Te qershia nė Burgun e Burrelit
Publikuar më 14.09.2012 | 14:39

Kėrkimi njėzetvjeēar i qytetarit italian Aldo Terrusi qė nisi si njė shpresė e fikur ėshtė bėrė sot njė tregim i plotė qė pret epilogun: gjetjen e eshtrave tė tė atit Giuseppe Terrusi-t, qė gjeti vdekjen nė Burgun e Burrelit mė 1952, ku mendohet edhe tė jetė varrosur.

Paralel me kronikėn e tė atit, Aldo Terrusi ndėrton historinė e nėnės, Aurelia Posellit. Fija lidhėse ėshtė njė miqėsi e mbetur nė tentativė midis gruas dhe Enver Hoxhės nė vitet tridhjetė nė Gjirokastėr.

Shenjė e kėsaj kohe dhe gjurmė e origjinės sė fatit qė pat nė Shqipėri familja Poselli-Terrusi, ėshtė dhurata e Hoxhės pėr Aurelian, njė album, “Les cent vues de Paris” qė u dorėzua dje nė njė ceremoni zyrtare nė Arkivin Qendror tė Shtetit pėr nė fondin “Enver Hoxha”.

Duke bėrė aktin e dhurimit, Aldo Terrusi e quajti kėtė libėr, vetėm pėr paraqitjen fotografike tė Parisit, diēka historike nė vetvete. Me kopertinė tė gjelbėr, me gėrma tė stampuara nė tė artė, qė sipas tij tregojnė se Enver Hoxha ka dashur qė njė gruaje tė rafinuar t’i dhuronte diēka tė ngjashme. Dedikimi qė mban datėn 21 gusht 1930, shkruar nė frėngjisht, thotė: “Nė kujtim tė miqėsisė, Enver Hoxha, student i mjekėsisė nė Gjirokastėr.” “I qėndrojmė asaj qė shkruhet kėtu”, thotė Aldo Terrusi duke vėnė buzėn nė gaz me kėtė “student i mjekėsisė”. “Nėna mė thoshte qė ai nė njėfarė mėnyre iu ishte dhėnė leximeve nė fushėn e filozofisė sė majtė. Pasojat e kėsaj filozofie ju i dini vetė. Ky libėr qė na ka ndjekur pėrfaqėson kordonin ombilikal pėr familjen time.”

Historia tani po shkon drejt njė zgjidhjeje pavarėsisht rezultatit. Aldo Terrusi kėmbėngul qė tė bėhen kėrkime shkencore brenda kampit tė Burrelit, ndėrmjet rrethimit tė parė dhe tė dytė, ku deri mė 1955 varroseshin tė burgosurit. “Kėtu ndodhet njė qershi”, tregon ai me njė hartė tė thjeshtė tė burgut tė Burrelit, njė nga tri burgjet kryesore pėr tė dėnuarit politikė nė Shqipėrinė e Hoxhės. “Qershia ėshtė bėrė njė objekt legjendė sepse njerėzit varroheshin aty rrotull. Legjenda thotė se kjo qershi rritej nga gjaku i burgosurve tė varrosur.”

Para dy ditėsh Aldo Terrusi ka marrė nė Ministrinė e Drejtėsisė tė Shqipėrisė njė dokument qė provon, pa dhėnė arsyet, vdekjen e Giuseppe Terrusi-t nė burgun e Burrelit. Mungesa e kėsaj dėshmie kishte penguar deri tani kėrkimin e eshtrave sepse njerėzit i thoshin “ne nuk e dimė ku ka vdekur”.

“Unė mendoj qė tė bėhet njė kėrkim shkencor”, pohoi dje Terrusi nė ceremoninė nė Drejtorinė e Arkivit ku ishte i pranishėm edhe ambasadori i Italisė nė Tiranė. “Kur tė behet ky kėrkim shkencor atėherė edhe unė do ta kem shpirtin tė qetė, sepse o gjenden o nuk gjenden eshtrat e tim eti por edhe tė personave tė tjera. Nėpėrmjet analizave tė ADN mund tė zbulohet.”

