"Ju rrėfej stėrgjyshin tim Ismail Qemali sipas kujtimeve tė familjes"
  • Qė nga hyrja nė administratėn osmane deri nė shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
  • Njė rrėfim nga brenda familjes pėr babanė e kombit nė kėtė 100 vjetor tė aktit tė pavarėsisė
 
Publikuar më 16.09.2012 | 16:44

Darling Vlora ėshtė njė prej stėrnipave tė Ismail Qemalit. Jeton nė Itali dhe ka organizuar dy ekspozita fotografike pėr Ismail Qemalin, tė parėn nė vitin 2009 nė ambientet e shtėpisė sė tij me rastin e 165 vjetorit tė lindjes sė Qemalit dhe tė dytėn nė Parma nė nėntor tė 2010-ės nė bashkėpunim me Shoqatėn ‘Scanderbeg’. 

“Ismail Qemal bej Vlora, ėshtė paraardhėsi im. Gjyshi im, Qamil bej Vlora (babai i babait tim) ishte njėri nga djemtė e Ismail Qemalit. Pra, nė vijė mashkullore, jam stėrnip i tij...” – e prezanton Darlingu veten.

Ismail Qemali ka qenė nė shėrbim tė Perandorisė Osmane pėr 50 vjet. Ėshtė  ndėr liberalėt e parė osmanė dhe nė 1909 edhe themelues e Kryetar i Partisė Liberale. Angazhimi i tij nė forcat reformatore tė Perandorisė ėshtė mė i hershėm sesa ai nė Rilindjen Kombėtare. Ē’e shtynte Ismail Qemalin tė ishte liberal: autonomia mė e madhe pėr vilajetet shqiptare apo ndėrgjegjja e tij si shtetar osman?

Kohėt e fundit e kam ndeshur si njė farė kritike faktin qė Ismail Qemali i shėrbeu Perandorisė Osmane. Ky kėndvėshtrim, jo vetėm pėr mendimin tim, ėshtė krejtėsisht i gabuar. Shėrbimi i tij nė Perandorinė Osmane pėrkon pikėrisht nė njė kohė kur Shqipėria ishte pjesė e Perandorisė ndaj ai nuk i shėrbeu asaj por vendit tė tij. Gjatė gjithė veprimtarisė sė tij nė administratėn shtetėrore Ismail Qemali u shqua si njeri me ide liberale dhe reformatore. 

Ai hyri nė administratė nė moshėn 16-vjeēare, kur kjo drejtohej nga burra tė shquar e pėrparimtar si Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha. Megjithatė veprimtaria e tij duhet parė gjithmonė paralel dhe e lidhur ngushtė me pėrpjekjet e tij nė dobi tė Shqipėrisė. Qė nė vitin 1864 atė e gjejmė nė mbledhjet e organizuara nė Stamboll pėr tė formuar njė shoqėri kulturore kombėtare pėr hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ka qenė njeri largpamės. E ka deklaruar gjithmonė bindjen se me forcimin e Perandorisė i shėrbente edhe vendit tė tij. Ai bashkėpunoi me Mit'hat Pashėn nė hartimin e Kushtetutės sė parė osmane, shpallur mė 1876 dhe neni 108 i saj pranonte qė «administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit». Njė nga idetė e Mit'hat Pashės e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i njė Vilajeti shqiptar. Dhe kėtu jemi dy vjet pėrpara Lidhjes sė Prizrenit dhe gati 40 vjet pėrpara Pavarėsisė. 

Fatkeqėsisht Mit'hat Pasha u arrestua; Kushtetuta mbeti e pazbatuar deri mė 1908 dhe vetė Ismail Qemali u internua. Pasi u lejua tė kthehej nė Stamboll, duke parė qėndrimin e pandryshuar tė Sulltanit, Ismail Qemali vendosi tė largohej pėrfundimisht nga Turqia, veprim qė e kreu mė 1900, duke iu kushtuar mė pas tėrėsisht ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nė letrėn qė i drejtonte Sulltanit, nga bordi i anijes angleze qė do ta nxirrte nė Europė shkruante: «Krimi im ndaj atdheut ėshtė dashuria ndaj tij».

Sami Frashėri ose Shemshedin Sami, konsiderohet nga historiografitė shqiptare e turke si nja nga themeluesit e nacionalizmave tė kėtyre dy kombeve. Si shihet Ismail Qemali nga historiografia turke?

Siē del edhe vetė nė pyetjen tuaj, pjesa mė e madhe (pėr mos thėnė gati tė gjithė) e rilindėsve tanė, kush mė shumė e kush mė pak, shėrbyen nė administratėn shtetėrore turke por pa e harruar vendlindjen e tyre. Ashtu si edhe Sami Frashėri, i cili me punėn e tij i shėrbeu dijes dhe kulturės sė mbarė kombėsive qė jetonin nė Perandorinė Osmane, edhe Ismail Qemali, kudo qė shėrbeu, u dallua si mbėshtetės i dijes dhe pėrparimit. 

Akoma edhe sot, nėpėr vendet ku ai mbuloi postin e guvernatorit, kujtohet me respekt pėr veprat e tij, nė hapjen e shkollave, kundėr diskriminimit racor e fetar, etj. Po ashtu ai kujtohet me respekt si njė figurė liberale, ndėr tė parėt liberal tė Perandorisė. Sė fundi «Kujtimet» e tij janė botuar edhe nė gjuhėn turke, pėrveē njė punimi me disa fjalime tė tij nė Parlament qė ėshtė botuar shumė vite mė parė.

