Pensionet italiane, tani dosja plotėsohet nė Tiranė
   
  • ISSH dhe INAS–ALBANIA nisin procedurat pėr njohjen e viteve tė punės dhe kalimin e pensioneve pėr 500 mijė shqiptarė legalė    
Publikuar më 09.11.2012 | 8:56

Nuk ka rėndėsi se ku jeton, nė Itali apo nė Shqipėri, tani ėshtė e mundur qė nga Tirana tė nxjerrėsh pensionin pėr vitet e punuara si emigrant pėrtej Adriatikut. Rreth 500 mijė shqiptarė qė jetojnė nė Itali dhe nuk disponojnė dokumentacionin pėr tė pėrfituar nga skema e pensioneve do tė asistohen nga njė zyrė ligjore pėr plotėsimin e dosjes. Tė njėjtin trajtim do tė pėrfitojnė edhe shqiptarėt qė kanė punuar dhe kanė derdhur kontribute nė shtetin fqinjė, por nuk kanė mundur tė sigurojnė dokumentacionin pėr tė pėrfituar pension pleqėrie. Dje u ēel nė Tiranė zyra “Inas Albania”, e cila do tė ushtrojė aktivitet informimi, tė tė drejtave qė lidhen me emigracionin, nė fushėn e sigurimeve shoqėrore dhe tė asistencės sociale, tė aksidenteve e sėmundjeve tė mbrojtjes sė shėndetit, tė sė drejtės pėr arsimim, nė favor tė punonjėsve, dhe tė pensionistėve shqiptarė, rezidentė nė Itali e nė Shqipėri. Struktura e rrjetit qė bashkėpunon me zyrėn e Tiranės pėrbėhet nga 21 sportele rajonale, 116 lokale, 650 zonale, dhe 100 zyra nė vendet evropiane brenda dhe jashtė BE-sė dhe ofron asistencėn falas.

 Procedurat pėr tė pėrfituar 

Emigrantėt qė nuk plotėsojnė periudhėn e nevojshme pėr tė pėrfituar pension mund ta plotėsojnė kėtė vakum pėrmes kontributeve vullnetare. Me kėto pagesa qytetarėt shqiptarė mund tė pėrfitojnė, ashtu siē kėrkohet sipas legjislacionit shqiptar te sigurimeve shoqėrore tė pensionit me 15 vjet kontribute pension tė pjesshėm ose me 35 vjet kontribute pension tė plotė. Pėr tė mundėsuar kėtė procedurė qytetarėt shqiptarė mund tė shkojnė nė “Patronato Inas” zyrė nė Itali ose Shqipėri pėr tė plotėsuar nė formėn e parashikuar nga ISSH pėr periudhat e kontributeve nė Shqipėri. Me marrjen e kėtyre tė dhėnave nėpėrmjet formularit 2 gjuhėsh tė dėrguar nė ISSH, do tė bėhet konfirmimi  i periudhave tė kontributeve. Ky dokument shėrben si librezė pune e konfirmuar, me tė cilėn emigrantit i ofrohen pėrfitimet sipas legjislacionit shqiptar tė sigurimeve shoqėrore. 

 

 Pensionet pėr emigrantėt 

Instituti i Sigurimeve Shoqėrore nė Shqipėri do tė nisė procedurat qė tė plotėsohet periudha kontributive qė emigrantėt tė pėrfitojnė nga legjislacioni shqiptar. Pėr sa kohė nuk ka njė marrėveshje bilaterale pėr unifikimin e periudhave kontributive nė tė dy vendet dhe kriza ekonomike e ka vėshtirėsuar, njė marrėveshje tė tillė, ISSH do tė pėrfshijė nė skemėn e sigurimeve vullnetare emigrantėt shqiptarė qė jetojnė nė Itali, por qė mė parė kanė dhėnė kontribute pėr skemėn e ISSH-sė Nė kohėn kur kriza ekonomike ka prekur edhe Italinė shtresa mė e pambrojtur janė emigrantėt. Masat anti-krizė kanė ndikuar edhe rritjen e moshės sė pėrfitimit tė pensionit, sidomos pėr gratė, sipas rritjes sė indeksit tė jetėgjatėsisė, e cila pėr tė punėsuarat pėr vitin 2012, ėshtė bėrė 62 vjeē, ndėrsa pėr burrat 66 vjeē dhe nė fund tė vitit 2017, kjo moshė e grave do tė barazohet me burrat nė 66 vjeē. Sipas legjislacionit italian, duhet tė kesh jo mė pak se 20 vite punė pėr tė pėrfituar qoftė njė pension tė pjesshėm, ndėrsa sipas legjislacionit shqiptar pėr njė pension tė pjesshėm, duhet jo me pak se 15 vite vjetėrsi kontributive. 

