Mbi vlerėsimin e titujve tė pronėsisė
Publikuar më 11.12.2013 | 14:33

Myrshit Vorpsi 

Ndarja e tokės bujqėsore ėshtė njė proces qė ka filluar mė 1991-in dhe ende sot e kėsaj dite vazhdon tė funksionojė. Jo aq masivisht si nė fillim, por vazhdon. Duhet tė dimė se e gjithė toka bujqėsore nė Shqipėri ėshtė shpėrndarė falas. Ka qenė pjesa mė e vlefshme e pasurisė sė patundshme, por ka qenė edhe pjesa mė e pavlerėsuar, sa kohė qė shteti e ka shpėrndarė falas. Patjetėr qė shteti shqiptar sot ėshtė nė njė pozitė qė tė thotė se ky proces i ndarjes sė rreth 569 mijė ha tė tokės bujqėsore si ėshtė bėrė?

A ėshtė bėrė nė pėrputhje me ligjin apo jo? Kjo ėshtė njėra anė e kėsaj. Ana tjetėr ėshtė se faktet kanė treguar se me emėrtimin ‘tokė bujqėsore’, janė shpėrndarė edhe toka tė tjera, qė nuk kanė qenė toka bujqėsore, toka tė pafrytshme, pyjore. Nė zonėn e bregdetit ėshtė ndarė njė pjesė e madhe qė kanė ranishte dhe jo tokė bujqėsore dhe si e tillė nuk duhej tė ndahej.

Pra ka edhe njė kategori tjetėr tė fondit tė tokės, e cila nuk ka qenė tokė bujqėsore, por qė dashje pa dashje, gjatė kėsaj periudhe, sa kohė qė ekzistonte ligji nr. 7501 ėshtė shpėrndarė si tokė bujqėsore. Ky ka qenė edhe thelbi i atij procesi qė shteti shqiptar duhet ta kishte bėrė tashmė, sa kohė qė ne kemi njė ligj pėr verifikimin e vlefshmėrisė sė titujve tė pronėsisė. Ėshtė njė ligj i vitit 2008, por puna ėshtė sot se ky ligj, nuk ka funksionuar si i tillė.

Tė mendosh se janė shpėrndarė jashtė kujdesit tė shtetit, pra njė shpėrndarje fshatēe, 570 mijė ha tokė dhe sot pas 5 vjetėsh, Komisioni Qeveritar  i Tokės dhe ai qė quhet Sekretariat Teknik i Ndarjes sė Tokės, tė thonė qė i janė kthyer shtetit, sepse janė dhėnė nė kundėrshtim me ligjin, vetėm 15 ha tokė bujqėsore, kjo ėshtė njė shaka e hidhur,. Pavarėsisht se thuhet se janė edhe 600 ha tė tjera qė janė nė njė proces gjyqėsor.

Tė dhėnat flasin ndryshe: gati gjithė zona bregdetare, gjithė zona e Bregut, pavarėsisht se ka qenė zonė me pėrparėsi turizmin, (ky fakt vlen tė theksohet pasi tokat e ish-ndėrmarrjeve bujqėsore me pėrparėsi turizmin asnjėherė nuk janė ndarė nė pronėsi, por nė pėrdorim), por edhe nė sipėrfaqe tė tjera si ranishte, brezi i pishave, gjatė gjithė bregdetit dhe kategori tė tjera qė nuk kanė qenė tokė bujqėsore, janė shpėrndarė si toka bujqėsore me ligjin nr. 7501.

Ndaj edhe vlerėsimi i titujve tė pronėsisė ėshtė njė proces qė duhet tė ishte bėrė, por shteti nuk e ka bėrė. Nė nivelin e fondit tė tokės qė mund tė rezultojė nga ky vlerėsim ka disa tė dhėna qė janė alarmante. Qeveria e kaluar, kla deklaruar se fond disponibėl tė tokės bujqėsore ka patur 28 mijė, ose 29 mijė ha, nga tė cilat 17 mijė ha, me njė vendim tė qeverisė, i ka kaluar pėr kompensimin fizik tė ish-pronarėve.

Ndėrkohė qė , fondi i tokės bujqėsore nė shkallė vendi, nė vitin 1991, ishte rreth 700 mijė ha dhe parashikuar pėr t’u ndarė sipas ligjit nr. 7501 fondi ka qenė rreth 570 mijė ha. Dhe kaq deklarohet. Nė vitin 2003 ka qenė njė fond disponibėl i shtetit shqiptar qė pėrllogaritje nė 135 mijė ha tokė bujqėsore. Dhe sot kur thotė shteti shqiptar, qeveria e kaluar, se unė kam vetėm 29 mijė ha dhe nga kėto 17 mijė ha kalojnė pėr kompensim fizik tė pronarėve, pyetja e parė qė bėhet ėshtė: po pjesa tjetėr e tokės ku kaloi? Bėhet fjalė pėr 100 mijė ha qė sot nuk figurojnė kurrkund.

