur nė kėto kullota, si dhe nga fermat e tyre (foragjeret). Janė ndėrtuar dy baxho me aftėsi pėrpunues 30 kv qumėsht nė ditė qė e marrin nga Çaja e Bushtrica e Kukėsit dhe nga tė gjitha fshatrat e Kalasė sė Dodės. Nė pėrgjithėsi tė ardhurat kanė ardhur nė rritje, pasi çdo familje, veç deleve, qumėshtin e tė cilave sot e shet me 90-100 lekė, nga 50 lekė qė e shiste para 5-6 vjetėsh, mban mesatarisht edhe 1-2 lopė, me qumėshtin e tė cilave plotėson nevojat e veta pėr bulmet. Por, mundėsitė janė qė tė merren tė ardhura mė tė larta dhe banorėt e kėtyre anėve tė dallojnė mes tė tjerėve dhe fjala ,??varfėri,?? tė mos pėrmendet mė. Dhe njė nga rrugėt pėr tė arritur kėtė ėshtė shfrytėzimi i resurseve qė natyra ka krijuar, ėshtė zhvillimi me ritme tė shpejta i turizmit malor. Fakt ėshtė qė njė kėtu vijnė pushues e turistė nga shumė vende tė botės (mesatarisht 80-100 alpinistė e vizitorė), por mundėsitė janė pėr shumė mė tepėr se kaq.
Mundėsi pėr tė rritur tė ardhurat e kėtyre banorėve janė edhe pyjet e kullotat komunale, nėpėrmjet:
,?? Prodhimeve tė pyjeve e kullotave (dru zjarri e lendė ndėrtimi, dushk, kullotje, prodhime tė dyta, material rrethimi, etj.).
,?? Pėrfitimeve indirekt pėr komunitetin (kontroll erozioni, stabilizim tė tokave, rritje e rezervave ujore, mbrojtje e kanaleve ujitės dhe rrugėve, etj.)
,?? Pėrfitimeve nga shitja e prodhimeve, nga punėsimi nė sektorin e pyjeve, etj.).
,?? Pėrfitimeve nga zhvillimi i eko-turizmit, nga rritja e investimeve pėr infrastrukturėn.
,?? Pėrfitimeve, qė ndoshta janė tė padukshme, si pėrmirėsimi i mjedisit e i biodiversitetit, etj.
Ata qė merren me menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale janė direkt tė lidhur me kėto mundėsi. Por, lypset qė edhe tė tjerėt tė bashkėpunojnė e mbėshtesin komunitetin, shoqatat e pėrdoruesve tė pyjeve, pushtetin vendor, Shėrbimin Pyjore dhe Federatėn e Pyjeve. Mbėshtetje kėrkohet sidomos pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe krijimin e mundėsive pėr zhvillimin e turizmit, si dhe pėr krijimin e lehtėsive pėr menaxhimin e kullotave.
Sė fundi, na duhet t,??i kujtojmė vendimmarrėst (Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve e Administrimit tė Ujėrave) se kanė kaluar katėr vjet nga koha kur kėshilli i komunės sė Kalasė sė Dodės ka propozuar qė masivi malor i Korabit tė shpallet ,??Park Kombėtar,??. Tė shpresojmė qė Drejtoria e Zonave tė Mbrojtura nė kėtė Ministri do tė fillojė njė diskutim tė gjerė me banorėt e zonės nga Maqellara nė Shishtavec dhe pastaj ta shpallė ,??Park Kombėtar,??.
Pa Emër
Proces qė duhet vlerėsuar e menaxhuar me pėrgjegjėsi e profesionalizėm

Prof. Dr. Arsen Proko

Vizioni i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, mishėruar tek strategjia dhe politikat e zhvillimit tė pyjeve, synon pyllin pėr njerėzit, tė mirat e jetės dhe çrrėnjosjen e varfėrisė.
Reformimi i pylltarisė shqiptare ecėn drejt njė rruge tė pėrcaktuar dhe tė bėrė publike nėpėrmjet strategjive dhe programeve tė qeverisė. Ajo zhvillohet nė harmoni me strategjitė globale dhe evropiane.
Qeveria Shqiptare procesin e decentralizimit dhe transferimin e kompetencave drejt pushtetit vendor e ka pasur njė parim drejtues. Kryeministri ne fjalėn e tij bėn thirrje pėr pėrshpejtim tė procesit tė transferimit/privatizimit.
Ndėrkohė, debati mbi suksesin ose dėshtimin e reformės mbi transferimin e pyjeve dhe krijimin e pylltarisė me bazė komuniteti, njė nga reformat me tė rėndėsishme ne sektorin pyjor, ende vazhdon, megjithėse ka rreth pesė vjet qė procesi zhvillohet intensivisht. Ky debat mė tepėr se kurė hapet tani kur Kryeministri deklaron pėr njė transferim/privatizim tė shpejtė tė rreth 90 % tė pyjeve e kullotave tė vendit.
Skeptikėt japin argumentet e tyre, duke thėnė se komunat nuk kanė kapacitete profesionale, financiare e logjistike pėr tė siguruar menaxhim tė qėndrueshėm e tė harmonizuar tė pyjeve, duke kėnaqur kėrkesat ekologjike, sociale dhe ekonomike. Kėtė ata e argumentojnė me predispozicionin e ulėt tė kryetarėve tė komunave pėr tė krijuar stafin pyjor, databazėn pyjore dhe se akoma nuk e kanė bėrė kėtė pasuri pjesė tė planifikimit e vlerėsimit ekonomik. Mbi tė gjitha, ka njė dėshirė tė ulėt pėr ta transferuar nė mėnyrė tė drejtė e tė ndershme pyllin tek pėrdoruesi i fundit, fshati, fisi apo familja. Njė pjese pėrmendin gabimet teknike tė bėra si rezultat i nxitimit. Nuk ka aksione tė pėrmasave tė tilla pa gabime. Ndonjė pėrmirėsim tė situatės ata e justifikojnė me zbrazjen e fshatit dhe uljen e numrit tė blegtorisė.
Optimistėt japin argumentet e tyre, duke marrė shembuj nga Lugina e Matit, Shkumbinit, Devollit, ku vihet re ripėrtėritje luksuriante e pyjeve, si dhe pėrfshirje tė komuniteteve e shoqatave tė pėrdoruesve nė pėrpjekjet pėr tė zhvilluar pylltarinė me bazė komuniteti. Ata pėrdorin konkluzione analizash e treguesish tė bėra edhe nga ekspertė tė huaj, qė tregojnė pėrmirėsime tė ndjeshme nė rritjen e pyjeve dhe uljen e prerjeve e tregtisė ilegale. Duke siguruar pjesėmarrjen e mė shumė aktorėve nė menaxhimin e pyjeve, s,??ka dyshim qė dhe pėrfitimet qė kanė pasur shtresat e popullsisė rurale, jeta e tė cilėve varet tek pyjet, kanė qenė tė ndjeshme.
Ndėrkohė, shoqėria civile, organizatat e shoqatat ambientaliste, media e akademia, tė interesuara e shqetėsuara pėr funksionet ekologjike tė pyjeve e sidomos ata qė njohin rolin e tyre nė ngrohjen globale, sekuestrimin e karbonit, ruajtjen e sasisė e pastėrtisė se ujėrave, kontrollin e erozionit e reduktimin e varfėrisė, me shqetėsim pyesin se çfarė po ndodh e do tė ndodhė me kėtė pasuri kombėtarė. Do shkojė ajo drejt pėrmirėsimit apo drejt degradimit tė mėtejshėm?
Duke arsyetuar me mendje tė ftohtė e pa komplekse, le tė pėrpiqemi tė argumentojmė atė qė po ndodh nė tė vėrtetė. Thuhet rėndom se reforma transferon ,??tė drejtėn e pėrdorimit tė pyjeve,?? te komuniteti. Tė gjithė e kanė tė qartė se komuniteti, historikisht, e ka pėrdorur dhe vazhdon ta pėrdorė pyllin, atėherė del se ne po i transferojmė ,??tė drejtėn ...,??. Kjo do tė thotė se i japim tė drejtėn komunitetit ta pėrdorė pyllin ,??ditėn me diell e jo natėn pa hėnė,??. Po ashtu, i nxjerrim ndrojtjen e deklarimit tė asaj qė pėrdor, tashmė me tė drejtė. Kėshtu formalizojmė pėrfundimisht njė sektor qė deri tani ka qenė joformal, duke evidentuar peshėn reale tė sektorit nė zhvillimin rural dhe uljen e varfėrisė. Thėnė ndryshe, transferojmė te komuniteti detyrimin pėr ta mbrojtur pyllin nėpėrmjet menaxhimit tė qėndrueshėm dhe pėrdorimit racional tė lėndės sė drurit.
Procesi i vazhdimit tė reformės pėr konsolidimin e pylltarisė komunale drejt sigurimit tė tė drejtės zakonore tė pėrdorimit tė pyjeve, ėshtė themelore pėr arritjen e standardeve dhe suksesit tė dėshiruar e tė shumėpritur nga tė gjithė.
Mendoj se pėrshpejtimi i reformės nė sektorin e pyjeve nxit zhvillimin rural dhe atė ekonomik, ndikon ndjeshėm nė reduktimin e varfėrisė dhe afron suksesin dhe pėrmbushjen e standardeve evropiane. Ajo kėrkon qėndrim e sjellje krejt tė re, duke nxjerrė nga agonia e plogėshtia edhe vetė shėrbimin pyjor kombėtar, duke e bėrė atė mė profesional dhe duke e afruar mė afėr njerėzve. Kjo reformė mundėsitė pėr kėrkim, zhvillim teknologjike e inovacion, i shndėrron nė domosdoshmėri.
Pylltaria shqiptare po ecėn drejt njė reformimi tė thellė, qė siguron njėherėsh jo vetėm zgjidhjen e tė drejtės zakonore tė pėrdorimit tė pyjeve, formalizimit tė sektorit tė pyjeve, por edhe krijimin e njė shėrbimi pyjor modern e tė standardeve evropiane.
Ka kaq shume eksperienca dhe praktika tė mira sa nuk ėshtė e nevojshme tė shkojmė nė rrugė tė pashkelura. MMPAU dhe DPK do hartojnė skema e skenarė qė do trajtohen me transparencė maksimale me publikun dhe grupet e interesuara. Ky proces ėshtė jetik pėr krijimin e njė vizioni tė pėrbashkėt dhe pėrfshirjen e tė gjithė aktorėve nė tė.
xhelal Shuti
Reformat nė pyje kėrkojnė mbėshtetje nė tradita dhe nė pėrvoja e fituar ,??

Mjaft reforma me rendėsi nė sektorin e pyjeve po kryhen nė njė periudhė kur pyjet nuk kanė qėllimin kryesor shfrytėzimin, pėr plotėsimin e nevojave tė ekonomisė me lėndė drusore e dru zjarri, por luajnė rol shumė tė rėndėsishėm: ,??Pylli pėr njerėzit nė zhvillimin rural, ku burimet natyrore marrin pėrparėsi, sipas zonave ku zhvillohen,??. Procesi i zhvillimit tė reformave kėto 10 vjetėt e fundit ka nxjerrė nė pah pėrvoja tradicionale tė menaxhimit tė qėndrueshėm tė pyjeve. Nė zonat rurale ku njerėzit janė ndjerė pėrgjegjės pėr kėto pasuri, kanė lidhur me to marrėdhėniet e zhvillimit tė ekonomive tė tyre. Gjatė kėsaj periudhe janė identifikuar pikat e forta dhe ato tė dobėta, mbi bazėn e tė cilave duhet tė vazhdojė procesi i zhvillimit tė reformave.

Pėrvoja e fituar
1. Objektivi kryesor ka qenė ,??Puna me njerėzit e jo me pyllin,??. Gjatė kėsaj periudhe janė transferuar rreth 60 % e fondit pyjor e kullosor nė pronėsi tė pushtetit vendor. Kjo do tė thotė se me pyjet po merren jo vetėm strukturat e Shėrbimit Pyjor, po edhe ato tė NJQV-ve. Nė çdo komunė ku ėshtė kryer transferimi janė ngritur Shoqata tė Pėrdoruesve tė Pyjeve Komunalė, me numėr tė madh anėtaresh, tė cilėt diskutojnė, mendojnė e kontribuojnė nė menaxhimin e qėndrueshėm tė pyjeve. Po ashtu, nė çdo qark janė ngritur Federata tė Pyjeve Komunalė, si koordinatore e pėrfaqėsuese tė Shoqatave, si dhe pėr evidentimin e problemeve dhe lobimin nė plotėsimin e interesave tė anėtarėve. Kjo do tė thotė se ėshtė rritur numri i njerėzve qe mendojnė e punojnė pėr pyjet dhe zhvillimin rural nė kėto zona.
2. Çdo komunė ku ėshtė kryer transferimi ka nė dispozicion njė plan mbarėshtimi. Ky plan ndihmon stafet e komunave pėr tė hartuar plane zhvillimi10 vjeçare, duke i dhenė pėrparėsi sektorit mė fitimprurės nga burimet natyrore nė zonėn ku ata jetojnė.
3. Komisionet e fshatrave, nė shumicėn e rasteve janė pėrfshirė nė procesin e transferimit, duke identifikuar pėrdoruesit tradicionalė, kufijtė mes fshatrave e mes pėrdoruesve (kjo, e veçantė sipas zonave e rretheve).
4. Aktorėt vendorė po punojnė pėr rritjen e roleve dhe pėrgjegjėsive nė mirėmenaxhimin e pasurive natyrore. Nė 40 % tė pyjeve tė transferuar pushtetit vendor ka pėrdorues tradicionalė, tė cilėt i kanė marrė nė mbrojtje dhe kujdesen si pronarė legjitimė, pavarėsisht se nuk kanė dokument zyrtar pėr t,??u njohur si tė tillė.
5. Disa komuna kanė ngritur stafe profesionale pranė administratave tė tyre pėr zbatimin e planeve tė mbarėshtimit, sipas kėrkesave dhe afateve tė pėrcaktuara.
6. Nė nivel qarku janė kryer studimet e potencialit tė arroreve, ku janė identifikuar rajonet e tyre, kapacitetet prodhuese, nevojat pėr zhvillim, si dhe pėrdoruesit tradicionalė tė tyre. Nė kuadėr tė kėtyre studimeve, janė ngritur Klubet e Arroreve, si organizata pėrfaqėsuese tė grupeve tė interesit, ku bordet e tyre pėrfaqėsohen me 35 % gra. Kjo tregon edhe afrimin pranė njė standardi bashkėkohor tė BE.
7. Nė disa komuna tė pėrzgjedhura, me mbėshtetjen e SNV, po behet hartografimi me pjesėmarrje, i tė gjithė pėrdoruesve nė nivel fshati, duke hartuar njė plan mbarėshtimi pėr çdo grup pėrdoruesish apo pėrdorues. Sigurisht, e gjithė kjo ka ndodhur me mirėkuptimin e tė gjithė komunitetit dhe strukturave tė pushtetit vendor.
I gjithė ky proces reformash ka pasur si baze ligjore VKM Nr. 22, dt.09.01.2008, i cili pėrcakton kriteret e menaxhimit dhe rolet e aktorėve vendorė nė kėtė proces.

Nevojat pėr pėrmirėsime
* Krahas transferimit tė fondit pyjor e kullosor nė pronėsi tė NJQV, duhet tė bėheshin edhe transferimet e aseteve, burimeve njerėzore dhe atyre financiare.
* Deri nė hartimin e njė legjislacioni tė ri pėr pyjet e kullotat (ose njė ligji pėr burimet natyrore) reforma mund tė shoqėrohet edhe me njė VKM shtesė, ku tė pėrfshihet roli i aktorėve tė tjerė, qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e kėsaj reforme, si:
- Roli i Ministrisė se Brendshme, nga varen NJQV, pėr pėrgjegjėsitė qė kanė kėto struktura nė zhvillimin e qėndrueshėm tė zonave rurale;
- Roli i Ministrisė se Drejtėsisė, nga varen Zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (pyje e kullota) pėr lehtėsimin dhe krijimin e kushteve pėr regjistrimin e kėsaj pasurie nė pronėsi tė pushtetit vendor, si dhe lehtėsimin e kritereve e procedurave pėr certifikimin apo regjistrimin e tyre nė pronėsi tė pėrdoruesve tradicionalė;
- Roli i qarqeve nė baze tė detyrimeve ligjore nė pėrcaktimin e kufijve pėrfundimtarė tė fshatrave, si njėsitė bazė nga ku do tė hartohen planet pėr zhvillimin rural.
* Nė hartėn e fshatit duhet tė pėrcaktohen qartė e me pėrgjegjėsi tė gjithė kufijtė e pronave. Tė pėrcaktohet prona Publike nė pronėsi tė Shtetit, qė menaxhohet nga DSHP, prona Komunale, nė pronėsi tė Komunės, qė menaxhohet nga Shoqatat e Pėrdoruesve dhe komunitetet lokale, prona nė pronėsi Tradicionale, qė menaxhohet nga pėrdoruesi tradicional (kėrkohet njohja e pronėsisė nė rrugė ligjore), prona Private, qė menaxhohet nga pronarėt legjitimė. Kjo hartė, qė identifikon tė gjitha kėto forma pronėsie, tė shėrbejė si njėsi kadastrale pėr zhvillimet rurale tė mėtejshme (hartat e fshatrave tė shėrbejnė si shumatore tė hartave tė komunave).
* Shėrbimi Pyjor tė japė shembullin e mirėmenaxhimit tė pyjeve nė pronėsi publike, tė ofrojė shėrbim kėshillimor nė nivel komune, duke u bazuar nė menaxhimin e integruar tė burimeve dhe rolin shumėfunksional tė burimeve natyrore e mbrojtjen e biodiversitetit. Tė ngrihet njė strukture nė nivel qarku, qė tė kontrollojė e monitorojė zbatimin e legjislacionit pėr tė gjitha format e pronėsisė.
* Komunat tė hartojnė plane vjetore dhe perspektive nė baze tė planeve tė mbarėshtimit ekzistues, pėr menaxhimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore nė pronėsi tė tyre. Ato tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr mbrojtjen, ruajtjen e kėsaj pasurie nga zjarret dhe dėmtimet. Nė komuna tė ngrihen stafe profesionale pėr zhvillimin dhe qeverisjen e burimeve natyrore nė territoret e tyre.
* Roli i Shoqatave tė Pėrdoruesve tė Pyjeve e Kullotave nė ndėrgjegjėsimin, sensibilizimin e komunitetit pėr mirėmenaxhimin e burimeve natyrore tė njihet me ligj, ku tė pėrcaktohet qartė. Po ashtu, tė rritet roli i tyre nė pėrmirėsimin e tė ardhurave dhe mirėqenien e komuniteteve lokale, nė zhvillimin e sektorit tė arroreve nė tėrė zinxhirin e tregut, zhvillimin e bimėve mjekėsore e eterovajore, si sektor qė sjell tė ardhura tė shpejta.
* Roli i Federatave Rajonale tė Pyjeve tė pėrcaktohet qartė nė ligj. Federatat tė rrisin kapacitetet menaxhuese tė shoqatave nė nivel komune, pėr menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, tė ofrojnė shėrbime sipas kėrkesave tė tregut dhe tė fermerėve, duke pasur prioritet nevojat e vetė banoreve sipas zonave ku jetojnė. Ato duhet tė rrisin mė shumė rolin lobues nė nivel rajonal apo qendror, pėr pėrmirėsimin e kuadrit ligjor apo luftėn kundėr dukurive negative nė menaxhimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore.
* Nė tė gjitha kėto procese stafet akademike tė jenė tė pėrfshira nė etapat e zhvillimit tė reformave, duke dhėnė mendimin shkencor dhe atė profesional pėr zgjidhjen e problemeve teknike, duke marrė pėr bazė pėrvojat mė tė mira.

Pėr Bordin e Federatės se Pyjeve dhe Kullotave, Kukės
Xhelal Shuti
Arjol Lila (inxh.pyjesh)
Pervojat e krijuara dhe efektiviteti I pyjeve te Fermereve ! (Inxh. Arjol Lila )
Federata Kombėtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale sėbashku me Federatat Rajonale tė Kukėsit, Shkodrės, Dibrės, Elbasanit dhe Korcės, anėtare tė saj, mbėshtetur nga CNVP dhe ILC kanė krijuar rreth 100 sipėrfaqe provė tė pėehershme nė pyjet e dhėna nė pėrdorim tek pėrdoruesit tradicionalė, tė shtrira kėto nė rajonet pėrkatėse. Ngritja e kėtyre sipėrfaqeve provė, pėrvec qėllimit klasik tė sipėrfaqeve provė, pėr marrjen e tė dhėnave mbi gjendjen ekzistuese dhe rritjen e volumit drunor dhe mbi kėtė bazė, optimizimin e masave silvikulturale, ka pasur si qėllim edhe grumbullimin e bazės sė tė dhėnave pėr krahasimin e menaxhimit tė pyllit midis dy formave tė pėrdorimit: pėrdorimit tė pėrbashkėt dhe pėrdorimit individual.
Pėr pėrzgjedhjen e sipėrfaqeve provė janė pėrdorur njė sėrė kriteresh, ku pėrvecc kritereve teknike, pėrmendim ndodhjen e sipėrfaqes pyjore nė brendėsi tė pyjeve komunalė; mundėsia e monitorimit tė sipėrfaqes provė; tė ketė pėrdorues tradicional me banim nė fshat; tė mos ketė konflikte pronėsie; si edhe gadishmėria dhe interesi nga ana e fermerit pėr tė menaxhuar nė mėnyrė tradicionale mė tė mirė tė mundshme pyllin.
Madhėsia e sipėrfaqeve provė tė pėrhershme ėshtė marrė 400 m2 pėr fletorėt dhe 300 m2 pėr halorėt, ndėrsa pėr shkurret 25 m2. Nė brendėsi tė sipėrfaqeve provė janė matur drurėt me diametėr mbi 8 cm dhe janė numėruar ata me diametėr 4 ,?? 7 cm, si edhe ėshtė bėrė pėrshkrimi i mbulesės barishtore.
Sipėrfaqet provė janė ngritur gjatė viteve 2008 ,?? 2009 dhe monitorimi i tyre ėshtė bėrė gjatė viteve nė vijim, por gjithashtu janė ngritur sipėrfaqe provė edhe gjatė viteve 2011 ,?? 2013.
Mė poshtė po japim disa tė dhėna sipas qarqeve, tė cilėt kanė ngritur sipėrfaqet provė tė pėrhershme dhe i kanė monitoruar pėrgjatė kėtyre viteve.
Qarku Kukės: 26 sipėrfaqe provė tė pėrhershme; Pėrbėrja e llojeve, kryesisht pyje dushku dhe gėshtenje; Mosha mesatare 25 vjec; Vėllimi drunor mesatar 77.2 m3ha. Rritja mesatare vjetore: 4.3 m3/ha
Qarku Dibėr: 35 sipėrfaqe provė tė pėrhershme; Pėrbėrja e llojeve kryesisht pyje dushku dhe gėshtenje, pishė e zezė; Mosha mesatare 24 vjec; Vėllimi drunor mesatar 64.04 m3/ha. Rritja mesatare vjetore 7.7 m3/ha.
Qarku Korcė: 19 sipėrfaqe provė tė pėrhershme; Pėrbėrja e llojeve, kryesisht pyje dushku, pishe, ahu dhe gėshtenje; rritja mesatare vjetore pėr pyjet e dushkur 0.83 m3/ha; pyjet e pishės 1.37 m3/ha; pyjet e ahut 0.62 m3/ha; pyjet e gėshtenjės 5.53m3/ha.
Federata Kombėtare, po ashtu ka ngritur disa sipėrfaqe provė tė pėrhershme nė qarqet Tiranė, Durrės dhe Lezhė, konkretisht: 6 sipėrfaqe provė tė pėrhershme; Pėrbėrja e llojeve pyje dushku; Mosha mesatare 23 vjec; Vėllimi drunor mesatar 122.9 m3/ha; Rritja mesatare vjetore 6.17 m3/ha.
Metoda e pėrdorur pėr llogaritjen e volumit drunor si edhe tė rritjes mesatare vjetore ka qėnė me anė tė tabelave tė kubimit. Po, mbase mund tė ketė edhe ndonjė koment apo kundėrshti nė lidhje me saktėsinė e matjeve tė kryera nė kėto sipėrfaqe provė tė pėrhershme dhe nė lidhje me kėtė, pėr tė krijuar siguri nė punėn e bėrė, FKPKK gjatė ngritjes sė sipėrfaqeve provė ka pėrdorur edhe metodėn e analizes sė kėrcellit tė drurit model. Nga analiza e kėrcellit del qė rritja vjetore nė kėto pyje nė pėrdorim tė fermerėve ėshtė tė paktėn 4 herė mė e lartė se rritja mesatare vjetore nė rang vendi e raportuar nga MMPAU e cila thuhet se ėshtė 1.157 m3/ha.
Sikurse u tha edhe mė sipėr, rezultatet e dala nga matjet e kryera nė sipėrfaqet provė tė ngritura nė pyjet e menaxhuar nga pėrdoruesit tradicionalė janė dukshėm mė tė larta nga ajo cfarė raportohet nga organet pėrgjegjėse pėr rritjen vjetore nė shkallė vendi. Do tė ishtė nė dobi tė gjithėsecilit nėse kėto modele do tė pėrhapeshin nė tė gjithė vendin, pasi vėrtet qė pyjet kanė nevojė pėr pėrkujdes, pėr atė pėrkujdes qė pėrdoruesit tradicionalė dinė t,??ia japin mė sė miri.