Njė bashkėvuajtės, Petriti Velaj i ka treguar se ai vetė personalisht e kishte varrosur Xhuzepen me njė shtrojė pranė qershisė. “Por nuk ėshtė e thėnė qė kjo tė jetė e vėrtetė. Mund tė ishte njė vend ēfarėdo brenda kampit ku mund tė jetė varrosur im atė. Deri mė 1955 kėtu kanė vdekur dhe janė varrosur mjaft njerėz. Nėse pėr ndonjė motiv politik i kanė hequr kockat, gjurmė eshtrash duhet tė kenė mbetur. Nėse gjenden, kjo do tė pėrbėnte njė argument pėr tė vėrtetėn. Nėse nga analizat e ADN, qoftė edhe njė eshtėr do tė rezultonte e babait tim, pėr mua do tė ishte maksimumi. Erdha deri kėtu dhe nuk e prisja. Shpresoj qė diēka tjetėr tė ndodhė. Ky udhėtim fantastik ėshtė diēka e mrekullueshme pėr mua.” Aldo Terrusi ka kryer takime nė kryeministri sepse njė vendim nga lart do tė lejonte gėrmimet nė Burrel. Ai beson qė verifikimi tė bėhet kėtė vit. Nėse nuk do tė zgjidhė punė qeveria e Berishės do t’i drejtohet qeverisė italiane, sepse Terrusi mendon qė “ky diskurs ėshtė shumė politik”.

Nė mbyllje shprehu dėshirėn qė me shpenzimet e veta tė vendosė dy pllaka pėrkujtimore: njėrėn pranė bankės sė Vlorės ku Giuseppe Terrusi ka qenė drejtor dhe njė pllakė nė pėrkujtim tė dajės, Giacomo Poselli, portier i kombėtares shqiptare mė ’46-ėn. “Nuk di a do tė mė lejojnė autoritet shqiptare. Ky ėshtė propozimi im.”

Drejtoresha e Arkivit tė Shtetit Nevila Nika tha se dhurata e Aldo Terrusit qė do tė ruhet nė fondin personal tė Enver Hoxhės, bėhet pjesė e dėshmive tė bashkėkombėsve tė tjerė italianė nė Shqipėrinė e pas luftės sė dytė botėrore. Ata qė mbetėn nė Shqipėri, ata qė pritėn me ankth riatdhesimin e qė dėshmohet nėpėrmjet letrave tė censuruara tė padėrguara kurrė. “Kjo ėshtė historia jonė e pėrbashkėt”, tha Nika.

 

 

Tufa: Tė angazhohet Task Force

Agron Tufa, drejtori i Institutit tė Studimeve pėr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, tha dje nė AQSH se pėr tė gjetur eshtrat nė njė mini-Aushvic siē ėshtė Burreli do tė thotė tė ndėrmarrėsh njė kėrkim sistematik nė 100% tė territorit. “Unė mendoj se kjo ėshtė gjė e mundshme dhe e realizueshme, jo vetėm pėr eshtrat e Terrusi-t por edhe pėr zbulimin e martirėve tė tjerė tė vdekur nė atė burg shqiptar. Duke kėrkuar kėshtu tė mos ngatėrrohemi nė legjenda e gojėdhėna. Tufa sqaron se nėpėrmjet njė strukture shtetėrore si Task Force e cila e ka pėr detyrė “le tė dėshmojmė nė kėtė 100-vjetor tė shtetit shqiptar vullnetin pėr zhvarrosjen e tė pushkatuarve. Dhe le tė shėrbejė si pikėnisje kjo pėrpjekje e palodhur e Aldo Terrusit pėr tė zbuluar bilancin e trishtuar tė kėtyre njerėzve tė pafat qė ne tė mund t’i nderojmė dhe tė mund tė qetėsojmė kujtesėn tonė morale”.

Nėse do tė ndodhte ky hetim, do tė pėrbėnte iniciativėn e parė zyrtare pėr gjetjen e eshtrave tė viktimave tė komunizmit, dhe kėshtu instituti do tė pėrligjte pjesėrisht ekzistencėn e vet.

Kujtojmė se zhvarrimet qė janė bėrė deri tani kanė nisma tė familjareve. Mė 2004 u zbulua njė varr masiv tė ekzekutuarish nė vitin 1945 nė Tiranė. Mė 2010 nė Malin e Dajtit u gjetėn eshtrat e 19 tė pushkatuarve.

Pėr disa vjet familja Shehu bėri kėrkime pėr gjetjen e eshtrave nė njė fshat tė Lezhės sė Fiqiret Shehut, gruaja e kryeministrit komunist Mehmet Shehut, dhe eshtrat e kėtij tė fundit u gjetėn nė vitet 2000 nė afėrsi tė fshatit Ndroq.

