Vilma Dule: “Sulmi pėr detyrėn, kam hequr 35 vetė nga puna”
Publikuar më 29.08.2013 | 9:22

Vilma Dule, viktimė e njė sulmi me acid, dyshon se autori ėshtė paguar. Nė dėshminė e dhėnė pėr policinė, vajza ėshtė shprehur se autori ėshtė paguar qė ta digjte me acid nė fytyrė. Ajo ka pohuar se nė punė ishte mjaft e rreptė dhe ka bėrė lėvizje nė staf. Vetėm brenda kėtij viti nga kompania italiane ishin larguar nga puna rreth 35 persona. “Janė bėrė disa lėvizje tė ndryshme nė punė dhe dyshoj se kjo ngjarje ėshtė e lidhur me kėtė fakt. Atė djalin nuk e njoh dhe nuk ėshtė punonjės tek kompania ku unė punoj. Por, nėse e shikoj mund ta identifikoj”, ka pėrfunduar rrėfimin 26-vjeēarja.

Ndėrkohė qė policia vijon hetimet nė dy pista kryesore, ngjarja pėr shkak tė detyrės ose jetės personale tė vajzės. Momentalisht nuk ka ende asnjė tė dhėnė rreth autorit, me pėrjashtim tė identikitit tė dhėnė nga vetė vajza dhe halla e saj. Agresori ishte veshur me pantallona tė shkurtra dhe nė kokė mbante njė kapelė. Policia ka marrė nė pyetje rreth 13 persona, tė cilėt janė persona tė larguar nga puna ose tė afėrm tė tyre. Vilma Dule prej tre vitesh ishte pjesė e stafit drejtues tė njė kompanie italiane, qė operon nė fushėn e Call Center.

Detyra e saj ėshtė menaxhere e burimeve njerėzore. Vilma Dule ishte me origjinė nga Vlora dhe jetonte me qira nė njė banesė nė afėrsi tė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Vajza ka mbaruar studimet nė fakultetin e Drejtėsisė dhe prej 3 vitesh punon si menaxhere nė kompaninė italiane. Mėngjesin e djeshėm rreth orės 8:00, vajza ishte duke zbritur shkallėt e pallatit, kur njė djalė e ka sulmuar duke i hedhur acid nė fytyrė.


