Ndarja e re, mbeten 28 bashki, shkrihen komunat
  •  “Shekulli” zbardh draftin e qeverisė me kriteret dhe metodėn e ndarjes sė re administrative. Komunat e bashkitė qė rrezikojnė tė humbin statusin aktua
Publikuar më 10.01.2014 | 7:52

Luis Tanushi

Rreth 28 do tė jetė numri i bashkive me ndarjen e re territoriale qė po pėrgatit qeveria. “Shekulli” ka mundur qė tė sigurojė draftin e qeverisė pėr “Kriteret dhe metodologjinė qė do tė ndiqet pėr ndarjen e re administrativo- territoriale”, mbi bazėn e sė cilės do tė punohet pėr ndarjen e re administrative.

Sipas relacionit tė qeverisė, nė njė auditim tė kryer edhe nga Kontrolli i Lartė i Shtetit mbi nevojėn pėr rishikimin e ndarjes administrativo-territoriale, ka rezultuar se njėsitė e mėdha vendore performojnė mė mirė se njėsitė e vogla.

 KLSH-ja sugjeron qė bashkitė tė riorganizohen me njė minimum popullsie prej 15.000 banorėsh, ndėrsa komunat duhet tė kenė njė minimum popullsie prej 10.000 banorėsh. Rezulton se nė Shqipėri aktualisht mund tė krijohen 28 bashki. Mė shumė zhvendosje dhe bashkime do tė ketė tek komunat, pasi vetėm 15 tė tilla plotėsojnė kriterin pėr tė mbajtur kėtė status. 

Gjithsesi, kjo ndarje nuk ėshtė pėrfundimtare, pasi shumė komuna dhe fshatra do tė rigrupohen pėr tė krijuar njėsi tė reja administrative, ku dyshemeja do tė jetė 10 mijė, 20 mijė ose 30 mijė, sipas dendėsisė sė zonave nga perėndimi nė lindje dhe nga veriu nė jug.

Ndarja e re Sipas formulės sė KLSH-sė, nga tė dhėnat pėr qarkun e Tiranės, popullsia ėshtė e mjaftueshme pėr tė formuar 7 bashki. Mė konkretisht nė kėtė qark pritet qė tė jetė qarku Tiranė, Kamzė dhe Kavajė, ndėrsa do tė krijohen bashkitė e reja Kashar, Paskuqan e Farkė.

 Bashkia Vorė rrezikon qė tė kthehet nė komunė, ndėrsa tė gjithė komunat e tjera rrezikojnė qė tė shkrihen sipas tė dhėnave tė Censusit. Edhe bashkia Rrogozhinė do tė shkrihet. Nė qarkun e Dibrės, asnjė bashki aktuale nuk plotėson numrin e nevojshėm tė popullsisė pėr tė qenė e tillė.

Peshkopia dhe Burreli rrezikojnė qė tė shndėrrohen nė komuna, ndėrsa bashkitė aktuale Klosi dhe Bulqiza tė mos jenė as komuna mė. Nė qarkun Berat, bashki mbetet vetėm Berati, ndėrsa Kuēova mund tė kthehet nė komunė. Bashkitė aktuale nė kėtė qark si Ura Vajgurore, Ēorovoda, Poliēani sipas numrit tė popullsisė duhet tė jenė fshatra. 

Pėr tė krijuar komunat nė kėtė qark do tė duhet  qė pas bisedimeve tė parashikuara nga qeveria, tė bashkohen disa fshatra. Nė qarkun e Durrėsit do tė jenė katėr bashki, ku mbeten Durrėsi, Fushė Kruja dhe Sukthi, ndėrsa krijohet si bashki Rrashbulli.

Bashkitė e Shijakut, Manėzės dhe Fushė Krujės mund tė mbeten vetėm fshatra pasi nuk i kalojnė as 15 mijė banorė pėr tė qenė bashki dhe as 10 mijė banorė, minimumi pėr tė qenė komunė. 

Nė qarkun Elbasan mbetet bashki vetėm Elbasani, pasi tė tjerėt nuk arrijnė kriterin 15 mijė banorė. Sipas kritereve tė reja dhe numrit tė popullsisė bazuar nė Cencusin e 2011-s, mbetet komunė Bradasheshi, ndėrsa shkrihen si bashki Belshi, Gramshi, Cėrriku, Librazhdi, Pėrrenjasi, Peqini. Nė qarkun e Fierit, mbeten bashki Fieri, Lushnja dhe Patosi, ndėrsa si komunė vetėm Cakrani dhe Tėrbufi. 

