Ministria: Favorizuan Aldo Baren, procedim 4 gjyqtarėve
  • Ministria: Gjyqtarėt ishin tė njėanshėm dhe keqinterpretuan ligjin. Gjyqtarėt: Nuk jemi njohur me raportin. 
  • Dalip Bushi, Edmond Gogo, Lefter Jahja dhe Agron Papajani prishėn vendimin me burgim tė pėrjetshėm ndaj Bares dhe kthyer dosjen pėr rigjykim.
 
Publikuar më 09.09.2012 | 11:38

Flamur Vezaj - “Rekomandohet fillimi i procedimit disiplinor pėr gjyqtarėt Edmond Gogo, Lefter Jahaj, Dalip Bushi dhe Agron Papajani, pėr shkeljet e tyre ligjore tė konstatuar gjatė gjykimit tė Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe edhe si Aldo Bare”. Nė kėtė konkluzion kanė arritur inspektorėt e Ministrisė sė Drejtėsisė, nė raportin e tyre pėrfundimtar tė verifikimit tė tri dosjeve penale pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe Apelit pėr Krime tė Rėnda nė Tiranė, ku subjekt tė kėtyre ēėshtjeve, ishte i dėnuari si kreu i “bandės sė Lushnjės”, Aldo Bare dhe tė dėnuarit si “ushtarė” tė tij. 
Kontrolli
Gjithēka nisi mė datėn 3 tetor 2011, kur pesė gjyqtarėt e komanduar pranė Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda, tė kryesuar nga gjyqtari Edmond Gogo dhe anėtarėt Dalip Bushi, Agron Papajani, Lefter Jahja dhe Seit Xhoxhaj (tashmė nė pension), pėr tė gjykuar tė pandehurin Aldo Bare, vendosėn prishjen e vendimit tė dėnimit tė tij me “burgim tė pėrjetshėm”. Kjo trup gjyqėsore kishte vendosur prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda dhe kthimin e ēėshtjes pėr rigjykim me njė trup tjetėr gjyqėsore. Me kėtė vendim tė pesėshes gjykuese, ministri i Drejtėsisė z.Eduart Halimi nuk ishte dakord, duke dėrguar pranė kėtij institucioni dy inspektorė. Objekt i kėtij kontrolli ishte verifikimi i procedurave gjyqėsore tė zbatuara nė gjykimin e ēėshtjes penale ndaj Aldo Bares.
Shkeljet
Sipas kėtij raporti voluminoz, tė pėrpiluar nė 53 faqe format dhe i firmosur nga ministri Eduart Halimi, pesė gjyqtarėt e komanduar pranė Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda nė Tiranė, pėr gjykimin e ēėshtjes penale ndaj Aldo Bares, me vendimin e tyre kanė favorizuar tė pandehurin. “Nė analizė tė inspektimit janė evidentuar shkelje procedurale nga pesė gjyqtarėt gjatė gjykimit tė ēėshtjes ndaj Aldo Bares, tė evidentuar edhe nga Gjykata e Lartė, e cila prishi kėtė vendim tė pesėshes gjykuese. Referuar prishjes sė vendimit nga Gjykata e Lartė, kėto shkelje mund tė konfigurohen si veprime qė nxjerrin nė pah njė proces ligjor tė njėanshėm, nė shtrembėrim e keqinterpretim tė dispozitave tė Procedurės Penale, duke favorizuar dukshėm Aldo Baren. Si rezultat i kėtyre shkeljeve tė lejuara nga trupa gjyqėsore gjatė ushtrimit tė detyrės, njė nga pasojat e ardhura ishte impakti negativ i krijuar nė publik pėr drejtėsinė...Gjyqtarėt t’i nėnshtrohen pėrgjegjėsisė disiplinore pėr shkelje tė ligjit dhe pėr kryerjen e akteve e sjelljeve qė diskreditojnė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit”, - thuhet ndėr tė tjera nė raportin qė “Shekulli” ka siguruar njė kopje. Nė raport thuhet se pėrjashtohet nga ky procedim gjyqtari Xhoxhaj, pasi ka dal nė pension.
Rekomandimi
Bazuar nė analizėn dhe kontrollin e dosjes, inspektorėt kanė arritur nė pėrfundimin, se duhet t’i rekomandohet Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, fillimin e procedimit disiplinor pėr gjyqtarėt Edmond Gogo, Lefter Jahaj, Dalip Bushi dhe Agron Papajani, lidhur me zvarritjen e gjykimit dhe shkeljet ligjore tė evidentuara nga Gjykata e Lartė, e cila ka prishur vendimin e tyre, duke e cilėsuar si tė njėanshėm, nė shtrembėrim dhe keqinterpretim tė dispozitave proceduralo-penale.


