Edith Durhami, lebėrit dhe lirikat e tyre me kusarė...
Publikuar më 31.10.2013 | 14:40

Ilir Mborja

Kur flitet pėr labėt ose lebėrit dhe sidomos pėr veset e tyre, nė librin "Unė jam gegė", gazetari Mustafa Nano, shumė referenca i ka mbledhur edhe ndėr kronikanė dhe studiues tė huaj. Albanologu austriak Johann Georg von Hahn, shkrimtarja britanike Edith Durham, Nathalie Clayer, Ibrahim Mansour, anglezi William Martin Leake dhe Wadham Peacock-u ėshtė lista serioze e tė huajve, qė ka qėmtuar dhe qė iu referohet ky autor nė kėtė libėr, nė kapitullin ku flitet pra pėr lebėrit. Krahas shqiptarėve si Fan Noli, Eqrem Vlora, Lumo Skėndo apo Faik Konica, tė huajt e sipėrpėrmendur, nė pėrgjithėsi, merren kryesisht vetėm me veset e lebėrve, "pa ēarė shumė kokė" pėr tė parė anė tė tjera pozitive ose tė evidentojnė ndonjė veti tė mirė tė tyre. Dhe evidentojnė mes tė tjerash, edhe vesin e grabitjes dhe tė vjedhjes. Nė deklarimet e tyre hajduti dhe grabitėsi as nuk veēohen si dy fenomene gjithsesi tė ndryshme, pėrderisa nė to bėhet fjalė vetėm pėr cilėsorin hajdutė. P.sh, mė e saktė do tė ishte qė pėr rastin e mėposhtėm tė bėhej fjalė pėr lebėr - grabitės dhe jo pėr hajdutė: " ...shkrimtarja britanike Edith Durham...nuk harron tė na bėjė me dije se “[ata] kanė njė emėr tė mbrapshtė”, dhe pėr ta ilustruar kėtė opinion thotė se “dy vjet mė parė i kishin thėnė se rruga qė lidhte Tepelenėn me Kėlcyrėn ishte nė dorė tė hajdutėve dhe nuk mund tė kalohej pa paguar njė shpėrblim”. Nuk e kam shumė tė qartė se kush ėshtė mė i dėnueshėm ligjėrisht, por mendoj se fjala hajdut ėshtė mė poshtėruese, ka ngjyresė mė negative...se mbart nė vetvete edhe kuptimin e fshehtėsisė. Nėse do tė bėnim pėrpjekje pėr tė shpjeguar ndonjė nga tiparet sociale tė karakterit tė banorėve tė njė treve, siē ėshtė Labėria pėr rastin nė fjalė, nuk do tė ishte keq qė t'i drejtoheshim edhe folklorit tė saj. Sot folklori  pėrfillet si njė krijim artistik qė kryen njė funksion pothuajse krejt tjetėr nga ai i mėparshmi, por mbetet gjithsesi njė relike e fosile e gjallė, ku folkloristika, nė kėto krijime, gjurmon e shteron elemente tė qenėsishėm, qė flasin pėr origjinalitetin dhe veēorinė e tipareve sociale tė njė krahine, apo edhe njė kombi. Po le tė kthehemi prapė te dėshmitė dhe kujtimet e tė huajve pėr lebėrit tek "Unė jam gegė" dhe tė ndalemi tek britanikja  e njohur, Edith Durham. Kėshtu, edhe pėr rastin e pėrmendur aty, "...tė grabitėsve qė zinin prita nė rrugėn qė lidhte Tepelenėn me Kėlcyrėn," ėshtė po Edith Durham, sė cilės mėsuam sė fundmi, qė t'i jetė referuar nobelistja kanadeze Alice Munro pėr subjektin e romanit tė saj "Virgjėresha