Si e zbulova arkivin e rrallė “Panariti” nė bibliotekėn e Ēikagos
Publikuar më 26.08.2012 | 12:00

 

Nga SHBA pėr shekullin: prof. asoc. dr. myslim PASHA - 

Para se te niesesha per ne Cikago takova ne Uashington Juristin e shquar shqiptar Agron Alibali. Pas disa shkembimve njoftuese te rastit, te deshirave, veprimtarive dhe kerkimeve te fushave tona, ai nuk pertoi te me thote: “ O c’rast i rralle! Ke fatin te shkosh ne Univesitetin e Cikagos e aty do te gjesh, ndofta nje thesar arkival te njerit prej veprimtareve te shquar shqiptaro-amerikan: Qerim Panariti (Gerim Panarity). Mos harro! Mund te lesh cdo gje tjeter, po kete mos e shmang!”. Ishte nje grishje inspiruese shqiptare, e cila do te ishte dhe nje zbulim i vertete, jo vetem i imi, por dhe i Alibalit, i cili eshte ne kerkim te humbjes misterioze te bibliotekes personale te Faik Konices. Ja c’me tha ne vijim Alibali: “Deshmia e fundit qe kam gjetur une eshte nje njoftim tek “Dielli” ne vitin 1956 - nga Qerim Panariti - ku thuhej se Biblioteka u vendos ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston dhe u kyc atje, ne arka metalike. Kur erdhi At Liolini ne vitin 1966 nuk gjeti gjesend. Ndofta ne Ditarin e Panaritit ka njoftime se ku vajten 2000 blenj me libra, qe ishin lene amanet per Biblioteken Kombetare ne Tirane.” 

Shėnime tė njė jete kombėtariste 

Deshira dhe kersheria per te vizituar Biblioteken e Universitetit te Cikagos u jetesua. E shtrydha serish kohen, per t’i dhene zgjerim deshires atdhetare per takim me Qerim Panaritin. Pa Belbi Pashaj, nje intelektual i ri shqiptaro-amerikan, i cili me shoqeroi, duke ma lehtesuar kerkimin, nuk do te mundesha dot. Dhe prej Arkivit zbriten, njera pas tjetres, kuti e dosje te cilat ishin njoftuese dhe befasuese njekohesisht: nder vitet 1914- 1986, pergjate gjithe jetes se tij  Qerim Panariti, ne te gjashtembedhjetat rritej ne dheun e tij, ne Trebicke. Ne vitin 1909 shkeli ne SHBA. Aq i vogel dhe filloi veprimtarine me shoqerine “Besa-Bese” te Bostonit. Ne 1911 kthehet ne atdhe dhe me Mehmet dhe Faik Konicen luftoi per clirimin e Shqiperise nga Perandoria Osmane. Ne 1912- ten, prape ne Amerike. Ne kete vit, u krijua Federata Gjithe-Shqiptare e Amerikes, Vatra, qe mori rrenje, u rrit e u gjallua, si nje nga odat patriotike dhe zerat me me ndikim ne levizjen per Mevetesine Shqiptare. “Dielli” u be organi kryesor per nxitjen e nacionalizmit shqiptar. Kur Shqiperine po e copetonin ai u nis serish per te luftuar, ne Toskeri: kunder pushtuesve greke dhe ne Shqiperine e Mesme ndaj Esadisteve. Luftonte dhe shkruante, me pseudonimin “Opinga”. Ai iu perkushtua, udhes se Mevetesise se Shqiperise tere jeten e tij. Perfundoi shkollimin e tij, duke ndjekur studimet ne: Hitchcock Free Academy, Brimfield, Massachusetts. U diplomua ne Universitetin Clark, ne Eorcester, Massachusetts, ne vitin 1926, duke marre Medaljen: Franklin Eashington per studime te shkelqyera ne lamijen e historise. Ai ishte redaktor i gazetes se pare shqiptaro-amerikane ne Shtetet e Bashkuara, “Dielli”, te cilen e drejtoi qe nga viti 1940. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Panariti transmetonte nepermjet radios “Zeri i Amerikes” ne Shqiperi, duke frymezuar rezistencen shqiptare me fuqite e Boshtit. Ai, ishte gjithashtu i perkushtuar ne perpjekjet e pasluftes per te derguar ushqim, veshje dhe barna mjekesore ne vend. Panariti botoi artikuj te shumte dhe libra mbi Shqiperine. Ne vitin 1925, ai botoi ne anglisht nje shkrim per historine e atij viti, te titulluar, “Revolucioni i fundit i Shqiperise”; shkroi nje sere artikujsh qe me te drejte i titulloi: “Shqiperia, nje komb ne krize te vazhdueshme”. Si te ishte nje sage, - ne te ai rrefeu perpjekjet e pareshtura dhe fisnike te popullit shqiptar drejt mevetesise, provat e medha qe kaloi dhe mjerimet e shumta qe hoqi. Ne 1957, botoi dhe redaktoi permbledhjen: “Albania: The Rock Garden of Southeastern Europe and Other Essays.” ( Shqiperia: Kopshti Shkembor i Europes Juglindore dhe Esse te tjera). Nje veper tjeter eshte ajo, mbi Kryepeshkopin Fan Noli me te cilin ai ishte bashkeveprimtar. Kontributi i tij shtrihet edhe ne botime te tjera, ne organe shtypi si: “Globe” dhe “Christian Science Monitor”. 

