Si do ta festojnė gratė e huaja qė jetojnė nė Tiranė, Halloweenin
  • Juliette Chateauneuf, Presidentja e “Tirana Women’s International Group”  tregon se ku do tė mblidhen tė huajėt e Tiranės pėr festėn e Halloween-it.
Publikuar më 31.10.2012 | 13:23

Tirana nė disa dyqane prej dytėsh ėshtė mbushur me maska, tullumbace tė zeza e portokalli madje edhe kilogrami... i kungullit ka shkuar 2 000 lek tė vjetra nė treg. Sot ėshtė festa e Halloween-it dhe kungulli ėshtė simbol i kėsaj feste. Mbrėmja e sotme do tė mbushė rrugėt e lokalet e kryeqytetit me tė rinj me maska tė frikshme, por edhe me vajza tė veshura si zana e engjėj. Ne menduam tė shkonim ca mė tej. Tek ata tė cilėt e kanė shpikur dhe festuar tė parėt kėtė festė, tek tė huajt qė jetojnė nė Tiranė prej disa vitesh ku njeri prej patnerve ( bashkėshorti) nė njė institucion . Gjithmonė jemi bėrė kuriozė se si e festojnė ata kėtė festė? Si organizohen gratė e huaja qė jetojnė nė kryeqytet? Pėr kėtė takuam presidenten e “Tirana Women’s International Group”, ajo ėshtė Juliette, e cila sė bashku me njė grup grash e vajzash, prej njė muaj kanė filluar tė pėrgatiten pėr natėn e...31 tetorit. Juliette jeton nė vendin tonė qė nga shtatori i vitit 2009 me bashkėshortin e saj Victor. Ata janė tė dy shtetas amerikanė. Ajo ka punuar ndėrkombėtarisht si drejtore projektesh, specialiste e mikro-financave, trajnere e tė rriturve, profesoreshė biznesi dhe kėshilltare financiare pėr mė shumė se 30 vjet. Juliette, nė njė bisedė me ne, ka treguar se u bėnė ditė qė merret me organizimin e Halloween-it. “TWIG” ka prenotuar njė sallė gjigante, ku janė ftuar tė gjithė anėtaret e shoqatės me familjet e tyre nė Tiranė. Qėllimi nuk ėshtė vetėm argėtimi, por nėpėrmjetargėtimit pjesėmarrėsit kontribuojnė pėr rritjen e fondeve me qėllim dhėnien pėr donacion... Juliette tregon:

Juliette, ku do ta kaloni natėn e Halloween-it?

Mbrėmjen e Halloween-it do ta kalojmė me mikeshat e mia, anėtare tė shoqatės “Tirana Women’s International Group”, familjet dhe miqtė tanė nė njė festė tė organizuar pikėrisht me rastin e datės 31 Tetor. Pjesė e saj do tė jenė familjet e huaja qė kanė njė mision diplomatik nė Tiranė. Ne kemi disa javė qė po punojmė me organizimin e festės. Ka shumė detaje tė bukura, por ndėr ato mė interesantet ėshtė dekori, ku mbizotėrojnė kungujt dhe drita e qirinjve, prania e 3 lojtarėve tė cirkut, midis tyre njė xhongliere. Kėta do tė performojnė dhe luajnė me zjarrin dhe pa harruar muzikėn e pėrzgjedhur enkas pėr Halloween. Gjithashtu, festa ka njė kod: veshje e zezė ose portokalli,e shoqėruar detyrimisht me njė maskė. Fėmijėt mund tė veshin personazhet e tyre tė preferuar.

Ēfarė dini ju pėr kėtė festė?

Halloween-i ka origjinė pagane dhe kohė mė vonė ėshtė lidhur me krishtėrimin. Organizohet nė lidhje me nderimin qė i bėhet shenjtorėve ditėn e 1 Nėntorit. Nata e 31 Tetorit i shėrben gjithė shpirtrave qė enden nė Tokė, tė cilėt ende duhen tė hakmerren para se tė shkojnė nė Parajsė. Prandaj pikėrisht ata maskohen pėr tė fshehur identitetin prej gjėrave tė kėqija qė shkaktojnė. Irlandezėt dhe Skocezėt e sollėn kėtė festė nė shekullin XIX dhe sot nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka kompani tė posaēme qė merren me prodhimet e dekorimeve pėr kėtė festė, madje dhe kompani qė kultivojnė kunguj, tė cilėt arrijnė edhe nė qindra kilogramė.

