10 shtetet e mėdha qė u zhdukėn gjatė shekullit XX
Publikuar më 24.08.2013 | 19:35

Shtete tė reja janė shfaqur nė mėnyrė tė papritur dhe konstante. Nė fillim tė shek XX, kishte vetėm disa shtete tė pavarura sovrane; sot, janė afėrsisht 200! Nė momentin qė njė komb krijohet, ai ka tendencėn tė vazhdojė tė ekzistojė, dhe nė mėnyrė analoge zhdukja e njė kombi ėshtė disi e pazakontė. Kjo ka ndodhur disa herė gjatė shekullit tė kaluar. Nė momentin qė zhduken, ato zhduken tėrėsisht nga “faqja e tokės”: qeveria, flamuri dhe gjithēka tjetėr.

Mė poshtė, pa njė rend specifik, jepen dhjetė kombet qė dikur patėn momentet e tyre tė lavdishme, por tashmė nuk ekzistojnė mė. Marrim rastin e Gjermanisė Lindore, u nda nga komunistėt prej Gjermanisė perėndimore. Me ideologjinė e tyre, komunistėt arritėn tė bėnin qė Gjermania lindore tė ishte komplet ndryshe nga motra e saj perėndimore. Rėnia e Murit famėkeq dhe, bashkė me tė, largimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund kėtij eksperimenti tė dėshtuar komunist. Por njė tjetėr “komb” qė u zhduk ėshtė edhe Bashkimi Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ekzistoi pėr shtatė dekada duke shkaktuar dėme tė jashtėzakonshme, deri nė rėnien e tij nė 1991.

 

10. Gjermania Lindore 1949 – 1990

E krijuar nga Sektori i Kontrollit Sovjet tė Gjermanisė pas Luftės II Botėrore, Gjermania Lindore ishte shumė e njohur pėr Murin e saj tė Berlinit dhe tendencėn pėr tė vrarė njerėzit qė tentonin ta kalonin atė. Ėshtė tjetėr gjė tė vrasėsh tė huajt qė pėrpiqen tė hyjnė nė shtetin tėnd nė mėnyrė ilegale; nė rastin konkret ata ishin qytetarė gjermanė.  Pak mė i madh se njė shtet sovjet satelitor, rėnia e Murit famėkeq dhe, bashkė me tė, largimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund kėtij eksperimenti tė dėshtuar komunist, dhe Gjermani Lindore filloi tė integrohej nė pjesėn tjetėr tė Gjermanisė nė vitin 1990. Meqenėse Gjermania Lindore ishte shumė prapa ekonomikisht nga pjesa tjetėr e Gjermanisė, integrimi i saj me perėndimin pothuajse e falimentoi Gjermaninė.

 

9. Ēekosllovakia 1918 – 1992

Krijuar nga mbetjet e Perandorisė sė vjetėr Austro–Hungareze, gjatė ekzistencės sė saj, Ēekosllovakia ishte njė nga vendet mė tė mira dhe tė pakta tė Europės, qė arriti tė ruante demokracinė pėrpara Luftės II Botėrore. E tradhtuar nga Anglia dhe Franca nė Mynih, nė Mars tė 1939 ajo u pushtua tėrėsisht nga Gjermanėt dhe u zhduk nga harta. Mė vonė u pushtua nga Sovjetėt, qė e kthyen atė nė njė shtet tjetėr vasal tė Bashkimit Sovjetik deri nė kolapsin e tij nė 1991. Nė atė kohė, ajo e ristabilizoi veten si vend tėrėsisht demokratik. Ky do kishte qenė fundi i historisė, nėse sllavėt etnikė nė Lindje nuk do kishin kėrkuar tė ishin shtet i pavarur, duke e ndarė Ēekosllovakinė nė dy pjesė nė 1922. Sot, ajo ekziston si Republika Ēeke nė perėndim, dhe kombi i Sllovakisė nė lindje.