Tufa ėshtė shprehur se Instituti i Studimeve pėr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit akoma nuk ka tė dhėna tė sakta pėr tė huajt qė janė dėnuar, por ka fakte pėr fatin e grave tė dėnuara tė cilat i janė nėnshtruar njė dhune tė planifikuar “tė turpshme”.

Instituti qė Tufa drejton do tė botojė nė muajin nėntor librin e Terrusi-t “Kthimi nė vendin e shqiponjave” (Botimet Besa 2011), ku autori iu rikthehet kujtimeve nga Shqipėria me qėllimin pėr tė rindėrtuar figurėn e tė atit. Botimi shqip pėrfshin dokumente, njė dosje pėr Giuseppe Terrusi-n. “Nė kėtė mėnryė i shprehim respekt tė thellė kėsaj familjeje qė i kishte mundėsitė pėr tė qenė e lumtur por qė me dashjen e diktatorėve u bė pjesė tragjedisė sonė kombėtare.”

Tufa bėri tė ditur se ky libėr hap kolanėn e botimeve, studime tė Institutit, pėr ēka ka kontribuar edhe Arkivi i Shtetit. Seria quhet “Memozina” (muza e kujtesės sė historisė).

 

 

 

Bio

Aldo Renato Terrusi, fizikan nė pension, u lind nė Vlorė mė 1945, nga prindėr italianė, Aurelia dhe Giuseppe Terrusi drejtor u Bankės sė Vlorės. Pėr shkak tė konfliktit italo-grek, Aurelia me familjen emigrante qė ndodhej nė Selanik, zhvendoset nė Gjirokastėr.

Ndėrkohė Giuseppe Terrusi dėrgohet nga ana e Kastelanetės, qyteti i tij i lindjes nė Shqipėri si zėvendėsdrejtor i Bankės Italiane nė Gjirokastėr rreth vitit 1930 e mė pas drejtor i Bankės italo-shqiptare nė Vlorė, filial i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė.

Giuseppe dhe Aurelia njihen dhe martohen shumė shpejt, mė 1936. Lind djali i tyre Aldo mė 1945. Nė kohėn e turbullt tė pasluftės, me arrestimet dhe dėnimet nė masė tė “armiqve tė popullit”, burgoset dhe Giuseppe Terrusi “me urdhėr tė Enver Hoxhės”. Giacomo, vėllai i nėnės Aurelia, ishte portier i Kombėtares shqiptare qė fiton “Ballkaniadėn” mė 1946. Mė 1949, pas shumė peripecish, familjet Poselli e Terrusi riatdhesohen. Giuseppe vdes nė burgun e Burrelit mė 1952.

I biri Aldo Renato Terrusi vjen bashkė me dajėn nė Shqipėri mė 1993 tė kėrkojė eshtrat e tė atit. Nga dėshmitė e bashkėvuajtėse Ėngjėll Kokoshi dhe Petrit Velaj, Aldo ndėrton historinė e jetės sė atit mbetur pėrgjithmonė nė Shqipėri.

 

 

 

Arkivi i Enver Hoxhės

A ka dokumente qe tregojne krimet e Enver Hoxhes dhe qe e implikojne ate direkt me krimin?

Nese flasim per dokument arkivor, vete arkiva eshte e paeksploruar e gjitha. Filmimet e Enver Hoxhes dhe nje ditari i tij personal jane gjetur ne bodrumin e Arkivit Qendror te Shtetit, ku qendronin prej 20 vitesh dhe ishin te paskeduara. Sepse jane transferuar nga Arkivi i Komitetit Qendror, me aq dijeni sa kam une permes personave qe kane punuar personalisht ne arkivin e Enver Hoxhes, persona te tij te afert qe merreshin me shkrimin e veprave te Enver Hoxhes. Arkivi i Komitetit Qendror ka pasur nje fond te vecante, qe ishte fondi personal i Enver Hoxhes. Ky fond mund te prekej vetem me leje te posacme te Nexhmije Hoxhes. Ishte nje pjese e fondit ku mund te hynte vetem Ramiz Alija dhe Enver Hoxha. Ne kartele nuk figuron qe Ramiz Alia te jete treguar ndonjehere kurioz per te hyre brenda. Gjithsesi, mos prisni te kete dokumente qe do ta perfshijne Enver Hoxhen personalisht ne krime, ne eliminimin e njerezve. Mekanizmi i komunizmit shihet ne pergjithesi, nuk mund ta zbulosh me nje leter. Me vjen keq, por une jam i paafte qe te bej nje analize te diktatures, sepse ajo kerkon nje pergatitje shume me te gjere. Une kam bere nje publicistike historike, i ngjashem me ato qe shkruan Misha Gleni. Kam pasur nje diskutim me z. Lubonja, i cili me thoshte qe duhet te hyja me ne thellesi per te analizuar. Me vjen keq, por nuk e beja dot dhe nese do ta beja, do ta isha subjektiv.  