MINISTRI

Inspektimi i 3 dosjeve ėshtė urdhėruar nga ministri Eduard Halimi dhe ka zgjatur 4 ditė. Raporti pėrfundimtar i kontrollit ėshtė pėrpiluar nga dy inspektorėt, Petrit Kaja dhe Manjola Kelolli

Halimi: Raporti i ėshtė dėrguar gjyqtarėve pėr oponencė

Me urdhėr tė ministrit tė Drejtėsisė z.Eduard Halimi, mė datė 4 tetor 2011, dy inspektorėt e kėtij institucioni kanė zbarkuar nė ambientet e Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe Apelit pėr Krime tė Rėnda nė Tiranė, duke kėrkuar t’i vihen nė dispozicion 3 ēėshtje penale tė gjykuara nga kjo gjykatė. “Objekt i kėtij inspektimi ishte verifikimi i procedurave gjyqėsore, tė zbatuara nė gjykimin e tri ēėshtjeve penale. Atė ndaj shtetasit Aldo Bare, dosjes ndaj tė pandehurit Enver Dondollakut dhe ēėshtjes penale ndaj tė akuzuarve dhe tė dėnuarve si pjesėtarė tė “bandės sė Lushnjės”, shtetasve: Arben Boriēi, Ilir Stėrgu, Rexhep Gina, Afrim Hoxha (i pafajshėm), Arjan Aliēo, Jorgo Muzaka dhe Erjon Cici. Duke pėrfshirė edhe kėrkesat e veēanta penale qė lidhen me gjykimin e themelit tė ēėshtjeve objekt kontrolli”, - thuhet nė raportin e kontrollit. Sipas tij, janė inspektuar gjithsej tri ēėshtje penale themeli dhe 24 kėrkesa penale tė rrjedhura prej tyre. Nė pėrfundim tė kėtij inspektimi janė identifikuar shkelje tė ligjit pėr dy kategori subjektesh nė gjykatė. Pėr gjyqtarėt e Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe pėr Krime tė Rėnda dhe administratės sė saj gjyqėsore si dhe pėr gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit pranė kėtij institucioni. Sipas kėtij kontrolli, janė verifikuar tė gjitha procedurat e ndjekura nga gjyqtarėt, qė nga ata tė caktimit tė masės sė sigurisė ndaj Aldo Bares dhe tė pandehurve tė tjerė tė akuzuar si pjesėtarė tė “bandės” e deri te vendimet pėrfundimtare. “Nga kėqyrja e regjistrave, identifikimin e fashikujve objekt inspektimi, studimi i fashikujve objekt kontrolli, marrjen e akteve tė nevojshme nėpėrmjet, verifikimi i mbarėvajtjes sė kėtyre seancave gjyqėsore, shtyrjeve, dėshmitarėve etj, etj. Nė analizė tė kėtyre treguesve, nxirret nė pėrfundim se zgjatja e procedimeve penale nė shkallėn e parė ndaj Bares, Dondollakut dhe tė tjerėve, ėshtė rezultat i disa faktorėve: sjelljes sė gjyqtarėve, sjelljes sė mbrojtėsve dhe sjelljes sė prokurorėve dhe strukturave tė tjera pėr paraqitjen e dėshmitarėve”, - thuhet nė raport. I pyetur pėr kėtė raport, vetė ministri Halimi u shpreh se “raporti pėrfundimtar i kėtij inspektimi i ėshtė dėrguar gjyqtarėve pėr oponencė dhe mė pas do tė shprehemi pėr qėndrimin pėrfundimtar”, tha ministri Halimi.