Albora Kacani
Ne tashmė kemi kerkuar qė tė integrojmė reforma te thella per te rritur efikasitetin e burimeve nė mekanizmat qeverisėse tė 2013 - 2015. Ne kemi nevojė t,??i pėrdorim kėto reforma dhe permiresime ligjore pėr te permiresuar nje sistem qeverisje, drejt njė strategjie kujdesimi, pėr tokėn tonė, asetin pothuaj pėrjetėsisht tė braktisur.Ne presim qė Qeveria e re tė analizoje progresin nė efikasitetin e burimeve nė pėrditėsimet e Programeve Kombėtare tė Reformės sė tyre.


Gjin Jaku
Ringjallja e traditės
GJIN JAKU, Perlat i Epėrm, Mirditė
Jam banor i fshatit Perlat i Epėrm, Komuna Kthellė e rrethit Mirditė. Kam punuar nė Ndėrmarrjen e Shfrytėzimit tė Pyjeve para viteve ,??90 dhe kam vazhduar tė merrem me kėtė punė edhe pas rėnies sė sistemit, por kėtė herė nė njė formė shumė mė ndryshe. Kam punuar me pyllin tim, punė e cila mė ėshtė kthyer nė pasion, por edhe me leverdi nė kuptimin e sigurimit tė tė ardhurave pėr jetesėn e familjes time.Nė vitin 1990, si kudo nė Shqipėri, zabelet tona ishin krejtėsisht tė dėmtuara. Ato ishin shfrytėzuar nė mėnyrė tė vazhdueshme, madje edhe mbishfrytėzuar, sepse aty sigurohej gjithė sasia e nevojshme e druve tė zjarrit pėr furrat e bukės. Asnjeri nuk kujdesej pėr to, sepse ishin pronė e tė gjithėve dhe e askujt (shtetėrore).Shėrbimi Pyjor bėnte sikur i mbronte, por ishte e pamundur, sepse aty do tė siguroheshin edhe drutė pėr fshatarsinė, pėr ngrohje dhe gatim, kur dihej se çdo familjeje nė dimėr i nevojiteshin mė shumė se 10 m3 dru ...
Pas vitit 1990, unė si tė gjitha familjet nė Mirditė, i dola zot pyllit tim, pyllit qė historikisht ndėr shekuj ka qenė pronė e trungut tim familjar.Nuk lejova njeri tė priste, madje edhe vetė familja ime i blinte drutė e zjarrit pėr nevojat familjare nė tregun privat deri nė vitin 1998, kur nėpėrmjet rrallimeve pylli im mė lejonte tė merrja dru pėr ngrohje dhe mė siguronte bazė ushqimore pėr bagėtinė, si dhe hunj e thupra. Puna ime fillon çdo ditė me pyllin, vazhdova vite me radhė mbrojtjen dhe ndėrhyrjet me rrallime. Kujdesem pėr drurėt e pyllit tim njėsoj si pėr ato qė kam nė bahçen para shtėpisė. Shpesh pres drurėt mė tė shtrembėr dhe tė pazhvilluar mirė pėr t,??u dhėnė mundėsi atyre mė tė mirė tė rriten mė tė shėndetshėm, sepse ata shpejt mund tė bėhen lėndė pėr ndėrtim.
Vitet kalojnė dhe tani ndjehem mjaft krenar pėr çfarė kam arritur. Shumė lisa tani kanė kaluar 15 m lartėsi dhe diametėr mbi 13 cm; mjaft prej drurėve janė me cilėsi tė mirė pėr lėndė ndėrtimi. Toka jonė ėshtė mjaft e pėrshtatshme pėr zhvillimin e lisit. Prandaj, mjafton vetėm ta vėsh nėn mbrojtje nga kullotja, sidomos e dhisė, nė vitet e para, deri sa lisat tė kenė kaluar 5 m lartėsi dhe pastaj me pak kujdes dushku nė anėt tona ta shpėrblen gjithė jetėn. Unė nė kėtė gjendje qė ėshtė pylli im mund tė marredhe lėndė tė hollė, shtylla miniere,dru zjarri, jo vetėm pėr nevojat e mia, po mundet qė edhe tė fitoj, duke shitur nga pjesa qė mė tepron. Sikurse e shikoni edhe nė foto, unė nuk punoj vetėm nė pyll, jo se kam frikė pyllin tim, por dua qė djali im tė marrė njohuri si tė punojė me pyllin, kur duhet tė punojė dhe çfarė duhet tė bėjė nė vazhdimėsi, nė mėnyrė qė t,??i shėrbejnė njėri-tjetrit, im bir pyllit dhe pylli atij.
Tė gjithė banorėt e kanė mirė- pritur kėtė mundėsi, pasi pėrmes pėrvojės tonė synojmė tė krijojmė modelet e zhvillimit tė qėndrueshėm tė burimeve natyrore, por ajo qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, pas mėse 50 vjetėsh, banorėt po rimarrin nė pėrdorim e pronėsi pyjet e etėrve tė tyre. Kjo mėnyrė menaxhimi e burimeve natyrore, ka nė bazė tė saj traditėn tonė qindravjeçare, e cila ka qenė pėrherė e suksesshme, por qė u ndalua me kolektivizimin e gjithçkaje nė sistemin e kaluar. Unė besoj se ringjallja e kėsaj tradite do tė pėrbėjė edhe bazėn pėr zhvillim jo vetėm mė tė mirė tė pyjeve e burimeve natyrore pėr zonėn tonė, po do tė jetė njė e ardhme mė e mirė pėr brezat qė vijnė. Do tė dėshiroja dhe, nė fakt jam i bindur, se shembuj tė tillė ka shumė nė rrethin e Mirditės, po edhe nė mbarė vendin, ku pėrkujdesi i kushtuar ndaj pyllit nga familjet qė e zotėrojnė atė ,?? por qė fatkeqėsisht nuk njihen ligjėrisht ,?? kthehet nė burim tė ardhurash pėr pėrballimin e jetesės, ku siç dihet nė zonat rurale kėto burime janė vėrtet tė pakta.