Shkrihen si bashki Roskoveci, Divjaka dhe Ballshi, tė cilat nuk pėrmbushin as kriterin pėr tė qenė komuna. Nė qarkun e Gjirokastrės mbetet bashki vetėm Gjirokastra, ndėrsa shkrihen tė gjithė bashkitė e tjera si Libohova, Tepelena, Memaliaj, Pėrmeti dhe Kėlcyra.

Nė kėtė qark do tė duhet tė pritet rikonfigurimi i ri ku si pasojė e bashkimit tė fshatrave mund tė krijohet ndonjė bashki e re ose komunė e re, pasi pėr momentin asnjė nuk pėrmbush kriterin e komunės me popullsi mbi 10 mijė banorė. 

Nė qarkun e Korēės mbetet bashki Korēa, Pogradeci dhe komunė vijon qė tė mbetet Pojani, ndėrsa shkrihen si bashki Maliqi, Erseka, Leskoviku, Bilishti. Bazuar nė tė dhėnat e Censusit tė zhvilluar nė vitin 2011 nga qeveria “Berisha”, edhe nė kėtė qark do tė duhen tė bėhen bashkime pėr tė krijuar bashki ose komuna tė reja.

 Nė qarkun Kukės, bashki mbeten vetėm Kukėsi, ndėrsa shkrihen si bashki Kruma, Bajram Curri, si dhe gjithė komunat e tjera e humbin statusin aktual administrativ. Nė qarkun Lezhė mbeten tre bashki, mė konkretisht: Lezha, Laēi dhe Mamurrasi. Shkrihen si bashki Rrėsheni dhe Rubiku ndėrsa komunė mbetet vetėm Shėnkolla. 

Nė kryeqendrėn e veriut, nė qarkun Shkodėr mbetet bashki vetėm Shkodra dhe krijohet si bashki Rrethina. Komuna Bushat mbetet, ndėrsa shkrihen si bashki Vau i Dejės, bashkia Pukė, Fushė Arrėz, Koplik. Ndėrsa nė kryeqendrėn e jugut, nė qarkun Vlorė mbeten dy bashki, Vlora dhe Saranda, ndėrsa rrezikon tė shkrihen Himara, Orikumi, Konispoli dhe Delvina. 

 Nė shtator, gati ndarja e re administrative 

Ligji i ri ligjit tė ri pėr ndarjen e re administrative pritet tė miratohet vetėm nė shtatorin e vitit 2014. Qeveria ka parashikuar nė draftin pėr “Kriteret dhe metodologjinė qė do tė ndiqet pėr ndarjen e re administrativo-territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė”, qė pas konsultimeve, Ministri i Shtetit pėrgatit projektligjin “Pėr ndarjen administrativoterritoriale tė njėsive tė qeverisjes vendore nė Republikėn e Shqipėrisė” me propozimin pėr hartėn e re tė ndarjes administrativo-territoriale dhe ia dėrgon pėr miratim Kėshillit tė Ministrave brenda datės 15 shtator 2014.

 Projektligji pėr ndarjen e re administrativo-territoriale pėrfshin edhe propozimin pėr njėsitė vendore tė nivelit tė dytė. Brenda datės 10 prill 2014 Komitetet Rajonale miratojnė dhe dėrgojnė pranė Ministrit tė Shtetit propozimet e hartės sė re tė ndarjes administrativo-territoriale pėr ēdo qark. Nėse nga Komitetet nuk respektohet afati i mėsipėrm, Prefektėt brenda datės 15 prill 2014 miratojnė dhe dėrgojnė pranė Ministrit tė Shtetit propozimet pėr ēdo qark tė hartės sė re tė ndarjes administrativo- territoriale. 

NJQV-tė qė kanė ndėrmarrė procesin vullnetar duhet qė brenda datės 10 prill 2014 tė dorėzojnė pranė Ministrit tė Shtetit propozimet pėrkatėse tė cilat duhet tė kenė kaluar procesin e konsultimit publik. Qėllimi i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i kritereve dhe metodologjisė pėr ndarjen e re administrativo-territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe instrumentet dhe afatet kohore qė nevojiten pėr realizimin e kėtij qėllimi. 

