Moratoriumi pėr gjuetinė, njė masė gjysmake
Publikuar më 25.01.2014 | 13:55

Dr. ing Zyhdi Vajushi 

Siē ėshtė publikuar tashmė, ėshtė pėrgatitur njė projektligj pėr aplikimin e njė moratoriumi pėr ndalimin  e gjuetisė pėr dy vjet. Duhet tė dihet nga tė gjithė tė interesuarit se fauna e egėr pėrbehet nga dy grupe tė mėdhenj speciesh:

 fauna e egėr vendase dhe fauna e egėr shtegtare qė tek ne dimėron, ose kalon disa kohė  gjatė tranzitimit pėr nė jug. Tek fauna vendase hyjnė: ariu, kaprolli, dhia e egėr, derri i egėr, ujku, ēakalli, riqebulli, dhelpra, vjedulla, zardafi, shqarri, lepuri  i egėr, gjeli i egėr, thėllėza e malit dhe e fushės si dhe disa nga shpendėt grabitqarė dhe minorėt (harabelat etj..)

Tek fauna e egėr jo vendase ose shtegtare hyjnė: patat e egra, rosat e tė gjitha llojeve, shkurtėza, turtulli, pėllumbi i egėr shtegtar, shapka, mėllenjat, gargujt  etj..

Nga lista e faunės sė egėr vendase janė tė ndaluara pėr gjueti pėrgjithmonė ose pėrkohėsisht, tė gjitha speciet qė pėrfshihen nė listėn e lartpėrmendur me pėrjashtim nė afate ose zona:  lepurit tė egėr i malit dhe thėllėza e malit. Nga gjahu shtegtar janė tė lejuar sipas afateve dhe llojeve shumica e rosave tė egra, shkurtėzat, turtujt, shapkat dhe njė pjesė e vogėl e grupit tė mėllenjave etj..

Pavarėsisht ndalimeve, nė realitet, nė 20 vitet e fundit, si pasojė e faktorėve tė ndryshėm, ushtrohet gjueti e mirėfilltė, me leje apo pa leje pėr kėto specie:  nga gjahu vendas sot gjuhet sistematikisht derri i egėr, lepuri i egėr, thėllėza e malit dhe e fushės nė zonat ku ka mbijetuar.

Tė tjerėt gjuhen rastėsisht, ose nė mbrojtje tė pronės ose jetės. Kėshtu ariu, kaprolli  dhe dhia e egėr kanė ruajtur vetveten, i ruan relievi si dhe ato pak banorė vendas qė e ushtrojnė  kėtė gjueti me breza. Sa pėr ujqėrit, ēakejt dhe dhelprat, sė paku pėr rajonet veriore dhe veri-lindore tė Shqipėrisė, fshatarėt tė bėjnė kumbar nėse i vret se sot nuk ka asnjė interes ekonomik pėr  gjuetinė e tyre, lėkurėt e tyre as nuk mblidhen dhe as nuk shiten si dikur nė shtet.

Prandaj mund tė themi  me plot gojėn se ky grup, jo vetėm qė nuk ėshtė nė zhdukje, por pėrkundrazi ėshtė nė ekspansion. Vizitoni  zonat, jo vetėm malore, por edhe fushore tė NėnShkodrės, ku  do tė ndeshni ēdo tufė delesh me ēoban dhe  3-4 qenė stani tė racės sė Sharrit (Kukėsit), me ēifte nė krah pėr  t`i mbrojtur nga ujqėrit.

 Kurse nė Velipojė, pulat nuk i lėshojnė tė lira nėpėr fusha, sepse i hanė dhelprat. Pėrfundimisht, nga speciet vendase  janė nė rrezik zhdukjeje lepuri i egėr, thėllėza e malit si dhe derri i egėr. Nga gjahu shtegtar gjuhen  sistematikisht: patat e egra, rosat e tė gjitha llojeve, shkurtėzat, shapkat, turtujt dhe mė pak  grupi i mėllenjave.

