Shpallja e Shqipėrisė mbretėri
Publikuar më 01.09.2012 | 14:54

1 shtator 1928. Shqipėria pėr herė tė parė kthehet nė monarki. Ahmet Zogolli ishte themeluesi i mbretėrisė duke e shpallur veten mbret. Ai u shpall nga parlamenti “Zog I, Mbret i Shqiptarėve Skėnderbeu III”. Pas kėsaj ai ndryshoi mbiemrin duke e bėrė Zogu. Mbretėria e shpallur ishte kushtetuese, parlamentare dhe e trashėgueshme. Parlamenti i dha atij shumė ēifligje dhe para. Zogu qėndroi nė fron deri mė 7 prill tė vitit 1939, ditė kur Shqipėria u pushtuar nga Italia dhe ai u largua nga vendi.

Melville Chater, nė librin “Shqipėria, mbretėria mė e re nė Evropė”, botuar nė shkurt tė vitit 1931, shkruan pėr vitet e para tė Shqipėrisė monarki. “Njė luftė katastrofike lė pas tė paktėn rrugė. Me pėrfundimin e luftės tė vitit 1918, Shqipėria, e cila ishte fushė beteje dhe korridor ushtarak nė tė njėjtėn kohė, zbuloi se kishte pėrfituar boshtin e njė rrjeti tė mirė rrugor dhe pėrvojė nė mjetet automobilistike tė transportit”, shkruan ai pas impresionist tė parė se Shqipėria nuk ishte vetėm male.

Chater shkruan se qeveri shpenzonte shumė pėr rrugėt automobilistike dhe se vetė banorėt e zonave ku shtriheshin kėto rrugė ishin pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e saj. “Sot qeveria shqiptare shpenzon 200.000 dollarė nė vit pėr shtrirjen e rrugėve automobilistike, qė ishin ndėrtuar nė kohėn e luftės. Banorėt e Shqipėrisė fushore kanė pėrfituar njė rrjet rrugor, nė sajė tė njė ligji qė i bėn ata pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e njė pjese tė rrugės prej gjashtė metrash, qoftė me shpenzimet e tyre, qoftė duke punuar ata vetė”.

Gazetari i “National Geographic”, pėrshkruan mė tej ndryshimin e madh tė Shqipėrisė duke thėnė se tani “nė vend tė frazės “lidha kalin”, dėgjohet fraza “fika makinėn”. “Tirana ėshtė njė anė e mirė e Shqipėrisė me makinave luksoze, ku prirja drejt perėndimit, pėrpjekja pėr tė qenė pjesė e tij, ndihet mė shumė se kudo. E kjo bie nė sy qė nė shtrirjen e pėrmasat e qytetit. Rrugė tė gjera me ndriēim neonesh i bėjnė shoqėri sokakėve tė pazarit tė vjetėr. Njė radhė e pafund taksish tė reja, autobusė e fugonė tė tė gjitha markave, mbartin tė gjithė llojet e pasagjerėve”.

Por shton ai: “Kjo mbretėri e vogėl tregtarėsh ende nuk ka arritur ekuilibrin e saj. Eksporti i saj i pėrbėrė nga produktet e bulmetit, lėkurės, leshit, qymyrit e ziftit nuk i kalon tė ardhurat prej 25.000 dollarėsh nė vit. Ndėrkohė, vlera e importit, sheqer, pambuk, stofra leshi arrin pothuaj dyfishin e kėsaj shume. Si mund tė ekuilibrohet ky ndryshim kaq i madh? Malet janė kaq tė pasura me metale, ar, hekur, qymyr, bakėr, por ende ato nuk janė shfrytėzuar nga gjeologėt”.

BIJTĖ E SHQIPONJĖS

Ndėrsa lidhnim- dua tė them, ndėrsa shuanim motorin e makinės- njė shqiponjė gjigante u duk nė qiellin e kaltėr qė ishte edhe mbretėria e saj. Ky zog mbretėror na bėri qė ta ndiejmė me tė vėrtetė se gjendeshim nė Skipėrinė (Shqipėrinė) antike, nė Vendin e Bijve tė Shqiponjės. Nė qoftė se ndonjė udhėtar i antikitetit grek ose romak do tė thėrriste: “Ah, kjo qenka, pra Albania?!”, shqiptarėt nuk do ta kuptonin se pėr ēfarė vendi e kishte fjalėn. Pėrpara nėntė shekujsh ndonjė i huaj, i cili e konsideronte si tė pakuptimtė emėrtimin “Shqipėri”, do ta shtrinte “Alp” ose “Alb” nė Albania- pėr tė pėrshkruar me anė tė kėtij emri vendin me malet e larta e tė mbuluara me dėborė. Prejardhja e emrit Shqiptar humbet nė legjendat e fiseve malore ballkanike. Pasi fjala “shkep” nėnkupton shkėmb, dhe emėrtimi shqiptarė ndoshta mundet tė nėnkuptojė “banorė tė shkėmbinjve”.