Nė nenin 4 tė kėtij ligji thuhet se brenda 15 ditėsh nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, pėr mbikėqyrjen e procesit tė ndarjes administrativoterritoriale, Kuvendi krijon njė Komision tė Posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Administrativo-Territoriale, me bashkėkryesim tė pėrfaqėsuesit tė mazhorancės dhe opozitės parlamentare. Nė 12 Qarqet e vendit, me urdhėr tė Prefektit tė Qarkut, krijohen Komitetet Rajonale tė Reformės Administrativo-Territoriale. 

Komitetet Rajonale kanė pėrbėrje:Prefekti i Qarkut qė do jetė kryetar dhe anėtarė tė thjeshtė tre kryetarė/kėshilltarė bashkie/ komune nga e djathta dhe e majta. Bazuar nė propozimet e ardhura nga 12 Komitetet Rajonale ose Prefektėt dhe pasi shqyrton pėrputhshmėrinė e propozimeve me kriteret dhe afatet e kėtij ligji, Ministri i Shtetit i paraqet pėr shqyrtim Komisionit tė Posaēėm Parlamentar pėr Reformėn Administrativo- Territoriale propozimet pėr hartėn e re administrativo-territoriale pėr nivelin e parė tė qeverisjes vendore.  

Zbardhet relacioni, ndarja e re fuqizon rrethet  

Nė ndarjen e re pritet qė tė merret parasysh ndarja aktuale territoriale, lėvizjet e popullsisė, lidhjet kulturore dhe ekonomike etj. Nė relacionin e pėrgatitur nga qeveria pėr kėtė draft, thuhet se nė pėrcaktimin e kritereve, grupi i punės zgjodhi pėrcaktimin e njė numri tė vogėl kriteresh, tė cilat sipas tyre, do t’i japin njė fleksibilitet komiteteve nė qarqe nė hartimin e propozimeve. 

Si parim udhėheqės pėr grupet e punės ėshtė vendosur rimarrja nė konsideratė e ndarjes sė vjetėr territoriale nė rrethe. Sipas qeverisė, rimarrja e konceptit tė madhėsisė territoriale tė rrethit bėhet edhe pėr shkak se bashkitė kryesore sot janė tė vendosura nė qendrat e rretheve dhe si parim konsolidimi territorial apo ndarja e re administrativo-territoriale synon uljen e fragmentarizimit dhe krijimin e njėsive vendore mė tė mėdha.

Nga ana tjetėr, ekspertėt e qeverisė janė tė mendimit se analizat dhe studimet tregojnė se qendrat e rretheve pėrkojnė edhe me qendrat e gravitetit ekonomik, social dhe tė shėrbimeve publike dhe mbeten pikė referimi nė politikat zhvillimore.

 Kriteri i parė lidhet me qenien e njėsisė si zonė funksionale mė vete. Zona funksionale ėshtė e organizuar rreth njė qendre qė ka numrin mė tė lartė tė popullsisė, krahasuar me qendrat e tjera brenda zonės dhe ka mundėsi pėr ofrimin e gamės sė plotė tė shėrbimeve publike qė duhet tė ofrojė njė njėsi vendore. 

Ēdo njėsi e re duhet tė garantojė masėn kritike tė domosdoshme pėr funksionimin si p.sh. ekzistencėn e rrjetit tė shkollave, spitaleve, qendrat e kujdesit social, shėrbimet e policisė, tė shėrbimit  zjarrfikės, tė shėrbimeve tė transportit interurban, tė shėrbimeve shtetėrore apo private nė funksion tė qytetarėve dhe bizneseve si degėt e tatimeve, postave, tė rrjetit bankar etj, si dhe tė ekzistencės tė njė baze ekonomike dhe burimeve tė tė ardhurave tė mjaftueshme vendore.

 Kriteri i dytė lidhet me distancėn e qendrės sė njėsisė me territorin. Kriteri i tretė lidhet me parimin e vazhdimėsisė territoriale. Ky parim nėnkupton qė territori i njė njėsie tė qeverisjes vendore ėshtė i vazhdueshėm dhe nuk ka ishuj territorialė qė i pėrkasin njė njėsie tjetėr vendore. Kriteri i katėrt lidhet me numrin e popullsisė sė NJQV tė propozuar.