Dėmi  mė i madh shkaktohet jo nga gjuetia sipas rregullave, por aplikimi i jashtėligjshėm i metodave shfarosėse masive qė realizohen nga pėrdorimi i mjeteve ndjellėse zanore, imituese me stampa si  dhe gjuetia me drita natėn e shapkave,  siē bėhet pėr lepurin e egėr.

Kėshtu mund tė arrijmė nė pėrfundimin se edhe gjahu shtegtar ėshtė nė pakėsim tė ndjeshėm, pavarėsisht se duhej tė ngjante e kundėrta, sepse habitatet e tyre, nė krahasim me para 20 viteve, janė nė pėrmirėsim, meqenėse bujqėsia nuk ėshtė mė intensive, pyjet dhe nėnpyjet janė shtuar dhe gjallėruar, por kundravajtjet masive i zerojnė edhe kėto faktorė pozitivė.

Faktorėt  kryesorė qė kanė shkaktuar kėtė situatė pėr mendimin tonė janė: a) Shtimi  pa kriter i armėve tė gjahut. Nė  fund tė viteve ‘90 nė Shqipėri kanė qenė  tė inventarizura rreth 12 mijė (12000) armė gjahu. Sot, sipas tė dhėnave zyrtare janė rreth 150 mijė (150 000). B) Mungesa gati totale e bashkėpunimit  ndėrdikasterial.

Si pasojė e mungesės sė bashkėpunimit mes Ministrisė sė Rendit qė miraton dhe jep lejen e mbajtjes sė armės dhe Ministrisė sė Mjedisit qė miraton dhe jep lejen e gjuetisė, nga 150 000 qytetarė qė kanė fituar tė drejtėn e mbajtjes sė armės sė gjahut, sot vetėm 17000 prej tyre janė tė pajisur me leje gjuetie! Megjithatė, tė gjithė gjuajnė.

Mė e keqja ėshtė se pikėrisht ata qė janė  jashtė shoqatave tė gjuetarėve, janė rrjedhimisht edhe dėmtuesit mė tė mėdhenj, jo vetėm pėr nga numri, mbi 130 000, por edhe nga mungesa totale e dijenive pėr ligjet, rregullat, afatet, kriteret etj..

kjo ka sjellė njė deficit tė madh nė mbledhjen e Tarifės sė Gjuetisė qė ėshtė 2000 lek/vit pėr ēdo gjuetar, d.m.th. nė total 260 milionė lekė /vit( tė reja ). Pra, do tė mblidheshin plot 260 milionė mė shumė pėr sektorin e gjuetisė. Po kėshtu janė dėmtuar nga ana ekonomike edhe shoqatat e gjuetarėve,  tė cilat vetėm fondin e kuotave kanė si burim financiar. C) Faktor determinues ka qenė dhe ėshtė mungesa e plotė e investimeve  nė ruajtjen dhe rigjenerimin e sektorit tė gjuetisė. Mė e keqja ėshtė se asnjėherė shteti, jo vetėm qė nuk ka parashikuar fonde pėr sektorin e gjuetisė, por edhe atė tarifė qė ne paguajmė, nuk e investon pėr gjuetinė.

Cilado masė qė mund tė merret, edhe sikur tė arrijė tė zbatohet nė shkallėn mė tė lartė, n.q.s nuk bėhen investime nė sektorin e gjuetisė pėr ruajtjen dhe sidomos pėr popullimin dhe ripopullimin me speciet e zhdukura, si fazani, thėllėza e fushės si dhe me ato nė rrezik zhdukjeje si lepuri i egėr, thėllėza e malit, nuk do tė arrihet kurrė nė rregullimin dhe sistemimin e gjuetisė.

Shembulli mė i mirė pėr ilustrimin  e domosdoshmėrisė sė investimeve, ėshtė modeli i ndalimit tė gjuetisė sė thėllėzės sė fushės, i marrė qė nė vitin 1960. Dihet se ēfarė zbatimi korrekt kishte ēdo ligj ndalues atėherė dhe fakti ėshtė se mungesa e ripopullimeve me kėtė specie, megjithė numrin e pakėt tė gjuetarėve, nuk dha rezultat.

