Lėvizje surprizė e Ramės, gati ndarja e re territoriale
  • Zvogėlimi i numrit tė komunave dhe bashkive. Si ndikon reduktimi i njėsive vendore nė zgjedhjet e ardhshme
Publikuar më 27.08.2013 | 9:19

Luis Tanushi

-Brenda katėr viteve tė ardhshėm vendi pritet qė t’i nėnshtrohet njė ndarjeje tė re territoriale tė vendit. Pasi ka fituar 83 mandate nė Kuvendin e ri, e majta i ka mundėsitė tė arrijė tė miratojė ndryshimet nė ndarjen administrative, qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar. Do tė mjaftonte vetėm njė deputet nga partitė e djathta, dhe e majta do tė arrinte tė plotėsonte kuorumin e nevojshėm prej 84 deputetėsh. Kryeministri i ardhshėm, Edi Rama, u shpreh dje se pėr njė menaxhim mė tė mirė tė territorit, nevojitet edhe njė ndarje e re administrative . “Planet e ashtuquajtura rregulluese qė janė ndėrtuar brenda pėrbrenda qyteteve, aty ku janė ndėrtuar, kanė rezultuar krejtėsisht tė padobishme nė funksion tė pėrmbajtjes sė kėtyre flukseve qė kanė ardhur nga jashtė qytetit dhe qė janė stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftė pėr ndėrtimet pa leje, qoftė pėrsa i pėrket planeve ose mosplaneve tė komunave kufitare. Ėshtė njė sfidė jo e jona, por besoj ėshtė njė sfidė e gjithė klasės politike sot, e gjithė pėrfaqėsuesve tė popullit shqiptar nė parlament, pėr t’i dhėnė mė nė fund jetė reformės territoriale, e cila duhet tė ēojė nė shkurtimin drastik tė numrit tė njėsive vendore nė funksion tė situatės krejtėsisht tė re qė kemi nė vend, pavarėsisht politikės, pavarėsisht qeverisė”, u shpreh Rama.

Por, ndarja e re administrative, vėshtirė se do tė pranohet pa kushte nga e djathta, edhe pse nuk ka fuqi bllokuese. Ndarja administrative pėrcakton edhe tė ashtuquajturin numėr tek apo ēift tė tyre, i cili i ka sjellė humbje deputetėsh sė majtės, veēanėrisht nė jug ku mund tė merrte mė shumė deputetė. Numri i lartė i njėsive vendore, veēanėrisht pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, rrit edhe mundėsinė e blerjes apo tė ndikimit familjar nė rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore tė fryra, si pasojė e mbajtjes sė njė regjistri tė fryrė tė gjendjes civile, kryesisht nė zonat rurale, ėshtė nė themel tė njė manipulimi tjetėr qė pėrcakton numrin e deputetėve tė ēdo qarku dhe tė njėsive vendore. Shqipėria sot qeveriset nė nivel vendor nga bashkitė, tė cilat menaxhojnė pėrgjithėsisht zonat urbane dhe nga komunat, tė cilat menaxhojnė zonat rurale. Njė hallkė ndėrmjetėse mes tyre dhe qeverisė janė prefekturat, tė cilat nė praktikė kanė shumė pak pushtet real. Ndarja e vendit nė kėtė mėnyrė u krye fillimisht nė vitin 1992, kur shqetėsimet kryesore lidheshin me integritetin territorial tė vendit. Pėr kėtė arsye, njėsitė e qeverisjes vendore u bėnė shumė tė vogla. Vendi u nda nė mbi 300 komuna dhe 65 bashki. Pėrveē ndarjes nė njėsi shumė tė vogla, kjo mėnyrė e menaxhimit tė territorit kishte pak ose aspak lidhje me zhvillimet ekonomike. Fshatrat, tė cilat teorikisht duhet ta ndajnė fatin me qytetin/qytetet, ku shesin mė sė shumti prodhimet e veta ushqimore, qenė njėsi administrative mė vete. Qytetet e mėdha, tė cilat duhej tė zgjeroheshin pėr shkak tė urbanizimit dhe rritjes sė popullsisė, praktikisht nuk kishin territor ku tė zgjeroheshin.


