Flota Tregtare, si u shitėn pėr skrap transoqeanikėt
Fore Kureta, ish-kapiten i anijeve tė transportit dhe ish-drejtor i Flotės Tregtare, rrėfen ditėt e vėshtira nė det dhe sesi anijet shqiptare ankoroheshin nė 100 porte tė botės
Publikuar më 21.09.2013 | 18:33

Leonard Veizi

- Dera metalike e Portit tė Durrėsi hapet pėr tė edhe sot, tė paktėn 30 vjet pasi ai e ka mbyllur punėn e tij si profesionist i lundrimeve. Detarėt me pėrvojė, por edhe drejtuesit e portit vazhdojnė ta kenė nė kujtesė kapitenin jetėgjatė nė transoqeanikut “Tirana”. Ndėrsa ai vetė, me njė nostalgji tė heshtur e trishtuese, thotė se nuk arrin ta besojė se si u shkatėrrua pėr njė kohė tė shkurtėr “piramida” e anijeve qė u ble dhe u mbajtėn me aq mundim nga shteti dhe qė ishin krenaria e Flotės Tregtare tė vendit tonė.

Nė kohėn e saj mė tė mirė, Flota Tregtare Shqiptare kishte tė paktėn 15 anije cilėsore me tė cilat mund tė transportonte njė ngarkesė prej rreth 80 mijė tonėsh, nė shumicėn e porteve tė botės. Fore Kureta, ish-kapiten anijesh pėr mė shumė se 20 vjet, thotė se flota shqiptare, oficerėt drejtues e marinarėt e thjeshtė, ishin tepėr korrektė dhe pėr kėtė kishin fituar besimin nė tė gjitha bankinat ku ankoroheshin anijet me flamurin kuqezi.

Kur do tė fillonin lundrimet me njė anije tė transportit tregtar?

Grupi ynė i mbaroi studimet nė Bullgari, por provimin e fundit tė diplomės e dha nė Shqipėri. Nė atė kohė marrėdhėniet tona me Kampin Socialist ishin pėrkeqėsuar kėshtu qė tė gjithė studentėt u kthyen. Deri nė atė kohė, anijet e transportit shqiptar i kishin tė huaj kapitenėt. Kryesisht, ata ishin bullgarė dhe rusė. Pas acarimit tė marrėdhėnieve ata u larguan, kėshtu qė ne u detyruam tė merrnim shumė shpejt drejtimin e Flotės Tregtare. Qė tė titulloheshe Oficer i Parė apo Kapiten, duhet tė bėjė disa vite lundrimi nė det. Fillimisht unė u emėrova si Oficer i Parė nė anijen 5-mijė tonėshe “Durrėsi” dhe mė pas si Kapiten i anijes 3.500 tonėshe “Skėnderbeu”. Mė vonė u emėrova kapiten i anijes 12.012 tonėshe “Tirana”.

Shqipėria bėnte tregti vetėm me vendet e lindjes, apo dhe me perėndimin?

Shqipėria nuk ishte njė vend i mbyllur edhe pse mendohej si e tillė. Ne bėnin tregti me kėdo. Anijet tona hynin nė mė shumė se 100 porte tė botės. Nė fillim, kur zbrisnim nė portet e perėndimit, na vinin roje tė na vėzhgonin sepse nuk kishin besim. Por ekuipazhet tona ishin shumė tė rregullta dhe shumė shpejt u krijua besimi. Unė vetė, me anijen “Durrėsi” por dhe me “Skėnderbeun” kam shkuar pėr herė tė parė nė njė port tė Gjermanisė Perėndimore, por dhe nė Holandė e nė Angli, pa pėrmendur Italinė, Francėn dhe gjithė portet e Mesdheut.

Cilat ishin ngarkesat mė problematike qė keni transportuar?

Rrugė shumė interesante kam bėrė nė Vietnam dhe Kore ku me anijen 5000 tonėshe “Durrėsi” kam ngarkuar pajisje luftarake pėr avionėt. Ndėrkohė nga Anglia kemi transportuar 10 makina tip “Centaur” 40 tonėshe, qė pėrdoreshin pėr Hidrocentralet, tė cilat i lidhėm nė kuvertėn e anijes. Njė nga problemet mė tė mėdha qė kam hasur ka qenė transporti i dy kullave tė mėdha qė u montuan nė Azotikun e Fierit. Kontrata thoshte qė dy kullat, firma e transportit “Parizi” do tė sillte nė portin e Triestes, por nė fakt ata i lanė nė Venecia. Transhipi siguroi njė ngarkesė me mallra qė do tė shėrbenin si bazament pėr anijen. Por ngarkesa ishte problematike. Ato ishin dy kulla nga 52 ton, 54 metra tė gjata dhe me diametėr 4,70 metra.