Federata Diber
Pak komente pėr pronarėt e pyjeve nė Europė

Pronėsia e tokės pyjore nė Evropė ėshtė e shpėrndarė pothuaj ne menyre te barabartė ndermjet pronareve shtetėrore dhe privatė.Pjesėn mė tė madhe te tokes pyjore e kane pronaret privatė, p.sh, nė Finlande 64%, nė Suedi 51%. Nė Evropėn Qendrore, nė Zvicėr ,Gjermani, Austri, nė pjesėn mė tė madhe tė Italisė Veriore, pyjet privatė janė forma mė e rėndėsishme e pronėsisė. Zvicra psh, pyjet mė tė mėdha i ka nė pronėsi tė komunitetit.
Menaxhimi privat i tokės ka forma tė ndryshme nė vende tė ndryshme tė Europės Qėndrore e Lindore si p.sh, pronėsi private, pyje tė kooperativave, pyje tė fermerėve, shoqėri aksionere dhe shoqėri me kapital tė pėrbashkėt. Nė Europėn Perėndimore (Hollandė, Belgjikė, Irlandė dhe nė perėndim tė Francės, vihen re dy rryma zhvillimi;
-Rritja e numrit tė pronarėve tė pyjeve qė dėshirojnė tė menaxhojnė tokat e tyre kryesisht pėr rekreacion.
Pėrveç individėve privatė, pronėsia pėr organizata tė veçanta mjedisore si dhe pėr struktura shoqatash tė organizuara nė Federate, ėshtė njė mėnyrė tipike e administrimit nė rajonet urbane tė Hollandės. ,??Ndėr shekuj pyjet i kanė pėrdorur njerėzit dhe prandaj u takojnė atyre,??, thotė specialisti Peter Herbes, ekspert pyjesh ne Austri. Mė poshtė ai shton: ,??Kjo nuk ka ndodhur rastėsisht nė Austri. Kur shteti nė vitin 1848 nuk u njohu me ligj fshatarėve tė drejtėn e pronėsisė mbi pyjet, kullotat e livadhet, ata bėnė revolucion deri sa arritėn jo vetėm t'u njihet e drejta e pronėsisė, por edhe tė bėhej regjistrimi nė kadastėr,?? (1871). Sot Austria ka 3.96 milion ha pyje ose 47. 5 e teritorit (çdo banor 0.6 ha)
Ligjėrisht njihen tre forma tė pronėsisė: Pyje privatė, pyje tė fermerėve dhe pyje shtetėrorė. Aktualisht vetėm 15% e teritorit tė pyjeve janė nė pronėsi tė shtetit.
Ka vetėm njė Ministri ( PYJE, BUJQESI, UJRA, MJEDIS). Zyra nė nivel rrethi ( 9 rajone , 180 rrethe ) pėrfshihen nė zbatim tė ligjit.
Permendėm vetėm pak nga argumentat pėr reformat dhe nevojen e pėrfshirjes sė njerėzve nė menaxhimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore.
Inxh. Albana Lleshaj
Tė rrisim pėrgjegjėsinė nė mbėshtetje tė zhvillimit tė qėndrueshėm lokal
Nis proçesi i regjistrimit tė pėrdorueseve tradicional
Albana LLESHAJ
N/kryetare e Federatės sė Pyjeve dhe Kullotave Komunale, qarku Lezhė
Nė kuadėr tė projektit ,??Fuqizimi i Qėndrueshėm i Pylltarisė Komunale dhe formulimi i Strategjisė Kombėtare pėr Tokėn,??, Federata Kombėtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale nė bashkėpunim me Federatėn Rajonale tė qarkut Lezhė, organizuan me datė 15 Mars njė takim rajonal nė rrethin e Mirditės. Nė kėtė takim morėn pjesė pėrfaqėsues tė prefekturės, komunave, shėrbimit pyjor, si dhe pėrfaqėsues tė Federatave Rajonale dhe Shoqatave tė Pėrdoruesve tė Pyjeve dhe Kullotave Komunale. Pėr t,??u pėrmendur kėtu ishte pjesėmarrja e pesė Krerėve tė Komunave, si rrallė herė nė takime tė kėtij lloji.
Me qėllim rritjen e kapaciteteve, tė Shoqatave tė Pėrdoruesve tė Pyjeve dhe Kullotave tė qarkut Lezhė pėr menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale, u organizuan nė kėtė qark 10 takime nė nivel fshati. Po ashtu, nė komunėn Kthellė u identifikua dhe mbėshtet njė model ,??Pyll Fermeri,??, si shembull pėr tė ardhmen nė menaxhimin e qėndrueshėm dhe planifikimin e aktiviteteve nė pyjet me pėrdorues tradicional.
Nė takimin rajonal organizatorėt trasmetuan eksperiencėn e fituar gjatė takimeve nė nivel fshati dhe i njohėn pjesėmarrėsit me modelin e pyllit tė fermerit. Tė pranishmit gjithashtu morėn informacion nė lidhje me proçedurat e regjistrimit tė pyjeve dhe kullotave komunale pranė Zyrave Vendore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, si dhe me mėnyrėn e hartimit dhe zbatimit tė Planeve Operacionale nga ana e Njėsive tė Qeverisjes Vendore. Shembuj konkretė tė kėtyre proçedurave u sollėn nga pėrfaqėsuesit e Federatave Rajonale tė Kukėsit dhe Dibrės.
Gjatė diskutimeve me pjesėmarrėsit, u duk qartė interesimi i tyre, kryesisht i pėrfaqėsuesve tė komunave pėr vazhdimin e regjistrimit tė pyjeve dhe kullotave. Nga ana e tyre shqetėsim mbetet mungesa e fondeve pėr pėrgatitjen e dokumentacionit dhe hartave pėr regjistrim. Pėrfaqėsuesit e komunave tashmė janė tė ndėrgjegjėsuar gjithashtu, pėr rėndėsinė e punėsimit tė specialistėve tė pyjeve pranė zyrave tė tyre. Pėr pėrfundimin me sukses tė kėtij proçesi lindin nevoja tė reja pėr mbėshtetje e trajnime tė specialistėve pėrkatės, pajisjen e tyre me instrumenta dhe teknologji tė reja, si dhe sigurimin e fondeve tė nevojshme. Federata Kombėtare e Pyjeve dhe Kullotave po jep ndihmėn e saj konkrete, si nė asistencė teknike, ashtu edhe nė gjetjen e donatorėve tė tjerė nė nivel kombėtar e ndėrkombėtar.
Sipas specialistėve, proçesi i regjistrimit tė pyjeve dhe kullotave pranė ZVRPP nga ana e komunave dhe mė tej identifikimi dhe lidhja e kontratės me pėrdoruesin e fundit ėshtė njė proçes i vėshtirė, por jo i parealizueshėm. Transferimi i pyjeve dhe Kullotave nga Komunat nė pėrdorim/ pronėsi tė komuniteteve lokale ėshtė rruga mė efektive pėr tė siguruar menaxhim mė tė mirė tė pyjeve dhe kullotave. Ky proçes, falė dhe mbėshtetjes sė siguruar nga Koalicioni Ndėrkombėtar i Tokės ėshtė drejt pėrfundimit nė Komunėn Kthellė, nė qarkun e Lezhės si njė ndėr modelet e para nė nivel kombėtar.
Gjithsesi, ky proçes ėshtė nė hapat e para tė tij dhe has nė disa vėshtirėsi pėr shkak tė kufizimeve politike dhe legjislative. Kėtu pėrmendim pozicionin jo tė qartė tė vendimmarrjes nė lidhje me kėtė proçes, mungesėn e tė drejtave tė pėrdoruesve pėr pėrfitime direkte nga pyjet nėpėrmjet shitjes sė produkteve pyjore si dhe barrierat nė sistemin e taksave dhe tarifave.
Takime tė tilla janė tė rėndėsishme pasi sjellin bashkė njė numėr tė madh aktorėsh tė cilėve ju jepet rasti tė diskutojnė dhe shkėmbejnė pėrvoja rreth proçeseve kaq thelbėsore nė sektorin e Pyjeve dhe Kullotave Komunale.
Federata KPKK
Ringjallja e traditės
Gjin Jaku
Perlat i epėrm, Mirditė
Po e nis kėtė shkrim me njė prezantim tė shkurtėr pėr tė gjithė lexuesit e gazetės Kurora e Gjelbėr. Mė quajnė Gjin Jaku dhe jam banor i fshatit Perlat i Epėrm, Komuna Kthellė, e rrethit Mirditė. Jam 70 vjeç dhe kam njė jetė tė tėrė (rreth 55 vjet) qė punoj mė pyllin. Kam punuar nė Ndėrmarrjen e Shfrytėzimit tė Pyjeve para viteve 90 dhe kam vazhduar tė merrem me kėtė punė edhe pas rėnies sė sistemit, por kėtė herė nė njė formė shumė mė ndryshe. Kam punuar me pyllin tim, punė e cila mė ėshtė kthyer nė pasion, por edhe me leverdi nė kuptimin e sigurimit tė tė ardhurave pėr jetesėn e familjes time.
Nė vitin 1990 si kudo tjetėr nė Shqipėri, zabelet tona ishin krejtėsisht tė dėmtuara. Ata ishin shfrytėzuar nė mėnyrė tė vazhdueshme madje edhe mbishfrytėzuar, sepse atje sigurohej e gjithė sasia e nevojshme e druve tė zjarrit pėr furrat e bukės. Asnjeri nuk kujdesej pėr ta, sepse ishin pronė e tė gjithėve dhe e askujt njėkohėsisht (shteterorė). Shėrbimi Pyjor bėnte sikur i mbronte, por ishte e pamundur, sepse aty do tė siguroheshin edhe drutė pėr fshatarsinė, pėr ngrohje dhe gatim, kur dihej se çdo familje nė dimėr i nevojitej mė shumė se 10 m3 dru....
Pas vitit 1990, unė si tė gjitha familjet nė Mirditė i dola zot pyllit tim, pyllit qė historikisht ndėr shekuj ka qėnė pronė e trungut tim familjar. Nuk lejova njeri tė priste, madje edhe vetė familja ime i blinte drutė e zjarrit pėr nevojat familjare nė tregun privat deri nė vitin 1998, kur nėpėrmjet rrallimeve pylli im mė lejonte tė merrja dru pėr ngrohje dhe mė siguronte bazė ushqimore pėr bagėtinė, hunj e thupra.
Puna ime fillon çdo ditė me pyllin, vazhdova pėr vite me radhė mbrojtjen dhe ndėrhyrjet me rrallime. Kujdesem pėr drurėt e pyllit tim njėsoj si pėr ato qė kam nė bahçen para shtėpisė. Shpesh herė pres drurėt mė tė shtrembėr dhe tė pazhvilluar mirė pėr t,??ju dhėnė mundėsi drurėve mė tė mirė tė jenė mė tė shėndetshėm, sepse ata shpejt mund tė bėhen lėndė pėr ndėrtim. Vitet kalojnė dhe tani ndjehem mjaft krenar pėr çfarė kam arritur. Shumė lisa tani kanė kaluar 15 m lartėsi me diameter mbi 13 cm, dhe mjaft prej drurėve janė tė njė cilėsie tė mirė pėr lėndė ndėrtimi.
Toka jonė ėshtė mjaft e pėrshtatshme pėr zhvillimin e lisit, unė mendoj se mjafton vetėm t,??a vėsh nėn mbrojtje nga kullotja, sidomos e dhisė nė vitet e para, deri sa lisat tė kenė kaluar 5 m lartėsi dhe pastaj me pak kujdes dushku nė anėt tona t,??a shpėrblen gjithė jetėn. Unė nė kėtė gjendje qė ėshtė pylli im mund tė marr dhe lėndė tė hollė, shtylla miniere, dru zjarri, jo vetėm pėr nevojat e mia, por mundet qė edhe tė pėrfitoj duke shitur nga pjesa qė mė tepron. Sikurse e shikoni unė nuk punoj i vetėm nė pyll, jo se kam frikė pyllin tim, por dua qė djali im tė marrė njohuri si tė punojė me pyllin, kur duhet tė punoj dhe çfarė duhet tė bėjė nė vazhdimėsi nė mėnyrė qė t,??i shėrbejnė njėri-tjetrit, im bir pyllit dhe anasjelltas.
Tė gjithė banorėt e kanė mirėpritur kėtė mundėsi, pasi pėrmes pėrvojės tonė synojmė tė krijojmė modelet e zhvillimit tė qėndrueshėm tė burimeve natyrore, por ajo qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme ėshtė fakti, qė pas mė shumė se 50 vjetėsh, banorėt po rimarrin nė pėrdorim e pronėsi pyjet e etėrve tė tyre. Kjo mėnyrė e menaxhimit tė burimeve natyrore qė po shpaloset pėrmes pėrvojave nė pyjet e dushkut, ka nė bazė tė saj traditėn tonė qindra vjeçare, e cila ka qenė pėrherė e sukseseshme, por qė u ndalua me kolektivizimin e gjithçkaje 50 vjet mė parė. Unė besoj se ringjallja e kėsaj tradite do tė pėrbėjė edhe bazėn pėr zhvillimin jo vetėm mė tė mirė tė pyjeve dhe burimeve natyrore pėr zonėn tonė, por do tė jetė njė e ardhme mė e mirė pėr brezat qė vijnė.
Do tė dėshiroja dhe nė fakt jam i bindur se shembuj tė tillė ka shumė nė rrethin e Mirditės, por edhe nė mbarė vendin, ku pėrkujdesi i kushtuar ndaj pyllit nga familjet qė e zotėrojnė atė ,?? por qė fatkeqėsisht nuk njihen ligjėrisht ,?? kthehet nė njė burim tė ardhurash pėr pėrballimin e jetesės, ku siç dihet nė zonat rurale kėto burime janė vėrtet tė pakta.
Rexhep Ndreu
Komunikimi
Si komunikojmė ne me njerezit kush kujdeset pėr token dhe mjedisin, por pėr kė ai ėshtė numri 10 nė listat e tyre tė prioriteteve? Si e japim ne mesazhin tonė?
,??Mendoj se Media sociale mund tė jetė ndryshuesi i lojės. Ėshtė vet mesazhi mbi tė cilin medojmė se ne duhet tė punojmė.
,??Artikulli ,??Ringjallja e tokės, themeli pėr ringjalljen e shtetit shqiptar,?? por dhe disa artikuj tė tjerė tė botuar argumentojnė se tė gjitha transformimet sociale dhe ekonomike ,?? tė drejtat civile, demokracia sociale, zhvillimet e derisotme kombėtare ,?? e kanė tė nevojshme njė mesazh tė arritshėm dhe imponues pėr t,??i paraqitur publikut se pajtohet me shqetėsimet e tij.
,??Sot, fokusi ėshtė nė rritjen ekonomike dhe vendeve tė reja tė punės pėr daljen nga kriza. Duhet tė pėrballemi me globalizimin dhe pėrshtatemi me realitetin e ri global (rritjen e popullsisė dhe rritjen e konsumit pėr frymė).
Pėrvojat pozitive nė mbėshtetjen e fermereve, pėr t,??u bėrė mė efikas, pėr tė pėrmirėsuar produktet dhe proçeset e prodhimit, mund tė shėrbejė si njė mėsim pėr shumė rajone tė Shqipėrise.

Federata Kombetare PKKK
Pyjet nėn Ministrinė e Bujqėsisė Kjo ka nevojė pėr njė vendim tė qartė politik. Ky vendim duhet tė bazohet nė adresimin e nevojave tė pylltarisė.Opinioni i pėrgjithshėm ėshtė se pyjet janė mė mirė nėn Ministrinė e Bujqėsisė. kjo lejon njė lidhje mė tė mirė me zhvillimin rural qė ėshtė nėn ministrinė e bujqėsisė. Kjo ėshtė e rėndėsishme meqė pėrqasja evropiane pėr zhvillimin rural pėrfshin edhe pyjet, duke pasur masa pėr to nė kuadėr tė IPARD/EFARD1.
Pylltaria duhet tė ketė nė fokus njerėzit. Realiteti shqiptar tregon nivele tė larta varfėrie dhe papunėsie nė zonat rurale. Pėrveç funksionit mjedisor tė pyjeve, pylltaria ėshtė njė sektor ekonomik dhe duke qenė e lidhur me ministrinė e bujqėsisė e mbėshtet kėtė funksion.Funksioni kontrollues mund tė mbetet nė Ministrinė e Mjedisit si pjesė e Inspektoratit Mjedisor (nė linje me vendimin e qeverisė).
Xhelal Xhuti
Pytjet per pyllin ?
Analiza e pyetjeve per Pyllin?
,?? Nga vjen ai? (pyllezim, rigjenerim natyral, kullote etj.)
,?? Kush eshte ai? (perberjenllojore, moshen, stadin e zhvillimit, cilesine, dendesine,
zhvillimin, rritjen, strukturen, llojet e dimensioneve, shtresat etj. )
,?? Ku po shkon ai? (Ne cfare drejtimi do te zhvillohejp ylli pas asnje nderhyrje zhvillimi natyral.)
,?? Ku dua une qe ai te shkoj? (Cfarelloji pylli nevoitet per te plotesuar nevojat e perdoruesit, nevojat ekologjike e ambientale, te gjitha keto ne menyre te qendrueshme.)
Pa Emër
Separi duhet te shohim ne mvartesi te kujt Ministrie do jene pyjet e Kullotat ?
Eshte propozuar qė pyjet shtetėrore tė menaxhohen nga njė Agjenci. Kjo agjenci do tė kėtė njė njėsi koordinuese nė nivel kombėtar me njė autoritet menaxhues tė decentralizuar nė Agjencitė Rajonale tė Pyjeve Shtetėrore. Agjencia do tė varet gjithnjė e mė shumė nė vetėfinancime. Tė ardhurat e gjeneruara do tė pėrdoren pėr riinvestime nga agjencia. Ky opsion lejon pėr zhvillime tė tjera nė tė ardhmen drejt vetėfinancimit tė plote, koncesionit apo modelit tė ndėrmarrjes/korporatės. Numri dhe madhėsia e Agjencive Rajonale tė Pyjeve Shtetėrore do tė varet nga sipėrfaqja e pyjeve shtetėrore dhe cilėsia e pyjeve qė ato kane. Zyrat lokale tė Agjencisė Rajonale tė vendosen nė zonat pyjore, nė shėrbim dhe pranė pyjeve.??
Federata Gjirokaster
Sfidate per te ardhmen:
Paraqitja e dokumentacionit per regjistrim ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Palujteshme dhe marja e certifikates se pronesise.
Identifikimi i perdoruesve, vazhdimi I procesit te decentralizimit nepermjet pregatitjes se dokumentacionit te nevojshme per dhenjen ne perdorim te pasurise pyjore e kullusore. Dhenia e certifikates se pronesise per PERDORUESIT E PYJEVE.Menaxhimi i plote i pyjeve e kullotave komunale prej NjQV, dhe SHPPKK.
Kleanthi Mandi 25 Korrik 2013
Malvina Shehi Gr spec
Sistemi ,??Pyje tė fermerit,??
Pėr tė ardhur te ky sistem lypset te jemi mė ambiciozė. Do tė duhet tė bėjmė me tepėr rrallime, pėr shume vite. Fillimisht, duke reduktuar numrin e drurėve e pastaj tė fokusohemi nė rrallimin selektiv (caktimi i drurėve tė sė ardhmes, duke synuar tek pylli shumėfunksionesh). Ky sistem ėshtė me shumėllojshmėri moshash, drurėsh ,?? e bimėsh. Numri i drurėve tė mėdhenj ėshtė mė i ulet (por jep lėndė mė cilėsore, pasi katet e poshtėm janė krasitur); veçse, duke pėrfshirė katin e poshtėm dhe te mesėm numri total i drurėve ėshtė i larte. Ai ofron mundėsi shumė tė mira pėr njė sistem shfrytėzimi te vazhdueshėm. Ofron shkalle te ndryshme produktiviteti, duke plotėsuar te gjitha nevojat e njerėzve. Meqė pylli ka biodiversitet te lartė, ka mė shumė shanse edhe pėr drurėt frutorė pyjorė e bimėt mjekėsore dhe ushqim pėr bagėtinė. Nėse zbatohet mirė ky sistem krijohet njė mbulese pyjesh e vazhdueshme, qė çon nė qėndrueshmėri tė lartė.
Po, a duhet qė tė gjitha pyjet e dushkut ose cungishtet e ahut tė pėrdoren nė sistemin e pyjeve tė fermerit? Pėrgjigjen duhet ta japin vetė fermerėt dhe specialistet, sepse ndoshta dhe pėr sistemet e tjera (pyje prodhues vetėm pėr dru zjarri) duhet te ketė njė vend nė menaxhim. Pra, sipas kushteve, mund tė pėrdorim sisteme te ndryshme, bazuar nė nevojat tona.
Nė fakt, a po punojmė ne pėr te siguruar pėrdorim e menaxhim tė qėndrueshėm tė pyjeve?