 

8. Jugosllavia 1918 – 1992 (Republika Jugosllave)

Jugosllavia ishte gjithashtu njė produkt i ndarjes sė Perandorisė Austro – Hungareze pas Luftės I Botėrore. E krijuar nga pjesė tė Hungarisė dhe shteti original i Serbisė, fatkeqėsisht, ajo mbajti si formė qeverisėse monarkinė autokratike, deri nė momentin qė Nazistėt pushtuan vendin nė 1941, pas sė cilės u bė njė posedim i Gjermanisė. Me rėnien e Nazizmit nė 1945, Jugosllavia arriti tė shmangte pushtimin Sovjet por jo Komunizmin, duke u vėnė nėn diktaturėn socialiste tė Josip Titos, lideri i Ushtrisė Partizane gjatė Luftės II Botėrore. Ajo mbeti Republikė Autoritare Socialiste deri nė 1992, kur tensione tė brendshme ēuan nė shpėrthimin e Luftės Civile. Vendi u nda nė shtatė kombe mė tė vogla (Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Kosovė dhe Mal i Zi).

 

7. Austro–Hungaria 1867–1918

Nga tė gjitha vendet qė dolėn humbėse pas Luftės sė Parė Botėrore dhe patėn vėshtirėsi ekonomike dhe deri diku gjeografike, askush nuk pėsoi mė shumė humbje se Perandoria e fuqishme Austro–Hungareze. Pas shpėrbėrjes sė ish–perandorisė sė madhe, u krijuan shtetet moderne tė Austrisė, Hungarisė, Ēekosllovakisė dhe Jugosllavisė, pjesė tė sė cilės i kaluan Italisė, Polonisė dhe Rumanisė. Pse ajo u shpėrbė, ndryshe nga fqinji i saj gjerman? Pėr shkak tė mungesės sė identitetit dhe gjuhės sė pėrbashkėt, pasi nė tė kishte grupe tė ndryshme etnike dhe fetare qė kishin pak ose aspak lidhje me njėra–tjetrėn. Nė fakt, ajo kaloi nė njė shkallė tė lartė atė qė Jugosllavia pėsoi, kur u gjend e shkatėrruar nga fryma nacionaliste.

 

 6. Tibeti 1913 – 1951

Edhe pse vendi i njohur i Tibetit ka ekzistuar prej mijėra vitesh, ai arriti tė bėhej njė shtet i pavarur vetėm nė 1913. Nėn tutelėn paqėsore tė Dalai Lamas, Tibeti u pėrplas me Kinėn Komuniste nė 1951, dhe u pushtua nga forcat Maoiste, duke i dhėnė fund qeverisjes sė tij tė shkurtėr si shtet sovran. Kina pushtoi njė pjesė tė madhe tė territorit tė Tibetit pėrgjatė viteve ’50, deri nė 1959 kur vendi u rebelua, qė rezultoi nė shkėputjen e qeverisė sė Tibetit nga Kina. Kjo i dha fund shtetit dhe e ktheu atė nė njė rajon, mė tepėr se nė njė komb. Sot ai ėshtė njė pikė turistike tėrheqėse pėr qeverinė kineze, edhe pse akoma ka probleme me Beijingun, pėr shkak tė kėmbėnguljes qė t’i jepet sėrish pavarėsia.

 

5. Vietnami Jugor 1955 – 1975

I krijuar nga dėbimi me forcė i francezėve nga Indo–Kina nė 1954, dikush vendosi se do tė ishte njė ide e mirė qė Vietnami tė ndahej nė dy pjesė, duke bėrė qė tė krijohej veriu komunist dhe jugu pseudo–demokrat. Kjo ndarje u shoqėrua me luftė ndėrmjet dy pjesėve, qė ēoi nė pėrfshirjen e SHBA nė konflikt, duke rezultuar nė njė nga luftėrat mė tė ashpra dhe tė kushtueshme nė historinė amerikane. Pas dėshtimit pėr tė bashkuar vendin, Amerika la Vietnamin Jugor tė mbrohej vetė nė 1973, qė arriti ta bėnte vetėm pėr dy vite tė tjera, para se pjesa sovjetike tė pushtonte vendin, duke i dhėnė fund Vietnamit Jugor dhe duke riemėruar Saigonin, Ho Chi Minh. Qė atėherė ai ėshtė njė utopi socialiste.

