Shkrihet SHIU, krijohet Agjencia e Inteligjencės
  •  I jepet rėndėsia dhe kompetencat e SHISH. Opozita voton kundėr
  • Deputetėt e PS-sė  shprehin dyshime pėr kriteret e emėrimit tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Agjencisė
Publikuar më 15.11.2012 | 11:41

Luis Tanushi

- Mazhoranca miratoi e vetme projektligjin, qė shkrin Shėrbimin Informativ Ushtarak dhe e zėvendėson atė me Agjencinė e Inteligjencės sė Mbrojtjes. Deputetėt e opozitės nuk pranuan qė tė jepnin pėlqimin pėr nismėn nė fjalė duke ngritur dyshime tė thella nė kriteret qė do tė pėrdoren pėr emėrimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė kėsaj agjencie dhe tė stafit. Pėr shkak tė debateve, ligji u miratua vetėm nė parim, ndėrsa javėn e ardhshme ėshtė pėrcaktuar vijimi i diskutimeve nen pėr nen dhe mė pas miratimi nė tėrėsi. 

Paralel me SHISH

Ngrihet rangu i shėrbimit informativ ushtarak duke e vėnė nė radhė me SHISH. Ashtu si nė SHISH. Me ligjin e ri drejtori i pėrgjithshėm do tė emėrohet dhe lirohet nga detyra nga Presidenti i Republikės, me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, sipas projektligjit, merr miratimin e Kryeministrit, para dėrgimit tė propozimit pėr emėrimin dhe lirimin nga detyra tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ngriti dyshime pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė drejtorit tė Agjencisė Inteligjent, veēanėrisht pėr kriteret. “Ky projektligj ka ardhur nė njė moment shumė delikat tė debatit politik. Unė qė tė ngre votėn  “pro” pėr civilė tė paqartė se nga vijnė dhe ku shkojnė pėr tė kontrolluar forcat e armatosura, pra, unė nuk e jap votėn. Tė mos harrojmė se ka pasur edhe probleme tė shėrbimeve tė personalitetit ushtarak. Mendoj se duhet tė jeni shumė tė ndjeshėm. Ushtarakėt do tė kontrollojnė ushtarakėt”, deklaroi deputeti socialist Majko. Por, dyshime tė shprehura nga tė majtėt u cilėsuan absurd nga tė djathtėt. Sipas tyre, ligji ėshtė hartuar nė pėrputhje me sugjerimet e ndėrkombėtarėve dhe rrit edhe mė tej mekanizmat e kontrollit kushtetues ndaj kėtij shėrbimi. “Shqetėsimi qė u ngrit ishte kontrolli i shėrbimeve nga Kuvendi. E vėrteta ėshtė qė ka ēaluar. Ėshtė faji i Kuvendit, sepse me kolegėt e Komisionit tė Sigurisė, ne ju kemi thėnė qė shkoni tė merrni certifikimin pėr dokumentet e klasifikuara dhe atėherė mund tė futeni. Asnjėri prej tyre nuk ka shkuar. Ajo qė mė bėri pėrshtypje tė SHIU, ėshtė se parashikohet kontrolli nga Prokuroria. Pra, shtohet njė valvul tjetėr kontrolli. Unė prisja qė tė thoshit e gllabėroi Saliu edhe kėtė shėrbim, por nuk u ndjetė. Ligji i vitit 2003 parashikonte varėsinė totale nga kryeministri, ndėrsa nė kėtė ligj kemi qė varėsia kalon direkt nga presidenti”, tha deputeti demokrat, Gent Strazimiri. 

Ndryshimet

Shėrbimi Informativ Ushtarak tashmė pritet qė tė emėrohet Agjencia Inteligjente e Mbrojtjes. Nėse ndryshimet do tė marrin pėlqimin e parlamentit, drejtori nuk do tė emėrohet mė nga Kryeministri, por nga Presidenti me propozim tė ministrit tė Mbrojtjes. Gjithesi, Kryeministri do tė ketė ndikimin e tij. Ministri i Mbrojtjes do tė marrė miratimin e Kryeministrit, para dėrgimit tė propozimit pėr emėrimin dhe lirimit nga detyra tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes. Drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes, kur ėshtė ushtarak propozohet tė ketė gradėn Gjeneral Brigade/Kundėradmiral e lart. Nė ligjin aktual, ėshtė pėrcaktuar se drejtori i SHIU-t emėrohet dhe Iirohet nga detyra nga Kryeministri, me propozim tė ministrit  tė Mbrojtjes. Njė nga risitė do tė jetė dhe vendosja e njė mandati kufizues. Tashmė drejtuesi i Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes do tė qėndrojė nė detyrė vetėm pesė vjet, me tė drejtė riemėrimi. Ministri i Mbrojtjes do tė emėrojė, do tė komandojė, do tė lirojė nga detyra, do tė nxjerrė nė rezervė apo lirim nga shėrbimi ushtarak punonjėsit ushtarakė "oficerė", si dhe do tė emėrojė dhe do tė lirojė nga detyra punonjėsit civilė me gradė ekuivalente me "oficer”. 

