Imazhi i gruas shqiptare nė 100 vjet
Publikuar më 31.10.2012 | 15:34

Valeria Dedaj

Nė Muzeun Historik Kombėtar hapet sonte nė mbrėmje ekspozita “100 vjet nga jeta dhe kontributi i grave nė Shqipėri”. Kuratorja Suzana Varvarica flet pėr njė kombinim harmonik tė imazhit historik me atė artistik: dokumente dhe fakte historike qė prezantojnė nė mėnyrė kronologjike veprimtarinė e gjithanshme tė grave dhe vajzave, foto bardhė e zi ku shfaqen portretet e tyre dhe atmosfera e kohės qė harmonizohen me imazhin qė krijojnė vepra tė arteve pamore. “Shoqėria shqiptare ėshtė rritur nė kėta 100 vjet pėrmes reflektimit hap pas hapi tė ndryshimeve, me tė cilat ėshtė pėrballur. Nė kėtė rritje dhe ndryshim, njė rol tė madh dhe pa ekuivok ka gruaja, dora, mendja dhe shpirti i saj”, thotė Varvarica. “Ky rol ėshtė i ndjeshėm dhe me plot rezultate edhe nė fushėn e arteve, ku gruaja vepron si artiste dhe imazhi i saj frymėzon dhe nxit krijuesit.”

Kuratorja ka zgjedhur vepra nė pikturė, instalacion, skulpturė, fotografi, kostumografi dhe poster. “Ekspozita tregon edhe qė artet pamore nė Shqipėrinė e shekullit XXI nuk e pėrmbajnė nė trupin e tyre elementin e diferencimit cilėsor dhe zhvillimor me artet pamore tė vendeve tė tjera evropiane apo dhe botėrore.”

Liljana Ēefa, Lubjana Dashi, Lumturi Blloshmi, Marta Zadrima dhe Zheni Vogli, Merita Selimi Spahija, Pashk Pėrvathi, Qazim Kertusha, janė disa nga artistėt pjesėmarrės.

Si nismė e shoqatave “Nė dobi tė gruas shqiptare”, “Refleksione” dhe Qendrės “Aleanca Gjinore pėr Zhvillim”, ekspozita ėshtė vazhdim nė njė formė tjetėr i njė diskutimi mė tė gjerė qė u mbajt dje nė Tiranė, nė konferencėn “90+20 - Lėvizja e gruas”.

Shkrimtarja dhe publicistja Elvira Dones, e ftuar nderi e konferencės tha se “feminizmi nė Shqipėri ka ende njė udhė tė gjatė pėrpara, pėrmirėsimi e pėrsosmėria e tė cilit nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje ‘grarishte’ apo ‘grarore’, por i pėrket gjithė shoqėrisė, ēdo shoqėrie tė zhvilluar”. Tė ftuar tė tjerė si ambasadori i delegacionit t? BE-sė Shqipėri, Ettore Sequi, me bujarinė e gjykimit dhe vlerėsimit tė fenomenit pėr tė tilla raste kujtoi qė gruaja shqiptare, nė njė rrjedhė mė tė gjerė tė historisė evropiane, “e ka pasur t? drejtėn e vot?s q? n? vitin 1920, 24 vjet m? par? se Franca, 25 vjet m? par? se Italia dhe 26 vjet m? par? se vendet e Ballkanit Perėndimor”.

Mirela Arqimandritit, drejtoreshė e Qendrės Aleanca Gjinore pėr Zhvillim, problemin me “fenomenin grua” nuk e shikon thjesht te fuqizimi i saj ekonomik, pėr sa kohė ekziston diskriminimi qė mbizotėron nė ēdo cep nga familja nė institucione shtetėrore e private. “Ėshtė ironike tė shohėsh gruan nė pozicionet mė tė pafavorshme pėr sa i pėrket tė drejtave bazė siē ėshtė e drejta e arsimimit dhe shėndetit. Apo tė mos ketė akses nė kapital nė mėnyrė qė tė bėjė zgjedhjet e saj”, thotė Arqimandriti. Urimi i saj ėshtė qė ato ligjet e bukura nė letėr tė zbatohen, ndėrsa shoqėria ku jetojmė t’ia mbėrrijė dikur ditės qė t’i jetė mirėnjohėse gruas shqiptare.