Elsa Demo


Videot e fundit
5 Komente
shqiptari
rrofte jeta dhe vepra e te madhit , ENVER HOXHA ju po i kerkoni eshtrat e italianve e te nje mini aushvici(cit)po ju them nje se shum me lehte eshte ti kerkoni eshtrat e njerzve qe humben jeten ne demokracine e sotme shqiptare dhe italiane,po kure erdhen italianet me 1939 ten , a rhua i thirrem ne apo erdhen e na pushtuan dhe nenqmuan, e qka nuk na beren ,juve po ju plase shum b?tha per italianet dhe greket ose tjeret qe i lan eshtrat ne shqiperi, po kush i thirri ata ne shqiperi ,po te trusnin b?then e te rrinin ne vend te vet ku do ju mbesnin eshtrat , edhe njehere te gjithe ata qe erdhen dhe do vijn ne shqiperi jo si miq po si okupatore , i kan lene dhe do ti lene eshtrat prap,fati qe nuk jan te gjithe shqiptart servil te huaj ,po e mbrojn token e vet,e ju zotrinj te instituteve si i quani ju, me mire ishte te fillon e te lavroni gjithe shqiperine qe ti kerkoni eshtrat e armiqeve pore me ne fund spaku ta mbillni me grure ate toke te dashur, rrofte shqiperia etnike...
Badhisti
Tė burgosurit politike shqipetare kane qene gogla ne duart e Amerikane dhe Anglezve shikojeni videon, ka tre jave qe ka dale ne YouTube, qe verteton prapaskenat.
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
ari
ti je nje nga ata qe kane shkatruare njerez vafsh ne djalle sic ka vajture dhe enveri yte
SYSHQIPOJA
vdekje; TRI HERĖ VDEKJE -tė gjithėve shqipfolėsve dhe shqipfolesėve ANTIENVERISTĖ/ANTIENVERISTE sepse tė tillėt dhe tė tillat janė antishqiptar tė lindur dhe janė mė antishqiptar -edhe sesa grekėt dhe shkijėt!?!
Seferi
Ti more i vetequajtur 'shqiptar'me kete shkrim qe paske bere po me duket se e ka shkruar nji grek apo serb.Po si more i mjer a te gjithe ata qe jane vrare kane qene armiq. Pavaresisht fajit apo jo te afermit duhet ta kene te drejten erivarrimit te tyre dhe pasjen e vasrri per me te dashurin. E sa per humbje te eshtrave ...eshte dashur qe ai psikopati i yt EnverHoxha te tretet nga kjo toke njiher e pergjithmone.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 9 =
Ja cili ėshtė kuptimi i tatuazheve tė yjeve tė botėrorit (Foto)
Ky botėror ėshtė cilėsuar si botėrori i surprizave, me mė shumė gola apo edhe zhgėnjime se ēdo botėror tjetėr. Por ky botėror do tė mbahet mend edhe pėr njė numėr tatuazhesh nga mė tė ndryshmit. Tatuazhi i Mauricio Pinillas nė kurriz, lojtarit tė Kilit, simbolizon momentin e lavdisė, i titulluar nd
Kush ia "vodhi" shfaqjen yllit Kim Kardashian? (Foto)
Kendall Jenner ka qenė princesha e pistės sė modės, ndėrsa motra e saj, Kim Kardashian dukej shumė e vogėl afėr tė motrės. Kim Kardashian, edhe pse e veshur elegante nė emisionin e Valentinos, nuk arriti tė ishte nė fokus tė kėsaj shfaqjeje nė Paris. Pasanikja kishte veshur njė veshje ngjyrė leopa
Ja pse nuk mund tė kujtojmė fėmijėrinė tonė
Nė kujtesėn tuaj, mund tė keni ruajtur kujtime fotografike kur keni qenė tė vegjėl, ndoshta njė moment tė vogėl, por pėrsėri sado qė tė pėrpiqeni nuk mund tė mbani mend fėmijėrinė tuaj me detaje. Shkencėtarėt e kanė zbuluar se pse. Sipas shkencėtarėve kur qeliza tė reja krijohen nė trurin e njeri