Struktura

Agjencia e Inteligjencės sė Mbrojtjes ėshtė agjenci e inteligjencės, kundėrinteligjencės dhe sigurisė sė mbrojtjes, nė funksion tė misionit kushtetues tė Forcave tė Armatosura dhe veprimtarisė sė Ministrisė sė Mbrojtjes, qė vepron nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me legjislacionin nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė. Ky institucion ėshtė parashikuar qė tė jetė nė varėsi tė ministrit tė Mbrojtjes, me struktura varėsie nė territoret ku kryejnė veprimtarinė Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtė vendit. Struktura, organika dhe rregullat e funksionimit tė Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes miratohen me urdhėr tė Kryeministrit, me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes.

Veprimtaria

Veprimtaria e Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes pėrfshin ēėshtje qė lidhen me kėrcėnimet ndaj misionit kushtetues tė Forcave tė Armatosura dhe veprimtarisė sė Ministrisė sė Mbrojtjes.Funksionet e Agjencisė sė Inteligjencės sė Mbrojtjes do tė ushtrohen mbi subjekte ushtarake, civile, vendėse, tė huaja, me ose pa shtetėsi, rezidente ose jo nė Republikėn e Shqipėrisė, tė cilat synojnė dhe/ose cenojnė misionin kushtetues tė Forcave tė Armatosura dhe veprimtarinė e Ministrisė sė Mbrojtjes

Detyrat 

Nė draftin qė po shqyrtohet nė Kuvend, Agjencia ka pėr detyrė qė tė grumbullojė, pėrpunojė dhe tė paraqesė informacione pėr veprimtari, tė cilat kėrcėnojnė e rrezikojnė pavarėsinė e vendit, tėrėsinė territoriale dhe rendin kushtetues tė tij, planet ushtarake mbrojtėse, realizimin e misionit tė Forcave tė Armatosura, si dhe pėr veprimtari, qė lidhen me spiunazhin, ekstremizmin, terrorizmin, sabotazhin, diversionin, subversionin nė drejtim tė Ministrisė sė Mbrojtjes e tė Forcave tė Armatosura. Gjithashtu, do tė jetė institucioni qė do tė pajisė me certifikatė sigurie personelin ushtarak dhe civil tė Ministrisė sė Mbrojtjes, tė Forcave tė Armatosura, strukturat vartėse tė tyre si dhe tė subjekteve qė kėrkojnė tė hyjnė nė marrėdhėnie me to, si nė rastin e deputetėve. 

Depolitizimi

Punonjėsve tė Agjencisė i ndalohen anėtarėsimi dhe pjesėmarrja nė veprimtarinė e partive apo tė shoqatave politike, si dhe tė kryejnė veprimtari nė favor ose kundėr partive, shoqatave politike apo kandidatėve nė zgjedhje. Punonjėsve u ndalohen qė tė manifestojnė sjellje dhe tė mbajnė qėndrime qė cėnojnė natyrėn e depolitizuar tė institucionit.

Sherri PS-PD pėr agjencinė

Fatos Hoxha: Unė do  ju propozoj qė t’ju japim kohė tė pėrgatiten kolegėt. Ta shtyjmė pėr njė afat tjetėr se me sa kuptoj kėta kėrkojnė pyetje qė nuk kanė tė bėjnė me detyrimin ligjor qė ka ky komision.

Bashkim Fino: Ėshtė mė mirė tė kėrkosh kohė dhe kur se ke lexuar se sa si ju qė nuk kėrkoni kurrfarė kohe se ju siē vijnė materialet nga qeveria, ngrini duart. 

Fatos Hoxha: Prapė kohėn e duan kėta se janė tė papėrgatitur.

Damian Gjiknuri: Jashtė bėjnė seminare.

Fatos Hoxha: Pse seminare bujqėsie do bėjmė ne.

Ilir Rusmali: Argumenti se nuk e kemi lexuar, prandaj duam tė shtyjmė mbledhjen  ėshtė arsyetim i dembelėve. dhe i hileqarėve. Prandaj, ne nuk duam qė tė japim mundėsi qė tė kultivohen dembelėt dhe hileqarėt. 

Damian Gjiknuri: Ēfarė problem ka qė parlamenti tė njihet mė shumė?! Tė jemi tė qetė dhe tė ushtrojmė kontrollin ndaj ekzekutivit, ndryshe ne bėhemi eunuk. U refuzua edhe kontrolli parlamentar. Refuzohet edhe projektligji vetėm qė qeveria tė rrisė kompetencat. 