 NJQV duhet tė ketė njė numėr tė konsiderueshėm banorėsh, qė nėnkupton njė popullsi mesatarisht mbi 30.000 banorė nė zonat me densitet tė lartė popullsie, mbi 20.000 banorė nė zonat me densitet tė mesėm popullsisė dhe mbi 10.000 banorė nė zonat me densitet tė ulėt popullsie. Densiteti i popullsisė nė secilin qark pėrcaktohet nga INSTAT sipas praktikės sė pėrdorur deri tani. Nė llogaritjen e numrit tė popullsisė do tė merren pėr bazė tė dhėnat e Censusit 2011. 

Sipas relacionit tė qeverisė, pėrcaktimi i njė numri popullsie tė ndryshėm bėhet pėr shkak se terreni gjeografik i Shqipėrisė ėshtė shume i ndryshėm dhe pėrqendrimi i popullsisė ėshtė kryesisht nė zonat e ulėta. Nėse 30.000 banorė nė ultėsirėn perėndimore janė lehtėsisht tė arritshėm, kėto shifra bėhen shumė tė larta pėr zonat kodrinore dhe malore tė vendit. Kriteri i fundit lidhet me historinė dhe traditat e zonės. 

Partia Demokratike: Duhet konsensus bipartizan pėr ndarjen e re administrative

Partia Demokratike e konsideron reformėn administrative tė nisur nga qeveria si njė nismė qė shkel hapur Kushtetutėn.

Ish zv/ministri i Brendshėm nė kohėn e PD-sė, Ferdinand Poni tha se drafti duhet tė kalojė fillimisht nė parlament pėr diskutim e jo tė kalohet nė qeveri nė mėnyrė tė njėanshme."Kjo procedurė tė kalojė nė hullitė e plota tė ligjshmėrisė dhe tė konsensusit qė nuk kalon nga zyra e zotit Ēuēi, as nga ajo e zotit Rama, por qė duhet tė kalojė nga Kuvendi i Shqipėrisė nė njė komision bipartizan. Duhet tė mblidhet njė  komision bipartizan qė tė vendosė kriteret.

 Nuk jemi kundėr vendosjes sė komuniteteve pėr tė pasur atė komunėn dhe bashkinė e tyre, dhe jo largimin e pushtetit lart, qė nuk i quan qytetarė, por tė dorės sė parė dhe tė dytė. Njė ndarje e re territoriale afekton nė zonat zgjedhore dhe Kodi Zgjedhor ėshtė bėrė me konsensus.

Jo se ėshtė bėrė, por duhet bėrė qė procesi tė bėhet me konsensus bipartizan", tha Poni pėr mediat. Ndarja e re territoriale pritet qė tė ndezė debate tė ashpra nė parlament midis mazhorancės dhe opozitės. 