Videot e fundit
11 Komente
pleurat
Mos luaj me jeten e njerezve.Pas cdo personi qe pushon nga puna ,qendron nje familje e cila rron me te ardhurat e personit qe hoqe nga puna.Kompania te shfrytezon edhe ty.
Duhet te tregohesh e drejte me njerezit kyr ke pushtet ne dore.
Te uroj sherim te shpejte.
pleurat
Mos luaj me jeten e njerezve.Pas cdo personi qe pushon nga puna ,qendron nje familje e cila rron me te ardhurat e personit qe hoqe nga puna.Kompania te shfrytezon edhe ty.
Duhet te tregohesh e drejte me njerezit kyr ke pushtet ne dore.
Te uroj sherim te shpejte.
Daniel
Me vjen keq se je e re,per ate qe te ndodhi. Por te keshilloi te jesh me e me praktike me njerzit. Pasi siç thua vet,ke hequr plot 35 vete nga puna,qe e perkthyer me realitetin,ke pushkatuar plot 35 familje. Ti duhet te mesosh se nuk jeton ne "socializem" por ne kapitalizem. Dhe kjo do te thote se ne kete sistem vertet nuk ka pushkatim,por ne nje sistem ku paraja eshte jeta,heqja nga puna eshte ekzekutimi. Te uroi sherim te shpejte dhe kujdes ne punen tuaj. Mos harro se ne Shqiperi njerzit nuk kane asnje ndime nga shteti.
juri
Nuk e justifikoj kurre kete krim te rende ndaj nje gruaje.Por ne shqiptaret te mos behemi me italian se italianet.Ckuptim ka shprehja;kam qene e eger ne pune,kam hequr 35 vete nga puna.Po nje fije pendese nuk e pate moj motra per keta persona.Deshe ti beje qefin italianit.Po e din ti se te heqesh tjetren nga puna e len pa buken e gojes.Po jane ligjet e m..qe ti lejojne keto gjera.Ato qe ke hequr nga pune kane qene vajza ose gra,sikur ju.Jam i bindur qe ato e benin punen.Ti pse ju re ne qafe.Une e di,se i njoh mire italianet.Ti e bere per ti hyre ne qef kapos,per karriere.Ne fund e perseris.E denoj egersisht krimin ndaj teje dhe ndaj cdo gruaje.Stop dhunes.
Pa Emër
Po mbase nuk e kan merituar o njeres ate vend pune ,ndoshta skan qene te afte per te bere ate pune,tani si I bie duhet ti mbante ne pun edhe kur spunojn , nqs ndonje person e bente shum mir ate pune edhe eshte larguar per ndonje arsye tjeter atehere ndryshojn gjerat, po jo mos hiq njeres nga puna se le familje pa buke,kush e meriton nje vend pune mbahet kush nuk e meriton qe seshte I afte per ate pune , nornale qe shkarkohet nga puna , se ksaj I bie qe mos te shkarkoj asnje punonjes qeveria qe po vjen ,ku 90 perqind eshte e pa afte , se ngelen familje pa buke ....!!??
bora
Nuk ia uroj askujt kete qe te ka ndodhur ty por ama me duket absurde qe ti po tenton te fshihesh prapa kesaj alibie, kam pushuar 35 vete nga puna gjate ketij viti. Ti dhe kushdo tjeter qe ka punuar qofte 1 muaj ne nj Call Center e di mjaft mire qe hyrje daljet nga puna ne nje call center jane mjaft te larta, shume me shume se kjo shifer qe po thua ti, dhe deri me sot askujt nuk i ka ndodhur gje per kete arsye.Nese ata punonjes nuk benin sic duhet punen e tyre eshte mese normale qe do hiqehin nga puna por ama shume kollaj gjejne nje pune tjeter ne kete sektor sepse fale zotit mundesite nuk mungojne.
Mos valle nuk ka lidhje kjo puna jote ne gjithe kete mes? Mos valle ne jeten tende personale i ke shkelur ne kallo ndonjerit? Ne menyre qe ky agresor te marre denimin e merituar duhet thene e verteta nga e demtuara dhe jo me keto genjeshtra femijerore.
Mistrec
Si njeri qe je mbi te gjitha me vjen keq per fatkeqsine qe ju ndodhi ...........Me fal por ju ben interviste ti puntorve para se ti maresh ne pune !!! ? Nuk po flasim per 2 ose 5 por per 35 nuk ta kapi syri ty si manaxhere e shkolluar qe je se kta persona si mbushin kriteret e duhur per nje vend pune ne kompanin qe ju perfaqsoni ?? Normal qe jo sepse ti do besh rolin e bosit tek puntoret kur e di shum mire qe te drejtat aty brenda jan te barabarta per te gjithe pervec faktit qe ti punon me pak edhe nga ana tjeter i tregon vlerat padronit se sa e afte je per ta bere nje gje te tille ....o zot o zot po je dhe femer moj e uruar kaq shpirt ftohte qenke !! Je dhe nga vlora ti .....
idlir
me duket shume e rende njarja qe i ka ndodhur kesaj vajze, dhe menyra se si e kane dhunuar. eshte shume e gabuar menyra se si shumica e komenteve duke u perjekur te gjejne nje motiv per ndodhine justifikojne doren e nje krimineli te pameshirshem. nuk e kuptoj perse duhet te lidhet menyra se si ajo punon me kete krim te perbindeshem.nuk e di kujt i ka shkuar per here te pare ne mendje perdorimi i aicidit por arrij te kuptoj me shume trishtim dhe frike ne shpirt se kjo mode e urryer ze vend me shpejt ne mendjen e shqiptareve sesa menyra dhe deshira e te jetuarit mire, sebashku. kudo ne lajmet e perditeshme lexohet per nje rritje te dhunes ,te larjeve te hesapeve( te njollosjeve me gjak te hesapeve) te njerezve qe vdesin gabimisht nga plumba qe nuk u drejtoheshin atyre ( a thua se po te mos u drejtoheshin atyre ceshtja do te ishte me se normale)etj etj. mendoj se shoqeria jone jeton ne nje terr kulturor dhe shpirteror qe veshtire ta kete jetuar me pare (pershi ketu eshe vete kohen e komunizmit diktatorial). nuk dua te zgjatem me shume... i uroj viktimes nje sherim te shpejte dhe neve te gjitheve mundesine ta shohim ne sy dhe ti kerkojme falje per dhunen qe ka pesuar.
ALBANO
PO QE SE I KA HEQE NGA PUNA ME PRETEKSE KOTI PA FAJ MIRE TI BEHET SE KA FAMILJE QE NUK KANE ME HENGER DHE TE TALLASH ME FUKAREJTE ESHTE KRIM PRANDAJ SHIKOJINI PAK TE HEQURIT NGA PUNA MERCI
era
nuk eshte e drejt te denohet ne ket menyr vetem se ka larguar njerez te nevojshem nga Puna sepse ata heqin pak keq ama munden me gjet pun diku tjeter kurse kjo e shkreta gjith jeten do e qoj me tmerr! GJYNAH
Jonila
Cfare po derdellisno o njerez?! Gazetaret e kane bere te modes te krijojne "deshmi". Kur i morren keto deshmi??? Eshte ne gjendje te jap deshmi ajo e gjora. Ne vend te denoni aktin c'njerezor flisni keq per viktimen. Asgje nuk e justifikon kete akt marbar. Njerez pa zemer! Kafsheri hesapi!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 8 =
Balena Juno habit vizitorėt me shfaqjen e saj (VIDEO)
E pabesueshme. Njė balenė e bardhė, e racės Beluga, ka ēuditur disa vizitorė tė cilėt kishin ardhur pėr vizitė nė Akuariumin Mistik nė Konektikat. Mbi tė gjitha disa fėmijė, tė cilėt janė argėtuar sė tepėrmi nga shfaqja qė dha balena Juno. Personi qė filmoi tė gjithė shfaqjen qė dhuroi balena quhet
Irani lejon ‘martesat e pėrkohshme’ pėr tė luftuar seksin para martese
Njė raport aspak “normal” ėshtė nxjerrė kėto ditė nga Fox News, e cila ka treguar pėr treguesit seksual nė shtetin e Iranit. Edhe pse duket e pabesueshme pėr njė shtet me ligje tė forta fetare, raporti tregon se dėshirat seksuale dhe mendimi pėr marrėdhėniet seksuale nė Iran po ndryshojnė nga dita n
5 arsyet pse nuk duhet t’i besoni lidhjes nė internet
Njė grup grash kanė thėnė se ato kanė shpenzuar afėrsisht 350 mijė euro duke kėrkuar burrin ideal nė internet. Radhika Sanghani, ekspertja e gazetės britanike “Telegraph” pėr lidhjet online, ka renditur pesė arsye pse duhet tė shqetėsoheni para se tė njiheni me dikė online. Nėse nuk do tė ishin tak