Ėshtė hera e parė qė ju organizoni njė aktivitet tė tillė?

Vazhdimisht, gjatė 30 viteve nė profesion kam qenė vullnetare e organizimit tė aktiviteteve, tė cilat jo vetėm rrisin fondet pėr bamirėsi, por mbi tė gjitha synojnė tė zhvillojnė projekte qė i krijojnė mundėsi reale zhvillimit ekonomik te grave nė nevojė. “TWIG” ėshtė shoqata e grave anglishtfolėse nė Shqipėri. Ne punojmė vullnetarisht pėr gratė, pasi ato kujdesen pėr foshnjat, fėmijėt, familjen dhe kėshtu pėr gjithė shoqėrinė.

A organizoheni shpesh nė aktivitet tė tilla tė ngjashme?

Po, ne organizuam kėtė vit “African Party” , do tė ndihmojmė nė organizimin e Pazarit tė Krishtlindjeve nė dhjetor dhe Panairin e Arteve vitin qė vjen. Ky aktivitet e i fundit ėshtė njė mundėsi pėr tė zhvilluar aftėsitė artizanale tė grave tė Shqipėrisė e Kosovės dhe pėr t’i ndihmuar ato nė ngritjen e bizneseve tė vogla me themel zhvillimin e traditės dhe kulturės Shqiptare.

 

INTERVISTE

 

Blendi Salaj: Sot do tė jem "John Belushi nė rolin e vėllait Blues"

 

 

Njė vėzhgim nė terren na nxori nė njė pėrfundim qė, mjafton tė jetė festė, por se ēfarė kuptimi ka ajo, nuk ka shume rėndėsi! Shqiptarėve u pėlqen tė argėtohen dhe kjo mjafton. Ne kemi folur me Blendi Salajn, pedagog, i cili ka jetuar dhe studiuar nė Amerikė. Ai ėshtė dėshmia se si festohet nė SHBA dhe se si kėtu duke na treguar eksperiencat e tij.

Cili ėshtė dallimi midis tė festuarit nė Amerikė dhe kėtu?

Atje kur ka Halloween bėhet nami. Ju e patė se ē’bėri Uragani Sandy nė vigjilje tė kėsaj feste! Nė Shqipėri kjo ėshtė njė festė e huaj, qė ka nisur tė pėlqehet pasi ka atė pjesėn e lezetshme e tė veshurit si ndonjė personazh apo ndonjė krijesė e frikshme, e cila ėshtė shumė joshėse pėr tė rinjtė, veēanėrisht pėr vajzat qė mund ta pėrdorin pėr ta lėnė fantazinė e tyre tė lirė tė jenė kushdo grua qė duan tė jenė, atė natė. Atje fėmijėt janė shumė aktivė, pasi janė ata qė dalin pasdite dhe trokasin nė ēdo shtėpi tė lagjes pėr tė mbledhur ėmbėlsirat qė u takojnė. Kėtė vit, tė dielėn nė mbrėmje trokitėn edhe nė derėn tonė. Ishte pėr herė tė parė qė na erdhėn fėmijė pėr Halloween, tre ēuna, kalamaj tė lagjes. Fituan ca karamele nga ne.

Cili ėshtė qėllimi i kėsaj feste, po ju vetė, ku do tė festoni, ēfarė do vishni?

Nuk ka ndonjė gjė pėr tė festuar, por sot nė "Klubin e mėngjesit" do tė jemi tė gjithė tė veshur si pėr Halloween. Unė pėr vete kam zgjedhur njė kostum qė ėshtė i kollajtė pėr njė mashkull, por qė gjithashtu tregon se e ke marrė Halloween-in me seriozitet. Do tė vesh kostum tė zi, me kravatė, me kapele tė zezė dhe me njė palė syze tė errėta. Do tė jem "John Belushi nė rolin e vėllait Blues". Akoma nuk jam i sigurt se ēfarė do tė veshin tė tjerėt pėr Halloween, por ne e kemi lėnė qė secili tė bėjė si i do qejfi, pasi kjo ėshtė edhe idea e kostumeve, qė secili tė zbulojė kreativitetin dhe imagjinatėn e vet.

