Dasma tropojane, pasuria qė u “gllabėrua” nga kohėt moderne
Publikuar më 29.09.2012 | 14:39

Gjon Neēaj

Njė ndėr momentet mė tė gėzuara nė jetėn familjare ėshtė dasma, mbi tė cilėn ndėrtohet ngrehina bashkėshortore, ku do tė lidhet pėrjetėsisht jeta e dy tė rinjve. Lidhja bashkėshortore sipas traditės nė Tropojė kalon nėpėr disa faza, tė cilat janė fejesa, miqėsia, paja, kanagjeēi, pjekja dhe kurorėzimi i gjithė kėsaj ėshtė dasma e shoqėruar me dy miqėsi tė mė pastajme. Por prej 30 vitesh dasma tradicionale, njė spektakėl i rrallė qė mund ta gjeje ndėr shekuj vetėm nė trevat shqiptare, nuk praktikohet mė. Dhomėn e grave ku pėrgatitej e zbukurohej nusja e kanė zėvendėsuar parukeritė. Duvakun dhe veshjen popullore, e kanė zėvendėsuar fustanet e bardhė tė nusėrisė. Kėngėt zakonore, tė krijuara enkas nga populli pėr kėtė festė janė zėvendėsuar nga orkestra, qė mė sė shumti luajnė muzik tallave. Kohėt moderne e kanė “gllabėruar” kėtė shfaqje tė rrallė, ku ndėrthuret ēdo gjė unike qė mund tė trashėgojė njė popull. Por si ishin dikur dasmat shqiptare?

 

PARADASMA

Tradita tropojane sjell te ne se qysh kur lind fėmija, nėpėrmjet ninullave e kėngėve tė djepit i urohej nuse apo burrė tė mire, njė dasmė tė madhe e me shumė krushq. Nė  themel tė fejesės ka qėnė shkuesia. Shkuesi ndėrhynte te prindėrit e vajzės pėr t’i bindur ata qė vajza e tyre, tė fejohet me atė qė kishte ndėrhyrė. Kur fejesa realizohej, shkuesi do tė merrte nga dhėndėri njė shpėrblim tė  mirė. Sipas traditės, mund tė lidheshin fejesa pėr foshnje akoma pa lindur, apo tė moshave fėminore. Fejesa shoqėrohej me dy miqėsi: tė parėt janė familja e dhėndėrrit qė shkojnė te prindėrit e vajzės dhe tre, pesė, shtatė ose nėntė vetė (gjithmonė tek), apo edhe mė shumė. Miqtė qėndrojnė pėr darkė e deri tė nesėrmen pėr drekė. Prindėrit e vajzės, thėrrasin edhe tė afėrmit e tyre. Mbas dy javėsh familja e vajzės i kthen vizitėn mikut me tė njėjtat kritere.

Mbasi kryhet ceremonia e fejesės, fillon puna pėr pėrgatitjen ēejzit (pajės)pėr vajzėn dhe shpenzimet do tė jenė tė gjitha tė dhėndėrit. Ēejzi ( paja ) pėrgatitej sipas mundėsive ekonomike tė secilės palė, duke pėrfshirė edhe dhurata (tė falat) nga tė afėrm tė farefisit. Mbas pėrfundimit tė pėrgatitjeve pėr dasmė, nė marrėveshje mes tė dy familjeve, caktohet dita e dasmės (oroku). Dita e dasmės ishte e hėna ose e enjtja, me hėnė tė re. Dita e dasmės, oroku, nuk mund  tė ndryshonte pėr asnjė arsye. Dy ditė para dasmės miku dėrgon familjes sė vajzės pjesėn e pajės  sė blerė dhe dy “arka” (kutia Gjakove) pėr ēejzin.

 

DASMA E VAJZĖS ( KANAGJEĒI )

 