Por Plutarku jep njė shpjegim tjetėr mė interesant. Biografi antik grek na rrėfen se, kur mbreti i Epirit, Pirroja u krahasua nga ushtarėt e tij me njė shqiponjė, nė mėnyrė tė sjellshme u pėrgjigj se armėt e tyre i jepnin krahė. Ashtu si epiriotėt qė pranuan modestinė e mbretit Pirro, edhe albanėt morėn emrin shqiptarė, bijtė e shqiponjės. Shqiptarėt e sotėm do t’ju thonė se janė fisi mė i vjetėr nė Evropėn juglindore. Me tė vėrtetė, gjuha e tyre dhe zakonet e tyre dėshmojnė pėr njė origjinė tė lashtė. Janė ndoshta pasardhės tė Ilirėve, tė cilėt e kishin prejardhjen prej Pellazgėve. Derisa arkeologjia tė hedhė mė shumė dritė nė gjuhėn shqipe, mendimet e filologėve do tė jenė tė ndryshme. Nga kėta njė pjesė e madhe beson se njė e treta e gjuhės shqipe ka prejardhje pellazge. Tė tjerė besojnė se gjuha shqipe e ka prejardhjen nga ilirishtja dhe se nuk ka asnjė lidhje me gjuhėn greke.

Njė pjesė tjetėr e gjuhėtarėve beson se shqipja ėshtė gjuha mė e vjetėr nė Evropė, nėna e greqishtes dhe e latinishtes. Platoni dhe Herodoti, pėrmendin nė veprat e tyre se grekėt e lashtė i morėn perėnditė e tyre prej pellazgėve. Sipas disa shkencėtarėve kjo teori mbėshtetet prej faktit se shumė emra tė perėndive antike, si p.sh. Zeus, Nemesis dhe Rea mundet tė shpjegohen ose tė kenė prejardhjen prej fjalėve “ZĖ”, “NĖMĖ” dhe “RE” e gjuhės sė shqiptarėve. Shqiptarėt mundet qė ta kenė me tė vėrtetė prejardhjen prej ilirėve. Si njė pemė e madhe, ajo mbretėri e lashtė e shtriu hapėsirėn e saj nė Epir, nė Maqedoninė veriperėndimore dhe nė njė pjesė tė madhe tė Jugosllavisė sė sotme. Gradualisht nga shkėlqimi kaloi nė rėnie, nė venitje, pas ekspeditave tė Filipit tė Maqedonisė dhe djalit tė tij tė famshėm Aleksandrit tė Madh. Mė vonė dhe pasi romakėt shkatėrruan Kartagjenėn e shtrinė interesin e tyre tutje Adriatikut, Iliria u nda nė tre perandori. Pas shpėrbėrjes sė perandorisė, Iliria kaloi nė duart e Gotėve dhe mė pas nė ato tė Bullgarėve. U ndrydh edhe mė tepėr fiset ilire, epirote dhe maqedone u grumbulluan nė truallin qė sot quhet Shqipėri. E vetmja qė mbeti prej lisit ilir ishte bėrthama shqiptare. Pasi kaluam Pėrmetin, Kėrcyrėn, Tepelenėn dhe kėshtjellėn e shkatėrruar qė ka mbetur nga kujtimi i tė ashprit Ali Pashės, nė perėndim arritėm nė Gjirokastėr...