Videot e fundit
8 Komente
Pit
Riorganizimi duhet bere.Nderkohe,duhet ndryshuar Ligji per Qeverisjen Vendore.Qender administrative mund te jete vetem rrethi, por jo sic ka pas Devoll,Bulqize a ku di une, kur nga 26 u bene 36 rrethe.Edhe Qarku nk u justifikon veten.Pas kaq vitesh, ende vete ato qe punojne aty, nuk e dine rolin e funksionin.Reduktojini sepse mire i behet buxhetit dhe qytetarit.
Pa Emër
Histori e perseritur! Te njejten gje beri dhe Papandreu me te ashtuquajturin 'kali krati 'dhe e shkateroi Greqine! Mendoj se ky organizim I ri ,apo ndarje teritoriale , do ndikoje per keq , pasi nuk eshte koha per eksperimente ne kulmin e fukarllekut! Me vjen keq sepse I takoj koalicionit dhe mendoj qe ne plan te pare duhet te dalin ato qe kane te bejne me programin ekonomik qe shpalosi ne fushate ky koalicion , qe nuk eshte I dukeshem ,te pakten deri ne keto momente te qeverisjes!
mergimtari
Me sa lexova me siper per mendimin tim eshte shume drejt vendosja e ketyre kritereve por duhet te behet me shume sepse shteti shqiptar nuk mund te mbaje parazite ne administrate keshtu qe mos u dridhni se ka vend per me shume shkurtime. Sa per bashkepuimin me PD mos u merzisni se ajo se ka pasur kurre deshiren per te bere nje pune te mire ne shqiperi, por vetem ka shkaterruar dhe nje nder shkaterrimet por me i vogli ka qene edhe ndarja administrativ e territoriale qe beri pas rrezimin e komunizmit duke shpallur bashki e komuna pas asnje kriter por per kriter ndoqi kriterin partiak donkishest te Berishes ku cdo fushate u premtonte njesive vendore se po te fitoj do ta kthej nga komune ne bashki dhe ashtu bente deri sa e beri shqiperine sikur te ishte nje popullsi prej 20 milion banoresh ne Shqiperi. Punoni se jeni ne rruge te mbare. Suksese!
Merditas
Eshte nje nga reformat me te nevojshme per tu bere ne Shqiperi.
Kjo menyre perfaqesimi duhet te mbaronte nje ore e me pare,dhe fundi erdhi.Fundi i perdorimit te strukturave shteterore per grumbullimin e fisit dhe punesimin e tyre.Shqiperia nuk mund te perballonte me nje zhvatje te tille e tipit'Hajde dreq e piq kuleq'Nje ushtri e tere njerzish te punesuar neper Bashki e Komuna pa asnje lloj kontributi social e shoqeror proces i cili ka krijuar nje parazitizem te veshtire per tu c'rrenjosur ne mendjen dhe jeten 100 vjeqare te shtetit shqipetar.
Shqiperia i ngjane nje shtepie ku banuesit e saj kane qelsat ne xhep por u pelqen te hyne brenda nga dritarja ose catija.
Dua ta permbledh me dy fjale ate cfare kam konstatuar per kete priudhe 24-vjecare se si e kemi trajtuar te gjithe Shqiperine.(Si Leka me Loken te drama Toka Jone)Shpresoj qe te gjithe te pendohemi per cfare kemi bere si Leka dhe ti kthejme dinjitetin qe meriton Shqiperise Lokes Tone.
Une
Deri tani u eshte dashur banoreve nga Fshatra te thella afer 50km per te arritur ne Bashkine e tyre, per nje Dokument te thjeshte.
Sipas ndarjes se re, atyre do ti duhen rreth 150km.
Brravo, Brravo ndaresit e Rinj!!!
xhino
nuke quaj shum te arsyetushem sepse kane shum plobleme stafi eshte shum i ngarkuar dhe me kete se kemi dhe nuk i sherbehet popullit ashtus siq duhet dhe me te zgjerohen me tej
ina sukth
sukthi eshte zone e mbi populluar 36 mij banor. u pa kur u vendosen pashaportat biometrike ne nje bashki te vetme sukthi maminasi dhe u kthye ne kaos per mendimin tim kto shkurtime vetem me pak vende pune jan dhe egzagjerim rrallash ne sherbime
altini
te ishte per mua un do te beja nje bashki tiranen dhe pes komuna qe do te ishin Shkodra durresi fieri vlora dhe korca dhe te gjith hajdutnit te shkonin ne shtepi te gjith e dim ca lufte behet dhe sa lek paguajn per tu ber kryetar komune dhe pastaj per te vjedhur e kemi par ne komunen ton lekaj br /

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 5 =
Era Istrefi nuk ka tė ndalur
Depėrtimi i saj nė muzikė ka ardhur shumė papritur. Era Istrefi arriti majat e klasifikimeve, qysh me kėngėn e saj tė parė “Mani pėr money”. Stili shumė i veēantė dhe kontrovers, vokali dhe padyshim ekspresiviteti dhe guximi e kanė bėrė kėtė kėngėtare tė ngjitė me shpejtėsi hapat nė karrierė. Edhe
Soni Malaj vjen si tulipan i bardhė
Ajo ėshtė njė artiste shumė e dashur pėr publikun. Qysh nė fillimet e saj me grupin “Spirit Voice” arriti qė tė spikasė pėr energjinė dhe origjinalitetin e saj. Ndonėse vajzat e tjera iu larguan grupit, ajo mundi tė qėndrojė nė skenė dhe tė ketė shumė fansa, edhe si soliste. Pas martesės me Mirkon
Olta Gixhari: U trondita nga deklarata e Arvizusė
"Keqardhje ėshtė se kam shpenzuar 4 vite kėtu dhe nuk kam takuar Olta Gixharin”. Ishte kjo deklarata e dhėnė nė ‘Top Story’ e ambasadorit tė SHBA-sė Arvizu qė ka befasuar mbarė opinionin publik. Megjithatė mė e befasuara nga tė gjithė ka mbetur vetė aktorja simpatike qė nuk e ka pritur kėtė koment n