shqiptare". Ngjarja me grabitės, pėr tė cilėn ka rrėfyer  Durham-i mė 1920-n, ngjan shumė me tė parėn tė treguar po nga ajo,.. por vetėm se ngjarjet kėtė herė nuk zhvillohen nė rrugėn e Jugut, Tepelenė - Kėlcyrė, por nė rrugėt e Veriut tė Shqipėrisė, pikėrisht nė ato tė Malėsisė sė Madhe. Domethėnė, cilėsimi vetėm pėr lebėrit si bartės tė kėtij vesi, bie poshtė nga e njėjta autore. Nė ndonjė rast, nėpėrmjet folklorit mund tė shpjegohet shumė mė tepėr dhe mund t'i qasemi sė vėrtetės edhe mė afėr nga ajo qė  mund tė pėrmbajnė kujtimet e kujtdo qofshin. Duke iu drejtuar folklorit,mendoj se mundėsia pėr tė gabuar ėshtė mė e vogėl se sa "vėrtetėsia" e pėrshtypjeve, qė ndonjėherė mund tė jenė edhe rastėsore. Pėrveē mrekullimit qė tė sjell pėrjetimi kur kridhesh nė tė, folklori mund tė tė ndihmojė tė kuptosh edhe tiparet e karakterit tė njė treve, mund tė vėresh mė qartė edhe kompleksitetin e fenomenit karakterial tė saj. Tė mos harrojmė se ndonjėherė folklori ndihmon edhe mė shumė se sa vetė gjuha e folur, pėr tė pėrcaktuar drejt edhe identitetin kombėtar tė njė zone. Rasti i Himarės e provon mė sė miri kėtė. Banorėt e saj, prej kohėsh kėndojnė dhe vajtojnė nė gjuhėn shqipe. Dhe kjo sepse krijimtaria shpirtėrore ėshtė mė e gjerė edhe se gjuha e folur nė njė fazė tė historisė, sepse e pėrfshin tė plotė historinė nė vetvete. Folklori  nėnkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhėn dhe krijimtarinė popullore, qė bashkėsitė i pranojnė si pjesė pėrbėrėse tė trashėgimisė sė tyre kulturore. Kjo trashėgimi kulturore jo materiale, u pėrcoll nė breza dhe u krijua nė shekuj e nė vijimėsi nga ato, nė funksion tė mjedisit tė tyre, tė ndėrveprimit tė tyre me natyrėn dhe tė historisė sė tyre, duke u dhėnė kėshtu atyre ndjenjėn e identitetit dhe vazhdimėsisė. Duke e parė pra nė  tėrėsi, si dukuri artistike dhe  jetėsore tė lidhur drejtpėrdrejt me jetėn, me mbijetesėn, me sigurinė pėr jetėn etj, mund tė kuptojmė mė mirė edhe karakterin,. .si dhe veset kolektive tė kohėve tė vjetra sa vetė kėnga. Prandaj folkloristika ėshtė shkenca qė nuk mund tė pėrjashtohet nė se duam tė studiojmė dhe pastaj tė vizatojmė saktė tiparet etnogjenezės sė njė zone. Me shembujt qė do tė sjell mė poshtė nga lirikat labe nuk do tė pėrpiqem tė kundėrshtoj asnjė nga tė referuarit e librit nė fjalė, por do tė pėrpiqen tė shpjegoj si e kuptoj unė, sa tė mundem, nėpėrmjet folklorit, kompleksitetin e fenomenit tė vjedhjes dhe tė grabitjes tek lebėrit. Mė parė, nė pėrpjekje pėr tė depėrtuar tek mentaliteti i labit, duhen sjellė nė vėmendje kėto dy kėngė. E para qė shpreh si tė thuash misionin parėsor tė kėngės pėr labin, qė ėshtė dashuria: 

