Shqipėria, me 850 bimė mjekėsore
  • Moskultivimi dhe mėnyra e mbledhjes sė bimėve mjekėsore po ēon drejt zhdukjes disa prej tyre. Specialistėt shprehen se ēaji i malit dhe rigoni duhet tė kultivohen qė tė mos zhduken.
Publikuar më 24.09.2012 | 14:25

Vendi ynė ka 850 lloje bimėsh mjekėsore, ku mė tė njohurat janė ato qė pėrdoren nė formė ēaji pėr tė lehtėsuar disa nga dhimbjet qė ndiejmė nė trup. Nuk ka asnjė familje shqiptare qė tė mos pėrdorė ēajin e malit dhe rigonin, tė cilat janė dy bimė qė kanė efekt kurativ pėr ftohjen, por edhe pėr organet e brendshme. Por, ato gati po zhduken sepse nuk kultivohen dhe zėvendėsohen me preparate tė tjera. Pėrveē kėtyre dy bimėve ka mjaft bimė tė tjera, tė cilat kanė efekt kurativ, por qė nuk pėrdoren mė nė familjet shqiptare. Efekti kurues dhe mospasja e efekteve anėsore bėn qė specialistėt e shėndetėsisė dhe tė mjekėsisė alternative tė kėrkojnė rikthimin e vlerave tė dikurshme pėr pėrdorimin nė familje tė bimėve mjekėsore.

Kultivimi
Nė shqipėri kėto bimė mblidhen nė gjendje tė egėr, tė rritura nė natyrė dhe tė mbledhura nė male apo fusha. Ne nuk kemi kulturė tė mbjelljes dhe kultivimit tė tyre pėr shkak se nuk kemi fabrika tė pėrpunimit dhe kthimit tė tyre nė tableta. Prandaj, ato mblidhen nga fshatarėt, tė cilėt mundohen tė nxjerrin bukėn e gojės me mbledhjen e bimėve. Por, interesi pėr tregtimin e tyre ėshtė shumė i ulėt. Hysni Grapshi, mjek popullor thotė se fshtarėt i mbledhin, por vuajnė shumė pėr t’i tregtuar dhe kjo i bėn shpeshherė pasiv. Ndėrkohė, shprehet se malet dhe fushat e vendit janė tepėr tė pasura me bimė medicinale.

INTERVISTĖ 

Hysni Grapshi: “Bimėt zhduken nga zjarret”

Bimėt mjekėsore janė tepėr tė ēmuara pėr shėndetin, pasi nuk japin efekte anėsore. Presidenti i Shoqatės Farmaceutike Bimore, Hysni Grapshi, shprehet se kėto duhen pėrpunuar nė mėnyrė qė tė kemi sa mė shumė medikamente bimore. Pėr kėtė, ai ka bėrė kėrkesė pėr bėrjen e investimeve dhe ngritjen e fabrikave, qė tė bėhet pėrpunimi.

A jemi njė vend i pasur me bimė medicinale?
Natyra e vendit tonė shquhet pėr larminė e bimėve medicinale. Nė vendin tonė janė rreth 850 lloje tė ndryshme bimėsh medicinale, tė pėrhapura nė tė gjitha zonat e vendit, tė cilat pėrdoren si ilaēe kuruese qė ne i eksportojmė nė Hollandė, Gjermani etj. Ata krenohen me ilaēet shqiptare, tė cilat i marrin dhe i pėrpunojnė pėr medikamente bimore.

Po tek ne a prodhohen?
Ne nuk kemi njė industri farmaceutike bimore, qė tė bėjė pėr pėrpunimin e ilaēeve. Unė si President i Shoqatės Farmaceutike Bimore kam ngritur njė kėrkesė pranė kryeministrisė pėr prodhimin e kėtyre bimėve mjekėsore t’i kthejmė nė ilaēe. Por, akoma shteti ynė nuk e ka marrė kėtė hap, kur tė gjitha vendet e ballkanit kanė fabrika pėr pėrpunimin e ilaēeve bimore. Nė vendin tonė nuk ka asnjė fabrikė, vetėm magazina qė grumullohen bimėt dhe eksportohen jashtė vendit. Fabrikė quhet kur merren bimėt dhe pėrpunohen nė tableta, shurupėra, ēajra. Unė kam biseduar me presidentin e mjekėsisė alternative tė tunizisė, hungarisė dhe unė e kam ngritur si problem pėr tė ardhur pėr tė investuar nė Shqipėri.