Ndryshe nga dasma e djalit, dasma e vajzės ėshtė njė pėrzjerje e gėzimit me trishtimin.Tė premten nė darkė, nė shtėpinė e vajzės nė dhomėn e saj mblidhen tė gjitha shoqet e fėmijėrisė e tė rinisė sė saj.  Ato nuk ndihen fare veēse bėjnė muhabet, si njė retrospektivė tė jetės sė tyre pra edhe tė vajzės tashmė nuse. Dhe hera herės qeshin me tė madhe, por mė shumė pėrloten, pėr kohėn e ikur dhe pėr ndarjen e madhe qė i pret. E shtuna ėshtė kanagjeēi (dasma e vajzės). Gratė dhe vajzat e fshatit, dhe bijat e familjes bashkė me fėmijėt ftohen nė kėtė ceremoni ku kėndohet pėr nusen qė po i jep fund vajzėrisė dhe jetės tek babai dhe po shkon nė derė tė huaj, tek burri. Tė nesėrmen vijnė krushqit, bėhet pjekja nė vendin e caktuar ku dy palėt e krushqve ndėrrojnė duhan, kėndojnė nga njė kėngė bėjnė pak muhabet dhe ndahen secili pėr nė shtėpinė e vet. Kanagjeēet kanė gėzimin, por edhe trishtimin e tyre. Vajzat janė tė bindura dhe plotėsisht tė ndėrgjegjshme pėr shenjtėrinė e familjes. Pra vajza e re e brishtė, kėtej e tutje do i kushtohet njė jete tė re, familjes, po kaq tė brishtė, ndryshe kryekėput nga vajzėria, tashmė e marrė fund. Kjo ka tė bėjė edhe me vendimin aq tė prerė pėr familjen e re, pėr rrugėn e nisur. Pasi bashkimi i tė rinjve bėhet mbi baza shumė tė forta njohjeje tė njėri-tjetrit si tė djalit me vajzėn qė tė pėrputhen nga pamja,  pse jo edhe nga temperamenti. Sepse ai qė hyn tė bėjė kėtė miqėsi, i njeh dhe i psikologjis tė rinjtė. Kėta njerėz qė bashkojnė tė rinjtė, janė burra me reputacion e tė dhėnė pas kėsaj pune, pra jo kushdo mund ta kryejė njė gjė tė tillė. Rėndėsi e madhe i kushtohet fisit tė djalit apo tė vajzės, e nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njė lidhje mes burrash me besė pėr njė miqėsi tė pėrjetshme. Natėn e kanagjeēit i tregohet vajzės pėr ditėn e martesės dhe ekspozohet ēejzi: qilima, sexhade, dyshekė, jastekė, cerga, shilte, duej (hebe), ēorape, meste, qėndisma, tė falat (dhuratat), rroba tė veshjes, tė fjetjes, arka me ēfarė ka brenda saj.Tė nesėrmen e kanagjeēit, nė mėngjes herėt, vajzėn e veshin nuse dhe i bėhet tualeti i nusėrisė. Nė kanagjeē nuk marrin pjesė burrat, nė pjekje burrat e fshatit marrin pjesė masivisht. Kjo bėhet nė respekt tė vajzės qė e pėrcjellin, si dhe pėr nderim tė miqve.

 

PĖRCJELLJA DHE PRITJA E NUSES

Pasi kalon njė kohė qė quhet “masėmiri”, i pari i krushqve i drejtohet tė zotit tė shtėpisė duke i kėrkuar leje pėr rrugėtim. Pėrcjellja bėhet nė mėnyrė ceremoniale ashtu sikur edhe pritja. Ēejzi nė pjekje vihet nė kuaj tė miqve dhe kuajve u vihen shami tė lidhura nė jelė dhe kalin ka nga njė njeri pėrgjegjės. Nuses nė pjekje i vihet duvaku dhe pėrsėri udhėton me tė njėjtin kalė duke qėndruar e kėrrusur dhe e shoqėruar me tė njėjtin shoqėrues qė e kishte sjellė nė pjekje. Ky shoqėrim i bėhet derisa  kalon kufirin e fisit tė vet. Nusen e shoqėron edhe njė grua e moshuar e afėrme e saj. Karakteristikė ka qenė se nė tė gjitha fiset nė Tropojė, fejesat janė bėrė pa patur asnjė kontakt e njohje mes vajzės e  djalit, bile as pamje nga larg. Kontakti dhe prezantimi i parė nė mes dhėndėrrit dhe nuses, ėshtė nata e martesės. Nė pjekje, nusja dhe gratė qė e shoqėrojnė, qėndrojnė nė njė vend qė nuk duken nga dasmorėt. Dasmorėt kur dalin nė pozicion tė dukshėm me pjekjen njoftojnė ardhjen me kėngė asqerēe tė shoqėruar me vikamė dhe krisma pushkėsh. Dasmorėt kur mbėrrijnė nė fshat, i thėrrasin dhėndėrrit, (pasi dhėndėri rrin nė shtėpi dhe nuk shkon nė pjekje), pėr tė marrė nusen. Atė e urojnė me breshėri armėsh, demonstrohen gara me kuaj, me kėngė, e tupan. Dhėndėrri i prźt krushqit te dera e oborrit, ku nuses dhe krushqve u hidhet oriz, grurė, sheqer kokėrr e lekė metalik. Nuses i vihet njė thes para dere dhe nga kali direkt me kėmbėn e djathtė para do tė shkelin aty, ēka presupozon bereqet, i lyejnė shuplakėn e dorės sė djathtė me mjaltė, tė cilėn ajo e vendos sipėr derės, ēka nėnkupton qė jeta nė kėtė familje tė shkojė me ėmbėlsi. Rakia e mezet, janė lumė. Por privilegjin e tė kėnduarit e kanė vetėm ata qė dinė tė kėndojnė bukur, nuk kėndohet nė kor dhe nuk mund tė kėndojė gjithkush. Kėngėt shoqėrohen me ēifteli, sharki, fyell ose edhe me daulle e def (dajre). Tupani ėshtė simbol i dasmės.

 

 FESTA E DASMĖS

Vallja tropojane, perla e kombit tonė ėshtė e pranishme gjatė gjithė kohės me tė gjithė hijeshinė e saj, pėr tė gjithė dasmorėt. Edhe kėtu ka njė veēori. Nėse del njė ēift i mrekullueshėm qė e kėrcen bukur vallen e tyre, tė gjithė tė tjerėt ndalen duke i shoqėruar me sy e me duartrokitje, deri nė fund. Artistėt nė kėtė trevė janė brilantė, ēdo tropjan di tė kėrcejė bukur. Krahas instrumenteve, arma ėshtė pothuajse e pranishme nė ēdo dasmė, bile ata as qė mund ta imagjinojnė njė gėzim kaq tė madh, pa praninė e krismave tė armėve pėr tė pėrshėndetur krushqit njėri tjetrin. Diēka homerike, e papėrshkruar nga mėnyra se si realizohet. Dasmorėt mbasi qerasen me duhan e kafe, hanė darkė me ushqime tradicionale si mish me oriz, ēorbė, pite  dhe ėmbėlsirė. Pastaj krushqit luajnė  lojė “kapuēash” dhe kėngėtarėt kėndojnė kėngė trimėrie, pune e dashurie tė shoqėruara me ēifteli e  lahutė. Hidhen valle karateristike dasmash si: “vallja e Sokolit”,vallja “loja kosh”,valle grash autentike e Tropojės, ku sipas studiuesit Ramazan Sokoli, sot nuk interpretohet mė. Gjithashtu kėndohen kėngė dasme si: “Sa e bukur ka dale nusja”, “Ngjitet kana pika-pika”, “Ani bie defi kajde-kajde”, etj. Nė dasma interpretohet vallja lirike humoristike, “nusja dhe plaku”, kėrcimi nga njė grua e vetme pa muzikė (kjo karakteristikė nė Nikaj Mėrtur ), valle epike e trimėrisė, kėrcim me tepsi nė kokė,etj.,etj. Tė tjerė vazhdojnė lojėra popullore “badbad”, “symbyllazi”, “plakė” etj. Nė mjediset e tyre gratė dhe vajzat kėndojnė kėngė pėr nusen. Ato kėrcejnė e luajnė valle me tepsi, def e tupan. Nė orėt e vona dhėndėri, pasi takon nėnėn dhe babain, hyn nė qilerin e nuses, ku fillon njohjen e parė dhe kuvendimi nė mes tyre.

 

 

MĖNGJESI I PARĖ I NUSES OSE CEREMONIA E “KULAĒIT”

 

Dita e divanit  fillon nė mėngjes, ku bėhet edhe ceremonia e “kulaēit” i cili ka ritin dhe simbolikėn e tij. Nusja dhe dhėndėri thyejnė njė kulaē gruri, e fusin nė sherbet dhe i japin njėri tjetrit si dhe atyre qė janė tė pranishėm. Ky urim bėhet qė ēiftit t’i kalojė jeta me ėmbėlsi. Ditėn e parė tė divanit, nusja vishet dhe stoliset me kostumin tradicional popullor mė tė bukur dhe rrinė nė kėmbė nga mėngjesi deri nė darkė. Me fytyrė tė mbuluar me duvak. Pranė saj ekspozohet paja. Nė orat e vona tė  pasdites, nusja heq shaminė nga fytyra dhe futet nė dhomė me njerėzit e shtėpisė dhe tė afėrmit. Para darkės, nusja merr ibrikun me ujė, legenin dhe peshqirin nė cep tė krahut dhe u hedh ujė burrave pėr tė larė duart. Darkėn nusja e ha me njerėzit e shtėpisė. Krahina e Nikaj Mėrturit, si regjion i besimit katolik, ka krejtėsisht zakone dhe tradite tė tjetėr. Veshja karakteristike e atyre anėve ėshtė xhubleta.