Cilėt nga krerėt e lartė tė shtetit kanė ardhur pėr vizitė nė port?

Kanė ardhur tė gjithė me pėrjashtim tė Enver Hoxhės. Ai kishte premtuar qė do tė vinte, por ishte njė vizitė qė nuk u realizua. Por ka ardhur Hysni Kapo e Mehmet Shehu. Madje Mehmet Shehu e kishte zakon qė nuk lajmėronte as Komitetin e Partisė sė Durrėsit, as Flotėn dhe as Portin. Veēse kur vinte papritur. Ai futej jo vetėm nė anijen time, sepse kishim miqėsi tė hershme, por nė tė gjitha anijet e tjera tė portit. I merrte pėr qafe tė gjithė marinarėt. Gjatė punės time i kam dėrguar dy herė radiograme Mehmet Shehut dhe dy herė kam gjetur zgjidhje. I adresohesha atij sepse Drejtoria e Flotės tregohej skeptike dhe nuk me jepte zgjidhje. Nė anijen time kam pritur gjithashtu Beqir Ballukun, por dhe anėtarė tė tjerė tė qeverisė sė asaj kohe.

Cilat ishin rreziqet nė det gjatė lundrimit?

Jeta nė det ka shumė tė papritura. Tajfuni mund tė nistė shumė larg anijes sonė dhe ne lundronin nė det tė qetė, pa dallgė e pa erė, veē kur papritmas fillonin dallgė tė pabesueshme. Kemi lundruar me 8, 9, 10 e me mė shumė ballė jo vetėm nė oqeane, por dhe nė Detin Mesdhe. Por lundrime tė rrezikshme kemi bėrė nė Detin Indian.

A keni pasur raste urgjente, qė kėrkonin ndihmė tė kualifikuar mjekėsore?

Gjatė lundrimit nė det, pėr fat nuk kemi pasur ndonjė rast urgjent. Por nė porte na kanė ndodhur disa raste, ku kemi pasur nevojė edhe pėr spital. Njė rast ka qenė nė Roterdam, ku njė pjesėtar i ekuipazhit pati njė temperaturė tė lartė dhe u shtrua urgjent nė spital. Njė rast tjetėr ka qenė nė Poloni, kur njė nga pjesėtarėt e ekuipazhit u rrėzua dhe e dėmtua, ndaj e shtruam nė spital. Pėr ēdo rast ne kishim njė mjek me vete dhe nė anije kishim ndihmėn mjekėsore ku ishte montuar dhe njė sallė operacioni.

Si e kalonin kohėn e lirė marinarėt ndėrsa udhėtonin pėr ditė tė tėra nė det?

Lexonin ndonjė libėr, luanin me shah apo shihnin televizor, kur futeshin valėt. Madje ne i kishim televizorėt pa problem, sepse na qėllonte tė shkonim nė magazina, ku televizorėt qė i cilėsonin si jashtė mode na i jepnin me ēmim shumė tė lirė. Mė kujtohet se nė atė kohė, komandanti dhe shefi i shtabit tė Sazanit, morėn njė takim me mua dhe mė dhanė kėtė porosi. “Tė lutem na sill njė televizor se jemi tė izoluar e nuk shohim asgjė”.

Ēdo gjė duhet tė kalonte nėpėrmjet doganės?

Pa diskutim, por kėtė herė ia hodhėm. Televizorin e hipėm nė njė skaf ushtarak, i cili u nis drejt e nė Sazan. Nė fund tė fundit nuk ishte ndonjė shkelje e madhe, sepse burokracitė qė njė televizor tė shkonte nėpėrmjet urdhrave tė dala nga Ministria e Mbrojtjes do tė na hanin shumė kohė.

Sa lejonte dogana tė fusje mall personal nga jashtė?

Ne kishim dieta qesharake dhe nuk mendohej se mund tė sillnim shumė gjėra nga jashtė. Mund tė them se pėr 6 muaj qė qėndruam nė Kinė, ne morėm 60 dollarė tė asaj kohe. Por kishte njė fakt; me njė dollar mund tė blije tre bluza najloni, sepse ato s’kishin vlerė. Ndėrsa dogana nė Shqipėri ato i konsideronte nga 3000 lekė tė vjetra copėn. Madje dogana kishte vėnė njė rregull, qė lejonte mall deri nė 40 mijė lekė tė vjetra dhe mbi atė normė paguaje doganė. Megjithatė mund tė fusnim ndonjė gjė qė nė atė kohė nė Shqipėri ose s’kishte, ose mezi gjendej. Por ky ishte njė privilegj i pakėt nė ballafaqim me atė ēfarė hiqte njė marinar nė det ku nuk kishte pushim, as tė diel, as ditė feste dhe as pasdite pėr tė dalė shėtitje e pėr tė pirė njė kafe me familjen.