Zyra nė Tiranė 

Pėrfaqėsia e INAS ALBANIA do tė ofrojė shėrbime ndihmėse nė fushėn e sigurimeve shoqėrore dhe asistencės sociale, nė fushėn e mbrojtjes shoqėrore dhe tė asistencės pėr emigrantėt, nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar dhe italian e tė marrėveshjeve ndėrkombėtare nė fuqi. Nė fushėn e Sigurimeve Shoqėrore njė rėndėsi tė veēantė ka marrė mbėshtetja nga ISSH pėr shkak tė marrėveshjes dypalėshe “Patronato INAS CISL” – ISSH.

Asistencė pėr studentet qė aplikojnė pėr studime nė Itali

1.Marrjen nga Ambasada Italiane tė vendeve tė disponueshme pėr studentėt. 

2.Dhėnien e udhėzimeve nė funksion tė aplikimit pėr studime nė universitetet ose shkollat italiane

3.Modularėt qė duhen plotėsuar pėr studime nė shkollat dhe universitetet italiane. 

4.Asiston aplikuesit pėr plotėsimin e modulareve. 

5.Informon aplikuesit pėr takime nė Ambasadėn Italiane nė Tiranė. 

6.Ndjek sistemimin e tyre nė vendet ku do tė akomodohen.

Pėr kujdesin shėndetėsor 

INAS ALBANIA ndihmon emigrantet dhe qytetaret shqiptare, me konsulencė pėr pėrfitimin e kujdesit shėndetėsor, bazuar nė legjislacionin italian. Emigranti me lejeqėndrimi pėr punėsim, si i punėsuar ose i vetėpunėsuar, nė kėrkim tė punėsimit, ose pėr arsye familjare, prindėrit mbi 65 vjeē, tė cilėt kanė hyrė nė Itali pėr bashkim familjar duhet tė pėrcaktojnė njė sigurim shėndetėsor ose tė regjistrohen nė Shėrbimin Shėndetėsor Kombėtar, me pagesėn e njė kontributi financiar pėr tė mbuluar tė gjitha shėrbimet shėndetėsore.

Pėr vizat e hyrjes dhe leje qėndrimi 

Zyra asiston pėr plotėsimin dhe dėrgimit elektronik tė aplikimeve pėr lėshimin ose rinovimin e lejeve tė qėndrimit, aplikim i tillė, shoqėruar me dokumentacionin specifik duhet tė dėrgohen pėrmes zyrave postare. Sipas legjislacionit italian, mund tė hyhet nė Itali pėr motive pune, si i punėsuar dhe vetėpunėsim, pėr arsye familjare, studimi, trajtimi mjekėsor, kulti, stėrvitje, turizmit, etj.. Para mbėrritjes nė Itali ėshtė e domosdoshme pajisja nė ambasadėn ose konsullatėn italiane tė vendit tė origjinės ose hyrjes me vize qėndrimi pėr njė nga arsyet e pėrmendura mė lart. 

Pėr punėsimin

Punėsimi nė Itali mund tė bėhet me kontratė qėndrimi pėr punėsim pėr njė kontratė tė caktuar ose tė pacaktuar qėndrimi, pėr punė stinore apo vetė-punėsimit, brenda kufijve tė kuotave tė hyrjes vjetor tė pėrgatitur nga Qeveria italiane. Hyrja nė Itali pėr punėsim apo pėr punė stinore, bėhet me kėrkesėn e njė punėdhėnėsi tė regjistruar nė sportelin unik pėr imigracionin. Kuotat dhe profesionet pėrcaktohen sipas marrėveshjes se shtetit italian dhe qeverisė shqiptare. 