E pakta sipas letrave, sepse faktikisht, poshtė nė terren asnjė nuk e di kėtė gjė. Prandaj vlerėsimi ėshtė e domosdoshme qė tė bėhet. Po sjell pėr ilustrim njė shembull qė ėshtė ALUIZNI. Tė gjithė shqiptarėt dhe qeveria me ta, ka qenė nė njė terr sa i takon, atij procesi qė u quajt procesi i legalizimit. U desh njė punė dymujore e drejtuesve tė rinj tė ALUIZNI-t qė tė dalė nė sipėrfaqe se cili ka qenė aktiviteti i kėtij institucioni. Jemi pėrballė disa shifrave tronditėse pėr shoqėrinė. Kjo pra kėrkohet tė bėhet dhe qėllimi i qeverisė shqiptare me shtyrjen e kėtij afati pėr 2 vjet ky ėshtė:

Ēfarė dhe sa ėshtė abuzuar ndarjen e tokės bujqėsore? Ka qenė njė proces,  i cili nuk ėshtė bėrė, ndonėse ka patur njė ligj. Nė momentin kur ky vlerėsim do tė vijė nė pėrfundim si proces, zgjidhja e vetme qė mbetet ėshtė qė ajo sipėrfaqe qė ėshtė shpėrndarė nė kundėrshtim me ligjin duhet t’i kthehet mbrapsht shtetit. Dikush mund tė dalė e tė thotė se kjo ėshtė e pamundur dhe ėshtė njė masė antipopullore.

Nuk ėshtė e vėrtetė dhe ne duhet tė flasim hapur. Nė vitin 1991 u vendos qė 68% e popullsisė shqiptare, pjesa pra qė banonte nė fshat, do tė merrte falas tokė bujqėsore. Pjesa tjetėr e popullsisė u pėrjashtua dhe u mendua qė ata qė kishin apartament t’u shitej. Pėr tė tjerėt nuk u mendua.  E dyta kėtu nuk bėhet fjalė qė t’u hiqet titulli i pronėsisė atyre qė e kanė marrė atė me ligjin nr. 7501.

Ne themi qė tė zbulohen abuzimet me ligjin dhe tė korrigjohen ato. duhet tė kemi parasysh edhe njė gjė: dashje pa dashje, me kėtė ndarje tė tokės bujqėsore sipas ligjit nr. 7501, shteti shqiptar me logjikė tė pastėr, ka shkatėrruar atė qė mund tė quhej bujqėsia shqiptare,. Ėshtė fragmentarizuar prona nė mėnyrė tė tejskajshme; mesatarisht njė familje bujqėsore nė shkallė vendi ka pėrfituar 1.2 ha tokė bujqėsore.

Te mendosh se kanė pėrfituar rreth 516 mijė familje bujqėsore dhe pasuria e kėtyre sipas tė dhėnave qė ka Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, figuron nė 2.4 milion parcela. Kjo do tė thotė qė mesatarisht ēdo fshatar qė ka 1.2 ha, kėtė tokė e ka tė ndarė nė katėr parcela tė ndryshme, me madhėsi tė tilla qė kanė prishur bazat e bujqėsisė. Tė gjithė e pranojnė qė nė vendet e BE-sė, por qoftė edhe nė ato tė Evropės Lindore, madhėsia e njė ferme, qė tė jetė rentabėl duhet tė jetė midis 20 dhe 30 ha. Fermat qė janė me sipėrfaqe deri nė 5 ha nuk janė rentabėl dhe kjo ėshtė njė evidencė qė ka bėrė BE-ja. Ēfarė po thotė sot qeveria dhe shteti?

Po kėrkon bashkimin e parcelave dhe bashkimin e fermerėve pėr tė krijuar njėsi rentabėl. Por a mund tė arrihet kjo me mentalitetin e shqiptarit, pasi ne duhet tė pranojmė qė kemi historinė tonė, e cila na mėsoi 50 vjet pa pronė dhe tani na duhet tė mėsohemi qė tė bėjmė analizėn e duhur ekonomike. Sot pas 23 vjetėsh toka bujqėsore nuk ėshtė mbjellė me produkte bujqėsore, por pėrkundrazi, ėshtė mbjellė me shtėpi pa leje qė ende nuk janė futur nė proces legalizimi.

