Autori i vitit ėshtė Artan Fuga me "Rėnia e qytetit"
Publikuar më 19.11.2012 | 16:36

TIRANĖ - Panairi i Librit “Tirana 2012” nė ceremoninė pėrmbyllėse shpalli fituesit e kėtij edicioni. Pėrkthyesi i Vitit ėshtė Rudi Erebara pėr pėrmbledhjen poetike “Tek era e kam shpėtimin” i poetit amerikan Archibalt Ammons (Botues Aleph). Juria e ka vlerėsuar “pėr guximin nė pėrcjelljen nė shqip tė njė autori tė vėshtirė, por emancipues”. Pėrkthyesi mė i mirė nga gjuha frėnge, ēmim qė jepet pėr herė tė parė me mbėshtetjen e Ambasadės sė Francės nė Shqipėri, ėshtė Orgest Azizi pėr pėrkthimin e vėllimit tė parė tė librit “Historia e seksualitetit” i Michel Foucault-sė (Botimet UET Press). Puna e Azizit ėshtė vlerėsuar “pėr cilėsinė e interpretimit tė koncepteve filozofike tė njė vepre”. Sėrish ēmim pėr pėrkthimin: ēmim special qė juria ia akordon Aleko Mingės pėr sjelljen nė shqip tė librit “Simfonia e numrave tė thjeshtė” tė Markus du Sautoy (Botimet IDK) me motivacionin “si stacion domethėnės nė rrugėn e tij pėr popullarizimin e shkencės”. Autori i Vitit ėshtė Artan Fuga pėr librin “Rėnia e qytetit” (Botimet Papirus).

Fuga vlerėsohet “pėr mėnyrėn e re se si e shkruan qytetin si koncept, si jetesė dhe si metamorfozė. “Rėnia e qytetit” ėshtė njė botim ku ndėrthuret syri i vėzhguesit qė jeton brenda njė qyteti shqiptar, me analizėn e fakteve prej njė filozofi social siē ėshtė dhe filozofi Artan Fuga, duke parashtruar njėkohėsisht ide bashkėkohore se si duhet tė jetė njė qytet”. Juria e pėrbėrė nga Arta Marku, Dhurata Shehri, Mirela Kumbaro, Fatos Baxhaku dhe Parid Teferiēi kanė pėrzgjedhur mes 70 kandidaturave qė ofruar botuesit. Nuk ka ēmim pėr Letėrsinė pėr Fėmijė, ngaqė “juria nuk gjeti sivjet njė kandidaturė tė mjaftueshme qė tė plotėsonte kriteret pėr ēmim nė kategorinė e letėrsisė pėr fėmijė”. Pėrkufizuar me gjuhėn e shifrave, organizatorėt deklarojnė se nė edicionin e 15-tė i Panairit tė Librit, nė pesė ditė: u prezantuan 100 botues, universitete dhe shtėpi botuese tė huaja; u ekspozuan mbi 60 mijė tituj, ndėr tė cilėt 1500 tė rinj; u zhvilluan mė shumė se 60 promovime autorėsh e librash tė rinj; u shitėn mė shumė se 600 mijė libra; sipėrfaqja ekspozuese ishte si asnjėherė tjetėr, 1800 m2.

Petri Ymeri, kryetar i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, deklaroi se “pothuajse 100 mijė vizitorė kemi parė kėto 5 ditė nė Pallatin e Kongreseve” dhe qė nuk i rrihej pa pėrmendur “me shumė keqardhje, pėrpjekjet primitive pėr dezinformim”. Panairi nuk tė zgjidhė problemet qė ka libri. Ymeri pohon: “Ka treg tė zi tė librit, po ende ka. Ka pirateri, ka parzmore OJQF-iste qė mbulojnė veprimtaritė e biznesit, ka shumė gjėra qė duhen ndryshuar nė ligjin e librit, duke filluar me fotokopjimin dhe kopjet e detyruara tė librit etj, e ne nuk po ēajmė dot prej vitesh. Ka njė nevojė shumė urgjente pėr tė pėrmirėsuar sistemin e librarive dhe kėtu gjej rastin tė falėnderoj kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, qė premtoi publikisht nė kėtė sallė pėr heqjen e taksat lokale pėr tė gjitha libraritė e reja dhe ftoj tė gjitha bashkitė e qyteteve tė tjera qė ta ndjekin kėtė shembull. Duhet ta themi: Jemi njė vend me shumė pak librari. Tė inkurajojmė hapjen e librarive nė emėr tė fuqizimit tė leximit, nė emėr tė sė ardhmes sė brezit tė ri, qė duhet tė jetė mė i lexuar, mė i kulturuar. Kjo nuk ėshtė thjesht heqja e taksės sė biznesit, por heqja e taksės sė leximit!”

 


Videot e fundit
1 Komente
Pa Emër
Fuga, si perhere i paperseritshem....cmim i merituar..

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 9 =
SHBA-ja mes dashurisė dhe urrejtjes!
Sipas njė studimi, anti-amerikanizmi ėshtė njė ndjenjė e fortė veēanėrisht nė vendet e lindjes, ndėrsa vendet evropiane dhe veēanėrisht ato aziatike janė ato qė e duan mė shumė SHBA-nė. Nė po ju sjellim 5 vendet qė urrejnė mė shumė SHBA-tė dhe 5 vendet qė duan mė shumė SHBA-tė. 5 shtetet qė e urrej
13 fakte qė duhet t'i dini (FOTO)
A e dini se nė Singapor ėshtė e ndaluar qė tė shesėsh apo tė pėrtypėsh Cimcakiz? Apo qė Obama merrte drogė kur ishte i ri? Kėto dhe mjaft fakte tė tjera,po ju paraqesim. Edhe pse janė tė ēuditshme, ato janė tė vėrteta: •Njė pemė ulliri mund tė jetojė rreth 1500 vjet. •Presidenti i ShBA-ve Barack O
9 gjėrat qė djali me gjak blu nuk do t’i bėjė kurrė
Ndoshta princi Xhorxh as qė e di se ka ditėlindjen, por familja mbretėrore, fotografėt, dashamirėsit dhe media globale janė siguruar qė kushdo ta marrė vesh. Askush nuk mund t’i bėjė me faj ata, edhe pse nė botė po ndodhin gjėra kaq tė trishta e tė frikshme.  Por, ne kemi disa lajme tė vogla pėr