Rritet ēmimi i kolaudimit tė makinave
  Koncesionari i huaj i kolaudimit tė makinave do tė arkėtojė mė tepėr nga lekėt e shqiptarėve. Zbardhet tabela me ēmimet e reja. Urdhri mban firmėn e ministrit Sokol Olldashi
Publikuar më 28.08.2013 | 7:39

Ornela Manjani

-Rriten tarifat pėr kontrollin teknik tė automjeteve. Urdhri mban firmėn e Ministrit tė transporteve Sokol Olldashi dhe do tė hyjė nė fuqi nė 6 shtator. Koncesionari i huaj qė ka monopolin e kolaudimit tė makinave rrit nė kėtė mėnyrė tė ardhurat, ndėrsa qeveria duket se po u merr njė taksė tė fshehtė qytetarėve. Po rritet pa paralajmėrin njė pagesė, qė duhet tė jetė pjesė kontratės sė koncesionit dhe rrjedhimisht ndryshimi duhet paraqitur nė Kuvend.

Tarifat e reja

Tarifat e shėrbimit tė kontrollit teknik tė detyrueshėm tė mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove tė tyre kanė pėsuar rritje. Kėshtu drejtuesit e automjeteve 4+1 vende, tė cilėt aktualisht paguajnė 1.800 lekė, nga 6 Shtatori duhet tė paguajnė 160 lekė mė shumė. Rritje tė konsiderueshme ka pėsuar edhe tarifa e automjeteve deri nė 8+1 vende, nga 2.500 nė 2.730 lekė. Po ashtu, drejtuesit e tė gjitha mjeteve tė rėnda nga 3,5 ton deri mbi 18 ton, si dhe tė autobusėve duhet tė paguajnė 2.500 lekė mė shumė. Rritjen mė tė vogėl do ta kenė tarifat pėr kontrollin teknik tė motorėve, nga 800 lekė aktualisht, nė 870 lekė. Sipas vendimit mėsohet se automjete me 4+1 vende do tė paguajnė pėr kontrollin teknik tė mjetit 1960 lekė, ndėrsa automjete me mbi 4+1 vende deri nė 8+1 vende do tė paguajnė 2730 lekė. Sipas tabelės sė tarifave tė reja kamionė deri nė 3.5 tonė do tė paguajnė 2950 lekė dhe automjete me 4+1 vende Ri-Testo do tė paguajnė 790 lekė. Kamionė deri nė 3.5 tonė do tė paguajnė 1180 lekė. nė tabelėn e hartuar nga Ministria e Transporteve, e cila do tė zbatohet nga koncensionari qė ka fituar tė drejtėn pėr kontrollin e detyrueshėm teknik tė mjeteve. Aty janė pasqyruar tarifat pėr 200 tipe automjetesh.

Kontrolli teknik

Kontrolli teknik i automjeteve ėshtė i detyrueshėm dhe kryhet njė herė nė vit nga ēdo drejtues mjeti pėr rastet kur makina pėrdoret jo pėr shėrbime ndaj tė tjerėve. Mjetet e transportit qė nuk disponojnė certifikatėn e kontrollit teknik nuk duhet tė qarkullojnė nė rrugė.

Koncensioni monopol

Qė nga shtatori i vitit 2010 kontrolli detyrueshėm teknik i automjeteve, i njohur si kolaudimi kryhet nga njė kompani private,e cila ka fituar kėtė tė drejtė pėr 20 vjet. Kompania zvicerane SGS “Société Générale de Surveillance” fitoi tė drejtėn pėr koncesionin, i cili nė atė kohė u kundėrshtua fort nga opozita, e cila akuzonte qeverinė, jo vetėm pėr dhėnien e njė tė drejte nė mėnyrė klienteliste, por edhe pėr faturėn qė do tė rendonte nė xhepat e qytetarėve. Deri para se tė privatizohej ky shėrbim tė ardhurat nga kolaudimi shkonin nė arkėn e shtetit. Qė pas dhėnies me koncesion tė kontrollit tė detyrueshėm teknik tė automjeteve, Ministria e Transporteve ka rritur dy herė tarifat pėr kėtė shėrbim.


Videot e fundit
2 Komente
al
Nuk ka ngele gje tjeter, po tani duhet qe kompanite e ndryshme duhet te marrin me koncension familjet e qeverise te degjenerume ,qe po thyn qafen dhe sidos familjet e berishes ,olldashit dhe bodes. kjo qeveri do te mbahet mend si qeveria me e ndyre qe ka patur shqiperia keto 100 vjet shtet. kurr mos ju a pafshim bojen hajdute dhe antishqiptar.
Pa Emër
Para se te kolaudoshin makinat.Ish dasht te kolaudohesh Berisha me gjithe zagaret e familjes dhe te vathes se ettheshme plot e perplot korrupsioniste.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 2 =
9 gjėrat qė mund tė mos i dinit pėr Putinin
Njė artikull nė “Newsweek” ka treguar 9 gjėra rreth jetės sė pėrditshme tė presidentit tė Rusisė, Vladimir Putin. Ben Judah, kaloi tre vjet duke hulumtuar rreth jetės sė Putin, hulumtim tė cilin e zbuloi nė librin e tij "Fragile Empire: "How Russia Fell In and Out of Love with Vladimir Putin". 1.
Ja si kanė qenė VIP-at nė rini! (FOTO)
A jeni kuriozė tė dini se si kanė qenė yjet mė tė famshėm tė Hollivudit dhe personalitete tė tjera publike, nė rininė e tyre? Ne po ju paraqesim 29 foto tė aktorėve dhe kėngėtarėve mė tė njohur, pėr tė parė se si kanė qenė ata nė fėmijėri.  Personazhe nga mė tė ndryshmit si Michael Jackson, Brad Pit
Rita Ora, gati klipin e ri
Rita Ora dhe Iggy Azalea po xhirojnė kripin mė tė ri tė kėngės sė tyre “Black Widow”. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga vetė kėngėtarja kosovare, e cila ka postuar njė foto nė rrjetin e saj social Instagram. Rita Ora kėsaj herė vjen me njė paraqitje mahnitėse , me njė kostum me ngjyrė tė rozė qė shkėlqe