Pasuri arkivale qė pret 

Jane 13 kuti te formatuara sipas standardit te Univesitetit te Cikagos. Brenda tyre jane 165 bashkesore (files): Ne serine I gjendet korrespondenca e tij e gjere; ne serine II, shkrime, ditare, doreshkrime; ne serine III: “Shqiperia ne shekullin e XX” (shkrime e fjalime); ne serine IV: “Jeta e Shqiptareve te Amerikes”; ne serine V: materiale pamore, kostume, portrete, riprodhime, aktualitete shqiptare, flete muzikore kompozime te Prof. Thoma Nasit; ne serine VI: materiale pas vdekjes; ne serine VII: ‘Permbledhje materialesh nga periudha 1940-1970 - gazeta revista, harta etj. Ne pamundesi te kohes, qe s’mjafton kurre, ne hodhem nje shikim vetem syprinor, prej hershmerise se vepres se tij, te letrat e para te dashurise per Saren (Sarah), blloqe kalendarike te vitit 1936 e kendej, fotografuam faqe te vecanta ditari, mbresa nga funerali i Faik Konices ne varrimin e tij ne Boston, disa shenime analize per enver Hoxhen etj. Po keshtu fotografuam materiale pamore mbreselenese te kostumeve tradicionale shqiptare, te portreteve te Selam Musajit, Fan Nolit, Prenk Bibe Dod Pashes, etj. Kesilloj, ne sa i dhame doren dhe i thame “Tung” nje patrioti, veprimtari, studiuesi dhe botuesi te shquar kombetarist , Qerim Panaritit qe rri prej kaq kohesh e pret te hulumtohet atje larg, ne brigjet e Liqenit te Miciganit, Cikago, me ate deshperim te madh qe nuk iu nda gjithe jetes, gjersa edhe nje bashkesi shkrimesh, i pat permbledhur nen titullin: “Shqiperia: nje komb ne krize te vazhdueshme”.   

 

 