 

4. Republika e Bashkuar Arabe

Nė njė pėrpjekje pėr tė bashkuar botėn arabe, presidenti socialist egjiptian, Gamel Nasser, mendoi se do tė ishte njė ide e shkėlqyer tė bashkohej me fqinjin e tij tė largėt, Sirinė, nė njė aleancė pėr tė pushtuar Izraelin, dhe pėr t’i bėrė ato njė superfuqi rajonale. Kėshtu u krijua Republika e Bashkuar Arabe, njė eksperiment i destinuar tė dėshtonte pothuajse qė nė fillim. Duke qenė shumė milje larg njėra-tjetrės, u bė e pamundur qė tė krijohej njė qeveri e qėndrueshme, ndėrkohė qė Siria dhe Egjipti nuk arrinin tė binin dakord mbi prioritetet kombėtare. Por vdekja e Nasserit nė 1970, mungesa e presidentit karizmatik egjiptian, bėri qė Republika e Bashkuar Arabe tė shpėrbėhej dhe tė krijoheshin sėrish shtetet e Egjiptit dhe Sirisė.

 

3. Perandoria Osmane 1299 –1922

Njė prej perandorive mė tė mėdha nė histori, Perandorisė Osmane, i erdhi fundi nė 1922, pas njė sundimi prej 600 vitesh. Pas zgjerimit nga Maroku drejt gjirit persian, dhe nga Sudani deri nė veri tė Hungarisė, shkatėrrimi i saj ishte njė proces i ngadaltė deri nė fillim tė shekullit XX. Por dhe atėherė, ajo ishte fuqia mė e madhe nė Lindjen e Mesme dhe Afrikėn e Veriut, dhe mund tė kishte qenė akoma dhe sot nėse nuk do kishte vendosur tė bėhej aleate mė palėn humbėse gjatė Luftės Parė Botėrore. Si pasojė e kėsaj, ajo e gjeti veten tė shpėrbėrė, ku Egjipti, Sudani dhe Palestina i kaluan Anglisė. Ajo mbijetoi deri nė 1922, dhe u shkatėrrua kur Turqia fitoi luftėn e pavarėsisė nė 1922 dhe hoqi sulltanatin, duke krijuar kombin turk qė ekziston dhe sot.

 

2. Sikim, shek VIII Europa Qendrore – 1975

Nėse keni dėgjuar ndonjėherė pėr Sikimin: Ai ėshtė njė vend i vogėl, i mbyllur dhe qė gjendet nė malet Himalajane ndėrmjet Tibetit dhe Indisė. Njė vend me pėrmasa jashtėzakonisht tė vogla, ai ėshtė njė nga ato vende qė janė shumė pak tė njohura dhe tėrėsisht tė harruara; monarki e vogėl qė arriti tė ekzistonte deri nė shek XX, pasi vendosi tė bashkohej me shtetin e Indisė. Nė 1975, kryeministri i Sikimit i bėri kėrkesė Parlamentit Indian qė Sikimi tė bėhej shtetit i Indisė. Pas njė referendumi u miratua bashkimi i tij me Indinė, duke u bėrė shteti i 22–tė i saj.  Karakteristikat mė tė mira tė tij? Edhe pse vetėm pak i madh se Ishulli i Rodit, ai ka jo mė pak se 11 gjuhė zyrtare.

 

1. Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (Bashkimi Sovjetik) 1922 – 1991

Njė nga “republikat” mė tė tmerrshme qė ka ekzistuar ndonjėherė, Bashkimi Sovjetik ekzistoi pėr shtatė dekada duke shkaktuar dėme tė jashtėzakonshme, deri nė rėnien e tij nė 1991. Ai u krijua si rezultat i ndarjes sė Rusisė imperiale pas Luftės Parė Botėrore, dhe tė dyja arritėn tė ekzistonin pavarėsisht politikave tė papėrshtatshme dhe lidershipit diktatorial. Bashkimi Sovjetik arriti tė mposhte Nazistėt atėherė kur tė gjithė mendonin se Hitleri nuk mund tė ndalohej, nėnshtroi Europėn Lindore pėr rreth 40 vjet, nxiti Luftėn e Koresė nė 1950, dhe rrezikoi tė fillonte luftė me ShBA nė 1962, duke u shfaqur si njė fuqi drejtuese. Pas shpėrbėrjes si rezultat i rėnies sė Murit tė Berlinit nė 1989 dhe rėnies sė komunizmit nė Europėn Lindore, ai u nda nė jo mė pak se 15 shtete sovrane. /TO/


