Hollivudiani Paul Walker me origjinė shqiptare
Publikuar më 23.08.2012 | 18:23

LOS ANXHELOS - Paul Walker, njė prej aktorėve mė tė njohur tė brezit tė ri tė kineastėve nė Hollivud, njihet se ka origjinė shqiptare.
Pikėrisht nė njė nga faqet mė tė njohura kinematografike nė botė, Internet Movie Data Base – IMDB, nė fillim tė hyrjes sė biografisė sė tij tė gjatė zyrtare cilėsohet nė anglisht origjina e tij, madje me gėrma kapitale; “Paul Walker ėshtė njė aktor Amerikan, me prejardhje Shqiptare”.

Edhe pse nuk ėshtė njė informacion zyrtar, IMDB ėshtė njė web faqe nga mė seriozet, qė informacionet e paraqitura i ka tė verifikuara. Pėr 39-vjeēarin Paul William Walker IV thuhet se u bė mjaft i njohur nė 1999 pas rolit tė tij nė filmin Varsity Blues. Ka punuar si fashion model, ka qenė anėtar i Kishės sė Shenjtorėve tė Ditėve tė Mėvonshme, ndryshe Kisha e Mormonėve, ka punuar qė nė fillimet e tij nė televizion, mė pas ka shkruar filma-komedi.  
Bashkė me motrėn, Ashlie, mori pjesė nė 1988 nė njė show-lojė, I'm Telling!. Duke vijuar me film pas filmi. Ai u bė i njohur nė filmat The Fast and the Furious, Into the Blue dhe Eight Below, Highway to Heaven, Who's the Boss?, The Young and the Restless and Touched by an Angel etj. Filmat kanė arkėtuar mbi $1.1 bilionė dollarė. Ėshtė shfaqur edhe nė National Geographic Channel nė njė seri programesh etj.

Pėrgatiti: M.Alla


Videot e fundit
13 Komente
rada
Nga cili brez i 10-te eshte shqiptar? Dhe po qe e vertete se eshte brezi i 20-te shqiptar, cfare ka te beje me krenarine shqiptare?!! "Germo o Tare Germo,se aty do te gjesh....". Sa kohe e humber neper faqe interneti!!!
shqiptare
po skemi pune tjeter se i kemi vene ne terezi hallet tona dhe s'po na ze gjumi tani se ky na qenka me origjine shqiptare. edhe po te jete cfare pastaj? qofte mire atke ku eshte.ai rrezik se ka iden nga bie shqiperia sic nuk e kane 99% te njerezve ne SHBA. shqiptar eshte ai qe rri ne vend te tij dhe punon per shqiperine. edhe ne qe jemi emigrante aktualisht do na humbi identiteti pas jo me shume se nje gjenerate e lindur jashte territorit tone.
dapi
po po,,,e njoh une kete,,eshte nga berati,se ata jane te bardhe,te gjate,dhe me sy blu! Sikur ta dija,,,nje beratas eshte qerratai
Pa Emër
nje gje dihet qe eshte rrace e bardhe.
me siguri eshte me gjak shqiptari po ta marrim per baze cfare thoni ju te gazetes ose ata para jush,por ka cerekun e cerekut te cerekut te cerekut II-II-II- te gjakut shqiptar e keshtu me radhe na del asgje fare. amerikanet e perzier kur i pyet thone: nje cerek kinez, nje cerek zezak nje cerek i bardhe nje cerek hispanik,edhe ketij hajde gjeja ketij dellin shqiptar.
Pa Emër
Ca eshte e lezecme, emrin e tij e shkruajne sakte, Paul Walker, ndersa te motres ia shkruajne Ashlie
Pa Emër
po ja fusin kot, se ne faqen zyrtare te Paul Walker eshte shkruar qe eshte Nativ (origjine) nga California.
Origjina shqiptare qe eshte hedhur ne Wikipedia, mund ta kkete shkruar kushdo.
Do jete ndonje shaka pa kripe
Pa Emër
Ore mashtrusa qe doni qe Te gjithe Te pasurit Te zgjuarit Te bukurit Te jene Shqiptar ky eshte nje mashtrim
:)
rada te drejte ke :)
Pa Emër
Shpejt,ta ftoje Sala per 100 vjetorin, se po afron.Ti japin edhe nenshtetesine shqiptare dhe te beje nje vizite ne Shqiperi,ku mbas vizitet te thote qe ka ngel i mahnitur nga vendi.Shpejt.
ben
Nje cike si pa lidhje ky per shqiptar,por nejse,cfare nuk ndodh.
lina
Sidomos nga syte duket qe eshte 14 karat albanian,ha ha ha
Dulliken
A ka than Ai se ka prejardhje shqipe
ina
Gjithmon kur njerzit amerikan te famshem vdesin .. dalin gjithmon shqiptar .. :(

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 3 =
Rama uron Lindita Nikollėn pėr ditėlindje
Kryeministri Edi Rama ka gjetur njė mėnyrė interesante pėr tė uruar ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social "Facebook", Rama ka zgjedhur njė foto bashkė me Nikollėn dhe e ka shkruar urimin mbi tė.  "+100" - ka shkruar Rama, duke e shoqėruar me simb
Mbyllet televizioni i deputetit tė PD-sė?
UTV News sot ka mbyllur sinjalin. Rreth mesditės televizioni ka ndėrprerė transmetimet, duke nxjerrė njė tabelė, si defekt teknik. Aktualisht nuk dihet se, ēfarė do tė ndodhė me kėtė televizion privat, por ajo qė mėsohet ėshtė se, pėr momentin nuk do tė ketė asnjė transmetim. UTV News ėshtė nė pro
Plisat "pushtuan" Beogradin (VIDEO)
Ndėrkohė qė serbėt janė tė gjithė nė kėrkim tė “Ballistit” qė uli flamurin e Shqipėrisė Etnike nė fushėn e stadiumit “Partizani” nė Beograd, ka dhe disa ‘heronj’ tė tjerė qė i kanė shpėtuar pėrndjekjes. Disa tifozė qė pėrfaqėsojnė grupin “Plisat” ditėn qė do tė zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipėri, hy