SOMARIO:

“Raporti pėrfundimtar i kėtij inspektimi i ėshtė dėrguar gjyqtarėve pėr oponencė dhe mė pas do tė shprehemi pėr qėndrimin pėrfundimtar”

Eduard Halimi, Ministėr i Drejtėsisė

REAGIMI

U komanduan nga KLD tė gjykonin Aldo Baren

Gjyqtarėt: Do pėrgatisim oponencėn pėr raportin

Katėr gjyqtarėt, pėr tė cilėt Ministria e Drejtėsisė ka propozuar nisjen e procedimit disiplinor pėr shkak tė shkeljeve ligjore gjatė gjykimit tė dosjes sė Aldo Bares, nuk janė njohur me raportin pėrfundimtar tė inspektorėve tė dikasterit tė drejtėsisė. “Shekulli” gjatė dy ditėve tė fundit ka arritur tė kontaktojė vetėm me dy prej katėr gjyqtarėve qė akuzohen nga ministria pėr favorizimin e Bares. Kryesuesi i kėsaj ēėshtjeje, gjyqtari Edmond Gogo, i kontaktuar nga “Shekulli”, nuk pranoi tė japė ndonjė koment pėr ēėshtjen, pasi sipas tij, ende nuk ishte njohur me raportin pėrfundimtar. “Sapo e kam marrė nė dorė raportin pėrfundimtar tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Nuk e kam studiuar ende, tani kam filluar ta lexoj. Kur tė mbaroj do tė rendis oponencėn time”, tha Gogo pėr “Shekulli”-n. Ndėrkaq, edhe gjyqtari tjetėr i “proceduar” nga ministria, z.Dalip Bushi, i kontaktuar nga “Shekulli” ėshtė shprehur se nuk ka dijeni pėr raportin pėrfundimtar. “Nuk kam dijeni pėr kėtė raport. Mua ende nuk mė ėshtė vėnė nė dispozicion njė raport i tillė. Nuk mund tė them asgjė, pėrderisa nuk kam raportin”, tha gjyqtari Bushi. Ndėrkaq, nė adresė tė gjyqtarit Agron Papajani, “Shekulli” ka dėrguar disa thirrje dhe mesazhe telefonike, por, nuk ėshtė marrė  pėrgjigje. Ndėrsa, me gjyqtarin Lefter Jahja nuk ėshtė bėrė i mundur kontaktimi. Tė katėr gjyqtarėt, janė gjyqtar tė Gjykatės sė Apelit nė Tiranė dhe me urdhėr tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, kėta gjyqtarė ishin komanduar pėr gjykimin e ēėshtjes sė Aldo Bares pranė Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda. Ky delegim, ėshtė bėrė pėr shkak se gjyqtarėt e Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda ishin konsumuar nė gjykimin e ēėshtjeve tė tjera, tė lidhura me procedimin penal ndaj Aldo Bares.

Pėr Baren kontrolluam punėn e 20 gjyqtarėve

Sipas raportit pėrfundimtar tė Ministrisė sė Drejtėsisė, inspektorėt kanė konstatuar shkelje tė ndryshme edhe nga trupa tė tjerė gjykues e gjyqtarė tė vetėm, tė cilėt kanė gjykuar tė pandehurit e “bandės” sė Lushnjės nė tri procese tė ndryshme dhe ata tė cilėt kanė caktuar masat e sigurisė. Sipas kėtij raporti, theksohet se pėr gjyqtarėt e tjerė, tė cilėt janė evidentuar me shkelje mė tė lehta se shkeljet e katėr gjyqtarėve pėr tė cilėt ėshtė rekomanduar nisja e procedimit disiplinor, nuk do tė ketė masa disiplinore. “Nėse nė ēėshtjet nė vazhdim, konstatohen shkelje tė tilla edhe ndaj kėtyre gjyqtarėve do tė procedohet nisja e masave disiplinore”, - thuhet nė raportin e Ministrisė sė Drejtėsisė.