HAKMARRJA ĖSHTĖ E DETYRUAR

Sado barbare qė mundet tė na duken kėto zakone tė lashta, kėto kode tė malėsorėve tė Kanunit tė Lek Dukagjinit dhe hakmarrja e malėsorėve shqiptarė, duhet tė kuptojmė se ato lindėn si njė nevojė e brendshme gjatė periudhės sė gjatė tė pushtimit turk, pėr shkak tė tolerancės sė otomanėve, tė cilėt nuk arrestonin dhe nuk dėnonin asnjė shkelės tė ligjeve. Kėto fise malėsorėsh tė panėnshtruar kanė arritur qė tė qėndrojnė deri nė kohėt tona tė pavarura, pavarėsisht sedrės sė tė gjithė atyre perandorėve, tė cilėt i pushtonin gjatė shekujve. Dhe megjithėse se karakterizimi si konservatorė pėr kėta shėnjues tė rrallė nė pushkė dėgjohet si i ēuditshėm , e vėrteta ėshtė se malėsorėt jetojnė sipas kodeve tė lashta zakonore. Le tė marrim pėr shembull hakmarrjen, ose vendetėn siē quhet nė Evropė. Nė malėsi ajo emėrtohet gjakmarrje. Ende edhe sot ai qė vonon tė paguajė taksėn e gjakut, kėrcėnohet me izolim nga fshati e zona. Nga ana tjetėr, nė qoftė se dikush vret gjakhupėsin kur ai ėshtė i shoqėruar nga gruaja ose nga fėmijė, ose edhe gjatė kohės sė besės, emri i tij hyn nė listėn e zezė tė njerėzve dhe ai tallet prej tė gjithėve. Pas vrasjes personi qė e ka kryer atė deklaron se mori gjakun. Nė qoftė se e ndjekin mundet tė kėrkojė ushqim dhe strehim pėr 24 orė nė ēfarėdo shtėpie.

Pjesėtarėt e shtėpisė kanė pėr detyrė qė ta mbrojnė dhe ta shoqėrojnė deri nė ndonjė vend tė sigurt. Pėrpara disa vjetėsh njė prift mori gjakun dhe pasi vrau hasmin, ishte ai qė kreu shėrbimet fetare tė tė vdekurit. Kanuni i Lek Dukagjinit zbatohet sipas marrėveshjeve tė kryetarėve tė fiseve, tė cilėt janė mė tė moshuarit. Kjo ėshtė njėra nga trajtat mė origjinale tė gjyqeve tė pashkruara. Qė tė shpallet i pafajshėm njė i akuzuar duhet qė tė bien dakortė tė gjithė gjykatėsit. Nė qoftė se qoftė edhe njėri voton duke e quajtur fajtor tė akuzuarin, atėherė zėvendėsohet nga dy tė tjerė. Pleqėsia nuk mundet tė marrė vendim pėr dėnimin me vdekje, as burgosje, por vetėm me vendosje gjobe ose mundet tė vendosin qė tė digjet e gjithė pasuria e tė akuzuarit. Pėr rreth tre ditė zbrisnim nė luginėn e Shalės. Kishim pėrshtypjen se na priste njė oaz freskie nė kėtė stinė kaq tė nxehtė, ku mbizotėronte kėnga e gjinkallave dhe mizat e kuajve. Pėrpara nesh ecte truproja jonė, e cila pėrbėhej nga shtatė shaljanė. Pak mė vonė shoqėruesit tanė provuan pushkėt e tyre duke shtirė nė njė strehim tė vjetėr hajdutėsh. Dikush nga ata ia mori kėngės duke pėrdorur nė vend tė gajdes tytėn e pushkės.

Udhėtarėt e vjetėr do ta quanin si njė gjest tė keq kėtė lėvizje, por nė qoftė se do tė dinin fjalėt e kėngės do tė ndryshonin mendim: “U fsheha pas shkėmbit. Vrasėsi i vėllait tim kaloi pėrpara. Plumbi im fishkėlleu. Borxhi u shlye!”. Rojtarėt tanė kontrollonin pėllėmbė pėr pėllėmbė vendin ku kalonim. Ku ishin hajdutėt, pėr tė cilėt kishim dėgjuar aq shumė? Siē na shpjegoi Lulashi, ata ishin hakmarrės tė arratisur, ose pjesėtar bandash qė sillnin trazira nė gjithė Ballkanin. ushqimeve dhe insektet e bezdisshme bėnė qė shumė herė neve ta humbisnim besimin dhe tė na binte morali. Por pėrkthyesi ynė, Pjetri, pėrpiqej qė tė na mbante moralin lart: “E shikoni atė qafėn atje lart? Do tė shkojmė atje, do tė ecim nja njėzet metra dhe pastaj do tė zbresim nė qytet, atje ku ka njė vend tė mrekullueshėm freskimi.”