Nė dallim nga figura tė tjera, Ismail Qemali duket shumė aktiv nė Rilindjen Kombėtare vetėm nė vitet qė paraprijnė Revolucionin e Xhonturqve. Si mund tė shpjegohet kjo “vonesė”?

E drejtė. Duket sikur ėshtė aktiv nė lėvizjen kombėtare mė tepėr nė prag tė Revolucionit, por nuk ėshtė ashtu. Gjithė veprimtaria e Ismail Qemalit ėshtė e lidhur ngushtė me origjinėn e tij, me atdhedashurinė, me historinė e vendit dhe familjes sė tij. Ishin kėto faktorė qė, bashkė me inteligjencėn dhe pėrgatitjen e tij tė rrallė, krijuan burrin e shtetit liberal i cili, ashtu siē e ka deklaruar gjithmonė, kėrkonte qė nėpėrmjet forcimit tė Perandorisė t'i shėrbente gjithė kombėsive qė bėnin pjesė nė tė, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, pra ai dilte pėrtej pėrmasave kombėtare. Por, nėse kemi njė "ritardo" tė tij nė lėvizjen kombėtare shqiptare tė para 1900-ės nuk duhet tė harrojmė edhe faktin se ai ishte i internuar pėr 7 vjet rresht (1877-1884) dhe mė pas, ashtu siē ka qenė edhe mendimi i historianėve si Luarasi, Xoxi, Naska, etj, ai u mbajt nga Sulltani qėllimisht larg Stambollit, pikėrisht pėr tė qenė larg veprimtarive kombėtare.

Nė ekspozitėn e fundit qė ke organizuar nė Parma mbi Ismail Qemalin, nė bashkėpunim me Shoqatėn Scanderbeg, mė bėri pėrshtypjen njė foto e 1908-ės, kur Qemali kthehet nė Shqipėri e zgjidhet deputet nė Parlamentin Osman. Karroca e tij mbahet nė krahė nga vlonjatėt nga moli nė qendėr tė qytetit. E donin kaq shumė nė Vlorė?

Ismail Qemali kishte lindur nė Vlorė. Familja e tij drejtonte Sanxhakun e Vlorės qė nga viti 1480. Pavarėsisht se ai ishte larguar i ri nga Vlora asnjėherė nuk i kishte ndėrprerė lidhjet me vendlindjen. Tė gjithė shqiptarėt qė shkonin nė Stamboll gjenin gjithmonė mbėshtetjen e tij. 

Ai konsiderohej si pėrfaqėsuesi mė i shquar i familjes Vlora. Menjėherė pas shpalljes sė Kushtetutės populli i Vlorės, me anė tė njė telegrami, iu lut tė kthehej nė vendlindje. Ardhja e tij u kthye nė njė manifestim popullor. Njė delegacion prej 39 vetave kishin shkuar ta prisnin nė Korfuz. Nė skelė kishte dalė ta priste gjithė populli i Vlorės. U mbajtėn fjalime tė ndryshme patriotike nė nderim tė tij; u zbrazėn tė shtėna topi, si nė skelė ashtu edhe nė qytet. Pėr tė shprehur dashurinė dhe respektin e madh, karrocės sė Ismail Qemalit ia hoqėn kuajt dhe e morėn nė krahė pėrgjatė gjithė rrugės prej afro 2 km, deri nė qendėr tė qytetit.

Shqiptarėt e fituan pavarėsinė? Apo kjo ishte rezultat i politikės sė ‘800-ės e cila bazohej nė ekuilibrin midis fuqive tė mėdha dhe kompensimin e fituesve?

Pėr mendimin tim, njėkohėsisht bazuar edhe nė «Kujtimet» e Ismail Qemalit dhe vlorajve tė tjerė, shqiptarėt e fituan dhe merituan krejtėsisht Pavarėsinė. 28 nėntori 1912 ishte kurorėzimi i luftėrave shekullore tė popullit tonė. Ata qė hera herės e paraqesin Pavarėsinė si njė «dhuratė» tė politikės evropiane apo njė zgjidhje tė saj, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse denigrojnė veprėn dhe sakrificat e patriotėve tanė dhe pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pėr pavarėsi. 

Sigurisht gjatė Luftės I-rė Ballkanike, kur shqiptarėt Shpallėn Pavarėsinė, ekzistonin kontradikta midis Fuqive tė Mėdha tė kohės tė cilat, pėr tė ruajtur ekuilibrin e tyre menduan jo tė krijojnė por tė mbėshtesin Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pra kėtu ėshtė njė diferencė e madhe.

Ismail Qemali, gjatė lėvizjeve tė tij nė kryeqytetet europiane (tetor-nėntor 1912) nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare, arriti t'i bindė Fuqitė e Mėdha tė mbėshtesnin aksionin e shqiptarėve dhe pėrfitimi qė ai nxori nga kontradiktat dhe interesat e Fuqive duhet konsideruar padyshim si njė arritje gjeniale. Pra a s'ėshtė edhe kjo njė fitore mė vete?

Ismail Qemali udhėtonte shpesh nė Itali. Qė nė fillim tė 1900-ės, disa tė pėrditshme italiane i dedikonin faqen e parė. Pse vallė? Cilat ishin lidhjet e tij me Italinė?

Pavarėsisht se lidhjet dhe miqėsitė mė tė forta ai i kishte me burrat e shtetit anglez, pėr sa i pėrket tė ardhmes sė Shqipėrisė ai kėrkoi qė tė gjente mbėshtetjen kryesore tek Italia. Deri nė fund tė jetės Ismail Qemali shpresoj tek ndihma e sinqertė italiane dhe bėri tė pamundurėn qė tė tėrhiqte vėmendjen si tė qeverisė ashtu edhe tė industrialistėve italianė pėr tė bashkėpunuar me Shqipėrinė.

Udhėtonte shpesh nė Itali, shpeshherė duke qėndruar gjatė nėpėr qytetet italiane si Roma, Milano, Napoli, San Remo, etj. dhe kishte krijuar lidhje personale me mjaft personalitete italiane tė kohės, midis tė cilėve Markezin San Giuliano i cili mė pas, pikėrisht nė prag dhe gjatė viteve tė para tė pavarėsisė, ishte Ministėr i Jashtėm i Italisė. Idetė e Ismail Qemalit, si nė lidhje me tė ardhmen e Shqipėrisė si nė lidhje me raportet italo-shqiptare, dalin qartė nė intervista tė ndryshme qė ai ka lėshuar nė shtypin italian, shumė herė publikuar nga periodikė prestigjiozė dhe nė faqet e para tė tyre, siē ju e kini vėnė re.

Italia ėshtė edhe vendi ku Ismail Qemali vdiq nė 24 janar 1919, siē thuhet “nė rrethana jo tė qarta”. Pse gjendej nė atė periudhė aty? 

Ishte aty sepse nė pėrfundim tė Luftės I-rė Botėrore ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė sigurisht do tė shqyrtohej pėrsėri. Interesat e Italisė kishin qenė dhe ishin akoma tė mėdha nė lidhje me ēėshtjen shqiptare ndaj, pėr tė bashkėrenduar veprimet qeveria italiane e ftoi Ismail Qemalin nė Romė. Nė atė kohė ai ndodhej nė Spanjė. Udhėtonte sepse ishte zgjedhur nga shqiptarėt e Amerikės si pėrfaqėsues i tyre nė Europė, nė mbrojtje tė ēėshtjes kombėtare. Mė 23 janar 1919 ndėrsa priste nė Peruxhia pėsoi njė hemorragji cerebrale dhe megjithė kurimet e mundshme vdiq mė 24 janar. 

Ėshtė folur edhe se mund tė ketė pasur njė komplot kundėr tij...

Saktėsisht Ismail Qemali erdhi nė Itali, nga Genova, mė 9 dhjetor 1918 dhe mbylli jetėn pikėrisht nė qytetin e Peruxhias, mė 24 janar 1919.

Ka patur mendime tė ndryshme mbi vdekjen e tij, e cila pėrkoi nė njė moment mjaft delikat pėr ēėshtjen kombėtare dhe kur ndihma qė pritej prej tij ishte e mjaft e rėndėsishme. Sigurisht, si pėrfaqėsues i ēėshtjes kombėtare ai kishte edhe armiq, armiq tė betuar tė Shqipėrisė. Ekziston mundėsia qė tė ketė patur edhe njė komplot ndaj tij pikėrisht nga kėto qarqe antikombėtare. 

Ke qenė i pari qė ka bėrė njė ekspozitė fotografike pėr Ismail Qemalin si nė Shqipėri ashtu dhe jashtė saj. Bile tė parėn e ekspozove nė ambientet e shtėpisė tėnde nė Sirtori. Duket sikur kujtesa historike e njė burri shteti si Ismail Qemali nė Shqipėri konsiderohet ēėshtje familjare....

Unė nuk mendoj qė "kujtesa historike" e njė burri shteti, e aq mė tepėr e Ismail Qemalit, tė mbetet apo kthehet njė ēėshtje familjare. Padyshim qė ėshtė detyra e historianėve tė shkruajnė historinė e vendit dhe figurave kombėtare dhe, nė kėtė rast, detyrė e familjarėve pėr t'i ndihmuar ata. 

Por, kur historianėt bėjnė politikė, shkruajnė historinė nė shėrbim tė saj ose heshtin (dhe ky fenomen fatkeqėsisht ka ndodhur, ndodh dhe ka pėr tė ndodhur) atėherė detyra e trashėgimtarėve ėshtė qė ta tregojnė ata historinė e paraardhėsve tė tyre. Nė kėtė rast unė kam dhėnė kontributin tim, aq sa kam mundur dhe do pėrpiqem ta jap edhe mė pas. 

Fati i varrezės familjare tė Vlorajve 

Qė nga viti 1500, kur pranė kalasė sė Kaninės u varros Sinan Pasha, ish-Vezir i Madh i Perandorisė Osmane, njohur edhe si themeluesi i Familjes Vlora, edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes u varrosėn gjithmonė aty duke u kthyer pak nga pak nė njė varrezė madhėshtore familjare. Nė tė, midis shumė familjarėve tė shquar, ishte edhe varri i njė tjetėr Veziri tė Madh tė Perandorisė, Ferid Pasha Vlora. Varreza u shkatėrrua pas vitit 1945. Sot veē vendvarrimit tė Sinan Pashait, nuk ka mbetur asgjė dhe ajo madhėshti ekziston vetėm nėpėr foto.

Ē’kanė thėnė firmėtarėt e Aktit tė Pavarėsisė pėr Ismail Qemalin

1 - Dhimitėr Zografi, njė ndėr delegatėt e Kuvendit tė Vlorės, i cili e shoqėroi Ismail Qemalin nga Trieste deri nė Vlorė: “Ē’ka bėrė Ismail Qemali pėr Shqipėrinė, ē’nder i do bėrė dhe ku duhet ngritur emri i tij, atė mund ta gjykojė vetėm ai njeri qė i di dhe i pa veprat e tij”. 

2 - Qazim Kokoshi, njė tjetėr firmė nė Aktin e Pavarėsisė, mė 12 shkurt 1919, pėrpara trupit pa jetė tė Ismail Qemalit, Babait tė Kombit, siē e quante ai, do i drejtohej popullit tė pranishėm: “Juve qė ishit nė vitin 1912, o atdhetarė tė dashur, juve jini edhe sot, mė 28 tė vjeshtės sė tretė t'atij viti patė, bėtė dhe gėzuatė, patė luftėn ballkanike me rrezik pėr ju, bėtė pėrpjekje tė shpėtoni tokėn t'uaj dhe u gėzuatė me fitimin e plotėsimin e idealit. Ju, pra, jeni njė histori e gjallė e Shqipėrisė sė re, por krijonjėsi dhe heroji i parė i kėsaj historie ėshtė Ismail Qemali”. 

3 - Ferit Vokopola, njė tjetėr firmė nė Aktin e Pavarėsisė do shkruante nė 100-vjetorin e lindjes sė Ismail Qemalit: “Ismail Qemali, si biri i vetėm i Shqipėrisė, rrėmbeu Flamurin, dolli nė ballkon dhe e ngriti me dorėn e vet, duke iu drejtuar popullit me fjalėn e madhe patriotike, me tė cilėn i bėri tė dijtur Shqipėrisė dhe Botės mbarė se nė kėtė ēast vendimtar, nėn rradhėt e Mbretėrive tė Mėdha e tė vogla shtohej dhe njė shtet i ri, qė populli i vetė ishte njė nga trashėgimtarėt mė tė vjetėr tė Ballkanit. Atė unė e njoha dhe e pashė nėr kėto ēaste vendimtare shumė mė tė ndryshuar se herė tė tjera... Ishte mė parė njė Yll e tani njė Diell i botės shqiptare; ishte mė parė njė Luftėtar i Lirisė, njė shėrbėtor besnik i Kombit e tani njė shpėtimtarė i Popullit”. 

Si e pėrshkruanin gazetat italiane Ismail Qemalin

Ka artikuj tė shumtė tė shkruar nė vite tė ndryshme. Pėr shembull, menjėherė pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, e pėrditshmja “La Stampa” nė faqe tė dytė shkruan kėshtu:

“Nė pritje tė ngjarjeve qė pashmangshmėrisht do tė ndjekin shpalljen e pavarėsisė shqiptare, kurioziteti pėrqendrohet tek njeriu qė ėshtė vėnė nė krye tė lėvizjes qė arriti qėllimin e saj, Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, Ismail Qemalin. Qemali nuk ėshtė i panjohur nė Europė e sidomos nė Itali. Dashurinė pėr vendlindjen e tij e pagoi me persekutimet nga ana e Abdul Hamitit dhe mė pas me internimin. Revolucioni i Xhonturqve e nxorri nga vendqėndrimi i tij nė Paris. Ai besoi nė njė shndėrrim tė Turqisė nė njė Konfederatė kombėsish me tė drejta tė barabarta si Zvicra apo Austria. Historia e tre viteve te fundit, i dha te drejtė Ismail Qemalit. Por, para se tė vėrehej shpėrbėrja e Turqisė, duke parashikuar fatin e rrezikuar tė vendit tė tij, vrapoi ne Romė e Vienė nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve, mė pas shkoi nė Durrės e Vlorė, ku Kuvendi i shqiptarėve e zgjodhi Kryetar tė Qeverisė sė Pėrkohshme.

Ismail Qemali ėshtė njė plak simpatik, i gjatė, i kuq nė fytyrė, me sy tė ēelėt e tė gjallė e me mjekėr tė bardhė. Figurė e shquar, vishet alla europianēe, kryesisht me njė “redingote” tė pakapshme. Mendje e ndritur, flet rrjedhshėm 5 gjuhė, kupton italisht por e flet me pak vėshtirėsi. Ėshtė i informuar pėr ēėshtjet ndėrkombėtare dhe njeh personalisht politikanėt europianė kryesore”.

Pavarėsia e shqiptarėve ishte edhe nė interes tė vetė Europės. Nė 2 prill 1913, nė njė artikull tė gjatė nė faqe tė parė tė prestigjozes «Il giornale d'Italia», gazetari italian Benedetti shkruan: “Kauza e paqes i detyrohet shumė kėtij njeriu qė pati detyrėn historike mė tė vėshtirė nė betejat diplomatike mė tė cilėn iu desh tė pėrballej. Do kish qenė mė e lehtė pėr tė, tė zhbėnte Europėn”.  

16 vjeē

ka qenė Ismail Qemali kur hyri fillimisht nė administratėn osmane. Ishte koha kur kjo drejtohej nga Mit'hat Pasha, Fuad Pasha e Ali Pasha, tė cilėt historiografia i rendit si qeveritarė liberalė

1876 

Ishte viti kur Mit'hat Pasha nė hartimin e Kushtetutės sė parė osmane futi nenin 108 sipas tė cilit «administrata e krahinave do tė kishte si themel parimin e decentralizimit». Njė nga idetė e Mit'hat Pashės e sugjeruar nga Ismail Qemali, ishte krijimi i njė Vilajeti shqiptar. Dhe kėtu jemi dy vjet pėrpara Lidhjes sė Prizrenit dhe gati 40 vjet pėrpara Pavarėsisė.

“Anija e Ismail Qemalit”  nė njė monedhė austriake

Anija e Lloyd-it austriak ‘Brünn’, qė shoqėroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotėt e tjerė, nga Trieste nė Durrės, pėr tė shpallur Pavarėsinė, ėshtė vėnė nė njė monedhė argjendi austriake. Ajo ėshtė stampuar nė vitin 2006 ekzaktėsisht mė 7 qershor. Vlera e saj ėshtė 20 euro, me diametėr 34,00 mm dhe peshė 20.00 g. Mėsohet se ka nė treg 50 mijė tė tilla. Nga njėra anė e monedhės ėshtė pikėrisht “anija e Ismail Qemalit” (pėr austriakėt ajo ėshtė njė prej anijeve mė tė rėndėsishėm tė marinės sė tyre tregtare), ndėrsa nga ana tjetėr shihet njė pamje e portit tė Triestes. Pėr sa i pėrket udhėtimit tė Ismail Qemalit dhe 14 patriotėve, qė e shoqėruan nga Trieste (atėherė port i Perandorisė Austro-Hungareze) deri nė Durrės, ėshtė folur shumė pak apo mė saktė, ėshtė pėrmendur vetėm fakti se ai erdhi nė Durrės nga Trieste. Aty kėtu, nėpėr kujtime apo edhe studime tė mėvonshme, ėshtė pėrmendur se anija qė shoqėroi Ismail Qemalin nė Durrės ishte e shoqėrisė sė lundrimit tė Lloyd-it Austriak. 

Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi nė anijen ‘Brünn’, e cila e shoqėroi nė Durrės, duke bėrė njė ndalesė jashtė programi, ndėrsa Safa Vlora shkruan se ‘Vjena i vuri Ismail beut nė dispozicion njė anije lufte pėr ta ēuar nė Shqipėri qė tė mos pengohej nga bllokada greke’. 

Si qėndron e vėrteta e kėtij udhėtimi? Darling Vlora na thotė se nė ndihmė na vjen shtypi europian i kohės: ‘Le Temps’, ‘Le Figaro’, ‘La Croix’ dhe ‘L’Ouest-Eclair’. Sipas tyre, mė 18 nėntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mėngjesin e 19 nėntorit arriti nė Trieste. Pas njė ndalese tė shkurtėr, nė ‘Excelsior Palace-Hotel’, nė orėn 14:00, shoqėruar nga 14 patriotė, midis tė cilėve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitėr Berati, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Spiridon Ilo, etj, u nis nga Trieste pėr nė Durrės. Nė bordin e ‘Brünn’, u pėrhap menjėherė fjala se midis pasagjerėve ndodhej “princi shqiptar Ismail Qemali” me shoqėrues.

Bisedoi Alban Trungu


Videot e fundit
31 Komente
Mark .uk
I nderuar Darling Vlora ju falenderoj per cfar tregove.Po nuk tregove fare apo e le me dashje pa folur per xhaxhajn e tij se cfar detyre mbante ne ate kohe ne Turqi.Ishte kryeminister i Turqis per dijeni.Si quhet fitimtar dikush ku e ngre flamurin e fitores pa shprazur as edhe nje arme.Historia te shkruhet sic eshte e verteta.
Pa Emër
kur ti turko shqipfoles je krenar per stergjyshin tend,pse nuk e vure emerin Izmael po u bastardhepse ne Darling....!!!?? Mire te thote [Mark] tregohe historine te tere e jo ato qe te do bytha......yyytttttt mashtrues!
Me fakte
Ti Pa Emer, a ja vlen te merresh me ty? Po ty Mark, mos te ka hipur delli i katolicizmit qe flet keshtu? Nuk e lexon sesa Dhimitra kishte me vete Ismaili? Po qe e kishte gruan greke, a e di?
Engjell Shehu
Ismail Qemali beri nje akte patriotizmi duke ngritur flamurin e Shqiperise, dhe quhet patriot, lufta behet me diplomaci dhe me lufte keshtu qe ai luftoi diplomatikishte dhe fitoj ne ngritjen e ketij flamuri qe ne krenohemi dhe festojme 100 vjetorin e pavaresise.
Engjell Shehu
Ismail Qemali beri nje akte patriotizmi duke ngritur flamurin e Shqiperise, dhe quhet patriot, lufta behet me diplomaci dhe me lufte keshtu qe ai luftoi diplomatikishte dhe fitoj ne ngritjen e ketij flamuri qe ne krenohemi dhe festojme 100 vjetorin e pavaresise. Ne lidhje me emrin e sternipit te Ismail Qemalit do te thoshja se nuk ka lidhje me patriotizem, patriotizmi tregohet mezemer dhe me veprime dhe jo me emra dhe sllogane...
Pa te fare
Mark dhe ti pa emer: lani gojen para se te flisni per plakun Vlora.