A keni shumė sende qė i keni marrė gjatė qėndrimeve nė portet e huaja?

Jam munduar tė ruaj nga njė send pėr ēdo vend ku kam shkelur. Deri vonė kam pasur njė bust tė Stalinit qė e kam blerė nė Vietnam dhe njė tė Mao Ce Dunit, qė ma dhuruan nė njė fabrikė nė Kinė.

Sa ditė leje e zakonshme ju takonte nė vit?

Duke parė parasysh kėto rrethana njė marinari tė Flotės Tregtare i takonte 45 ditė pushimi, por nė 20 vitet e mia tė punės e them pa frikė se kam marrė tre herė lejen e zakonshme dhe asnjėherė nuk e kam bėrė tė plotė.

 

Rikrijimi i flotės me anije hekuri

Historia e lundrimit detar shqiptar nis qė nė kohėt e lashta, por fill pas Luftės sė Dytė Botėrore u mendua pėr ngritjen e flotės tregtare. Deri nė atė kohė, Shqipėria kishte vetėm anije tė vogla prej druri. Nė kuadėr tė rreshtimit ndėr shtetet qė pėsuan dėme nga lufta, Shqipėria pėrfitoi mes tė tjerave edhe tri anije tregtare. Dy prej tyre, “Sazani” dhe “Butrinti” 500 tonėshe erdhėn fare tė reja pas vitit 1961 nga Gjermania, ndėrsa “Teuta” 1500 tonėshe, edhe kjo e re, nė tė njėjtėn periudhė erdhi nga Italia. Mė pas flota tregtare shqiptare u furnizua dhe me avulloret.Kėshtu u quajtėn anijet “Durrėsi” 5000 ton, “Partizani” dhe “Liria” 2500 tonėshe, tė cilat erdhėn nė vitin 1961 nga Polonia krejt tė reja, por qė viheshin nė punė me anė tė avullit tė prodhuar nga djegia e mazutit. Anijet pėrshkonin detet e tė gjithė botės, duke u pėrdorur edhe pėr tregtinė me Kinėn. Tre anijet u morėn nga Polonia jo me tė holla, por duke u kėmbyer me minerale tė ndryshme.

 

“Tirana”, njė anije moderne 12 mijė tonėshe

Fore Kureta e ka marrė drejtimin e transoqeanikut “Tirana” vetėm pasi miku i tij i ngushtė, ish-kapiteni Rasim Shameti, hoqi dorė nga drejtimi i saj pėr shkak tė sėmundjes sė tij. Ai thotė se nė atė kohė sapo ishte larguar nga detyra e Drejtorit tė Flotės Tregtare dhe ishte drejtuar sėrish nga pasioni i vjetėr: “Njė nga kulmet e progresit teknik tė asaj kohe nė fushėn e lundrimit detar ishte anija “Tirana”. Ndėrtimi i saj mbaroi nė fund tė vitit 1970 dhe erdhi pėr herė tė parė nė portin e Durrėsit mė 26 mars 1971. Ishte njė anije me njė helikė dhe me njė motor, e destinuar pėr transportin e tė gjitha llojeve tė mallrave tė thata. Anija ishte e gjatė 153 metra, e gjerė 19,4 metra, lartėsia e bordit 11,65 metra dhe zhytjen e ngarkesės sė plotė e ka 9,07 metra. Nė kuvertė ishin tė vendosura mekanizmat e akostimit, vinēat dhe spiranca. Lokali i makinerisė ishte nė mes tė anijes. Kishte tre hambarė nė bash dhe dy hambarėt nė kiē, me njė kubaturė prej 17.865 metėr/kub. Mbulesat e hambarėve ishin tė mekanizuar, hapeshin dhe mbylleshin nė bazė tė sistemit hidraulik. Anija kishte 20 vinēa elektrikė dhe biga 5-10 tonėshe. Mė e madhja ishte biga e rėndė 60 tonėsh. Anija kishte dy sanalle shpėtimi, secila pėr 72 veta, njėra prej tė cilave me motor. Anija kishte depozita me ujė tė pijshėm e karburant qė siguronin autonomi lundrimi pėr 15 mijė milje detare. Ura e komandimit ishte e gjerė, e pėrshtatshme pėr punė dhe e pajisur me tė gjitha instrumentet mė modernė tė drejtimit tė anijes. Kishte dy radarė njėrin tip “Deka” dhe dispazon 0.7 deri nė 48 milje dhe tjetrin tip “Kelvin” me diapazon 0.7-64 milje detare. Anija veē hambarėve dhe kuvertės kishte dhe njė hambar frigoriferik qė shėrben pėr transportimin e mallrave ushqimorė. Por ajo kishte dhe njė aparaturė pėr kthimin e ujit tė detit nė ujė tė pijshėm dhe prodhon 12 ton nė 24 orė” - thotė ish-kapiteni Fore Kureta.

