Personat me aftėsi tė kufizuar, Rama: Brenda vitit do tė shlyejmė tė gjithė detyrimet
50 mln dollarė deficit nė fondin e pagesave pėr personat me aftėsi tė kufizuar  
Publikuar më 03.12.2013 | 12:22

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pranuar sot se vendi ndodhet nė njė gjendje tė vėshtirė ekonomike e financiare, gjendje e cila ėshtė akumuluar ndėr vite. Po ashtu Rama tha se arka e shtetit ėshtė bosh dhe se shteti ėshtė lėnė nė kėtė gjendje kaotike nga qeveria e mėparshme. 

Kėto deklarata kreu i qeverisė i bėri pėrgjatė njė aktiviteti tė zhvilluar sot, me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Personave me Aftėsi tė Kufizuar. 

“Personat me aftėsi tė kufizur mund tė kthehen nė fuqi, nėse ti e lejon qė aftėsia e kufizuar tė kthehet nė punė. E konsideroj tė rėndėsishme qė ne jemi bashkė dhe i japim mundėsi njėri-tjetri qė tė komunikojmė. Ėshtė e rėndė qė tė pėrballosh vėshtirėsitė qė hasni ju, por mė besoni se ėshtė akoma mė e rėndė tė pėrballosh vėshtirėsitė ekonomike dhe sociale, tė cilat ju po i kaloni aktualisht. Ju me tė drejtė mund tė vini kujėn kėtu sot, pėr mungesėn e kushteve sociale dhe ekonomike dhe qė tė trajtoheni nė mėnyrė tė pabarabartė”, -u shpreh Rama.

Mė tej kryeministri tha se ndjehet i revoltuar pėr mospagesat e personave me aftėsi tė kufizuar dhe se ėshtė i vetėdijshėm qė shuma e parave qė ata marrin nuk ėshtė e mjaftueshme. 

Rama akuzoi ish-qeverinė Berisha se po kėrkon llogari pėr fonde tė munguara dhe pėr dėme qė vetė ajo qeveri ia ka lėnė trashėgim kėsaj sė sotmes. 

“Janė pasqyruar dhe nė shtyp bisedat e ish-ministrave, qė tregojnė se sa e zezė ishte qeverisja e mėparshme. Sot ata dalin edhe kėrkojnė llogari nė mėnyrė tė padrejtė pėr fondet e munguara nga qeverisja e tyre.Tė paktėn ata duhet tė kontribuojnė pėr ēbėrjen e kėtyre zullumeve qė i kanė bėrė vetė, por ata vazhdojnė tė keqpėrdorin pushtetin e fjalės, duke treguar njė urrejtje ndaj kundėrshtarit. Ata duan tė lajnė duart me shifra tė rreme dhe tė heqin barrėn e tyre, barrė pėr tė cilėn ne sot pėr sot nuk kemi asnjė pėrgjegjėsi”, -deklaroi Rama. 

Mė tej ai pranoi se arka e shtetit ėshtė bosh dhe se ka borxhe nga tė katėr anėt, qė nga biznesi i vogėl e deri tek sipėrmarrjet e mėdha. 

“Ne nuk kemi as edhe njė lek nė arkėn e shtetit, e cila ka mbetur bosh nga keqpėrdorimi i fondeve nga qeveria e mėparshme. Ka borxhe nga tė katėr anėt, qė nga bizneset e vogla e deri tek sipėrmarrjet e mėdha. Janė mbi 50 milionė dollarė deficit nė fondin e pagesave tuaja”, -ka thėnė mė tej Rama. 

Kryeminstri Rama ėshtė zotuar se do tė shlyejė tė gjithė detyrimet brenda kėtij viti, dhe se do pėrpiqet qė tė shlyejė edhe detyrimet e prapambetura. 

“Krahas pagesave tė pjesshme, krahas fondit qesharak qė na mbeti pas zgjedhjeve tė 23 qershorit, ne do tė pėrpiqemi qė tė shlyejmė tė gjithė detyrimet, edhe ato tė mbartura nga qeveria e mėparshme. Po ashtu duhet tė zgjidhim edhe problemin e mospagesave nė kohė”, -tha Rama.

“Sipas shifrave pėr korrupsion, janė paguar deri nė qershor pėr personat me aftėsi tė kufizuar, 20-fish mė shumė njerėz se sa ata qė kanė dalė me aftėsi tė kufizuar nė Irak, ku bėhet luftė ēdo ditė. 100 nė njė milionė nė Irak, ndėrsa nė Shqipėri rezultojnė dy mijė pėr milionė. Nė Shqipėri, aftėsinė e kufizuar e ka prodhuar korrupsioni dhe babėzia pėr pushtet, duke u dhėnė pagesa personave, qė shyqyr zotit nuk kanė asnjė aftėsi tė kufizuar, vetėm pėr t’u marrė votėn. Qindra e qindra persona kanė pėrfituar padrejtėsisht nga shteti, por deri nė fund do tė dalin me mijėra persona tė tillė”, -deklaroi kreu i qeverisė.  

Rama shtoi se ndjehet krenar qė qeveria e tij, ėshtė qeveria e parė, e cila i jep rol tė drejtpėrdrejtė nė qeverisje personave me aftėsi tė kufizuar. 

/Shekulli Online/ E. B./


Videot e fundit
5 Komente
Tomori
para per politikanet e qeveritaret ka , per te vobektit nuk ka
KOMBINATSI
Te gjithe te barabarte perpara drejtesise !

Meqe arka e shtetit qenka bosh çfar prisni , perse nuk i veni perpara drejtesise ata qe e kane plaçkitur .

Mos harroni se ne burgjet e Shqiperise ka njerez qe jane denuar edhe per 10 mije leke te vjetra .
Gramoz
ARKA E SHTETIT THOTE Z RAMA ESHTE BOSH KUSH KA VENE DOREN TE SHKOJE NE BURG DHE TE KTHEJE PARATE E GRABITURA..
KANE
....per mendimin tim mendoj se lista e atyre qe perfitojne padrejtesisht eshte me e madhe se numri real i atyre njerezve qe jane ne te vertete me aftesi te kufizuara,pushtetin e keni z Rama ,bazuar ne ligj i coni ne burg dhe u merrni ato qe kane vjedhur dhe pike ,,,,e keshtu ska vend per komente dhe hamendesi as per ju dhe as per hajdutet ordinere,,,
isufmeng@hotmail.com
pun te mbare z.rama vazhdo keshtu

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 8 =
“Pirja e duhanit nuk ju bėn seksi”, ja si do ngjani pas 20 vjetėsh
Duhanpirėse kini kujdes! Pirja e duhanit sjellė efete shokuese pėr bukurinė e fytyrės suaj. Fushata shėndetėsore e Queensland, nxjerrė nė pah efektet anėsore qė do keni nėse pini duhan dhe kėtu jemi duke folur pėr fytyrėn tuaj. Profesionistėt e make-up, sollėn fytyrat e reja tė duhanpirėsve pas
Telefonon policinė pėr tė porositur picė, si pėrfundon historia
Mes qindra telefonatave tė qytetarėve nė drejtim tė policisė, “pėr porosinė e gabuar tė sanduiēit”, kjo ėshtė ndryshe.Operatorėt e 911, (numri i policisė pėr emergjencat nė SHBA)  mund tė pėrshkruajnė telefonatėn qė nuk e harrojnė kurrė, pėr pėrgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinė dhe gjakftohtėsinė n
Supermbesa e lumtur pėr vendimin e UEFA-s
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar