Poradeci me pikturėn e rinisė dhe zėrin e pleqėrisė
  • Koleksioni i pikturave dhe vizatimeve tė Lasgush Poradecit ekspozohet pranė shtėpisė sė tij. Nė 25-vjetorin e vdekjes botohet edhe letėrkėmbimi me Asdrenin. Vizitorėt mund tė dėgjojnė zėrin e poetit, i vetmi regjistrim qė ruajnė tė bijat
                                   
Publikuar më 09.11.2012 | 13:11

Koleksioni i pikturave dhe vizatimeve tė Lasgush Poradecit (27 dhjetor 1899-12 nėntor 1987) familja e kishte bėrė tė ditur dhe prezantuar pėr pak orė rreth viteve dymijė. Sot ekspozohet i plotė nė njė mjedis nė Rrugėn “Asdreni” nė Tiranė ku ka jetuar poeti. Shumica e telajove me ngjyra nė vaj dhe vizatimet, rreth 53, i pėrkasin viteve tė rinisė, viteve 20 kur studionte nė Akademinė e Arteve nė Bukuresht. Ngaqė nuk ėshtė parė dhe as trajtuar si njė kolek sion i mirėfilltė (“Lasgushi nuk ishte piktor”, thuhet nė kėtė rast), ka disa telajo qė paraqiten vėrtet tė dėmtuara, nga tė viteve ’20 kur Poradeci “provoi dashuritė mė tė forta tė rinisė”. E pėrgatitur nga e bija Maria Gusho, ekspozita ka marrė titullin e poezisė “Tė ritė e viteve tė mi”, vargjet e hyrėse dhe mbyllėse tė sė cilės thonė: Tė ritė e viteve tė mi, M’a fryri fati zall mė zall: Sesi ēkėlqenjė nė stoli Kur mė pat zėn’ i pari mall! Nėr zemėrime ku po qaj Vjen lajm i ri plot ėmbėlsi, Pa mė mbush n’emėrin e saj Me drit’ e me pėrjetėsi. Portretet femėrore nė tablotė “Dy cicat qė tronditėn botėn”, “Vajza me sytė me gjak”, janė tė kėtij kulmi tė shprehuri me figurė, mė 1922-’24. Qysh nė moshėn 16-vjeēare kishte filluar tė ushtrohej nė vizatim si autodidakt. Ėshtė me interes tek ky koleksion njė nga punėt mė tė hershme, realizimi i njė kapaku libri: “Vjersha tė vjetra prej Lasgush Poradecit”, kapak libri, Poradec, Manastir- Athinė 1914-‘17, Llazar Gusho”. Nė vitin 1924 ai merr njė bursė nga qeveria e Nolit dhe niset nė Grac pėr tė studiuar filologji romano-gjermanike. Vazhdon tė pikturojė e vizatojė. Realizon “Bet’hoven”, “Portreti i Krishtit”, “Portret i Stanisllavės” me nėnshkrimin “Stanislava kur e putha nė llėrė, 1937”, skicat “Eqrem Ēabej duke pirė cigare” (Grac 1927), “Autoportret”. Janė portretet nė miniaturė me laps plumbi tė Zef Skiroit, Aleks Ēaēit, Gjergj Tashkos, Loni Naēit, arkimandritit Visarion Xhuvani, grafika e Asdrenit. Te radhėn e kėtyre ėshtė portreti i Zafira Megas, ose Lula (ndoshta me origjinė greke pėr tė cilėn Maria ėshtė shprehur se “i ati e ka dashur fort”). Poradeci poet me vėllimet “Vallja e yjeve” (1933) dhe “Ylli i Zemrės” (1937) qėndron nė kufijtė kohorė tė Poradecit piktor e vizatues. Peizazhet e qyteteve e monumenteve, tė natyrės realiste vijnė pas viteve 40. Nga mė tė vonat ėshtė “Portret i pambaruar i Maries”, i tė bijės i vitit 1982. Kėshtu pėrkujtohet Lasgush Poradeci nė 25-vjetorin e vdekjes. Salla e ekspozimit ėshtė nė katin e parė tė njė pallati i ndėrtuar vitet e fundit nė tokėn e shtėpisė ku ka jetuar poeti. Hapet sot, ora 17.00, me pjesėmarrjen e Ministrit tė Kulturės Aldo Bumēi. 

Para vdekjes 

Lasgush Poradeci pati vdekje natyrale, vdekje nga pleqėria, mė 12 nėntor 1987. Kishte kapėrcyer treēerekshekulli. Fjalėt rutinė ishin “Mė ngrini, mė ngrini, dua tė ngrihem”. Tė fundit ishin fjalėt qė i tha tė bijės: “Kostandinė, bijė e babkės, edhe po tė vdes trupin tim tė vdekur ta shpini nė Poradec, tė mė varrosni pranė Nafijes.” Pasi heshti njė copė herė vazhdoi: “Po a ke lekė ti bijė e babkės tė mė shpiesh deri nė Poradec tė vdekur?” Kėto fjalė kujton Maria nė ditėn e ikjes nga kjo jetė tė tė atit. Ajo tregon se si 6 muaj para vdekjes ai kėndonte arien e Lolės nga “Cavaleria Rusticana”. “Ai i kishte mbyllur punėt e tij tė gjitha, ndaj nuk e ndjente vdekjen”, thotė Maria. 