Mbase ska shkrepur arme por fjalet e zjarrta qe ka thene dhe vepra e tij ndezin zemrat e cdo shqipetari. Pyesni veten pse nuk kane efekt mbi ju.

Nga ana tjeter plaku Vlora me shume se e ka shlyer borxhin qe kemi te gjithe me shqiperine ndersa xhaxhai apo kush tjeter ka zgjedhur te jetoje si turk ka marre rrugen e tij. Turp te quhet Ismail bej Vlora turk shqipfoles.

Befshin nje therrime te vepres se plakut gjithe bijte e shqiperise dhe do kemi bere me shume se cna kerkohet.
arb
Mark.uk dhe Pa Emer jeni qe te dy k.qe kanari. Nuk ka qene kurre kryeminister i Turqise Ismail Qemali. Pa nderhyrjen dhe punen e tij ne stancat e larta Evropiane nuk mund te ishte fituar pavarsia, dhe koha e tregoi.
Engjell Shehu
Ismail Qemali ishte dhe ngelet patrioti me i madhe shqiptare por ngelet dhe fitimtar ne shpalljen e indipedences shqiptare.
giulia
Ai vertet eshte nipi ie Iasmail Qemalit po ju injoranta qe shkruani sjeni as sa cereku i tij jo me i Ismailit. Ne vend te inkurajoni deshmitaret vetem me hudh balte dini kushedi sa njerez pa identitet jeni cfar familjesh jeni rrit.
Zef Kallami
Ismaili nga qe ishte liberal.E hangri dacken ftyres dhe nuk ia mbajti vugjuti ti kerkoj dyluftim per shpagim dhe te qoi nderin ne vend kombit meqe ishte burre shteti.Mos u gabofsha ishte Hasan Prishtina qe i dha nder e krenari stergjyshit tend njikohesisht edhe kombit duke i hedhur dorashken per dy luftim ministrit turk.
Pa Emër
Ju lutem, me jepni pergjigje! 1-Perse disa historjane permerdin se grupi shoqerues qe u nis nga Bukureshti ishte prej 9 burrash ndersa ketu permendet shifra 14? Perse eshte kjo diference prej 5 vetash? Cili eshte grupi shoqerues prej Stambolli ne Bukuresht dhe ne vazhdimesi? 2-Ketu permendet se ne perberje te ketij grupi (9-14) Bukuresht-Budapest-Trieste-Durres ndodhej dhe flamurmbartesi Spiridon Ilo. Pyesim:I gjithe grupi i nisur nga Bukureshti udhetoj se bashku nje herazi apo te ndare ne dy drejtime udhetimi ne diference kohe dhe ku u takuan se bashku dhe perse u udhetua keshtu? 3-Kur themi se pavaresine e fituam me gjak eshte nje gje e mire,por lind pyetja se ku mund te ngrihen varrezat e deshmoreve qe u vrane ne luften per pavaresine e trojeve shqipetare ashtu si kunder jane varezat e deshmoreve te lirise (lufta e dyte boterore),ose te pakten nje dicka memoriale per te renet per pavaresi? 4-Ne luften e pare boterore ne shqipetaret pergjithesisht u gjendem ne pjesemarje te ushtrise otomane, sepse qeme pjese e saj dhe pjeserisht neper ceta shume te vogla kryengritese.Per kete situate historia boterore na njeh ne anen e fitimtareve apo te mundurve? Perse vazhdojme te mburemi me perfaqesim veziresh e pashallaresh derisa otomanet u larguan te mundur prej ketu? 5- Perse ne e fituam pavaresine shume dekada me vone se te tjeret?
Pa Emër
te kerkosh te besh emer, me emrin e dikujt (sado in njohur) tregon qe je ne kerkim te dickaje qe nuk e meriton; originalitetit. Ndersa persa i perket te kaluares, te kaluares te perpiqesh te ndryshosh historine eshte sharlatanizmi me i madh qe egziston....!
Pa Emër
te kerkosh te besh emer, me emrin e dikujt (sado in njohur) tregon qe je ne kerkim te dickaje qe nuk e meriton; originalitetit. Ndersa persa i perket te kaluares, te kaluares te perpiqesh te ndryshosh historine eshte sharlatanizmi me i madh qe egziston....!
?
penda vret me shume se dyfeku z.mark.per ismail qemalin dhe isa boletinin etj,etj,jan krenar jo vetem sterniprit e tyre,por te gjithe ata qe jane ne te vertet shqiptar...sepse nuk kursyen asgje per shqiperin,as jeten e tyre....shikoni politiken e sotshme o mjeran si i ka katandisur shqiptaret,keta grekofil,serbofil,keta qe sot votojme...me keta merruni,jo me ata qe i dhane drite shqiperis.
Andy is knocking one out
Qe nga viti 1480 zoterues te Vlores ? 12 vite pas vdekjes se Skenderbeut ? DMTH qenkeshit familje tradhetaresh dhe kolaboracionistesh qe nga koha e Skenderbeut. Ismail Qemali ka qene si Sala. Gjer ne momentin e fundit me Otomanet dhe kur u permbys varka otomane, shpall pavaresi :-) Sala gjer ne minuten e fundit komunist, kur rrezohet komunizmi na behet demokrat i papare. Teksti i shpalljes se pavaresise fillon me apologji ndaj perandorise otomane. Ky tekst thote se per shkak te rrethanave te luftes ballkanike jemi te detruar te shpallim mevetesine, qe me fjale tjera do te thote, mos ta kishin nisur serbet, greket dhe bullgaret luften ballkanike ne kurre nuk do te kerkonim pavaresi nga fuqite e medha! Dhe une qe po shkruj jam totalisht kunder pleherave serbo-greke por ky eshte realiteti i shkruar ne tekstin e shpalljes se pavaresise.