Ilir Rusmali: Ju u pėrpoqėt qė tė na akuzoni pėr eunukllėk. Tani unė dua tė kuptoj se ēfarė janė eunukėt. Ata janė ca njerėz qė janė nė shėrbim tė sulltanit. Dakord mo. Krahasove qeverinė me sulltanin. Po ti mor vėlla ēfarė je nė kėtė rol, se i bie tė jesh haremi dhe unė nuk tė dua pėr harem. Rri ligjvėnės, mos devijo fatin , destinacionin dhe qėllimin qė ke ardhur nė kėtė jetė. Mos u bėj harem se je vetėm kėtu. 

Damin Gjiknuri: Bėre harem kolegėt e tu. Kėrko falje.

Pėrgjimet, Prokuroria pėrplaset me partitė

Ligji i pėrgjimeve ka pėrplasur mazhorancėn me opozitėn dhe me institucionin e Prokurorisė duke shtyrė edhe pėr kėtė javė miratimin nė seancė plenare. Pėr zgjidhje janė hedhur dy variante tė reja tė cilėt pėrpiqen qė tė rregullojnė kompetencat e prokurorisė pėr pėrgjimin e telekomunikacioneve. Deputetėt e majtė dhanė pėlqimin pėr delegimin e  pėrgjimeve te prokuroritė e rretheve pa marrė lejen e kryeprokurorit, por me kushtin, qė, tė dhėnat konfidenciale tė mos pėrdoren si prova nė gjykatė. "Prokuroria tė futet nė kėtė pjesė sepse ėshtė njė formė kontrolli pėr shkeljen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, por, pėrgjimi parandalues duhet t’i vėmė kushtin: nuk mund tė kthehet nė provė pėr interesa politike apo tė pushtetit tė ēastit", deklaroi deputeti socialist, Arben Isaraj. Por, demokratėt propozuan qė leja pėr pėrgjim nuk duhet tė jepet me ligj. Sipas relacionit tė paraqitur nga deputeti demokrat, Fatos Hoxha, parashikohet qė pėrgjimet paraprake nga Prokuroria tė bėhen me urdhėr administrativ. Sipas tij, Prokuroria e Pėrgjithshme, duhet tė mbajė pėrgjegjėsi pėr ēdo abuzim me tė dhėnat dhe privatėsinė nga vartėsit e saj nė rrethe."Neni siē ėshtė nuk ka penguar prokurorėt apo oficerėt e policisė gjyqėsore tė kryejnė teknikisht pėrgjimin. Ka qenė mėnyra se si Prokuroria e Pėrgjithshme ka organizuar punėn qė ka sjellė kėtė gjendje. Procesi teknik i pėrgjimit tė menaxhohet, ekzekutohet dhe tė kryhet nėn pėrgjegjėsinė e prokurorit", deklaroi relatori i ēėshtjes, deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Tė dy variantet e propozuara nga anėtarėt e Komisionit tė Sigurisė tė dy krahėve politik u kundėrshtuan nga Prokuroria e Pėrgjithshme , me argumentin se kėto ndryshime do tė reduktonin kompetencat e organit tė akuzės. 


Videot e fundit
2 Komente
Pilo Lala
Pse nuk vazhdon te mbaje emrin qe ka pasur: Policia Ushtarake Tropojane?
Saliu i ndryshon emrin, qe te djegi te gjitha shkresat e Tropojaneve, ku gjysma e informacioneve jane te shkruar Serbisht.
elbasanci
Hajde shtet hajde....shtet leshi...ku nji parti ban cfare ti doje SUMA...

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 6 =
Tigri i Putinit ha 15 dhi nė Kinė
Njė tigėr i rrallė siberian, i lėshuar nė natyrėn e egėr nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shqetėsuar fermerėt nė verilindje tė Kinės. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze, “Xinhua” njoftoi tė mėrkurėn se kafsha e quajtur Ustin, kafshoi dhe vrau 15 dhi, ndėrsa tre tė tjera rezultojnė tė zhdukur
Shpėtoi 669 hebrenj gjatė holokaustit, dhe nuk e di qė ėshtė ulur midis tyre (VIDEO)
Nicholas Winton ėshtė njė humanitar i cili organizoi njė operacion shpėtimi qė shpėtoi jetėn e 669 fėmijėve hebrenj nga kampet naziste nė Ēekosllovaki. Ai i solli ata nė Britaninė e Madhe nė mes tė viteve 1938-1939. Pas luftės, pėrpjekjet e tij mbetėn tė  panjohura. Por nė 1988, gruaja e Winton, G
Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Njė lopė..
Njė ekip i ligės amatore franceze, Marly-Gomont, humbi njė garė me rezultatin e pabesueshėm,  20-0, pėr njė arsye shumė tė veēantė. Ngjarja e ēuditshme ka ndodhur nė njė kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundėr rivalėve Tupigny. Situata nuk ishte shumė dėshpėruese kur rezultati