Pylli i fermerit, punėsim dhe prodhim? Ka mė se tre vjet qe diskutohet nė te gjitha nivelet se tani ėshtė koha tė mendojmė e pėrgatitemi pėr pėrdorim e menaxhim te qėndrueshėm tė pyjeve tona. Natyrisht, ėshtė folur e diskutuar shume pėr mėnyrėn si hartohen planet e menaxhimit; a pėrfshijnė ato njerėzit nė diskutime e vendime; a bėhen plane qė tė ndikojnė nė krijimin dhe zhvillimin e pyjeve te fermerėve? Nė pėrgjithėsi shumė nga kėto plane kanė pėrcaktuar strategji tė mira se si duhet te punohet me pyjet e moshave tė ndryshme, jo vetėm pėr t,??i kthyer nė trungishte, por dhe pėrdorimin me kujdes pėr shumefunsionalitetin e tyre. Pra, kemi konsulentė qe planin e kanė shkruar bukur dhe mendimi i eksperteve te ndryshėm ėshtė konkret pėr menaxhimin e pyjeve te fermerėve. Po, a ka mundėsi njė shoqatė ose komunė ta zbatoje planin kur jo vetėm ato akoma s,??kanė ekspertė nė stafet e tyre, por edhe DSHP nuk ofrojnė njė shėrbim tė tillė, qė kėto plane tė pėrditėsohen e zbatohen nė kushtet e çdo komune e shoqate!?

Punėsim dhe shėrbim nė pyje. Duke pare kėtė gjendje mendojmė se ka ardhur koha qe ky proces tė drejtohet nga Shėrbimi Pyjor. Mjafton tė pėrmendim 5000 ha pyje dushku e ahu 10- 15 vjeçare nė Librazhd, 1500 ha pyje ahu nė masivin Deshat-Maqellare, mbi 35000 ha dushk nė Mirditės e po kaq nė qarkun e Kukėsit, mbi 20000 ha pyje te reja nga Tirana deri nė Durrės, pa pėrmendur sipėrfaqe tė tėra qė ndodhen nė gjithė vendin me pyje te reja dushku e shkurre. qė kane nevojė urgjente pėr t,??u trajtuar me shėrbime. Nė kėto masive munde tė prodhohen qindra e mijėra m3 dru zjarri pėr treg, pėr fermerėt, por dhe hunj e thupra pėr nevojat e bujqėsisė, pemėtarisė e deri pėr artizanatin qė punon me lėndė druri, etj.

Masat qė propozohen pėr menaxhim

Ekspertėt nė planet e menaxhimit kanė parashikuar harmonizimin sa mė tė mirė tė masave silvikulturore me metodat e menaxhimit dhe nevojat e pėrdoruesve, duke synuar krijimin e pyjeve shumėstrukturorė, shumėmoshore, shumėllojesh dhe shumėfunksionaesh. Pas kėsaj lypset qė vetė fshatrat qė kanė mundėsi shfrytėzimi pėr dru zjarri, tė respektojnė radhėn e shfrytėzimit, por dhe sasinė vjetore qė nevojitet. Komuna, nėpėrmjet SHPPK, tė bėjė edhe furnizimin me dru zjarri tė fshatrave qė nuk kanė mundėsi prodhimi dru zjarri dhe, njėherėsh, tė frenohet nga vetė komuniteti e DSHP, prodhimi i druve tė zjarrit nga fshatrat e komunave fqinje.

Cungishtet. Pėrgjithėsisht cungishtet janė te pėrbėra me pėrzierje te theksuar tė llojeve drunore, si bunga, e shumė lloje te tjera. Edhe nė kėta grumbuj janė marre te dhėnat pėr llojin kryesor, numrin e drurėve, lartėsinė, diametrin e te dhėna te tjera dendrometrike dhe del se volumi mesatar aktual ėshtė 40-60 m3/ha. Nė fakt rritja vjetore ėshtė e pėrcaktuar pėr çdo komune dhe, ne baze te planeve, shkon deri 7000 m3 nė komuna me sipėrfaqe deri 3000 ha. Kjo nuk ėshtė e gjitha e pėrdorshme dhe komunės i rekomandohet te ndjeke njė metode konservuese, duke realizuar kryesisht mirėmbajtje e shtim te biomasės, duke pėrftuar material nga pastrimi cungjeve apo heqja e drurėve te dėmtuar e duke u shėrbyer drerėve tė sė ardhmes.
Ne kuadėr tė kėtij aksioni parashikojmė vetėm ndėrhyrje silvikulturore pėr pėrmirėsimin e gjendjes se grumbujve. Kryesisht material drusor pėr te siguruar nevojat e banoreve te komunės do te jene rrallimet, pastrimet, prerjet sanitare, si dhe nxitja e ripėrtėritjes dhe e pėrmirėsimit te gjendjes aktuale te pyjeve. Po ashtu, krasitjet krahas sigurimit te nevojave pėr gjeth do te shėrbejnė edhe pėr sigurimin e nevojave pėr ngrohje. Do tė bashkėpunojė mė mirė pylltari komunal me banorėt dhe do t,??i instruktojė pėr mėnyrėn me efektive te prodhimit te druve te zjarrit, duke ruajtur vazhdueshmėrinė e prodhimit. Pėrdoruesit do tė njohin metodat mė efektive tė grumbullimit e tregtimit tė prodhimeve te dyta pyjore dhe do tė merren masa organizative pėr shfrytėzim me racional te resurseve pyjore e kullosore nė komunė.

Drutė e zjarrit. Prodhimi pyjor kryesor janė drutė e zjarrit, nga vete fshataret e komunės, por qe duhet te realizohet i kontrolluar dhe te prodhohet ne ato parcela e afate te pėrcaktuara ne planet e menaxhimit. Lypset qė vete fshataret te vendosin rregull dhe te zbatojnė drejtimet qe pėrcaktohen. Po ashtu lypsen plane tė detajuara silvikulturore, bazuar nė tė dhėnat e inventarit, me qellim mirėmbajtjen dhe pėrmirėsimin e resurseve brenda kufijve te lejueshėm te prerjes, duke marre ne konsiderate edhe ndikimet mbi resurset e tjera.

Ndikimi nė mjedis. Modelet teknike te propozuara ne kuadrin e kėtij aksioni synojnė te ndalin degradimin e mėtejshėm te mjedisit dhe te fillojė pėrdorimi i qėndrueshėm i pyjeve e kullotave nė çdo komune. Kėto masa do t,??i shėrbejnė drejtpėrdrejt biodivesitetit. Si tė veçanta mund te themi se janė: marrja e masave pėr pėrmirėsimin e gjendjes se drurėve ,??Monument natyre,??, qe gjenden pothuaj ne çdo fshat e shėrbejnė si vendtakimi e tubimesh popullore apo dhe ne vende te shenjta, vakėfe, varreza, etj. Pėr bimėt mjekėsore kėrkohet njė pune me e madhe ndergjegjesuese e kualifikuese, qė tė zbatohen rregulla nė mbledhje e grumbullim dhe, pse jo edhe nė kultivimin e tyre. Pėr kėtė, do tė merren masa pėr organizimin e grumbullimit nga vetė shoqatat. Ndėrsa pėr sa i takon ekoturizmit dhe vlerave qe ka biodivesiteti, duhet te punohet se pari pėr njohjen e kėtyre vlerave dhe popullarizimin e tyre. Shoqata qe do te organizoje zbatimin e kėtij plani, se bashku me pushtetin vendor dhe me specialistet e natyrės, duhet t,??u japin pėrparėsi formave qe çojnė jo vetėm ne njohjen e biodiversitetit, por edhe ne shfrytėzimin e tij. Pėr kėtė, mund te pėrgatiten fletėpalosje, tryeza te rrumbullakėta, konferenca dhe diskutime ne mediat televizive, etj.

Aksioni ...
Nė Shqipėri çdo punonjės i Shėrbimit Pyjor ka ne patronazh njė sipėrfaqe prej 2000 deri 5000 ha pyje, qė do te thotė 1-2 komuna. Ky Shėrbim, lypset tė drejtojė teknikisht dhe tė pėrfshije komunėn, shoqatėn dhe komunitetin pėr tė siguruar te gjitha elementet e njė menaxhimi te qėndrueshėm tė pyjeve e kullotave, ashtu siç e kėrkon koha, pasi kėshtu:
,?? Eliminohet pėrdorimi spontan i pyjeve shtetėrorė e kolektivė.
,?? Eliminohen ndėrhyrjet e gabuara nė prerje e kullotje.
,?? Punėsohen njerėzit dhe sigurohen tė ardhura nga shitja.
,?? Krijohen mundėsi pėr riinvestime.
,?? Pėrmirėsohen te gjitha pjesėt e pyjeve me shėrbime, si dhe gjendja e biodiversitetit.
,?? Vendosen rregulla qe gradualisht fillojnė tė zbatohen nga gjithė pėrdoruesit.
Nėse do tė kryhen tė gjitha kėto, sigurisht drejtuar nga ekspertė tė Ministrisė, do tė arrihet tė luftohet informaliteti dhe do tė vendosen shėrbimet nė rolin e vet. Kjo del qartė po tė sjellim nė kujtesė se pėr 100 mijė ha pyje dushku ose ahu punėsohen 10 000 fermerė dhe, pėrveç shėrbimit pėr pyllin, sigurohen edhe 200-300 mije m3 dru zjarri, qė me tregun e sotėm do tė thotė rreth 600 milionė lekė. Kėshtu shlyhen shpenzimet pėr tė punėsuarit dhe krijohen tė ardhura pėr riinvestime.
Pėrfundimisht, mund tė themi se nisja dhe pėrfundimi me sukses i kėtij aksioni, sigurisht nėn drejtimin e dikasterit pėrkatės dhe nė bashkėpunim me pushtetin vendor, do tė arrihet qė sė bashku me pyjet do tė transferohet edhe shėrbimi i specializuar ndaj tyre. Kjo ėshtė rruga pėr ta bėrė pyllin mall nė shėrbim tė gjithė shqiptareve, do ta kthejė pyllin e kullotėn nė arkė tė fuqishme kursimi dhe kjo mund tė arrihet me pak investime, por me mė shumė pėrkushtim pėr t,??i shėrbyer pyllit dhe, nėpėrmjet tij, fermerėve e gjithė banorėve.
Fed..
Mbėshtetjen e agropylltarisė, mbjellje anės kanaleve e rrugėve nė ultesirėn nga Shkodra nė Vlorė
Agropylltaria ėshtė burimi kyç pėr komunitetet lokale. Ajo kontribon pėr plotėsim tė nevojave shumė tė mėdha tė tyre pėr dru zjarri, bazė ushqimore pėr bagėtinė, dhe pėrdorime tė tjera tė ndryshme, duke ndikuar nė mbrojtjen e Pyjeve tė lartė.
Fushė Kruja ėshtė njė model se si mund tė shtohet biomasa nė hapėsirat bujqėsore, duke pasuruar biodversitetin, pėrmiresuar regjimin hidrik tė tokės dhe shtuar biomasėn. Kjo skemė mund tė projektohet pėr tė gjithė ultesirėn perėndimore dhe fermerėt tė aplikojnė me projekte tė thjeshta pėr pyllėzim, pa prishur dimensionet normale tė parcelave bujqėsore. Kjo do tė çonte nė shtim tė menjėhershėm tė biomasės me rritje tė shpejtė e cikėl tė ulėt pėr prodhim energjie. Kjo do mundėsonte rigjenerim tė maleve dhe pakėsim relativ tė presionit mbi ta.