Dondollaku, i dėnuar me 25 vjet burg

Enver Dondollaku, i cilėsuar si krahu i djathtė i tė akuzuarit si kreu i “bandės” sė Lushnjės, tashmė ėshtė dėnuar me vendim tė formės sė prerė me 25 vite burg, masė kjo e pėrfituar nga ulja e 1/3 sė dėnimit maksimal tė dhėnė nga togat e zeza. Pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė dhe Apelit pėr Krime tė Rėnda, Dondollaku ėshtė gjykuar dhe dėnuar nė mungesė me “burgim tė pėrjetshėm” pėr disa vrasje por, qė pėrfundimisht ėshtė dėnuar me 25 vite burg, duke pėrfituar uljen e dėnimit.

“Ushtarėt” e “bandės sė Lushnjės”

Tė pandehurit Arben Boriēi, Ilir Stėrgu, Rexhep Gina, Arjan Aliēo, Jorgo Muzaka dhe Erjon Cici janė dėnuar tashmė nė formėn e prerė, duke i shpallur fajtor dhe cilėsuar si pjesėtarė tė bandės sė drejtuar nga Aldo Bare. I vetmi qė ėshtė deklaruar i pafajshėm nga kjo dosje ėshtė shtetasi Afrim Hoxha, i cili nga Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda u deklarua i pafajshėm pėr akuzėn e ngritur nga prokuroria dhe dėnimi i marrė nga togat e zeza tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda nė Tiranė.

Dosja e Bares, tashmė nė Gjykatėn e Lartė

Dosja penale ndaj Aldo Bares, i akuzuar dhe dėnuar me burgim tė pėrjetshėm si kreu i “bandės” sė Lushnjės, tashmė ndodhet pranė Gjykatės sė Lartė pėr tė dytėn herė dhe pritet qė tė shqyrtohet nė muajt nė vazhdim. Vetėm pak muaj mė parė, ishte Gjykata e Apelit pėr Krime tė Rėnda, e cila pas kthimit tė dosjes nga Gjykata e Lartė qė prishi vendimin e gjyqtarėve qė janė propozuar tė procedohen, ka lėnė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, duke e dėnuar me “burgim tė pėrjetshėm”. Vetė Bare ka pretenduar pafajėsi pėr akuzat e ngritura ndaj tij. 


Videot e fundit
2 Komente
Treviso
Zoti minister,Pranvera nuk vjen vetem me nje lule.Ti be ēfar te duash por po su shkaterrua mafja qeveritare, drejtesia nuk do funksionoje.
Zef Kallami
Po gjyqtaret Ndreca dhe Sashenka kur do ti vini ne banken e te akuzuarit.Te cilet favorizune Berishen ne fitoren e Bashes qe i falenderoi me kurban duke e sperkatun vendin me gjakun e berrit si ne kohen e ballhudes.Kur sot njerezimi kerkon te dije se cfare gjindet ne planetin Mars.Hajde demokraci e Berishes hajde.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 9 =
Bluzat me flamurin e ngritur nė Beograd, mė tė shiturat nė kryeqytet
TIRANE- Droni i ngritur me flamurin e Shqipėrisė sė Madhe mbi stadiumin ku po zhvillohej ndeshja mes Serbisė dhe Shqipėrisė pėr Kampionatin Evropian 2016, ėshtė shndėrruar nė simbolin mė tė preferuar por edhe mė tė shitur nė dyqanet e suvenireve nė kryeqytet. Vjollca Ēela, pronarja e dyqanit tė s
Ja ēfarė bėn Bleona pėr tė tėrhequr vėmendje nė AMA
Duket se kėngėtarja Bleona do me ēdo kusht tė bjerė nė sy. Ylli i muzikės pop pėr kėtė ka marrė dhe njė ide tė Rihanna-s. Kėngėtarja shqiptare Bleona Qerreti i habiti tė gjithė, kur shkeli mbi tapetin e kuq ditėn e djeshme nė American Music Awards. Ajo nuk kishte veshur asgjė, pėrveē njė rrjete t
Si e festoi Miley Cyrus ditėlindjen e 22-tė (FOTO)
Kėngėtarja dhe aktorja e famshme, Miley Cyrus festoi dje ditėlindjen e saj tė 22-tė. Pėrveē miqve, ajo ishte edhe nėn shoqėrinė e tė dashurit tė saj, Patrick Schwarzenegger. Lidhja e tyre, sipas medieve rozė, nuk ėshtė shumė e befasishme. Kjo pėr shkak se nė vitin 2011, nė kohėn qė Cyrus isht