Kemi dėgjuar disa nga ambientalistėt qė thonė se bimėt alternative janė drejt zhdukjes?
Ka disa bimė qė humbasin me kalimin e kohės dhe ne duhet t’i ruajmė. Ka bimė tė buta dhe tė egra; bimėt qė rriten vetė nė mal dhe bimėt qė kultivohen nė fusha. Ne nuk kemi kultivim. Kam dėgjuar qė kohėt e fundit ka ardhur njė kompani e huaj austriake dhe po kultivon njė bimė tė ēmueshme nė zonėn e korēės qė pėrdoret pėr vajrat eterikė, tė cilat kurojnė problemet me kancerin, pėr diabetin etj. Aty ėshtė gjetur klima e pėrshtatshme dhe kultivohet dhe korret 3 herė nė vit. Bimėt natyrore janė drejt zhdukjes pėr shkak tė rėnies sė zjarreve, moskujdesjes nė mbledhjen e tyre, qė shkulen nė rrėnjė tek disa bimė. I tillė ishte rėnia e zjarrit nė Dajt, ku ka shumė bimė, tė cilat u shkatėrruan.  

Duke pasur parasysh mjekėsinė alternative dhe mjekėsinė shkencore, pėrdorimi i kėtyre medikamenteve bimore a jep tė njėjtat efekte me ato tė prodhuara nga mjekėsia shkencore?
Po ato e zėvendėsojnė njėra-tjetrėn sepse natyra me bimėsinė e saj ka qenė  mjeku i parė pėr njerėzimin. Pra, miliona vite mė parė ata kanė pėrdorur kurat bimore pėr tė gjitha dhimbjet apo plagėt, kurse tani industri tė mėdha nė botė si nė Kinė, Amerikė, Gjermani, Kanada, Hollandė etj, harxhojnė miliona dollarė pėr prodhimin e ilaēeve bimore.

A duhet t’i besojmė mjekėsisė alternative?
Qė t’i besosh mjekėsisė alternative sot, prova bėhet tek pacienti nėse ndihet mirė me ilaēe bimore, atėherė nuk ka vend pėr probleme. Kjo ėshtė e testuar, sepse siē thamė me bimė janė kuruar edhe miliona vjet mė parė. Edhe sot e kėsaj dite njerėzit kanė pėrdorur pomadė bimore, me tė cilėn kanė nxjerrė plumbin ndėrkohė qė mjekėsia shkencore pėrdor bisturinė.

INTERVISTA

Pėllumb Pipero: “T’u rikthehemi bimėve mjekėsore”


“Bimėt mjekėsore janė tė harruara”,-kėshtu, thotė Drejtori i Politikave Mjekėsore nė Ministrinė e Shėndetėsisė, i cili ditėt e fundit ka pasur takime me pėrfaqėsues tė huaj qė pėrpunojnė bimėt mjekėsore. Ai kėrkon qė njerėzit t’i mbledhin dhe t’i kultivojnė ato, pasi kurimi nėpėrmjet tyre ėshtė mė i lehtė dhe pa efekte negative nė shėndet.

A ka Shqipėria bimė mjekėsore?
Pėr fat tė mirė Shqipėria ėshtė njė vend i pasur me bimė mjekėsore, tė cilat janė pėrdorur nga mjekė tė njohur tė mjekėsisė alternative, si Arqile Boti.

A pėrpunohen ato nė vendin tonė pėr t’u pėrdorur si medikamente bimore?
Tek ne nuk pėrpunohen, pasi ne nuk kemi mundėsi tė bėjmė pėrpunimin e tyre.