Videot e fundit
15 Komente
Psikologu
Z.RAMA MISIONI TUAJ KA SHUME PAK TE QESHURA.

Zoti Rama, detyrat e tua jane historike me idera dhe praktika shume serioze,sikunder eshte edhe ideja e ndarjeve te reja teritoriale.
Nese keto pune vertet serioze shoqerohen me keto buzeqeshje qe ka kjo foto,kjo nuk shkon per mos e anlizuar me tej edhe foton.
beni
Shqiperia Federate ose Komfederate!
juri
Po pse e lidhni me zgjedhjet kete problem.Ne radhe te pare te shohim anen e mire qe do kishte.Do ulej numri i punonjesve publik,qe do thote me pak shpenzime buxhetore per administraten.Mos ti marrim gjithmone gjerat ne anen negative.Une nuk kam besim te Rama,por kjo me duket ide e drejte.Ka komuna sot me 500 a 600 banore.Nuk eshte e mundur te mbahen me.
Alqi
Disa mendime pėr reformėn administrative
Problemi i reformės administrative ėshtė njė problem i njė rėndėsije tė madhe, jo vetėm administrative , por edhe politike , ekonomike dhe ca mė shumė administrimi .Pėrcaktimi i saj si njė prej prioriteteve tė qeverisė sė re ,e justifikon plotesisht atė.
Sipas meje , paketa e kėsaj reforme, do tė duhej tė kishte dy shtylla: nga njera anė reforma teritoriale dhe nga ana tjetėr ajo e kompetencave tė administratės vendore.
Si njė njohės i mirė i problemeve qė kanė tė bėjnė me pushtetin vendor pėr arsyen e thjeshtė se kam qėnė anėtar i kėshillit bashkiak tė qytetit tė Durrėsit , pėr afro trembėdhjetė vite me rradhė si dhe drejtues i pushtetit vendor nė dy nivele tė tij ,dėshiroj tė nėnvizoj se trajtimi i reformės administrative ėshtė njė çėshtje nė kohėn e duhur.
Sipas meje ,pa dashur qė tė mendohet se po them fjalėn e fundit , por thjeshtė e vetėm nga pėrvoja personale nė administrimin e pushtetit vendor mbeten percaktuese disa element si :
a.Gjetja e momentit kohor pėr realizimin e reformės administrative , ka qėnė dhe vijon tė jetė njė nga elementėt bazė qė pėrcakton suksesin e saj.
Nė kėtė kuptim , ngritja e kėtij problemi dhe shtruarja aktualisht pėr zgjidhje , ėshtė nė kohėn e duhur. Fakti qė jemi mbi njė vit e gjysėm larg zgjedhjeve vendore tė rradhės , do tė duhej tė shėrbente si njė nxitje reale pėr realizimin e reformės administrative.
b.Do tė duhet tė kapėrcehet domosdoshmėrisht ,,??konflikti,?? i pėrhershėm ndėrmjet nevojės pėr afrimin e shėrbimeve pranė qytetarėve, efikasitetit ekonomik e profesional tė administratės vendore dhe realizimit tė reformės administrative teritoriale.
Nė rastet e mėparshme ,reagimi i qytetarėve ndaj pėrpjekjeve pėr reformė tė pjesėshme administrative , duket se ka qėnė jo favorizues pėr reformėn. Qytetarėt e kanė lidhur atė me ,??largimin,?? e disa shėrbimeve (gjėnja civile ; shėrbimi i kolaudimit tė automjeteve e tė tjera) .