Ėshtė pra e nevojshme qasja me njė strategji tjetėr ndaj pronės dhe tokės bujqėsore, njė strategji qė duhet fillimisht tė rivendosė gjendjen nė terren nė baza ligjshmėrie. Kjo edhe pėr tė zgjidhur problemin e kompensimit pasi pyetja e parė qė bėhet ėshtė: Ku do gjenden 50 mijė ha pėr kompensim? Ka para shteti shqiptar qė t’i kompensojė financiarisht pronarėt? Pėrgjigja e thjeshtė ėshtė “Jo”. Dhe pėr faktin e thjeshtė, sepse shteti nuk ka para qė tė kompensojė as tokėn truall qė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme nė kėtė marrėdhėnie. Janė 7600 ha tokė truall qė duhet t’i kompensohen pronarėve kur me kėstin e parė financiar tė vėnė nė dispozicion nga shteti janė kompensuar vetėm pak ha tokė.


Videot e fundit
3 Komente
Illo
Ky ehte materjali me i argumentuar , qe eshte shkruar , deri sot , per pronesine e tokes . Jane paguar mijra njerez , eshte shpenzuar nje baze materjale shume e madhe , por del se ende nuk eshte bere ndonje gje e hajrit . Bie ne sy fakti , qe 100 mije Ha. nuk figuron e ndare . Administrata e re duhet te dali me nje raport te hollesishem mbi ate cka nuk eshte bere , keto 23 vite . Problemi vijon te rrotullohet ne rreth vicioz . Nje nder problemet me te rendesishme te tranzicionit eshte sabotuar , per te krijuar mjergull Po drejtesija me Presidentet , ku kane qene dhe ku jane ?Kam besim te plote se gjendja eshte kjo , qe pasqyron Z. Vorpsi . Illo
ALFONS
HALLE MADHJA SHQIPERI ESHT KATANDISUR NE NJE LEMSH TE KOKLAVITUR JO PA QELLIM NGA POLITIKA QE PERGJEGJESINE E KETIJ LEMSHI SE PARI DHE KRYESORI ESHT SALIU ME FALANGAT QE SOT CIREN PER DREJTESI NORMAL DO MBROJNE VEHTEN PER TJU FSHEHUR BEMAVE DO THURIN LLOJ LLOJ INTRIGASH DHE KJO PRITEJ PO QE NUK I BESON ME NJERI NE BOTE DHE KETE E DINE QE PO SHTRENGOHET DARA SI NGA POPULLI I MASHTRUAR NGA NDERKOMBETARET DHE NGA QEVERIA QE E KA PER DETYRE QE LEMSHI ESHT SHUM I KOKLAVITUR DIHET POR BESIMI ESHT I MADH SE KJO QEVERI I KA SPECIALISTAT E FUSHAVE TE NDRYSHME DHE VULLNET TE PA LEKUNDUR QE KETE KATRAHURE PESHQESH NA QEVERIA E DJESHME TA VERE NE SHINA PA CKA SE DO KOSTO KOHE DHE DURIM JO ME KOT SHTYU PER DY VJET LIGJIN PER TITULLARET E TOKAVE F.M
edi asllani
Analiza e z.VOrpsi ndonse reale eshte postmortum.Do te ishte mire te fillohej me ligjin 7501. ligje tipik komunist dhurate e Ramizit me shoke dhe pastaj te kalohej ne analizen reale te situates.Artikulli prek disa vertetesi por do ishte e udhes qe zoti Vorpsi ndonse pjese e kesaj klase trashgimtare e RAmizit me kurajo tejepte mendime reale per riparimin e te pakten disa prej problemeve.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 8 =
Fotot mė tė pabesueshme tė 2014-ės (FOTO)
Fotografitė mė tė pabesueshme tė vitit 2014 do t’i gjeni nė albumin e mėposhtėm. Ju mund tė shihni personazhe, histori, dhe subjekte qė janė kapur nė momentin e duhur.  Shpėrthimi i vullkanit nė Indoezi qė vrau tė paktėn 15 njerėz, njė sportiste qė ka lindur pa kėmbė, momentet kur kafshėt gjigante
9 fakte qė si dini mbi kolesterolin
Shpesh herė kur lexoni tek njė ushqim nė pėrmbajtjen e tij, qė ka kolesterol, mendoni negativisht pėr tė. Por nė fakt, kolesteroli ėshtė njė substancė qė ndihmon nė prodhimin e hormoneve, vitaminės D, acideve biliare tė nevojshme pėr tė tretur yndyrat. Ja 9 fakte qė nuk i dinit pėr tė: 1.    Edhe p
Gafa e Putinit, quan tė dehur gazetarin me aftėsi tė kufizuara (VIDEO)
Njė gazetar i cili u soll ēuditshėm ndėrsa po merrte nė pyetje Presidentin rus, Vladimir Putin, u ofendua pasi u quajt i dehur, nė njė kohė qė kishte probleme  tė rėnda shėndetėsore. Gazetari u prezantua para Putinit, si Vladimir Mamatov nga gazeta “Reporter” nga qyteti Kirov. Por u desh pak kohė q