Videot e fundit
19 Komente
lili
Si e zbulova? Po cka zbuluat .Asgje:gjithe shqiptaret e amerikes e dine se arkivat e ketij jane n'ate bibliot?ke:zbulimi i juaj eshte se keni ende shume arkiva te shqiptareve jashte Atdheut me lexuar edhe se Historia jone nuk eshte Historia alla profesoret e Historise t' Enverit!
Mark Gjonaj
Profesor, kohet kane ndryshuar, nuk eshte me as Vatra, as Dielli qe ka qene. Berisha, mori me vete nja 35 mije dollare, shkoi ne Amerike dhe festoj me komitat e Vatres. Per keto materiale duhet te jape sinjalin e alarmit, kryetari Vatres, gazetari Dalip Greca ne Gazeten Dielli, apo dhe Vehbi Bajrami ne Iliria. Kur ua thote te metat e ketij stani Alban Dega, nuk i pranojne, biles ofendojne me pseudonime. Ne Vater dhe kudo ku kane zene vend komunist "antikomunist", kete muzike do te degjojme, artin e zbulimit dhe te ekspozimit te nje personi, nuk mund ta ngrejne, "artistet" e sotem, qe i kane zene ca pune per te kaluar kohen. Duhet kohe e gjate me ndryshuar idete, riparimet ne mendime, here me te majten, here me te djathten per te regulluar biografine e perparshme. Vatra e ka maruar vizionin dhe emisionin e saje, ajo eshte kot dhe duhet te c'regjistrohet.
Pa Emër
Po cfare ke zbuluar mor prof.Pashaj??? Ti vete e shkruan qe per kete arkiv te tregoi Agron Alibali, i cili dhe te vuri ne dijeni se ku ndodhej. Mos eshte dhe kufiri detar si ky " zbulim"???
Profesori
" Profesor", merru me zanatin tend dhe detin qe te kalosh nje pleqeri fisnike. Se po u morre me probleme jashte fushes tende ne kete moshe ke per te deshtuar dhe per tu turperuar ne pleqeri. Me kete artikull, po jep shenja qe te ka hyre vetja ne qejf. Per sa me siper mund te na thoje:" Sa turp qe une deri me sot jam i fundmi shqiptar qe mesova per Qerim Panaritin." dhe eshte turp qe ta quash ate nje zbulim tendin.
F. PAZOKU
Ne qofte se si pike referimi do te merret e verteta e pamohueshme qe: Enver Hoxha ishte udheheqesi i ndryshimeve te medha te Shqiperise mesjetare, i ndryshimeve ne ekonomi, arsim, shendetesi, art, kulture, sport dhe mbi te gjitha i ndryshimeve ne mentalitetin patriakal te shoqerise, i ndryshimeve te thella ne mentalitetin e shqiptareve ne marredheniet e tyre me shtetin dhe te drejten per t'u veteqeverisur duke arritur ne kete menyre rendin dhe sigurine per te gjithe, por edhe paqen sociale duke hedhur tej kanune e zakone mesjetare, pra me nje fjale n.q.s. nuk do i njohim meritat e verteta Enver Hoxhes, historia e shqiptareve gjithnje do te manipulohet ne favor te politikes se dites si mbartese e shume fenomeneve regresiste te se shkuares.
Historia
Fan Stilian Noli,babai i kombit Shqiptar.
************************************************************
C'do merite qe ka Vatra e Nolit,me kulminantja puna e saj themelore per njohjen e Shqiperise shtet me vete dhe ne OKB,nga xhelozet e Nolit vihet ne hije kjo pune.Ishte VATRA themeluar nga diturite politike te Nolit,nga orizonti i tij unikal, qe lojti rolin e nje qeverije per Shqiperine.E kini kot qe ulni Nolin, Fan Stilian Noli beri per Shqiperine nje pune kolosale,te jashtezakonte ne vleren patriotike kur shume shqiptare flinin,ndaj historia e njeh Nolin baba te kombit Shqiptar.Tjeter pune se c'bejne xhelozet shqiptare per kollosin Noli.
Historia
Fan Stilian Noli,babai i kombit Shqiptar.
************************************************************
C'do merite qe ka Vatra e Nolit,me kulminantja puna e saj themelore per njohjen e Shqiperise shtet me vete dhe ne OKB,nga xhelozet e Nolit vihet ne hije kjo pune.Ishte VATRA themeluar nga diturite politike te Nolit,nga orizonti i tij unikal, qe lojti rolin e nje qeverije per Shqiperine.E kini kot qe ulni Nolin, Fan Stilian Noli beri per Shqiperine nje pune kolosale,te jashtezakonte ne vleren patriotike kur shume shqiptare flinin,ndaj historia e njeh Nolin baba te kombit Shqiptar.Tjeter pune se c'bejne xhelozet shqiptare per kollosin Noli.
Historia
Fan Stilian Noli,babai i kombit Shqiptar. ************************************************************ C'do merite qe ka Vatra e Nolit,me kulminantja puna e saj themelore per njohjen e Shqiperise shtet me vete dhe ne OKB,nga xhelozet e Nolit vihet ne hije kjo pune.Ishte VATRA themeluar nga diturite politike te Nolit,nga orizonti i tij unikal, qe lojti rolin e nje qeverije per Shqiperine.E kini kot qe ulni Nolin, Fan Stilian Noli beri per Shqiperine nje pune kolosale,te jashtezakonte ne vleren patriotike kur shume shqiptare flinin,ndaj historia e njeh Nolin baba te kombit Shqiptar.Tjeter pune se c'bejne xhelozet shqiptare per kollosin Noli.