Pėr bashkim familjar

Ėshtė plotėsisht e mundur qė shtetasi shqiptar tė kėrkojė asistencė pėr plotėsimin e modularėve dhe dėrgimin nė formė elektronike tė kėrkesave pėr bashkim familjar nė INAS CISL. Sipas legjislacionit italian, shtetasi i huaji i cili ka njė leje qėndrimi pėr BE afatgjatė ose njė leje qėndrimi pėr tė paktėn njė vit pėr punė, si i punėsuar ose i vetėpunėsuar, studim, pėr arsye fetare, pėr arsye familjare ose mbrojtje plotėsuese, mund tė aplikojnė pėr bashkim me anėtarėt e familjes qė jetojnė jashtė vendit (bashkėshorti, fėmijėt e mitur, tė rritur me invaliditet tė plotė dhe prindėrit nė ngarkim qė nuk kanė fėmijė tė tjerė nė vendin e origjinės ose tė cilat janė mė shumė se 65 vjet dhe fėmijėt nuk mund tė sigurojnė mė mirėmbajtjen e tyre). Pėr tė pėrfituar bashkimin familjar ėshtė e nevojshme pėr tė vėrtetuar vlefshmėrinė e strehimit dhe tė ardhura vjetore qė variojnė sipas numrit tė anėtarėve tė familjes. Leja e qėndrimit pėr motive familjare lejon kryerjen e punėsimit, si i punėsuar apo te vetėpunėsuar , si dhe regjistrimit si i papunė nė shėrbimet sociale dhe anėtarėsimin nė kurse tė studimit ose tė trajnimit.

Prezenca e shqiptarėve nė Itali

Sipas tė dhėnave tė  ISTAT, mė 1 janar 2011 shqiptarėt rezidentė nė Itali kanė arritur shifrėn 482.627 duke u rikonfirmuar komuniteti i dytė i tė huajve nė Itali, pas rumunėve (968.576). Por ajo qė vėrehet pėr komunitetin shqiptar ėshtė rritja mė e ulėt vjetore nga viti 2000. Nė fakt, krahasuar me njė vit mė parė (kur ishin 466.684), numri i shqiptarėve rezidentė nė Itali ėshtė rritur me vetėm 15.943 vetė, ndėrkohė qė nga viti 2001 deri nė vitin 2009 numri i shqiptarėve rritej, me tė paktėn 25 mijė nė vit.

Specialist i ISSH

Skema pėr tė pėrfituar pensionin me vitet italiane tė punės

Specialisti i sektorit tė kontributeve nė Institutin e Sigurimeve Shoqėrore, Naim Balluku, shpjegon skemėn se si mundet qė emigrantėt shqiptarė qė kanė jetuar ose jetojnė nė Itali, tė pėrfitojnė pension pleqėrie nė Shqipėri. 

Ēfarė tė reje do tė sjellė hapja e kėsaj zyre nė Tiranė

Pėrmes kėsaj zyre emigrantėt shqiptarė nė Itali dhe ata qė kanė qenė emigrantė atje, mund tė pėrfitojnė asistencė pėr tė pėrfituar jo vetėm pension pleqėrie, por edhe pension tė pjesshėm apo ndihmė ekonomike. Majde nga kjo skemė pėrfitojnė edhe emigrantėt qė jetojnė aktualisht nė Itali dhe nuk mund tė sigurojnė informacionin nėse kontributet e tyre shkojnė pėr skemėn apo abuzohet me to. 

Si do tė realizohet ky proces? 

Ēdo qytetar qė ka punuar nė Itali dhe nuk ka mundur tė sigurojė dokumentacionin qė provon se ka derdhur kontribute pėr sigurimet shoqėrore nuk do duhet tė shkojė mė nė Itali pėr tė siguruar dokumentacionin, por nga kėtu duhet tė paraqesė kėrkesėn pranė zyrės. Kjo e fundit garanton dokumentacionin dhe e sjell nė Shqipėri. Ky dokument do tė shpėrbejė edhe si librezė kontributesh dhe pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr njohjen reciproke tė kontributeve nė tė dy vendet do tė shėrbejė si dokument ligjor.  