 

Sa merret ky prezantim me gjendjes e gruas, me shtypjen po edhe me zgjimin e saj nė njė shekull?

Sė pari me lejoni tė them se nuk bėhet fjalė thjesht pėr njė ekspozitė. Ėshtė njė veprimtari mė e gjerė dhe qysh nė fillim qėllimi i saj ishte qė ingranonte disa ide tė realizueshme. Kėto ide morėn emrin “100 vjet nga jeta dhe kontributi i grave nė Shqipėri”.

Kemi dy ekspozita qė janė nė funksion tė njėra-tjetrės. Ekspozita historike dhe ekspozita e arteve pamore tė cilat i lidh njė koncept modest dhe qėllimi pėr tė evidentuar kontributin dhe imazhin e gruas shqiptare nė 100 vjet histori. Udhėrrėfyes janė imazhi historik dhe artistik. I pari sjell fakte pėr historike pėr zhvillimin e personalitetit tė gruas. I dyti, imazhin figurativ tė gruas pėrmes krijimit artistik. Natyrisht, e thėnė thjesht, qėllimi ėshtė qė tė konkretizojė nė mėnyrė kronologjike ngjarje tė historisė sė Shqipėrisė nga 1912-2012, ku gruaja shqiptare ka qenė faktor dhe ka luajtur rol tė qenėsishėm. Nė ekspozitėn historike janė evidentuar ngjarje kolektive dhe janė veēuar individualitete tė gruas nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit tė jetės. Gjithashtu janė paraqitur dhe pėrmendur emra tė grave intelektuale tė persekutuara gjatė periudhės komuniste. Pozitiviteti ėshtė cilėsia qė mbart kjo ekspozitė. Ai vė nė dukje  pėrmirėsimin e imazhit tė personalitetit tė gruas dhe rritjen e formimin intelektual e kulturor nė gjininė e vet. 

 

Historia dhe arti, ēfarė tė dhėnash na japin?

Ekspozita historike ėshtė koncize dhe e ndėrtuar nė 30 stenda tė kompozuara bukur e me shije. Secila pėrmban pasionin dhe respektin e organizatoreve pėr evidentimin e emrave dhe imazheve fotografikė tė grave mė tė shquara intelektuale, artiste, shkencėtare, ligjvėnėse dhe politikane nga 1912 deri nė 2012.

Ndėrsa ekspozita e arteve pamore evidenton 40 punė tė 33 artistėve, tė cilėt me dashuri dhe emocion kanė sjellė perceptimet e tyre ndaj figurės sė gruas jo vetėm nė imazhin femėror, por edhe tė gjendjeve tė saj nė grumbullin e fenomeneve qė e rrethojnė. Pra kemi kontributin e gruas nė tė kaluarėn, por edhe kėndvėshtrime tė gjendjes sė saj aktuale, pa marrė pėrsipėr tė shpėrfaqė gjithēka nė lidhje me gruan.

 

Nuk ėshtė pak tė flitet njė herė nė vit pėr kėto tema?

Nuk ndodh gjithmonė, por natyrisht jemi pėrpara njė ngjarje tė shėnuar kombėtare, formimi i shtetit shqiptar, dhe kjo veprimtari ėshtė njė komunikim i gruas sė vitit 2012 me historinė e saj, nė oazin e madh tė historisė sė Shqipėrisė. Unė vet nuk aderoj nė asnjė shoqatė dhe organizatė tė gruas shqiptare, por e di fort mirė se sot zėri intelektual i saj ėshtė mė i mprehtė nė mesin e njė shoqėrie ende primitive, ku maskiliteti maēovian ėshtė i egėr dhe vrastar. Dhe ky vit ka pasur shumė ngjarje tė rėnda. 

Mendoj se vetėm nė shoqėritė e larta demokratike gruaja mund tė ndėrgjegjėsohet, sepse vetėm nė kėto shoqėri gruaja hap pas hapi mund tė fitojė pavarėsinė e saj femėrore, pasi nė kėto shoqėri ligjet e shkruara kanė shansin tė zbatohen.

 

Pra gruaja ėshtė shoqėria vetė dhe kjo ėshtė njė shoqėri qė e mbyt zėrin e saj?