,?? Destinimin e pyjeve tė ulta dhe shkurreve nė sisteme pėr prodhimin e materialeve tė imta si druri dhe biomasa pėr ngrohje e bioenergji
Tė gjitha pyjet e ulta dhe formacionet e shkurreve mesdhetare nė Shqipėrinė e mesme, kanė mbi 50 vjet qė shfrytėzohen nė mėnyrė spontane jashtė sistemeve tė menaxhimit tė organizuar. Kjo ka çuar nė degradim tė vazhdueshėm tė tyre. Ata kanė potencial tė jashtėzakonshėm prodhues, nėse kjo e drejtė i delegohet fermerit. Kjo mundėson pėrmiresim tė shpejtė tė tyre, shtim tė vlerave tė biodiversitetit dhe fiksimit tė karbonit si dhe prodhim tė lartė tė drurit pėr ngrohje e punėsim tė fermerit.
Sokol Zagorcani
Te lumte dora Haki
Pranvera Mulleti
E meriton Haki !Te lumte!
Shoqata K Dodes
Zonat e mbrojtura (Tradita dhe Itifaku)
Kala e Dodes.
Pergjithesisht pyjet ne komunene e kalase se Dodes jane te mbrojtura.veçanerisht Pylli ,??Vakuf,?? ne Kullas, Meshtekna ne Ploshtan, Pylli i Tejsit, Livadhi i Gjate, Pishat ,??Mbi Ceren,?? jane ,??zona te mbrojtura strikt,?? nga komuniteti. Duhet permendur fakti se te gjitha fshatrat e Kalase Dodes paguajn rojtar pyjesh prej ne vitin 1990....
Kullotat
Kullota ne komunen e Kalase se Dodes zene nje siperfaqe prej 6273 hektare ose 68.34 % te siperfaqes totale. Nga keto 4890 hektare jane kullota te dhena per perdorim komunal dhe 1383 hektare jane kullota qe administrohen nga shteti.
Kullotat shtrihen mbi formacione gelqerore ne lartesite e maleve te Korabit.Tokat jane te tipit livadhuore malore,me permbajtje te larte humusi, te pasura dhe te fresketa.
Jane kullota verore te cilat perdoren per kullotjen e bagetive te imeta kryesisht dele dhe ngastra te veçanta perdoren per kositje.
Perdoruesit e kullotave
Siperfaqet e kullotave natyrore te Korabit ne te gjitha periudhat jane perdorur ne menyre kolektive apo te perbashket.Perveç kullotave te dhena ne perdorim, te cilat organizohen ne periudhen e pranveres me tufa mbi baze lagje,fisi dhe fshati ka edhe disa ngastra qe jane kullota shteterore. Kullota perdoren nga banoret per kullotjen e blegtorise se imet (dele), te cilat ngjiten ne pranvere ne muajt maj qershor dhe prfundojne ciklin e kullotjes me pushimin e vegjetacionit ne muajt fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit.Kullotat shfrytezohen edhe per kositje bari per ploteimin e disa rezervave natyrore per periudhen e dimrit kryesisht lope e viça.
Ndarja dhe perdorimi i kullotave eshte momenti me i rendesishem per banoret e Kalase se Dodes.Burimi kryesor i sigurimit te te ardhurave jane nga blegtoria dhe kullotat perbejne nje baze shume te rendesishme. Ndarja dhe marreveshjet e lidhur mes banoreve,fiseve dhe fshatrave eshte e konsoliduar nder vite dhe ne perdorimin e tyre nuk ka mosmarreveshje aq me teper konflikte.
Kurora Gjelbert
I dashur Rexhep,

E mora numrin e fundit te " Kurores se gjelber" dhe te falenderoj. Kjo gazete , e bukur,e qendisur nga "usta" Veli Hoxha, eshte nje dhurate e cmuar per mua, pasi me sjell ketu ne Bostonin e larget nje "copez" Shqiperie. Duke lexuar shkrimet e saj , me duket sikur bejnje udhetim neper pyje, ne Shqiperi e Kosove. Ne faqet e saj, une"takoj"inxhinieret dhe teknikete pyjeve ne Shqiperi e Kosove, nje pjese te te cileve i kam miq. Ju uroj per takimin nderkombetar qe kini bere per pyjet. Kjo eshte merite e juaja dhe kolegeve tuaj, pasi veprimtari te tilla, duan shume pune. E lexova me kenaqesi edhe shkrimin e Enver Isufit per takimin qe ka zhvilluar ne Kosove, Shoqata e Gazetarve Shqiptere te Bujqesise, per dhenien e cmimit "Vasfi Samimi", inxhinierit te talentuar, Haki Kola. M'u duk sikur edhe une isha aty.

Ju uroj shendet e gjithe te mirat.
Me shume respekt
Fuat Memeli
Boston
Albora Kacani Eksperte Pyjesh
Nga Albora Kacani

Proçesi i reformave dhe decentralizimit tė pėrgjegjėsive dhe kompetencave nė vendin tonė, tashmė ėshtė i njohur edhe pse jo i plotė. Ky proçes u shoqėrua me mangėsi tė theksuara nė transferimin e burimeve financiare dhe atyre njerėzore. Pavarėsisht kėtyre proçesi vazhdon dhe pėrballet me disa sfida, tė cilat duhet tė ballafaqohen dhe adresohen sa mė shpejt tė jetė e mundur tek aktorėt lokal.
Sfida e parė qė do doja tė pėrmendja ėshtė mėnyra e komunikimit qė egziston sot nėpėrmjet tė ashtėquajturve specialist dhe dashamirės tė pyjeve dhe mjedisit. Nė fakt kjo ishte edhe shtysa kryesore e kėtij shkrimi. Shpesh dėgjojmė tė flitet pėr ,??zėrin e specialistėve,?? por ndihet mungesa e frymės sė bashkėpunimit mes tyre dhe dhėnies sė kontributit tė pėrbashkėt nė pėrmirėsimin e gjendjes nė tė cilėn jemi. Madje ka dhe nga ata qė jetojnė nė zona urbane dhe e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė atė çka ndodh nė tė vėrtetė nė zonat rurale. A duhet tė gjithė bashkė tė kemi njė vizion tė qartė se cila do ishte rruga mė e mirė qė do tė na çonte nė zhvillimin e qėndrueshėm tė burimeve tona? Si ne specialist tė fushės duhet ti pėrcjellim mesazhet nė mėnyrėn e duhur? Nė debatet mes kolegėsh kam vėrejtur edhe paragjykime mes brezave, nė vend qė tė bėhet njė kombinim njohurish e ndarje eksperiencash. Por ajo çka ėshtė pėr tė ardhur keq ėshtė qė disa prej tyre e kanė kthyer çėshtjen e pyjeve dhe mjedisit nė çėshtje politike dhe e lidhin atė me interesa te castit. Unė do rekomandoja njė inkurajim tė dialogut e bashkėpunimit mes palėve tė interesit, dialog i cili sot ėshtė pak i pranishėm. Gjithashtu do sugjeroja gjetjen e mėnyrave tė komunikimi dhe nxitje dialogu mes niveleve tė ndryshme tė qeverisjes, pėr tė pėrcjellė shqetėsimet, dhe zgjidhjet e mundshme.
Fed.kombetare
Pėrfundime (Sipas progres raportit 2011 Mjedisi)

Nė tėrėsi, ka pasur pėrparim tė pakėt nė zhvillimet legjislative dhe harmonizimin e legjislacionit mjedisor me acquis. Zbatimi dhe sundimi i ligjit duhet tė pėrmirėsohet nė tė gjithė sektorėt. Nė lidhje me ndryshimet klimatike, harmonizimi nuk ka pėrparuar dhe duhen pėrpjekje tė mėtejshme pėr tė forcuar kapacitetet administrative. Mungesa e ndėrgjegjėsimit publik dhe moskonsultimi i duhur i nismave legjislative pengojnė transparencėn dhe sundimin e ligjit. Bashkėpunimi ndėrinstitucional pėr mbrojtjen e mjedisit dhe çėshtjet e ndryshimeve klimatike mbetet i dobėt. Integrimi i aspekteve mjedisore nė tė gjithė sektorėt e tjerė, duke pėrfshirė njė procėsi vlerėsimi tė shėndoshė mjedisor nė nivel strategjik dhe nivel projekti, mbetet i dobėt. Pėrgatitjet nė fushėn e mjedisit janė akoma nė njė fazė tė hershme, ndėrsa pėrgatitjet nė fushėn e ndryshimeve klimatike janė nė fazė shumė tė hershme.

Pėrfundim sipas raport progresit 2012 Mjedisi (Kapitulli 27)