Nė lidhje me njohjen e kontributeve nė vendet respektive, nė ēfarė faze ėshtė marrėveshja?

Jemi nė proces negocimi. Ende nuk ėshtė mundėsuar arritja e marrėveshjes. Por emigrantėt shqiptarė qė kanė kontribuar pėr skemėn e pensioneve nė Itali dhe nuk kanė plotėsuar 15 vjet nė librezėn e tyre mund tė plotėsojnė kohėn atje edhe nė rast se jetojnė nė Shqipėri, mjafton tė kėrkojnė asistencė pranė zyrės  INAS, e cila ndėrmjetėson pagesat e pjesės sė mbetur. 


Videot e fundit
22 Komente
Pa Emër
Vazhdon genjeshtra sepse ISSH e ka arken bosh e do ta mbushe me leket e emigranteve. Nuk ka marreveshje mes Shqiperise e Italise per pensionet. Marreveshjet per njohjen e pensioneve behen nepermjet shteteve e jo mes patronateve si ku INAS. Keta marrin ca leke nga BE gjpja hapin zyre ne Shqiperi.

Skandali qendron me ISSH qe do te marre me cdo kusht leke nga emigrantet.

Turp qe shisni marreveshjet private si shteterore.
Emigranti
Ky lajm dhe kjo zyre nuk kane te bejne fare me pensionimin, as me marreveshjen e shumepritur (prit gomar te dali bari) tė bashkimit tė viteve tė punės sė kryer nė tė dy shtetet pėr tė marrė njė pension tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė njė agjenci qė "ndihmon" me pagesė pėr tė plotėsuar dokumentacionin, gjė qė nė Itali ta bėjnė falas.
EuroMaloku
Nje pyetje per artikull shkruesin:
-Po emigranteve qe punojne ne Itali dhe jetojne ne Itali a mund tu njihen vitet e punes ne Shqiperi, pra tu bashkengjiten atyre te punes ne Itali ku qytetari mendon te kaloi pleqerine?
Pergjigja e kesaj pyetje ne se do te jete "JO" tregon qe ky eshte mashtrimi i radhes per shqiptaret.
besnik kanani
i duhen leka sales se po afron fushata e zgjedhjevekur akoma nuk eshte nenshkruar marveshja midis dy shteteve ca m.... duan keta legena apo kane ngelur pa leke kujt i ka tepru ndonje leke le te vej tu hudhi ndonje leke maskarenjeve.
Emgranti
Turp te kete qeveria e felliqur qe lejon te tilla gjera,qe sjane aspak sherbime serioze por vecse menyra per te rjepur popullin.Mos ndoshta jane esponent te vet qeverise,keto monstra..
Pa Emër
cfar mendoni ju,jemi te cmendur ne emigrantet,qe te cojm contributet ne shqiperi, NE DUAM MARVESHJEN E NJOHJES RECIPROKE MES DY SHTETEVE TE KONTRIBUTEVE TE PENSIONEVE. E KANE KTE MARVESHJE DERI MALI I ZI ,MAQEDONIA ,TNISIA ETJ,,, e shqiperia e humbur se ka e mendon se do na e fusi .
alfons
marveshje te tilla te tipit alla sali nuk i beson kerkush,cdo emigrant i ligjeshem ne itali apo ne greqi i ka te dokumentuara kontributet por te dy keta shtete ndonse kontributet jane mbi 60 MIJE EURO NUK JAPIN AS NJE LLOJ ASISTENCE DHE NE QOFTE SE KE MBUSHUR MOSHEN THJESH KERKOJNE TI GRABISIN KETO PARA FALEMINDERIT/
miri
MASHTRIMI I RRADHESSSSSSS.PO ME SIGURI KANE PER TJA FUTUR DISAVE KETA,KANE PER TI MARE CA LEK NGA ATA QE NUK KANE MESUAR QE 1+1=2.I PIJN GJAKUN FUKARAIT,PLEHRAT,PARAZITET QE JETOJN MBI KURIZIN E ATYRE,QE KURIZIN E THYEJ NE PUNE NGA MENGJESI NE DARK ME HALLE E TE MALLENGJYER PER NJEREZIT QE KANE LENE NGA ANA TJETER E DETIT,E DIKUSH EDHE FEMIJET.
itali
Keto dokrra tregoni vetem per ato qe jane ne Shqiperi. Ketej te pakten nuk i hane ato genjeshtra .I vetmi duhet te jete Sala qe i beson qe shkon ne xhiro megjitje tribune e mashtron ata atje .Neve te pakten jo. Kush punon ketu don te dale ne pension ketu e jo te marre limozinat qe kane mbet. Punoni per marreveshjen qe te njihen vitet ketu o te paskrupullt.
era
po flisni te gjith kot.un kam aplikuar para 2 vjetesh ne cisl per marrjen e dokumentit ne ISSH per vitet e punes qe kam bere ne shqiperi,dhe nga shqiperia dokumenti ka ardhur ne kohe rekord,ju siguroj qe kane ardhur shume me shpejt se po ti kerkonit personalisht ne shqiperi.mos hidhni poshte punen e njerzne dhe sindakatit kur nuk dini asgje.
miri
ti era do jesh ndonje nga ato qe bejn pjes ne staf.e po na e mbush mendjen me dokra.para dy vjetesh thua ti??brava!!!!leri sindakatat e shqiperise ti se i njohim shume mire ne,njohim shume mire edhe kush eshte ne krye te tyre.dhe kete nuk ta them per te justifikuar mllefin.