beni
Nuk ka ndoj gje te madhe per te zbuluar ne historine tone,qe nga koha e skenderbeut e deri tek shpallja e pavarsise nuk kemi gje per te trguar per historine,Vjen ahmet zogu i cili e mbajti pushtetin e marre me ndihmen e serbeve e mbajti si deshti vete dhe iku pa lene gjurme,Erdhen komunistet po dhe keta me ndihmen e rusise e mbajten per50vjet,por duhet thene se dicka bene,te pakten krijuan nje shtet shqiptar qe deri atehere nuk kishte,ringjallen vendin ekonomine kulturen shendetesin arsimin ushtrine policine,pa u futur tek gjerat negative,edhe sot po e mban sali berisha pushtetin,po thuajse si enveri ku pak dallime ka por vetem nuk denohen njerezit per axhicartion e propogande,se per kalim kufiri akoma denohen,edhe mendja e thjeshte e nje fshatari e ka kuptuar se kush ka qene ai qe i ka sherbyer ketij vendi,nuk ka shume nevoje qe te germohet neper arkiva se cfare kane shkruar te tjeret larg ardheut.
R.MOISIU
Po mire z.Pashaj, ate qe pa e publikoi.Kjo eshte dicka pozitive . Une i kam publikuar me pare ato, i kam gjetur, kam biseduar edhe me gruan e publicistit Qerim Panariti -Sara Panariti qe vdiq para tre-kater vjeteve.Kam edhe foto me te. Krenaria e z.Pashaj eshte ne kendveshtrimin atdhetar e patriot, dhe per kete ai duhet pergezuar. Nderime e respekt R.MOISIU
politikani chicago
ndaj te njejtin mendim me profesorin per cfar shkruan per shokun pashaj.
politikani chicago
ndaj te njejtin mendim me profesorin per cfar shkruan per shokun pashaj.
politikani chicago
ndaj te njejtin mendim me profesorin per cfar shkruan per shokun pashaj.
politikani chicago
ndaj te njejtin mendim me profesorin per cfar shkruan per shokun pashaj.
politikani chicago
e pershendes prefesorin dhe nuk i heq asnje presje komentit te tije. ndaj te njejtin mendim me te per shokun pashaj.
duka i modh
Une nuk kuptoj nje gje me ju qe keni shkruar ne komentet. Cfare te keqe ka qe ky prof. ka vajtur ne Cikago dhe ka gjetur dicka te vecante per Panaritin. Te tjeret vene ne US dhe bejne turizem, kurse ky ka vajtur te shikoje e lexoje veprat e nje patrioti. Pse nuk ju pelqen kjo gje. Shume thjeshte, ai nuk po ben nje shpikje por vetem po publikon dhe ve ne dukje disa gjera qe dhe dihen nga disa. Dhe kjo gje nuk ju kenaq ju? Cfare kerkoni te beje nje zbulues arkivash?
drita bashaj
Te gjithe shqiptaret po zbulojne te zbuluarat dhe po qorrohen e nuk shikojne se c'ndodh rreth tyre! Deliri i madheshtise qe i ka kapur te tere eshte nje simptom qe po i ben te tere shqiptaret shkencetare, shkrimtare historiane .... vetem qytetare Jo!
Pa Emër
besoj se historianet duhet ta thone fjalen e tyre per zbulimin e studimin e veprave te ketyre koloseve e atdhetareve te medhenj
Pa Emër
Nuk eshte e vertet se te gjithe shqiptaret e amerikes e dine kete arkiv ose te tjera. Nqs kjo do te Ishte e vertet atehere perse nuk eshte botuar. Perse as nje i vetquajtur "intelektual" nuk e ka marre persiper kete. Keto komente negative tregojne injorancen tuaj pot sidomos tregojne nje ndjenje negative konstante te lidhura me aleancat politike.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 8 =
Qeni qė zbuloi 500 raste me kancer
Bakingemshajėr, Mbretėria e Bashkuar - Ėndrra e Dr. Claire Guest ishte t’i pėrdorte qentė pėr tė zbuluar shenjat e hershme tė kancerit. Claire, njė psikologe qė studion sjelljen e kafshėve, ishte e bindur se kafshėt mund “tė nuhasin” qelizat kancerogjene qė emetohen nga lėkura, urina, madje edhe fry
6 sekonda ushtrime intensive nė ditė, "transformojnė" shėndetin
Sipas njė studimi tė fundit nė Skoci, 6 sekonda ushtrime fizike intensive nė ditė, kanė potencialin pėr tė ndryshuar pėr mirė shėndetin e njė tė moshuari. Studimi i kryer mbi 12 pensionistė, tė cilėt iu nėnshtruan njė stėrvitje intensive, ēoi nė uljen e presionit tė gjakut dhe mirėfunksionimin e mu
Martohet djali i Filip Ēakulit, mes tė ftuarve kryeministri Rama (FOTO)
Kjo javė ka qenė java e dasmave tė personaliteteve mė tė njohura publike. Dasma e vajzės sė ish-presidentit Bamir Topi ditėn e shtunė, pasoi me atė tė djalit tė Filip Ēakulit. Zhani Ēakuli ėshtė martuar ditėn e diel, ku ka zhvilluar njė ceremoni madhėshtore, pjesė e tė cilės ishin personalitete tė b