Pėrse kur pėrpunohen kur ne mund t’i gjejmė qoftė tė kultivuara vetė nė mėnyrė natyrale dhe nuk kanė kosto?
Pėrpunimi ėshtė ēėshtje e iniciativės private, prandaj ka ngelur nė kėtė gjendje. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė ne nuk mund t’i kemi nė formė tabletash, tė mbledhura dhe pėrpunuara nė vendin tonė.

Ēfarė pasurish bimore kemi?
Ne kemi disa lloje ēajrash qė nė kėtė periudhė janė shumė tė mira pėr t’u pėrdorur si ēaji; i blinit, boronicės, murrizit, sherebelė, fier guri, rigoni, lule baseni etj.

A rrezikojnė kėto bimė tė zhduken?
Kėto bimė janė tė harruara, pasi nuk i mbledh mė njeri dhe nuk tregon kujdes pėr mėnyrėn e mbledhejs dhe kultivimin e tyre. Besoj se tashmė ėshtė koha qė tė sensibilizojmė njerėzit qė t’i mmledhin dhe mjekėt popullorė qė t’i promovojnė ato. Ne kėrkojmė tė orientojmė dhe rekomandojmė mjekėt tė mos jenė skeptikė, pėrkundrazi t’i njohin dhe t’i pėrdorin, e natyrisht t’u themi edhe farmacistėve qė tė bėjnė kujdesin maksimal, por tė jenė jo vetėm tė kontrolluara nė raport me eksperiancat e tyre, por tė kontrolluara edhe nga standardet e OBSH dhe e klinikave europiane.

Ēfarė dallimi kanė barnat me bimė mjekėsore nga medikamentet shkencore?
Bimėt mjekėsore mund tė plotėsojnė disa nevoja, nė mėnyrė qė njerėzit tė mos pėrdorin vetėm medikamentet e zakonshme. Pėr shembull, nė njė rast kur mund tė pėrdoret njė mjekim popullor dhe mund tė japė tė njėjtin efekt si medikamentet e tjera, pėrse tė mos pėrdoret ai qė ėshtė bimor dhe mė i lehtė.

/Shekulli/Emanuela Sako/


Videot e fundit
2 Komente
Zefi
Jeta dhe ekzistenca e jetes asht garantue vetemm nga natyra.Une kamm vrejt qe macja,qeni apo dhe ndonji kafshe tjeter kur semuren nuhasin instinktivisht ne kopshtije apo livadhe per te gjete bimen qe e sheron.
Mjeksia shkencore industriale bazohet ne perpunimin tek keto bim dhe sidomos ne polarizimin e strukturave kimike organike me fuqi sheruese te forta po qe ndikojne negativisht ne ane te tjera te organizmit.
eli
.....................

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 8 =
Angela Martini bėhet gati pėr Halloween
E keni menduar se si do tė visheni sonte pėr festė? Modelja, Angela Martini ėshtė bėrė gati pėr Halloėeen. Shkodranja nuk ėshtė lodhur shumė por ka bėrė njė zgjedhje tė lehtė. Duke u veshur si lepurushe.
Propagandė pro seksit pas shpinės sė Kim Jong-un?!
Njė foto e diktatorit tė Koresė sė Veriut, Kim Jong-un, ku duket njė “ēift” arushash prej pelushi duke “bėrė seks”, ka bėrė xhiron e internetit.  Siē shihet dhe nga fotoja, lideri Suprem nuk e di se ēfarė po ndodh pas shpinės sė tij, ndėrsa njėri prej arushave duket sikur po shkel syrin.  Dihet qė
A janė mė miq Juli dhe Genti?!
Pas kaq shumė kohe bashkė, si miq dhe si kolegė, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj tashmė nuk flasin me njėri-tjetrin. Kėto janė fjalėt qė qarkullojnė nėpėr medie pėr dy miqtė. Indeksonline raporton se qė nga shkėputja e Gentit nga programi humoristik “Apartamenti 2XL”, marrėdhėnia e tyre u ndėrpre.