beni
Kur ne shum vende ballkanike te pushtuara nga perandoria Osmane,filluan shum vite para nesh te shpalleshin te pavarura,nuk kish se si edhe tek ne,ne shqiperi te mos ndodhte nje gje e tille,por krejt ndryshe nga shpalljet e pavarsive te shteteve te tjera,duke u lene nje sherbetor te Perandorise turke Ismail Bej Qemal Vlora,pavarsisht gjuhes shqipe qe ai prezamtohej! Italia ja beri gropen ashtu sic e meritonte! Shpallja e pavarsise,nuk duhet te kish njerez te njollosur,me damken e "Patriotizmit"ku te ngelesh sundimi Oriental,nje demagogji dhe ideologji e Futur tek nacionalistet shqiptare,te kesaj ideologjie nga perandoria Osmane! Pavarsia duhet te tregoje,se vertet ktij populli i esht rembyer liria,dhe kjo liri per ta esht kultura dhe tradita e vertet shqiptare dhe jo ajo Osmane! Gjuhen e nje populli apo nacioni,mundet ta flas edhe nje Kinez apo arab,por kur ai nuk harin te integrohet ne kulturen ekzistuese,atehere ai do te ngelet perseri kinez apo Arab,e njejta gje ka ndodhur me Ismai Qemalin,ku ai vecse ka genjyer popullin Shqiptar te asaj kohe!
shkodrani
nuk dua te hy ne qeshtje fetare se feja e shqiptarit esht shqiptarija.flamuri i pavarsis esht quar ne malsi te malle te shkodres por ishin katolik ato qe e quan dhe per kyt sollen kyt ismail qemal bejun qe ishte puntor i turqve.qithsesi rroft shqiprija e shqiptarve dhe uroj bashkim kombtar
Gege Kosova
Mos u beni vegel e instrumentalizuar e poltikes ditore te ketij Rrumpalles nga Tropoja. Se demtoni veten e atshme Tuajen, Jo Ismail Qemailin e Madh, Personalitetin madhor te shtetit dhe historise shqiptare. AI mbetet Ai qe ishte, po Ju mund te demtoheni nga ata qe jeni. Shembull i fresket te ju sherben Azem Hajdari dhe familja e Tij. Ku ishte, ku e hedhi Rrumpalla e ku eshte sot familja e Tij. Kujdes me keto lojra poltike, Ai vet te kembet i ka qendrua Enverit, madje edhe Ramizit, por tash gervallet, hedh fjale rrugaqerie si per cdo ceshtje tjeter, dhe akuzon te tjeret per te bemat e veta. Kujdes Ju lutem. Ismail Qemaili eshte nje dhe i tille do mbetet. Ndaq Rrumpalla ta lavdron ndaq ta shane si gjithken, AI ESHTE DHE MBETET I MADH.
Kadriu nga Vlora
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora
I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe..
Karbunarsi
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe..
Motrajote
Replik per- Pa emer,mark uk,shkodrani,andy is mu,,. Duhet te jeni nje bastard grek shqipfoles, dhe meqense shkruani shqip helmin e hidhni te sheqerosur kunder patriotit me te madh shqiptar I,Qemalit.Jane te rralle burrat me mbiemrin Vlora qe i dhane shqiperis emer.I,Qemali vendosi pasurit e tij ne shitje per shqiperin.ju nen propaganden e otomaneve ngulmoni te hidhni balt mbi I,Qemalin dhe pavarsin e shqiperis.Shkoni dhe i beni nje lavazh trurit tuaj te helmuar nga janullatosi .Informohu me shume nepermjet librave dhe arkiva per pavarsin. Shko dhe shkruaj tek miqt e tu grek apo sllav.
Mark.uk
arb-pa te fare:Ju flm per repliken.Dua te themi se shqiperia eshte vendi i fundit ne bote qe hoqi turqin,bile e verteta iken vete.Po ashtu edhe komunizmin,kure kishte rene kudo ne Europe.Une kam thene se ishte kryeminister i turqis po xhaxhaj i tij.Pse nuk ngriti flamurin e Skenderbeut,po ate te rekumenduar ng turqit.Njers si puna juaj e hoqet flamurin e tij,dhe vendoset perseri ate te turkut,shiko historin reale.
Mark.uk
-motra jote:Une- pa emer e shkodrani jemi taman shqiptar,kurse ju jeni pasardhes i atyre qe ju i keni per zemer,sade turk qe per fate te keq flisni shqip.Dua te pyes juve se nga kush e vuri ate pasuri qe ju thoni,apo bazoheni te historianet qe mjerisht flasin shqip.Te gjith ata qe i sherbyen turkut nuk duhet te kesh as ma te voglin respekt.Shkoni e jetoni andej nga e ke origjinen dhe jeto i lumtur.