Videot e fundit
10 Komente
Pa Emër
Jugoslavia kishte 6 republika dhe 2 krahina Autonome dmth 8 kombe
Pa Emër
Se shpejti do shtoni Maqedonine ne kete liste
arben ceka
Njerezimi nuk ka perspektive dhe eshte i destinuar drejt shkaterimit po te vazhdoje ekzistenca e kombeve.Prandaj ka ardhur koha te krijohen konfederata te medha te cilat pa mohuar identitetet kombetare te kene si gjuhe zyrtare,gjuhen angleze gje qe krijon nje kohezion dhe stabilitet per te ardhmen dhe zhduk xhelozite nacionaliste.
Gramozi

O I \"Pa emer\" Maqedonia, ka ekzistuar me mijera vjet dhe do te vazhdoje te ekzistoje sa te jete jeta.

Pa Emër
sikim ,ndodhet ne Azi dhe jo ne Europen Qendrore
Kushtrimi
Gramozi, ti ke te drejte kur thua se Maqedonia e vjeter ka ekzistuar per shekuj me radhe, por jo kjo Maqedonia e sllavo/maqedonaseve te sotshem, te cilet vehten e konsiderojne si pasardhes te maqedonaseve te vjeter, madje kerkojne te identifikohen edhe si pasardhes te Aleksandrit te Madh.
Por jo zotri, sllavo/maqedonasit e sotshem jane nje komb artifecial si pasardhes i ardhacakeve nga karpatet, dhe ç'?eshte e verteta shume nga ata nuk jane as sllav, por jane thjeshte pjestar te asimiluar te popullsive vendase.

Prandaj, Pa Emėr ka te drejte kur thote se "se shpejti do shtoni Maqedonine ne kete liste". sepse une mendoj se ne te ardhmen jo forte te larget as Maqedonia e sotshme nuk do te ekzistoj, te pakten jo ne formen e shtetit te sotshem, por edhe nese ekziston ajo do te jete me nje rregullim shtetror si federate ose konfederate shqiptaro/sllavomaqedonase.
lumi
ne shukullin 21 edhe shum shtete do formohen
vlora kanina
O pa Emer , o njeri po tani eshte shekkuli XXI ..... ketu flitet per shek. XX
albano
ju mor shok keni harruar pays basque qe eshte ndare midis frances spagnes vendi katalanja qe kane gjuhen e vet kane zakonet e veta une e kam vizituar dhe flasin gjuhen e vet as spanjisht as frengjishtne familje megjithese ne shkolle flasin frengjisht spanjisht por jane nje popull qe jane zhdukur nga karta
Arnoud Korcari
Se shpejti Maqedonia ne ate liste, eshte shteti me pa identitet te tijin ne ballkan dhe po perpiqet te ndertoje nga fillimi nje identitet, kane shpikur lidhjet me maqedonasit antike (thrako-ilire) kur keta jane Sllave te siberise, mongole bullgare dhe ose emigrante polake te sjelle per kolonizim !

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 2 =
10 mitet mė tė mėdhaja pėr gripin
Mos e keqkuptoni, ne tė gjithė duam qė ju tė vazhdoni tė lani duart me sapun dhe ujė. Por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndaluar gripin. Ēdo sezon gripi fillon nga muaji tetor dhe arrin kulmin nė janar dhe nė shkurt. Por nė lidhje me gripin ka shumė thashetheme dhe mite. Atėherė do ishte mir
Shqiptarė e serbė festojnė sė bashku
Njė foto interesante ka bėrė xhiron nė rrjetet sociale, duke thyer rekordin e shikimeve. Bėhet fjalė pėr njė foto, ku duken disa njerėz duke mbajtur flamurin e shtetit shqiptar dhe atij serb, tė cilėt po festojnė sė bashku. Nuk dihet se ku dhe kur ėshtė bėrė fotografia, por mesazhi qė ai pėrcjell
Ja si paguhet gjoba e parkimit tė gabuar nė Afganistan (VIDEO)
Nėse parkoni nė Afganistan diku ku nuk lejohet, nuk paguani gjobė. Nė fakt, ndodh mė keq! Dikush e lajmėron policinė dhe ata vijnė me pushkė dhe thyejnė xhamat e makinės. Videoja flet vetė! <iframe width="560" height="360" src="http://www.liveleak.com/ll_embed?f=c301be77a2f5" frameborder="0" a