Bilbil thuamė dhe mua!/ Ca nga ato kėngėt e tua/Tė kėndoj krua mė krua/

Tė mė vijė ajo qė dua/ Leshraverdha gjer mbi thua.

Dhe kėnga e dytė qė manifeston amanetin e labit:

Mike, nė tė kam pėr mike?/ Kur tė vdes tė bėhesh qiqe!/

Tė mė qash brigje mė brigje!/ dhe me lot moj dhe me ligje...

Labi duke kėrkuar kėshtu besnikėri tė pėrjetshme nga e dashura edhe pas vdekjes, duket se shpreh nė kėtė amanet, egoizmin e tij dhe tėrthorazi mund tė kuptojmė pozicionin e tij nė raport me tė dashurėn, me femrėn. Duke u ndjerė si pronar i saj, labi shpallet pėrjetėsisht i tillė dhe nėnkuptojmė kėshtu qė nė jetėn plot vėshtirėsi, ai i ka marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė, padyshim edhe atė ekonomike. Pėr labin rėndėsi ka vetėm morali i besės. Por shumė e ēuditshme ėshtė edhe mėnyra e tė divorcuarit tė martesės tek labi. E po vetėm nė Labėri, megjithėse i njėanshėm (vetėm burri mund ta bėnte kėtė) ndodhte prej kohėsh qė s'mbahen mend, divorci. Ky fenomen i panjohur pėr tė gjitha trevat shqiptare dhe nė tė gjithė Ballkanin nė ato mote, shpallej nė mėnyrėn mė lakonike tė mundshme. Labi kur i shpallte bashkėshortes: "Tė kam bėrė motėr", i ofronte divorcin mė tė parevokueshėm, mė autentik,.. por edhe mė kalorsiak e cinik njėherazi. Ajo, gruaja e shpallur tashmė motėr, mund tė zgjidhte vetė tė largohej nga shtėpia, apo tė vazhdonte tė banonte aty, tė strehohej dhe tė ushqehej edhe pėrjetė po tė donte, por,.. vetėm me statusin e motrės. Pra problemi ekonomik, as qė shtrohej  pėr diskutim. Nė familjen e varfėr labe, nuk ziheshin me gojė tė tilla gjėra,.. dhe kjo sigurisht nuk ėshtė veti hajdutėsh. Lirikat labe janė tė mbushura me fjalė qė shprehin vesin e hajdutėrisė. Edhe Hėnėn e shohin nė atė funksion:

“Doli Hėna pėr kusarė/.. nis njė kėngė labe, domethėnė sa pėr t'ua ndriēuar udhėn atyre dhe pėr asgjė tjetėr... Labi kur i kėndon tė dashurės nuk ka aspak drojė dhe e mbush gojėn me fjalėn "vodha". Si nė kėngėn:

"Moj sy e vetulla pishė!/ Haram tė qoftė ai mishė!/ Ai mish qė tė solla prėmė/ e vodha natėn pa hėnė./Qentė lehnin,  unė po zėnė..." Pėr dashurinė labi "se ka pėr gjė tė vjedhė".

Njė sheleg pėr tė dashurėn, mjafton qė ajo tė kėnaqet. Nga fjala "mishė" marrim vesh se shelegu i ėshtė dhuruar i pjekur. Domethėnė, ėshtė bėrė dhe ca punė me tė... Pėrdorimi troē i fjalės vodha, nuk  tregon ambientimin me tė (vjedhjen), por mendoj se e kundėrta ėshtė  e vėrtetė. Labi kėrkon qė ky veprim t'i pėrfillet pėr sakrificė, ose tė paktėn si zotėsi. Kjo duhet tė jetė arsyeja pse edhe emėrtimi hajdut mungon nė fjalorin e lirikės sė Labėrisė. Nė vend tė saj gjen fjalėn kusar. Veē grabitėsit, kjo leksemė duket se ka fituar edhe nėnkuptime tė tjera, si atė tė trimit, tė dhunės, tė arrogantit, tė shpėrfillėsit ndaj ligjit... Po tė duash edhe tė labit. Edhe nė vajtimet nė Labėri ndeshim po kėtė emėrtim si p.sh: 

Nė njė mort nė Labėri nėna duke vajtuar djalin e saj tė vrarė, bėn pėrgjegjėse tė renė:

 Nėna:  "Moj nuse , moj kėmbė zezė!/ M'i hyre shtėpisė me fshesė."

...dhe po me vaj nusja i pėrgjigjet kėshtu thumbimit tė sė vjehrrės:

"Unė nuk jeshė kėmbė zezė./ Unė jeshė kėmbė bardhė./ Mot-mot u bėra 

me djalė./ Fajin ta pati ky mavri,../ qė s'rrij dot pa kusėri..."