Gabriele
Keta jane mesuar te mashtrojne shqipetaret e shqiperise, per emigrantet nuk ka eksistuar asnje qe nga 1990 e deri me sot te mbroje qytetaret e vet nga ana e shqiperise. Kjo ONG nuk njihet nga shteti Italian, per kete po jua garantoje se nuk asnje marreveshje mes dy shteteve( une jam shtetas italian mbasi kam lindur e rritur ne italia nga prinder shqipetare dhe punoj prane ministrise se integrimit). Deri kure do te vazhdoni te mashtroni.
Zef Kallami
Nese Shtetet e Bashkuara te Europes do ekzistoj sic ekzistojne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne organizim dhe drejtesi.Pensionin do ta marrin te gjithe ato qe kane punue si ne Itali ashtu dhe ne cdo vend tjeter te Europes.
Nisem nga shembulli i Amerikes.
Cdo punonjes qe ka punue ne cdo shtet te USA i ben dokumentat qofte edhe ne nji shtet tjeter duke ia kalue Social Sekurity administration(institucion per gjithe Ameriken) dhe pret marrjen e pages te percaktume nga kontributet qe ka bere.Norma e kohes se punes per pension minimal asht 10 vjet X 4 kredite ne vite = 40 kredite.
Pra duhet qe Europa te kete nji institucin te vetem per gjithe Europen.Dhe cdo emigrant qe ka punue me letra(dokumenta) te rregullta ne cdo vend te Europes,ia paraqet institucionit i cili asht i detyruem ta paisin me pension.
Psh.
5 vjet ka punue ne Itali,3 vjet ne Gjermani 4 vjet ne Belgjike dhe 3 vjet ne France.Ky ka te drejten te paiset me pension nga shtetet e Bashkume te Europes.
Nuk ka te baje fare me Shqiperin.Shtet ky jo anetar i BE.
shqiptari
Keto mashtrime te rradhes.Njerezit do te plotesojne Dekumentat sic i kane plotesuar gjithmone.Per te tjera gjera.Dhe dner kohe pakuhet Taksa.Qe fluteron en xhepat e Politikane Komuniste te korruptuar.Ne Shqiperi mashtrimet jane nga me te ndryshmet,sidomos kure perdoret flaia Qeveri apo shteti Shqiptare.Qe te behet me e besueshme.Vjedhja me fjaline Qeveri deperton me lehet teke fukarralleku shqiptare.Edhe qindyrkat duhan tja vjedhin.Ptu
diletanti
Mashtrimi i radhes ,na grabiten me piramidat tani ne forme me te sterholluar.
Reli
LAJMĖRIM: Mos u mashtroni tė paguani pėr pensionin nė Shqipėri, ėshtė mashtrim, shikoni tė merrni pension nė Itali sepse nė Shqipėri ISSH ėshtė nė falimentim, pension nuk do tė merrni ose tė jetė qesharak.
alfons
kam nje pyetje per gazeten e nderuar shekulli dhe ne ka mundesi dua pergjigje;PSE SALI BERISHA KA PASUR DHE KA GJITHMON FRIKE NGA PREKURORET E PERGJITHSHEM DHE UNE NUK DUA TJA DI SE KUSH MUND TE JETE MJAFTON TE PLOTESOJE KUSHTET FALEMINDERI
Pa Emër
Per cfare do behet ja leme kur te hyme ne europe,tani per tani pensionet variojne sipas ligjit te atij shteti ku ke dhene kontributet,
Pa Emër
Punoj ne itali prej disa vitesh ku paguaj edhe siguracionet;paralel me kete paguaj edhe siguracione edhe ne Shqiperi Ne itali Kam 21vite dhe vazhdoj ,ndersa ne shqiperi kam 33vite .Si do veprohet me kete kategori?
Shqiptar qind per qind
Krimi me i madh qe i eshte bere shqiptareve emigrante ne keto 20 vitet e fundit eshte "MUNGESA E MARREVESHTJEVE ME GREQINE DHE ITALINE PER BASHKIMIN E VITEVE TE PUNES TE BERE NE KETO DY SHTETE E NE SHQIPERI". Kushdo qe do te qeverise vendin ne vitet e ardhshme duhet te denoje edhe penalisht pergjegjesit kryesore qe nuk bene nje marreveshtje te tille. Italia ka firmosur marreveshtje te tilla pothuajse me te gjithe boten ( me Maqedonine, me Serbine, me Malin e Zi me vendet afrikane etj).
vetetima
Ata qe nuk e kuptojne mire se si ....... te lexojne mesazhin e Relit... pershendetje Reli.
Pa Emër
Ju lutemi na shpjegoni.Kam punuar 19 vjet ne arsim ne SHqiperi.Ne 2000 emigrova ne Itali ku kam punuar 12vjet si punetor ndertimi por me rregulla.Jam i datlind 1958 ne tetor,dua te dije sa vjet pune me duhen per te dal pension dhe si do te regordohen.Laçi