Ndėrkohė qė janė bėrė disa pėrparime nė harmonizimin me acquis nė fushėn e mjedisit, ėshtė bėrė shumė pak pėrparim nė fushėn e ndryshimit tė klimės. Duhen bėrė pėrpjekje urgjente pėr tė harmonizuar, zbatuar dhe respektuar legjislacionin. Ndėrgjegjėsimi publik dhe konsultimi pėr nisma legjislative ose investime publike mbeten tė dobėta. Ka nevojė pėr angazhim politik mė tė madh dhe veprim tė koordinuar nė kėto sektorė. Duhen bėrė investime tė mėdha ndėrkohė qė fondet e dhėna aktualisht mbeten tė kufizuara. Mjedisi duhet tė integrohet mė shumė nė fushat e tjera tė politikave si energjetika ose transporti. Pėr sa i pėrket ndryshimit tė klimės, duhen bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr rritjen e ndėrgjegjėsimit, vendosja e njė qėndrimi mė strategjik pėr vendin, harmonizimi dhe zbatimi i acquis-sė, si dhe rritja e kapaciteteve administrative dhe bashkėpunimi ndėrinstitucional. Pėrgatitjet nė fushėn e mjedisit janė ende nė njė fazė tė hershme, ndėrsa pėrgatitjet nė fushėn e ndryshimit tė klimės mbeten nė njė fazė shumė tė hershme.
R.Ndreu
Privatizimi...
Shembulli qe dhane perdoruesit tradicionale ka 20 vjet per faktin se mbrojne pyjet kane nje rritje 3-4 her me te madhe se pyjet kolektive, nuk ka raste te renjes se zjarreve, jane nje argument per te bindur struktura shtetrore per avantazhet e privatizimit.
Kjo eshte arsye pse ne po kerkojme te permiresohet baza ligjore, te behet nje ligj me pjesmarrje te gjere dhe ne perputhje me standartet e BE. Se pari ligji i ri duhet te njohe pronare te gjithe fermeret tradicionale qe njeh fshati. Se dyti duhet vendoset dhe ne ligj qe, pronaret dhe pėrdoruesit duhet tė kenė tė drejtėn tė shesin produktet pyjore pėr nevojat e tyre apo pėr zbutjen e varfėrisė. Ligji gjithashtu duhet tė sigurojė njė pėrcaktim mė tė qartė tė tė drejtave dhe pėrgjegjėsive tė gjithė aktorėve pėrkatės nė lidhje mė tre format e pronėsisė sė pyjeve dhe kullotave: shtetėrore, komunale dhe private. Keto ndryshime mendojme se jane nje baze e mire per te dhene ndikim direkt jo vetem ne uljen e informalitetet, por permiresojne dhe japin ndikim direkt ne mjedisin ne pergjithesi, per ujin dhe luften kunder erozionit.
Pra shume aktore dhe procese duhet te rriten ne vazhdimesi, per te rritur dhe me tej ndikimin ne permiresimin e kuadrit institucionale per te rritur dhe pėrfituar me shume pėrdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunale dhe tokes per banoret e varfer te zonave malore te Shqiperise.
Rexhep Ndreu Tirane 16 Janar 2012
Fed. Kombetare 2013
Privatizimi dhe avatazhet e tij
Pronėsia private mbi tokėn bujqėsore, pemėt frutore, ullishtat, pyjet, kullotat dhe livadhet ka qenė njohur nė Shqipėri qė nė fillim tė viteve 1900. Gjithashtu ka ekzistuar prona e pėrbashkėt e fshatit apo fisit. Ka pasur ligje dhe zakone tė rrepta pėr ruajtjen e pronės, tė cilat zbatoheshin nga shoqėria e atėhershme si njė ligj i pashkruar. Nė veçanti, ,??Kanuni i maleve,?? dhe ,??Ligja e pyjeve dhe kullosave,?? e vitit 1923, pėrmbanin dėnime tė rėnda pėr shkeljen e ligjeve tė pronėsisė.
Gjatė periudhės sė tranzicionit, objektivi kryesor i politikės pyjore pėrsa i pėrket zhvillimit tė pylltarisė private ka qenė rikthimi i pyjeve private sipas pronėsisė nė vitin 1945.
Njohja e pronėsisė dhe rikthimi i pronave tė marra gjatė viteve 1945-1990 ėshtė pėrcaktuar edhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, miratuar nė 21 Tetor 1998 (nenet 41 dhe 181).
Neni 181 pėrcakton objektivin e parlamentit pėr tė amenduar dhe plotėsuar brenda 2-3 vjetėve kuadrin ligjor lidhur me çėshtjet e zėnies apo konfiskimit tė tokave, tė bėra para miratimit tė Kushtetutės. Strategjitė e DPPK pėr Zhvillimin e Sektorit tė Pyjeve dhe Kullotave nė Shqipėri (1999-2004) e kanė pranuar ,??Njohjen e tė drejtave tė pronėsisė private dhe privatizimin e pronės publike,??(faqe 45).
Pėrmendėm kėtė pėrshkrim tė shkurtėr historik pėr tė dalė nė konkluzionin se ekziton mundėsia sipas kushtetutės pėr privatizimin e pronės publike.
Sipas tė dhėnave tė publikuara nga komunat Pilot ne Malzi, Bujan (Qarku Kukės),Melan, Maqellarė, Zerqan, Ulėz (Dibėr), Blerim (Pukė), Kurvelesh, (Tepelenė) Markat (Sarandė), Komunat Grekan, Tregan, Papėr (Qarku Elbasan) rezulton se: mbi 30 % e banorėve njihen
pronarė tradicional te pyjeve dhe kullotave dhe fshati i njeh dhe i ka konfirmuar tė tillė.

Kjo ėshtė bėrė e njohur dhe nė shumė plane menaxhimi nga Projekti i parė i Bankės Botrore pėr mė shumė se 130 Komuna, planet e APFDP dhe PZHBN, ne 240 plane mbarėshtrimi.
Kjo ėshtė njė bazė e mirė pėr tė argumentuar pėr Qeverinė se bazuar mbi traditėn dhe Kushtetutėn privatizimi ėshtė i mundur dhe mbi kėtė bazė nė ligjin e ri tė Pyjeve qė po bėjmė, tė vendosen pronėsia private dhe njohja me ligj e pronarėve tradicional qė njeh fshati.

Eksperienca tregon se menaxhimi i pyjeve nga banorėt lokalė ėshtė i suksesshėm pėr disa arsye:
,?? Arsye ekonomike ,?? shpenzimet pėr qeverisjen nga fshati janė mė tė vogla se ato tė shtetit dhe mundėsitė pėr mbrojtje janė mė tė mėdha sepse fshatarėt janė tė interesuar ti mbrojnė ato.
,?? Arsye sociale ,?? fshatarėt kanė qenė tradicionalisht zotėrues tė pyjeve pranė fshatrave qė tashmė u janė transferuar formalisht nė pėrdorim/pronėsi, ndėrkohė qė gjatė periudhės sė ekonomisė sė centralizuar, shpesh kėto pyje priteshin pėr shtylla miniere apo pėr furrat e bukės sė kooperativave bujqėsore pa i pyetur ata.
,?? Arsye mjedisore ,?? kur fshatarėt janė tė bindur se pylli u pėrket atyre dhe kjo ėshtė e ligjeruar edhe me dokumente, ata bėhen mė tė ndjeshėm pėr mbrojtjen e pyjeve dhe burimeve tė tjera natyrore, duke pasur edhe pėrfitime direkt.
Vetėm nė pyjet e fermerėve qe njihen tradicionalisht pėrdoruesit nė 10 vitet e fundit ska asnjė zjarr, ska demtime, prerje rrah dhe nuk ka erozion.
Nė njė hark kohor prej mė shumė se 10 vjet rreth 200 mijė ha pyje dushku krejtėsisht tė degraduara nėrajonet Librazhd, Lugina e Drinit, Shkodėr, Malsi e Madhe, Kukės, Has, Tropojė, Lugina e Matit, Burrel, Bulqizė, Dibėr etj, si pasojė e kujdesimeve nga pronarėt tradicional dhe me mbėshtetjen e Shoqatave dhe Federatave pyjet kanė arritur tė sigurojnė njė rritje vjetore 2-3 herė mė tė madhe se pyjet shtetėrore ose kolektive. Kjo ėshtė e dokumentuar me rreth 200 siperfaqe provė tė pėrhershme tė cilat monitorohen çdo dy vjet dhe ėshtė njė mėsim pėr fermerin dhe pylltarėt nė terren.( I ftoj tė gjithė ti shikojmė nė terren).
Duhet theksuar gjithashtu se popullsia rurale pėrbėn rreth 43% tė popullsisė sė pėrgjithshme dhe
71% e popullsisė rurale ėshtė e punėsuar nė aktivitete bujqėsore, pėrfshirė pyjet.
Sipas nesh duhet tė vazhdoje proçesi i transferimit, nė bazė tė Ligjit nr. 8743 datė 22.2.2001, dhe tė dergohen nė çdo Njėsi tė Qeverisjes Vendore inventari i pronave, me dokumentacionin pėrkatės, si kadastrėn me gjendjen ekzistuese dhe hartėn e pyjeve dhe kullotave tė dixhitalizuara dhe vektoriale.
Ministria tė bėjė rregjistrimin e tė gjitha pronave, pyje e kullota nė zyrat e rregjistrimit PP, duke bėrė analizėn e nevojave dhe mundėsive dhe tė behet transferimi i pyjeve dhe kullotave sipas pėrcaktimeve nga Kėshilli i Ministrave me Vendim pėr çdo Njėsi tė Qeverisjes Vendore. Gjithashtu dua tė citoj Ligjin Nr.8744 ku sipas tij :
Ligji Nr.8744, datė 22.2.2001
Neni 16:
Pėrgjegjėsia financiare mbi pronat qė transferohen
1. Nė rast se Kėshilli i Ministrave do tė vendosė njė kusht, qė i shkakton njėsive tė qeverisjes vendore kosto pėr mirėmbajtjen ose pėr pėrmirėsimin e pronės, ai do t'u sigurojė njėsive tė qeverisjes vendore fonde financiare pėr pėrballimin e kėtyre shpenzimeve.
2. Sa herė qė Kėshilli i Ministrave u jep tė drejta pėrdorimi mbi njė pronė njėsive tė qeverisjes vendore, ai do t'u sigurojė atyre mjete tė nevojshme pėr shfrytėzim dhe mirėmbajtjen e kėsaj prone.


3. Kushtet e pėrdorimit shoqėrohen me detyrimet pėrkatėse financiare tė njėsive tė qeverisjes
vendore dhe asaj qendrore pėr mirėmbajtjen dhe pėrmirėsimin e pronės.

Pra nė bazė tė kėtij ligji kur bėhet transferimi i pronave, shoqėrohen me detyrimet pėrkatėse financiare tė njėsive tė qeverisjes vendore dhe asaj qendrore pėr mirėmbajtjen dhe pėrmirėsimin e pronės, gje e cila nuk ėshtė bėrė deri sot edhe pse ėshtė kėrkuar nga Njėsitė e
Qeverisjes Vendore.

Mehmet Metaj
PYJET DHE ,??REFORMA,?? SHKATĖRRIMTARE E SHĖRBIMIT PYJOR !

Vetėm krijimi i Axhensisė Kombėtare tė Pyjeve dhe Kullotave i shpėton pyjet !