Gjer vonė ka qarkulluar legjenda se labit nuk i jepnin nuse, pa kaluar mė parė provėn e kusarisė. Ndėrsa rastet kur lėkura e bagėtisė sė vjedhur i hidhej ashiqare te kėmbėt tė zotit nga kusari, janė tė njohura. Kapardisja e kėtij lloji, vetė shpallja e kusarit, bėhej pėr t'i vėnė nė dukje ēobanit tė dėmtuar, pazotėsinė e tij apo tė qenve qė mbante. Kjo tregon pėr njė kod shumė tė ēuditshėm, qė mbase shpjegohet me fazėn kalimtare midis  kohėve tė kleptokracisė dhe atyre tė mėpasshme. Por kjo ėshtė punė e  sociologėve... Por nė fund njė gjė mund tė thuhet me siguri. Nė Labėri si kudo nė Botė ka pasur kleptokraci, kjo as qė diskutohet. Edhe se mund tė ketė zgjatur, ashtu nė formėn e saj primitive, nė Labėri pak mė vonė se nė Londėr fjala vjen,.. pėrsėri mund tė jetė e vėrtetė. Por nuk duhet harruar se kleptokracia nė gjithė botėn, vetėm se ėshtė sofistikuar nė maskimin e saj, aq shumė, sa "nuk ka vajtojcė labe qė ta qajė...". Sa pėr Edith Durhamin druaj se mund tė ketė "shkarė" nė kėtė njėanshmėri nė kurriz tė lebėrve, si pasojė e pasionit tė saj pėr folklorin dhe patjetėr do t'i ketė zėnė veshi ndonjė nga lirikat labe ku subjektet me kusarė nuk para mungojnė. Si p.sh: "Ē'u ngriēė natėn pa hėnė,/ Pa opinga nėnė kėmbė/ rashė nė njė stan tė dhėnė./ Tė zot e qene po flenė./ Ē'u ngrit millorja nė kėmbė./ Brez e sipėr e argjėntė./ Gushėnė gjerdane zėnė/ dhe njėēikė qė kishte lėnė/ shndriste si bora nė hėnė./ Shndriste si bora n'Qorre./ U tėrbofsh qė mė tėrbove!/ Nga kusaria ē'mė nxorre."


Videot e fundit
1 Komente
Auloniat
Edith Durhamin e kanė bėrė lėmsh '' gojėt e liga ''.
Shakatė e lebėrve ja kanė treguar si tė vėrteta.
Ndoshta rastėsi, por, ngjan me vesin e Spartanėve, pėr tė cilin tregohet dhe ajo historia, me atė djaloshin spartan, qė vodhi atė kėlyshin e ujkut, qė i hapi zorrėt dhe ai s'bėri gėk dhe ra e vdiq. I shkreti djalė kujtonte se kishte vjedhur njė qengj tė vogėl. Ne sot e nderojmė Ali pashė Tepelenėn, por, ai pėr tė huajt ka qenė simbol '' turqizimit '' tė shqiptarėve. Bile nga pėrshkrimet e tė huajve, ai del mė i keq edhe se vetė turqit. Dhe Aliu ishte lab, mendoni se s'ka ndikuar ajo qė ka bėrė ai nė kėtė opinion?.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 3 =
Dasara Malltezi i pėrgjigjet Mero Bazes
Mbesa e ish-kryeministrit, Sali Berisha ka reaguar ndaj njė shkrimi tė botuesit Mero Baze sa u takon repilakave pėr ndeshjen Serbi-Shqipėri dhe vendimin e EUFA-s. Dasara Malltezi e akuzon Bazen se prej vitesh e sulmon dhe i thotė se i vjen keq pėr tė birin e tij. Ja ēfarė shkruan supermbesa: Arsy
Robbie Williams zbulon emrin e djalit me njė tjetėr video
Kėngėtari Robbie Williams ka dokumentuar lindjen e gruas sė tij, Ayda Field prej shumė kohėsh nė YouTube, kėshtu qė nuk ėshtė ndonjė surprizė qė ēifti shpalli emrin e djalit tė tyre, nė tė njėjtėn mėnyrė. Krijuesi i hitit “Candy”, postoi njė video gazmore, duke treguar gruan e tij, qė e shtyn
Angela Martini provokon nga ballkoni nė Miami
Angela Martini do tė jetė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes, pavarėsisht sa larg ndodhet. Modelja shqiptare e vetėdijshme pėr format perfekte tė trupit tė saj, kėtė herė pozon me tė brendshme nė ballkonin e hotelit. Angela po qėndron prej disa ditėsh nė Miami, ku dhe janė shkrepur kėto fotogr