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 6 =
10 mitet mė tė mėdha pėr gripin
Mos e keqkuptoni, ne tė gjithė duam qė ju tė vazhdoni tė lani duart me sapun dhe ujė. Por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndaluar gripin. Ēdo sezon gripi fillon nga muaji tetor dhe arrin kulmin nė janar dhe nė shkurt. Por nė lidhje me gripin ka shumė thashetheme dhe mite. Atėherė do ishte mirė
Shqiptarė e serbė festojnė sė bashku
Njė foto interesante ka bėrė xhiron nė rrjetet sociale, duke thyer rekordin e shikimeve. Bėhet fjalė pėr njė foto, ku duken disa njerėz duke mbajtur flamurin e shtetit shqiptar dhe atij serb, tė cilėt po festojnė sė bashku. Nuk dihet se ku dhe kur ėshtė bėrė fotografia, por mesazhi qė ai pėrcjell
Ja si paguhet gjoba e parkimit tė gabuar nė Afganistan (VIDEO)
Nėse parkoni nė Afganistan diku ku nuk lejohet, nuk paguani gjobė. Nė fakt, ndodh mė keq! Dikush e lajmėron policinė dhe ata vijnė me pushkė dhe thyejnė xhamat e makinės. Videoja flet vetė! <iframe width="560" height="360" src="http://www.liveleak.com/ll_embed?f=c301be77a2f5" frameborder="0" a