Nėse zėrat femėrorė bashkohen atėherė zėri i saj do tė dėgjohet brenda llojit, por edhe jashtė tij. Por nėse gruaja pret qė sistemi i pėrgjithshėm shoqėror t’i japė tė drejtat asaj, kjo nuk do tė ndodhė askurrė. Nuk ėshtė gruaja njė forcė e ndryshme shoqėrore nga forcat e tjera. Nėse kėrkon mund tė marrėsh, nėse hesht do tė thotė se duhet tė humbėsh, tė nėnshtrohesh, tė tretesh, tė vdesėsh. 

 

Sa ėshtė emancipuar vetė dhe sa ka ndikuar nė emancipimin e tė tjerėve?

Nė njė shtet dhe komb si yni, gruaja e dėshiron emancipimin, por ky emancipim po kėrkon sakrifica dhe shpagime deri me vdekje makabre. Mos harrojmė se edukimi dhe arsimimi i cunguar, shpesh herė i gėnjeshtėrt dhe abuziv nė komunizėm trashėgoi njė shoqėri tė paditur, kolektive injorante. Mos harrojmė se transformimet e mėdha ekonomike dhe emigruese kanė lindur probleme tė tjera. Mos harrojmė se njė grua e papunė, njė grua shtėpiake, njė grua nė qerthullin e ngushtė tė vetes pjell vetėm mentalitete monstruoze dhe paragjykuese. E si mundet kjo grua tė emancipohet e mė pas tė ndikojė nė emancipimin e tė tjerėve, qė do tė thotė tė fėmijėve tė saj? Kam idenė se vetėm njė grua nė punė dhe e arsimuar mund tė ndihmojė nė emancipimin e shoqėrisė.

 

Dhe sė fundmi njė opinion juaj si femėr dhe si artiste, pėr femrėn.

Fjala utopi mė vjen ndėr mend, s’kam ide tjetėr. Njė grua duhet tė edukohet drejt qė kur ajo mbartet nė barkun e njė gruaje tjetėr. Dhe kjo vlen si pėr njė grua nė zonėn mė malore tė atdheut tim e deri tek zonjat qė jetojnė nė vilat apo pallatet luksoze tė periferisė sė qyteteve shqiptare. Ndryshe funksioni i gruas do tė jetė anėsor dhe i papėrfillshėm. Mendojeni ju, a mund tė ndodhė kjo?


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 6 =
Shqiptarėt mbushin rrugėt e Nju Jorkut me flamuj
Vetėm njė ditė na ndan nga 102-vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe atmosfera nuk ka pėrfshirė vetėm trojet shqiptare, por edhe rrugėt e Nju Jorkut. Portali amerikan  “silive.com” raporton se bulevardi “Hylan” nė Nju Jork ėshtė mbushur me flamuj shqiptarė me rastin e 28 Nėntorit, por pa lejen e b
Krijohet harta e rrymave oqeanike
Shkencėtarėt kanė krijuar pėr herė tė parė nė histori njė hartė tė saktė tė lėvizjes sė rrymave oqeanike. Ky model do tė ndihmojė studiuesit tė kuptojmė se si lėvizin ujėrat e oqeaneve dhe kush ndikon tek kėtė lėvizje. Tė dhėnėt janė marrė nga satelitė tė ndryshėm, por mė shumė nga Agjencia Evr
Do njė muaj tė lindė dhe ngre peshėn 100 kg
Katja Harjanne ėshtė njė femėr qė mund tė mbaje plot 100 kilogram, pavarėsisht se ajo ėshtė nė muajin e tetė tė shtatzėnisė. 39-vjeēarja, e cila ėshtė 38 javė nė shtatzėninė e saj tė parė, merr pjesė nė ngritjen e peshave tė rėnda nė seancat CrossFit, dhe beson se kjo ėshtė njė praktikė qė e ka ndi

Warning: fopen(cache3/artikull/6934.html): failed to open stream: No such file or directory in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 3

Warning: fwrite() expects parameter 1 to be resource, boolean given in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 7

Warning: fclose() expects parameter 1 to be resource, boolean given in /home/shekulli/public_html/web/cache2.php on line 11