 

 

NUSJA ME DUVAK NJĖ TRADITĖ E ZHDUKUR

 

Tradita e nuses me duvak ėshtė zhdukur prej mė shumė se tre dekadash nė Tropojė. Etnologėt pranojnė shfaqje sporadike nė ditėt e sotme tė kėtij zakoni, nxitur mė shumė nga nostalgjia apo kureshtja. Etnologėt na kthejnė nė historinė e nuses me duvak, duke kėmbėngulur si zhdukje e njė tradite. Duvaku nuk mund “tė jetojė” sot i shkėputur, nga e gjithė pjesa tjetėr e veshjes tradicionale. Nuk mund tė mendohet qė sot, ku edhe nė fshatrat mė tė thellė vajzat shkojnė e rregullohen, tė vėnė njė duvak nė kokė, i cili pėrveē ca luleve apo fijeve me ngjyra qė viheshin nė krye, nuk ka ndonjė bukuri. E njėjta gjė ndodh edhe me veshjet popullore. Ato nuk janė mė pjesė e ritualit tė dasmave, por ka nga ata qė i veshin sa pėr atmosferė.
Para se tė dilte nga shtėpia e prindėrve e tė udhėtonte drejt shtėpisė sė dhėndrit me kalė, nuses i hidhnin nė kokė njė copė jo tė tejdukshme, qė shkonte deri poshtė shpatullave apo deri nė gjatėsinė e belit.

Funksioni i tyre nuk ishte aspak zbukurues. Mjaftonte qė pjesa e hedhur nė kokė tė mos lejonte depėrtimin e shikimeve te nusja, e me raste u shtohej ndonjė lule, fije me ngjyra, apo nė raste kur ekonomia e familjes i lejonte, qepnin edhe monedha. Mė herėt gjendeshin edhe simbole tė tilla, siē ishte njė dorė e qėndisur, simbol i funksionit tė rėndėsishėm jetėsor. Krahinat mes njėra-tjetrės ofronin sėrish dallime pėr sa i pėrket mėnyrės,  se si dhe kur nusja duhej ta hiqte duvakun. Nusja me duvak, tashmė i pėrket sė shkuarės. Ėshtė njė nga ato tradita tė harruara shqiptare. Gjendet nė pėrshkrimet e udhėtarėve dhe aventurierėve tė huaj qė e kanė pėrshkruar Shqipėrinė, nė ndonjė fond fotografish tė vjetra dhe nė studimet e shkruara tė etnologėve. Ajo qė ka mbetur ėshtė nė fakt historia e treguar. Zonat e veriut tė Shqipėrisė ishin mė tė izoluara ndaj kėtyre ndikimeve. Faktor tjetėr ka qenė urdhri i detyrueshėm gjatė komunizmit, pikėrisht nė vitet ‘66-‘67. U quajtėn zakone primitive dhe u ndaluan rreptėsisht, e pas viteve ’80 ky zakon ėshtė zhdukur. Nusja me duvak, pėrfundimisht  tė mbetet njė imazh i tė shkuarės.


Videot e fundit
2 Komente
K. Rudina
Pershendetje zotri i nderuar Gjon Ne?aj. Mir? poet e shkrimtar, por edhe nj? etnolog i shk?lqyer. Urime miku im.
Tropoja
Zakone shqiptare!? asht shum e pabesueshme se mund te kemi ndonje tradite te pa pollutun nga kultura turko-aziatike. Ne disa filma kurd, kam vene re se dasmat ishin pothuajse njilloj si kto qe flet artikullshkruesi ma nelt. Se marr vesht pse ka nostalgji ky miku per femnat qii kajn kur shkojn nuse... a nuk asht ajo dita ma e kandshme per to!? Tansesi, me vjen mire se perparojne gjanat dhe barbarizmave u vjen fundi disi.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 1 =
Ja si paguhet gjoba e parkimit tė gabuar nė Afganistan (VIDEO)
Nėse parkoni nė Afganistan diku ku nuk lejohet, nuk paguani gjobė. Nė fakt, ndodh mė keq! Dikush e lajmėron policinė dhe ata vijnė me pushkė dhe thyejnė xhamat e makinės. Videoja flet vetė! <iframe width="560" height="360" src="http://www.liveleak.com/ll_embed?f=c301be77a2f5" frameborder="0" a
Ish- i pėrndjekuri “dhuratė” pėr Enverin, i urinon tek varri (VIDEO)
TIRANĖ - Njė ish- i pėrndjekur politik urinoi nė varrin e ish-diktatorit Enver Hoxha, nė mėnyrė hakmarrje ndaj vuajtjeve tė komunizmit. Video ėshtė regjistruar mė 16 tetor, nė 106 vjetorin e lindjes sė Enver Hoxhės, nė varrezat e Sharrės, nė kryeqytet. Ish-i pėrndjekuri lidhur me veprimin e pahi
Nusja nė Fushė-Krujė merret me helikopter (VIDEO)
Dita e dasmės ėshtė dita mė e veēantė pėr ēdo femėr. Por mė e veēanta kė qenė ajo pėr njė nuse nga Fushė-Kruja e cila ėshtė marrė me helikopter nga bashkėshorti i saj. Videoja e mėposhtme tregon pamjet e momentit tė mbėrritjes sė ēiftit me helikopter, teksa ulet nė njė fushė pranė banesės nė njė la