Po Cuci? Qeni tė cilin poeti e qau me gjithė tė bijat me lot njeriu, kishte vdekur njė vit para tij. Cucin e futėn nė “varkė”. “Mbyllini penxheret! Po e morėn vesh se po qajmė njė qen do na marrin pėr budallenj”, kishte thėnė poeti. Dhe Cuci ishte qarė siē i ka hije njė qeni qė e ēoi nga fillimi nė fund jetėn 14-vjeēare pranė poetit, ndėr mė mitikėt e letėrsisė shqipe.

 Zėri 

Nė dhomėn ku ekspozohen pikturat dhe vizatimet, ėshtė krijuar njė kėnd me poltrona nga tė shtėpisė sė vjetėr tė poetit. Nga magnetofoni nė njė qoshe vjen zėri i Lasgushit 80-vjeēar: “Nuk pushtohet as nuk robėrohet kurrė njė popull pa u mbytur pa u shojtur mė parė letėrsia, artet, shkenca kultura etnike. Popullit tonė mė tė lashtit nė Evropė, pasardhėsit tė pellazgėve dodonas i kanė dalė zotė pishtarė tė panumėrt tė fjalės sė bukur sė shkruar shqipe. Nė pėrleshjen heroike me shtypėsit ranė dėshmorė humanistėt tanė tė mėdhenj Pjetėr Budi, Todėr Haxhifilipi, Marko Boēari, Naum Veqilharxhi, ranė Anastas Kullurioti Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gėrmenji, Shtjefėn Gjeēovi, Asim Vokshi, Qemal Stafa… janė dėshmi pa mort e kulturės mijėravjeēare arbėrore dhe tė luftės sė saj pėr liri, barazi, tokė, drejtėsi. Ju uroj tė gjithėve mbarėsi, ua shpėrblefsha nė tė mira.” Zėri ėshtė i qartė, mendimi disi fragmentar. Ėshtė i vetmi material me zė qė ekziston nė arkivin e familjes. Ky fragment ėshtė shkėputur nga fjala pėrshėndetėse qė ai ka mbajtur nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve nė vitin 1980 me rastin e 80-vjetorit. Regjistrimi ėshtė nxjerrė nga arkivi i Radios Televizionit Shqiptar. 

Letėrkėmbimi 

Korrespondencė: Lasgush Poradeci-Asdreni” pėrbėn veprėn V tė Lasgush Poradecit pėr tė cilėn ėshtė shfrytėzuar arkivi personal i autorit. Ata i shkruajnė njėri-tjetrit ndėrmjet viteve 1925-1938. Asdreni ndodhej nė Bukuresht, Poradeci nė Grac. Aty flitet pėr letėrsinė, pėr problemet qė shoqėrojnė bursistin, pėr ndihmėn e madhe tė Asdrenit pėr ēka Poradeci i mbeti pėrherė mirėnjohės. Kėtu ėshtė rimarrė “ēėshtja e himnit kombėtar”, shkruar nga Asdreni dhe bėhet njė krahasim me himnin rumun.     

 Elsa Demo 


Videot e fundit
3 Komente
Nik,
Njč personalitet i tiil i vjen kombit njeher ne 100 vjet.A nuk do tč ishte interesant qe regjistrimi i Lasgushit tč dčgjohej nčprmjet gazetčs shekulli?
dardani
Lasgush Poradeci eshte nje monument i letersise Shqiptare. Ai me gjithe pikpamjet e tij krejtesisht te ndryshme si p.sh me F.Nolin apo Fishten rradhitet nder me te medhej figura te letersise Shqiptare! Ky poet i madh lirik,shkrimtar ,perkthyes virtuoz,piktor i ndjeshem dhe nje njeri i pa nenshtrueshem flas per kohen e Monizmit u la ne harrese nga komunizmi nga madheshtia e tij si demokrat! Njerez si Lasgush Poradeci do jetojne si te gjithe njerzit e medhej te cilet nga veprat e tyre dhe dashuria qe ja kushtuan atdheut jane te pakrahasueshme nga arti natyral dhe unik i mendjes dhe i inteligjences humane e cila i distancon Titanet e mendimit.
lili
“Nuk pushtohet as nuk robėrohet kurrė njė popull pa u mbytur pa u shojtur mė parė letėrsia, artet, shkenca kultura etnike." prandaj jane sulmuar aq shume shkrimtaret e para 1945shit! tash sali serbi e ka lehte per te na ba vellazer te turqit apo serbit!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 5 =
Familja Berisha nė ballon presidenciale, mbulohet Armina
Nė ballon presidenciale tė organizuar nga Bujar Nishani ishin tė pranishėm mjaft personaliteti, mes tė cilėve edhe familja Berisha. Pėrveē ish-kryeministrit Sali Berisha me bashkėshorten e tij, ishin dhe Shkėlzen Berisha me tė dashurėn e tij, Armina Mevlani.  Pjesė e mbrėmjes bamirėse nė Palla
Fjolla merr menaxher tė ri
Fjolla Morina, sė fundmi, ka marrė njė menaxher tė ri, i cili quhet Jetmir Agaj. Menaxheri, megjithėse i ri nė moshė ka marrė pėrsipėr menaxhimin e artistėve mė nė emėr nė Kosovė.  Ai ka qenė administrator i labelit "Babastars" dhe se fundmi i Ledri Vulės, si e dhe i faqes mė tė madhe shqiptare “
Albumi mė "i nxehtė" i vitit (FOTO)
Modelja e njohur, Alilna Davydova ka pozuar pėr kalendarin "Barracuda", qė ekspozon nė faqet e tij marka tė njohura motorrėsh. Me format e saj mahnitėse dhe shikimin intrigues, modelja bukuroshe tė lė pa frymė. Me trupin e saj tė palestruar dhe me forma perfekte, Alina ka pozuar pėr fotografin Do