Shtoi kėsaj qė, nė qeverisje e sapokapėrxyer , dimensioni politik i reformės administrative ka qėnė parėsor, duke paracaktuar edhe fatin e saj. Komuna me disa qindara banorė u shndruan nė bashki ; u krijuan rrethe mė vehte jashtė çdo kriteri administrativ dhe efikasiteti profesional e ekonomik. Asgjė e mirė nuk erdhi nga kjo ,??reformė,?? as pėr njerėzit e as pėr qeverisjen efektive.
Nė kėtė kuptim do tė duhej tė punohej me profesionalizėm pėr tė mos cėnuar asnjėherė kriterin sipas tė cilit, çdo reformė do tė synonte qė tė afronte shėrbimet tek qytetarėt e jo t,??i largonte ato.
c- Arritja e konsensusit ndėrmjet krahėve politikė ,duket se do tė jetė njė nga elementėt qė do pėrcaktojė suksesin e pritshėm tė reformės administrative . Si çdo gjė e re edhe reforma e shtrirjes teritoriale ,do tė hasė nė kundėrshti. Nuk ka dyshim se njė pjesė e administratės lokale do tė vijojė tė jetė pengesė pėr realizimin e reformės pėrmes reagimit kundėrshtues politik . Nuk pėrjashtohen edhe kundėrshtitė qė lidhen me interesa tė ngushta personale e rajonale.
Vullneti politik , konseguenca e qeverisjes sė re, pėr realizimin domosdoshmėrisht tė reformės administrative , do tė jetė pėrcaktuese nė suksesin e saj.
Alternativat e ndarjes administrative mund tė jenė tė ndryshme ,por ka ardhur koha qė numėri i bashkive dhe i rajoneve (qarqeve) tė kufizohet . Mundėsitė e sotme tė dixhitalizimit tė tė dhėnave , logjistika , programet , aftėsitė profesionale tė administratorėve, lejojnė kryerjen e shėrbimeve ndaj taksapaguesve shpejt e saktė.
Kufizimi nė krijimin dhe konstituimin e vetėm rreth 40 bashkive dhe rreth 5-6 qarqeve nė shkallė vėndi, do tė ishte njė alternativė qė lidh mirė nevojat tona me detyrimet nė kushtet e pėrafrimit me kėrkesat e legjislacionin e Bashkimit Europian.
Shefqet Cela
Me çudit ligesija e "benit".
E dashka Shqiperine federate, apo me keq akoma konferderate!!!!
Nuk i mjafton qe na e kane bere Shqiperine te cunguar, te vogel sa s'ka, por dashka te coptohet akoma.
Kjo eshte politika e Saliut qe na solli perçarjen veri-juge e me gjere, ne te gjitha drejtimet.
NA DUHET ATDHEU SA ME I BASHKUAR BNGA PIKEPAMJA TERITIORIALE DHE NJEREZORE.
Keshtu ka qene gjithmonne ky noksan. Shyqyr qe u perendoi koha!
Dede Zhivani
Absolutisht e domosdoshme ndarja e re teritoriale.Por ajo duhet te jete shume e studjuar nga gjithanshmeria e saj,sepse ne te kundert do jap efekte shume negative si diskriminimi institucional i zonave rurale e sidomos malore dhe e dyta mund te sjelle zbrazjen totale te ketyre zonave nga popullsia qe do ishte me pasoja shume te renda per sot e per te ardhmen.Ne kete studim dhe kete ndarje besoj se duhet mbajtur shume parasysh qe sherbimet dhe te drejtat qe shteti u garanton qytetareve te vet nepermjet institucioneve te tij jo vetem te mos u mohohen ,te mos u largohen e pakesohen, po perkundrazi ato tu afrohen rriten e garantohen ,ne teori e praktike.
M.Hajati.
Rilindja ti sherbej popullit.
Jam dakort me ndarjen e re territoriale te vendit.Mbasi ndarja qe ka ba PD e ka ba per te perfituar deputet.Ju mos beni te njejtin gabim ndarje me qellim perfitim deputetesh.Ndarje per te perfituar pushtet.Po beni ndarje qe popullit ti behet sa ma kandeshme jeta,sa ma komode dhe te mos ken pengesa ne asgje per te kryer detyrimit dhe perfitimet ne mardhenje me shtetin qe i interreson cdo familjeje,e qe keto perbejn popullin.Pra cdo gje ne interres te popullit do vlersohet RILINDJE.Ne te kundert rilindje ne perfitim te pushtetit te shtetit.E padrejt.