Rivendosja e gjendjeve tė humbura kėrkon nė radhė tė parė gjallėrim dhe rigjallėrim tė specieve, duke bėrė investime tė pėrshtatshme dhe pastaj ruajtje dhe ndalime. Nė hapėsira boshe, ruaj dhe ndalo sa tė duash, sepse asgjė nuk del nga asgjėja.

Aplikimi i moratoriumit pėr ndalimin e gjuetisė pėr dy vjet, qė ėshtė nė projektligj, ka vend pėr diskutim  juridik dhe teknik. Sė pari, si njė masė juridike ka shijen e trajtimit ekstrem nė kėtė fushė  edhe nė krahasim me vendet fqinjė me natyrė tė ngjashme.

Nuk njihet asnjėherė qė nė shtetet simotra nga ana natyrore, tė jenė aplikuar moratoriume tė tilla. Sesi e kanė zgjidhur kėtė problem nuk ėshtė vėshtirė pėr t`u mėsuar, por autorėt e moratoriumit duhej ta merrnin parasysh. Nga ana tekniko-praktike do tė jetė kjo panoramė: Me aplikimin e kėtij moratoriumi, nė dy sezonet e ardhshme nuk do tė jepen leje gjuetie.

Pėr  cilėt nuk do tė jepen kėto leje? Kuptohet se pėr atė kontingjent qė faktikisht ka marrė leje gjuetie deri tani d.m.th. pėr  rreth 17 000 qytetarėt e rregullt.

Tė tjerėt, mbi 130 000 armėmbajtės, qė kanė gjuajtur pa leje gjuetie, do tė vazhdojnė tė gjuajnė pa leje, sepse juridikisht, ata nėn “ndalim gjuetie” ishin dhe do tė vazhdojnė tė jenė! Kėsaj i thonė nė Shkodėr “pėr hatėr tė pleshtit, po djeg jorganin”.

Tė nderuar zonja/ zotėrinj! Nėse keni matur forcat se mund tė aplikoni njė Moratorium tė vėrtetė, tė plotė dhe tė pėrgjithshėm   nė rang total, ju pėrkrahim, por nėse eksperimenti do tė jetė vetėm nė provėza laboratorike, pra pėr qytetarėt-gjuetarė tė rregullt, atėherė  rezultatet dhe pasojat do tė jenė  negative.     

 

 

 


Videot e fundit
1 Komente
Bledi
Shkrimi me i sakte qe kam lexuar deri me sot, per kete teme. Do doja te dija emrin e autorit. Meriton respekt. Me ne fund doli nje qe di shume mire se cfare shkruan.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 4 =
Kafja ul performancėn e meshkujve
Sasia e madhe e alkoolit mund tė ndikojė nė performancėn e meshkujve nė shtrat, por njė krikėll ose njė gotė me verė, nė fakt, mund ta pėrmirėsojė fertilitetin dhe funksionet seksuale, sipas njė studimi tė ri, raporton “The Independent”. Nga ana tjetėr, kėrkimi gjeti se pirja e kafes dhe pjeve tė
Ja si u festua ulja e flamurit tė Shqipėrisė sė Madhe nė SHBA (VIDEO)
Njė shqiptar i quajtur, Sabi Gashi ka festuar kėshtu shpalosjen e flamurit tė “Shqipėrisė sė Madhe” nė Beograd. Duke pėrshėndetur Taulant Xhakėn pėr guximin, Gashi feston duke qėlluar me shutgan flamurin e Serbisė.  <iframe width="560" height="315" src="//www.youtube.com/embed/33HOIQqVE_A" fram
Pėrdorimi i kafes pėr bukurinė tuaj
Mendoni se konsumimi i kafes pėrfundon me 2-3 filxhanė nė ditė? Gaboheni, pasi kafeja ėshtė njė nga produktet bazė qė mund tė pėrdoret edhe pėr bukurinė tuaj. Ja disa pėrdorime tė kafesė: Lufton plakjen e lėkurės  Kafeja ėshtė e pasur me antioksodantė tė cilėt luftojnė plakjen e lėkurės tuaj. Duke