Pjesė nga libri “Shqipėria, mbretėria mė e re nė Evropė”, pėrkthyer nga Arben Llalla

 


Videot e fundit
7 Komente
Ismail
Ky salp-sultani e ky halldup na u be mret, kushe shpalli se, veteveten e shpalli hajduti, vrasesi e krimineli, Ky Pashiqi nipi i xhaxhit e nip i dajes Toptan, qe po te humbenin serbet nga kjo bote, keta dhe nipi i xhaxhit dhe nipi i dajes, do i pertrinte. Ky qe ia mbathi kur nuk ia zuri prapanica. Ky surrogat shqiptar i krijuar nga kombinimi hungarez-spanjoll-serb. doli hibrid qe shkenca bimore e shtazore ende nuk e ka rritur.
Vėzhguesi F
Merreni kete shkrim dhe postojani atij,Sali Ram Berishes, pasaredhesit te denje te ketij anadollaku, kryesatrapi te gjitha kohrave shqiptare, kryetradhetarit qe shfrytezoi kolltukun e marre me bajonetat serbe, kryesharlatanit me kurore qesharake dhe fallco mbreteror, mbretit te qerreve dhe gomereve. Po , po! Merreni kete shkrim dhe ēojani malokut cub Sali Berishes qe cublleqet e te parit te tij i konsakroi ne kanun politik te oborrit te tij. Merreni kete shkrim sw mbase do t'i nevojitet skulpetoreve te tij pe te plotesuar konturet e "monumentit"-shurretore tek stacioni i trenit te Zogollit e pare.
nino
edhe mbeteria i kenaqi shqipetaret ,jua vodhi dhe ata pake flori qe ishin dhe iku popullin e la ne lufte ,ky princi i bastarduar krenohet me gjyshin e tije hajdute .i erdhi koha vendi te komandohet nga hajdutet ,kriminelet . mjere ne qe jemi shqipetare ,as nje here nuk jena komanduar nga shqipetaret por nga tradhetaret sherbetoret e serbeve e grekeve.fatekeqesi e madhe per nje popullte vogel te vuaj brez pas brezi edhe pse zoti ja ka falur te gjitha mrekullite vendit,per nje jete te shkelqyer por tradhetaret ,nuk te lene te jetosh vendin tende .
spartaku
Shume interesante keto dy komentet e mesiperme.Realitet.
blaublut
E lexova shkrimin e sot e njejta situate ku cdo dite vriten 2-3veta-Sa per fotografine nuk besoj se eshte sheshi Skenderbe -Kjo eshte pjesa ndermjet Sahatit dhe Bibliotekes ku dikur kishte dyqane dhe nje librari perballe Kaceleve.
Niko Maloku
Qenka nje liber pa asnje vlere. Sigurisht, per njerezit e ditur dhe jo per barinjt e dhive.
Prenka
ISHTE! MBRET?RIA E FAQEZINJVE, KRIMINEL?VE,K?MISHAZINJVE, HAJANAVE, SHPIIRTZINJVE... ME N? KRYE A. ZOGUN, -E ZI!... Q?, E B?N?, SHKRUMB E HI, N?N?N SHQIP?RI! -SIKUR TANI, O, SA KEQ!... PJELLA E TYRE, STIHIKE, POLITIKE... MBRETI, - KA?UBETI-SALI!...

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 1 =
Ermali, emision special pėr Dr. Florin (VIDEO)
"Ēdo ditė pa Florin". Kėshtu e titulloi emisionin e kėsaj tė shtune aktori i njohur, Ermal Mamaqi, kushtuar mikut tė tij tė ndjerė, Dr. Florit.  "Ndoshta shumė njerėz kanė pyetur veten a do dal sot para kamerave. Para dy ditėsh ne pėrcollėm pėr herė tė fundit mikun tim mė tė mirė, Dr. Florin. Nuk
Pėrse doli nė shesh ky protestues?
Nė protestėn e sotme tė organizuar nga opozita, u mblodhėn njerėz qė, siē u shpreh me tė madhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i nxorri "halli". Zotėria nė foto, mesa duket doli pėr tė protestuar kundėr pagesės sė energjisė elektrike. Siē shihet, ai ka shkulur sahatin nga shtėpia pėr t'i thėnė "jo"
Kur Jennifer Aniston pozonte si Kim Kardashian
Faqja e parė e revistės “Paper”, ku Kim Kardashian shfaqet tė pasmet e saj nuk ėshtė e para herė qė VIP-at pozojnė nė kėtė mėnyrė. Jennifer Aniston ka pozuar nudo pėr “Rolling Stone” nė vitin 1996, dhe pozimi duket mė origjinal se nė rastin e Kim. <iframe frameborder="0" width="558" height="503