Niko Faber
Niko Faber:Ndarja e re territoriale duhet bere brenda vitit te ardhshem ose me mire para zgjedhjeve te reja per pushtetin vendor. Ne kete ceshtje jemi te vonuar.
Lleshi
Tu lumte Edi. I ke ra pikes taman. Shqiperia me 3 milion banore na paska bashki e komuna sa nje shtet 100 milionsh. Thone pastaj qe nuk ka pare shqiperia . Shqiperia ka me shume punonjes administrate se sa punetore,koperativist,bisesmen e tregetare. Edo e ke fillu mire shkaterroje burrokracine e Sales se Sala gjithe kete burokraci e krijoj per te marre vota ndersa ti nuk ke nevoje per votat e burokrateve se ti jep populli I thjeshte.
Pa Emër
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
eli.com
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
eli.com
eshte e domosdoshme ndarja administrative por po aqe e domosdoshme eshte edhe reforma e strukturave paralele si qarku apo prefektura si hallka te teprta per vendin tone cka rendon mbi kurrizin e taksapaguseve
beni
Pergjigje Shefqetit!
Ne nje administrim Federate ose konfederate,mundet ti ngjitet edhe ndonje territor i ri,si Psh kosova dhe Shqiperia mundet te zmadhohet e jo te zvogelohet!
zekthi
Duhet te ishte bere qysh ne 2007. Duhet te mbaroje brenda vitit 2014 . Ka komuna me 300 banore dhe me 20-20 e me teper n/punes qe vijne rrotull kryetareve te komunave sa per rroge .
Pa Emër
Ndarja administrative teritoriale eshte e domozdoshme,nese ajo do te perdoret tamam ne sherbim te publikut,dhe jo te politikes,duhen te zgjidhen specialistet me te mire te majte e te djathte, dhe te bejne nje ndarje te vertete me qellim qe ti hiqen nga shpina taksapaguesit shqiptare shume parazite,ka komunma te teperta bashki pa kuptim me shume pak banore, kshill qarku prefekture,ku nuk jane ne funksion te publikut, prandaj cdo gje qe te behet duhet ti sherbeje njerezve dhe jo politikes,ka ardhur koha te qeveriset ndryshe.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 1 =
Vajza e quajtur ISIS kėrkon ndalimin e pėrdorimit tė emrit
Njė familje po bėn thirrje qė njerėzit tė ndalojnė sė thirruri ‘ISIS’ grupin islamik tė terrorit, pėr tė evituar keqkuptimin me emrin e bijės sė tyre 8-vjeēare. Frank dhe Sheridan Leskien, nga Sidnej e kanė quajtur bijėn e tyre Isis, sipas emrit tė perėndeshės egjiptiane qė portretizohet si grua dhe
Gruaja me fytyrė tė tmerrshme
Charlotte Hawkins vuan nga sėmundja e mijėra tumoreve “flluska” nė fytyrė dhe nė trup, e quajtur ndryshe neurofibromatoza. Hawkins, pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje njihet ndryshe nga fėmijėt si “e tmerrshmja”. Neurofibromatoza ėshtė njė sėmundje e rrallė gjenetike dhe trashėgohet nė familje nga njė g
“Futbollisti” mashtron modelen
Njė grua aspirante e njė futbollisti, u gėnjye pėr 17 muaj duke besuar se i dashuri i saj ishte kapiteni Curtis Davies, i klubit Hull City nė Premierligė. Ajo kuptoi se ishte gėnjyer vetėm disa ditė pėrpara se tė lindte fėmijėn e gėnjeshtarit. Josie Cunningham – e cila njihet nė Angli pėr operacion