 

MASKIMI

Si tė pėrgatitesh lirė edhe sa mė frikshėm 

Halloween ėshtė sot dhe ju nuk keni gjetur akoma kostumin? Nuk keni shumė deri nė darkė, por mos u shqetėsoni ka gjithmonė njė zgjidhje. Tė jesh nė brendėsi tė kėsaj atmosfere, jo domosdoshmėrish duhet tė kesh njė kostum tė shtrenjtė tė blerė enkas pėr Halloween. Ndonjėherė imagjinata dhe prakticiteti ju zgjidh punė. Njė model flokėsh, njė dizenjo i fytyrės apo model thonjsh edhe jeni gati pėr PARTY! Pėr tė gjithė ata qė janė konfuze, po ju propozojmė disa veshje dhe jo vetėm, pėr tė qenė tė denjė pėr festen e Halloween.

1. Zanė e pyllit

Zanat e pyllit janė figura surreale, tė pėrrallave dhe legjendave tė ndryshme. Edhe pse nuk janė tė frikshme, pėrkundrazi, pamja e tyre ėshtė shumė tėrheqės dhe interesant. Ajo ēfarė ju duhet ėshtė vetėm ngjyra jeshile. Mund tė bėni vetė njė maske pėr pjesėn e syve me gjethe dhe lule ose mund tė pikturoni fytyrėn tuaj me tone tė jeshiles. Flokėt stilojini me sa mė shumė lule dhe gjethe.

2. Mace

Macet janė mė tė preferuarat pėr femrat nė kėtė festė. Nėse nuk keni kostumin e lėkurės tė “Cat woman”, pikturo fytyrėn si njė mace e vėrtetė. Njė palė veshe si tė maces mund t’i gjesh shumė lehtė. Mė pas bėni njė top tė zi nė majėn e hundės, 3 mustaqe nė secilėn anė dhe dy topa portokalli tek faqet. Do tė jetė shumė argėtuese dhe e thjeshtė.

3. Kukull porcelani e frikshme

Femra dhe meshkuj, nėse qėllimi juaj ėshtė tė keni njė pamje sa mė tė frikshme pėr tė trembur “shpirtrat e kėqinj”, provoni tė pikturoni fytyrėn tuaj si njė kukull vėrtet e frikshme. Vajza: lyeni fytyrėn me pudėr tė bardhė, nxini sytė nė mėnyrė ekstreme, theksoni qerpikėt e poshtėm, bėni mollėzat e kuqe dhe lyeni buzėt.

 

Entela Resuli


Videot e fundit
1 Komente
luani
bjeri ta festojne me bacen ketu me mua ti mbaj gjithe naten pa gjume gjithe naten ti tmerroj fare..... hyp xhixhi hyp xhixhi...

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 4 =
Tigri i Putinit ha 15 dhi nė Kinė
Njė tigėr i rrallė siberian, i lėshuar nė natyrėn e egėr nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shqetėsuar fermerėt nė verilindje tė Kinės. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze, “Xinhua” njoftoi tė mėrkurėn se kafsha e quajtur Ustin, kafshoi dhe vrau 15 dhi, ndėrsa tre tė tjera rezultojnė tė zhdukur
Shpėtoi 669 hebrenj gjatė holokaustit, dhe nuk e di qė ėshtė ulur midis tyre (VIDEO)
Nicholas Winton ėshtė njė humanitar i cili organizoi njė operacion shpėtimi qė shpėtoi jetėn e 669 fėmijėve hebrenj nga kampet naziste nė Ēekosllovaki. Ai i solli ata nė Britaninė e Madhe nė mes tė viteve 1938-1939. Pas luftės, pėrpjekjet e tij mbetėn tė  panjohura. Por nė 1988, gruaja e Winton, G
Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Njė lopė..
Njė ekip i ligės amatore franceze, Marly-Gomont, humbi njė garė me rezultatin e pabesueshėm,  20-0, pėr njė arsye shumė tė veēantė. Ngjarja e ēuditshme ka ndodhur nė njė kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundėr rivalėve Tupigny. Situata nuk ishte shumė dėshpėruese kur rezultati