Karbunarsi
..shume te pa verteta jane shkruar per te zbukuruar origjinen e familjes Vlora I pari i kesaj dere Sinan pasha thone dekumentat origjinale osmane eshte nga fis emiresh prej Azis se vogel dhe erdhi administrator ne Vlore duke zevendesuar Liaz Pashen me origjin nga Palasa. Sulltani i dha mbiemrin Vlora kur erdhi ne Shqiperi per te shkuar ne luften me Hungarin , ne takimin e zhvilluar ne Gurin e Prere te Skraparit ne vitin 1520 dhe.. Ata te deres Vlora e din mire kete origjine por tjeter gje si e zbukuron Ekrem bej Vlora ne kujtimet e tij si vazhdues e nje dege te familjes Muzaka dhe ...
Kujtimi London west
Shkodrani nga Plani. Mark uku. Pa emer, tu harrofte emri.
Halet nuk i ndyjne Malet.
Motrajote
Replik per (Mark Uk si dhe Karbunarsi) sinonim i te njejtit njeri shqipfoles grek 300 eurosh.Perpara se te flisni per I,Qemalin ju duhet te dizifektoni trurin nga kolera greke.Pasurine e kane vendosur me parate e tyre,shtrihej nga Kanina gjer ne Zvernec.Ik dhe lexo ndonje lajm per greqine dhe janullatosin,ose me mire merr ndonje valium,keshtu nuk lexojme idiotizmat e kamufluara greke fshehur nen emra shqiptare.
Pa Emër
F.Kacorri i drejtohet deputetit turk,turkoshqipfolesit Kemal Izmael me keto fjale: -Hajde ketu mor tradhtar,ngrih flamurin pastaj largohu drejt Instamboul-it......[pasi turkoshaku hezitonte qe te bente ngritjen e flamurit,qe binte ndesh me interesat turke ne shqiperi] Dhe per kete burre te vertet[At N.Kacorri] te aktit te Pavaresise,islamiku Berisha e 'nderoi' duke i pritur eshtrat e Tij,me karroce plehrash......POSHTERSI!!!
Pa Emër
Te nderuar komentues;Duke iu falemenderuar Turqis sot egziston Shqiperia,arsyeja eshte se shum prinjes turk kishin prejardhje shqipetare.Keta shqipetar ne turqi e perpiluan kushtetuten e turqise,univerzitetin,alfabeti etj.andaj mos u lodhni me komente se kush eshte Ismaili ose kush eshte Cajupi,Ataturku ,Faruku etj se te gjithe jane shqipetar.Mos te ishin keta burra te medhenje shqipetar sot Shqiperia kishte qene Serbi ose Greqi,Me mere te mendojme se si me mire te ta festojme 100 vjetorin e pavaresise.
Andy is knocking one out
O trima te dheut. Nuk e thashe une por e tha vete Darling Vlora. Te paret e tij kane qene zoterues te Vlores qe nga 1480. DMTH keta kane luftuar kunder Gjon Gjergj Kastriotit II (te birit te Skenderbeut), kur ky ka zbarkuar ne Himare ne 1481 ! A dini ju te flisni me fakte apo vetem te shani ne menyre anonime te fshehur pas kompjuterit ?
reland
un ju them te gjitheve urime 100 vjetorin e shqiperis
Jam Shqiptar
Te jam mirenjohes Darling qe shkruan per figuren e larte te gjyshit te babait tuaj, dhe figures se shquar te popullit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlora. Ne shqiptaret krenohemi me te gjithe ata BURRA HERONJ e LEGJENDARE qe kane luftuar e derdhur gjakun per te miren dhe lirine e Shqiperise. Zoti do te na bashkoje nje dite ne shqiptareve, kudo qe jemi, pa dallim feje e krahine, ne tempullin e bekuar prej tij, te bukuren Shqiperi. Gjaku i Shqiptarit nuk behet uje.
Gjuha jone sa e mire!
Sa e ambel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
3 + 6 =
Kafja ul performancėn e meshkujve
Sasia e madhe e alkoolit mund tė ndikojė nė performancėn e meshkujve nė shtrat, por njė krikėll ose njė gotė me verė, nė fakt, mund ta pėrmirėsojė fertilitetin dhe funksionet seksuale, sipas njė studimi tė ri, raporton “The Independent”. Nga ana tjetėr, kėrkimi gjeti se pirja e kafes dhe pjeve tė
Ja si u festua ulja e flamurit tė Shqipėrisė sė Madhe nė SHBA (VIDEO)
Njė shqiptar i quajtur, Sabi Gashi ka festuar kėshtu shpalosjen e flamurit tė “Shqipėrisė sė Madhe” nė Beograd. Duke pėrshėndetur Taulant Xhakėn pėr guximin, Gashi feston duke qėlluar me shutgan flamurin e Serbisė.  <iframe width="560" height="315" src="//www.youtube.com/embed/33HOIQqVE_A" fram
Pėrdorimi i kafesė pėr bukurinė tuaj
Mendoni se konsumimi i kafesė pėrfundon me 2-3 filxhanė nė ditė? Gaboheni, pasi kafeja ėshtė njė nga produktet bazė qė mund tė pėrdoret edhe pėr bukurinė tuaj. Ja disa pėrdorime tė kafesė: Lufton plakjen e lėkurės  Kafeja ėshtė e pasur me antioksodantė tė cilėt luftojnė plakjen e lėkurės tuaj. Duk