Shitja e ARMO-s, azerėt investitorė strategjikė
Publikuar më 25.08.2013 | 15:29

-Pronarėt e rinj tė ARMO-s kanė marrė nė zotėrim kompaninė me premtimin se do tė njohin tė gjitha detyrimet e krijuara apo qė do tė krijohen nga kjo kontratė privatizimi. Me fjalė tė tjera, tė gjitha investimet e premtuara do tė realizohen, tė gjitha detyrimet e krijuara ndaj palėve tė treta gjithashtu do tė shlyhen. Kjo ėshtė garancia qė ka marrė Ministria e Ekonomisė nga kompania azere qė ka blerė ARMO-n. Zėvendėsministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Eno Bozdo nė lidhje me marrėveshjen e shitjes sė ARMO-s nė njė intervistė pėr Monitor".

Ēfarė mund tė na thoni pėr procedurat, si u arrit marrėveshja dhe sa ishte METE e pėrfshirė nė kėtė operacion?

Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės e ka ndjekur nga mjaft afėr procesin dhe natyrisht qė vendimmarrja u morr me dijeninė tonė. METE, si pėrfaqėsuese e shtetit, zotėron 15% tė aksioneve tė saj nė ARMO ndaj dhe ēėshtja ka qenė nė ndjekje tė vazh- dueshme. Mė duhet tė sqaroj se, nė mendimin tim, kalimi i pronėsisė vjen si rrjedhojė e zhvillimeve dhe vullnetit tė pėrbashkėt tė dy kompanive tė pėrfshira nė transaksion, por edhe kushteve financiare dhe situatės ku u pėrfshi sė fundmi ARMO. Sidoqoftė, ēėshtja e ARMO- s dhe ekspozimi i saj ndaj sistemit bankar, ėshtė njė ēėshtje e brendshme e kompanisė dhe besoj se zgjidhja erdhi pas diskutimeve mes palėve pėr tė arritur nė njė marrėveshje, pa zvarritur mė tej komplikimet financiare. Por, pėr tė gjithė ata tė cilėt duan tė kuptojnė mė qartė rolin dhe pėrgjegjėsinė e METE-s nė kėtė proces: kontrata e privatizimit i jep tė drejtėn asaj pėr njė periudhė 5-vjeēare, tė shprehė dakordėsinė (apo jo) tė saj pėr shitblerjen e aksioneve ndėrmjet kompanive. Ky parashikim i kontratės mundėson verifikimin e kompanisė, e cila kėrkon tė bėhet pjesė e privatizimit, nė emėr tė ruajtjes sė transparencės dhe interesit publik. Nga ana tjetėr, duhet tė kuptojmė se shitblerjet e aksioneve midis kompanive, sipas ligjit tė shoqėrive tregtare, janė plotėsisht “tė lira” dhe nuk mund kurrsesi tė bllokohen, me pėrjashtim tė parashikimeve kontraktuale. Mė duhet gjithashtu tė pėrmend faktin se kjo e drejtė e METE-s, sipas vetė kontratės sė privatizimit, ushtrohet vetėm pėr njė periudhė 5-vjeēare pas datės sė privatizimit, periudhė e cila pėrfundon nė dhjetor 2013. Kjo do tė thotė se METE nuk do tė kishte tagėr tė shprehte mendimin e saj nėse ky transaksion do tė ishte kryer disa muaj mė vonė. METE, nė vendimin e saj, mori parasysh tre faktorė: kompetencėn teknike tė kompanisė qė hyn si pjesėtare nė privatizim, kompetencėn financiare, si dhe marrjen pėrsipėr tė detyrimeve qė ka prodhuar kontrata, gjatė sė gjithė kohės sė saj. Pas njė letėrkėmbimi me kompaninė nė fjalė, si dhe vėnies nė dispozicion tė dokumentacionit nga ana e saj, tė tria kushtet u vlerėsuan tė “plotėsuara”, qė METE tė shprehej dakord pėr kėtė transaksion.

A e plotėsojnė ato kushtin e tė qenėt strategjikė?