Nga: Mehmet Metaj*

Pyjet mbeten objekt i vandalizmave ndėrsa Shėrbimi Pyjor nga njė ,??oaz i harruar,?? apo sektor i abnadonuar ėshtė bėrė prej vitesh streh ku livadhisin tyrli matrapazi, agronomi apo zotekniku, dhe se fundi edhe tė oficerėve dhe tė pashkollėve ,??biznesmenė,??. Me ,??kalimin,?? dhe ,??lėnien,?? ende,?? tė pyjeve dhe kullotave nėn Ministrinė e Mjedisit u bė dhe shkrirja arbitrare e Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė Pyjeve dhe Kullotave (DPPK) ne vitin 2005, dhe nė vend qė tė krijohej njėstrukturė e re ato iu atashuan kėsajė Ministrie qė punon nė konflikt tė hapur interesi duke menaxhuar burime natyore dhe njėherazi (gjoja) duke kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e kuadrit ligjor. Shėrbimi Pyjor Shqiptar ėshtė pothuajse i vetmi qė trashėgon struktura organizimi tė vjetra dhe aspak efiçiente si pėr mbrojtjen dhe pėr mbarėshtimin e kontrolluar tė pyjeve pa synuar atė tė qėndrueshėm qė kemi filluar ta pėrmendim vend e pavend.
Dhe pėr çudi nė reformėn dhe ristrukturimin e Shėrbimit Pyjor qė sapo ka ,??realizuar,?? Ministria e Mjedisit, nuk do tė kujtohej tė konsultohej dhe tė merrej nė konsideratė kjo Platformė dhe modalitetet e aplikimit tė saj, tė propozuar nga FAO dhe BB-re por duke e marrė ate dhe lėnė nė dorė tė njė projekti-fantazmė mafiozėsh tė padukshėm SELEA (duke injoruar punėn dhe konsulencėn e rreth 150 ekspertėve tė huaj dhe vendas, 1995-2005), pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare, FAO, dhe BB-re dhe midis tyre dhe profesorė tė Oxfordi-it dhe Harvard-it),.
Dhe as qė nuk denjon Ministri i Mjedisit tė konsultohet dhe ndėrmerrė realizimin e reformės dhe riorganizimin e strukturės ekzistuese tė Shėrbimit Pyjor, pa marrė nė konsiderate rigorozisht kėtė Platformė dhe pa bėrė asnjė takim-konsultues apo workshop-pėr kėtė ndėrmarrje tė madhe siç ėshtė reforma institucionale nė sektorin e pyjeve dhe kullotave duke sjellė njė pėshtjellim dhe anarki institucionale tė panevojshme dhe me pasoja katastrofike pėr pyjet dhe kullotat qė do tė duhen dekada pėr tė riardhur nė normalitet.
E shprehur nė shifra dhe fakte gjendja nė pyje dhe Shėrbimin Pyjor ėshtė skandaloze:
- Ndėrmerret njė Reformė Institucionale e Shėrbimit Pyjor dhe nxirret njė Urdhėr dite pėr shkrirjen e Shėrbimit Pyjor Shqiptar ekzistues 102-vjeçar, shkrihen 36-Drejtori Pyjesh & Kullotash, pushohen nga puna rreth 800 specialistė pyjesh dhe nuk bėhet asnjė takim, seminar, diskutim publik pėr kėtė qėllim, por ai ,??ekzekutohet,?? sipas strukturės sė ,??doptuar,?? nga projekti-fantazmė SELEA (?!!);
- Pushohen nga puna rreth 70 % e specialistėt tė pyjeve tė DSHP-ve tė rretheve (dhe kėta nuk kalojnė nė Drejtorite e reja tė krijuara tė Qarqeve por merren ,??tė rinj,??-lsist..!!!) dhe kėta zėvėndėsohen me jo-profesionistė alias lsist dhe asnjė reagim apo pėrgjegjėsi deri tani;
- Shėbimi Pyjor, i mbėshtetur prej tyre shkrihet dhe ndėrtohet njė strukturė fiktive, nė konflikt interesi brenda MM-it me militant lsist, pa shkollė ose me diploma fallco;
- Jepen pyje dhe zona turistike me konçesion (kur s,??ka Ligj pėr Konçesionin nė pyje ?!!) dhe asnjė pėrgjegjėsi;
- Digjen 10-15.000 ha pyje nė vit dhe asnjė analizė dhe asnjė fond pėr parandalimin dhe shuarjen e zjarreve nė pyje;
- U dhanė miliarda lekė dhe u raportuan qindra mijra hektare tė mbjella me arrorė dhe u shkatėrruan mijėra hektar pyje pėr tė mbjelle arrorėt e Salės, dhe s,??u bė asnjė analizė, nuk doli asnjė pėrgjegjėsi, dhe sot s,??e di asnjeri se çfarė ndodhi dhe kur s,??jane kadastruar asnjė hektarė arrorė ?!
- Vazhdon kontrabanda e lėndės dhe qymyrit tė drurit me liçensimin e MM-it dhe ata qė jepnin liçensa tė paligjshme dhe bėnin heqjet nga fondi pyjor dje sot janė ,??lėvizur,?? dhe emruar nė drejtoritė apo sektorėt e tjerė nė vend qė ti jepeshin drejtėsisė;
- Ndėrtohen nė zonat e mbrojtura-turistike, parqet kombėtare dhe rivierėn bregdetare dhe asnjė masė parandaluese apo rikuperuese, pėrveçse ėshtė krijuar tashmė Axhensia Kombėtare e Bregdetit, por kjo ende,?? s,??ika ndarė ,??sinoret,?? me Ministrine e Mjedisit;
- Bėhet show se mbillen 100 apo 1000 fidana diku, apo jepet njė fond 1-2 mln Euro diku tjetėr gjoja pėr Lurėn apo pėr Currilat dhe s,??thuhet asgjė se ç,??u bė me 40-milion dollarėt e dy projekteve tė Bankės Botėrore, ku s,??ekziston asnjė hektar pyllėzim prej tyre dhe asnjė strukturė e ngritur pėr qeverisjen e pyjeve;
- Janė shfarosur dhe shfarosen çdo ditė nga prerjet pėr qymyr druri dhe gurore qindra mijra hektarė nė pyje dhe parqe kombėtare, dhe s,??ka asnjė reagim, pėrgjegjėsi apo masė/fonde rehabilituese nga Minstria e Mjedisit, dhe nga kėto vandalizma janė krijuar dhe po vazhdon tė krijohen pasoja katastrofike tė diza zonave si: Krastė (Krujė), PK-Lurė, PK-Dajt, PK-Tomorr, Ish-PK-Qafėshtamė etj.
- Ėshtė skandaloze dhe me pėrgjegjėsi penale fakti qe nė tė 12- Drejtoiritė e porsakrijuara Rajonale tė Pyjeve, asnjė drejtues inxhinjer pyjesh, nė shkelje tė Ligjit tė Pyjeve dhe Shėrbimit Pyjor;
- Tė gjithė Drejtuesit e Pyjeve janė tė LSI-sė, por meqenese LSI synon tė rrisė elektoratin dhe tė ,??dalė e para,?? duke shkaterrruar shtetin dhe administraten publike por s,??ka specialistė dhe merr dhe nga rruga dhe midis tė cilėve ka dhe çudira tė tilla ku janė emruar dhe shefa menaxhimi pyjesh: oficerė, ekonomist, veterinerė,tė pashkollė etj;
- Ka dhe ,??qyfyre,?? mesjetare ku para disa muajsh doli shpallja nė faqen e DAP-it (tė dėrguara nga MM-it) pėr disa vende vakant pune pėr specialist pyjesh, dhe meqenėse ishin marrė paraprakisht nė punė persona jospecialistė ose lsistė, njoftimi doli me kėrkesat: ,??kėrkohet shef menaxhimi pyjesh qė,??tė ketė mbaruar arsimin e lartė,?? dhe kur shkuan pėr tė konkuruar inxhinjerėt e pyjeve DAP-i nuk i pranoi, ose tjetra: ,??kėrkohet njė inspektor pyjesh,??qė tė ketė mbaruar ekonomikun dhe/ose juridikun,?? se ai qė ishte marrė nė punė pėr kėtė vend ishte ekonomisto-jurist me diplomė muxhahidinėsh;
- Nė MM-it vetėm dy Zv. Ministret nuk janė tė LSI-sė tė gjithė punonjėsit e tjerė, nga roja deri tek Ministri janė lsist dhe ata qė kan mbetur rastėsisht qė nuk janė lsist nuk bzajnė pėr kėto qyfyre qė shohin e dėgjojnė se kan frikė se i heqin nga puna;
- Dalin dy V.K.M-tė, tė datave 29 dhe 30 Janar, 2014, qė shėrbyen thjesht pėr tė punėsuar lsistėt, njėra pėr krijimin e Inspektoriatait Shtetėror tė Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave,??(megjithėse fjala pyje pėrveçse nė titull nuk pėrmendet pothuajse fare nė kėtė vendim dhe as detyrat e kėtij inspektoriati pėr mbrojtjen e pyjeve dhe as njė nėnstrukturė brenda tij pėr pyjet ?!!) dhe tjetri pėr Axhensinė Kombėtare tė Mjedisit, po ti lexosh duken si njė vendim punėsimi partie tė lsistėve dhe janė mbushur organikat me mijra lsistė, me e pa shkollė (vetėm diploma nuk hyn nė punė..) dhe nuk dihet se nga kan ardhur, dhe kėta syresh na merren me kontrollin-monitorimin e mjedisit dhe shkeljeve ligjore mjedisore dhe tjetra me kėrkimin shkencor dhe inovacionin, kur shumica e tyre janė ose profant ose tė marrė marrė nga rruga;
Pėr nxjerjen nga kjo situatė dhe shpėtimin e pyjeve dhe kullotave mund e duhet tė bėhet vetėm pėrmes krijimit tė Axhensisė Kombėtare tė Pyjeve dhe Kullotave (AKPK), njė strukture e re nėn Ministrinė BZHRAU, siç ėshtė e propozuar dhe argumentuar nė Programin Qeverisės (2004-2017).
Dhe megjithe kėtė katrahure skandaloze tė shkatuar nga Ministri i Mjedisit, Kryeminstri nuk po kupton apo nuk po gjen ende,?? kohė tė zhvilloj njė diskutim me ekspertizėn e nevojshme dhe tė merret dhe me sektorin aq problematik tė pyjeve dhe me reformimin e Shėrbimit Pyjor Shqiptar, qė megjithė pėrpėlitjet 20 e-ca vjeçare ende,?? mbetet nė ç,??organizim dhe kaos total.
Dhe masat emergjente tė Qeverisė pėr tė nxjerrė pyjet nga kjo situate katastrofike mendoj se janė:
1. Miratimi i Ligjit tė Ri ,??Mbi Pyjet dhe Shėrbimin Pyjor,??, i hartuar nė kuadrin e Projektit tė Zhvillimit tė Burimeve Natyrore, me BB-re (2013), pėr vazhdimin e plotė tė ristrukturimit tė sektorit tė pyjeve: pėrmes abrogimit tė reformės sė ndėrmmarrė dhe krijimit tė Axhensisė Kombėtare tė Pyjeve dhe Kullotave (AKPK), siç e kan bėrė gjithe vendet e ish-lindjes, me prerekuizitėn e ndarjes sė funksioneve rregullatore (politikat dhe funksionet kontrolluese/policore) nga ato menaxhuese/komerciale dhe me krijimi njeherėsh i njė drejtorie politikash nė Ministrinė e Mjedisit. Dhe nga kjo reformė rritet efiçienca e kontrollit ne mbrojetjen dhe mbarėshtimin e burimeve pyjore dhe ulet numri i punonjėsve dhe rriten pagat e tyre.
2. Pushteti Lokal respektivisht Ministria e Brendėshme tė krijojė administratėn e vet pėr tė administruar 50 %-in e fondit pyjor, ose rreth 600 mijė ha pyje dhe rreth 150 mije ha kullota qė i janė dhėnė-transferuar pėr perdorim dhe diku dhe nė pronėsi, ndonėse tė parregjistruara. Sugjerimi i BB-re ėshtė qė kėto pyje tė transferohen plotėsisht nė pronėsi te komunitetit, me qėllim qė komunat sidomos ato tė zonave rurale tė kenė tė drejtėn tė ti shfrytėzojnė kėto pyje brenda rregullave, kryesisht pėr dru zjarri por dhe prodhimet e dyta pyjore dhe bimėt mjekėsore nėn kontrollin e shėrbimit pyjor pėr tė siguruar tė ardhura pėr zhvillimin e zonave rurale dhe garantuar sė pari mbrojtjen e tyre. Dhe pėr kėtė kerkohet qė dhe Ministria e Brendėshme tė ketė nė strukturėn e sajė njė departament pėr administrimin e burimeve natyrore (pyje, kullota, ujra, parqe etj).

3. Reforma institucionale nuk ėshtė njė hamendje por njė propozim i asistencės sė huaj-FAOs, sipas stndarteve tashme tė pranuara nga gjithė vendet antare tė BE dhe atyre qė asistojnė tė futen njė ditė nė BE siç jemi dhe ne, reformė qė mbetet nė sirtarė prej vitesh dhe mosmarrja e saj nė konsideratė s'?ėshtė tjetėr veçse injorim i punės dhe asistencės sė institucioneve ndėrkombėtare mė prestixhioze si BB-re dhe FAO ( tė rreth 150-ekspertėve tė vendit dhe tė huaj) etj.
4. K.M. tė rishqyrtoj reformėn institucionale tė sektorit tė pyjeve dhe kullotave, duke bėrė realizitet atė qė kan propozuar Institucionet Ndėrkombėtare dhe qė ėshtė pasqyruar dhe nė Programin Qeverisės (2014-2017): krijimin e Axhensisė Kombėtare tė Pyjeve dhe Kullotave(AKPK), dhe do tė ,??mbaj fjalėn,?? dhe zbatoj programin sipas dhe deklarimit tė bėrė rreth kesaj ideje nė kohėn e bėrjes sė Qeverise se Re, mė 24 Korrik, se ,??Pyjet do tė jenė me zhvillimin rural,??, d.m.th. nė MBZHRAU.

,?? Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST (www.albaforest.com );




Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 9 =
Krijohet harta e rrymave oqeanike
Shkencėtarėt kanė krijuar pėr herė tė parė nė histori njė hartė tė saktė tė lėvizjes sė rrymave oqeanike. Ky model do tė ndihmojė studiuesit tė kuptojmė se si lėvizin ujėrat e oqeaneve dhe kush ndikon tek kėtė lėvizje. Tė dhėnėt janė marrė nga satelitė tė ndryshėm, por mė shumė nga Agjencia Evr
Do njė muaj tė lindė dhe ngre peshėn 100 kg
Katja Harjanne ėshtė njė femėr qė mund tė mbaje plot 100 kilogram, pavarėsisht se ajo ėshtė nė muajin e tetė tė shtatzėnisė. 39-vjeēarja, e cila ėshtė 38 javė nė shtatzėninė e saj tė parė, merr pjesė nė ngritjen e peshave tė rėnda nė seancat CrossFit, dhe beson se kjo ėshtė njė praktikė qė e ka ndi
Eksperti i arteve marciale varet nė pemė pėrmes qafės (FOTO)
Njė kinez, ekspert i arteve marciale rrezikoi jetėn e tij pėr tė demonstruar se si ai mund tė mbijetonte i varur nė njė pemė, nėpėrmjet qafės sė tij. Li Liangbin, 49 vjeē, nga fshati Lizhuang nė qarkun Dingtao, nė provincėn e Kinės lindore Shandong, tha se ai i kishte skalitur muskujt e tij nė qafė