 

Fati i Flotės Tregtare

Flota pėrbėhej nga 15 anije hekuri.Nga disa barka prej druri, me tonazhe tė kufizuara, ajo shkoi nė flotė tė fuqishme rreth 80 mijė tonėshe. Kjo flotė fillonte me anijet mė tė vogla “Sazani” e “Butrinti” me nga 500 tonė ngarkesė pėr tė vijuar me mė tė madhen e modernet “Arbėria” me 16 mijė tonė ngarkesė. Sot, sipas tė dhėnave, shumica e anijeve tė dikurshme janė kthyer nė skrap.

Arbėria                   16.000 tonė 1975, prodhuar nė Suedi. Bllokuar nė Turqi

Tirana                    12.012 tonė 1972, prodhuar nė Poloni. Bllokuar nė Greqi

Vlora                      12.600 tonė 1961, prodhuar nė Itali. – jashtė pėrdorimit

Shkodra                 12.600 tonė 1961, prodhuar nė Itali. – jashtė pėrdorimit

Durrėsi                   5.000 tonė, 1961   prodhuar nė Poloni. – jashtė pėrdorimit

Dajti                       4.600 tonė, 1960   prodhuar nė Gjermani. – jashtė pėrdorimit

Skėnderbeu,         3.600 tonė, 1960,  prodhuar nė Bullgari. Peng nė Itali pas eksodit

Mati                       3.500 tonė   1960  mbytur nė Kostanca tė Rumanisė

Partizani                2.500 tonė, 1961   prodhuar nė Poloni. – jashtė pėrdorimit

Liria                        2.500 tonė, 1961   prodhuar nė  Poloni. – jashtė pėrdorimit

Korabi                    1.500 tonė, 1965   prodhuar nė  Itali. Bllokuar mė 2002 nė Itali

Sazani                    500    tonė, 1960,  prodhuar nė Gjermani. – jashtė pėrdorimit

Butrinti                  500    tonė, 1960,  prodhuar nė Gjermani. – jashtė pėrdorimit

Saranda                 1.000 tonė, 1984   prodhuar nė Durrės. Shitur mė 2006

 

Gjirokastra            2.700 tonė, 1983   prodhuar nė Durrės. Shitur mė  2006


Videot e fundit
5 Komente
U
More do ta lypim xhaxhin Enver por sen e gjejme me. Kto hajnat tjere jane duke na derguar ne humnere.
Pa Emër
Po si do ta conim vendin ne gjendjen ZERO.Ndryshej nuk do garantohesh ceku i bardhe.
Demokracia Shqiptare asht demokracia ma e harllekshme duke u vecuar si me e vecanta e shteteve qe i hyne demokracie para 23 vjetesh.
berati
Ti more U pervec xhaxhit lutu edhe per brigadierin qe te pallonte mamin dhe motren se ne fund te fundit e ke babe.
Pa Emër
Bukur ja the Berati.

Rrespekt nag Kukėsi
maloku
a mor enver coju e tregoju lalucave

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 5 =
8 hapa pėr tė mbajtur njė fjalim mbresėlėnės sipas konservatorit britanik Boris Johnson
Edhe nė konferencėn e fundit konservatore, fjalimi i kryebashkiakut tė Londrės, Boris Johnson la prapa shumė politikanė pėr humorin, karakterin dhe veēantinė e tij. Por, si ia del ai tė habisė besnikėt konservatorė sa herė qė i nevojitet? Bazuar nė performancėn e tij, kėto duhet tė jenė disa prej s
Vajza e quajtur ISIS kėrkon ndalimin e pėrdorimit tė emrit
Njė familje po bėn thirrje qė njerėzit tė ndalojnė sė thirruri ‘ISIS’ grupin islamik tė terrorit, pėr tė evituar keqkuptimin me emrin e bijės sė tyre 8-vjeēare. Frank dhe Sheridan Leskien, nga Sidnej e kanė quajtur bijėn e tyre Isis, sipas emrit tė perėndeshės egjiptiane qė portretizohet si grua dhe
“Futbollisti” mashtron modelen
Njė grua aspirante e njė futbollisti, u gėnjye pėr 17 muaj duke besuar se i dashuri i saj ishte kapiteni Curtis Davies, i klubit Hull City nė Premierligė. Ajo kuptoi se ishte gėnjyer vetėm disa ditė pėrpara se tė lindte fėmijėn e gėnjeshtarit. Josie Cunningham – e cila njihet nė Angli pėr operacion