Ky privatizim ėshtė quajtur gjithmonė si “strategjik”. Kjo pėr tė vetmen arsye sepse sektori i hidrokarbureve dhe pėrpunimit tė tyre ėshtė pjesė e sektorėve tė “rėndėsisė sė veēantė”, sipas ligjit pėrkatės. Por, pavarėsisht kėsaj, ky sektor nuk ka barriera hyrėse dhe as dalėse, me pak fjalė ėshtė plotėsisht i liberalizuar. ARMO ėshtė kompania e vetme brenda territorit tė Shqipėrisė qė rafinon dhe pėrpunon hidrokarbure, por edhe nė sajė tė reformės rregullatore (eliminimit tė barrierave hyrėse dhe dalėse nė sektorė tė veēantė tė ekonomisė), tė gjithė operatorėt kanė mundėsi tė hyjnė lirisht nė kėtė treg. Praktikisht njė gjė e tillė nuk ka ndodhur, ēka tregon se ka pasur pak apo aspak interes pėr tė ndėrtuar rafineri nė territorin shqiptar. Mendoj se kjo situatė ka ardhur pėr shkak tė limitimit nė infrastrukturė: porte jo shumė tė thella dhe tė pėrshtatshme pėr transportin masiv tė hidrokarbureve, rrjet joekzistent i tubacioneve shpėrndarėse, mungesė kapaciteti nė depozitim etj. Pėr hir tė sė vėrtetės, njė kompani tjetėr e njohur nė tregun shqiptar (KURUM sh.p.k), ka marrė pėrsipėr, nėpėrmjet njė kontrate koncesionare, tė ndėrtojė njė rafineri nė Shqipėri. Shpresoj qė sipėrmarrja e tyre tė jetė e suksesshme. Prandaj, pėr t’iu pėrgjigjur plotėsisht pyetjes tuaj, sektori i hidrokarbureve ėshtė plotėsisht i liberalizuar, dhe pėrderisa nuk ekzistojnė kėrkesa tė veēanta financiare dhe teknike pėr tė gjithė ata qė duan tė ndėrtojnė njė rafineri nė territorin shqiptar, atėherė praktikisht nuk kemi pėrse ia kėrkojmė kėtė edhe kompanive tė tjera, siē ėshtė rasti i kompanisė ARMO. Sidoqoftė, pesė vite mė parė, nė kontratė u parashikuan kushte shtrėnguese, pikėrisht pėr tė ruajtur mė mirė interesin publik dhe pėr tė siguruar transparencėn.

A jeni njohur me planet e kompanisė azere, pėr investimet qė do tė kryejnė dhe ēfarė mund tė presim nė tė ardhmen nė tregun e pėrpunimit tė karburanteve?

Pronarėt e rinj tė ARMO-s kanė marrė nė zotėrim kompaninė me premtimin se do tė njohin tė gjitha detyrimet e krijuara apo qė do tė krijohen nga kjo kontratė privatizimi. Me fjalė tė tjera, tė gjitha investimet e premtuara do tė realizohen, tė gjitha detyrimet e krijuara ndaj palėve tė treta gjithashtu do tė shlyhen. Mbi tė gjitha, interesimi ynė ka qenė nė lidhje me pagesat e prapambetura ndaj punėtorėve dhe organeve tatimore. Nė mendimin tim, ky ndryshim pronėsie do tė kontribuojė pozitivisht nė zgjidhjen e kėsaj problematike.

Flet Eno Bozdo, zėvendėsm inistėr i Ekonom isė: pronarėt e rinj do tė shlyejnė gjithė detyrimet METE, nė vendimin e saj, mori parasysh tre faktorė: kompetencėn teknike tė kompanisė qė hyn si pjesėtare nė privatizim, kompetencėn financiare

Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 2 =
"Polici i Portokallisė" bėhet baba
Njė nga aktorėt mė tė dashur tė humorit shqiptar, Florian Binaj, i njohur ndryshe si “Polici i Portokallisė” nė spektaklin e humorit nė Top Channel, ėshtė bėrė baba pėr herė tė parė. Pėrmes njė postimi nė profilin e tij nė Facebook, aktori i humorit ka njoftuar tė gjithė miqtė pėr ardhjen nė jetė t
Argita Malltezi nė spital
Argita Malltezi i ėshtė nėnshtruar njė ndėrhyrjeje kirurgjikale nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha ka kryer njė operacion nė tėmth nė spitalin shtetėror. Gjatė qėndrimit nė QSUT, Argita ėshtė vizituar nga Berisha dhe nėna e saj, Liri Berisha.
Momenti kur anakonda gjigande nxirret nga uji (VIDEO)
Brazil - Njė anakonda gjigante ėshtė filmuar nė njė video amatorėsh ndėrsa tėrhiqej nga 3 peshkatarė, e kapur nga bishti. Njė grup tjetėr peshkatarėsh nė lumin Santa Maria, nė jug-perėndim tė Brazilit, kanė filmuar momentin kur gjarpri i madh po tėrhiqej. Policia e mjedisit ka gjobitur peshkatarėt